“POET” dhe “Fitorja e Piros”
FITORJA E PIROS
Edison Ypi
Vdiq poeti Piro Kuqi. Nga uria?! Jo nga uria! Nga uria vdesin
fukarenjtë. Piro ishte i pasur. Ai kishte para të blinte, të gatuante
e të hante! Njëqind dollarot që i jepte çdo muaj shteti i mjaftonin e
i tepronin për të ngrënë e pirë. Atij e gjithë lagjes. Nga të
ftohtit?! As nga të ftohtit! Nuk mund të mbërdhifte Piro në shpellën
ku jetonte. Shpella prej tullash kartonësh, dërrasash e rraqesh, e
fuste erën dhe shiun nga katërqind të çara e rrëkera. Por Pirua i
mbledhur me lecka nuk mund të mbërdhifte se ngrohej me vargjet që
thurte. Ngrohej duke u dridhur e duke thurur vargje. Ato vargjet për
shembull, ato vargjet që shkroi një natë ditë dimri, kur një fletë
gjethe arratisur prej kushedi nga erdh’ t’i fëshfërinte nën derë; “ik
moj fletë nëpër natë, ikë mos më rri tek dera, se dimri ishte aq i
gjatë, sa frikë po kam dhe nga pranvera”.
Jo-jo, Piro Kuqi nuk vdiq as nga të ftohtit, as nga uria. Ai as vdiq
as lindi, as lindi as vdiq, as i uritur as i mbërdhifur.
Piro Kuqi erdhi natën, shtyu portën, kaloi kalldrëmin e oborrit,
ndali nën atë dritën e verandës që s’fiket kurrë, e pa orgjinë që
bëhej brenda, u skuq, u zverdh, u zbardh, u nxi, u lemerit, dhe iku.
Kaq.
Po kush ishte Piro Kuqi?!
Është më lehtë të përgjigjesh kush ishte Jezu Krishti se kush ishte Piro Kuqi.
Piro Kuqi ishte një kujnajë njerëzore përsosmërisht e mbyllur dhe e
mbytur, që mund të krahasohet me brimat e zeza të universit,
ekzistenca e të cilave nuk mund të konstatohet drejtpërdrejt por vetëm
tërthorazi përmes efekteve. Prezenca e tij ishte mungesa e tij!
Piro Kuqi erdhi në jetë jo për t’u dukur, por për t’u zhdukur.
Vdekëtarët banalë lodhen gjithë jetën të bien në sy me prezencë. Piro
Kuqi ishte nga ata të rrallët fare, të cilët mbi qiellin e zi të botës
sonë vijnë e ikin si kometat për të sfiduar dhe zhvleftësuar rregullin
në dukje të pandryshueshëm të rënies në sy me prezencë. Ai ia arriti
jo thjesht të bjerë në sy, por të bëhet i pavdekshëm përmes mungesës.
Piro Kuqi ishte trupëzimi i dhënies së shembullit të heshtjes,
tërheqjes, urtësisë, mbylljes në vetvete, arratisjes në abiset e
bukura të trishtimit meditues. Skllav i përulur i fjalës së bukur të
zgjedhur, Piro Kuqi i pamposhtshëm na la shembullin aq të rrallë të
poetit, i cili për hir të artit, poezisë, njerëzillëkut, cilësisë,
refuzoi çdo lloj kompromisi me materialitetin dhe sasinë, deri në
kufijtë e të pabesueshmes. Pak vite burg politik që bëri ishin kurrgjë
krahasuar me më pas ç’hoqi. Prandaj pa as më të voglin dyshim Piro
Kuqi mund të quhet poet trim. A ka më të madhe e më të shenjtë trimëri
se ajo e të urtit Piro, i cili me vetëdije të plotë, rehatitë e botës
i këmbeu me zjarrminë e artit?!
Një strehë më të rehatshme dhe disa orendi gjithkush mund t’ia jepte
Piros. S’është ky problemi. Problemi dhe zgjidhja e problemit, çudia
dhe fati, mrekullia dhe shenjtëria, është se Piro ishte refuzues i
materialitetit deri në vetëflijim. Pra nuk e refuzoi Jeta Piro Kuqin!
Piro Kuqi refuzoi jetën!
Pothuaj as frymë nuk merrte. Nuk llafosej që të mos u jepte rast të
shpifnin. Nuk udhëtonte që të mos i thoshin si këtu e qysh atje. