Identifikohu



Regjistrohu

Pranvera në arat. 3 Foto.

afer-tepelenes-2.jpg

Në një fshat të Tepelenës një bujk punon tokën me parmendë.

afer-lacit.jpg

Një çift fshatarësh duke punuar në parcelën e tyre pranë Laçit.

afer-tepelenes.jpg

Një vogëlush prashit tokën në rrethin e Tepelenës.

-

Fotot: Arben Celi / REUTERS (23/26 prill 2008)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

42 Komente »

  1. ados thotë:

    29 Prill 2008 @ 12:10 pm

    Hallall djersen e tyre!!

  2. Perparim Hysi thotë:

    29 Prill 2008 @ 12:20 pm

    Qysh e lame e qysh e gjetem
    Fshati ka marre tatepjeten…

  3. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 1:16 pm

    Albania! Now!

  4. dukati thotë:

    29 Prill 2008 @ 1:20 pm

    Punimi i tokes me kafshe eshte nje sherbim bujqesor shume i mire nga pikpamja ekologjike por dhe ekonomike. JO cdo gje e perdorur ne shekuj eshte primitive. Punime me kal sheh edhe ne zvicer. kot dramatizohet. Fizikisht fermerit asgje e keqe nuk i ndodh nese 2-3 dite ne vit, pas gjumit te dimrit punon dhe mban drejtimin e parmendes. Te mbash drejtimin e parmendes eshte me e lehte se te mbash kovat me beton.
    punimi i tokes me kafshe per kusshtet e shqiperise me parcela shume te vogla eshte shume i leverdishem. Sidomos me çmimet e sotme te naftes traktori te thyen brinjet. Punimi i ceket i tokes mban token te gjalle. punimi i thelle me traktor e demton.

  5. eT thotë:

    29 Prill 2008 @ 1:21 pm

    A

  6. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 1:26 pm

    dukati… e ke seriozisht?!

  7. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 1:53 pm

    keta punojne, ne bejme llogje te peshku.
    gjithesesi kur sheh foto te tilla e kupton pse Naimi pati nevoje te shprehej aq gjate tek “Bageti & Bujqesi”

  8. Gent Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 1:57 pm

    Ec aty cowboys … vetem kapelja dhe koburja i mungonka

  9. anonymus thotë:

    29 Prill 2008 @ 2:10 pm

    Hallall buken!

  10. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 2:32 pm

    Kjo eshte nje zgjidhje mese normale kur punon/mbillet per te siguruar prodhime vetem per familjen dhe ne parcela shume te vogla. Futja e mekanikes per keto procese ne kushtet e parcelizimit skandaloz te tokes bujqesore sjell vetem rritje te kostos e cila jo vetem qe nuk perballohet dot nga bujqit e varfer shqiptare, por eshte dhe joekonomike.

  11. hunter thotë:

    29 Prill 2008 @ 3:33 pm

    Te lumshin duart

  12. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 6:07 pm

    Puna është nder! Më rëndësi ka që punohet qoftë edhe me parmëndë, sesa të lihen tokat djerrë dhe të shkreta.

  13. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 6:09 pm

    “Pune,pune,nate e dite,qe te shohim pakez drite”

  14. omnipotent thotë:

    29 Prill 2008 @ 6:12 pm

    me ni lule scel pranvera!

  15. anna thotë:

    29 Prill 2008 @ 6:27 pm

    ketu ku jetoj une cdo pranvere behet nje “kampionat” i prashitjes me kuaj. eshte nje nga argetimet e shumta ne javen e festes se qytetit. eshte nje kenaqesi te shikosh pjesemarrjen dhe se sa te interesuar banoret jane per te mbajtur ne jete tradita gati te harruara tashme.
    e di qe shqiptaret prashitin me kuaj e mushka nga halli e jo nga malli. eshte per t’u admiruar qe, ne vend qe ta lene token djerre, e te ankohen se nuk kane c’ti haje femija, i vihen punes me ato mjete qe kane. ju lumte

