Login



Register

Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve

zyberi-deshirja.jpg

Detajet e ngjarjes jane akoma te diskutueshme. Ne njerin krah, departamenti i policise se Henderson, Nevada (USA) i qendron besnik versionit te tyre qe Deshira Selimaj (nje grua e imet rreth te 40-tave) vuri ne rrezik policet e repartit si dhe familjen e saj. Ne krahun tjeter qendron i shoqi, tre femijet (moshat 5-11) dhe deshmitaret okular qe insistojne Deshira ne asnje moment nuk vuri njeri ne rrezik, dhe nuk kishte arsyje te qellohej ne mes te rruges.

Deshira Selimaj me te shoqin, Zyberin, nje ish i burgosur politik i cili kishte bere rreth 22 vjet burg ne Shqiperi, kishin emigruar ne Amerike per t’i dhene femijeve te tyre ate qe vet nuk e kishin pasur kurre — nje te ardhme. Fatkeqesisht, me 12 Shkurt, nje ndalese rutine trafiku do te kthehej ne tragjedi. Nena qellohet ne zemer nga nje polic 23-vjecar ne sy te femijeve dhe te te shoqit i cili qendronte i prangosur ne buze te trotuarit.

Zyberi duke ritreguar momentin e vrasjes se te shoqes.

Sipas raportit te policise dhe deshmitareve okulare, Zyberi ne furgonin e tij te kthyer ne mini-dyqan akullore, ndalohet nga patrulla e policise sepse nuk beri nje ndalese te kompletuar para nje shenje “STOP” por vetem uli shpejtesine. Pasi mundohet te shpjegoj situaten me anglishten e tij te thyer, refuzon te firmosi gjoben marramendese prej $650 duke insistuar “…nuk punoj per policine, punoj per femijet e mij.”

Per te kuptuar me mire situaten ai therret te shoqen, e cila fliste anglisht me mire, ne telefon. Ajo merr 2 nga djemte ne makine dhe niset per t’i ardhur ne ndihme te shoqit.

Kur Deshira del nga makina — ketu ndryshon deshmija e policise dhe okulareve — ajo sheh te shoqin te ulur ne trotuar i prangosur duke qare.

Versioni i policise tregon qe ajo merr nje thike nga makina e saj, dhe kembengul qe do vetvritet me te birin. Policia arrin t’i marre djemte dhe u thote te shkojne te rrijne tek i jati. Pastaj godasin Deshiren 2 here me mjete me rryme elektrike — qe cuditerisht — nuk kryejne efekt. Atehere, polici 23 vjecar i merr jeten me plumb.

zyberi-2.jpgPas vrasjes se te shoqes, policia ja hoqi gjoben prej $650 dhe i dha Zyberit te firmosi nje gjobe pre $67 per mungese te rripit te sigurimit.

Deshmitaret okulare, te cilet dhane raport per policine ne vendngjarje, dhe familja, dheshmojne qe Deshira nuk kishte ne asnje moment thike ne duar. Femijet dhe i shoqi deshmuan qe nuk e pane Deshiren te goditej me pistolete me rryme elektrike. Sipas deshmitareve okulare, ne castet e fundit te jetes, Deshira ishe e ulur ne gjunje duke qare e duke hedhur duart ne ajer, e rrethuar nga policia. Pas disa sekondash, degjojne nje te shtene dhe trupin e saj qe bie perpara.

Gjate nje konference shtypi te dhene dje, policia e Hendersonit ndryshoi pak detajet e ngjarjes nga ajo qe kishin treguar me 12 Shkurt. Fillimisht kishin thene qe ishin ata qe kishin thirrur Deshiren ne telefon te vinte te ndihmonte me gjuhen. Dje thane qe i shoqi qe kishte thirrur. Gjithashtu dje policia tha qe nuk kishin probleme komunikimi me ciftin, ndersa gjate raportit te ngjarjes kishin thene qe kishin veshtiresi te kuptoheshin me anglishte e thyer te Zyberit e Deshires.

Nje investigim nga zyrat e shtetit rreth ngjarjes do te behet me date 11 Prill ku pritet te jepet nje vendim perfundimtar.

Zyberi 65-vjecar tashme i vetem duhet te kujdeset per femijet e tij mitur. Pas kesaj tragjedie ai nuk eshte me ne gjendje te bej pagesat e shtepise apo te kujdeset plotesisht per femijet e tij. Nje fond ndihmash eshte ngritur per t’i ardhur ne ndihme familjes Selimaj. Ndihmat mund te dergohen ne adresen e meposhtme:

Zyber Selimaj Donation Fund
P.O Box 90533
Las Vegas NV 89009-0533

Sidoqofte shume pyetje kane mbetur pa pergjigje: Nuk kishin mundesi policet te vinin nen kontroll kete grua edhe sikur ajo te kishte thike ne dore? Nuk mund ta qellonin me pistolete neper kembe? Si ka mundesi qe 2 pistoleta me rryme elektrike nuk i bene efekt nje gruaje te imet? Kur arriten t’i marrin femijet nga Deshira atehere pse policia insiston qe e qelloi sepse po i shkaktonte rrezik femijeve? Shpresojme qe me 11 Prill drejtesia triumfoj.

Gjergj Dollani

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

90 Komente

  1. Etrusk thotë:

    22 February 2008 @ 3:13 pm

    Shume shume ngjarje e dhimshme. Uroj qe organet hetuese te bejne punen e tyre dhe te gjejne fajtorin dhe ti japin denimin qe meriton.

    Komuniteti shqiptar ne Las Vegas e USA duhet te ngrihet ne kembe per kete ceshtje dhe te bejne ceshte e mundur per te ndihmuar jetimet.

  2. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 3:17 pm

    Oh ç’fatkeqesi! :(

  3. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 3:24 pm

    Polic Amerikan…te vrasin per nje pike uje!! Me ndaluna njehere se i kisha xhamat te pista nga kripa e rruges. I thash nuk kam uje per xhamat…dhe ndeza fshirset qe ti tregoja. U hodh perpjet dhe vuri doren ke revolja…dhe tha po ti kishte rene nje pike uje ne fytyre do me kishte arrestuar.

    Gjys kafshe…gjys njerez. Ashtu i stervisin…

    Gjynah per kta te shkretet…ishallah marrin disa miljon dollar tani nga shteti per kte vrasje.

  4. Ner thotë:

    22 February 2008 @ 4:02 pm

    Oh cfare fatkeqesie per ate grua e familjen. Edhe fati i atij te shkretit! Sikur nuk i mjaftonin 22 vjet vuajtje burgu po edhe kjo i duhej, femijet jetime ne pleqeri. Shpresoj te marrin ndonje ndihme financiare.

  5. Artian thotë:

    22 February 2008 @ 4:27 pm

    Ngushllime familjes Selimaj,kjo eshte Amerika..dollar me gjak.!Ai vend eshte ngritur me kete lloje gjaku,emigrandesh.! Policia e atij shteti ku jeton kjo familje,ka vepruar si “Sick dog” kur truri i eshte infektuar.
    Menyra se si sterviten,eshte njesoj si e qeneve.”Shepherd”
    http://www.wspca.com/k9buddy.jpg
    Te keqen e Policave tane,te pakten nuk te vrasin!

  6. Dajoshi thotë:

    22 February 2008 @ 4:54 pm

    Ngushellimet e mia, vertet e rende dhe trishtuese. Realisht, ngjarje te tilla nuk jane te rralla. Edhe ky vend ka problemet e veta. Me fillu me shajt policine me siguri do hapte debat me “parimoret” ne forum qe “predikojne” ligjin me sy mbyllur, packa se ligji ketu eshte shkelur me 2 kembet dhe duart bashke. Nuk do cuditesha nese ata police do dilnin te pafajshem me alibine e vetmbrojtjes nga nje grua qe donte te vriste veten. Sidoqofte, s’ma hedh dot poshte njeri faktin qe shume police ketu jane koketrashe dhe pa asnje ndjenje njerezore.

  7. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 4:58 pm

    Ky shkrimi të dridh kurrizin!…

    Ngushëllime!..

  8. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 5:03 pm

    ngushellime familjes. me vjen shume keq per ta.
    policet, sidomos state troopers jane vecanerisht te ashper me emigrantet. ne momentin qe te degjojne qe ke aksent, ne shumicen e rasteve te denojne me shume se sa mund te te denonin ndryshe. uroj qe te dale ne drite e verteta dhe te vihen para drejtesise fajtoret. te kishim nje Al Sharpton!

