Login



Register

PS kujtohet dy muaj pas shpërthimit për dëmshpërblimet e banorëve

Rilindja Demokratike
13 Maj 2008

Patozi: Gërdeci ka hyrë në fazën e rindërtimit

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi dje se Gërdeci është në procesin e rindërtimit dhe se të gjithë banorët e dëmtuar gjatë shpërthimit janë dëmshpërblyer. Duke folur gjatë seancës së djeshme parlamentare, pas kërkesës së deputetit socialist Erion Braçe për futjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të nismës për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara në Gërdec, Patozi tha se një nismë e tillë dy muaj pas ngjarjes do ta bënte qesharak Parlamentin, në një kohë kur këto familje janë dëmshpërblyer dhe banorët po rindërtojnë shtëpitë e prekura nga shpërthimi. Kreu i Grupit parlamentar të shumicës tha se nisma e kërkuar nga socialistët nuk ka asnjë efekt, pasi dëmshpërblimet për familjet e prekura nga tragjedia në Gërdec janë shpërndarë dhe faza e emergjencës në këtë zonë është mbyllur, duke i lënë vendin fazës së rindërtimit. “Sigurisht, nuk më takon mua si deputet apo ne si grup parlamentar si mazhorancë për të paragjykuar nismat ligjore të çdo deputeti të kësaj salle, aq më tepër që këto nisma i përkasin një partie politike siç është Partia Socialiste. Unë mendoj që ne nuk mund ta bëjmë qesharak Parlamentin duke futur një nismë, e cila nuk ka asnjë efekt, pasi dëmshpërblimi për tragjedinë e Gërdecit tashmë është një proces i ezauruar. Të gjithë ata banorë që u goditën në mënyra të ndryshme nga ajo tragjedi dy muaj më parë, po i gëzojnë ato para që kanë marrë dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre, dhe Gërdeci e ka kaluar fazën e emergjencës dhe tani është në fazën e rindërtimit”, theksoi kreu i Grupit parlamentar të mazhorancës. Patozi u bëri thirrje deputetëve socialistë që të mos provokojnë Parlamentin me nisma të tilla, të cilat janë qesharake. “Unë do t`u bëja thirrje kolegëve të opozitës që të mos bëjnë qesharak Parlamentin dhe të mos bëhen qesharakë as vetë, pasi kjo është një nismë që nuk ka vend ku të qëndrojë”, u shpreh kreu i grupit më të madh në Kuvend. Ndërsa kërkesës së deputetit socialist Braçe lidhur me interpelancat e PS-së ndaj ministrave të qeverisë, Patozi iu përgjigj me gatishmërinë e çdo ministri për t`iu përgjigjur çdo interpelance që kjo parti do të kërkojë në seancat e radhës parlamentare. “Sa për interpelancat, e falenderoj shumë të gjithë Grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por edhe parlamentarë të tjerë, pasi i mirëpresim. Çdo ministër i qeverisë mund të përgjigjet në seancën e parë parlamentare për interpelancat e kërkuara nga Partia Socialiste”, tha në fund të fjalës së tij kreu i Grupit parlamentar të PD-së.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 May 2008 @ 9:01 pm

    Nese lajmi i meposhtem nga Balkanweb eshte i besueshem atehere ose kreu i grupit parlamentar te PD-se eshte genjeshtar, ose nje pjese e banoreve te zones se demtuar jane genjeshtare.

    Banoret e Gerdecit serish ne proteste: Duam demshperblim

    s.g/News24/Balkanweb
    13/05/2008 - 12:23

    • Ashtu sic kishin paralajmeruar qe dje protesta e banoreve te Gerdecit eshte zhvilluar ne Kovaleshencen e Durresit. Aktualisht ne kete godine banojne 370 persona, te cileve shperthimi i 15 marsit i la ne qiell te hapur.

