Login



Register

Poezi

Këtë natë vjeshte…

Nën tinguj më mbulo
këtë natë të brishtë…
Me harkun tënd
mbi telat e ndjesive të mija
luaj….
Dhe flokët
që më mbajnë era vjeshtë,
mi kalëro
si flokë kuajsh…
Këtë natë, në mes të thyer,
historitë e lashta
përmbi trup mi shkruaj,
me një pendë të rënë përdhê
nga varg i kujtimeve
që tashmë larg
kanë shtegëtuar…

Mungesë…

Më mungon
ashtu ngadalë ëmbël-hidhur,
si çaji i pa pirë
në cep të tavolinës lënë
që pret të shuajë zhurmshëm
etjen e subkoshiencës…
Ashtu si kthimi i pavullnetshëm
i gjetheve drejt dritës
më mungon…
dhe dhëmb spërdredhja e mundimshme e kërcejve…
Më mungon tamam
si një lodër e vogël e bardhë, e pellushtë
fëmijës ende të pagojë
që as duart s’mund të zgjasë për ta marrë…
Dhe ndërsa lëng i pjekur zë pikon,
lëkurën lyej poret për të zënë.

Erdhe Prill?

Erdhe Prill?
Po pallton e madhe, kapucin dhe shallin
me vete pse i more?
Mbi balle
veshtrimi i murrme i qiellit
te mjegullon.
Shiko mbi supe si te kane ngelur
fije nga floket e bardha te dimrit,
qe prej takimit te lamtumires me te…
…………………………………….
Na lodhe prill, na lodhe…
Me rrjeten e ererave te ftohta te padurimit
na mbeshtolle…
Gjethezat e blerta i frikesove
dhe pallton e sythte
nuk po guxojne
nga trupi ta heqin.

Nudo

Shtatë lëkurët
……. trupit tim do t’ia heq
dhe do t’i dhuroj andej këtej
……………për bamiresi…
Por…
kush mishin e zhveshur
……….. mund ta shohë…
dritëhijet përmes brinjëve,
……….mund t’i shikojë pa neveri…
do t’ia fal eshtrat
…………dhe shpirtin tim
atij….
dhe vetem atij.

Zanafille…

Dua të të dhuroj një mollë

sot ne muzg…

kur flladi levendrës të fryjë

si dy fetuse të mblidhemi

në mitrën e botës.

Te ujshme rënkimet

të avullojnë mes brinjëve

prekjet rrëshqitshëm të na mbrojnë

nga vështrimet kurioze

të gjarperinjve nëpër degët

zvarritjet dhe tingujt fershellyes.

Dua të të dhuroj një mollë…

kësaj bote mbuluar gjethefiqsh

të bredhim ashtu dorë për dorë

Ne perjetesi…. lakuriq.

E perditeshme…

Me thuaj ti ndonje gje tani…
Ndonje gje te perditeshme
si buka e ngrohte
qe merr cdo dite ne dyqan…

Me mbeshtill tani me avullin e bukes
te sapodale nga furra
dhe me nuhat….

Me trego ndonje gje te perditeshme tani
te thjeshte si dielli
dhe era e luleve…

Te verdhen e pranveres ma vish
dhe pastaj
thjesht me shterngo ne krahe….

Me thuaj pra, dicka krejt te thjeshte,
si puthja e hapave kembezbathur
mbi te sapocelurin bar…

…Dhe une do te flas per pemet
ne adoleshencen e tyre verbuese
teksa i shoh perdite kur udhetoj.

Perendimi i mjellmave

Mjellmat, vdesin te heshtura
si ëndrrat
buzë liqenit tim të dhimbjes
ndërsa bie muzg i shkrirë
varur në cep të gjysëmhënës.

Pikat e gëzimit tënd
bëjnë rrathë
suprinës së lëmuar
të liqenit tim …

Rrathë, rrathë, rrathë….
shushurim’ e dhimbshme
prish heshtjen e buzëvdekjes.

http://kamomila-kamomila.blogspot.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente

  1. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 February 2008 @ 3:16 pm

    dy te fundit m`u duken me te arrira artistikisht, sidomos “E perditshme”, packa se me e thjeshte. :)

  2. Perparim Hysi thotë:

    20 February 2008 @ 3:21 pm

    Domethene,Izabele,sa le”rakine”,fillove “veren”.Po c’vere e embel kjo e poezise!Si musht i trashe qe me rri tek buza.Dhe sa shije qe me ka!

