Prapë ariu…….
Më 18 Gusht ALNA përcolli disa foto (të pasqyruara edhe këtu tek Peshku në këtë temë) të një arushi që tërhiqej rreth e rrotull në plazh nga dy meshkuj. Më kish dale nga mendja ajo histori derisa sa sot pashë që një fotografi të ngjashme përcolli më datë 26 Janar edhe Reuters (fotograf Arben Çeli), veçse këtë herë arushi ish zhvendosur në qendër të Tiranës. Hmmm, dy gjëra mund të thuhen nga ballafaqimi i këtyre fotografive; ose dalja në fotografi me arushin është bërë aq në modë në Shqipëri sa po shndërrohet në një sipërmarrje fitimprurëse e ky është një ari tjetër e një çift tjetër “sipërmarrësish” ose ky është i njëti arush që nga vera e të paktën është akoma gjallë, e biles tani është rritur në përgjegjësi se po punon në Kryqytet.…..
Epo shyqyr, edhe këtë fundjavë u futëm tek lajmet “kuriozitete” të agjensive të lajmeve se po më shqetësonte qetësia e “udhëheqësve” e kisha frikë se s’do na e varte njeri, shihemi fundjavës tjetër për të parpritura të mëtejshme nga Kryeqyteti ku Ariu ecën serbes serbes anash Mercedezit!!!!!



29 Janar 2007 @ 7:27 am
Nuk ke cfare komenti te besh.
They call us underdeveloped country for a reason.
29 Janar 2007 @ 7:59 am
eskorta e arushit duket me e fuqishme se ajo e kryeministrit..
29 Janar 2007 @ 9:20 am
29 Janar 2007 @ 10:00 am
mu duk me teper ne Pakistan se ne Shqiperi kjo pamje:(
29 Janar 2007 @ 10:11 am
Pse ca kemi me shume se Pakistani ne?
29 Janar 2007 @ 10:36 am
enka,
Pakistani eshte fuqi berthamore, gjej ndonje emer tjeter per krahasim.
29 Janar 2007 @ 10:36 am
me shume se Pakistani kemi maqina Mercedes Benz e BMW
29 Janar 2007 @ 10:45 am
Ky ariu ka qene pjesemarres ne emisionin “kjo eshte loje” te Top Chanel mbreme ne darke.
29 Janar 2007 @ 10:48 am
ehhhhh Isha vjet ne behar ne Shqiperi dhe menyra se si i trajtonim kafshet ishte per te vene duart ne koke. Ne se doni te depresoheni shkoni dhe shikoni kopshtin zoologjik ne tirane ose restorantet ne te hyre te fierit ku njerezit hane duke pare ariun ne kafaz 1m x 1m
29 Janar 2007 @ 10:51 am
Nardi pse nuk thu qe qenka VIP ky ariu,tamon kandidat per ndonje bashki,i vene loje te tere…..
29 Janar 2007 @ 10:57 am
ehhhhh gjergji te shikosh sesi trajtohen njerzit, neper dhoma 4mx4m, nganjehere gjith familja bashke, pa uje pa ngrohje, pa drita..
29 Janar 2007 @ 11:10 am
mallkimi qe na kane bere kafshet… vella
29 Janar 2007 @ 11:12 am
O Llukan… e ke marre gje nga filmi “Prita”?
29 Janar 2007 @ 11:22 am
Duket si Greqia apo Spanja e viteve 80-te.
29 Janar 2007 @ 11:57 am
S’do ishte keq Laurent,
Ne pergjithesi arushat pelqehen shume mbaj mend qe kur ishte Bill Kllinton president jo pak shqiptar i therisnin arush (me dashamiresine me te madhe sidomos mbas skandalit me Moniken).
29 Janar 2007 @ 1:13 pm
i love pakistan, sorry albania
29 Janar 2007 @ 1:19 pm
Ou po cne kshu mi Lea, apo ke nei boyfriend pakistanzes nga ata qe shesin mend te gjithe se jane gjeni ne IT, por qe me teper perfitojne se i fusin ne nje kallep me indianet.
Gjithesesi Pakistanit ne i marrim te keqen po qe puna per leke, apo dhe per fuqi ushtarake. Ja ka friken gjithe bota.
Vetem se atje akoma vriten e priten njerez mes dy sekteve fetare.
Per kete pune te na marre ne pakistani te keqen
29 Janar 2007 @ 1:24 pm
Shqiperia s’krahasohet me ato vende kualiteti i jetes eshte shume lart ne te gjitha aspektet . Fatkeqesisht ne klub ka shume injorant dhe ja fusin kote , vetem ku te nxijne vendin .
29 Janar 2007 @ 1:29 pm
pervec ariut qe duket ne fotografi mua me termbin shume dhe ato makinat nga mbrapa qe hecin si kali ne leme pa piken e koordinimit …..
29 Janar 2007 @ 1:30 pm
mzuni njeri ngoj mu ?
http://web.mit.edu/17.508/www/images/musharraf.jpg
29 Janar 2007 @ 1:43 pm
Pakistanit i marshim te keqen se se na le ne ti shikojme bishtin.
29 Janar 2007 @ 1:44 pm
Nuk arrije ta kuptoj perse ecin ne mese te rruges gjanem?
Me duket thjesht per pord..!!!
Arixhinj hesapi mo!!
