Pse merr ngelesi automatikisht 4?
Sondazhi i fundit i Mjaft-it mbi 100 ditet e qeverise Berisha (rezultatet e te cilit ndodhe ne kete skedar PDF) thote se qytetaret e pyetur u detyruan te vleresojne qeverine nga nota 4 (deshtim) tek nota 10 (sukses), duke u bazuar gjeresisht ne sistemin e vleresimit shqiptar. Gje qe me kujtoi nje pyetje qe kam pasur prej kohesh: si ka mundesi qe ngelesi tek ne merr automatikisht 4?
Kur isha ne gjimnaz, te gjithe kishim frike ata mesuese qe e fillonin noten nga dyshi. Por, faktikisht, nje veprim i tille eshte mese llogjik (dhe perseri, i jep nxenesit 2 nota falas). Sepse ka dallim mes atij qe as nuk mundohet te mesoje, dhe atij qe mundohet por eshte thjesht i paafte. Ky eshte dallimi mes dyshit, treshit dhe katres.
Mund te thuhet se gjimnazi eshte i detyrueshem, e prandaj sistemi eshte i tille qe i ndihmon te gjithe te mbarojne gjimnazin sa me shpejt te munden. Dakord, por nese aplikojme te njejten llogjike ne ceshtje si sondazhi i mesiperm, arrijme ne nje paradoks. Paradoksi eshte se qeveria ne sondazh e ka pothuajse te pamundur te ngele. Ama, matematika e nje shteti demokratik (50+1) nuk shkon me sistemin e mesiperm ku 4 eshte e vetmja note qe tregon deshtim.
Per shembull, nese 60% e popullit i jep qeverise note ngelese (pra, 4) dhe mesatarja e 40% qe ngelet eshte nota 6.5 (supozojme), qeveria ne sondazh ‘kalon’. Paradoksi eshte se ne realitet kjo qeveri ngel, duke qene se i mungon shume me teper se 60% e mbeshtetjes.
Mbase ky eshte nje observim i panevojshem, por duket qarte se subjekti i sondazhit e ka pothuajse te pamundur te ngele ne klase, duke qene se e vetmja note ngelese eshte 4. Sikur nje e treta e notave te jene mbi 5, subjekti ‘kalon’ sipas ketij sistemi. Ama nje qeveri se ciles i mungon 65% e mbeshtetjes zor se mund te quhet ‘kaluese’.
Sa ndryshe do te interpretohej sondazhi nese qeveria matej ne nje shkalle nga 1 tek 10? Cila pike do te quhej kaluese ne ate rast? A do te ishte 2-shi nota kaluese? Apo 4-a? Jam kurioz ne fakt te shoh dhe cfare notash do te perdornin te pyeturit (p.sh. a do te shperndahej sasia e atyre qe i vune kater ne notat me te vogla, apo jo).

Komentet janë mbyllur.
Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.