Pritje
nga Peshku Fluturues
PRITJE
Mbi tavoline nje gote uji me lule
nje liber i hapur ne faqen 126
nuk mund te lexohet me
ne dhomen gjysemerresire.
Ora kaloi gjashte e gjysem
akrepat rane si te vrare mbi njeri-tjetrin
koha u mpi mbi pendul
erresira ka rene
telefoni ka vdekur
Vetem zogu i ballsamosur ne kend
leviz pak syrin e majte.
VJESHTE
Dielli i madh dhe i verdhe perendon
me nje shkelqim te perlotur
ne fundin e rruges ne mbremje.
Eshte fund tetori. Gjethet
te lara nga shiu qendrojne te varura ne deget e pemeve
me nje ankth te qete tashma,
ashtu si lodrat e harruara te varura ne vitrinen e
qe do te zbrazat po ate mbremje.
DHIMBJE
I ngulur ne toke
ne mesin e fushes se korrur
nje dordolec i harruar
eshte dashuruar me zogjte.
OPUS 339
Yje, yje, yje
dhe nje qiell endrrash.
Corapet e kthyera mbrapsht, varen ne tel
te kapura me kapse nga majat.
Era do t’i thaje
ashtu sic na ka thare edhe ne
duke fryre gjithe naten.
TOKA E ZBATICES
As e diellit as e detit
tokë e baticave dhe zbaticave
herë me gjurmë guackash
e herë me gjurmë zogjsh
e shkretë në amfibitetin e vet
Tokë e baticave dhe e zbaticave
e rrudhur
në pritje të një dashurie të qëndrueshme


26 Prill 2008 @ 4:03 pm
Peshk, ndoshta je mesuar me kete se eshte bere shpesh muhabet tek peshku kjo pune, por ty do te te shajne, do te te ofendojne, do te te tallin, madje edhe do te te ngjisin nofken “mashtrues” a me keq “hipokrit” ne nje kohe kur dizidences i ka rene vlera, (a thua se kishte vlere ndonjehere) por ti mos u merzit. Je nje nga poetet me te embel qe kam lexuar ndonjehere.
26 Prill 2008 @ 5:06 pm
Jane poezi te bukura dhe te vjenkeq per nje gje:-Pse i ke lenl dhe ti te presin,te ndryne ne sirtar?Ndoshta dhe i ke botuar dhe pyetja ime nuk qendron,por,po s’i pate botuar,mendoj se duhet ta besh kete gje sa me pare.Urime nga une.
26 Prill 2008 @ 5:22 pm
…nje dordolec i harruar
eshte dashuruar me zogjte.
26 Prill 2008 @ 7:18 pm
Ne fillim po them se nese bej nje koment “jo pzitiv” te “peshku…” faji eshte qe ne gjeneze i imi,per vete faktin se mund te mos e beja.Besoj se kjo fraze e imja eshte e lehte-kuptueshme.Tani,pasi hoqa kete detyrim shoqeror,mund te them per poezine se:me duket sikur keto poezi kane pak ndjenje te mirfillte poetike brenda(duke marre parasysh se te tilla parametra jane subjektive)Sipas meje,poezia eshte e qarte,mendimi i zhveshshur,karurajo poetike,ndergjegje qytetare shpeshhere,por i mungon magjia e poezise, e pare si e tille (ki parasysh frazen:natyra si e tille)Une pranoj te behem pjestar i shqetesimit tend,i problemit tend,mund te them se panoj edhe poetin ne variantin publicist,pranoj edhe angazhimin,ne ngjyra te forta ose te zbehta,por nuk besoj se shtjellimi i pjesshem i fabules,ose menyra e paplote(sipas meje)e trajtimit te situates,te coje ne mungese te figuracionit,ose edhe te anashkalimit te ndjenjes poetike.per mendimin tim eshte teper pak te mbeshtesesh nje poezi vetem ne nje simbolike(qoftee dhe te arritur),si ne rastin e poezise se fundit,ose te japesh nje situate ne menyre te pavemendshme,dhe me idiferentizem si tek poezia e parafundit.
