Identifikohu



Regjistrohu

Protagonizmi i Bollanos dhe mass-media e Bollanizuar

 

Mustafa Nano

Më shumë se një herë, i jam dorëzuar ngasjes për të bërë pushime ambulante gjatë bregdetit të Jugut të Shqipërisë, dhe kështu më është dashur apo kam dashur të ndalem një copë herë në Himarë. Të gjithë janë të idesë se Himara është një gjë e rrallë, një perlë, apo ku e di unë se çfarë, por mua në asnjë rast nuk më është dukur kështu. Përkundrazi, më është dukur një palo qytezë, që në tentativën për t‘u shndërruar në qytet, ka marrë në të vërtetë pamjen e një batërdie urbane, në mes të së cilës nuk është se ia vlen shumë të kalosh pushimet. Që të jem më i troçtë, unë nuk do të ngutesha për t‘i sugjeruar me këmbëngulje ndonjë mikut tim të shkonte në Himarë për të pushuar. Nuk do të ngutesha, pasi nuk do të isha i sigurt, nëse ai do të kalonte atje ditë të paharrueshme. Sigurisht, bregu dhe uji i detit në Himarë e në rrethinat e saj janë fantastikë, por oferta turistike e kësaj qendre urbane fillon e mbaron këtu. Pjesa tjetër është një kaos urban e social tipikisht shqiptar, dmth vihet re dhuna e pandalshme e betonit, infrastruktura e keqe e shërbimeve, kamerierë e shitës nursëzë etj, etj. Përsa i takon përmasës kulturore të pushimeve, as që bëhet fjalë. Si kudo në pjesën më të madhe të Shqipërisë, edhe në Himarë nuk ka teatër, nuk ka kinema, nuk ka bibliotekë, nuk ka veprimtari artistike, nuk ka dëshmi historike të ruajtura e të mirëmbajtura, e në këtë kuptim nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të bësh banjë në det gjatë ditës e të harbosh në pub-e e në disko gjatë natës.

Për turistët shqiptarë aty ka dhe një problem shtesë, e cila lidhet me greqizimin e pandalshëm. Po përse na qenka problem greqizimi i Himarës? Hëm, ndërsa them këtë nuk nxitem nga emocione e qëndrime patriotike (himariotët kanë të drejtë të kenë atë identitet etnik e nacional që kanë qejf të kenë), por marr shkas nga një situatë në terren, ku “etnia greke” dhe “etnia shqiptare” e Himarës janë duke ngritur mure mes vedi. E për rrjedhojë, nëse je shqiptar e shkon në një restorant a në një dyqan shqiptar, të presin si s‘ka më mirë; nëse shkon në një restorant a dyqan grek, të presin hundë e buzë, e nuk marrin mundimin të të flasin në gjuhën shqipe. Mesa duket, në rrethanat kur himariotët, në vend ta shohin qytetin e tyre si fatin e tyre të përbashkët e si një destinacion turistik, e shohin si fushë beteje me theks politik e nacionalist, sentimentet patriotike s‘e kanë për gjë të kalërojnë mbi çdo logjikë marketingu e fitimi.

Kush duhet fajësuar për këtë? Që të gjithë duhen fajësuar. Duhet fajësuar që ç‘ke me të Vasil Bollano, i cili, megjithëse është zgjedhur për të drejtuar e qeverisur atë komunitet njerëzish, në fakt nuk di e nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse t‘i mëshojë linjës sektare e të theksojë e përforcojë ndarjet që ekzistojnë. I nxitur në pikëpamje humane prej një patologjie të protagonizmit (ndoshta me këtë shpjegohet dhe fakti, që jep intervista të pafundme për të përditshmet shqiptare e greke) dhe i nxitur në pikëpamje politike prej frymëzimesh nacionaliste, ai bën ç‘bën dhe na e nxjerr Himarën si një problem. Situata mund të jetë mjaft e qetë dhe e shëndetshme, por fap na fanepset Bollano, dhe të gjithë kapemi si me magji nga virusi “Himarë”.

Kur e qortoj Bollanon, nuk e kam me pretendimet që ai ka në të mirë të gjendjes së minoritetit grek në Shqipëri. Absolutisht, jo. E jo vetëm nuk bezdisem prej zërave të tyre të ngritur, por jam i gatshëm t‘u bashkohem atyre zërave, sa herë që ata pengohen të jetojnë si grekë e si njerëz në Shqipëri. Grekët e Shqipërisë kanë gjithë të drejtën për të kërkuar me forcë të drejtat e tyre, të cilat synojnë mbrojtjen e identitetit të tyre etnik dhe një jetë më të mbrothët nën “hyqmin” e shtetit shqiptar. Por - në këtë pikë besoj se edhe vetë grekët e Shqipërisë janë në një mendje me mua - ata duhet të kuptojnë, se nuk kanë asnjë të mirë prej theksimit të ndarjeve e të urrejtjes me shqiptarët e Himarës e të Shqipërisë. E në këtë mes duhet të jetë Bollano ai që duhet të kuptojë se, nga pozitat e një kryetari bashkie, nuk është mirë të na bëjë me dije se Bollano, si shtetas shqiptar, është hiç përballë Bollanos si grek etnik, nuk është mirë të na bëjë me dije se ligjet e shtetit shqiptar janë për të urdhra të shkruara në zallishtet buzë detit të Himarës, nuk është mirë të kërkojë me lupë motive konfrontimi me shtetin “armik” shqiptar, nuk është mirë të na tregojë se e do gjuhën greke, por nuk e honeps dot atë shqipe (kjo çështja e tabelave rrugore këtë tregon), nuk është mirë të na japë vend e pa vend dëshmira, se Shqipëria për të është një entitet i huaj e armiqësor, nuk është mirë të na hedhë syve urrejtjen e tij për shqiptarët, dhe më në fund nuk është mirë të shprehet, se “ne bëmë çmos ta pengonim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por forcat tona deri aty arrijnë”.

Por nga ana tjetër, fajtore është dhe “pala shqiptare”. Vasil Bollanon mund ta shohim me plot të drejtë si një mistrec e mujshar, por ai s‘e ka hiç gabim kur thotë fjala vjen, se “mass-media shqiptare tërhiqet zvarrë prej emocionesh nacionaliste”. Bollano mund ta thotë këtë nga pozitat e atij që rivalizohet e konkurohet në frymën, në sjelljen e në ideologjinë e tij, por e vërteta mbetet e vërtetë: mass-media shqiptare është e kapur gjithë kohën nga zjarrmia - e në ndonjë rast, nga histeria - nacionaliste. Me fjalë të tjera, mass-media shqiptare është e bollanizuar, dhe këtë nuk e them në kuptimin që është efekti “Bollano” ai që e ka shtyrë në këto ujëra; përkundrazi, mass-media shqiptare ka qenë e bollanizuar përpara se të lindte fenomeni “Bollano”. Dhe kjo është dukur në të gjitha ato raste, kur speaker-ët e edicioneve informative lexojnë lajme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shqiptaro-greke apo shqiptaro-serbe me po atë ton që do të lexohej një buletin lufte. Situata është më e papranueshme pastaj, në radhë të parë në pikëpamje deontologjike, kur hartuesit e lajmeve të tilla heqin vullnetmirë kostumin e gazetarit, dhe veshin kostumin e nacionalistit luftarak.

Një qasjeje të tillë nuk i kanë shpëtuar as televizionet kombëtare, private e publike, prej të cilave pritet të jenë të balancuara e objektive (TVSH, Top-Channel e TV Klan nuk u lënë asgjë mangut media-ve të tjera më pak pretencioze në këtë drejtim). Me shtypin e shkruar, gjendja është edhe më e rënduar, dhe kjo nuk shpjegohet vetëm me faktin që gazetat janë më të hapura ndaj zërave të pavarur. Shpeshherë janë vetë redaksitë, që e shprehin qysh në titull përmbajtjen e egër të lajmit me frymë nacionaliste. “Çmendet Bollano”. Ja, ky ishte titulli që i ishte vënë një interviste të kreut të bashkisë së Himarës në numrin e djeshëm të “Gazetës Shqiptare”. Tituj të tillë gjen me shumicë në shtypin shqiptar, ku bien në sy sidomos gazetat më të rëndësishme të vendit, si “Shekulli”, “Panorama”, “Shqip” etj.

Ky bollanizim i mass-media-s mund të pretendojë se ka për mision neutralizimin apo denigrimin e Bollanove, por e vërteta është se në këtë klimë të mbjellë nga mass-media, Bollanot veç harlisin e lulëzojnë. E jo vetëm kaq; Bollanot ndihen të përligjur në bëmat e rrugën e tyre.

Gazeta Shqip

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

31 Komente »

  1. Godsmack thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:02 am

    Do ti thoshja ketij Mustafait se Bollanoja eshte maja e ajsbergut,jane te tjere(ndoshta shqiptare) qe punojne per interesat greke ne Shqiperi.
    Nuk kam asgje as me greket as me serbet,por greket e kane zaptuar ekonomine dhe politiken shqiptare!
    Bollanoja eshte thjesht vegla e atyre qe duan ta bejne Shqiperine copa-copa!
    Bollanoja eshte edhe pjelle e politikes Nano-Berishiane,qe para interesit te tyre per pushtet,shesin edhe atdheun.
    Problemi nuk eshte se ne cfare gjendje eshte infrastruktura e Himares sot(edhe ky eshte nje problem por me i vogel se i pari),problemi eshte se cfare kerkojne disa qarqe per Himaren!
    Eshte mire qe gjarperit t’ja presesh koken sa eshte i vogel se po u rrit…

  2. Godsmack thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:07 am

    Edhe dicka tjeter

    Ndoshta tani te gjithe do fillojne te shajne greket.
    Une jam i mendimit se ca si Bollanoja flasin, se ne Shqiperi nuk ka shtet!
    Problemi kryesor eshte ne Tirane,atje fillojne te gjitha te keqijat per shqiptaret!
    Le te shajme dhe bertasim per politikanet tane pastaj shikojme me tutje!

  3. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:20 am

    jam i gatshëm t‘u bashkohem atyre zërave, sa herë që ata pengohen të jetojnë si grekë e si njerëz në Shqipëri. Grekët e Shqipërisë kanë gjithë të drejtën për të kërkuar me forcë të drejtat e tyre, të cilat synojnë mbrojtjen e identitetit të tyre etnik dhe një jetë më të mbrothët nën “hyqmin” e shtetit shqiptar. Por - në këtë pikë besoj se edhe vetë grekët e Shqipërisë janë në një mendje me mua - ata duhet të kuptojnë, se nuk kanë asnjë të mirë prej theksimit të ndarjeve e të urrejtjes me shqiptarët e Himarës e të Shqipërisë

    100% dakord Nano

  4. njera Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 11:34 am

    Ky bollanizim i mass-media-s mund të pretendojë se ka për mision neutralizimin apo denigrimin e Bollanove, por e vërteta është se në këtë klimë të mbjellë nga mass-media, Bollanot veç harlisin e lulëzojnë. E jo vetëm kaq; Bollanot ndihen të përligjur në bëmat e rrugën e tyre.

    Ka te drejte. Peballe nje lajthitjeje te tille te disa personave te caktuar, duhen lene menjane sjellje qe i hedhin benzine zjarrit. Ndaj deklaratave e veprimeve te Bollos do te ishte shume me mire te shkruhej fare pak dhe jo ne faqet e para te gazetave. Por krahas shperfilljes mediatike nuk duhet kurresesi te rreshtohet ajo shteterore dhe intelektuale(historianet). Bile keta e kane fajin qe Bollot e Janullatosat llapin lirshem cfare tu doje qejfi.

  5. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 11:44 am

    Me mend, pa mend, per merite apo jo, Bollanoja vazhdon ta mbaje vemendjen mediatike tek vetja. “pas meje, bota le te shembet”- e paska mesuar mire kete parim i shkreti.

  6. toko thotë:

    5 Korrik 2008 @ 4:57 pm

    (himariotët kanë të drejtë të kenë atë identitet etnik e nacional që kanë qejf të kenë),

    Ja dhe djemte e bllokut qe inagjinojne
    Imagine there’s no heaven
    It’s easy if you try
    No hell below us
    Above us only sky
    Imagine all the people
    Living for today…

    Imagine there’s no countriesIt isn’t hard to do
    Nothing to kill or die for
    And no religion too
    Imagine all the people
    Living life in peace…

    You may say I’m a dreamer
    But I’m not the only one
    I hope someday you’ll join us
    And the world will be as one

    Imagine no possessions
    I wonder if you can
    No need for greed or hunger
    A brotherhood of man
    Imagine all the people
    Sharing all the world…

    You may say I’m a dreamer
    But I’m not the only one
    I hope someday you’ll join us
    And the world will live as one
    —————
    Imagjinate e keqe, jo reale, vellavrasese e maskuar me liberalizem internacionalizem demokratik. Ender me sy hapur
    Z Nano kombesia nuk eshte subjektive, ajo eshte objektive e dhene dhe e pa ndrysheme. Ti mund te duash te jesh kombas francez, gjerman apo Indian po nuk ta njeh njeri pavarsisht nga deshira tende. Bota ka rregulla i dashur Nano. dhe cdo rregull qe ka mbi jetuar per mijra vjet ka nje arsye qe eshte vene dhe fakti qe ka mbijetuar domethene se arsyeja eshte e drejte. Pozicioni tuaj nuk eshte me ndryshe se ai i Bollanos. Ndryshmi i vetem eshte qe Bollano kerkon gjakderdhejn sot ju e sillni ate neser. Ceshtje kohe.
    Ndersa politkanet e lashte shqiptare e shiten shqiperinene emer te hyrjes se BE NATO etj etj, keta te rinjte G99cat po e shesin per hir te ideve internacionaliste. qytetar te botes :(
    —————–

  7. toko thotë:

    5 Korrik 2008 @ 5:07 pm

    Sipas Nanos Himara dhe Bollano jane greke

    Grekët e Shqipërisë kanë gjithë të drejtën për të kërkuar me forcë të drejtat e tyre, të cilat synojnë mbrojtjen e identitetit të tyre etnik dhe një jetë më të mbrothët nën “hyqmin” e shtetit shqiptar. Por - në këtë pikë besoj se edhe vetë grekët e Shqipërisë janë në një mendje me mua - ata duhet të kuptojnë, se nuk kanë asnjë të mirë prej theksimit të ndarjeve e të urrejtjes me shqiptarët e Himarës e të Shqipërisë. E në këtë mes duhet të jetë Bollano ai që duhet të kuptojë se, nga pozitat e një kryetari bashkie, nuk është mirë të na bëjë me dije se Bollano, si shtetas shqiptar, është hiç përballë Bollanos si grek etnik, nuk është mirë të na bëjë me dije se ligjet e shtetit shqiptar janë për të urdhra të shkruara në zallishtet buzë detit të Himarës, nuk është mirë të kërkojë me lupë motive konfrontimi me shtetin “armik” shqiptar

    ———-
    Peshkatare a e pranoni ju kete? Dhe thuhet pastaj se fajin e ka media.
    Nano eshtem e keq se Bollano. te pakten Bollano e ben hapur Nuk fshihet pas teorive moderne

  8. kevinjon thotë:

    5 Korrik 2008 @ 6:55 pm

    Zoti Nano, nuk jam dakord qe penalizon mediat shqiptare ashtu si kunder kerkon indirekt te penalizosh popullaten e thjeshte shqiptare per emocione sporadike nacionaliste!? Cfare na syrgjeron ti zoti Nano per kunderpergjigje karshi provokimeve greke nga Himara historike shqiptare? Ti e di aq mire, sa edhe ne e dime, se ne shqiperi shteti dhe qeveria nuk funksionojne ashtu sic duhet. Kur kemi te bejme me racizem grek nga jashte brenda dhe nga brenda brenda shqiperise dhe kur qeveria nuk reagon me ligje e dinjitet ne emer te popullit shqiptar atehere sigurisht qe mediat shqiptare do te “cmenden” ashtu si me te drejte eshte titulluar edhe ai artikull…problemi qendron ketu, qe te gjithe keto shperthime “emocionale” qe ndodhin sa here qe na lendojne ne kombesi po te disipilonoheshin dhe te orkestroheshin mire ashtu sic bejne edhe greket e serbet atehere do te kishim me siguri nje qasje tjeter te problemeve, te pakten Bollanot e maskarenjte e tjere do te kishin me teper RESPEKT per etnitetin SHQIPERI !!!

  9. shefi kuadrit thotë:

    5 Korrik 2008 @ 7:49 pm

    Toko e ke gabim. Nese popullata himarjote ndjehet greke eshte e drejte e tyre dhe nuk mund te shkosh ti edhe ti thuash po zgjohuni ore tutkune se jeni shqiptare, liri e zgjedhjes eshte kjo.

  10. finish thotë:

    5 Korrik 2008 @ 8:03 pm

    Po dakort eshte e lire ta mbaje ne shpirt Greqizimin.Po kaq….ska te drejte ta “aktivizoje” apo ta “sistemizoje” ne Shqipni me qellim autodetermini.Biles kur te hapen kufinjte apo me pashaporten e 2-te qe e kane,pra qe tani, skane pse te ndjehen te frustrum nga detyrimet e te qenit shqiptar.Jane te lire te largohen ne Greqi.

  11. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 8:19 pm

    Me duket se disa nga juve are missing the point, ose po silleni si te bollanizuar dhe juve :)

    Nano me ca shoh nuk po e shfajeson Bollanon apo bollanot e Shqiperise. Ai po thote qe mediat tona kur paraqiten si patriotike dhe shpetimtare te kombit me lajmet alarmante per Bollanon, se pari kane interesin e sensacionalizmit, dhe bejne kaq zhurme per Bollanon jo se i plas kaq shume per kombin, po se e dine qe eshte nje ceshtje qe do preke telat e njerzve dhe per rrjedhoje do shtohet interesi i njerzve tek media. Pasoja eshte qe ato shesin gazeta dhe emisione televizive (reklama) dhe polarizojne njerzit dhe ceshtjen, pa rrjedhoja pozitive apo shtyrje drejt zgjidhjes se ceshtjes.

    Jam dakort me kete. Po ti plaste vertet mediave, benin ndonje pune serioze per keto gjera, dhe gjithashtu synonin zgjidhjen e gjerave, jo ndezjen e gjakrave, dhe nuk mbulonin ngjarjet vetem kur Bollano kepuste ndonje idiotllek te rradhes, por ndiqnin situaten paraprakisht dhe gjate gjithe kohes.

    Pra Bollano karagjozi ndihmon mediat me lajme sensacionale, dhe mediat ndimojne Bollano bufonin te permbushe kompleket e veta, duke e mbajtur ne qender te vemendjes sa here keput nga nje te trashe Bollano.

    Pa harruar faktin ketu qe Nano mesa duket ka lexuar Peshkun kohet e fundit dhe ka dashur te mos mbetet mbrapa. Mbasi peshqit futen ne fjalorin shqiptar termin spiropalim, Nano ka kontribuar me termin bollanizim. :)

  12. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 8:24 pm

    Mustaf Nano, ne te vertete, ato qe shkruan nuk eshte se i ka mendime te shoshitura mire apo qe i ndjen ato qe thote. Mustaf Nano ne cdo rrethane dhe per cdo diskutim, mundohet ta shese veten me shume se c`eshte ne te vertete. Edhe ky shkrim duhet shikuar nga kjo perspektive. Mustafa, ne kete shkrim sulmon apo kritikon ate grup njerezish ku ben pjese edhe vete, me qellimin qe te shkaktoje diskutim, se ja shikojeni, ky eshte mendjegjere dhe largpames etj. etj. Ne te vertete ky s’eshte asgje, pervecse nje shkarravites traktesh.

  13. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 8:28 pm

    Mustaf Nano, ne te vertete, ato qe shkruan nuk eshte se i ka mendime te shoshitura mire apo qe i ndjen ato qe thote. Mustaf Nano ne cdo rrethane dhe per cdo diskutim, mundohet ta shese veten me shume se c`eshte ne te vertete. Edhe ky shkrim duhet shikuar nga kjo perspektive.

    Hallall TP. Kjo eshte prespektive tipike shqiptare. Hajt te merremi me autorin dhe jo me permbajtjen e shkrimit :D
    Une s’e kam haberin kush eshte, dhe as nuk me intereson. Cka thote ai makes sense ama.

  14. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 8:45 pm

    O xhib, ti je i lumtur, bile me i lumturi nga te gjithe ne te tjeret. E di ti qe Mustafa drejton nje emison televiziv ku interviston njerez, dhe e ka perdorur ate emison per te ju bere promocion individeve qe ju doli emri ne nje liste klandestine te G99-es? Apo per t’i bere reklame BigBrother-it qe transmetohej ne televizionin ku punonte Mustafa. Ky eshte Mustafa qe kritikon bollarizimin e mediave.

  15. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 8:50 pm

    TP, po mire mo mund te jete dhe djalli vete ai, c’rendesi ka? Kjo teme nuk eshte per ti bere rezymene Nanos, as gjyqin, aq vleresimin.

    Kjo eshte teme per bollanizimin e mediave, jo per nanonizimin e peshqve :D

  16. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 8:55 pm

    Xhib, ti ke te drejte! Por une e kam fjalen qe edhe Mustafa “bollarizohet” kur ja do interesi, me kupton? Edhe mediat qe kritikon Mustafa, kane interesin gjoja per sensacion apo te tjera interesa, prandaj edhe merren kaq dendur me Bollanon, duke i sherbyer ketij te fundit me shume…

  17. shefi kuadrit thotë:

    5 Korrik 2008 @ 9:56 pm

    Mustafa Nanos skam as cti heq as cti shtoj per kete shkrim se ka goditur ne shenje. Te njejten bollanoizem primitiv qe Bollanoja e shpreh si klloun kudo e reflektojne mediat tona dhe peshqit e trullosur ne cdo lloj komenti qe bejne.

  18. toko thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:39 pm

    …Nese popullata himarjote ndjehet greke eshte e drejte e tyre ..
    Shefo nese ti ndjehesh Gjerman eshte e drejta tende po askush ta njeh (Vec Nanos ne kete rast) Ketu nuk flitet si ndjehesh po cfare te njihet.
    Liri e zgjedhjes se kombesise? Se di po nuk e kisha degjuar kete ndonjehere vec ne kengen e J Lenon Imagine.
    Kombesia nuk zgjidhet por percaktohet une keshtu e di por mbase jam gabim.

  19. toko thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:41 pm

    …ti plaste vertet mediave, benin ndonje pune serioze per keto gjera…
    ———
    Cfare mund te bej mendia tjeter vec te jape lajmet e te bej analiza? Cila eshte detyra e medias?

  20. toko thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:44 pm

    …E di ti qe Mustafa drejton nje emison televiziv ku interviston njerez, dhe e ka perdorur ate emison per te ju bere promocion individeve qe ju doli emri ne nje liste klandestine te G99-es?…
    ——–
    Cme duhet kjo mua? Vec faktit se keshtu si Nano mendon edhe G99 dhe keta paraqiten si e ardhmja e politikes shqiptare Prandaj me lart kam thene
    “Ndersa politkanet e lashte shqiptare e shiten shqiperine ne emer te hyrjes se BE NATO etj etj, keta te rinjte G99cat po e shesin per hir te ideve internacionaliste. qytetar te botes ”
    Shitja eshte shitje tregetia eshte tregeti pavarsisht se ne baze te cfare ideje e ben. Dhe me sa di une kombi nuk shitet.

  21. finish thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:52 pm

    Po mo toko te drejte ke edhe un plasa tja mbush mendjen CH se “ndjehem zvicerrane” po s’hajn pyke kta….

  22. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:58 pm

    toko thotë:

    Cfare mund te bej mendia tjeter vec te jape lajmet e te bej analiza? Cila eshte detyra e medias?

    Seriozisht e ke? :)
    Bollano dhe bollanizimi i Himares eshte ne fund fare te listes, ne kuader te padrejtesive aktuale (varja te shkuarave) te qarqeve te ndryshme qeveritare dhe joqeveritare greke kundra Shqiperise dhe shqiptareve.

    Per nje dekade e gjysem shqiptaret trajtoheshin si kafshe ne Greqi; u griseshin dokumenta te rregullta, rriheshin qi qente me apo pa arsye, etj plot si keto. Sa emisione serioze investigative ke pare ti te mediave shqptare per te sensibilizuar Shqiperine dhe gjithe boten per kete, sic bejne ne kesi rastesh mediat e huaja?