  9. LIZANDER SARACI thotë:

    22 February 2008 @ 5:21 pm

    Tragjedi shume e rende! Vertete shume e dhimbshme historia e kesaj familje.
    Ne kete pike besoj se dicka komuniteti shqiptar ne Amerike mund ta beje dicka. Ajo qe ai burre ka me nevoje tani eshte drejtesia. Mund te kerkohet nje avokat i zoti per keto ceshtje dhe nqs kerkon pagese paraprake, sa rrime e bejme gam-gam me njeri tjetrin mund te mundoheshim te gjenim nje burim financimi. Por edhe sikur vete t’i mbledhim ca pare nuk do qe keq. E marr me mend se shume mund te jene studente ketu dhe nuk i kane mundesite po per ne qe punojme nuk eshte ndonje gje e madhe.
    Toko e “hongre” edhe nje “detyre shpie” me duket.

  10. maverick thotë:

    22 February 2008 @ 5:38 pm

    Ngjarje teper e dhimbshme. Polic kriminel. Jam pa fjale…

  11. shefi kuadrit thotë:

    22 February 2008 @ 5:48 pm

    Polici shker..at. Shpresoj te triumfoje drejtesia ne kete rast dhe te denohet ky polici kalama qe me duket se ka reaguar fare pa profesionalizen. Cfare rreziku perbente per 3-4 police nje grua 40 kilshe? Kafshet e m…., ju kalbte shpirti. Shpresoj qe komuniteti i shqiptareve i NV tu vije ne ndihme kesaj familjeje. Ju duhet dhe nje avokat i mire. Gjynah.

  12. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 5:55 pm

    Ngushellime Familjes Selimi. Shpresoj sa me shume nga ne t’u ndihmojme ne kete moment te veshtire. Drejtesia duhet te vihet ne vend.

    Sa per policet, le te mos kapercejme kot nasikoti se policet nuk jane as gjysme-kafshe as qen kufiri. Raste te tilla ndodhin se pune me stres te larte shume eshte. Nese ka patur faj polici ka qene nga mungesa e profesionalizmit - por qe te kete motivim anti-emigrant e kam te veshtire ta besoj - dhe eshte gjynah te spekullohet ashtu para se te flase drejtesia…ai Al Sharptoni mesiguri do e kishte gjet fajtorin per 5 minuta…po prandaj ma hap barkun mua Reverendi…

  13. ardi thotë:

    22 February 2008 @ 6:26 pm

    …vertet shume e dhimbshme, per te gjithe…
    ….dhe ky policime siguri ka qene i drogum se ska arsye tjeter…nje gje me vjen keq qe PD e mbron nje te drogum apo te lujt mendsh….
    …ne nje bar kam degjuar nje polic qe pinte civil weekend te thoshte se do shkonte ne iraq se kishte qef te qellonte mbi njerez!!!!! e frikshme….
    …por nje gje tjeter qe se duroj dot, sepse eshikoj perdite edhe ketu ku jetoj….shqiptar pa dokumenta, me shume halle mbi kurriz, bejne si cuba, nuk ndalojne neper stop sign, parkojne ku i do bytha, etj…
    …ky plaku me tre kalamoj nese do vinte seat belt dhe nese do ndalonte ne stop sign, nuk do kishte takuar ate polic kriminel, dhe sdo kishte ndodhur ajo qe ndodhi…..

  14. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 6:27 pm

    Blendi,

    Mynxyra te tilla nuk justifikohen kurrsesi me veshtiresine e stresin e punes. Cdo profesion ka peshqesh nivelin e vet te stresit dhe pergjegjesise, dhe cdo individ e pranon nje punesim me ndergjegje e dijeni te plote mbi veshtiresite e punes.

    Ngushellime familjes, autori i krimit marrte ate qe meriton.

  15. genti Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 6:35 pm

    Ngushellime familjes.

    Per ca detaje me shume mund te lexoni artikullin me poshte (ne anglisht).
    http://www.lasvegassun.com/news/2008/feb/21/witness-disputes-police-account/

  16. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 6:39 pm

    Nuk po justifikoj vrasjen e saj me stresin…thash, ndoshta mungesa e profesionalizmit. Nuk isha atje dhe nuk dua te paragjykoj as viktimen as oficerin.

    Stresin e permenda ne lidhje me perceptimin se policet jane si kafshe…atyre qe iu duket se policet i trajtojne vrazhde, duhet te kuptojne se puna e policit nuk eshte si atij ne Starbucks qe te merr porosine e kafese, ndaj dhe biseda, toni i zerit apo bodylanguage do duken intimiduese.

    Polici i intimidon civilet kur u flet, por jo kot per sport. Ka nje qellim (vetembrojtes) per kete dhe eshte praktike zyrtare.

  17. Rob-terneti thotë:

    22 February 2008 @ 6:42 pm

    Kjo eshte nje fatkeqesi e rende, qe u ka rene ne kurriz ketyre te shkreteve.

    Uroj qe pergjegjesit per kete ngjarje te marrin nje denim shembullor per te gjithe koleget e tyre. Si u vriska nje grua, qofte dhe me thike, nga nje tufe derrash dy metrosh.

    Megjithate, ne kete fatkeqesi te pashembullt, ka pjesen e vet mungesa e komunikimit dhe mosnjohja. Psh polici te ve te firmosesh jo pranimin e gjobes (fajit), por njoftimin qe tu vu gjobe. Ne pergjithesi, me policin nuk diskutohet, me tej po ja pate vaktin, kundershtohet ne gjyq. Po ku ta dinin kete keta te shkrete; ne Shqiperi me policin ben pazar e muhabet, e ne fund del krushqi.

    Do te ishte mire qe imigrantet shqiptare tu mesojne me te rinjve ca rregulla te vendit te ri. Mbase dhe organizatat shqiptare mund te pergatisnin materiale orientuese online.

    Sidoqofte, te keputet shpirti per keta fatkeqe, sidomos femijet qe mbeten pa nene ne moshe te vogel, e ne vend te huaj.

  18. farewell thotë:

    22 February 2008 @ 6:46 pm

    fatkeqesi eshte, ngushellime familjes.

    Po lexoja diku ne nje forum, dikush pyeti, pse vetem 1 plumb dhe jo me shume? sidomos ne keto raste, me shume se nje polic prezent do kishte hapur zjarr. Prandaj mendoj se ky kalamoni 23 vjecar eshte treguar i paduruar ose “trigger-happy” Shpresoj ta bejne shembull po kam frike se asgje s’ka per ti ndodhur, mbase pezullim disa javor.

  19. shqipe@ou thotë:

    22 February 2008 @ 6:57 pm

    Duhej firmosur gjoba, keto te caje ballin per gjoba te tilla. Eshte cudi qe Taseri nuk funksionoi.

    Do ti dergoj nje cek qe sot burrit te saj.

  20. Artian thotë:

    22 February 2008 @ 7:00 pm

    Blendi,

    Sa per policet, le te mos kapercejme kot nasikoti se policet nuk jane as gjysme-kafshe as qen kufiri. Raste te tilla ndodhin se pune me stres te larte shume eshte

    Nuk e kuptoj Blendin ne kete rast,kur mundohet te justifikoj veprimin e policave me “stresin e tyre…”

    Ne rastin konkret,nuk kemi ndonje rast kur policia ndjek nje trafikant, droge ,arme, ose nje kriminel!

    1-Kemi nje kundravajte ne qarkullim rrugor.!

    2-Shoferi nuk bindet te paguaj gjoben.

    3-Shoferi i eshte nenshtruar arrestimit,pra nuk ka ushtruar force etj …eshte bindur policise.

    4-Gruaja vjen te ndimoj burrin ne komunikim,pasi nje emigrant nuk flet mire anglish

    5-gruaja sheh nje skene tjeter arrestimin,trembet dhe bertet,per burrin e arestuar!

    5- Policia ,trembet nga gruaja ,dhe qellon gruan me nje pumb ballit1

    6-Finalja ,Policia ule gjoben e kundravajtes ne qarkullimin rrugor, nga $650 ne $ 67.

    Kjo eshte kulmi i injorances njerezore,edhe nje qen policie do te ishte me i permbajtur,se sa polici 23 vjecar …dhe ti Blendi me thua:
    .. mos i thoni policise as gjysem kafshe, as qen kufiri…se qenkan te lodhur nga stressi!

    Ashtu duhet thene per kete rast.1

  21. shqipe@ou thotë:

    22 February 2008 @ 7:04 pm

    Tani qe lexova me tej, duket se mos komunikimi ka qene shkaku i fatalitetit. Policet ne pergjithesi, ne Amerike jane kafshe, dhe nga qe zakonisht rrihen ne shkolle te mesme, kur behen police abuzojne postin.

