Presidenti Bush jo aq popullor në Washington sa në Shqipëri
Presidenti Bush hodhi topin e parë në ceremonine e hapjes së sezonit te ri te bejzbollit për ekipin e “Washington Nationals”. Bashkë me rastin e fillimi të sezonit të djelën “Nationals” po festonin edhe çeljen e stadjumit të tyre fringo te ri në Washington, DC. Por pritja e sportdashësve për Presidentitn ishte e ftohtë dhe pati shumë “boos” dhe fishkëllima të përzjera me duartrokitjen. (Ball, High & Away) Video bën një krahasim me pritjen emocionale që ju bë Presidentit kur hapi finalet (W.S.) në Yankee Stadium më 2001.


1 Prill 2008 @ 3:05 pm
Do e kerkosh Fush Krujen o Bush..do e kerkosh…
dhe do bredhesh ..
e lash me kaq
Don’t bother brother , aty ò
1 Prill 2008 @ 3:31 pm
Natyrisht qe pergjigjet e sakta nuk jane perfshire ne montazhin e meposhtem, megjithate kjo injorance me duket e papranueshme, sidomos kur pyetjet po behen ne New York City. Me kete dua te them qe edhe ata qe e duartrokasin, edhe ata qe i bertasin nuk duhen marre shume seriozisht.
Ose:
1 Prill 2008 @ 3:33 pm
Nyjet nuk po shfaqen ne komentin e mesiperm, keshtu qe po i shkruaj ketu poshte:
1. http://www.youtube.com/watch?v=r-_I0lcyYMo
2. http://www.youtube.com/watch?v=v2U_KRpz5NY
1 Prill 2008 @ 4:13 pm
Kur mora vesh se do hapte Bushi ceremonie, mendova me vete: a do ta fishkellejne?
Flm per vidjon, tani e pashe vidjon dhe mendimi im ishte i drejte. Megjithate duhet te kuptoni se zakonisht Amerikanet kane respekt per zyren e presidentit dhe pse mund te mos pelqejne presidentin, ndaj fishkellimat dhe boo-te qe degjuat duhen amplifikuar 100 fish ne realitet.
1 Prill 2008 @ 4:51 pm
Bushi e ka ne terezi,e mbylli karieren e tij dhe iken ne ato pronat e tij,por c”te bejme ne me keta qe na ka zene belaja dhe nuk po shkulen nga pushteti derisa t”ja kalojne edhe Bushit me pasurira te padrejta
1 Prill 2008 @ 8:49 pm
Politikante tone vdesin ne fush t’betejes…jane burra…
2 Prill 2008 @ 2:45 pm
ne vitin 1913 kur europa kurve ne mledhjen e londres na coptoj dhe desh ta shuante shqiperine ishin AMERIKANET ata qe nuk e pranuan nje gje te tille dhe thane .qe edhe vendet e vogla kane te drejten e vetvendosjes .dhe fale ketyre jemi ne sot po keshtu ndodhi dhe me kosoven ja pra pse ne e duam ameriken dhe do ta duam dhe me shume se vetem ajo po na ndihmon se per europjanet ne do ishim akoma ne mesjete
2 Prill 2008 @ 9:16 pm
C’keni me Bushin o shqiptaruca? Juve sikur mbani si kriter vleresimi per politikanet e huaj faktin se sa e kane ndihmuar ata Shqiperine, apo jo? Behuni pak objektive e mendoni se cfare burrerie ka treguar Bushi ne lidhje me ato qe ka bere per ne. Premtoi pavaresine e Kosoves dhe megjithe mosbesimet e medha dhe problemet qe nxorren ruset, e beri me shpejt nga c’e prisnim. Tha qe Shqiperia do hyje ne NATO dhe e futi kunder gjithe parashikimeve te disa viteve me pare. A kujtoni ju se demokratet (e Amerikes) do te benin te njejten gje? Lexoni Barakun se c’tha per Kosoven. Do bejme bisedime me palet e interesuara (nenkupto ruset) dhe do gjejme nje zgjidhje qe t’i kenaqe te gjitha palet. E thene ndryshe “prit gomar te mbije bar”. Dhe kjo eshte moto e gjithe demokrateve sot, jo vetem Barakut.
Atehere perse kjo bukeshkali ndaj Bushit? Po doni te jeni vertet koherente dhe informative pasqyroni ate qe eshte reale ne politiken amerikane sot, i.e. gafat (genjeshtrat me bisht) te Hillarise dhe historine e pastorit te Barakut?
Te pakten ne blogjet shqiptare eshte e deshperueshme te shihen kalamanlleqe te tilla.
2 Prill 2008 @ 9:28 pm
hahaha permetar je i modh!
Behu ti objektiv, mos vdis naiv…nuk po te ben Bushi ndonje nder or njeri puthadore.
7 Prill 2008 @ 6:50 am
permetarit- Patjeter do e ndihmoj Bush shqiperine, esht minimumi qe mund te beje per nje vend qe politika qe ndjek ai e ka shnderruar, ne nje pseudo shtet si Panamaja apo ku di un ca shteti tjeter kuklla te cias.
Mendo vetem kaq, kujton se me te vertet “politikanet” e nje vendi si Shqiperia mund te bejn tregti armesh me aq guxim pa ju dhene leje nga dikush. Dhe mos harro se pa ngjarjet e vitit 97 ne shqiperi Kosova do kishte luftuar me llastiqe.