  16. peshkarexhe Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 6:41 pm

    po te punoni token me parmende munde te fitoni kontrate DIGITALB1 edhe DIGITALB2 per nje jave falas
    ALBANIA IS GOING DIGIT
    Sali Berisha

  17. B…LI thotë:

    29 Prill 2008 @ 7:43 pm

    ZOTI I NDIHMOFTE, SE NJEREZIA DHE QYTETARIA JONE U KA KTHYER KRAHET KETYRE HALLEXHINJVE DHE HALLEVE TE TYRE.
    Nuk eshte vetem faji i qeverise por edhe i te gjithe atyre njerezve te cilet punojne neper administrata civile ap private qe nuk u bene me pershtypje asgje e mire apo e keqe qe ndodhe perdite ne Shqiperi

  18. kaltersi thotë:

    29 Prill 2008 @ 9:13 pm

    Askujt nuk po i ben pershtypje qe nje femije te vihet ne pune te rende si punimi i tokes ne pike te diellit? Mire te rriturit, por shfrytezimi i punes se femijeve me duket i padrejte.

  19. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 9:20 pm

    Pse mo ne qe u rritem tu punu bahcene me lopate cfare na gjeti?

  20. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 10:21 pm

    foto te gjetura ne rrenojat e apollonise…nje familje iliriane duke punuar token…

  21. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 10:22 pm

    (ilire**)

  22. Mollza thotë:

    29 Prill 2008 @ 10:43 pm

    Mbreme gazetaret e nje emisioni te atij kopilit Gim Bajko, pysnin katunaret e shkrete ke kali skenderbeut se ca eshte chat-i. Ca nga ato te shkretet kujtonin se mos eshte shat. :-) Dhe pastaj komenti, ishte qe paska dale nje semundje e mollezave qe i ze ata qe chatojne shume. Dhe kshu qe sgjen karar robi shkrete. Shati ti ben duart me kallo, chati ti ben mollzat me kallo :-)

  23. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 10:48 pm

    Kot foto te vena per te skandalizuar…ose qe te dali ndonjeri e te thote…qiveria e ka fajin!!!

    Teme peshku mo…

    Duhet te kem qene nja 6 a 7 vjec kur kam dale per here te pare me ca kushurinj nga fshati qe kisha per te kullotur lopet…sa keq me ka bere ajo dite nuk e keni idene!! Ishte eksperience edukative…pash dhe nje buall qe i hipi siper nje lope dhe thash me vete…po kta pse po zihen?

    Mos merrni mundimin ti krahasoni me fermeret e Amerikes se andej kane toka pa fund (megjithse ata Amish akoma ashtu e punojne token). Krahasoini me fermeret Ballkanik qe kane parcela te vogla toke…ky eshte fenomen normal.

  24. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 10:50 pm

    E po ai cifti i lumtur nga Laci duket se ka punu me traktor Kinez token ;)

  25. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 11:23 pm

    Dhe shikoni si na jane bere kooperativistet sot…me xhinse…me bluza firmato…dhe me shapka pink (se kshu i themi ne nga Tepelena…pink jo roze)

  26. Mollza thotë:

    29 Prill 2008 @ 11:32 pm

    O grupo,
    Mire kur flasim per petroliferen dhe ate kallamin e gjate te bashkise, po ketu pse do me e 10-t temen mor burre.
    Ca dmth ajo historia qe na tregove nga koha kur ke bere i cike kthim ne origjine ne moshen 6-7 vjec?
    Apo fotoja e katunares se shkrete me surrat te perzhitur nga dielli dhe qe nuk eshte rrit me shume se 1.50 e ?
    Ca ka per te qesh apo per tu tall, me fukarenjt qe e punojne token me dhembe dhe su shitet asnje koqe domate ne treg se e ka mbyt jo maqedonsi, por dhe damatja italiane tobestafkurllah.
    Leji o Grupo, mo mire hesht fare sesa te tregosh gjera te tilla

  27. Cheney thotë:

    30 Prill 2008 @ 12:10 am

    parmenda qenka ekologjike.. medet.. Ju meritoni takim privat me Cute Babulen..