  22. shefi kuadrit thotë:

    22 February 2008 @ 7:18 pm

    Per punen qe ben policia kam gjithnje respekt por ne kete rast me vjen te plas se kane reaguar ne menyre kafsherore dhe nuk gjej asnje motiv per ti justifikuar sepse kane marre jeten e nje gruaje qe nuk besoj fare ti kete kercenuar jeten ketyre derrave por fajin e kane vete policet qe i kane trajnuar si te jene robokope pa asnje lloj aftesie per te diferencuar mes situatave. me nje bicak dore do ta vriste ajo kte rednekun? Shihni edhe si i shton policia akuzat ndaj keti gjynafqarit: “Zyber Selimaj, 65, faces charges of speeding, running a stop sign and obstruction of an officer”. Purser said the obstruction charge stems from Selimaj trying to run to his children after his wife was shot. Shpejtesia nuk ishte akuze ne fillim vetem stopsign ishte por e kane shtuar me vone per te perligjur veten. Edhe ‘obstruction’ duket ashiqare qe eshte nje akuze idiote e shtuar me vone per te shtuar fajin e ketij te shkretit.
    Shpresoj qe kush ka mundesi ti nise nje cek sado te vogel ketij te ndjerit.

  23. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 7:22 pm

    O Artian, une nuk kam sesi te jap gjykim per cfare ka ndodhur dhe nuk po mundohem te justifikoj askend.

    Te thuash qe puna e policit eshte stresuese eshte pak, eshte shume me e veshtire se aq. Une kur fola doja te kundershtoja mendimin qe “policet jane kafshe”.

    Policet nuk jane kafshe, por kane pune te tille qe nuk e di nese do jesh gjalle a vdekur ne fund te turnit.

    Sa here ndalon nje automjet dhe i troket ne xham, nuk e di nese ai brenda ne makine nuk do te t’i plas trute ne asfalt me nje plumb…kjo mua me duket stresuese, minimumi.

    Fola ne pergjithesi dhe jo per rastin konkret. Nuk kam ndonje koment per sa ndodhi ne Henderson, Las Vegas se nuk isha deshmitar. Tani, lexoj qe ti e paske zbardhur ceshtjen me 6 pika, nga matane oqeanit…je hetues i ketyre rasteve?

    Nese doni nje rast kompleks te Police Shooting: Amadou Diallo eshte textbook.

  24. Artian thotë:

    22 February 2008 @ 7:26 pm

    Ne rastin konkret..nuk ka vend per stres..ti po flet ne pergjithsi..une per rastin konkret..gjithmos sipas shkrimit se as une nuk di me shume holsira ..

  25. toko thotë:

    22 February 2008 @ 7:42 pm

    O shqiptare po mos u nxitoni As njeri besoj nuk e di si ka ndodhur ngjarja e vertet.Kemi degjuar deri tane te dy palet Jane lajme kontradiktore Kush ka te drejte ? Pse kaq shpejt ne konkluzione per policine dhe pergjithesime te kesaj natyre.
    Nuk e di nese ja dini per faleminderit atij policit qe kapi nje hajdut, qe ju vodhi makinen, qe ndaloj nje vjedhje te shtepise tuaj, apo qe jetoni kaq te qete ne shtepite tuaja. Mjaft me pergjithesime dhe nxitime te kesaj natyre. Nuk them se polici mund te mos kete gabur por kjo nuk e pergjithson ngjarjne ashut si nuk them se gruaja kishte te drejte pasi akoma nuk e dime si ka ndodhur por as kjo nuk ka per se te pergjithesoj shqiptaret. Sa uretje qe kini mor Nuk e kuptoj mbase me mire do te jete ne Shqiperi ku polici ja mbah me vrap kur shikon ndonje qe gerthet e ulurin. Shkoni jetoni ne shqiperi atehere cfare doni ne kete vend ku sipaskomenteve kupotj se polica eshte kaq teroriste, ku diktatura ushtarake policore po ju mer shpirtin. Me zor nuk besoj se ju kane sjelle ne kete vend te qelbur ku mbizoteron sipas komenteve tuaja diktature policore.
    Uroj te mos jete keshtu por ne qofte se ngjarja do te dale ndryshe atehere c’ do te thoni apo pas kesaj do te therisni “Manipulim Manipulim” Edhe te jete keshtu sic pershkruajn deshmitaret okulare qe gjithashtu kane rezerva per punen e thikes kjo nuk pergjithson tere policine e ketij vendi.
    Dhe ju siguroj se kjo qe them nuk eshte perulesi e servilizem sic do te me thuhet pas ketij komenti Por mendoj se eshte llogjike e ftohte pas kesaj ngjarje vertet te dhimbshe. Me kete nxitim e nxjejre konkluzionesh vec ata me ngjyre ne lagjet e Chikagos veprojne. SiI mendoni zoterinj te shkolluar, tja marim dhe ne me aksion e tja fusim me nje manifestim duke thyer xhamat e djegur e vjedhur dyqanet per kete qe beri polici (jo policia).? Ata e Chicagos qe nuk kane ADN si tonennga Nordiket Evropiane por e kane nga afrika e bejne kete se aq shkolle e kulture kane
    Po Ne?

  26. baker thotë:

    22 February 2008 @ 7:44 pm

    Ketu ne California para nje viti, nje polic pulled over dike ne oret e mengjesit. Ky trimi s’kishte dokumenta dhe nga frika sa i afrohet polici te dritarja, nxjerr pistoleten dhe ia plas nje plumb ne fytyre.

    Megjithate polici shkon zvarre te makina dhe therret back-ups. Kur erdhen ata e gjeten te vdekur te makina.

    Po ketu para nja dy vjetesh nje polic qelloi nje djale boshnjak, qe pinte cigare ne starbucks. Nisi si complaint pastaj me zenka edhe me te shtyra pastaj ky polici nxjerr pistoleten dhe e vrau.

    Kjo pune e policit eshte pune e veshtire, megjithate shume here policat kane faj edhe jane denuar drejtesisht. Ne raste te tilla si kjo e sotmja shpresoj ta denojne ashtu sic e meriton.

  27. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 7:52 pm

    Per sa i perket rrezikut ne pune te policeve, mos te qahen dhe aq shume se nuk profesioni i tyre nuk eshte ne 10 me te rrezikshmet ne ShBA.

    Per ne te tjeret, duhet theksuar ne maksimum: mos e kundershto policin fizikisht. Kurre. Edhe sikur te jesh i bindur qe je i pafajshem, mos u mundo t’i zgjidhesh mosmarrveshjet me policin. Gjej nje avokat dhe zhjidhi me vone punet. Ne jemi shume gjaknxehte, sidomos me figurat e autoritetit dhe padrejtesive.

  28. peshkaqeni thotë:

    22 February 2008 @ 8:04 pm

    Drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi!

  29. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 8:08 pm

    O Blendi…polic rrugor o burr!! Polic trafiku!! Stres i madh. Aman o Blendo se gjith diten ne makine rrine duke ngrene donoughts…Nuk po flasim per polic NYC ne mes te Bronx-it ku vertet mund te kesh stres. Po flasim per nje polic ne Nevada…qe ndalon dike se s’ndaloj ne shenje.

    Edhe shiko…u mblodhen 4 polic!!…pra erdhen te pakten 2 makina a mos me shume. 4 polic rrethuan nje grua me revolet jasht. Aman…po kta jane vertet te cmendur.

    Nuk po them qe jane te gjith ashtu…ka te mire qe sillen SI NJEREZ. Po ka ca qe jane vertet kafshe…se ashtu i stervisin. Vetmbrojtje?? Mir o Blendo…po vetmbrojtje nga KUSH? Nga CFAR? Kan llogjike ata ta kuptojne kur duhen te vetmbrohen…dhe kur duhen te sillen si njerez? Po detyre per te mbrojtur popullin…e kane…apo qello te mbrosh veten…pastaj pyt per nje grua qe vrave para syve te femijve?

    Ajo me thike eshte genjeshter…s’e besoj per asnje minute…

    Fatkeqsisht disa nga ata qe behen polica (sidomos ata State troopers..ughhh) jane vertet me crregullime mendore…ashtu si ata qe futen ne ushtri. Te nejten sjellje e shikon edhe ne Irak…po atje edhe mund te justifikohet se jane ne zone lufte. Ne eshte dhe Nevada zone lufte…

    Polici ka per detyre te te mbroj TY…jo veten. Ka per detyre te sillet si njeri…dhe jo te sillet si ushtar Nazist ne postbllok. Populli nuk eshte nen sundimin e policit…qe tja ket friken te mos bej ndonje levizje dore te gabuar se e ha plumbin kokes kot. S’ka polici tjeter ne bote qe te sillet keshtu…bertiti sa te duash policit Shqiptar…s’e vret mendjen ai.

    Kta te fusin ne burg per nje pike uje…

  30. Studenti Shqiptar Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 8:09 pm

    Ky rast eshte shume i ngjashem me nje film te dhimbshem dramatik me protagonist Ben Kingsleyn, “House of Sand and Fog”.

    Personalisht, nga faktet e artikullit me duket mese e qarte pergjegjesia e policit.

    Reagimi i tij ka qene i tepruar, dhe mbireagimi ka shkaktuar vdekjen e nje gruaje, ne syte e familjareve te saj.

