Pranej s’bohet Shqipnia!…
Shitorja e rrugicës sime në Tiranë, brënda 20 metrave katror të veta, ka 5 rafte me lloj-lloj mallrash, që nga kruajtëset e veshëve e “çerealet” me oriz dhe çokollatë, deri te cigaret “pa pullë”, pjesa dërrmuese importuar nga fqinjët tanë dashamirës. Vëndi i rezervuar për blerësit: 1.5 metra katror. Një çun i ri jep e merr me shitësen afër arkës. Një grua rreth të pesëdhjetave pret rradhën pas tij duke shëtitur sytë nëpër rafte, përfshirë dhe atë që ka pas kurrizit, kur dëgjohet një zë :
- None, m’fal pak sa t’blej nji uj’!
Gruaja, të cilës i drejtohet zëri, duket që s’e ka zakon të dëgjojë fjalën “none”, se as e prish terezinë fare, por vazhdon të këqyri artikujt një nga një, a thua se do t’u bëjë inventarin. Por “nonëthërritësja” s’ndalon me aq, e shtyn lehtas te krahu dhe i përsërit:
-O none, m’fal pak t’blej nji uj’!
“Nonja”, që duket se s’e pëlqen fare titullin familjar të posafituar, kthehet gjithë qesëndi, e mat nga koka te këmbët dhe i thotë:
- O goce, po dhe unë për një bukë kam ardhur. Prit në rradhë!
“Goca”, që duket vajzë e re me njohuri të mira në fushën e veshjes dhe të krehjes, merr një pamje të fyer, te indinjuar, të kreshpëruar, ekuilibron takat dhe majat e këpucëve dhe turfullon:
- Mir’ mi, sikur s’ka uj’ n’ven tjetër!
Shton pastaj me një ton që kullon patriotizëm dhe përgjegjësi, e që i shtupos përfundimisht gojën “nones”, por dhe shitëses, dhe djalit:
-Pranej s’bohet Shqipnia!…
Dhe del nga shitorja me një kërcitje ritmike takash, që dy sekonda më vonë mbytet në baltën e rrugicës.


3 Mars 2008 @ 3:13 pm
A e theu qafen ne balte te pakten?
3 Mars 2008 @ 3:22 pm
-
Amon, amon, kur u bone ene keto mi goce… qyqja-qyqja, po qysh i tha ajo asaj none hëë… amon jarebi….
3 Mars 2008 @ 3:27 pm
Jo vetëm që qafën s’e theu, por u shumua pa dalë akoma në cep të rrugës; dhjetëra vajza me njohuri të mira në fushën e veshjes dhe të krehjes dolën në rrugicë, bashkuan majat e këpucëve dhe ngritën takat, për të drejtën e futjes pa rradhë. Protesta vazhdoi derisa erdhën me maqina të zeza dashurorët, që u kishin blerë nga një palë këpucë të reja për t’i marrë me të mirë, dhe i mblodhën nëpër motelet përkatëse.
3 Mars 2008 @ 3:28 pm
Po prandaj s’behet Shqiperia, se ajo kercet takat, e ti i thua “akoma s’e paske thyer qafen mi”
Ah, po s’behet Shqiperia me kapercyes radhesh apo take-gozhde balterash jooo.
Po as me konsumatore pulash qe po i vene fshesen ushqimit bio nuk behet. As me turiste vendas qe kerkojne lukse taracash dhe prishin qetesine rurale jo.
As me aspirues per ne Evropi qe rrugen per ne Skandinavi e kane devijuar nga Vishnja jo e jo. Dhe as me ata qe bejne permbledhje te tilla. Po hic fare.
P.s. Ti aklli c’po blije ne dyqan, se harrove te na e thuash.
3 Mars 2008 @ 3:30 pm
-
Akull-ore ndoshta ??
3 Mars 2008 @ 3:30 pm
gjeja me e urryshme ne fushen e shitjes ne shqiperi eshte se ca specimena kur paguajne i hedhin paret shitesave ne fytyre, sikur te jen qen…
dhe me problematikja eshte se atyre ju duket normale, dhe se shitesat pergjithesisht nuk rrebelohen….
3 Mars 2008 @ 3:31 pm
“T”,
Mos e nxirr diskutimin nga shinat se heres tjeter do perfundojme pertej Vishnjes
3 Mars 2008 @ 3:37 pm
Bozë, si gjithmonë.;)
3 Mars 2008 @ 4:07 pm
“Uj’, uj se u dogj goca huj!”
Moment tipik, mire bere qe na e solle akull. Ajo goca ate “pranej s’bohet shqipnia” e ka thene me ngut ne injorance e siper. Te gjithe folim kot naiher’. Ironike qe nuk ka respektin per rradhen dhe per me te vjetrit, por i pret barku per ardhmerine e vndit.
Vetem nje gje, jo vrejtje, po dua ta nenvizoj. Te kemi kujdes te mos denojme takat dhe floket, a mirmbajtjen dhe bukurine e gocave ne vetvete se nuk ka lidhje te drejtperdrejte me veprimet e saj. Kjo mund te kete qelluar tarallake, por nuk e bene beli dhe rimeli te tille. Sic thote nje e mencme: female beauty is power.
