PS gati ndryshimet ne Kodin Penal per dhunen ne familje
Balkanweb
Kjo mase e PS-se eshte marre ne kuader te ngjarjeve me te fundit te ndodhura ne familjen shqiptare. Sipas Manjanit viti 2007 shënoi shume viktima të dhunës në familje.
PS ka pergatirur ndryshimet ne Kodin Penal per ndeshkimin e dhunes ne familje. Deklarata u be nga Kryetari i Komisionit te Ligjeve ne Asamblene Kombetare te PS-se. Kjo mase e PS-se eshte marre ne kuader te ngjarjeve me te fundit te ndodhura ne familjen shqiptare. Sipas Manjanit viti 2007 shënoi një numër të madh viktimash të dhunës në familje. “Kronikat e lajmeve kanë qenë të tej mbushura me kronika agresorësh dhe viktimash brenda familjeve shqiptare më shumë sesa asnjëherë tjetër”. Sipas Manjanit, keqeverisja ka ndikuar ne menyre te drejtperdrejte ne shtimin e rasteve te dhunes ne familje ne te gjitha format e saj, duke filluar nga kanosjet e deri te vrasjet. “Shenja më e dukshme e keq qeverisjes është fakti se për asnjë ditë të vetme dhe për asnjë rast të vetëm qeveria nuk zbatoi ligjin nr 9669, datë 18.12.2006, “Për Masa Ndaj Dhunës Në Familje”. Sot pas një viti nga miratimi i këtij ligji shteti nuk është në gjendje as të ndëshkojë e as të parandalojë dhunën brenda familjeve shqiptare”, tha Manjani.
Ne kuader te masave te marra per kete ceshtje PS nëpërmjet grupit të saj Kuvendor do të depozitojë në seancën e parë kuvendore të vitit të ardhshëm, nismën e saj ligjvënëse për disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal të Republikës.
Sipas Manjanit me këto ndryshime PS synon të përmirësojë bazën ligjore në vend të paktën për të ndalë këtë dhunë makabre. “Kjo nismë e partive të majta është vetëm hapi i parë në drejtim të parandalimit dhe të ndëshkimit të dhunës në familje. Ne shpresojmë dhe besojmë se edhe partitë e tjera Parlamentare do ti bashkëngjiten kësaj nisme të opozitës”., tha Manjani ne konfrencen per shtyp.


28 Dhjetor 2007 @ 4:58 pm
Bravo PS. ( sinqerisht kjo pa smile face)
)
Ja nje hap pozitiv ne parlament vec “hapave te tjera te bera ne sharjet qe i behen qeverise” ( kjo ne thonjza e meriton nje
29 Dhjetor 2007 @ 12:08 pm
Mos ndoshta duhet te behet dicka edhe per familjet e ngujuara( thojne se arrijne ne 5 mije veta). Deritani nuk shoh te jete bere dicka per te ndaluar barbarizmin e “Kanunit”
29 Dhjetor 2007 @ 1:50 pm
une parashikoj me shume dhune ne familje dhe problemi eshte se grate jan ne prag te pseodo-civilizimit qe shqiperia mund te jete nje vend i eger akoma per gjera te parakohshme.
ados ndoshta ty te duket suprize por ka mundesi qe kanuni te rikthehet dhe nje here .
29 Dhjetor 2007 @ 2:12 pm
E dime shume mire se Ligji eshte mjaft i paperfillshem,madje ne disa krahina nuk njihet ligji nr.1 e jo me 9669.Une mendoj se diskutimi ne parlament i fenomenit te dhunes ne familje dhe formulimi i ligjit eshte nje anashkalim i qarte per ate c’ka ‘ata’ s’jane te afte ta ‘kurojne’ pikerisht se do angazhim te plote jo vetem te ‘atyre’ po edhe sociologe e psikologe te specializuar per kesi lloj problemesh shoqerore.
Une kam ber nje shkrim per kete..shpresoj te postohet shpejt.
29 Dhjetor 2007 @ 2:34 pm
Ketu po te kundershtoj pak.
Duhet ber c’mos qe kanuni ti perkase historise..Vertet ka vlera por nese trajtohet si duhet.Nuk mendoj se eshte shkaku kryesor i dhunes ne familje.