Prostitucioni; Ta bëjmë të ligjshëm?!
| ARDIT BIDO (standard) |
| Prostitucioni në Shqipëri është fakt, veçse një fakt ilegal, sipas të gjitha autoriteteve shtetërore. Sot, grupet e Të Drejtave të Njeriut pyesin: A ka ardhur çasti që prostitucioni të legalizohet, e që të gjitha ato që kanë zgjedhur këtë profesion, të jenë të certifikuara për sa i përket higjienës, apo do të vazhdohet që të luftohet prostitucioni, pa qenë e sigurt se cilat do të jenë rezultatet në këtë luftë?Rrugët gjysmë të boshatisura të netëve tiranase vështrohen gjithnjë me një sy të dyshimtë, teksa qëndron në afërsi të Gropës së Hajdin Sejdisë, apo je diku në periferi pranë Laprakës. Kanë folur shumë për të, e mjaft të tjerë kanë rrëfyer… mbi të punësuarat e natës, që qëndrojnë me orë të tëra deri në agim, në pritje të një makine që me marsh të parë do të parakalojë karshi Sahatit e do të ndalojë për të ulur xhamin e për të pyetur: “Sa kushton?”, apo për atë burrin e martuar që do të kalojë, ashtu sikur nuk ka arsye pse, e më pas do të kthehet sërish, kësaj radhe, me dorë në xhep, e duke u afruar te grumbulli i gocave e “çunave” të veshur ndryshe, të pyesë sërish: “Sa kushton?”. Banorët e hershëm të kryeqytetit tregojnë se ato kanë qenë gjithmonë aty, madje edhe në kohën e diktaturës, kur për këtë mund të përfundoje edhe në qeli, madje edhe më keq. Nga kjo anë gjërat pak kanë ndryshuar. Përveç faktit se nga viti 1922 deri në vitin 1945, prostitucioni ishte i legalizuar, situata mbetet njësoj. Policia e Tiranës numëron dhjetëra raste arrestimesh për “ushtrim prostitucioni” në rrugët e kryeqytetit, e megjithatë banorët e lagjeve periferike vazhdojnë të ankohen për prezencën e “grave të liga” poshtë dritareve të shtëpive të tyre.Ato, kur janë me fat, do të gjejnë vendin e duhur, do të marrin pagën ditore, e do të kthehen sërish për të lypur edhe një herë klientin e radhës, e për të vazhduar një ritual që gjithnjë e më shumë, në rrugët gjysmë të boshatisura të netëve tiranase, po gëlon nën sytë e gjithkujt.
E më pas, në një mëngjes, pas disa kohësh, disa qindra metra më poshtë, në spitalin e Tiranës, një burrë ka mësuar se tashmë është infektuar, se ka sifiliz, a HIV, e ndonëse nuk e tregon në asnjë mënyrë arsyen, ai e di, që shkaku i sëmundjes së tij të re, ishte nata e kaluar pak ditë më parë, me njërën nga ato në Gropën e Hajdin Sejdisë, a në hotelin e kthyer në motel, me “punonjëse” të gatshme për t’u paguar, apo diku më tej, në “gjirin e kurvave” në cepin e djathtë të Liqenit Artificial. “Hajdin Sejdia” është identifikuar me këtë “profesion”, por ato ndodhen kudo, në “Rrugën e Durrësit”, në atë të Kavajës, në Laprakë, në Kombinat, në Bllok, në Qytetin Studenti, në Durrës, në Kavajë, në Kukës, në Gjirokastër, e në mbarë vendin, sikurse edhe në çdo vend të këtij globi. “Historia e prostitucionit është e njohur dhe nuk ka vend të botës që nuk e ka atë, por ka vende të botës që e kanë menaxhuar atë siç duhet. Greqia e vjetër e kishte prostitucionin një pjesë të natyrshme dhe të rëndësishme të shoqërisë së vet. Në shekullin e 5 para Krishtit, ligjbërësi i madh athinas, Soloni, për herë të parë dha idenë e shtëpive publike. Pra, siç duket, prostitucioni është një fenomen, i cili ka shumë histori botërore për t’u marrë në konsideratë”, – shprehet znj. Elsa Ballauri, drejtoreshë ekzekutive e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut. Shëndeti, në rrezik? Prostitucioni në Shqipëri është fakt, veçse një fakt ilegal, sipas të gjitha autoriteteve shtetërore. Sot, grupet e Të Drejtave të Njeriut pyesin: A ka ardhur çasti që prostitucioni të legalizohet, e që të gjitha ato që kanë zgjedhur këtë profesion, të jenë të certifikuara për sa i përket higjienës, apo do të vazhdohet që të luftohet prostitucioni, pa qenë e sigurt se cilat do të jenë rezultatet në këtë luftë? 