Login



Register

Prova patente

timon.jpgIshte para ca ditesh, e enjte 19 korrik data e caktuar e provave te mia te patentes. Nje muaj e pak pergatitje intensive dite per dite me instruktorin tim shakaxhi. Po po, ishte vertet burre me humor sepse pervec anes mesimore praktike ai te kaliste vertet ne timon duke te mesuar edhe me shperqndrimin qe te krijon nje muhabet kompleks krahinor. Nuk mbaj mend dite qe te kete shpetuar ndonje seance pa “leksionet” perkatese mbi pronat e deputeteve, boseve te dajtit, vilat e reja te provincialeve etj etj…

Biseda klasike per shofere ne karriere me vite eksperience rrugetimesh, por pa interes per mua. Megjithate, ndjenja qe me krijonte ky instruktor ishte pozitive dhe puna e tij nuk mund te thuash se nuk ishte frytdhenese.

Me lini tju them se pergatitja e dokumentave per kurs eshte nje parodi me vete qe fillon e mbaron me humorin e zi te institucioneve shteterore si klinika qendrore e tiranes, kete vater infeksionesh ku edhe viruset e mureve dine hilet e korrupsionit qe valon ne ajer, ate “klinike” te cilen shume te huaj mund ta ngaterrojne padashje me ndonje godine relike te Luftes I Boterore ose me ndonje vend atentati kamikaz. Kur hyn ne ate godine ndihesh vertet keq e te duket sikur je ne ditet e fundit (perderisa je katandisur te shkelesh aty). Nejse, pasi kalon nje sere kontrollesh psiko-fizike per t’i vertetuar shtetit tend se je i shkathet fizikisht per t’u endur klinikave dhe i zoti psikologjikisht per te perballuar nivelin e punonjesve neper to, ti ke ne dore formularin e famshem te anamnezise shendetesore. Min. 4 dite kjo pune.
Edhe pak i prirur nga natyra, une e mesova makinen brenda ketij afati relativisht te shkurter dhe javen e fundit qarkulloja disi i qete ne xhunglen e trafikut te tiranes. Dita e provave (testimit) erdhi. Te nesermen do takoheshim ne 8 per tu drejtuar per ne klasat ku do jepnim provim teorine. Ehh kjo e fundit eshte tmerri i popullsise se per praktike s’ka problem, te tere kemi dale nga barku me sllonër. Kishin tere muajin qe te tere na thonin mesoni per teori, mesoni per teori por une e dija qe kjo nuk perbente problem per mua.
Me siguri qe sikur te mos isha semurur nje dite me perpara me temperature e stomak te crregulluar, gjerat do venin ndryshe. Diten e fundit une zgjohem me keq s’kish ku te shkonte, pas nje nate pa gjume e me temperature te larte, vendosa te mos humbas rastin e te provoj shansin. I lodhur por pa ndonje shqetesim tjeter dal nga shtepia dhe pres makinen e autoshkolles ne vendin e takimit. Me mendjen time nuk perfytyroja me shume se 3-4 ore per kete pune gjithsej por mora vesh se mund te na duhej te rrinim deri ne oren 4 pasdite, pra do me duhej te duroja 8 ore. Sa mire qe shteti prape kishte menduar per ne, si ti mbaronim punet sa me shpejt e sakte. Klasat e provimit ishin te pajisura mire, pa ajer te kondicionuar por kjo sprish pune ne mes te korrikut apo jo, pastaj ne provim hynin 20 veta njekohesisht dhe te tjeret nuk kishin pse torturoheshin. Joooo. 100 te tjeret mund fare mire te prisnin jashte ne shoqerine e diellit 40 gradsh dhe nje pjese e vogel, pse jo ne hijen e pakte qe krijonte nje godine e masakruar aty prane. Pastaj ne jemi mesuar te ulemi mbi gure, tulla, me karton, pa karton, me qese, mbi goma, kofano e ku te gjejme.
“Te lutem, dua seriozitet dhe absolutisht jo llafe ketu” - thoshte nje tip me nje terezi per tu pasur zili qe me duket se ishte komisioneri i provimit aty. Pak si qejfli atij i shpetonte edhe ndonje flirt i castit me ndonje nga femrat e klases te cilat ndiheshin “ngrohte” nga ideja se do te privilegjoheshin. Pasi mbaron teoria, rradhen e ka praktika, pra duhet ti tregosh ketij shteti se ti je i afte te shfrytezosh dhe milimetrat ne trafik, nuk di ku ndizen sinjalet e drejtimit, s’di te nderrosh marshet dhe s’ke ndermend te tolerosh asnje kembesor qe gjithe pordhe pret rrugen tende krenare; apo te kunderten…
Ne oren 3:00 pd jemi ne ndroq per performancen finale. Rezervat e ujit mbaruan ndersa organizmat tane jane afer dehidratimit akut dhe lenda ushqimore ka mbaruar. Vemendja dhe perqendrimi im kishte kohe qe ishte larguar me freskine e trurit te vogel i cili ishte bere mik me diellin e forte te Pezes. Dale-ngadale me vjen rradha dhe ashtu sic isha u futa ne makine. Mendja me vinte verdalle dhe nderkohe nje tip i shkathet e i fresket nga pijet e disa vajzave te gezuara ngaqe kishin kaluar “me zotesi te plote” testin, ulet ne sediljen e pasagjerit dhe me thote te nisem. Nuk mbaj mend se c’bera por di vetem qe pas disa manovrave komplet mekanike qe bene gjymtyret e mi ne ate kohe te pavarur degjova; “Ti djale do vish nje here tjeter”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente

  1. Durrsak thotë:

    23 July 2007 @ 3:40 pm

    Urime per heres tjeter te pakten, por dhe ti qenke humorist sepse e shpreh si tip tregimi te lezeçem dhe rrenqethes realitetin shqiptar (qe ke te drejte) pazotesine tende per te kaluar praktiken e patentes vetem sepse te duhej nje dite e tere te prisje ne kembe apo ulur me barkun thate apo plot.
    pale pastaj te te besoje njeri ty ndonje taksi ku mund te kesh udhetime shume-oreshe, larg qofte!

  2. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 July 2007 @ 3:48 pm

    Faleminderit per urimin durrsak, por e para skam ndermend te behem taksist, dhe nqs do kem udhetime shume oreshe mendoj se do ndaloja sa here te me tekej mua dhe njerezve qe do kisha me vete.

  3. Eri B. thotë:

    23 July 2007 @ 4:29 pm

    UUUU uuuu,c’me kujtove provat e mia. I kam pasneser. I kam per here te trete dhe te fundit une. Jete a vdekje dmth :-)

    Mesa lexova nuk shkruaje te kishe emocione ate dite. Oh, kur i kujtoj emocionet e mia, o nene, o nene :-) Me bie gjithnje parkim. Gjate provave te zakonshme, s’kam probleme me parkimin, por “ate diten e tmerrit” dridhem e gjitha, saqe mezi e mbaj dhe kemben mbi friksion.

    Hajt Deni, mos e paç fatin tim :) ! E març qe me te 2-ten besa!

    Ika itash, se kam prova :)

    P.S. Ku ma gjete ket shkrimin si me porosi :-)

  4. Lawman thotë:

    23 July 2007 @ 4:32 pm

    Hajt suksese heres tjeter…

  5. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 July 2007 @ 4:37 pm

    Jo eri nuk mbaj mend te kem patur emocione, thjesht me kishte humbur durimi (plus tere naten me temperature nga kjo vapa e dreqit) dhe kur te ndodh kjo nuk ka gje me te keqe se nuk kontrollon dot veten e jo me makinen.

  6. lola thotë:

    23 July 2007 @ 4:48 pm

    deni, ta paskesh “futur”. Une e kam marre patenden kater vjet me pare, dhe megjithese ma kishin bere gogol, e mora ne here te pare. Sorollatjet? Edhe une gjithe diten atje e kalova. Ne fillim testi me shkrim, e pastaj praktika. Nuk mbaj mend sa pike mora, por dola mire. Praktika nga kerraba. Ngjitje ne malore. Lusja qe te mos me binte parkimi. Pata fat….dhe sot, nuk jam shofere e keqe. Kam bere nje aksident shume te vogel, por mendoj se nuk ishte faji im.
    Mos u merzit qe nuk e more per heren e pare, Mbaj mend se kur bera une kursin e patentes, shumica nuk e moren ne here te pare. Nuk e di cfare eshte bere me pas, por normale qe e kane marre tashme patenten.

  7. Lumja thotë:

    23 July 2007 @ 4:56 pm

    As une se mora me te paren.
    Teorine e mora direkt, vec nje nate me pare e lexova librin.
    Por praktiken jo. Parkimin e bera xixe, andej nga sauku bera ca gabime dhe me dogjen,
    Heren e dyte i dhashe ne Tirane, kisha emocione dhe i dhashe per faqe te zeze. Ma dhane, se kush merrej me mu. Ehu thane hec thyj qafen se po na ngec ne dere. :-) Sot jam shofere merre me leng. :-)

  8. Kotherja thotë:

    23 July 2007 @ 5:10 pm

    Lume,

    cer patente dashke ti menjehere se nuk e mora vesh ?