    Deshiren nuk e kthen dot me njeri ne jete po te pakten ti njihen pergjegjesite departamentit te policise dhe te demshperblehet familja.

  31. Dajoshi thotë:

    22 February 2008 @ 8:49 pm

    Stresi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Per nje grua pa arme zjarri qe kercenon veten????!!!!!!!!!!! Jo eksperienca!!!!!!!!!!!!!!!!??????????? Po ajo gruaja ne aeroport ne Phoenix qe po shkonte ne rehab qe e shtrine me dhune, e lidhen dhe e lane me ore ne biruce dhe nuk u mor vesh u vetevra apo u asfiksua!!!??! Po ai djali me probleme mendore ne Florida para ca muajsh qe e shtrine 5 police poshte me gjunje ne fyt dhe e lane te vdekur???!!!! Po dhjetra raste te tjera???!!!!!
    Kuptohet jo te gjithe futen ne te njejtin grup, por rastet jane me shumice dhe flasin vete. Shume here keta edhe tallen me te arrestuarit ne lloj lloj menyrash. Lene mo, ky rast vecanerisht ta keput shpirtin. Ekezekutim i nenes ne sy te femijeve????!!!! Demshperblimi duhet te jete ne qindra milione, por asgje nuk e kthen hallexhien e shkrete. Bote robotesh.

  32. ITS thotë:

    22 February 2008 @ 9:07 pm

    Kjo duhet te behet mesim per gjithe Shqiptaret emigrante te rinj qe kur vijne ne Amerike nuk ka shaka me policet. Te vrasin per asgje…

    Kur ndaloheni edhe per nje shkelje rutine mbani duart gjithmone ne timon. Mos beni gafe te dilni nga makina pa ju thene ai. Mos fusni duart neper xhepa, mos beni levizje te shpeshta. Neqse dokumentat i keni ne “glove compartment” njoftoni policin se cfare jeni duke bere para se ta hapni sirtarin…

    Jemi mesuar qe tallim bolet me policet e tone, po keto ta marrin jeten pa problem fare…

  33. Pjer Thomas thotë:

    22 February 2008 @ 9:18 pm

    Nga siç tregohet ketu, fajin kuptohet qe e ka policia, sepse policise si duket nuk i ka pelqyer pergjigja e akullore-shitesit qe eshte shprehur se nuk punoj per policine por per femijet e mij. Kjo i ka shtyre policet te dalin jashte kontrrolit. Megjithse dhe ai shqiptari, duhet ta dinte se me policine, (e sidomos ne USA) nuk behet shaka. Tv amerikane tregojne rregullisht ngjarje mbi vrasjen e qytetarve nga police te papergjegjeshem. Ai i shkreti ka kujtu se ka te beje me policine e Shqiperise. Tani si ngelet gje tjeter veç te kapi nje avokat te zote.

  34. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 9:20 pm

    E mire vazhdoni. E fundit kjo.
    Asnjenjeri nuk ka thene qe polici e ka shtene nga stresi. Nese doni sebep te beni retorike dakord - por qe e qelloi se ishte i stresuar nuk e ka thene njeri prandaj kundershtimi i kesaj eshte NUL.

    Thame qe kur i konsideroni “kafshe” kini parasysh edhe rrezikun qe u kanoset ne punen qe bejne. Kaq.

    preparat, dakord por eshte ca me e komplikuar se niveli i rrezikshmerise. vertet policet nuk jane ne top 10 per pune te rrezikshme, por nga ana tjeter natyra e punes se tyre eshte e tille qe duhet te perballone me public scrutiny 24/7. Perballen me kriminele, per vegel pune kane nje arme zjarri, etj etj. Pra nje polic po te gaboje ne detyre del ne gazete, sepse gabimi ne rastin e tij prek jete njerezish. E njejta gje vlen dhe per pilotin e avionit apo mjekun kirurg psh…elementi i perbashket eshte qe kane jeten e tjetrit ne dore.

    Ne ane tjeter, sado e rrezikshme te jete puna e druvarit apo minatorit, situata ndryshon pasi keta rrezikojne me se shumti veten e tyre apo ndonje shok pune. Eshte te qenit nen vezhgimin publik, ne sherbim te publikut, perdorimi i forces vdekjeprurese, qe i komplikon disi gjerat. se ke, standard procedure, suicide by cop etj etj…

  35. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 9:40 pm

    Perballen me kriminele, per vegel pune kane nje arme zjarri, etj

    Traffic cop o burr!!…traffic cop!! Kur te fillojne te te vrasin edhe ata qe te vejne gjobat e parkimit pastaj… te thuash se vajten ne shpine e ndonje krimineli apo drogaxhiu…kapen nje emigrant me kamion akulloresh qe s’ndaloj ne stop.

    Nuk e kane trurin ne vend…

  36. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 9:47 pm

    Ja dhe pergjigja e Departamentit te Policise:

    http://www.lasvegassun.com/blogs/news/2008/feb/21/henderson-police-chief-responds-officer-involved-s/

  37. panatha thotë:

    22 February 2008 @ 9:50 pm

    ne qofte se nuk jemi ne dijeni te hollesishme te rrethanave te njgjarjes, nuk mund te gjykojme me objektivizem. ceshtje te tilla vetem per kete gje kane nevoje. po te flasim me baze ndjenjat sigurisht qe do te ngaterohemi me konkluzione te pabaza sic po shihet me lart ne perqindjen me te madhe te shkrimeve. pa dyshim ngushelllimet me te thella per ate familje fatkeqe po gjera te tilla dhe me te dhimshme ndodhin cdo minute, nuk e teperoj ta them. disa gjera qe spikasin dhe une i kam vene re gjate jeteses time personale ne SHBA eshte niveli profesional i policise. nuk diskutohen extreme (ky MUND te jete nje nga ato), e pergjithshmja eshte e kenaqshme. ne perpjekje e siper per tu integruar ose jetuar ne nje shoqeri qofte dhe si emigrant duhet te njohesh ligjet baze, ose ti respektosh ato, ose dhe po te zgjedhesh te mos i respektosh te pakten te njohesh konsekuencat. ne shqiptaret mendoj kemi mangesi te medhaja. na pelqen ta shkelim ligjin, dhe kur kapemi fajin e ka polici. mendoj se nuk duhet te jete keshtu.

  38. xixa Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 10:03 pm

    Kam përshtypjen që familja Selimaj ka rënë nga shiu në breshër: duke ikur nga Shqipëria që e dënoi z. Selimaj me 22 vjet burg -për ndonjë fjalë goje, ajo shkoi në parajsën demokratike Sh.B.A ku i erdhi rradha znj. Selimaj të linte jetën - kësaj rradhe pêr mungesê fjale goje.
    Përtej dhimbjes së madhe të kësaj familjeje tashmë plotësisht jetime (mjaft tê kqyrësh z. Selomaj), ajo ka mbetet êshtë vlera e jetës së njeriut, që me sa duket bëhet pre edhe e policit më tê humbur të Nevadës.
    Ndushta ky është edhe kuptimi i demokracisë amerikane:
    çdokush ka të drejtë të mos ndalojë krejtësisht pêrpara “STOP”-it, të mos paguajë gjobën e policit - bile edhe të bërtasë,
    çdo polic ka të drejtë të nxjerrë armën, ta qëllojë në zemër gruan e kundërvajtësit dhe të ulë gjobën në një të dhjetën e vlerës fillestare.
    Turp pêr faqe tê zezê!

  39. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 10:11 pm

    Amerika është aq e madhe sa çdo gjë bën vaki. Polici mund ta ketë vrarë kot ose mund të ketë pasur arsye. P.sh. thonë që me thikën po rrezikonte fëmijët, të tjerët thonë që s’kishte thikë. Në Amerikë ka të çmendur sa të duash, që s’hezitojnë të përdorin fëmijët (sidomos ata të droguarit). Kush ka parë COPS ka parë se me ç’njerëz përballet policia rrugore. Një rast që e mbaj mend ta kem parë dhe e gjeta në Youtube:
    http://youtube.com/watch?v=l9azeRWC664
    Këtu me të vërtetë u sulet me thikë dhe nuk e qëllojnë me armë (ndonëse thikën që kishte e ha vetë kur i sulet polici).

    Megjithatë nuk është se po mbroj policinë, ka pasur edhe raste kur policia ka vrarë pa ndonjë shkak serioz. Siç e thashë Amerika është vend i madh.