    DURRES- Banoret e Gerdecit jane ngritur serish sot ne proteste. Ashtu sic kishin paralajmeruar qe dje protesta eshte zhvilluar ne Kovaleshencen e Durresit, ku aktualisht banojne 370 persona, te cileve shperthimi i 15 marsit i la ne qiell te hapur. Ata kerkojne demshperblim te plote per denim e shkaktuar nga shperthimi i fabrikes se demontimit “AlbaDemil” ne Gerdec te Vlores. Sipas banoreve fondi i dhene nga qeveria eshte i pamjaftueshem ““Me aq sa kemi marrë s’bëjmë dot asgjë” shprehen ata, madje shtojne se ka familje te cilat nuk e kane fare emrin ne listat e demshperblimeve te hartuara nga Bashkia e Vores. Gjithashtu banoret e Gerdecit kerkojne qe te percaktohet zona e ndotur nga shperthimi, pasi ndihen te pasigurte per jeten e tyre.
    Nga shperthimi i fabrikes se demontimit mbeten te vrare 26 persona, 300 u plagosen ndersa u demtuan mijera banesa dhe biznese.

    ****************

    P.S. Meqe jemi tek kryetari i grupit parlamentar te PD-se, c’kerkonte ai ne shperndarjen e pagesave prej 2.000.000 Lekesh per viktimat, nje veprim qe u pasqyrua ne TV dhe ne shtyp?

  2. toko thotë:

    13 May 2008 @ 9:19 pm

    ….Duke folur gjatë seancës së djeshme parlamentare, pas kërkesës së deputetit socialist Erion Braçe për futjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të nismës për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara në Gërdec, Patozi tha se një nismë e tillë dy muaj pas ngjarjes do ta bënte qesharak …
    ——————-
    PS kerkon te meret me demshperblimet. Po me fajtoret perse nuk meret? Me shume se cdo force tjeter politike i takon opozites PS te meret me kerkesen per fajet e qeverise ne lidhje me kete masaker. Une e quaj kete manover te keqe te opozites per te terhequr vemendjen nga denimi i fajtoreve. Cfare rendesie ka kush genjen kur cdo gje qe behet behet per ti mbajtuir keta njerez nen presion
    Debatohet nje pjate me shume supe per viktimat e gerdecit dhe jo sigurim i jetes se tyre dhe mbare popullit nga kriminelet e kesaj masakre.
    Skllavopronaret po ziren se sa ushiqm tu japin gladiatoreve te tyre. Gladiatoret qe po protestojne per nje pjate supe perpra ndjeshjes se radhes me vdekjen se tyre . Presioni i pjates se supes.

  3. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 May 2008 @ 9:29 pm

    Te kerkosh demshperblimin nuk do me thene te kerkosh mosdenimin e fajtoreve…njera nuk e perjashton tjetren.

  4. toko thotë:

    13 May 2008 @ 9:37 pm

    ….njera nuk e perjashton tjetren…
    Aspak.
    Por askush nuk po flet me per Berishen qe nuk dinte ku binte Gerdeci, apo te tjera si keto. Askush nuk po thote me se derisa Mejdiu ishte minister i kabinetit te tij ai te pakten pergjegjesi morale duhet te mbaj Tani flitet per pjatat e supes Bile dhe shtypi eshte shumei i prokupuar me supen. U haruar Berisha IK

  5. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 May 2008 @ 9:43 pm

    Ti nuk ke nga ta dish ne u harrua apo s’u harrua. Ceshtja ketu eshte ca me e thjeshte…ndersa ne marrim rradhen per te mbajt moral nga “soap box-et” tona, ata kane mbetur zhveshur, pa çati, pa buke…nevoja qe disa i konsiderojne AKUTE.

    Cilen pjese te fjales “BUKË” nuk kupton?

  6. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 May 2008 @ 9:48 pm

    Toko prit o burr dhe ca muaj pastaj fillon avazi. Shpejt akoma me i perdor gjith plumbat…mbaj ca ne rezerve.

  7. toko thotë:

    14 May 2008 @ 3:17 am

    Mu kujtua Mejdiu me ate Ti je kaq larg nuk i di te gjitha….(dicka e tille) :)

    Grupi po e shenoj ne kalendar 13 Korrik te shikojme cdo te ndodhe. Mos ndodhe si ajo e rames qe tha pas hyrjes ne NATO do te meremi me Gerdecin. dha dhe nje date te sakte. NUk ndodhi azgje. le te shikojem cdo ndodhe me 13 korrik.

  8. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 May 2008 @ 4:34 pm

    Shiko Toko ti ke bere dhe ushtrine ne Mamurras…duhet ti dishe me mire se une taktikat ushtarake. Nuk nxirret gjith ushtria menjehere…se kemi dhe nja 120 mije Skraparllinj te Inatosur me luftu pastaj.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.