3 Mars 2008 @ 4:13 pm
…Blendi, folen hormonet me duket
3 Mars 2008 @ 4:14 pm
ee, ato takat dhe rimeli e bejne konkurrente ate gocen ne tregun e burrave. Female power … eee … Blendo, po jo knej nga anet tona se knej nga anet tona female power eshte boze meli. Si ajo qe ka ble Aklli. Apo nuk ishte boze meli, aklli?
Blendo, kto female power, i gjen neper disco duke ju perdridh noj shoferi te noi deputeti, apo body guardi: o zot sa ne mode qe jane akoma keto lloj profesionesh. E, kto bukuroshat qe ate powerin e kane jo tek bukuria, jane ca trashaluqe qe mezi levizin, bejne nje vend numero teksa keto sorkadhet ju perdridhen 360 grade, ashtu te hajthsme e tbona me te hajthshme nga takat e rimeli. O tipike, nga diskoja n’disko. Female beauty is power kur ke alternativa, e kur e di se c’je. Po k’to a e din vall’?
3 Mars 2008 @ 4:18 pm
Kjo eshte monumentale! Nje nga ato historite tipike qe ta bejne mishin puckuriza-puckuriza. E lexon dhe te vjen turp per vajzen qe as besoj ta kete provuar ndonjehere kete ndjenje. Te vjen siklet gjithashtu.
Veres qe shkoi isha i pranishem ne nje ngjarje te shpifur si puna e kesaj.
Isha tek ura e vogel nga kahu i bllokut, duke pritur jeshilen e semaforit (si kembesor). Ore piku, shume njerez dhe makina. E keni vete parasysh se si mund te jete.
Dy goca, tipologjia e te lartpermendures, duke injoruar plotesisht sinjalin e kuq, kalojne rrugen (nga trotuari perballe meje), ne mes te makinave me nje “nonchalance” qe ne raste te tjera mund te ishte per t’u admiruar, por qe ne kete rast tregonte vetem nje provincializem dhe mungese edukate skandaloze.
Te kapura krah per krah ecnin me nje ngadalesi jashte vendit dhe momentit duke bllokuar nje shofer makine qe ishte para vitheve te tyre.
Me te drejte shoferi i thote: O goca s’e shifni semaforin e kuq?!
Keto, me nje fodullek te papare (shume irritues!) kthejne koken nga ai dhe e shofin me nje shikim “qeke komplet jashte bote!” dhe i thone dicka idiote te tipit: Po prit mo!
Kur t’i jene kthyer dy kembesor te tjere qe ishin ne te djathten time: O ju befsha ate, o te befsha kete! Jeni ashtu, jeni keshtu! Natyrisht keta te dy nuk u treguan me civile se ato te dyja, por me thene te drejten une personalisht, u kenaqa shume! edhe pse sharje aq te renda ndaj dy femrash jane shume kafsherore, por ato te dyja ishin skandaloze. Ca femrash mund te jene keto pastaj?! Keto kane kuptuar keq feminilitetin, apo kane kuptuar vetem ate ane te jetes edhe kane injoruar aspekte te tjera te rendesishme si edukata, kultura etj, etj…
Nejse… ca ju ndodhi heroinave tona? Asgje! Thjesht kaluan rrugen dhe vazhduan te ecnin me nje qetesi stoike! (”stoike” thuhet apo jo?)
3 Mars 2008 @ 4:18 pm
“Ajo goca ate “pranej s’bohet shqipnia” e ka thene me ngut ne injorance e siper. ”
Jo mer pse ne injorance. Goca eshte shume e mireinformuar per ceshtjet e berjes dhe te mosberjes.
Ajo ka PhD ne q..p..stikë
3 Mars 2008 @ 4:22 pm
Nje grua rreth te 50-ve…
:( 
:D 
“Oj none “!
Po bash per kete , si ka lone rradhe “nonja”!!!! Sepse shoh nje dicka te vogel ketu…… “oj none”…
Ma mir e oma se e bija o usta Murat
3 Mars 2008 @ 4:24 pm
EH, jo, cuditerisht u mendova.
Anonim, te gjitha sa thua jane te verteta, gjithesi jane pergjithesuese. Une nuk them qe keto “bimbot” nuk jane me shumice, por nuk merrem shume me to se fundja, cdo tu bejme? Do t’i ndreqim?
…Po dua vetem qe te jemi te vemendshem te mos djegim te njomen me te thaten.
Sepse qe nje femer (apo nje mashkull) te zbukurohet e mirmbahet nuk ka ne vetvete asnje te keqe, dhe ka plot “goca seksi” qe jane gjithashtu femra te forta, inteligjente etj etj… Egiziston ky rrezik qe prej paraqitjes t’i diskriminojme si “dashnore deputetesh” - ne kete rast kjo flet per nje stereotip te ri. Shiko kur te fillojne ketu histori pas historie qe e perforcon idene se: Femra shqiptare eshte fyçke e bukur. Grimi nuk perjashton kapacitetin.
3 Mars 2008 @ 4:29 pm
ah, se kjo puna semaforit me kujtoi nje ndodhi…e fresket fare…
isha tu prit per te kaluar rrugen, edhe si per rastesi semafori nuk punonte…
edhe duke shpresuar per ndonje zemer gjere qe te me hapte rrugen,
me afrohet nje meso grua edhe me thote:
-o goce, e kalojme rrugen bashke, se grup nuk te shtypin…
gjeja pare qe i thashe ishte: boooooooo…
e dyta: do kapemi per dore?