  40. Idris thotë:

    22 February 2008 @ 10:17 pm

    Ngushellime z.Selimaj!
    Eshte nje ngjarje e dhimbeshme ndaj se ciles jemi te ekspozuar te gjithe ne USA.
    S’te vjen mire te thuash se eshte nje vend qe te pret me bujari dhe denon Racizmin,e Persekutimin me LIGJ por e keqja me e madhe e ketij vendi eshte se eshte nje vend :…….TEPER POLICOR !
    Dhe aq me keq e instruktuar dhe pregatitur me nje “EGERSI NJEREZORE”.
    E justifikojne sikur jane te ekspozuar ndaj krimineleve ????????
    Nuk ka asnje te vertete ! Ai eshte zanat dhe paguhet e trajtohet brenda LIGJIT per kete zanat.Kush nuk e perballon le te iki! Por JO!
    Te qenit ne nje detyre ku pretendon se “ke ne dore” FATET e TJETRIT(ky eshte tjetri TIPIK! nen Kemben TENDE Fizike apo Intelektuale) duhet me cdo kusht te DENOHET rrepte ndaj cdo kalim Kopetence LIGJORE.
    THJESHT,GRUPI dhe jo vetem njeri ,i POLICEVE DUHET NDESHKUAR sipas LIGJIT.
    Ndoshta shume here me te rezikuar per jeten jane kozmonautet por vazhdojne misione humanitare!!!!!!!!!!!!

  41. panatha thotë:

    22 February 2008 @ 10:27 pm

    sh b a nuk ka se si te mos jete shtet policor. nuk eshte komb autokton, eshte amalgame artificiale e krijuar nga ambicioze e drejtuar nga krokodile financiare. nuk je i mirepritur ketu, je i terhequr, i gllaberuar nga sistemi per te kenaqur nevojat e tij. kush eshte i genjyer nga demokracia dhe bull… te tilla me mire te shoje mbrapa. kete sistem love it or leave it. ne qofte se ky vend nuk do te kishte keto rregulla te rrepta nuk do te ekzistonte. nga ana tjeter cdo njeri qe ka ardhur ketu ka zgjidhur nje rruge qe duhet te jete i ndergjegjshem . ne fund te fundit eshte jeta jote, nuk te detyron kush te rrish ketu. ne qofte se lagja perbehet nga dy rednecks, nje indian, nje pakistanez, dy serbe nje grek dhe disa shqiptare…. hej ju siguroj se polici duhet ta kete kaposhin e ngritur. thank you

  42. gjergji Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 10:45 pm

    Pavaresisht se si mund te kete qene situata, me vjen keq per ata dy femij te vegjel qe pane nenen e tyre te vritej — do e kalojne jeten krejtesisht te traumatizuar.

    Ju lutem, nese keni blogje apo faqje apo ku di une, ndihmoni kete familje te mjere duke publikuar adresen e fondeve te dhurimit. Edhe nje here adresa eshte si me poshte:

    Zyber Selimaj Donation Fund
    P.O Box 90533
    Las Vegas NV 89009-0533

  43. LIZANDER SARACI thotë:

    22 February 2008 @ 10:55 pm

    Po aman me pak respekt per ate te shkreten! Shkoni ore zihuni per politike.
    A ka ndermend njeri me e ndihmu kete familje me gjet nje avokat te mire e me dhone nai “lek” per te pagu avokatin?
    Se as nuk e gjejme dot ne se sa kafshe eshte ai polici dhe as nuk fitojne gje ata kalamajt e shkrete edhe po e gjetem ne graden e kafsherise se policit

  44. VLORA PERLE! thotë:

    23 February 2008 @ 12:07 am

    Hodha nje sy nga komentet,dhe vura re nje tendence per te kuptuar punen e policit dhe rregullat qe duhet te zbatojne qytetaret.

    Vetem se do te interpretohej shume shume ndryshe sikur e njejta ngjarje te kishte ndodhur ne Greqi…. … … …

    Besoj se kuptoni… … … …

  45. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 February 2008 @ 12:25 am

    Vetem se do te interpretohej shume shume ndryshe sikur e njejta ngjarje te kishte ndodhur ne Greqi

    Nuk shoh kontradiktë këtu, policia greke ka treguar dhunë të paprovokuar kundrejt shqiptarëve, ndërsa ajo amerikane jo.

  46. VLORA PERLE! thotë:

    23 February 2008 @ 12:32 am

    Je i sigurt ti per kete?
    Apo ne Greqi, s’ka gje, le te vrasin ne mes te rruges shqiptaret, le te vjedhin banesa e le te vrasin pleq pensioniste per t’iu marre 300 Euro pension, e le te hyjne me dyqan mishi me kallashnikov..ee..le t’i bejne te gjitha keto,dhe kjo policia e keqe raciste, se mos i provokon eee….

    Edhe ata qe kalojne malet, te mbushur me arme e hashash, le t’i kalojne te lirshem, dhe s’ka pune policia e ketij shteti te kryeje detyren eee…
    Bile sapo shohin qe iu afrohet nje polic, qofte dhe pa paramendim, hapin zjarr te paret … poooo pooo keta policet greke duhet te rrine urte, se jane shqiptare keta, shqiptare qe po iu ushtrohet racizem!!

    Come ooonnn se me duket se po e ktheni gunen nga ju fryn interesi e servilizmi dhe jo nga fryn dretja dhe e verteta!

    Me kete lloj gjykimi dhe qendrimi jemi bere dhe do ngelemi gazi i botes djemaaa..prandaj thirrini mendjes!!

  47. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 February 2008 @ 12:37 am

    Vlora, s’e di se nga e paske tërë këtë mllef, po di që nëse më binte të zgjidhja të isha në duar të policëve amerikanë apo atyreve grekë, do të zgjidhja amerikanët çdo herë pa pikë hezitimi.

  48. VLORA PERLE! thotë:

    23 February 2008 @ 12:42 am

    Une di te them kaq gje, qe sikur vertete policia greke te bente detyren sic e bejne policet amerikane, shqiptaret, nuk do tregoheshin aq “trima” sa dhe bashkeatdhetaret e tyre ne tren t’i trazojne e fyejne ne menyren me poshteruese ! Kam qene vete prezent, e ne ato momente besova se ata persona meritonin plumbin!!

    Sikur policia greke te bente detyren si i takon, do te kishin ngelur te nderuar dhe shume shqiptare te tjere te ndershem qe dine te bashkejetojne, te punojne e respektojne nje shtet!!

    Eshte per te ardhur vertete keq…dhe njekohesisht kjo mendesi qe shfaqet ketu shpjegon shume e shume fenomene neverie, qe qe tani po futen neper fjalore si “shqiptarizma” !!!

  49. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 February 2008 @ 12:50 am

    Vlora, kemi folur biseduar për policinë greke shumë herë më parë dhe nëse ndonjë admin do i vinte fshesën këtyre mesazheve s’do më ngelte hatri, por ja ku ke disa shembuj dhe më thuaj nëse janë të justifikuar për tërë këto (apo nëse policia amerikane do të kishte vepruar njësoj):
    http://www.peshkupauje.com/duel-xhentelmenesh/2007/11/13/
    http://www.peshkupauje.com/greqi-roja-kufitare-vret-emigrantin-shqiptar/2007/11/09/
    http://www.peshkupauje.com/policia-greke-hap-zjarr-pa-paralajmeruar-plagoset-emigranti-shqiptar/2007/06/21/
    http://www.peshkupauje.com/greqi-vdes-shqipatri-ne-rajonin-e-policise-greke/2007/04/17/
    http://www.peshkupauje.com/polici-grek-ekzekuton-emigrantin/2004/08/29/
    http://www.peshkupauje.com/ndaloni-shtazerine/2007/06/16/

  50. VLORA PERLE! thotë:

    23 February 2008 @ 1:08 am

    Dori, te gjitha rastet qe sjell ti jane ne mos 10% po 99% te ngjajshme me kete qe po diskutohet ketu apo jo..
    E pra e sheh dhe ti se si diskutohet per njerin rast e si per tjetrin

    Lere tani..ne jemi kineze dhe pike!! E kthejme jo gunen po rrecken qe na ka ngelur ne kurriz, nga fryn interesi..dhe motoja jone eshte “Armiku i amrikut tim eshte mik”, “Miku i mikut tim eshte armik” etj.etj.

    Ti dukesh sikur shkruan nga Gjermania! Pa pyet pak aty ndonje gjerman, si do te reagonin gjermanet, nese do iu shkelej kufiri kshu cdo dite si pa gje te keqe nga kontrabandiste armesh e hashashi, qe kur iu ngec veza, paraqiten si “emigrante te shkrete” ndaj te cileve eshte ushtruar racizem!

