Identifikohu



Regjistrohu

Polaku zgjohet pas 19 vjetësh në koma, habitet që nuk kishte komunizëm

jangrezbski.jpgNjë punonjës hekurudhash 65-vjeçar, i cili ra në gjendje kome pas një aksidenti në Poloninë komuniste, u përmend 19 vite më vonë në Poloninë demokrate dhe me ekonomi tregu të lirë. Jan Grzebski, i detyruar të lëvizë me karrige me rrota, mendoi se do të jetonte vetëm dy ose tre vjet, aq sa i kishin dhënë doktorët pas aksidentit në vitin 1988. Edhe pse u habit jashtë mase nga ky ndryshim, nuk harron të falënderojë gruan, Gertruda, kujdesi i vazhdueshëm i së cilës gjatë këtyre viteve e ka ndihmuar të qëndrojë në jetë.

“Ishte Gertruda ajo që më shpëtoi dhe kurrë nuk do ta harroj”, thotë ai për stacionin televiziv “TVN24”. Për 19 vjet, zonja Grzebski bëri punën e një infermiereje në reanimacion, e cila e ka ndërruar pozicionin e trupit të burrit të saj çdo një orë, në mënyrë që të parandalonte infeksionet nga qëndrimi shtrirë. “Kur rashë në koma kishte vetëm çaj dhe uthull në dyqane, mishi ishte me racion dhe kishte radhë para dyqaneve të benzinës. Tani i shoh njerëzit në rrugë me celularë dhe dyqanet janë të mbushur plot mallra, sa më bëjnë me dhimbje koke”, thotë ai. Kur Grzebski u zgjua, të katërt fëmijët e tij ishin martuar dhe ai ishte bërë me 11 nipër dhe mbesa gjatë kohëve që ishte në spital. Ai thotë se i kujtoheshin mbledhjet familjare, ndërsa ai ishte në koma dhe i kishte dëgjuar gruan dhe fëmijët që i flisnin.

Tirana Observer

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

35 Komente »

  1. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 6:29 pm

    shkurt dhe qarte: mbajeni mire me gruan!

  2. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 6:32 pm

    Akoma me qarte: Mbajeni mire edhe me burrat, se jeta eshte e gjate dhe nuk i dihet kujt i vjen rradha te parit :P

  3. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 6:36 pm

    U zgjua ky!!…Kur ta shof nusen sa ka ndryshuar, do kthehet ne koma prape :P

  4. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 6:39 pm

    :P :P :P

  5. Berti thotë:

    4 Qershor 2007 @ 6:40 pm

    do zoti ka qene i persekutuar

  6. Bela thotë:

    4 Qershor 2007 @ 7:39 pm

    Ua mo KRONI mo KRONI!!!!!!!!

  7. Eddie Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 7:40 pm

    Wow! Awesome! Duhet intervistuar menjehere te na tregoje si e mban mend jeten komuniste, se tani te vetmet gjera qe shohim ne shtyp jane “ishte gogol, ishte sketerre” etj a thua se nuk jetuan miljona njerez per dekada te tera……

  8. Paul Tedeschini thotë:

    4 Qershor 2007 @ 7:56 pm

    Neve ne Shqiperi kemi qene 47 vjet ne koma dhe na duket qudi kapitalizmi.

  9. Laura thotë:

    4 Qershor 2007 @ 7:58 pm

    ueeeeeeee… duhet te jete eksperience ’shokuese’ per plakun e shkrete… vijeni nje here veten ne vendin e atij…

    ps: a ka ndonje fjale me shqip per ’shokuese’, se ju peshqit fshihni thesare…

  10. jeton thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:07 pm

    per 19 vjet, jane bere aq ndryshime sa me te vertete e ka habit polakun e mjere,por sikur ai te kishe qene ne shqiperi, do te kishte te njejten ndjenje ..se edhe ne komunizem kishim ..

  11. Iris thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:09 pm

    Tronditese Laura, tronditese:)

    I shkreti ky, si ai te komedia: PKSH…SHPK….PKSH:D

  12. Eddie Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:24 pm

    Iris, nuk eshte e njejta. po krruaj koken po s’po e gjej. Tronditese ka te beje me gjendjen shpirterore, shokuese me aftesine orientuese…. Anyone?

  13. Ervin BAKU thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:28 pm

    Unë do të thoja totalisht i humbur…

  14. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:30 pm

    I tromaksur!

  15. Ervin BAKU thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:31 pm

    I tromaksur ka të bëjë më shumë me frikën Blendi…

  16. elian thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:33 pm

    “Goodbye Lenin” prej verteti?

  17. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:33 pm

    Ndoshta ka frike nga e shoqja!? :)

  18. Iris thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:34 pm

    tromaksur s’eshte fjale shqip, po greqisht:D
    Eddie, pse ai s’turbullohet shpirterisht? Megjithate gjendje shock (ne mjekesi te pakten) s’ka te beje vetem me aftesite orientuese:)
    Nejse, fjale tjeter perveç tronditje s’gjej:)

  19. Ervin BAKU thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:34 pm

    Gjigand…

  20. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:36 pm

    Mos mbeti i çmeritur atehere?