ps.Nese je ofenduar,kujto frazen time hyrese.ne rast te kundert…ruaj gjakftohtesine:))
26 Prill 2008 @ 8:26 pm
I tha Sul Pitarka Bujar Lakos (ne rolin e Halit Beratit):
Po mjalte nxore nga goja, o Halit, mjalte!…
Do thush ti nga tu kujtu… Jo mer, kot, kot fare…
E cer komenti do, o vlla, per kto? Komenti eshte po aq i panevojshem ca here, sa dhe nje kontorno plus ne nje fillet mignon (kuptohet, pervec rasteve kur komentuesi do me shit hot air me patjeter).
Une vetem doja tu rikujtoja Llukanit&Blendit&Penarit, qe a jane te ndergjegjshem per privilegjin, apo i quajne keto kshu, tip te vetkuptueshme…
Ky eshte peshku ne nje nga momentet e tij me te mira, bash si faqja e diamantit kur i bie rrezja e drites ne kendin e duhur per reflektim.
FLM!
PS nuk lexoj gje tjeter sot! nuk besoj, anyway…
26 Prill 2008 @ 8:33 pm
“peshku” me lart i referohet “peshkut pa uje”.
26 Prill 2008 @ 8:35 pm
Wow!!! Xhevarire te tilla nuk duhen mbajtur te mbyllura ne senduk por duhen te vihen ne “display” qe gjithe bota ti shijoje dhe te kenaqet me to.
Bravo PF!!!
26 Prill 2008 @ 8:44 pm
Bukur PF me pelqyen shume
27 Prill 2008 @ 1:16 am
Faleminderit te gjitheve.
Lulian, rrofsh per shqetesimin, por e kam kaluar prej kohesh ate faze, ose sic do ta thoshte i madhi Nice, “kam kaluar pertej te mires dhe te keqes” dhe kam nje mendim mjaft te mire per vetveten qe te ndjehem i ofenduar nga fraza te hedhura kalimthi ne nje blog, pavaresisht se disa prej tyre edhe i respektoj ose thjesht me pelqen ti diskutoj kur jam ne damar diskutimi. (Kjo vlen edhe per Dorianin)
Emigrant, thanks bro, megjithese nganjehere me ben te me skuqen veshet. Po prape do ta them se komenti yt per Don Kishotin. per mua ka qene me shume se nje zbulim, ndaj dhe te falenderoj.
P.S. Thanks Toko. Me vjen mire qe mbasi lodhesh me hallet e Shqiperise, te shplodhkan vargjet e mia. Te lutem beje me shpesh.
27 Prill 2008 @ 1:34 am
Ja se si dalin vetevetiu DATAT.
them se….. nuk ka nevoje fare per data
:) 
Keto po JANE DATA…
Te mos hyje ndonje rrembimthi ashtu per te bere rremuje ne rendin e gjerave se, kur eshte e para dhe kur vjen e dyta dhe se ne c’vend mund te renditete e treta
Ato jane teper te pelqyshme ……je treguar nje “peisazhist” i nje lloi origjinal sidomos per mua….
____DHIMBJE____ Eshte shekullore sepse eshte ESENIANE!
27 Prill 2008 @ 6:01 am
/nje dordolec i harruar
eshte dashuruar me zogjte/
Kjo ishte shume e bukur dhe origjinale
27 Prill 2008 @ 10:16 am
Peshk te pershendes,
je teper i thelle. Me pelqejne vargjet e tua dhe faleminderit qe here pas here na i sjell ne peshkunpauje. I shtove bukurine dites se sotme
27 Prill 2008 @ 1:04 pm
Jo keq, mire, veç kam pershtypjen se ca poezi te meparshmet kan qene me te bukura.