    Plz, me e mira eshte ta hapim pak shtellungen e leshit qe na ka zene syte e te shohim pak me transparente, e jo si ujku qe kur i thane “Luani te hengri kelyeshet, ai u pergjigj :jo jo dashi dashi m’i ka ngrene e di une!”
    :D

  51. VLORA PERLE! thotë:

    23 February 2008 @ 1:09 am

    …lapsus pak me lart
    E kisha fjalen :

    rastet qe sjell ti jane ne mos 100% po 99% te ngjajshme…

  52. Vemendje thotë:

    23 February 2008 @ 2:02 am

    Ky polic eshte njeri, dhe vrau nje njeri, nene me femijet ardhur per te bere edhe punen e policit dhe te burrit te saj, kurren e kurres jo e rreziksheme.
    Por kush e ndjen veten polic (vrases) do e justifikoje me llogje te pakten, kurse ai (polici) e vrau njeriun, kur ky i fjaleve vetem fjale ka radhen te beje, se po i erdhi radha (nemos i ka ardhur ndonjehere) e bene me keqe se ai polic vrasjen.
    Nuk eshte rasti te pergjithesosh, ne nje kohe qe dikush tjeter munde te beje gjene me fantastike qe bene njeriu dhe po nga ky vend ( keta njerez jane me te shumet ne Amerike se ata qe vrasin).
    Neriu eshte shume i vogel te mbaj dhimbjen qe i krijon vetes nga gabimet-fajet.
    Vlora perle duket te jete po aq i sakte sa edhe polici ne pasionin e shkruar.

  53. Idris thotë:

    23 February 2008 @ 3:27 am

    Raporti eshte shume shume i thjeshte.
    Nje polic qe ka arme dhe e perdor ate “i trembur” ndaj nje njeriu super super paqsor duke i mare jeten.
    Duhet ndeshkuar dhe rende se bashku me grupin…dhe lerini ato perlat me “mafioze e me kallashe” qe ne kete rast nuk kane vend ketu fare.
    Per Policine kush do le te jape mendim si e do duke permendur LIGJIN per perdorimin e armeve jo “ma ka thone baba mue” se “meqe USA ka shume etni duhet te rrije me kobure ne Brez” pae drejtuar asnjehere armen nga vetja,femijet ose gruaja e tij.
    Krye kriminele duhen kapur dhe shpene ne gjyq dhe jo ti asgjesosh e jo me nje paqsor qe s’ka para te paguaje nje gjobe e….. rasi plumbin.
    Ai POLIC eshte brenda Psikologjise “te te paturit tjetrit ne dore ” deri ne eleminim,dhe si i tille ai duhet denuar qofte edhe per kete….

  54. Dajoshi thotë:

    23 February 2008 @ 5:13 am

    http://www.lasvegassun.com/news/2008/feb/21/how-he-saw-it/#/Tears/
    http://www.lasvegassun.com/news/2008/feb/21/witness-disputes-police-account/

    Kjo ngjarje me ka shokuar. Lexoni linket dhe komentet. Kjo eshte pertej llahtares, te vrasesh nje grua te imet PA ARME (duket nga deshmitare dhe mbi te gjitha nga femijet) vetem se ajo eshte ne nje moment histerie!!!!! Nuk ka asnjelloj justifikimi. Ky qen meriton burgun, por me siguri do dale pa lagur.

  55. Dajoshi thotë:

    23 February 2008 @ 5:16 am

    Lexoni fjalet e fakirit:

    “Even in communist Albania, police never killed a mom in front of her children”.

  56. toko thotë:

    23 February 2008 @ 5:30 am

    Vertet Dajosh patjeter do dale pa lagur ndonje ryshfet tij gjykatesit dhe tak fak del nga burgu :) Xhan o Shqiperi, xhan o komunizem.
    Ketu na mbyti policia. Shtet diktator mor vella, dhe ne qe na kane internuar ketu nuk na kane internuar kot. ndryshe do te na linin ne Shqiperi ose mbase ne Maxhypikistan lindor ku polici nuk ka kobure por thuper thane. Eh sa fat jane ata te maxhypikistanit :( :)

  57. shqipeou Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 February 2008 @ 6:35 am

    O toko, nuk e di ku e ke fjalen, por nga nje ane nuk ka popull me skllav se populli Amerikan. Sidomos kur del jashte brigjeve lindore dhe perendimore.

  58. shqipeou Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 February 2008 @ 6:56 am

    Letra qe i dergova une:

    Zoti Selimaj!

    Me hidherim te madh mesova largimin e gruas suaj nga jeta, dhe me lejoni te shpresh ngushellimet e mija te sinqerta. Ju nuk me njihni, por e mesova kalimin e gruas suaj nga nje faqe interneti Shqiptaresh.

    Ngjarja eshte e rende dhe lutem per ty dhe femijet e tu. Komuniteti Shqiptar shprehu hidherimin mbi mesimin e ketij lajmi. Ju them zoteri se dhimbja juaj eshte dhe e imja.
    Pranojeni dhuraten time minimale per te ndihmuar sadopak me shpenzimet e rastit. E di qe per me shume keni nevoje, por si student ketu ne SHBA, mundesia ime eshte e limituar.

    Po e mbyll kete leter me shpresen se do te gjeni force dhe kurajo te kaloni kete tragjedi, per hir te tri yjeve, femijeve te tu. Zoti qofte me ju ne keto caste te veshtira.

    Sinqerisht,

  59. Cheney thotë:

    23 February 2008 @ 7:31 am

    Pertej pergjithsimeve dhe duke u permbajtur per te mos bere gjykatesit qorr dhe shurdh, shpresoj qe te shihet e degjohet e verteta ne menyre qe minimalisht ky njeri i sakrifikuar mos te mbahet mend si nje viktime e ‘histerise’ se saj..(sic permendet diku me lart).. qe femijet e saj te kene mundesine te rriten normalisht per aq sa do ti lejoje mungesa e nenes.
    Ngushellime dhe shpresoj qe te gjith te ndihmoni me sa mundeni!

    toko, si shpesh here, idjot!!

  60. tung thotë:

    23 February 2008 @ 11:14 am

    Ngjarja eshte me te vertete e dhimbeshme dhe duhej te ishte shmangur nga policet,por asnje nuke di te verteten e ngjarjes,megjithate nuk duhet te kishte perfundim te tille.Saper zbatimin e rregullave ,shqipetaret kudo qe shkojne hiqen si cuba dhe kujtojne se jane ne Shqiperi qe asnje nuk nuk zbaton rregullat e qarkullimit,futen si te duan dhe ecin si te duan ,edhe neper bote kujtojne se jane ne Shqiperi qe nuk ka rregulla.Shumica e shqipetareve ne amerike qe kam pas rastin te jetoj per shume kohe ,por edhe ne gjermani qe njihen si popull me strikt per zbatimin e rregullave,shqipetaret dhe ne pergjithesi emigrantetn shquheshin per mos zbatimin e rregullave,kurre nuk ndalonin ne stopsign vetem ulnin pak shpejtesin,ne gjermani kurre nuk prisnin te ndizesh drita jeshile qe te kalonin rrugen dhe justifikoheshin se ne jemi shqipetar e shume e shume te tjera per te fortet e shqiperise.Sa per ata si puna e TOKOS qe pretendon se eshte me mire ne vendet qe mbarojne me STAN le te shkoje atje se nuk e kane internuar dhe lidhur ne amerike,me mijra shqipetare kane paguar qimet e kokes [dhe nuk shkulen nga amerika megjithese ankohen kaq shume] dhe te tjere jane gati te paguajne dyfishin te ikin nga vendet qe perfundojne me STAN duke perfshire edhe SHQIPERISTAN .Falenderoni zotin qe nuk jen ne vende qe mbarojne me STAN megjithe gabimet qe bejne policet qe vijne edhe si rrjedhoje e atyre qe nuk zbatojne ligjin.

  61. Pasoshi thotë:

    23 February 2008 @ 2:36 pm

    …ndonje leke ,do te hidhni ju ?

  62. lola thotë:

    23 February 2008 @ 4:41 pm

    Kjo fotoja ne fund te shkrimit te keput shpirtin, vertet ngjarje e dhimbshme. Sido qe te kete qene puna, ai polici duhej te kishte neutralizuar situaten. Edhe nese gruaja kishte thike ne dore, duhej te ishte bere nderhyrje, pa qene nevoja te precipitonin ne fatalizem.
    He pra, shkunduni me ndonje leke…

  63. RA thotë:

    23 February 2008 @ 5:25 pm

    O vlora ti qeke nje trap i madh.
    Po simas teje Grekrit emigrantë ktu në SHBA apo Gjemani s’kanë bërë të njëtat gjera deri die kur s’kishin brek në bythe derisa u kapen sot?
    I bieka qe ti vrasin te gjithë.Simas teje ka justifikime me gjithato vrasje qe jane bere deri tani nga grekrit si rasti atij tifozit qe vrane e sa te tjera, po a ka justifikime per nje shtet si Greqia qe eshte ne BE dhe sa organizata te tjera te “civilizuara”? .Simas teje njerzit qe jane vrare kan qene gjithmonë kriminela?
    Sec kane hyre ca gomere ktu, qe flasin idjotlliqe me okë.(jepi ndonje kocke dhe do te shesin edhe shpirtin)
    Sa per rastin konkret ngushellime familjes.

  64. toko thotë:

    23 February 2008 @ 5:39 pm

    Shqiperou “Nuk ka popull me skllav se populli amerikan”
    Njatjeta gjithe skllevereve qe jetojne ne amerike. Nuk e kuptoj si jetojme ne kete skllaveri. Sic duketjemi dashuruar me skllaverine. E kam thene diku edhe me lart Perse rini ne skllaveri shkoni atje ku eshte liria ne Shqiperi. Mbase ju mban shpresa se nje dite amerika do te behet si shqiperia e lire e pa skllever. Poshte skllaveri ha ha h a:)

    Tung Tung vella shume bukur e ke thene Nje pyetje Te gjithe jemi ndaluar nga policia por nuk di kujt nga ju i jane vene prangat? Polici te jep gjoben ne se je kundra shkon ne gjyq dhe provn te kunderten. Bile me sa kam degjuar dhe porvuar gjykatesit jane me shume ne anen e te gjobiturit se te policise . Sa e sa gjoba ju jane falur apoo ulur kur keni shkuar ne gjyq? Si shpjegohet qe ketij fatkeqit ( me sinqeritet kjo ) i jane vene prangat? Me sa lexova ai kishte shprehur kundershtim per gjoben. Dhe me kundershitm ne menyren shqiptare per amerikanet do te thote perdorm dhune ne sjellje. Keshtu qe tung e thote mire Nuk ka cuba ne amerike dhe ne vijnem nga vendi i cubave. Mbase mungesa e cuberise ne ameriike e ben popullin amerikan skllav Te jte valle kjo Pikpamje shqiptare Mos duhet ti themi se mire e ka Muci e Lubonja kur flet per ne shqiptaret.
    Qafri do te thoshte perplasje kulturash Mbase

  65. Leon thotë:

    23 February 2008 @ 5:50 pm

    Jane policat ata qe kane faje, jo USA.
    Two words come to mind: “Fucking Redneck”! …

  66. Idris thotë:

    23 February 2008 @ 5:53 pm

    Mbase duhet here pas here pak pushim ,jo per gje. por per te kuptuar per c’fare po flet.Per nje rast konkret apo per gjithe historine e Amerikes?
    Per nje prurje te caktuar apo per gjith prurjet tek Peshku kto muaj?
    Mbase i nderuar Toko….. duhet pak perqendrim pa “u gricur me veten”.
    Eshte vrare nje njeri dhe QARTESISHT paqesor e i pa RREZIKSHEM.
    Fati i qelloi te jete shqiptar…dhe marim pjese ne ne kete dhembje.
    Ne se do te ishte i nje kombesie tjeter te themi “zezo” do kishim protesta masive si ne shume raste deri ne etiketimet publike si SHTET RACIST.
    Dhe asnje nga ne nuk pa endra per tjetersimin e USA vetem se e denuam si akt.
    Po qe se ke mendimin qe duhet falenderuar e shperblyer polici, thuaje!

  67. shqipeou Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 February 2008 @ 6:00 pm

    Toko, mos u bej si gjasme ironik, se vetem vetveten impresonon. Skllaveria ka lloj lloj formash. Vjen ne aspektin informatik, ne aspektin kulturor, ne aspektin ekonomik, ne aspektin e propagandes. Nuk kam si qellim qe te ndryshoje mendjen ty, por kemi dhe ne nje plan, si psh mbarimin e shkolles dhe kthimin ne atdhe.
    E di ti c’eshte atdheu? Nejse, ka nje shprehje tamam ironike ne Tirane (dhe jo gjasme ironike), thone: duajeni atdheun sa duan Shqiptaret Ameriken.

  68. toko thotë:

    23 February 2008 @ 6:06 pm

    shqipeou. Behem ironik jo se nuk e dua atdhun por sepse kerkoj ta shiko atdheun si Amerika dhe jo si Maxhypkistani Lindor. Prandaj e dua Ameriken.
    Ju te kthehen dhe zot tju a bej mbare por nuk pres shume qe kthimi tuja mund ta ndryshoj shqiperine , kur mendoni me keq se ata qe jane vete ne shqiperi ( tung eshte nje shembull shume i mire per mua)
    Idris
    kam shprehur keqardhjen per fatkeqin dhe femijet dhe nene e tyre por ama nuk duhet te ngaterojme fatkeqsine me realitetin. le ti mbajme keto te ndara qe te shikojme me mire rrugn ku shkojme dhe ku duam te shkojme

  69. mc thotë:

    23 February 2008 @ 6:11 pm

    Sa gjynah!
    Famijles i duhet nje avokat i mire me domosdo dhe te beje lawsuit per wrongful death, me patjeter. Kush njeh avokate te zote ne Nevada te kontaktoje familjen. Ata duhet te keshillohen me nje avokat dhe te padisin policin dhe rajonin policor qe ai perfason.

  70. Anisa thotë:

    24 February 2008 @ 7:41 am

    Jam duke pare Inside Weekend ne TV, po jepet video e nje gruaje amerikane paralegal me profesion, e ndaluar per DUI ne polici, e cila keqtrajtohet nga polici ne zyre. Ia shpartallon fytyren dhe pamja tjeter eshte ajo ne nje pellg te madh gjaku ne dysheme. Kjo video ka shokuar Ameriken dhe i eshte bere buje ne media.

    Jam kurioze te di se cfare do behet me kete rastin tone tragjik, kur godasin te pafajshmen me plumb ne zemer.

    I shoqi i saj duhet patjeter ta beje publike ngjarjen dhe ta hedhe ne gjyq gjithe departamentin e policise ku eshte punesuar ky idiot qe e ka marre trajnimin me videogames, jo me humans.

    Le te ndihmojme me leke per burrin dhe femijet e saj.

  71. toko thotë:

    24 February 2008 @ 4:17 pm

    Jam dakort me Anisen ne lidhje me ndihmen per familjen. Ndersa ne lidhje me ndihmen per te paguar nje Avukat te mire nuk pajtohem. Nuk e di ata qe e propozojne kete te dine sa kushton nje avukat i mire ketu ne amerike, dhe a kemi ne fuqi te paguajme kete avukat? Ne ameike per ata qe nuk e dine ka avukate dhe zyra avukatore shume te mira qe marin ceshjte ne mbrotje pa pagese (Voluntary Pro Bono Attorney ) Arsyet jane te shumta duke filluar nga krijimi i opiniot publik, tek krijimi i opiniot te mire ne gjykatesit, juria, e deri tek fakti qe shume nga keto ceshtje jane high profile, por ai qe ka nevoje te mbrohet nuk ka para te paguaj. Fitorja e nje gjyqi high profile qofte edhe pa pagese i jep zyres avukatore nje publicitet te nuk krahasohet me pagesen qe mund te behet nje gjyqi te tille.
    Ne rastin tone mendoj se kjo ngjarje duhej te kthehej ne high profile. Ne vend qe pas mesimit te lajmit te mereshi me njeri tjeterin ketu, shkrime dhe njofitme duhet ti ishin derguar CNN Fox News etj. Megjithate ka kohe. Une personalisht i kam derguar nje kopje te ngjarene e mare nga ketu tek CNN dhe Fox New. me kerkesen qe ket kanale te investigojne ngjarjen.Nuk e di sa do ta marin parasysh, por te pakten nje njoftim mbase i ve ata ne levizje shume njoftime i ben ata te levizin pasi ne jemi shikuesit e ketyre stacioneve ne jemi ata qe me shikimin tone bejme qe keto stacione te kene me shume shikues qe perkthehet me shume $ nga reklamat. Nje gje duhet mendoj une. Nuk ka nevoje tu japim ketyre stacioneve opinionin tone per ngjarjen ( mjaft me sharjen e policeve, ankesen per diskriminim te refugjateve, apo me skallaverine qe shikojme ne kete shtet) Thjesht nje kerkese nga ana jone qe kjo ngjarje te investigohet nga keto kanale dhe te bejne publikun te njohur , duke perdorur edhe ca furce si Best TV News channel etc etc. pavarsisht sa e pelqeni apo jo ate kanal.
    Ne lidhje me ndihmen e familjes qe mendoj se eshte e drejte duke menduar se tani fatkeqi baba nuk do te punoj per disa kohe, dhe me sa shikoj nuk eshte ne gjendje te mire ekonomike Kam vetem hallin e sigurise se llogarise bankare qe na eshte sjelle ketu. Te me fali sjellesi i ketij lajmi azgje kuder tij por ne bote ka shume vjedhje te kesaj natyre dhe duhet tejemi te kujdesshmen

  72. Anisa thotë:

    24 February 2008 @ 5:14 pm

    Mendoj qe per t’i nisur direkt leke Zotit Selimaj, t’i gjendet numri i telefonit personal dhe kush te doje ta marre direkt ne telefon dhe t’i shprehe ngushellimet gojarisht, dhe t’i kerkoje atij direkt te dhenat e llogarise bankare te hapur ne ndihme te tij.

    Mirepres cdo ide tuajen ne lidhje me publikimin dhe promovimin e kesaj ngjarjeje ne opinion. Gjera te tilla nuk duhen kaluar ne heshtje. Fatkeqesisht eshte nje ngjarje qe nuk eshte fiksuar ne kamera, video eshte kollaj te shperndahet e shfaqet ne cdo TV e website.

    Ne opinionin tim, pavaresisht se ky Luke Morrison eshte polic dhe ata trajnohen te jene defensive dhe te veprojne shpejt ne rast rreziku, ai eshte nje kriminel ordiner.

    Le te zeme rastin se kjo grua ka dashur te vetevritet me thike. Cila eshte zgjidhja e ketij rasti qe propozon policia : ta vrasim, qe te parandalojme vetevrasjen??!!

    Nuk arrij dot ta imagjinoj tmerrin qe k pare kjo familje me sy!

  73. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 February 2008 @ 8:18 pm

    Shume e dhimbshme! Drejtesia duhet ta denoj ate polic qe qelloi. Eshte e pafalshme ti merret jeta nje njeriu te pafajshem ne kete menyre barbare nga vete shteti dhe ku? ne amerike.

  74. N.Ago thotë:

    25 February 2008 @ 12:19 am

    Përveç ngushëllimeve dhe përkrahjes për familjen e saj dhe fëmijët e lënë jetimë, nuk mund të mos bëj ndokush dhe një pyetje fare të thjeshtë: nëse ngjarja kishte ndodhur në Itali ose Greqi, çfarë do të kishte ndodhur vallë?

  75. Arbeni thotë:

    25 February 2008 @ 1:57 pm

    AR31 thote :Drejtesia duhet ta denoj ate polic qe qelloi. Eshte e pafalshme ti merret jeta nje njeriu te pafajshem ne kete menyre barbare nga vete shteti dhe ku? ne amerike.

    Ju ar32 duhet te kuptoni aq,Amerika dhe gjith shtetet e civilizuara kane rregulla.Zyberi po te ish sadopak i squt,te ndalonte para Stop nuk do kishte ndodh kurgja.
    Ju doni te denoni policin,i cili ben detyren.Ajo qe thua ti mund te beje vaki diku ne afrike.Ar 31 mendon vertet ne menyre barbare dhe do te ndrosh ligjet dhe ne amerike.

  76. tonitoni thotë:

    25 February 2008 @ 4:31 pm

    Ne radhe te pare dua ti shpreh ngushellimet e mia kryefamiljarit dhe femijeve.Cfare nuk do na degjojne akoma veshet e cfare nuk do na shikojne syte.i lexova me vemendje disa nga reagimet me interesante,dhe te them te drejten nuk me erdhi aspak mirekur shikoj disa komentime per punen me stres te policeve.Dihet fare mire qe ky profesion eshte nje profesion i veshtire me nje peshe te madhe psikike e fizike por ne asnje moment nuk e justifikon veprimin prej kafshe te policit 23 vjecar.Kete person nuk e ka marre dikush me zor dhe e ka vene ne detyre si polic.
    dhe tjetra nuk jemi ne shqiperi qeekziston akoma fjala “merr nga dhite e vish zabite”.Pra dejtesia duhet te beje punen e vet e do jete ne nderin e drejtesise amerikane qe ketij njeriu te papergjegjshem ti japi denimin klapital.

  77. tonitoni thotë:

    25 February 2008 @ 4:42 pm

    i nderuar arben ! eshte per te ardhur keqe me logjiken qe keni perdorur asnjeri nuk kerkon te ndryshoje ligjin amerikan.por sipas kronikes informative dhe deshmitareve okulare del se polici ka abuzuar me detyren qe i eshte besuar.vereni pak veten ne nje situate te ngjashme
    ,po ju jap edhe nje shembull tjeter .para nje viti nje nga aktoret e shquar amerikan u kap me makine i dehur dhe beri nje deklarate kunder judevedhe falje kerkoi mbas nje viti pra ketu n e rastin tone kemi te bejme me nje rast me te lehte nga ana e viktimes dhe me nje reagim ekstrem nga ana e policise

  78. Qafir Arnaut thotë:

    25 February 2008 @ 4:54 pm

    Selimajt! Produkte gjenetike substandarte. Femijet duhet ti marre shteti! Zyberi duhet te institucionalizohet! Kaq

  79. gjergji Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 February 2008 @ 5:14 pm

    Qafir Arnaut thotë:

    Selimajt! Produkte gjenetike substandarte. Femijet duhet ti marre shteti! Zyberi duhet te institucionalizohet! Kaq

    Mos u bofsh ligj e Maliq se na gjeti e zeza.

  80. viktoria thotë:

    25 February 2008 @ 7:18 pm

    vertet tragjedi nuk kam degjuar per ne gje te till kurr me par., me vjen shum keq.shpresoj qe ne fund te triumfoj drejtsia……..

  81. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 February 2008 @ 8:10 pm

    Nje ngarje jashtezakonisht e dhimbshme dhe nje fatkeqesi e madhe per ate familje.Ajo qe ndodhi ndodhi dhe Deshira nuk kthehet me.Mbase ndihmat e komunitetit do ta ndihmojne sado pak Zyberin dhe femijet.
    Nuk besoj se do te dale fajtori..Nje gje e di nga vitet e qendrimit ketu ne Amerike..toleranca qe ka ketu policia eshte zero. Vetem me policin ne detyre nuk mundet te behet shaka apo te nenvleftesohet detyra e tij.
    Nuk jam dakort me disa qe thone se ata jane kafshe..polici eshte i trajnuar ne menyre te tille..dalloni shprehjen e tij kur te ndalon ne shkelje te ligjit (shume nga ne e kane provuar kete) dhe dalloni shprehjen kur seicili nga ne i kerkon ndihme apo e pyet per dicka…
    Cta zgjasim prandaj eshte ky rregull ne Amerike por ka dhe rasti kur njerzit e kane pesuar nga procedurat shume strikte te policise.

  82. muslimi thotë:

    25 February 2008 @ 8:45 pm

    ngushllime familjes

  83. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 February 2008 @ 12:33 am

    Sa e trishtuar kjo histori!

    Ngushullimet e mija!

  84. flutura thotë:

    26 February 2008 @ 6:58 am

    i lini debatet por i dergoni ndojne leke asaje familje hajde hidhuniiiiiiii

  85. tung thotë:

    26 February 2008 @ 10:52 am

    Flutura dhe te tjere qe flisni per leke,ketu i ke zene ngushte shqipetaret peshq,se kur vjen puna tek leket te gjithe terhiqen.Ne punojme me shume me shate se sa me lopate ose ose po deshe llafollogji ne jemi te paret dhe i japim mend kujtedo,por kur vjen puna tek paret themi eshte bere keq shume per pare.llafet e shumte jane fukarallik.kafenete i kemi plot e perplot

  86. maverick thotë:

    26 February 2008 @ 8:10 pm

    dergojini leke…… !!!???!!!

    nuk matet vlera e nenes me miliona dhe miliarda leke. Ata dy femije humben nenen… s’ka sasi lekesh qe tu ktheje nenen qe humben.

  87. Klea thotë:

    26 February 2008 @ 8:39 pm

    Maverick,

    nuk po kerkon njeri t’u zevendesoje nenen. Thjesht nje ndihme financiare nje familjeje ne zi, me nje prind. I cili ne keto momente nuk eshte duke punuar.

  88. maverick thotë:

    28 February 2008 @ 3:12 pm

    Klea,

    ka dy dhimbje ne kete mes.. eshte dhimbja e zemres dhe dhimbja e stomakut. Une e kam llafin per te paren…

  89. Eli Rizo thotë:

    1 March 2008 @ 7:39 pm

    Deshira u shua…!
    Kjo ngjarje nuk ka ngushellim!
    Mbetet vetem bashke me te bashkevuajturit e Zyberit,
    cdo njeri, t’i jap kurojo ne jete t’i jap femijeve pa nene, pak dashuri qe
    dhe ajo do jete e vrare…Zyberi: i burgosur politik dhe 65 vjecar…ne Amerike…O fukara, ku jane regjizoret qe po lene keto drama ne sirtar!
    Sa per ate sakatin polic, le te shpresojme se do veproje drejtesia…!

    Nuk e di ku do ta gjej me forcen ky babe…!
    Nuk e ngrohu as dielli i Amerikes, qe e pagoi kaq shtrenjte k’te enderr neper birucat e akullta te bastardve te Enverit..

    T’i japim doren zyberit te gjithe!

    …..me dhimbje te thelle per kete familje,

    Eli

  90. uarda thotë:

    25 June 2008 @ 10:57 pm

    send smora vesh

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.