Identifikohu



Regjistrohu

Politika e “referencave” dhe çmimi i bukes

Dr. Zef Preçi
Panorama

Liberalizimi i ekonomisë sonë kombëtare në përgjithësi dhe posaçërisht liberalizimi i çmimeve qysh në fillimet e tranzicionit ka qenë ndër hapat reformues më të rëndësishëm që çuan në ndryshimet sistematike të periudhës pas vitit 1990. Ndërsa historinë e tranzicionit prej këtij viti e deri në ditët e sotme mund të konstatohen edhe qëndrime herë-herë deformuese dhe me rrjedhoja negative Ndërsa historinë e tranzicionit prej këtij viti e deri në ditët e sotme mund të konstatohen edhe qëndrime herë-herë deformuese dhe me rrjedhoja negative për konsumatorët. Shkalla dhe mënyrat e ndërhyrjes shtetërore në tregjet e ndryshme, duke përfshirë edhe mekanizmin e pazëvendësueshëm të çmimeve, jo gjithnjë kanë qenë të justifikuara dhe efikase. Kështu, fill pas vitit 1997 çmimet e lira në treg për mallrat kryesorë të importit u kontrolluan nga qeveria përmes “çmimeve të referencës”, d.m.th nëpërmjet disa çmimeve të vendosura nga Ministria e Financave, herë-herë edhe në mënyrë artificiale, d.m.th pa lidhje të mjaftueshme me zhvillimet në bursat ndërkombëtare të këtyre mallrave, në disa raste u përdoren si instrument për rishpërndarjen e tregjeve dhe favorizimin e gupeve të caktuara të biznesit, bashkëpunimit me vende të caktuara, etj. Por “referenca” konstante e këtyre lloj çmimesh që vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite si argumenti kryesor është rritja e presionit fiskal mbi biznesin për të mbushur arkën e shtetit përndryshe “realizimi me çdo kusht i planit të të ardhurave buxhetore”. Thellë-thellë në përmbajtjen e vet, ky mekanizëm i ndërhyrjes shtetërore vjen nga epoka e ekonomisë së centralizuar, nga ajo kohë kur për tregun vendosej administrativisht dhe jo duke respektuar forcat e brendshme të tij dhe është shprehje e mentalitetit etatist të kabinetit të sotëm qeveritar, në përpjekjet e tij për reduktimin e informalitetit.

Në pamundësi për të ndërtuar politika nxitëse të zhvillimit dhe marrëdhënie të bashkëpunimit dhe dialogut të ndërsjellët me komunitetin e biznesit, qeveria aktuale ka ndërmarrë një numër “reformash” që kanë rritur jo vetëm arbitraritetin e administratës fiskale dhe gamën e ndërhyrjeve të saj mbi jetën ekonomike të bizneseve, por edhe shtrirjen në gjerësi të instrumentit të përkohshëm dhe të dëmshëm të referencave. Kështu, gjatë këtyre dy vjetëve ky instrument është shtrirë mbi pagat minimale të punës për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore; çmimin minimal të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit për efekt të llogaritjes së tatimit (e trashëguar nga qeveria e mëparshme); çmimin minimal të shitjes së pasurive të patundshme, etj. Në fakt, duke tentuar të zvogëlojë informalitetin përmes përdorimit kaq të gjerë dhe për një kohë kaq të gjatë të këtyre instrumenteve administrative qeveria aktuale nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka penalizuar qytetarët e vet – konsumatorët. Për këtë mjafton të analizohet rritja e dukshme e çmimeve të shitjes me pakicë të pothuajse të gjitha llojeve të mallrave dhe të shërbimeve, brenda dhe jashtë “shportës” së vjetër e të re të mallrave llogaritëse të inflacionit, në krahasim me një apo dy vjet më parë. Pra, “reformat” e ndërmarra në rrugë administrative janë bazuar kryesisht në rritjen e presionit fiskal nëpërmjet rivlerësimeve të detyrimeve fiskale të viteve të mëparshme të biznesit dhe mekanizmave të tjerë, që rritin voluntarizmin dhe selektivitetin e administratës fiskale (“ligji i Gjobave”, mungesa e institucionit të ankimimit ndaj vendimeve të padrejta të administratës fiskale, etj). Si rezultat, jo vetëm që nuk kanë futur në arkën e shtetit “një miliard dollarët e pretenduar se shkonin në xhepat e mafias qeveritare të mëparshme”, por çdo rritje e shënuar në të ardhurat buxhetore është shoqëruar me rritjen më të shpejtë të kostos së jetesës së familjeve shqiptare dhe të polarizimit social të saj në përgjithësi. Ky është edhe shpjegimi kryesor mbi shtimin e varfërisë absolute, papunësinë konstante, përkeqësimin e aftësive eksportuese të ekonomisë sonë kombëtare të bazuar në sektorin privat, dhe ,mbi të gjitha uljen e aftësive konkurruese të saj. Madje edhe rëndimi i situatës financiare të shoqërisë publike KESH mund të shpjegohet edhe si rrjedhojë e këtyre masave që kanë çuar në varfërimin e mëtejshëm të qytetareve, rrethana në të cilat një numër në rritje i familjeve nuk janë në gjendje të paguajnë energjinë, edhe kur ajo ju sigurohet nga kjo shoqëri.