70 vjet më parë, në Shqipëri ekzistonin shtëpi publike, me punonjëse të certifikuara nga sistemi zogist e duke i paguar taksa shtetit. Sot, ai lulëzon i pakontrolluar, e pa asnjë kufi. “Personalisht mendoj se legalizimi është i domosdoshëm për sa kohë flitet për një fenomen të spikatur”, – thotë znj. Elsa Ballauri. “Legalizimi e bën të organizuar kontrollin e shtetit ndaj individëve që punojnë në këtë profesion. Edhe në aspektin etik është e rëndësishme që në një kryeqytet, apo në një qytet të vendit të mos ketë shfaqje amorale, që mund të ndikojnë keq në edukimin e të vegjëlve”. Por duket se ky, profesioni më i vjetër në botë, nuk është i pranueshëm në Shqipëri. Kjo, të paktën sipas institucioneve shtetërore, që janë shprehur gjithnjë në kundërshtim me një propozim të tillë. “Nuk kemi marrë asnjëherë asnjë propozim e nuk kemi shqyrtuar asnjëherë këtë mundësi”, – shprehet zyrtarisht Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nëpërmjet zëdhënëses së këtij institucioni, znj. Alma Lahe. Çdo vit në Shqipëri sëmuren dhjetëra persona me sëmundje seksualisht të transmetueshme, e shkak për këtë, në disa raste janë pikërisht këto prostituta ilegale, që në mënyrë të pandërprerë dhe masive përhapin një sëmundje, që edhe atyre ua kanë ngjitur. “Nuk mund të themi me saktësi se sa raste janë sëmurë prej prostitucionit ilegal, por me siguri që ky lloj aktiviteti ndikon”, – shprehet, prof. dr. Arian Harxhi, shefi i pavijonit të HIV/AIDS, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ai shpjegon se ekzistenca e një veprimtarie të tillë ilegale është një rrezik edhe më i madh për qytetarët e vendit. “Në shumicën e vendeve që e kanë legalizuar prostitucionin, është bërë për të parandaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve, dhe në shumicën e rasteve ka rezultuar e suksesshme”. Megjithatë, ai nuk pranon të shprehet nëse është i domosdoshëm një legalizim edhe në Shqipëri. “Në planin mjekësor, legalizimi është i nevojshëm, por çështja qëndron se a përballohet nga mentaliteti i qytetarëve një veprim i tillë? Për shëndetin publik, absolutisht që legalizimi i prostitucionit do të mënjanonte një rrezik, sepse kështu, punonjëse të seksit do të kishin mundësi të ekzaminoheshin në spitale dhe do t’u duhej një certifikatë mjekësore për të ushtruar profesionin”, – shprehet ai. Të njëjtin argument dyshues po përdor edhe politika. Madje, edhe në rangun e majtë të politikës shqiptare, që ideologjikisht do të duhej të ishte liberal në çështjet sociale, mentaliteti qytetar është pengesa kryesore. “Nuk mendoj se duhet të legalizohet prostitucioni. Mentaliteti në Shqipëri do ta ndalonte diçka të tillë dhe në këtë mënyrë do të shtonim konservatorizmin brenda bërthamës së familjes shqiptare”, – shprehet deputetja e Partisë Socialiste, Rajmonda Stefa. Shkelje e të drejtave të njeriut? Pas parandalimit të sëmundjeve dhe kontrollit të situatës, argumenti i tretë më i rëndësishëm që përdorin avokatët e legalizimit të prostitucionit janë liritë e njeriut. Sipas Elsa Ballaurit, moslejimi i një femre që të përdorë trupin e saj se ashtu siç do përbën shkelje të të drejtave të njeriut. “Nëse dikush kërkon ta ushtrojë dhe nuk lejohet, atëherë është shkelje e së drejtës së individit, sepse ai e ka zgjedhur me dashjen e tij, pra nuk është detyruar. Ky është edhe ndryshimi bazë i prostitucionit nga trafiku i femrave për qëllime seksi. E megjithatë në një vend ku profesioni nuk lejohet, ndodhemi në një qark të mbyllur. Femrat që e ushtrojnë janë në kundërshtim me ligjin, ndërkohë nga ana e tij, ligji është i pamjaftueshëm për të shprehur të drejtat e personave dhe në këtë rast bie ndesh me të drejtën e njeriut për punë”, – shprehet znj. Ballauri. Por, autoritetet shtetërore shprehen se do të duhet që të parandalojmë prostitucionin në vend që ta ndalojmë atë. “Ekziston një nen në Kodin Penal që e dënon prostitucionin dhe nuk shoh asnjë arsye pse ai të mos zbatohet”, – shprehet Rajmonda Stefa. “Ligjet që kemi nuk e lejojnë prostitucionin dhe parashikojnë masa kundër tij”, – shprehet zëdhënësja e Ministrisë së Punës, Alma Lahe. E megjithatë, fenomeni i prostitucionit lulëzon në vendin tonë siç ka ekzistuar gjithnjë. Ligji nuk duket aq i aftë sa të parandalojë çdo ushtrim të këtij aktiviteti, e si pasojë edhe në mes të rrugëve të kryeqytetit e qyteteve mund të shohësh ndikime të pakëndshme për sytë e fëmijëve. “Legalizimi mund të bëhet menjëherë. Mund të jetë pak e parakohshme hapja e shtëpive publike. Ndofta kjo mund të ndodhë më vonë. Por për momentin legalizimi ndihmon për ta kontrolluar prostitucionin. Kontrolli shëndetësor, etik, duhet të bëhet nga shërbime të veçanta në pushtetin lokal”, – shprehet, znj. Elsa Ballauri. Lukja e kohës migjeniane ishte simboli i qytetit të Shkodrës, siç ishte “Zogu i Zi” në Tiranë. E sot, përbuzja ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me seksin me pagesë, e verbërimi ndaj rrezikut të tij, duket se po sëmurë