  21. Iris thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:43 pm

    Blendi mos doje te thoje : i lemeritur??? (Kjo do te thote i frikesuar ama)

  22. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 8:45 pm

    Jo i lemeritur, i çmeritur. Nuk jane njesoj. Lemerine e di une se kam dhe CD-te e grupit “Lemeria” te Cekes…se meqe ra fjala, ky polaku ngjan pak si Cekja, (ashtu sic duket Cekja kur ka fjetur shume).

    :D

  23. Laura thotë:

    4 Qershor 2007 @ 9:00 pm

    “i tromaksur nga e shoqja” ? pse mo ajo e shkreta ishte e ‘fantaksur’ pas tij :)

    ku ju puno mendja, vec nga e prapa…

    i tromaksur , me duket e gjetur (troma# koma - rimon, shkon…)

    eh, po kishte pare ndonje ferr me sy gjate atyre viteve? e pyeten gazetaret apo jo? (po te kish vajtur ne ferr, aty do i jene percelluar nje cike floket!) por ky duket mire me shendet… sidomos duart, cfare poze kane marre duart …

  24. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 9:12 pm

    Per cfare do e kete marre malli keta 19 vjet me shume thua?
    Une them per “te shoqen” me siguri. ;)

  25. Eddie Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 9:24 pm

    HAHAHAHAHAHAHA! Jeni fantastike. Blendi i cmeritur me pelqen. Tromaksur eshte mire po me pak e pergjithesueshme. Iris dhe i tronditur s’eshte gabim po eshte pak e rende si fjale s’arrin ta kapi castin sic nenkupton shokimi.

  26. ardi thotë:

    4 Qershor 2007 @ 9:36 pm

    …o blete….ajo eshte grue e koheve te tjera….te ishte ekohes sotme ja kishte von shqelmin tek gryka….peace

  27. tiranalb thotë:

    4 Qershor 2007 @ 9:50 pm

    i llahtarepsur!

  28. aloire thotë:

    4 Qershor 2007 @ 10:00 pm

    shikoni nje film gjerman Goodbye Lenin. Trajton pothuajse te njejten ngjarje. Eshte nje nga filmat me te mire te pasrenies se murit te Berlinit.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Good_Bye_Lenin!

    http://www.sonyclassics.com/goodbye/flash.html

    sa nje komedi absurde e sa nje tragjedi njerzore.

  29. Eddie Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Qershor 2007 @ 11:37 pm

    s’e pashe dot kete Goodbye Lenin po e kam ne listen e netlix-it. a nuk eshte pak dhe Underground i tille?

  30. Laura thotë:

    5 Qershor 2007 @ 3:48 am

    u llahtarua… E bukur kjo e Tiranes…

    Ndonje version tjeter?

  31. Ec mo!! Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Qershor 2007 @ 6:47 am

    Si i goditur.

  32. coli thotë:

    5 Qershor 2007 @ 6:51 am

    i leqendisur

  33. lulian kodra thotë:

    5 Qershor 2007 @ 6:55 am

    i shokuar-i goditur? tronditja nuk eshte vetem shpirterore por edhe psikologjike. psh. tronditje psikologjike. eksperiences shokuese, qe kerkon laura, i shkon per bukuri eksperience tronditese. i vetmi ndryshim qe dalloj midis shock dhe tronditje, eshte se shock eshte impakti dhe njekohesisht pasoja, goditja dhe tronditja, nderkohe qe ne shqip momentet jane te ndara ne goditje qe eshte impakti dhe tronditje qe eshte pasoja. pastaj i shokuar eshte huazim i goditur dhe i pranuar ne shqipen e perditshme si dhe ne fjalorin mjekesor shqip.

    ky gjyshi te rroje sa malet e hallall ia bofte zoti se per ket’ dite ka fjet deri sot. i sugjeroj te mos llahtariset shume nga vitrinat plot te dyqaneve, por te gjeje raftin e viagres dhe t’i thote xhinkuje gruas.

  34. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Qershor 2007 @ 1:11 pm

    Eddie thotë:
    4 Qershor 2007 @ 7:40 pm

    Wow! Awesome! Duhet intervistuar menjehere te na tregoje si e mban mend jeten komuniste, se tani te vetmet gjera qe shohim ne shtyp jane “ishte gogol, ishte sketerre” etj a thua se nuk jetuan miljona njerez per dekada te tera……
    ————————————————
    Pergjigjen ta jep vete Grzebski sa te bukura e nostalgjike ishin ato kohera komunizmi edhe ne Polonine qe ishte “jashtetit”:
    “Kur rashë në koma kishte vetëm çaj dhe uthull në dyqane, mishi ishte me racion dhe kishte radhë para dyqaneve të benzinës. Tani i shoh njerëzit në rrugë me celularë dhe dyqanet janë të mbushur plot mallra, sa më bëjnë me dhimbje koke”.

  35. Kevinjon thotë:

    5 Qershor 2007 @ 1:21 pm

    i ra Damka!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.