29 Janar 2007 @ 1:56 pm
Pse te tjeret ne Shqiperi ecin ne trotuare ee??!! si psh ai bjondi nga prapa, i rraces se paster ariane shqiptare
29 Janar 2007 @ 1:58 pm
Pse ore? Ka gje te keqe te dalesh ne foto duke kap ariun per qafe? Jevgu ate do
29 Janar 2007 @ 2:09 pm
ai eshte i kapur per hunde,se te ishte per qafe do ishte me te shumtit ai i zoti i ariut….:
29 Janar 2007 @ 2:16 pm
A nuk duket ai burri paaak si Edi Filimon kryetar i bashkise tone?
29 Janar 2007 @ 3:04 pm
Duket si Nano i maskuar para takimit me Berishen!
29 Janar 2007 @ 3:17 pm
Me teper i afrohet Rames kur ishte refugjat ) para sesa ta benin kryetar bashkie)
29 Janar 2007 @ 3:31 pm
Sa lezet ka kur emigrantet perdorin fjalen “refugjat” me ton percmues!
29 Janar 2007 @ 3:38 pm
une them qe ariu duhet te marre dekoraten Heroi i Punes Demokrate a dicka te tille sepse eshte i vetmi qe punon (me sa po shohim fotot nga Shqiperia).
duhet marre shembull
29 Janar 2007 @ 3:53 pm
Me vrap te lajmeroje dikush Angjelina Xhollin se asaj i pikon ne zemer per arinjte me unaze ne hunde. (por jo para se lala te boj njo fotografi duke kap arushin per qafe qe ta vej te portofoli)
29 Janar 2007 @ 3:57 pm
Keta duken qe jane jevgj nje foto e tille qe e gjen kollaj neper provincat e Rumanise apo Bullgarise do te thuhej direkt qe i perket komunitetit Rom. Ne Shqiperi jevgjit duken ne pamje te tilla se Shqiptaret nuk u shkon mendja .
29 Janar 2007 @ 4:02 pm
Nuk jane jevgj, jane arixhinj.
Ka ndryshim
29 Janar 2007 @ 4:03 pm
jane kineze….nga ata te Guatanamos qe duan azil politik
29 Janar 2007 @ 4:06 pm
marun gjith robt me pergojue ?
http://www.tecnodi.com/DIARIOFOCUS05/orso.jpg
29 Janar 2007 @ 4:19 pm
mendoj se ishte akoma me mire qe ariu ti bashkngjitej per attraction policave dhe lypsave ne rinas….:D
29 Janar 2007 @ 5:50 pm
Arushat jane shume te bukur por per te qendruar ne shtepine e tyre ne pyll.
29 Janar 2007 @ 6:05 pm
Kur kam qenë në Durres para shume vjetëve kam parë këtë arushën. Cfar te them? Torturë e kafshëve
29 Janar 2007 @ 6:31 pm
sa racista qe jemi more burr i dheut. lerini romet rehat boll kane hequr ne kurriz
29 Janar 2007 @ 7:48 pm
Kujdes gjergji se mo na dalin dhe romet vorjo-pilurjot, se dhe ata na paskeshin hequr qamet!!!
Lerini njerzit peshq te bejne ndonje lek, se eshte ber keq per to ne shqiperi, dhe xhiket kane filluar ta shijojne Pub-in.
30 Janar 2007 @ 12:36 am
Lea, ti nuk do vehten tende zemer, jo me vendin ku je lind e rrite.
30 Janar 2007 @ 3:24 am
tu kerku azil dhe keta te tre
30 Janar 2007 @ 6:13 am
opo varja te gjithe jeni bere filozofe ne te shkruar ,beni o te shkrete ndonje pare aty ku jeni e i lini mendimet per ariun apo per kafshet,qe te gjithe ju qe flisni ketu kam nje muaj qe u lexoj rrjesht me dukeni shume hipokrite.
30 Janar 2007 @ 3:15 pm
Megjithate ne nuk duhet te dekurajohemi! Psh kjo fotografi nuk ka ne kuader as ndonje xhaje me qeleshe dhe as ndonje minare! Para disa vjetesh Qeleshja ne koke te Xhajes, Minarja, ose ndonje Mirditore kane qene standart ne fotografite ose videot nga Shqiperia.
Ironia, sigurisht, qendron ne ate qe keto imazhe njerezore jane zevendesuar me imazhe nga Fauna!
30 Janar 2007 @ 7:00 pm
Gjynah me te vertete… Njerezit kane shume me teper mekate ne kete bote. Me mire te kapin ndonje politikan me unaze per hundesh dhe ta terheqin zvarre neper rruge…
Gjynah qe brenda 50 vjetesh nuk do te kete mbetur asnje kafshe ne natyre pervec njerezve… Pastaj doemos do terheqim njeri-tjetrin me unaze nga hundet…
30 Janar 2007 @ 9:15 pm
po me uren c’kishin… ura cu bente xhanem…
31 Janar 2007 @ 4:45 pm
Llukan!
Me pelqen jashtezakonisht kjo fotografi. E kam kopjue.
3 Shkurt 2007 @ 11:42 am
…kishte te drejte orakulli naim frasheri.
“shqipni,shqipni,e mjera shqipni”
22 Maj 2007 @ 5:26 pm
HEHE aegzistojn arushat se mu um kan than qe nuk egzoistojn
30 Qershor 2007 @ 8:54 am
hahhaa kjo arusha looks familiar to me, mos e ka emerin Mira?? kidding.. Kur isha ne plazh te Durresit para 3 viteve e shoh nje jevg me arushe per dore..mendova qe kishte ike nga kopeshti zologjik, por jo, ai e kishte nxjerr xhiro per te bere njerezit foto me te..Isha kurjoze dhe e bera nje foto me arushe.. me vone pash dhe gomarin por me gomar nuk bera foto.. sikur sme coj shume gusto..