më shumë njerëz me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Politikanët hedhin poshtë çdo ide të tillë, pasi është e papranueshme siç shprehen, ndërkohë që qytetarët bëjnë sikur nuk shikojnë në zonat ku dihet se mbretëron seksi ilegal, teksa kalojnë për të shkuar gjatë natës në shtëpi… Historia e prostitucionit shqiptar Në vendin tonë, prostitucioni filloj të përhapej pas vitit 1922 i ligjëruar. Në këtë vit u miratua ligji dhe rregullorja që në atë kohë quhej “Rregullorja e Kurvërisë”, duke marrë si shembulli rregulloren përkatëse të Sarajevës. Ky profesion u pa si një profesion fitimprurës nga ata që arrinin të merrnin licencën për hapjen e shtëpive publike. Licencë nuk duhej të merrnin vetëm pronarët, por edhe femrat, të cilat dëshironin t’i hynin këtij zanati. Një pjesë e mirë e femrave publike ishin gratë e martuara shqiptare dhe të huaja. Sipas dokumenteve të kohës, prostitucioni u bë sipërmarrja më fitimprurëse për arkën e shtetit. Asnjë femër publike që ushtronte këtë profesion nuk lejohej t’i jepej një leje banimi për të jetuar në një shtëpi të sajën, por vetëm brenda shtëpisë publike. Ky rregull cenonte më së shumti femrat e ardhura se ato shqiptare, mbi të gjitha “përkëdhelte” femrat publike, të cilat ishin nga Tirana, pasi ato ndryshe nga femrat e tjera mund të gjenin strehim nëpërmjet të afërmve të tyre. “Të mos i lejohet leje banimi as nji kurve në Tiranë për me banu jashtë shtëpive publike”. E nga ana tjetër, për të gjitha prostitutat të cilat nuk pranonin t’i nënshtroheshin vizitës mjekësore në mbarë viset e mbretërisë shqiptare, ose nuk pranonin të mblidheshin në shtëpitë publike përkatëse, merrej masat e menjëhershme për largimin e tyre nga Shqipëri drejt vendlindjes së tyre. “Jemi të mendimit qi gratë prostituta që nuk i shtrohen vizitës mjekësore të internohen në vende të tjera tue u largue në ketë mënyrë nga kryeqyteti. Ketë dispozitë rregullorja e vjetër e parasheh vetëm për prostitutat e huaja. Por edhe po të aplikohet për vendaset do të jetë mjaft e dobishme”, - thoshte në një letër tjetër që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Abidin Nepravishta, i dërgonte Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shtëpia më e suksesshme publike në kryeqytet ka qenë pronë e një italiani, i cili kishte ardhur në Shqipëri. |

6 July 2008 @ 9:21 pm
.
6 July 2008 @ 9:28 pm
A nuk ju shkon ndërmënd këtyre personave që të kërkojnë të shikojnë për mundësi të tjera?
Politika të reja në mbështetje të familjeve për të rritur vlerën e atij istitucioni bazë të shoqërisë?
6 July 2008 @ 9:43 pm
Kur te ligjerohet ky biznes dhe kur te hapet shtepia e pare publike ne Shqiperi, simbas rregullave te protokollit te shtetit tone cilit qeveritar i bie qe te shkoje te prese shiritin e inagurimit?
Plotesisht dakort me kete qe thua.
6 July 2008 @ 10:40 pm
Prostitucioni pa tjeter qe duhet te legalizohet dhe sa me shpejt. Sot ne shqiperi kurvelliku gri eshte perhapur shume,por duke qene i pa licensuar/legalizuar perben risk per semundje, fitime te pa taksuara, potencial per shtimin e krimeve dhe perdorimin e droges etj.etj.
Per fat te keq, krahas prostitucionit ordiner qe citohet edhe ne artikullin e mesiperm, ne Tirane po lulezon prostitucioni elitar, ku femra te moshave 18-22 e me teper, kryesisht jo nga Tirana zene apartamente me qira dhe ne sy te komshijve hiqen si studente. Nje pjese e tyre edhe mund te figurojne te regjistruara ne ndonje fakultet, por kjo sa per te kaluar radhen. Ato ne pergjithesi bejne nje jete te mbyllur, dalin ralle nga apartamenti gjate dites ne menyre qe te mos ekspozohen, dhe behen aktive vetem ne oret e mbremjes, ku te pispillosura shume bukur dalin nga streheza e tyre dhe sapo zbresin ne rruge priten nga nje taksi qe i con ne destinacionin e duhur. Zakonisht, kthehen ne apartamentin e tyre pa gdhire akoma, per te evituar ne maksimum kontaktet me njerezit. Keto grupe vajzash qe po shtohen si kerpurdhat pas shiut menaxhohen nga tutore meshkuj, te cilet jane shume profesionist. Ata jo vetem qe instruktojne vajzat si te sillen me klientet, por edhe si te sillen me njerzit e bllokut ku banojne.
Ka ardhur koha qe shteti ta konsideroj kete zanat si burim zhvillimi per vendin, por sigurisht edhe si nje sherbim me teper per rritjen e kenaqesive seksuale te sigurta, duke mbrojtur keshtu edhe seksin e dobet nga tutoret e eger ilegal shqiptar.