Këto ditë po flitet shumë për rritjen e kontrollit të fitimit në shoqëri të ndryshme private, madje zyrtarët kryesorë të Ministrisë së Financave flasin që për efekt tatimi, po përgatisin kuadrin ligjor për njëlloj nivelimi të detyrueshëm të normës (përqindjes) së fitimit në nivel sektori të veprimtarisë sipërmarrëse. Edhe kjo deklarohet se do të bëhet “në emër të luftës kundër informalitetit”. Sipas mendimit tim, nëse do të zbatohet kjo rrezikon të prodhojë po ato rezultate si “reformat” fiskale që u përmendën më lart, d.m.th të varfërojnë më tej konsumatorin. Sepse, ka një të vërtetë të gjithëpranuar në ekonominë e lirë: normën e fitimit e cakton loja e lirë e tregut, mekanizmi i kërkesës dhe ofertës dhe se ndërhyrjet shtetërore të çfarëdolloji me “marifete” të tilla kanë gjithnjë një humbës të madh - konsumatorin.

Kryelajmi i dy-tre ditëve të fundit ndër zhvillimet e brendshme ka qenë padyshim deklarimi dhe pjesërisht edhe rritja e çmimit të bukës, mallit më të përdorshëm të popullsisë dhe “larja e duarve” publikisht nga ana e qeverisë për përgjegjësinë politike për pasojat e kësaj rritjeje nga kryeministri dhe nga ministri i tij i Financave. E para gjë që të shkon në mendje është adaptimi i pashpjegueshëm prej tyre i dy standardeve: kontroll dhe referenca për dogana, ndërtim, paga e pasuri të patundshme për efekt taksimi dhe “liri e tregut” për “bukën e përditshme” të familjeve shqiptare, rreth 1/5 e të cilave jeton me më pak se 2 dollarë në ditë për frymë, d.m.th vetëm sa mund të blejnë bukën… Pra vëmendje dhe agresivitet atje ku qeveria grumbullon paratë për t’i shndërruar më vonë në tendera e prokurime të gjithfarëllojshme. E dyta, rritja e çmimit të bukës, “de facto” pas “clearence” (lejës) që kryeministri Berisha i dha pardje kartelit të prodhuesve të saj, dëshmon tashmë jo për “presione inflacioniste në rritje” (siç rreket me zë të mekur të bindë opinionin publik Banka e Shqipërisë), por për praninë e inflacionit që po gëlltit kursimet monetare dhe po varfëron çdo ditë familjet shqiptare. Pra, mungesë interesimi atje ku preket popullsia dhe jetesa e saj e përditshme.

Për përballimin me realizëm të kësaj situate, sipas mendimit tim, qeveria ka në dorë të mbikëqyrë dhe të bëjë transparente importimin e grurit dhe miellit, nëse brenda tyre ka situata të llojit kartel (aq të urryera kur maxhoranca e sotme ndodhej në opozitë). Ajo ka në dorë të ndëshkojë abuzimin me ngritjen artificiale të çmimeve dhe ngrirjen e tyre nga ana e importuesve të miellit, gjë që me të drejtë u trajtua si spekulimi radhës edhe nga drejtues të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve. Qeveria ka në dorë të rishikojë e të përmirësojë politikat e saj për nxitjen e prodhimit vendas duke bërë të mundur punimin e tokës që në mjaft zona mbetet djerrë dhe fshatarët fermerë nuk janë të interesuar as ta mbjellin. Qeveria ka në dorë të ndëshkojë abuzimin me vëllimin, sasinë dhe cilësinë e bukës që shitet në treg për të mbrojtur konsumatorin (për hir të së vërtetës, nga ky këndvështrim çmimi i bukës ka kohë që është rritur). Qeveria ka në dorë të nxisë teknologjitë bashkëkohore të prodhimit të bukës dhe respektimin e kushteve teknike të prodhimit e tregtimit, si dhe të detyrimeve fiskale nga ana e prodhuesve të bukës dhe të mos mjaftohet me “thirrjen” e djeshme kryeministrore drejtuar këtyre të fundit “për të qenë objektivë”(?!). Qeveria, por edhe institucionet mbikëqyrëse të tregut brenda dhe jashtë saj si Autoriteti i Konkurrencës, kanë në dorë të bashkëpunojnë me median jo vetëm për propagandë të pafund mbi “arritjet dhe fitoret” e saj, por edhe për parandalimin e përdorimit të medias si mjet për krijimin e situatave kartel në rritjen e çmimit të bukës të pabazuar në situatën e tregut.

Pavarësisht ndërhyrjeve qeveritare me çfarëdolloj referencash, forcat e tregut i hapin rrugë vetes, ndërsa detyra e qeverisë është të mundësojë veprimin e lirë të këtyre forcave, ndërmarrjen e politikave që çojnë në rritje të prodhimit, shtim të eksportit e për rrjedhojë edhe të aftësive konkurruese të ekonomisë sonë kombëtare. Vetëm kështu sigurohet një qeverisje e mirë dhe efektive që çon në qëndrueshmërinë e çmimeve dhe mbrojtjen e pretenduar të konsumatorëve.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente »

  1. Pjer Thomas thotë:

    5 Shkurt 2008 @ 7:39 pm

    Nje qeveri qe bazohet mbi te ardhurat nga taksat , eshte nje qeveri e paafte dhe e anakronike. Mire buken qe nuk e subvencionon dot , se kuptohet qe s’kane tru, por miellit pse nuk ia heq taksat apo ta lesh me 1-2% takse.

  2. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shkurt 2008 @ 11:19 pm

    Mbyllja e shkrimit eshte e shkelqyer (2 paragrafet e fundit). Qeveria eshte sjelle vertete ne menyre te cuditshme ne lidhje me kete rritjen e cmimit te bukes; jo vetem qe s’ka ndermarre ndonje veprim qofte edhe sa per sy e faqe, por deklaratat e saj lene te kuptohet qe s’do te kete nderhyrje. Eshte nje levizje politike e gabuar ne nje situate kur rritja e cmimit do te ndjehet nga nje pjese e madhe e popullsise.

  3. Vizion thotë:

    6 Shkurt 2008 @ 11:39 am

    E cuditshme sesi shqiptaret zgjedhin te meditojne atehere kur eshte per te vene kujen. 2 postime ne dy dite. Dhe shtireni duke ndrydhur veten se nuk jeni nga ata qe do vuani “per buken e gojes”. Lexojeni kete me poshte ju, qe ” fati” ju beri te studjoni jashte e te me shkruani ne kete moment ndoshta edhe nga jashte. Jemi buke nga i njejti brume e fatin e kemi te perbashket:

    The Mouse Trap
    A mouse looked through a crack in the wall to see the farmer and his wife opening a package; what food might it contain?
    He was aghast to discover that it was a mousetrap!
    Retreating to the farmyard, the mouse proclaimed the warning, “There is a mouse trap in the house, there is a mouse trap in the house.”
    The chicken clucked and scratched, raised her head and said, “Mr. Mouse, I can tell you this is a grave concern to you, but it is of no consequence to me; I cannot be bothered by it.”
    The mouse turned to the pig and told him, “There is a mouse trap in the house.”
    “I am so very sorry Mr. Mouse,” sympathized the pig, “but there is nothing I can do about it but pray; be assured that you are in my prayers.”
    The mouse turned to the cow, who replied, “Like wow, Mr. Mouse, a mouse trap; am I in grave danger, Duh?”
    So the mouse returned to the house, head down and dejected to face the farmer’s mousetrap alone. That very night a sound was heard throughout the house, like the sound of a mousetrap catching its prey. The farmer’s wife rushed to see what was caught.
    In the darkness, she did not see that it was a venomous snake whose tail the trap had caught. The snake bit the farmer’s wife. The farmer rushed her to the hospital.
    She returned home with a fever. Now everyone knows you treat a fever with fresh chicken soup, so the farmer took his hatchet to the farmyard for the soup’s main ingredient.
    His wife’s sickness continued so that friends and neighbors came to sit with her around the clock. To feed them, the farmer butchered the pig.
    The farmer’s wife did not get well, in fact, she died, and so many people came for her funeral the farmer had the cow slaughtered to provide meat for all of them to eat.
    So the next time you hear that someone is facing a problem and think that it does not concern you, remember that when the least of us is threatened, we are all at risk.

    Edhe njehere po shoh per juve-
    Ku jeni o Shqipetare, juve qe shpenzuat per te shfletuar libra ekonomie ne studimet e juaja, juve qe mezi prisni te flisni per politike e nuk u degjohet asnjehere zeri kur fryjne ererat e Ekonomise. Ku jeni degdisur apo pas Karnavaleve te Brazilit e qe filozofoni pas vargjeve te letersise. Sa te matshem jeni, apo mos gabimisht tentoni te jeni te skajshem. Ju ngushelloj per rrugen qe keni zgjedhur… ne heshtje…

  4. Vizion thotë:

    6 Shkurt 2008 @ 11:49 am

    Ose le ta sjellim ndryshe:

    Me “Vendos Diçiturën” ju ftoj të sillni një diçiturë qe i përshtatet pershkrimit te meposhtem.
    SHIPTARET PA DRITA, PA UJE, PA BUKE. SHQIPTARET QE VARFEREOHEN DHE VAZHDOJNE TE HESHTIN”
    Vlerësohet humori, inteligjenca dhe interpretimi më i mire.

    p.s. Kupjuar nga ” Peshku pa uje dhe pa buke”

  5. Tironsi thotë:

    6 Shkurt 2008 @ 12:03 pm

    Nga te paktat gjera te hajrit qe ka bere Sala me kete qeveri. Me drita e uje i mbajme ne qe paguajme taksa e tani u dashka ti mbajme dhe me buke. Marrin buken me te lire dhe rrine gjithe diten e fryjne syte pasatj. Pune jo, zanat jo e u rrofte buka qe hane. Vetem per pensionistet jam i shqetesuar. Per ta te gjendet nje forme kompensimi. Kurse te tjeret ti bien shatit po deshen buke.

  6. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Shkurt 2008 @ 12:32 pm

    Vizioni ka te drejte kur thote qe eshte shqetesuese qe s’flitet per kete problem i cili fatkeqsisht nuk mund te zgjidhet thjesht duke thene “punoni me shume”. Per me teper cmimi i grurit/miellit/bukes mund te ndikohet edhe ne menyra te tjera pa u marre ne menyre te drejtperdrejt me cmimet por duke u interesuar per funksionimin e te gjithe sistemit te transmetimit, qe nga importimi i grurit/miellit ose prodhimi i grurit ne vend, e deri tek shitja perfundimtare. Per shembull, sot Ministria e Bujqesise paraqet si nje nga arritjet e saj shtimin e siperfaqes se tokes qe perdoret per vreshtari. Bravo, shume mire per kete. A mund te behet e njejta gje per siperfaqet e mbjella me drithera?

    Tjeter, politika doganore per dritherat dhe miellin. A mund te kete ndryshime ne kete drejtim?

  7. Tironsi thotë:

    6 Shkurt 2008 @ 12:45 pm

    Ll ti jeton dhe aty dhe e ke te qarte situaten. Menyra per ta mbajtur cmimin ne kontroll dhe pa perdorur subvencionin ka, po kjo qeveri eshte e paafte, keshtu qe dy variante ka. O ta subvencionosh o ta lesh te lire. Une me thene te drejten nuk dua qe shteti te harxhoje taksat tona per te mbajtur me buke ca qe rrine e tallin k.q.t gjithe diten

  8. artian thotë:

    6 Shkurt 2008 @ 2:33 pm

    Buka e shqiptareve varet plotsisht nga exporti,ndoshta totalish,si rjedhim krizat per buken do te jene te vazhdueshme,tokat nuk punohen,fshataret jane kthyer qytetit,qeveria nuk ka as nje studim dhe as nje prespektiv te luftoje varferine shqiptare.Igezohen bumit te te ndretimeve,dhe borxheve te medha.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.