27 Prill 2008 @ 1:22 pm
Peshk!Nuk eshte thjesht pertej se mires e se keqes.Eshte edhe Sokratike,te atij qe nje gje di ,qe s’di asgje.Nje sereno e bujar.Kam bindjen se ke jete aktuale afetive shume te realizuar.Kjo toke e shkretuar ne amfibitetin e vet eshte si pararendje per t’u bere peshk fluturues.Shume privilegj per ne duke te patur ketu PF!!Me thuaj vertet nese boton poezite se ku mund ta gjejme librin tend.
27 Prill 2008 @ 1:47 pm
“herë me gjurmë guackash
e herë me gjurmë zogjsh
e shkretë në amfibitetin e vet”
PF, gjithkujt mund ti ketë qëlluar që të “filozofojë” i ulur në bregun e detit… por jo gjithkujt i jepet që ta japë kaq madhërisht atë përhumbje “filozofimesh” me tre rreshta.
Ke një birrë e dy kërnacka të paguara nga unë
P.s: Idris, po ç’data e ke llafin o tu mbylltë??
Akoma beson se në Majin e ‘88
“nuk mund te lexohet me
ne dhomen gjysemerresire.” në ora 6.30 (18.30)?!
27 Prill 2008 @ 2:13 pm
Te them te drejten nuk e kisha konsideruar ndonjehere botimin e ndonje libri, sepse te them te drejten shkrimin e poezive e kam pas konsideruar thjesht si aktivitet privat per qejfin tim, nje lloj sudoku poetik.
Mbase ky ka qene edhe nje lloj justifikimi per ate qe ne Amerike i thone “don’t quit your day job” qe te mos perfundonim si i ndjeri Pirro Kuqi , se nga poezia s’ka ngrene buke njeri ne keto 100 vjetet e fundit.
Por tani po e shoh si detyrim moral ndaj fjaleve tuaja te mira qe te bej dicka, ndaj them se shpejt do e bej gati nje liber, per kenaqesine tuaj dhe timen.
Thanks again kalamaja!
27 Prill 2008 @ 2:18 pm
Po na lejoi Pf ti japim nje “tis” humori shpjegimit te vargjeve te tij do desheroja qe ED-RUS te pergjigjej per nje shije te vertete , per te vertetuar qe shijon me te vertete
:D 
:P 
Mire per …..gjurmet e guaskave !!!!!! … ……..se bregdet eshte
po me …….gjurmet e zogjve ?????… ………do me thuash c’kuptove
Behet fjale gjithmone per Baticat dhe Zbaticat…
Ja po pres pas braktisjes se thesarit lexim ,nga verbimi i mendjes prej ndricimit te territ ……..
27 Prill 2008 @ 2:48 pm
Ka diçka në vargjet e PF që të mban lidhur, qoftë dhe në gjërat më banale siç mund të jenë “çorapet e varura nga majat në tel”, që e bën më tokësor se shkruesit e zakonshëm… dhe duke patur parasysh këtë “tokëzimin” e PF, kam frikë se dhe opingën di ta luajë ashtu si dhe penën
27 Prill 2008 @ 3:12 pm
wauuwww.. ne çdo poezi fshihet nga nje ” bombe”
telefoni ka vdekur
nje dordolec i harruar / eshte dashuruar me zogjte.
Era do t’i thaje / ashtu sic na ka thare edhe ne
As e diellit as e detit / tokë e baticave dhe zbaticave / e rrudhur në pritje të një dashurie të qëndrueshme..
seç me solli ne mend gerdecin..meqe dhe “bombat” e PF ane nja 20 vjet fshehur:)))
28 Prill 2008 @ 8:39 pm
Shume te bukura peozite,komplimentet e mia!
28 Prill 2008 @ 9:01 pm
Poezi,
vend ndodhja: Midis, ne vendbanimin e poezise.
Si rrall here leximi im u vendos midis ekstremeve. Une lexova poezi te P.F. fillova me poezine; Pritje, Fantastike!