    Pse jo? Se ato jane gjera serioze dhe duan pune te mirfillte gazetareske, dhe nuk kane rezultate te menjehershme dhe pa kosto sensacioni sic kane bollanizimet dhe emisionet ku intervistohet Bollano.

    Sa emisione apo artikuj investigues serioze ke pare ti per rolin e Greqise dhe grekerve ne rremujat e ‘97?

    Apo dhe gjera te thjeshta ne krahasim ke keto (qe nuk duan aq pune dhe resurse) si p.sh. faktit qe ne krye te kishes autoqefale shqiptare eshte akoma nje nenshtetas grek akoma mbas kaq vitesh?

    Po dhe per Bollanon dhe Himaren mediat kujtohen vetem kur ndodhin skandale apo “skandale”.

  23. Cheney thotë:

    5 Korrik 2008 @ 10:59 pm

    Mu me duket se xhibi ka ra ne gjume te thelle ne 93 dhe o zgju para nja 2 javesh :D sikur te kish ndohd keshtu dhe per ca te tjere :D

  24. arbi thotë:

    6 Korrik 2008 @ 7:23 pm

    unè se kuptoj pse duan tè gjithè qoftè media,politika,apo nacionalistèt e flaktè(si shqiptarè e grekè) tè gjejnè e tè krijojnè probleme mes njerzish qè kanè shekuj qè jetojnè bashkè!!nè zonat e minoritetit shqiptarè e grekè kanè jetuar gjithmonè nè paqe,kanè dhènè e kanè marrè,kanè qarè bashkè nè hidhèrime e kanè qeshur po bashkè nè gèzime!!mua mè duken mè tè preokupuar ata qè jetojnè me mijra km larg qè aty se sa ata qè banojnè nè ato zona?!sa pèr fenomenin bollano…unè mendoj se ai njeri ka nè radhè tè parè probleme tè mèdha me veten e tij(vdes pèr tu bèrè pak hero),dhe tè gjithè ne qè i japim rèndèsi 1 tipi tè tillè bèjmè vetèm lojèn e tij!!kurse shteti shqiptar(shtet?) sduhet tè bèj gjè tjetèr veçse punèn e shtetit…tè zbatoj ligjet e tij kur èshtè pèr ti zbatuar!!faleminderit…p.s.1 pèrshèndetje pèr zotin nano mè pèlqejnè shkrimet tuaja komplimenta!!!

  25. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Korrik 2008 @ 8:21 pm

    Po përse na qenka problem greqizimi i Himarës?

    Kjo nuk eshte pyetje, eshte blasfemi! :(

    Opinionistet shqiptare jane bere te padurueshem. Ne ka shqetesim te vertete dhe problem madhor, Nr. 1 ne atdhe, ky eshte bash “greqizimi”. I te gjithe jugut. Eshte i pasherueshem, si kanceri. Nqse korrupsioni nje dite mund te zbutet (edhe ai eshte i pasherueshem, si greqizimi), po u greqizua nje teritor, nuk shqiptarizohet me. Ne te kundert me korrupsionin, eshte proces praktikisht i pakthyeshem. Sepse per te qene i kthyeshem, do kerkonte qe Shqiperia te ishte ekonomikisht aq here me e zhvilluar se Greqia, sac eshte aktualisht Greqia ndaj Shqiperise. Kjo eshte e pagjase per nje te ardhme te parashikueshme.

    Kozmopolitizmi i disa shqiptareve me grame eshte i neveritshem. Per te thene me te pakten.

    Ky njeri edhe po te kishte lindur ne Bruksel a Shtrasburg, nuk do fliste keshtu.

    Liria e zgjedjes se identitetit etnik, nga ana tjeter, eshte nje brockull kolosale.

    Cfare i hedhin ujit ne Tirane! :(

    Turp!