    Nuk quhesh shofere me “nje” here dmth. Duhen shume prova te verteta per t`u bere ustalleshe.

    hihihihi

    Den,

    vitin tjeter do i marresh provat ti daje me ate instriktor qe paske! :) S`ke fat !

    Po leket pse nuk i pagun ne kohe ai ustai yt e ta marresh qe ne prov` t`pare ? :)

  9. Lumja thotë:

    23 July 2007 @ 5:17 pm

    Po me tre here behesh ? :-)

  10. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 July 2007 @ 5:35 pm

    Deni merre lehte. Fraksionin dhe pedalet e tjera i kemi shoke. Do shohesh qe pas ca kohesh te behet “natyre e dyte” dhe s’do kesh me nevoje as t’i mendosh veprimet me fraksion/gaz se te behet instinkt. Shpejt “Zhvillon veshin” qe degjon xhiorot e motorrin dhe ndjen kur duhet bere ngritje apo zbritje marrshesh, dhe behesh nje me mjetin.

    Nuk e di se sa veta akoma shijojne te ngarit me marrshe. Kuptoj qe ka shume qe preferojne kamjet automatike. Dhe keta fatkeqsisht nuk e shijojne te ngarit e nje makine deri ne fund.

  11. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 July 2007 @ 5:45 pm

    Per ata qe kane ndermend te japin paktiken per here te pare…
    Majkell Shumaker shoferi i F1 ka NGELUR ne testin e praktikes per here te pare…I eshte dashur ta ribej testin perseri…
    Keshtu qe mos e vrisni shume mendjen se gjera qe ndodhin…Kur i ndodhi dhe Shumit, mos ngelte njeri…. :)
    Personalisht kame lene leshte ne Angli (e kam marre ketu patenten) nga parat…. Por,te pakten kalova me heren e pare, megjithese me qelloi me i rrepti…Eshte 20 paund ora ketu per presorin!!

  12. dea thotë:

    24 July 2007 @ 11:50 am

    s`ka gje den, se do e marsh here tjeter :) ne shqiperi skushton aq shume- une vete e kam marr qe here te pare, por se sa euro me shkoj me ato oret shtes nuk ta tregoj :D. Edhe eshte e vertet, qe te acarojne kur te bejen muhabet. Une udhetoj gjithmon vetem!

  13. urime thotë:

    26 July 2007 @ 2:27 am

    me ben pershtypje qe u dashka patente pe verteti ne shqiperia.

    paskan vene semafore si duket.
    une degjoj s’keni drita… pro paskeni semafore ….edhe u dashka dhe patente…:)

  14. eri thotë:

    15 September 2007 @ 4:33 pm

    e nuk eshte fundi i botes,te gjithe e kemi kaluar ndo1 eksperienze te tille,jo me patenten por me ndonje gje tjeter.

  15. alfio thotë:

    28 September 2007 @ 12:18 pm

    shpresoj ta kesh marre pateten.qe thua ti ate dite kam dhene dhe une provat por ne ndryshim nga ty une e mora patenten.edhe pse mu desh te qendroja dhe 3 oe te tjera per marrjen e shenjes se gishtit se “komisioneret”erdhen pak me vonese.por do te dish me te bukuren mire qe prita por vajta dhe nje here ne kashar pas nje muaji per shenjen e gishtit se nuk me dilte kalvar vuajtjesh per nje kart

  16. Xhaxhi Qaniu Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 October 2007 @ 5:03 am

    eh ca kujtimesh?! kur e mora patenten une, thua se gjithe komisoni me kishte bere nder. dilte njeri me thoshte; ne teori ke ngelur per nje pyetje por do bejme te pamunduren meqe te njohim fisin. tjetri me thoshte se kisha ngelur per dy pyetje por do me kalonin se qenkersha djale i mire dhe me shkolle (2 vjete tek bujqesori). Me ne fund, mbas disa oresh pritje ne shi dhe tym duhani (te gjithe shoferat e ardhshem pinin duhan vazhda. sic duket ishte per te treguar seriozitetin e ngjarjes. une ‘evriopiani’ nuk e pija dhe desh e hengra.) dolen komisioneret nga klasa dhe thane qe kishin ngelur nje tjeter. une kisha kaluar. kishin kaluar gjithashtu edhe dy tipat ne banken e pare qe moren keshilla personale ne klase gjate provimit nga komisionieri vete. mesa mora vesh me vone keta dy tipat futeshin ne kategorine ‘beje vete, ne ndihmojme’ dhe per kete paguhej ekuivalenti i 100 dollareve, sipas disave apo 100 eurove sipas te tjereve. kishte edhe nje kategori me te larte, ‘ti mos hajde, ne te kalojme’ qe vlente dicka rreth 600 dollare. per kete kategori nuk kishe nevoje te vije fare ne shqiperi. une isha tek kategoria ‘dua te respektoj rregullat dhe ligjin, qenka tip trapi’. ne kete kategori nuk paguaje gje pervec tarifave te paracaktuara dhe ndonje teke instruktorit per ta qetesuar kur bertiste se mosvajtja ne klase per te mesuar teorine (por mesimi me liber ne shtepi) ishte gabim i madh dhe se nuk kisha shpresa per te kaluar. Ne bote jo!