Si fillim mund te jepen licensa per shtepi publike ne zona turistike me mundesi argetimi sic mund te jene zona ne plazhin e durresit, qyteti i Sarandes etj, dhe pse jo me vone te shikohet mundesia e Ishullit te Sazanit. Nje nderthurje e tyre me kazinote, dhe turizmin detar do te ishte teper joshese jo vetem per ne, por edhe per meshkujt e europes perendimore, pasi kostot e transportit ne krahasim te themi me Tajlanden jane shume here me te ulta. Gjithashtu, pervec punesimit qe do te gjenin vajzat tona, do te vinin vajza edhe nga shtetet fqinje e ish vendet e BS. Si perfundim kjo eshte nje mundesi/shans qe nuk duhet humbur. Kjo qeveri i ka shanset per tu mburur mbas gjithe ketyre deshtimeve dhe te paten do te mbahet mend per dicka te mire qe i solli ketij vendi. Dhe populli do ta bekoje jo me emrin “qeveria e sherbimeve dhe sherbesave” por “qeveria e sherbimeve te shtepive publike” Dhe sigurisht ne shenje mirenjoheje, ne hyrje te cdo shtepie publike do te vendoset portreti i Ministrit te Pare si ideatori dhe babai i ketij biznesi ekologjik dhe fitimprures.
6 July 2008 @ 11:16 pm
Sa shumë ke shkrujt mer berber…
“Why is prostitution illegal? Selling is legal, fcuking is legal. Why should selling and fcuking be illegal? Why is ilegal to sell smth u are willing to give in the first place? Military are paid to spray napalm on people, after all giving an orgasm to someone is hardly the worst thing in the world” - George Carlin.
6 July 2008 @ 11:43 pm
Kur qeveria nuk kontrollon dot higjenen e mishit e lopes qe shitet ne kioskat ne mes te dites me diell si do te kontroll higjenen e mishit te bardhe qe shitet naten ne dhomat gjysem eresire te “hoteleve” fallco. Pa edhe une mendoj se prostitucioni duhet te legalizohet, por ama kur te kete nje qeveri qe ta kotrolloj ate, ne te kunder ne nuk legalizojme prostitucionin ( qe ne fakt eshte legal deri sa eshte kaq i perhapur ) ne do te bejme legal transemtimin e SIDAS nepermjet prostitucionit
7 July 2008 @ 10:08 am
Si fillim mund te jepen licensa per shtepi publike ne zona turistike me mundesi argetimi sic mund te jene zona ne plazhin e durresit, qyteti i Sarandes etj, dhe pse jo me vone te shikohet mundesia e Ishullit te Sazanit. Nje nderthurje e tyre me kazinote, dhe turizmin detar do te ishte teper joshese jo vetem per ne, por edhe per meshkujt e europes perendimore, pasi kostot e transportit ne krahasim te themi me Tajlanden jane shume here me te ulta.
Ti byrrazer shikon shume filma erotik… mundohu te permbash veten nje cik.. Paske fantazi te semur!!
Shqiperia eshte vetem 2 milion… Perpara se te te fantazosh per Shqiperine si nje vende terheqes per perversat e perendimit, fantazo per bukurite natyrore qe ka ai vende..
Prostuticioni eshte plage shoqerore qe mbahet gjalle nga droga, dhuna dhe depresioni mendor…
Jane demtimi ne mase i vlerave familjare qe kane sjelle kete dukuri ne shqiperi si dhe varferia…
7 July 2008 @ 10:31 am
Keta mjeshtrat kur flasin per Shqiperine kane parasysh Hollanden. Nuk mendoj se ne kushtet e Shqiperise mund te realizohet “me sukses”
:D
hhahaha, kjo sipermarrje. Si mendoni ju se do te reagojne grate shqiptare, kur kati i pare i pallatit te kthehet ne Bordello. Nuk e di cili do te jete reagimi i djemve apo Burrave shqiptare, perfshire dhe kete mjeshtrin e shkrimit kur te shofi motren e shokut apo gocen e vllait duke i rene bretku ne pune. Me duket budallallek.
7 July 2008 @ 10:47 am
Ju ka ikur truri gje?
7 July 2008 @ 10:55 am
keshtu kthehet truri !
7 July 2008 @ 11:20 am
Puna është nder!
Po ato femrat rrezik të ngelen pa punë po u legalizuan se nuk do ua mbajë burrave të ndershëm të mbijnë para dyerve të bordellove nën dritat e bashkisë. Edhe gratë e tyre do dinë ku t’i ruajnë. 
7 July 2008 @ 12:01 pm
Kurvat mund te jene prej te dy sekseve. Ato, shpesh here gjate historise jane perbuzur. Ne Romen e vjeter atyre u kerkohej qe te vishnin nje uniforme dalluese. Sipas ligjeve te hebrejve, vetem femrat e huaja mund te ishin kurva.Ne Japonine e paraluftes atyre u kerkohej qe te jetonin ne sektore te vecante te qytetit. Ne Evropen mesjetare kurveria ishte e lejuar dhe rregulluar me ligj, por nje epidemi e rende e semundjeve veneriane (pi…. dore) dhe moraliteti i Pas Reformacionit te Madh shek.16, cuan ne mbylljen e shtepive te kurvave (dhe kurvareve). Kush eshte i interesuar per kuriozitete lidhur me kurverine dhe aktivitetet ligjore to Lidhjes se Kombeve, ligjet dhe konventat amerikane dhe evropiane, (natyrisht per njohje te percipte te tyre) mund te shfletoje Britaniken 2008 ne zerin “Prostitution”.
Per mendimin tim, legalizimi i Prostitucionit eshte gjeja me e thjeshte qe mund te behej ne Shqiperi, por nga sa dime prej kultures boterore, ligje te tilla nuk i miratojne shtete me breke te arnuara, as ato shtete me breke te grisura dhe aq me pak ndonje shtet pa breke sic ishte Shqiperia. Opcioni im do te ishte qe me pare te kerkohej zbatimi drakonian i Ligjit te Prones Private dhe i shume ligjeve te tjera qe stabilozojne jeten e nje vendi dhe cojne ne mireqenien e familjeve dhe pastaj te mendojne per te palluar dhe vetpalluar apo si thone disa peshkatare spiropalluar. Ligjet nuk mund te jene “deshira te nje njeriu apo te nje grupi njerzish. Hapja e shtepive te kurvareve dhe kurvave nuk mund ti zbuse kontradiktat e egra qe kane kallapaqosur sot shoqerine shqiptare. Eshte cnjerezore qe kushdo qofte te shfrytezoje trupin e tjetrit pa i krijuar cdonjeriu me pare te gjitha kushtet minimale per nje jetese te tille qe askush te mos shtyhet te shese trupin per ushqim apo per mjetet minimale te jetese. Eshte ndryshe puna ne se dikush deshiron te shese trupin e vete se i pelqen te krijoje pasuri apo se thjeshte ashtu i pelqen. Shkurt, jepu te gjitheve mundesine ekonomike per te jetuar, pastaj mendo per ate grup kurvash dhe kurvaresh mund ta kene per hob apo thjeshte “keshtu me pelqen”
7 July 2008 @ 12:03 pm
e shof si ide te mire kete gje.
sepse ne kete menyre do te detyrohen qe te legalizojne dhe prostitucionin politik pra do te dale ne shesh se kush eshte politikan dhe kush eshte prostiute politikane qe i sherben grupe politike per ta mbajtur kete vend te varfer.
7 July 2008 @ 1:33 pm
Qetesohuni, mendohuni, hiqni paragjykimet, besimet, dhe lexojeni me vemendje argumentin e artikullit. Eshte pa frike nje nga argumentet me te sakta qe kam lexuar ndonjehere ne shtypin Shqiptar. Prostitucion i kontrolluar do te thote semundje e kontrolluar. Kjo vjen nga ideja se dicka qe eshte ligjore, eshte me kollaj e kontrollueshme se dicka qe eshte e paligjshme. Ne fakt, nje studim i mirefillte do te tregonte se fuqia e ligjit te nje vendi, mund te matet me ane te marredhenieve qe ka ky ligj me prostitucionin. Prostitucioni nuk mund te zhduket, sa do i paligjshem qe te jete. Dhe ne qofte se dicka e paligjshme nuk mund te zhduket, kjo tregon pafuqine e ligjit. Prostitucioni eshte nje fenomen shoqeror me dy aspekte, aspektin trupor dhe aspektin mendor. Ne aspektin trupor, sa me i pakontrolluar qe te jete trupi nga instancat mjekoligjore, aq me i demshem eshte per shoqerine ne pergjithesi. Nuk eshte ceshtja edhe aq tek zgjidhja e prones private, edhe pse ky eshte nje aspekt shume i rendesishem, qe ndoshta mund edhe te vije si rrjedhoje. Ceshtja kryesore eshte tek lincensimi i personave te shendetshem dhe vetem i personave te shendetshem, per te ushtruar kete profesion. Kjo nuk do t’a zhdukte ushtrimin e profesionit nga personat e pashendetshem, thjesht do t’a bente “bad for business”, pervec ne rastin e ndonje mazokisti qe i ka ardhur jeta ne maje te hundes dhe qe do zgjidhte nje vetvrasje te ngadalte nga prostitucioni i palincensuar. Per sa i perket aspektit mendor, mosligjerimi vetem sa ruan nje mentalitet hipokrit, bythegrisur e hundeperpjete, per te kapitalizuar ate qe thote Adriatiku me larte.
Per nga ana etike, eshte interesant se si Berberi e shtron “prostitucionin elitar”. Ne qofte se kesaj etike i shtohet edhe estetika e kontrolluar e trupit dhe shendetit, ndoshta edhe mund te jepet nje pergjigje definitive mbi vlerat e shumekerkuara te shoqerise Shqiptare.
7 July 2008 @ 3:09 pm
berber,sa njohje paske ti mbi prostitucionin ne shqiperi…
Ligjerimi i prostit. sot per sot flas, do e shtonte si fenomen ne nje koh kur as edhe nje strukture qe te mbron nga pasojat nuk ka.Biles do rriste edhe korrupsionin ne lidhje me “certifikata” te llojeve te ndryshme.Kujtoni ju se asht kollaj ta “licensosh” nje te shendetshem nga nji jo-te shendetshem dhe ta mbash nen kontroll.Nuk ka aftesi per momentin.jam skeptike…
7 July 2008 @ 3:19 pm
O berber po nuk mendove qe do te rritet cmimi o burr
Dikush nga PBDNJ-ja me siguri…ata sikur e kane Ministrine e Punes??
Pastaj ai argumenti me lashtesine…ne Greqi dhe pedofilia ishte e lejuar…edhe seksi me dhi dhe dele dhe lloj lloj kafshesh…
Megjithate pergjigja me e sakte eshte se ne nje vend ku edhe UJI i nje qyteti del i infektuar…megjithse duhet te jet i kontrolluar nga qiveria…atehere s’mund te ket siguri ne prostitucion te kontrolluar nga ky shtet qe kemi.
Pastaj…do ngelen pa pune shume e shume deputet…
7 July 2008 @ 3:35 pm
Besoj se tashme duhet te zgjedhim, ose te legalizojme prostitucionin e ta kemi nen kontroll, ose ta leme te lire, qe sjelle me shume trafik femrash dhe me shume semundje. nese legalizohet prostitucioni, atehere edhe trafiku i femrave do te pakesohet, sepse shume thjesht gjithesecila prej tyre, nuk do ta kete fobi policine, por do ta kete vendin me te pershtatshem per te shkuar (qofte kur do te marre certifikaten e legalizimit, apo kur do te denoncoje) per sa i perket semundjeve besoj se eshte e mjaftueshme, ajo qe thuhet ne shkrim.
sa per mentalitetin, me pelqeu ajo qe thote elsa ballauri, qe “dhe në aspektin etik është e rëndësishme që në një kryeqytet, apo në një qytet të vendit të mos ketë shfaqje amorale, që mund të ndikojnë keq në edukimin e të vegjëlve”
te pakten keshtu do jene te lokalizuara ne ca shtepi publike, e jo rrugeve…
7 July 2008 @ 3:41 pm
Nuk po me grric fare ky argumenti qe shprehet se, perderisa shteti eshte i pafuqishem te kontrolloje, madje edhe ujin e pishem, nuk duhet as te perpiqet fare te kontrolloje me ane te ligjit, i cili eshte mjet i shtetit. Shteti jane ligjet. Konkluzioni jot Grup, se s’mund te kete siguri ne prostitucion te kontrolluar nga ky shtet qe kemi, nuk vlen ne qofte se ndryshon ligji, pasi po te ndryshonte ligji, nuk do ishte me ky shtet qe kemi, por nje shtet tjeter me ligje te tjera. Sidoqofte, edhe ne qofte se konkluzioni yt te jete aq i bute, sa vetem t’i perkasi mosekzistences te nje sigurie absolute, siguria qe ofron ligji dhe rrjedhimisht shteti, edhe pse mund te mos jete absolute, apo edhe pse mund te kete korrupsion ne certifikata, si shprehet me vend Finish, ky korrupsion nuk mund te jete aq i madh sa c’eshte ne nje lakune ligjore, dhe pasiguria nuk do ishte aq e madhe sa c’eshte ne mungese te ligjit.
7 July 2008 @ 3:48 pm
lulian, me kupto drejt. Prostitucioni nuk mund te luftohet per nje arsye te thjesht…eshte llogjike ekonomike: kur ka kerkese do te kete edhe oferte. dhe kerkese per seks ka. Keshtu, perderisa ky nuk eshte nje profesion qe bie ndesh me te drejtat e njeriut, apo me shendetin publik, do ishte me mire te legalizohej e te kontrollohej, se sa te lihej i lire *sepse ndryshe nuk behet* e te thoshim qe nuk ka prostitucion.
7 July 2008 @ 3:56 pm
Google, kete po them edhe une.
7 July 2008 @ 3:58 pm
sorry keqkuptim
7 July 2008 @ 4:09 pm
Legalizimi i prostitucionit ka edhe disa te mira te tjera qe nuk jane permendur me lart. P.sh do zhvillohet bisnesi i dhenieve te licencave per ushtrim prostitucioni. Te sigurosh nje vend pune ne “drejtorine e prostitucionit” duhet te jete me fitimprurese se te sigurosh nje vend pune ne dogane. Pastaj mund te shtohet edhe bisnesi per doktoret. Cfare vlere tregu mund te kete nje “HIV free certificate”?
Jam shume e sigurt qe ka edhe ide te tjere me origjinale se te miat.
7 July 2008 @ 4:23 pm
ketyre njerezve do menduar qe fillimisht tu jepet nje mundesi tjeter perpara se te marrin lishencen e prositutes se ato qe kap policia plepave te durresit e bejne per buken e gojes.
ketu kemi probleme me emergjente sesa ligjet mbi prostitucionin. vishen njehere breket pastaj pantallonat
7 July 2008 @ 4:37 pm
per mendimin tim, kjo duhet te behet sa me pare…
me mire veshim breket e pantallonat njekohesisht :-), sesa te kuptojme se pasi kemi veshur breket jemi bere me sifiliz…
7 July 2008 @ 4:40 pm
ik o google shikoni te rregulloni ujin tani ne vere se do ju zere dizanteria perpara sifilizit
7 July 2008 @ 4:48 pm
Dhe ka per te met Googla me brek ne duar se pantallonat do i kete hequr..
:P 
le qe tani eshte moda me heq poturet deri poshte vrimes se sumes dhe me dale me breke …keshtu qe do ta kete me lehte GOGLA….dhe s’ka ci beje fare dizanteria
http://www.youtube.com/watch?v=K7RYNIo4tMk
7 July 2008 @ 4:49 pm
Era, Grup, Finish. Qe te kerkohet ligjerim mbi nje fenomen te spikatur shoqeror, duhen marre ne fakt parasysh te gjitha gjerat. Doktor Zhivago, bie llafi, apo ndonje doktor tjeter me pak ne ze nga panteoni i historise njerezore, me siguri qe do ishte nje nga miqte me te mire te vajzave me certifikata portokalli. Hallexhiu ne kete mes, sigurisht qe nuk do ishte doktori. E qe do kishte doktor qe do perfitonte nga hallet e tjetrit, as qe te mos kete njeri naiv qe t’a besoje, por etika mjekesore nuk do e lejonte qe ky perfitues te quhej doktor. E megjithate, seksi eshte burim shkembimi biologjik, ku se bashku me kenaqesine, parane dhe estetiken direkte, shkembehen edhe viruse dhe semundje te lloj lloj natyre. E menduar keshtu, eshte me se e drejte qe doktori te jete miku me i mire i profesionalizmit te seksit. Eshte normale t’i trembesh korrupsionit te mjekesise ligjore, kur detyra e tyre eshte ne fakt sherbimi shendetesor dhe ligjor ndaj popullit. Sikur vetem per te forcuar strukturen e dobet te mjeksise ligjore ne Shqiperi, ku doktoret detyrohen te dalin ne protesta, duhet qe nje ligj per kontrollin e prostitucionit te kaloje se s’ben. Vlera e vertete e nje ligji te tille nuk qendron tek vlera monetare e “HIV free certificate”, pasi nje ligj i tille nuk do parashikonte prostituzimin e mjekesise, por tek vlera shendetesore e kesaj certifikate.
7 July 2008 @ 4:57 pm
Berberi e thot si Borati:
Lulian…c’ne kshu me ligjin ti?? Shteti nuk eshte ligji…shteti eshte aplikimi i ligjit. Ligjerata te mbajne ter diten politikanet tane…por per ti aplikuar…
Dhe sic thot dhe Era…do certifikata “higjene” ti?? Sa te duash ka ne treg.
Nuk po del kundra propozimit…aspak…po vetem po them…me kembe ne toke jo me presh ne by*the…Kush do shkonte ke ato shtepi publike kur do kesh Fisk Fare me kamera atje perballe gjith diten ne pritje te ndonje deputeti? Do ishte mire dhe per gazetarine Shqiptare se do kishin dicka me u marr.
Une do thoja se ky projekt mund te jet i sukseshem vetem nese sponsorizohet nga UNDP, financohet nga Ambasada Amerikane dhe sillen nidhma materiale nga Atasheu Ushtarak Hollandez…dhe supervizohet nga OMONIA si organizate me eksperience te gjere ne kte fushe.
Pastaj kush do jet ai politikan qe do dali e do thote “une do sponsorizoj ligjin per legalizimin e prostitucionit!” Lazarati akoma s’eshte ber me deputet.
7 July 2008 @ 4:58 pm
Vlora, mund te thuhet shume lehte, per shume gjera, “mos u merrni me keto, se ka halle te tjera me emergjente”. Ne fakt, aq lehte thuhet kjo, sa qe thuhet per te gjitha gjerat, dhe i bie qe halli me i madh qe paska pas Shqiptari, paska qene te hyje ne NATO e ne Europe. Kuku! Normal qe nuk del gje ne krye asnjehere, se njeri flet per aspektin ligjor te prostitucionit, tjetri flet per ujin e pishem, njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit, se kush eshte me emergjente, gozhda, apo patkoi, e di gjithsecili, edhe me mire se gjithsecili madje.
7 July 2008 @ 5:00 pm
Ej une them…nje referendum
Se u bene ca dite pa referendume…
7 July 2008 @ 5:10 pm
“Nuk po del kundra propozimit…aspak…po vetem po them…me kembe ne toke jo me presh ne by*the…Kush do shkonte ke ato shtepi publike kur do kesh Fisk Fare me kamera atje perballe gjith diten ne pritje te ndonje deputeti? Do ishte mire dhe per gazetarine Shqiptare se do kishin dicka me u marr.”
Pse, politikanet nuk kane kamera per te filmuar ata te Fiksit kujton, se po te lejohej orgjia, kujton se Sajmiri me Doktorin nuk do certifikoheshin? Pastaj, per t’i kthyer nje pergjigje me te sakte pyetjes tende, do beje mire t’a lexoje me me kujdes pershkrimin e Berberit mbi “prostitucionin elitar”, qe me siguri eshte i certifikuar. Po thuaj qe i mbetet policit te shkrete t’a shkundi poshte ures, ne mungese totale sigurie, se prostitucionin elitar nuk e perballon dot financiarisht, pastaj hajde fol prape per aplikimin e ligjit dhe me cfare forcash aplikohet ky ligj kur edhe policat rrezikojne te goditen nga semundje te sistemit imunitar.
7 July 2008 @ 5:11 pm
“Ej une them…nje referendum
Se u bene ca dite pa referendume…”
Moloch, hesht!
7 July 2008 @ 5:17 pm
Ju mo Luli e kisha me gjith mend
7 July 2008 @ 5:25 pm
Nese behet me referendum, atehere lind e drejta qe te rimbursohet nga shteti, sikur te ishte nje sherbim social ose shendetsor. Ne fakt eshte problem me shume shendetsor. Kjo do te rris edhe eficencen dhe prodhimtarine ne industri dhe bujqesi. Por problemi eshte me shume ekonomik: kush do te veje ne to? Emigrantet?
Sipas nje studimi te fundit nga K. P. i Universiteti te Q. ne Qytetin X. prostiticuoni i rregulluar me ligj dhe i subvencionuar nga shteti rrit lumturine e njerzve mesatarisht gati 70%, ku faktore te tjere qe ndikonin ne lumturine e njerzve ishin cmimi i bukes (10%), i naftes (5%), dritat (10%) dhe pastertia dhe forca rrjedhese e ujit nga rubineti (3%). Ekuacioni i regresionit (y=a0 (-100%) Seks Buke Naft Drita Uje) perbehej pra keto faktore qe u permenden me siper, alfa fillon me minus per shkak te pakenaqesise me qeverine. Ky eshte nje argument me shume per te lejuar prostitucionin.
Nje tjeter argument qe flet pro lejimit te prostitucionit eshte ai i nxjerre se fundi nga studimet ekonomike te institutit te statistikave te bankes boterore (WB), nga ku del qe te ardhurat e qeverise do te rriteshin me 50% nga taksimi i ketij sherbimi. Pra pervec Doganave (importit te duhanit dhe naftes), prostitucioni do te ishte produkti i trete themeltar i republikes qe do te mundesoj me se fundi pamvaresine e qeverise sone nga ndihmat e nderkombetarve dhe si rrjedhoj edhe pamvaresine politike dhe vendimarrese. Kjo do te zgjidh dhe problemin e zhvillimit te ekonomise vendase. Nga nje llogaritje e imja, nese qeveria do te lejoj edhe drogat e lehta dhe te renda, turizmi do te shtohej mbi 500% ne vitin e pare, duke u rritur gjeometrikisht cdo vit.
Mendoni! Vendosni Po! Ne referendumin e ardhshem.
7 July 2008 @ 5:46 pm
haha, shume analize e thelle per prostitucionin kjo e zogut shtegtar.
ps: ca ben nje zog shtegtar me peshkun pa uje, e ha?
7 July 2008 @ 6:08 pm
Bukur, bukur! Zevendesimi i fjales “opinion publik”, me fjalen “referendum”, shkakton humorin e duhur orgjiastik, por se c’me krijon pershtypjen e nje orgjie virtuale kjo kerkese per referendum, ku te vetmet viruse shyqyr zotit i mbajne larg tekniket e Peshkut, nderkohe qe neper orgjite reale neper gropa qytetesh, anes Lanes te palare, poshte ures te pathare, nuk ka virus qe te kontrollohet, se kushton analiza e HIV-it tridhjete t’qime, e te mbeten te pangrene. Rimbursim qe cke me ate pune, por rimbursim certifikatave ama, se te dhjefsha mjekesine, nuk di asnje te flasi me shifra, jane doktoret me te turpshem se murgeshat.
7 July 2008 @ 6:20 pm
Juli kot fare pa lidhje me temen por per saktesim ,ne kohen tone quhej
:P 
Terheqje e Mendimit te Mases…
Pastaj Partia VENDOSTE …me ose pa KURVETORE
7 July 2008 @ 7:50 pm
Per nje moment po bashkohem me ata qe e quajne te arsyeshme rregullimin e kurverise me ligj. Pas kesaj mua me dalin disa pyetje.
P.sh: A do te permiresohet me shume shendeti i njerzvet, a do te kemi me shume raste me semundje veneriane? Dikush mund te me thote se me futjen e pushtllekut dhe kurverise ne hullite e ligjit, pergjigjet per ty do te jene pozitive. Atehere une duke sjelle prape nje pasazh (si i thone pasazhit shqip, se s’po e gjej dot) ng nje postimi im me lart bej pyetjen tjeter: A eshte e mundur qe nje shtet i korruptuar deri ne elementet me te thjeshte te dokumentacionit dhe ndergjegjes shoqerore ( shtet pa breke, sic e permenda me lart) te mos jete i korruptuar ne kontrollin e shendetit te kurvave dhe kurviqve, ne dhenien e licencave? Ne se deri me sot njerzit do te druheshin deri diku per te shkuar me te tjere per te kryer ato nevoja x-e dhe y-ne, pas hapjes se kurvhaneve me ligj do te shkonin pa frike sepse keto punonjese te seksit i ka kontrolluar shteti, doktoret, kane licenca etj etj. Nga ana tjeter te gjithe e dime se cfare ndodh ne Shqiperi si me drejtuesit e korruptuar po ashtu edhe doktoret, shendetsine dhe bartesit e semundjeve. Ti vete paguan te besh qejf per nje fare kohe dhe pastaj do te dilnim tek thenia e vjeter: 5 minuta ohoho, tere jeten obobo! Ky ishte nje arsyetimi im per ceshtjen ligjirimit te kurverise ne Shqiperi. Shqiperia duhet te kaloje rrenimin e eger ekonomik, te kaloje rrenimin e eger shpirteror, pa te vije puna dhe te beje ligje per nevojat fiziologjike te papermbajtshme te nje grupi shoqeror sic jane kurvat dhe kurvjaret. Ti shih deri atje sa deputetet e Shqiperise fluturojne si te terbuar me makina pas vrimave te mishit, vene e lene jeten e tyre, grate dhe femijet dhe shqiptaret te presin nga keta plehra qe te rregullojne fenomenet emoconale, shpirterore, ekonomike, fiziologjike me anen e ligjeve.
7 July 2008 @ 8:33 pm
“Prostitua një euro” kjo ka për të qënë nisma e qeverisë sapo të miratojë ligjin (bile flitet se tre muajt e parë janë gratis dhe paguhen nga qeveria në bazë të deklaratve të klientëve)