  26. blu thotë:

    7 Korrik 2008 @ 2:55 pm

    disa vite me pare kur pashe per here te pare bregun, vendosa te hesht. nuk flitej para nje bukurie magjepese si ajo e palases dhe e asaj qe vinte pas palases.nanon se kuptoj qe shkruan si femije i inatosur e thote sdo ua keshilloja pushimet ne himare miqve te mi.. por kjo nuk me shqeteson. sepse e di qe nano do ua keshilloj gjithmone miqeve te tij himaren dhe bregun sepse ai eshte shqiptare i mire dhe edhe pse i rebeluar paksa me bollanon do ua thote miqeve ne nje bisede te gjate se himara ja vlen. se eshte vend i mire me njerez te mire. ahh po, flasin ca greqisht. per te zezen e tyre sigurisht. i inatosur nano, te inatosur ata. normale. aq t vecuar sa jane… pa nje rruge per te shijuar tere ato bukuri.edhe me tank po te ecesh ndihen gropat e tmerrshme te rruges dhe ndihet fuqishem qe ne ato toka nuk ka shtet. ndaj njerezit vendosen te beheshin greke. te gjithe pa perjashtim. edhe babai i nje mikut tim thote se eshte grek. grek nga tepelena ne fakt. i biri thote lere babain se eshte i inatosur por une jam shqiptar. e per ti sjelle lexuesve edhe nje shembull me kujtohet nje baba himariot qe e qortonte te birin greqisht. ne nje moment femija merr zemer e ja kthen pergigjen te atit. ai i nxehur e qellon dhe i thote ne shqip, pikerisht ne ate shqipen e shenjte qe te buron nga zemra “qen bir qeni”. ndaj miqte e mi mos e humbin deshiren per t shkuar ne himare. eshte e bukur himara. e plote e trazuar. eshte si deti qe sado dallge te ngreje do qetesohet.

  27. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Korrik 2008 @ 3:02 pm

    po amon er blu, po ku diskutohet ajo qe thu mer!

    M. Nano ka lind ne Skrapar. Me ket shkrim mos me te shku menia kurre.
    Dje me tha dikush qe Bollano kingu origjinen e ka nga Progonati (Kurvelesh i Siperm). As ket nuk do e besoja kurre.

    Hajt mo thuj…

  28. Rob-terneti thotë:

    7 Korrik 2008 @ 10:21 pm

    A e ka pa njeri deja vu-ne e Mucit? Cilat kompani e sponsorizojne, dmth u paraqet reklamat?

  29. une thotë:

    9 Korrik 2008 @ 6:46 pm

    Per ata qe e quajne kete punen e Bollanos thejsht nje budallallek dhe qe shtypi yne eshte Bollanizuar Gjeta pak me pare nje konference shtypi te Departamentit te shtetit amerikan te Qershorit 2008 ( 16 Qershor 2008) Lexoni me poshteYes, Mr. Lambros.

    QUESTION: On Northern Epirus. Congressman Gus Bilirakis has written Secretary Rice about continuing Albanian statement against the Greeks in Northern Epirus and urging the Administration to press Tirana to respect the basic rights they are entitled under international agreements. I?m wondering if Secretary Rice is concerned about that since (inaudible) government most recently systematically attacks the Greeks in (inaudible) of Northern Epirus?

    MR. GALLEGOS: Well, I think in terms of communications, congressional communications, I?m sure that we ? I haven?t seen whether or not we have received that or not. But I can assure you that it will be appropriately addressed and an appropriate response will be given.

  30. une thotë:

    9 Korrik 2008 @ 7:16 pm

    Bollano budalla?
    Lexome poshte nga Panepirotic Federation of AmericaIn their announcement, the Panepirotic Federation of America, the World Council of Epirotes Abroad, and the Panepirotic Federation of Europe denounce the Albanian government of Prime Minister Sali Berisha for indicting Vasilios Bolanos, the mayor of Chimara in Northern Epiros, for removing road signs in his region that did not identify areas in Greek as well as Albanian. Prosecutors filed charges against Bolanos on May 28 accusing him of abuse of power for removing signs last December that were not bilingual, Mr. Bolanos, who is also president of Omonia, the human rights organization that represents the ethnic Greek minority in the country, removed the signs saying that they should have been in Greek as well as Albanian. “Indicting Vasilios Bolanos now that he has been elected president of Omonia for actions that occurred last year is a blatant effort to intimidate him not to protest too loudly about continued abuse of the Greek minority by Albanian authorities,” said Fotios Galitsis, president of the Panepirotic Federation of America.

  31. une thotë:

    9 Korrik 2008 @ 7:25 pm

    Letren e plote te Pamepirjoteve e keni kketu

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.