  28. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Prill 2008 @ 2:23 am

    Ai burri te foto 2 me ngjan i cik si profesor mu … :) (nga ata qe thojte Ypi)

  29. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Prill 2008 @ 4:35 am

    Mollza…tema e dhj*ere s’ka si te dh*iet me shume. Pastaj s’thash ndonje gje te keqe une vetem se s’thash qe fajin e ka qiveria…apo s’thash ndonje fjale per efekt shock-u…apo nuk thash ndonje fjale mjerruese per fshatarsine kooperativiste per te cilet ne qytetaret na vret kaq shume zemra (por ne vet s’kemi vajtur ndonje dite ne arre). Historia s’kishe asnje kuptim…as te hapur e as te fshehur…ty pse te prishi kaq shume pune?

    Nuk besoj se ata kan nevoje as per meshiren tuaj…as timen…dhe as per komente te tipit “ktej nga ne kemi traktora, ndersa ata te shkretetet e mjerrosur e te djegur nga dielli etj etj etj….”…se me nganje foto me shock value te dobet…s’besoj se nxjerr ndonje perfundim pervec perfundim ala-Toko si kur thoshte “fshataret i perdorin traktoret per te vajtur ne plazh…se ashtu pash ne nje foto une”

    Se ju po na e beni punen e fshatarit si mjerrimi me i madh ne bote…si turp i madh…

    Nxjerrim 3 foto per shock…3 foto pa kuptim, pa ditur se kush jane ata njerez e ca po bejne…dhe mundohemi ti bejme psikollogji dhe tju qajme fallin.

    Sa qef kemi ne Shqiptaret per gjera te tilla…vdesim!

  30. Godsmack thotë:

    30 Prill 2008 @ 6:54 am

    Nuk e kuptoni qe bujqit tane jane te ndergjshem per pasojat e efektit sere!!!
    Si mund te fusi traktor ne are nje bujk shqiptar, kur po shkrijne akullnajat?
    Ceshtja eshte ekologjike dhe jo ekonomike,se ata bujqit po te duan fusin dhe Mercedesat te punojne arrat!

  31. Marku thotë:

    30 Prill 2008 @ 9:06 am

    Fajin e ka kali qe nuk hedh shkelma….

  32. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Prill 2008 @ 4:01 pm

    Po s’ju ka ardh akoma nafta e petroliferes qe ti nxjerrin traktoret ne fushe :)

  33. Dolores thotë:

    30 Prill 2008 @ 8:31 pm

    u te keqen e tokes time ….qe vjen ere trendeline qe ktu ku jam

  34. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Prill 2008 @ 11:16 pm

    O grupo… Po ca duhet me i shokuar njerezit dhe pse duhet me i shokuar dmth… Ketu behet fjale per primitivizem ekonomik, per rrjedhoje varferi… perderisa fotot jane zgjedh nga tre cepa te shqiperise, tregon (dhe ka te drejte) qe ky eshte primitivizem mbarekombetare…

    Se ju po na e beni punen e fshatarit si mjerrimi me i madh ne bote…si turp i madh…

    Qe ti te jesh i qarte…duke qene se jam fshatar (nuk duhet noj shkolle per kete, mjaft te lindesh atje dhe te jetosh ca vite, nuk e shoh dhe nuk e kam pare si turp punen e fshtarit), por keto fotot lart jane turp per ata qe na qeverisin… Jo sot po 17 vjet rrjesht… sigurisht kshu ne dukje nuk eshte shokuese, sepse duhet te dish psh sa femije nga fshati vazhdojne shkollen e mesme, sa prej tyre vazhdojne te larten dhe sa prej tyre kane mundesi te futen ne Shqiperine ne moshen e intranetit dhe te te tregojne, se sado e ndershme (dhe eshte) dhe egzotike, puna me parmende eshte e rende dhe per rrjedhoje merr nje kohe me te gjat, ka prodhim me te vogel, me pak te ardhura dhe me shume varferi… Shqiperia ka buqesine me te prapambetur ne ballkan dhe kjo eshte shume…Aq shume saqe ky vend qe edhe kaq ishte i varfer, do te jete ne vijim te krizes boterore edhe me i varfer (hiq ca nga lista) dhe nje nga shkaqet eshte pikerisht kjo lloj buqesie vendase e cila ne ndonje rast do sherbente si amortizatore per cmimet e mallrave te importit… Ne fakt do ndodhe qe fshati do te jete nder me te prekurit e krizes dhe rrjerdhimisht edhe me i varfer pas ca kohesh…
    Mbahet parasysh qe popullsi fshtare ze rreth gjysmen e popullsise se Shqiperise… dhe me shume trrecerekun e popullsise ne varferi, ne nje pjese ekstreme…
    Rrofte intraneti dhe parmenda gjithashtu…

  35. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Maj 2008 @ 12:26 am

    jam kurioz, a preferohen prodhimet e vendit ndaj atyre te importit? Nje pule vendi ndaj atyre qe vine te paketume prej kushedi ku, ngri e shkri kushedi sa here? Apo ju ka hy ne qejf loja ngriva-shkriva?
    Po domatet qe mun ti ket mbledh dje ai tjetri, qe jan zemerkau? Se ato qe sjell ai boti duhet ta kene lekuren vertet si nje ka qe te mos i vrasi transporti.
    A e kon kuptu ne shqiperi se mollet gungace dhe pa shume simetri jane me te mira se ato gjeometriket e kllonume, qe duket sikur ne ven te lekures kane parafine?
    A e dine ne shqiperi qe nje hardic shkodre (uje me dellinja) ja u 10 gjithe pijeve freskuse qe qit frengu cdo dite?
    A ka koncept te bujqesise biologjike ne shqiperi? Koncept te perhapur them, se dy tre profesora s’diskutohet qe e dine.
    Vezet organike ketu bejne tre here me shtrenjte se jumbot e zakonshme te Wal Martit.

  36. dukati thotë:

    2 Maj 2008 @ 1:45 pm

    emigrant,
    ne shqiperi te pakten 10% hane bio( ose shume afer Bios). kete luks e kane disa familje rurale, qe veç bujqesise kane dhe ndonje te ardhur tjeter.
    mund te shohesh per me shume ne www.organic.org.al
    femija qe punon eshte me problematike, por nese koha e punes se tij eshte te themi jo me shume se 1 ore eshte shume mire. Shume me mire se nje bullafiq qyteti qe rri para TV duke pare telenovela dhe duke ngrene patatina
    Grupi petrolifera ( po e lane shqiptaret) do ja fali naften fshatareve?

  37. M O Z A thotë:

    2 Maj 2008 @ 2:16 pm

    Emo,
    Do bante plaka ime tave kosi, ene dul ke katunaret ketu per te ble nai koqe ve qe sa i kish qit pule nga …
    Bleu 300 leke i kokerr.
    I hudhi m’tas pasi i theu. Vec kur na dulen veze pularie.
    Vetem se skishin vulen ene ishin ly me i cike glase.
    I preferojme mer daje gjonat bio, por nuk eshte kollaj me i gjet, dhe sjane aq te besueshme

  38. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Maj 2008 @ 12:16 am

    Dmth ene glases s’ju besoka mo… ;) :D kohe te keqia :P

  39. Obvious thotë:

    3 Maj 2008 @ 9:51 am

    Dukati, jam me ty kur flet per ekologjine dhe ekonomine. Mbreme po shihje nje emision tek arte (nje kanal franko-gjerman) ku disa fshatare ne Gjermani punonin token me kal. Per te mbrojtur natyren dhe mbi te gjitha per te mos u bere peng i karburanteve qe rriten dita dites.

    Te hash bio ne perendim eshte lluks, prandaj maunet me bostan Divjake e speca et domate e tranguj, e shume fruta e perime dilnin nga Shqiperia ne kohen e te kuqve. Sepse tek ne akoma ekzistonte toka e pa plehrosur me kimikate e pesticide por me jashteqitje lopesh.

    Kur isha ne Shqiperi, akoma kishte disa fshatare qe dilnin me shportat me perime e fruta nga oborri i tyre, por, meqe ato nuk i kane te perlyera me pesticide, domatet jane pak si te shtremberuara, kurse biznesmeni anash i ka blere ku di une dhe i ka domatet shume estetike, por pa shije. Me kuptoni çfare dua te them. Bujqesia duhet te mbrohet dhe jo te gjithe fshataret duhet te vijne neper qendra te madha urbane, se vetem papunesia dhe varferia i pret ne vend qe te mbjellin arene e shesin ate qe prodhojne, kuptohet ketu duhen dhe politika nga shteti qe t’i mbrojne.

  40. eT thotë:

    3 Maj 2008 @ 10:42 am

    Te hash bio ne perendim eshte lluks, prandaj maunet me bostan Divjake e speca et domate e tranguj, e shume fruta e perime dilnin nga Shqiperia ne kohen e te kuqve. Sepse tek ne akoma ekzistonte toka e pa plehrosur me kimikate e pesticide por me jashteqitje lopesh.
    ……………………..
    Ehh nostalgjia. ose kur malli erreson kujtesen…
    harruat azotikun e fierit ? superfosfatin e Laçit?
    A kishte vall kooperativist atehere, ne Kërthpulë apo Potom, llakatund o Donofrose, Fier-Shegan o Balldren, qe te mos përvehtesonte nji thes nitrt-amoni, nga kooperativa per te iu a hedhur domateve te tija ?

    harruat lajmet? harruat: emisionin per bujqesine ?

    kooperativa e Pezes perfundoi sperkatjen e trete te molleve…

    NB e Piqerasit ate te agrumeve….
    etj..
    etj..
    PS: ne vendet ku jetoni, pyesni kur ose sa vjet ka qe ka dale moda BIO :)

  41. dukati thotë:

    3 Maj 2008 @ 1:17 pm

    para 90s Shqipwria perorte 5 here me pak kimikate se europa dhe 10 here me pak pesticide. Ka studim te sakte per kete. tani akoma me pak.

  42. Etrusk thotë:

    3 Maj 2008 @ 4:40 pm

    Mjere fshataret thuaj. Te vuajtur e te perbuzur gjithmone, te gjithe folen me siper per respekt dhe dashuri per to, po sa kalojne ne rruge me ato shportat plot perime apo fruta te gjithe kthejne koken nga ana tjeter. Nganjehere mbajne edhe eren e lopes, pfpfpfff sa ne kundershtim bie me parfumin e zonjushave te bllokut. Njerezit do preferonin te shikonin keto te fundit, por te hanin perimet, qumeshtin dhe vezet a atyre te parëve.
    Edhe ne kohe te xhaxhit, fshati festonte festen e korrje-shirjes se grurit kurse qyteti hante buken. Ndersa fshati pas festes hante buke misri.

    Tani ngelen tokat thone, po iken te gjithe, e lane fshatin vetem. Erdhen ne qytet te behen edhe ata te respektuar, mos te rrine ne are gjithe diten, por te pine kafe ne Bllok si tiranasit e vjeter.
    Me sa duket edhe ketu spaska qene e thene tu hiqet poshterimi, si tha ai: Na mbyten katundoret mer jahu, u mbush metropoli plot per plot.
    Tragji-Komedi e denje per Molierin!!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.