  3. Vemendje thotë:

    20 February 2008 @ 9:27 pm

    Shtatë lëkurët
    ……. trupit tim do t’ia heq
    dhe do t’i dhuroj andej këtej
    ……………për bamiresi…
    Por…
    kush mishin e zhveshur
    ……….. mund ta shohë…
    dritëhijet përmes brinjëve,
    ……….mund t’i shikojë pa neveri…
    do t’ia fal eshtrat
    …………dhe shpirtin tim
    atij….
    dhe vetem atij.

    Atij s’harrin t’ia falesh, se ai e ka marr.

  4. doriani thotë:

    21 February 2008 @ 10:55 am

    Mirdita Izabel.
    doja te thoja se kur vizitova blogun tend ” e preditshme” me ka lene nje shije qe e kam patur gjate ne mendje,jo me shume per menyren sesi eshte ndertuar poezia,por me shume se “mbi cfare shte ndertuar poezia”.sipas meje te etiketon dhe tregon fortesine ,dliresine she shkelqimin e ndjenjes tende poetike.Ne te tjerat ne ben pershtypje ajo qe ti thua ndonjehere per prozen tende”kam problem me idete..” ndersa ketu ne poezi..idete krijojne jo vetem imazhe por edhe”ngjarje”.Do te thoja se je vazhduese e denje e poezise tipike qe eshte pjekur ne traditen e letersise shqipetare,e pare ne kete kendveshtrim.
    dhe e treta,me pelqen shume sinqeriteti i poezise tende.e kaisha vene re edhe ne proze,por ketu ndoshta per vete natyren e poezise,eshte me iprekshem,me i qarte dhe sh i kendshem.po mbaroj me kaq,pa dashur ti jap komentit gjeresi qe nuk do ta bente vetem koment.
    urimet e mia

  5. macia_blu thotë:

    21 February 2008 @ 1:49 pm

    Izabel…, nuk e ndjej nevojen te bej ndonje koment … per poezite , pervecse ti meshoj asaj qe gjithesesi eshte gjithnje pak , por me e sakta … me pelqyen. Nderkohe shfrytezoj rastin te te uroj e te te falenderoj per perkthimin e tregimve. Mua ma sollen librin (perkthimet ) e tua nga shqiperia. E kam lexuar me nje fryme. Sidomos tregimi i A. E. Poe jo vetem si tregim me pelqeu shume, por edhe si perkthim. Nuk e di pse po gaboj e zgjedh vetem kete tregim ,se ne te vertete i gjithe libri eshte i punuar shume shume mire.
    Edhe nje here Urime… ne te tria Poezi, Proze dhe Perkthim.

  6. Izabel Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2008 @ 5:08 am

    Losttext, Perparim, Vemendje, Dorian, macia blu,
    ju pershendes dhe ju falenderoj.

    Macia blu, gjej rastin te te them qe vargjet e meposhteme

    C’ke qe kerkon nallban ,
    te mbathesh kuajt e tu
    qe sigurisht nuk kalerojne.
    Fluturojne!!!

    mu ngjiten si refren per dite me rradhe dhe i thosha me vete, kur rrugetoja nga shtepia ne pune dhe anasjelltas… :)

  7. kaltrina hoti thotë:

    5 March 2008 @ 1:14 am

    hej je shum e mire me te verteta ke bere disa poezi q eme kan kanllen pershtypje me te veretet une mendoj se me te vertet ke shpreh nje sinqeritet aty qao sem te verte nuk po di qa me shenume

  8. elona gashi thotë:

    19 March 2008 @ 12:50 pm

    me te vertet ke ber pezi te mira shum me pelqej me kan la pershtypje shum te madhe me te vertet po te tham edhe vetem vazhdo keshtu se shum poezi te mira ok te pershendesh shum nuk po di qa me shtu ma shum se mete vertet po me pelqej tung

  9. lirka thotë:

    2 August 2008 @ 4:47 pm

    ahahaha shum poezi te mira qao

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.