    Problemi me kategorine time ishte se kishe shume rrezik qe sic thone nga anet tona ‘te haje te gjatin’. Sa per sqarim ne kete kategori hynin edhe nja dy vajza qe nuk erdhen fare ne teori por vetem ne praktike ku vetem sa ndezen makinen….Kuptohet ato e kishin marre patenten dhe te gjatin por une vecse rrezikoja te gjatin. Si pershembull kur me duhej te beja analizat e gjakur per te ditur grupin e gjakut qe do te vendosej ne patente. Sa te avancuar jemi! por ja qe nuk kishte neper spitale determinanti kimik qe tregon grupin e gjakut. sic dukej kamioni me kete kemikat kishte ngelur ne kakavi a ne ure te qabese. e vetmja zgjidhje kishte te bente me nje infermiere qe posedonte kemikatin ‘personal’ edhe pse kjo e fundit punonte ne klinike ku jepej gjaku vullnetarisht. pra sic e thashe dhe me pare une isha ne kategorine ‘dua te respektoj ligjin dhe moralet’. u gjenda perballe dilemes morale, te blej kemikatin nga ky shpirt i lire i biznesit dhe te marr patenten shpejt apo te mos blej nga dikush qe perfitonte nga nje element qe bente te mundur dhenien e gjakut vullnetarisht dhe te jem i paster moralisht por te mos marre dot patenten pasi me duhet te iki etj. Epo sic besoj se e keni kuptuar te dashur vellezer dhe motra, une vura poshte moralet dhe pagova taksen e shoqeruar me nje makiato dhe uje tepelene me xhongla per burrin e infermieres. Sa i gjate ishte ai mengjez, sidomos kur nuk mundja te flisja dot. Dhe ju besoj se e keni kuptuar qe normalisht une e ngas muhabetin shume. Shiko shiko ca metafore qe gjeta, komplet ne lidhje me historine qe pu ju rrefej.

    Te njejtat dilema ndjeva edhe kur me duhej te shkoja ne nje trajnim tre oresh te kryqit te kuq. Kryq i zi thuaj. Trajneri (apo facilitatori sic na tha ta therasim) binte era raki po raki dhe qepe o shoke. Nje ere e tille qe te ben vetvetiu te jesh i dhunshem. Ja qe kishte edhe nje zgjidhje jomorale per kete problem. Nje pece (pra 5 mije leke te vjetra) ose nje shishe rakie, mundesisht nga ajo e skraparit….Me mire nje plumb ne lule, sic thoshte edhe nje xhaxha antik i babait. Ehhh. Por me ne fund vendosa te mbaj moralet dhe te duroja facilitatorin dashnor te alkolit. Shyqyr zotit qe vendosi te na tregonte frymemarrjen goje me goje me nje maneken.

    Mbas nje dite te gjate pritje dhe nje parkimi paralel ku komisioneret na veshtronin teksa fusnim te pestin ne vend te injetros, te gjithe kaluam. Edhe ato dy vajzat qe nuk ishin dukur fare ne teori. Sic duket komisioneret mendonin se ato ishin tejet te zgjuara per tu testuar ne teori. Lere pastaj qe ato nuk do ngisnin ndonjehere makinen. Ato ne shumicen e rasteve do rrinin ne vend te pare dhe ne pergjithesi do ngisnin…shoferin, nese me kuptoni se ku e kam llafin. Por me ne fund edhe une kalova. Teresisht. Pa mesuar teorine me instruktorin edhe pse ne kategorine me te ulet fare. pa paguar tarifa te pashpjegueshme dhe pa pasur floke te hidrogjenizuar bjonde me rrenje te zeza dhe buze te kuqe si cupa cups qershie. Por edhe mbas kaq vjetesh, sa here vij ne Shqiperi komisioneret dhe instruktoret me shikojne me nje veshtrim qe thote ‘te beme nder, na jep kafe’. Une vetem nje gje dua t’u jap….te gjatin.

    Kaq edhe per sot nga xhaxhi. Shpresoj t’ia kaloni mire kudo qe jeni ne bote dhe mos harroni se shqiptaret jane njerezit me te sprovuar e te afte ne bote edhe pse te goditur nga uraganet e jetes. Sa keq qe politikanet i kemi joperfaqesues!

    Te fala virtuale,

    XH.Q.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.