3 Mars 2008 @ 4:30 pm
Ose i ka thone :
Moj goce , shif punet e tuja
P.S. Marre nga barcaleta me perdhunimin e gjtihe grave prezente, nga grabitesi i bankes
3 Mars 2008 @ 4:34 pm
Blend,
dakort, po pergjithesimi i situates time eshte po aq pergjithesues sa ai i situates se Akllit. Ka ashtu, ka edhe keshtu. Por, une kam tendencen te besoj qe shumica, ajo qe te kap menjehere syri, qe e ndjen me shume, eshte rasti ku rimeli dhe taka perdoren por te rritur vleren ne burse :D, dhe jo si zgjedhje estetike e nje femre qe ka edhe alternativen te dale perjashta edhe pa u lyer, edhe pa respektuar kete kod veshjeje. Sistem me dy dimensione
3 Mars 2008 @ 5:02 pm
Blend,
mua ironia më duket se qëndron te fakti që ajo nuk respekton rregullat elementare të asaj që quhet mirësjellje (që mund të jetë një nga arsyet e mosbërjes së Shqipërisë) dhe nga ana tjetër gjen arsyen e mosbërjes së Shqipërisë te fakti që s’i hapën rradhë. Një moment pata përshtypjen se jetonte në një botë paralele me timen, ku gjërat funksionojnë krejtësisht në mënyrë të kundërt. Dhe meqë dolëm te këpucët, ka terma më miqësore se “me njohuri të mira në fushën e veshjes dhe të krehjes…” për të thënë se një femër është e veshur me shije, apo jo? S’ishte përgjithësim ai imi, në asnjë mënyrë, sidomos pasi kalova çerekun e ditës së djeshme duke llustru k’pucët, me taka e pa taka.
3 Mars 2008 @ 5:20 pm
Histori e lezetcme, dhe per te qeshur. Flm qe e shtuat.
3 Mars 2008 @ 5:22 pm
Akullnaja, jo per replike, por me lart kam gjetur ironike te njejten qe po thekson.
“Ironike qe nuk ka respektin per rradhen dhe per me te vjetrit, por i pret barku per ardhmerine e vendit.”
Une nuk mendoj se ti e kishe ne kuptimin pergjithesues, pikerisht se kam pershtypjen se edhe ti vete vishesh e krihesh. Sidoqofte, perderisa ti e gjen te nevojeshme te na e pershkruash paraqitjen e saj fizike dmth qe kjo ka relevance ne kete histori. Kontrasti i baltes me takat eshte gjithashtu domethenes ne ate tisin e qesendise qe leshon. Mos u ndje e sulmuar, nuk do i hiqja nje presje shkrimit tend - por me bej nje nder dhe ver re ne rrjedhen e komenteve sesi do tentohet te vihet nje shenje barazimi midis femrave te veshura dhe zbrazetise se tyre te brendshme…Pa dashje dalim kusherinj te trete me ata qe formuluan shprehjen: Floket e gjata, mendja e shkurter. Shkurt duhet me qen te kujdesshem qe ajo qe shkruajme te mos keqkuptohet. Dhe kjo teme eshte vecanerisht delikate, se ka plot qe mezi presin rast te vene ne loje femrat.
Anonim thote:“…eshte rasti ku rimeli dhe taka perdoren por te rritur vleren ne burse :D, dhe jo si zgjedhje estetike e nje femre qe ka edhe alternativen te dale perjashta edhe pa u lyer, edhe pa respektuar kete kod veshjeje…”
Anonim, po realisht tani, cila do ishte alternativa per gocat?? Pse te dalin jashta pa u lyer kur u pelqen te lyehn? Vertet mendon se femrat ne Shqiperi lyhen kundra deshires se tyre? Me te thene e kam, por femrat (sidomos shqiptaret) e admirojne njera tjetren gjithe kohes. Pra - ka nje vleresim te Bukurise - jo kot “hec te lyhemi te na gjuajne”. Po te dilnin pa u lyer, pa respektuar kete kod veshjesh, cilin kod do respektonin, “Fund mbi pantallona, xheke burrash dhe kazmen ne sup”? Se fundja c’te keqe ka qe rimeli dhe takat te perdoren per te ngritur vleren ne burse? Tuaregët me para te pista te plëncderrave jane pranuar ne burse…jo?
3 Mars 2008 @ 5:32 pm
Pranej s’bohet Amerika
http://www.youtube.com/watch?v=FA2r_uCJUc0
3 Mars 2008 @ 5:34 pm
opo se kuptoni hic.
Ajo quan qe shqiperia u bo, kur te gjithe i hapin krahun nje derro femre me cica perjashta. Dhe kur me cica e shale perjashta dhe me djersen e “ballit” sigurohen gjtihe te mirat sociale dhe materiale. Perndryshe kur e trajtojne barabar ajo se quan qe u bo shqiperia.
3 Mars 2008 @ 5:40 pm
E mirë, Blend, po e kisha merak të dilte në pah mejtimi im personal se Shqipëria nuk bëhet ngaqë injoranca pretendon të ketë të drejtë dhe për më tepër jep dhe mejtimin për fatet e kombit. Qështu.
Dhe kontrasti i baltës me takat është një element më shumë në përshkrimin e asaj copëze Tiranë, si cigaret “pa pullë”, pa dashur fare ta paragjykoj, megjithëse përshkrimi im i mëparshëm ishte jo fort dashamirës. Fakti që vura në dukje njohuritë e saj mbi veshjen dhe krehjen dhe pikërisht në ato terma tregon qesëndinë time. Por të tjerat i përfytyruat ju ashtu si mendonit një tyryfyçkë. Pse e mendoni me taka të larta? (unë kam një palë çizme të sheshta që zgjojnë lagjen natën) Le pastaj, me rimel? Kam vetë për këtë një pjesë të përgjegjësisë me përgjigjen e parë, por gjithë faji është i Llukanit, ju betohem, unë do isha mjaftuar me “vajzë e re me njohuri të mira…etj”.
Dhe anonimi të jep xhevap vetë, por pse të mos dalin jashta pa lyer kur s’ua ka qejfi të lyhen? Ju falemnerit!
p.s. kjo e fundit s’ishte asfare për replikë, dhe për më tepër krejt jashtë teme. ajo çka vërtet më preku ishte, e përsëris, bota paralele ku jetonte çupa.
3 Mars 2008 @ 5:41 pm
Shyqyr qe ka ksi gocash se vetem mire kena prej tyne. Kjo qe thote aklli osht nje e keqe minore krahasuar me te mirat
3 Mars 2008 @ 5:47 pm
aklli,
Ti na bere te reflektojme fort me aq pak radhe. (dhe na vure ne mendime me gjithe te tjerat me poshte per pastrimin e kepuceve me dhe pa taka. Ku t’u bene pis? :D).
Pastaj, rrjedha e komenteve me ri-coi tek radhet e meposhtme, qe u lodhen duke u verdallisur ne koken time.
_____________________________________________________________
Joshëse apo ndjellëse?
t_red
Kjo ndarje konceptesh e bërë nga një psikologe në një trajnim mes vajzash në Tiranë, e corodit vëzhgimin e pasarelave femërore në rrugët e saj. Trishtimi që të kap teksa kupton me shpjegime psikologjike përse-në e akteve ndjellëse, është pothuajse mbytës. Mund të dëgjohet shpesh ky përfundim, por po ndodh pak si dendur së fundi të përmendet ekzagjerimi dhe ekstravaganca femërore në Shqipëri.
Përcaktimi i femrave si “ndjellëse” dhe jo “joshëse”, justifikohej nga psikologia me numrin e madh të stërmundimeve që bëjnë femrat shqiptare për të tërhequr vëmendjen. Truku është i mbi-rënduar. As deri tek dyqani i lagjes nuk dalin pa lyer sytë gri me ton blu, penel të zi dhe nuance roze të përzier me të bardhe dhe pak portokalli sipër të verdhës që të mbytet jeshilja!!! Konturi i buzëve ngjitet e zbret kodrave të hundës, varet poshtë qendrës së mjekrës dhe kthehet, rrotullohet e përqendrohet aty ku ndahet kremi nga buzëkuqi konkurrues i ylberit. Veshja (tip-veshja) reduktohet në tip kanotieresh e minifundesh (me ose pa cepa), që qëndrojnë kryesisht mbi taka që pothuajse të nxjerrin mbi karuselin e rrugës së Elbasanit.
Ecja, kushtëzuar sigurisht prej gjithçkaje thënë më lart, duket sikur do të detyrojë çdo moment të kthesh kokën mënjanë nga efekte të padëshirueshme sforcimi. Të folurit tenton të bëhet acarues edhe kur nuk ka arsye, në përzgjedhje fjalësh e fjalori, që përfundimisht do të shkojë tek burimi rrjedhës. Një cigare në gojë apo një trak-truk më shumë në rrugë….dhe ç’faj mund të ketë psikologia që thotë gjithë dëshpërim: ”Vajzat e mia! Kë po ndillni kështu? A keni dëgjuar ndonjëherë për JOSHJEN?”
Duhet ta ketë fjalën për shijen aristokrate në të veshur, delikatesën në të folur, përzgjedhjen e bisedës, pëlqimin e artit, shikimin e një pjese teatrale, mbulimin dhe zbulimin me finesë të kontureve femërore, ndarjen e mendimit për tendencën e ngjyrave të lehta verore, ditën e të drejtave të grave…apo edhe për reformën e fundit të Merkelit, fjalimin shumë të diskutuar të Cherrie Blerit, përfaqësimin e Ermelinda Meksit, apo vetë referencën e saj përpara një audience femërore…që ishte zhveshur nga dëshira për të dëgjuar edhe më.
Teksa gjithë mundim dhe energji psikologia shpjegonte se ”Stresi prish barrierën imunitare të organizmit dhe e ekspozon atë ndaj të gjitha baktereve dhe mikrobeve të jashtme”, vihej re shtriqja e syve të lodhur duke parë mërzitshëm nga dritarja, se mos dikush tjetër ishte veshur më mirë se vehtet. Dhe “majmunllëku në imitim prish barrierën dalluese të instinktit femëror dhe e ekspozon atë (femrën) ndaj të gjitha baktereve, mikrobeve, parazitëve, fenomeneve, anti-vlerave, mungesës së respektit për veten, për të qenit femër, për të qenë joshëse. E kthen atë në protagoniste të serialeve celularë, fjalëve të ulëta, denigrimit, shpërdorimit, abuzimit dhe zhvlerësimit total, tërësor, gjithësor të të qenit njeri me dinjitet”.
A ekziston ky?! Dinjiteti?
Kur e pyetën një grup vizitorësh që vinte për herë të parë në Shqipëri se si iu duk Tirana, gjithë natyrshmëri ata thanë: “Mirë! Po përse ka kaq shumë prostituta edhe ditën?”!!!!
C’të vazhdosh? Dikush tjetër i ka përcaktuar xhirot e buzëmbrëmjes (pas orëve të gjata në zyrë, në punë, në shkollë…apo jo…po…pas orëve të gjata në kafene), vajzat që tundin trotuaret e kthejnë kokë (cilat?!) si “konkurrueset prej të cilave duhet të kenë frikë balerinat e Fiksit”.Njëlloj! Asnjë ndryshim në veshje! As në TV, as në rrugë, as në zyrë, as në pazar…
Asnjë ndryshim as në dëshirën, vullnetin apo synimin e tyre për të qenë joshëse. Sipas veshjes, ecjes, aromës dhe bisedave që femrat e këtushme sjellin, Simone De Bouvoir-it i ka perënduar koha.
Ndoshta duan, por nuk dinë, as nuk munden të jenë si ajo. Nuk dinë madje as të kërkojnë si të bëhen. As si ajo, as si të paktat femra që ecin të patrukuara nëpër rrugët e Tiranës; punonjëset e institucioneve dhe përfaqësive joshqiptare; ose shqiptare aq të zëna me punë sa nuk kanë kohë për trukim.
Psikologja vazhdoi: “Kur një fëmijë i neglizhuar thotë ‘të kam xhan’, do të thotë që kërkon ta kesh xhan ti atë” . Kështu femra shqiptare bën sikur bëhet e bukur kur lyhet, që të tërheqë vëmendjen e të jetë në qendër të saj. Ajo! Femra e përfolur kaq shumë, e përdorur kaq shumë, e përbuzur pa limit. Ndjelljen apo joshjen?
Bojatisja pa kriter e shëtitesve të kryeqytetit vetëm për joshje që nuk ta jep idenë!
Sa keq që personaliteti i tyre vazhdon të mbetet i varur aty.
t_red
3 Mars 2008 @ 6:02 pm
E me mire,
t_red, pse pikerisht ermelinda meksin ti .
Se tash Sala ka thone 30% e grave ne vendimberje dhe vendimmarrje.
Kshu qe del hesapi qe te shkojne keto minifundset edhe ne parliament.
Edhe sma ha mendja se do punojne me keq sesa keto te tashmet
Une psh do thoja arta daden.
Nejse, kaihere eshte me mire minifundizmi eksplicit sesa kamuflimi me kostume serioze dhe shall menafshi ne qafe i te njejtes lloj femre ne thelb.
3 Mars 2008 @ 6:03 pm
C’do te thonim po te kishim ne “mode” ato pamjet e llahtarshme te asaj TRIBUSE ku femrat vene nje hekur ne forme harku rreth 2 cm, qe qarkon buzen e saj?
:) 
Mode zoterij,mode .Dhe si e tille ka kohen dhe vendin ,ambientin dhe …eh sa shume duhet ta mirkuptojme…..mbi te gjitha MOSHEN.
Akll!
Me teper te kuptova (per anen sociale) sikur nepermjet kontrastit te pamjes me sjelljen, te prura artistikisht bukur ne raportet dy femrore,
kishe ne mendje nje kod etik qe ti e perfytyron te DOMOSDOSHEM,ne
mardhenie midis njerezve. Mbi te gjitha ,nje ndjenje te pakendeshme qe
shkakton ne cdo ambient PADURIMI yne KARAKTERISTIK.
Ksaj rradhe me duket se s’kam perdorur “FLIBOL ”
3 Mars 2008 @ 6:08 pm
Nuk mund te rrija pa i bere vetes ca pyetje ?
Pyetje 1: Ajo gruaja nuk e la te kalonte gocen mqs kjo ishte pispillosur apo ishte me nxitim per vete?
Pyetje 2: Po sikur ajo goca te ishte e veshur me tuta dhe te kishte dale me floket pa lare do i hapnin rruge apo jo?
Pyetje 3: C´lidhje ka dendesia e rimelit mbi qerpike apo e lartesise se takave me inteligjencen,civilizimin apo te qenurit e/i neglizhuar aman?
3 Mars 2008 @ 6:12 pm
30 komente rreth takave, flokve dhe nivelin e inteligjences te nje vajze adoleshente…dhe aresyeve pse s’behet Shqipria prej ktyre njerzve!!
Shume diskutim konstruktiv…Sepse sic e dime te gjithe…vajzat (dhe djemte) adoleshente ne pjesen tjeter te botes jane shume me pak te zbukuruara, dhe shume me inteligjent…se ata ne Shqiperi.
Ja u zbulua dhe nje dukuri tjeter Shqiptare qe eshte e papare ne pjesen tjeter te botes…
Ate videon e ITS…e pate?? Mos i bini ne qaf te tjerve kot…
3 Mars 2008 @ 6:13 pm
uuppps:P
lartesia e takave
3 Mars 2008 @ 6:21 pm
Traum,
1 dhe 2: pak rëndësi ka pse s’e la të kalonte gruaja, unë s’do e kisha lënë të kalonte thjesht prej arrogancës, ciladoqoftë lartësia e takave, dendësia e rimelit dhe rrëzëllimi i flokëve respektive apo dhe mosha në atë çast. Ka shumë mënyra të sjellshme për të kërkuar hapje rradhe, mendoj unë.
Për 3-in të jep xhevap t_red (ndoshta:)).
Idris, xham, xham!:)
Dhe video e ITS ishte vërtetë për t’u parë. Të shkreta femra që i mori bukuria më qafë…
3 Mars 2008 @ 6:25 pm
Dhe Grupi, askush s’tha që ishte adoleshente. Pa lidhje me temën, por gjithmonë argëtues për mua fakti që shpesh njeriu lexon atë që ka në kokë…
3 Mars 2008 @ 6:28 pm
Adoleshente ??
Kush foli per adoleshente mo?
Shif, une sjam per qendrime teper kritike sepse fenomeni eshte shume i rende dhe gjykimi nuk eshte i kollajshem.
Por qe keto goca nuk jane vec adoleshente, ka plot femra gjer ne 35 vjec qe llangosen ne menyre te tmerrshme, neper ambiente pune dhe shoqerore, sa vene ne siklet pjesen tjeter femerore. Eshte ceshtje e vendosjes se nje standardi veshjeje dhe makiazhi qe nuk eshte i pershtatshem per shumicen e popullsise shqiptare, nisur kjo nga gjendja ekonomike, apo dhe natyra e jetes qe bejne. Mirepo duke qene se keto zakone te keqija vendosen nga femra te cilat arrijne ti sigurojne keto nepermjet meshkujve qe nga ana tjeter i sigurojne parate ne menyre te pista, puna behet pisk. Keshtu qe ose femrat i bejne gjithe leket parukeri dhe veshje, dhe orientojne jeten e tyre drejt kesaj ne vend qe ta kene mendjen per gjera te tjera, ose perpiqen ta ndjekin standardin me gjera te lira duke prishur gustot e mases, ose pastaj bjerren moralisht dhe jane gati te bejne cdo gje ne kembim te perputhjes me standartin e veshjes qe ka zene vend ne tirane.
Eshte seriozisht nje problem i madh, sepse meshkujve i eshte mesuar syri me ate lloj veshje dhe llangosje, sepse ne ambiente pune eshte vendosur si standart, po kshu dhe ne shoqeri. Cte beje pra nje femer e thjeshte apo sportive. Oh, prapeseprape duhet te shpenzoje shume neper dyqane brand qe te pakten te ngjaje cool me veshje normale dhe pa shume make up. E thjeshta xhanem kushton me shume
3 Mars 2008 @ 6:40 pm
t_red me me gjithe rrezikun qe te tingelloj si magnetofon i prishur, ca nga ato perfundimet e tua me lart nuk i honeps dot.
1. “Bojatisja pa kriter e shëtitesve të kryeqytetit vetëm për joshje që nuk ta jep idenë! Sa keq që personaliteti i tyre vazhdon të mbetet i varur aty.”
Kjo e para, meqe ishte konkluzioni i artikullit tend. Me duket paragjykim flagrant qe personalitetit t’i vihet nota nga paraqitja e jashtme. Ideja eshte e ceket pasiqe asnjeres nga keto “prostitutave” nuk ua degjuam c’kishin per te thene me ate “te foluren acaruese”. Do duhej t’i kishim degjuar vajzat e trukuara, jo vetem t’i perbuzim - perderisa nuk kemi bere kete (degjimin) nuk mund te gjykojme se ku varet personaliteti i tyre. Edhe sikur te jete lyer si klloun nuk dmth qe vajza te mos jete artiste ne ate kuptimin komplimentar qe kemi shqip…gjithaq, vetem pse ca femra te tjera nuk lyhen, nuk i ben me te arrira…mund te jene keto shushkat ne fund. Me duket i tepruar perfundimi qe po te jete seksi dhe maje takave doemos do jete femer kokeboshe.
2. Ne lidhje me Simone de Bouvoir, nuk mendoj se koha e saj ka perenduar ne Shqiperi. Tezat e de Bouvoir jane universale dhe qendrojne ne ate qe femra ka te drejten te zgjedhe. Brenda kesaj te drejte hyn edhe e drejta per tu trukuar rende. E mirkuptoj friken tende qe femra trukohet per te terhequr vemendjen e mashkullit e kesisoj behet Objekt i tij. POR….nese mundohemi te ngreme korniza te cfare eshte e pranueshme ne truk, e cfare eshte “e tepruar”, apo me keq “kurverore” - po i ngulim thiken ne zemer filozofise se Simone de Bouvoir. Po themi, Nje femer duhet te paraqitet: Keshtu! Dhe ajo do thoshte: Nooooooooooooooooooooo!!!!
3. Une gjej se femrat shqiptare, megjithe perjashtimet jane ne pergjithesi me kembe ne toke, njerez me ambicje dhe inteligjence te larte. A egziston dinjitetit i tyre? Hmmmmmmmmmmmm kthhhhhh
Duke vene ne dyshim dinjitetin e vajzave sic ben ti me lart rrezikojme te plotesojme rredhin e mendimit qe cdo “femer eshte pak kurve“. Dinjiteti egziston qe cke me te, dhe nuk eshte asfare e veshtire ta gjesh mes femrave tona. Une problemin e shikoj tek maskilizimi i skajshem shoqeror, tek objektivizimi i femres seksualisht, nenvleftesimi i saj nga ana intelektuale dhe mbi te gjitha shtypja e saj ekonomike. Nuk shoh sesi konsiderata e ketyre vajzave si “femra pa dinjitet” i ndihmon ndopak hallit…
4. “…Kur e pyetën një grup vizitorësh që vinte për herë të parë në Shqipëri se si iu duk Tirana, gjithë natyrshmëri ata thanë: “Mirë! Po përse ka kaq shumë prostituta edhe ditën?”!!!!…”
Kjo nuk me pelqeu fare. E para keta vizitoret paskan qene nje grup i ndyre racistash qe kaq pa turp i krahason vajzat tona me prostitutat e tyre dylekshe qe t’i shohesh e te kallin krrupen jo me te te joshin. Eshte raciste dhe dashakeqe sepse nuk eshte e vertete qe gocat tona duken si prostituta. Eshte ndoshta dhe xheloze per bukurine e tyre, Zoti eshte treguar bujar me shqiptaret me duket mua. Ketyre ju eshte dashur dhene pergjigja kur kane fyer ashtu. Fundja keto “prostitutat” motra e shoqe i kemi…
3 Mars 2008 @ 6:46 pm
Blendi,
Je kryekeput gabim.
Dhe as une nuk i honeps dot gabimet qe behen ne nxitim e siper
Te kater pikat qe ke nxjerre kunder nuk jane fare ne kundershtim me asnjeren nga idete e mia.
Hic!
3 Mars 2008 @ 6:48 pm
Bof ti pergjigjesh nje femre arrogante me ´mos hapje rruge´sme duket shume ok. Toleranca eshte baraz me civilizim dhe pjekuri per mua…se di kush eshte me e mire nje adoleshente arrogante apo nje 50-vjecare jo tolerante???
Nejse, s´isha aty, se kam perjetuar c´ndodhi dhe nuk mund te flas me shume duke mbajtur anen e goces apo te gruas…thjesht me habiten tere k´to komente kunder rimelit te tepruar apo takave…sikur bota do ishte a better place pa to.
mgjth se di si do reagoja po te isha 50 vjec dhe te me quanin none:P…aj aj aj.
mpuuaaaahhh
3 Mars 2008 @ 6:54 pm
t_red…qofsha gabim.
Po as nuk ka ndonje te keqe sikur t’i shohim gjerat ndryshe. Une e gjeta shkrimin perqeshes dhe patronizues per femren qe trukohet sikur i ka kjo te gjitha fajet per mekatet e nje shoqerie patriarkale qe ne fjalet e de Bouvoire “e ka bere te tille”.
Nuk e ve ne dyshim qe nisesh me qellimin e mire per t’i ndihmuar “te shohin driten” por nuk shoh sesi arrin ate perfundim duke i portretizuar si prostituta pa dinjitet…thjesht mendimi im.
Te pershendes.
3 Mars 2008 @ 6:56 pm
Epo thash se ishte adoleshente…Ke te drejte akullnaja…ate kisha ne koke dhe ate lexova.
3 Mars 2008 @ 7:05 pm
Traum,
mua s’më duket se foli njeri për adoleshente. Dhe për më tepër goca s’kish marrë flakë dhe as përmendi se ishte me ngut, i vetmi argument ishte “veç një shishe ujë” ndërkohë që tjetra do blinte “veç një bukë”, kështu që më duket mëse normale që gruaja në fjalë s’i hapi udhë, ciladoqoftë arsyeja; mbase kish lënë gjellën në zjarr, mbase ish vonë për në punë, mbase kish ndonjë kalama vetëm, apo mbase thjesht u indinjua nga familiariteti i tepruar, apo mbase iu duk vetja shumë e vjetër kur ajo e thirri “none”… Por, ajo çka mua më ngacmoi nuk ishte raporti i forcave, pra kush i hap rrugë shoqes, por reagimi i gocës, që për më tepër i duket se ka të drejtë. Më therçin në kuptova se pse turfulloi ashtu dhe si e mendonte botën në kokën e vet…mbase si vëndin ku duhet t’i hapin rradhë medoemos par defaut
Sa për rimelin dhe takat, fol me komentatorët se unë s’maj përgjegjsi për shqetsimet e peshqve që e devijojnë temën.
Dhe rrofshin takat!:)
3 Mars 2008 @ 7:10 pm
i lexon gjithe keto komente, dhe thu me vete:
Ja, pse nuk bohet Shqipnia…
e c’rendesi ka ne ish e lyer a e palyer ajo vajza, ne ishte 15 a 20 a 30 vjec, ne kish taka te holla a studenti… rendesi ka qe ironia eshte e qarte: ajo vajze eshte torollake, snobe dhe viktime e zhargonit: jo mer, po nuk bohemi dot ne… kete me shume e thone ata qe shkelin te paret cdo norme..
te lumte pena goce…ke ndertu nje kompozim vetem mbi nje fraze!
3 Mars 2008 @ 7:19 pm
Kjo eshte diskriminim dhe injorance…ku e gjeti te drejten goca me i thone “none”?!!!!
mesiguri goca ka pas tongerrllik firauni..
3 Mars 2008 @ 7:22 pm
Ok terhiqem, tani e kam me mire parasysh situaten.
Fajin e kane komentatoret.
Rrofshin posi!!! Se imagjonoj dot nje bote pa rimel dhe pa taka:P:P:P…papapapapa
3 Mars 2008 @ 7:27 pm
Eh Akell!
:) 
Si gjithnje merita jote. E shtrydhur si “doku ne uje”, je e afte te trokasesh ne thellesi dijesh. Dhe hap pas hapi do te vijne perceptime e kendshikime te larmishme ne raportet estetike - etike.
Me i pale taka qe zhyten ne balte ,me “nje none” e me nje rimel te theksuar shif cfar reagimesh.Po sikur te biesh “larg- qofte” nonji lakuriq?
Ke pene po ke dhe mend.
Megjithse them se nuk ke te drejte te na “perjashtosh” me komente per te na plotesuar se :s’mba pergjegjesi qe na “turullos”
Hajt te rrofte mprehtesia e vezhgimit!
3 Mars 2008 @ 7:28 pm
akull, po ajo e provoi njehere, po i hapen rruge mire, po nuk i hapen rruge, prape mire.
kam qeshur shume me kete histori. rrofsh.
3 Mars 2008 @ 7:48 pm
Akell tha nje njgjarje, dhe, e tha bukur.
Tani ka faj se e tha, apo pse s’ish vet ne nji nga ato qe te gjithe sipas fantazise se tyre mendojne.
Dikush mendon; se Akell mund te kete blere uje edhe pse me taka apo remel edhe pas nenave si ajo ne ngjarje, por s’ka ardh radha te ankohet, dhe sidomos per ujin ne emer te “berjes se shqiperise”, se Akell di te shikoj edhe per dike qe di te pakten lexoje.
3 Mars 2008 @ 7:53 pm
Shume e lezetchme.
Pak e sakte. Shume me pelqeu/vi!
3 Mars 2008 @ 8:12 pm
O Akull…
Pse nuk e thua troç, por lodh dhe miletin me hipotezat e ndryshme që ngrenë dhe i bëjnë tërkuzë, se ti e kishe me atë “komunisten” 50 vjeçare që dhe atje në ato 20 mq ven donte të bëhej pengesë e zhvillimit të botës së lirë në Shqipëri?
Poshtë falsifikaNorët 
O tradhtare
Pse i lë të tjerët të ngatërrohen
3 Mars 2008 @ 8:31 pm
eh edrus, cfare syri shqiponje ke! mua me shpetoi plotesisht nenkuptimi.
3 Mars 2008 @ 10:18 pm
akvll, e lexova me vonese kete, po me pelqeu. djalli jone kolektiv eshte tamam tek ato detajet e vogla te jetes perditshme, aty te kioska e lagjes qe i shet te gjitha.
danke!
3 Mars 2008 @ 10:22 pm
KTNKVPF
Kjo teme nuk ka vlere pa foto.

3 Mars 2008 @ 10:38 pm
Takat dhe rimeli na e kane fajin qe s’ecen perpara Shqiperia, dhe mendja kaqole e kesaj goces
4 Mars 2008 @ 12:58 am
Ndersa ne metro-ne qe une marr perdite shoh vajza me njohuri zero ne fushen e krehjes apo veshjes qe jo vetem qe nuk i leshojne vendin te moshuarve por edhe ulerasin “f.. this & f.. that” gjithe kohes…
Mos ndoshta nuk do bohet as amerika … !?
Nese “nuk bohet Shqiperia” kjo do vije nga “kompetenca” e cdo njerit per nesh per te gjykuar negativisht cdo gje …
Edhe VENDI ,ashtu si cdo gje tjeter, behet me deshire, besim dhe optimizem e jo me qarravitje pa fund ….
4 Mars 2008 @ 1:20 am
Shume e forte!!!
Faleminderit per prurjen Akell se jo vetem qe kam qesh po kam gjet dhe njerez te humbur me :
“Ajo ka PhD ne q..p..stikë “
4 Mars 2008 @ 1:51 am
Bravo Aklli.
Nje ngjarje, nje karakter, nje batute. Eshte e veshtire qe te ndezi po ti jo vetem e ke ndezur por edhe ka kercitur.
Tani shkruaj pjesen e dyte:
30 vete ke Peshku merren me takat dhe rimelin e nje personazhi letrar. Pranej s’bohet Shqipnia!!!
4 Mars 2008 @ 8:35 am
An Englishman, even if he is alone, forms an orderly queue of one.
George Mikes
4 Mars 2008 @ 4:20 pm
Akullnaja; -Bozë, si gjithmonë.;)
Pse moj dhe ti si mua, boze
i paskemi ca pika te perbashketa 
Ne fakt, ajo “nona” duhej te ankohej qe s’bohet Shqiperia, dhe jo goca. Ketu ne perendim, eshte e habiteshme , por radhen e respektojne , le te kesh ti çfar te duash. Dhe eshte e çuditeshme se nese ndonjeri do te hyje pa radhe, duket qe eshte emigrant dhe nga ata te pagdhendurit. Vendalinjte mbajne radhen pa u ankuar.
5 Mars 2008 @ 7:21 pm
Ta kam thene me pare,
je e pakrahasueshme kur shkruan me kete stil…
mund te edukosh nje brez te ri…
Te ’shtrengoj doren fort’… thone andej nga anet e mia… A bientot!
7 Mars 2008 @ 10:56 am
ky eshte problemi i fundit i shqiperise, ka gjera me te rendesishme se radha
7 Mars 2008 @ 1:22 pm
qashtu, ché, qashtu!…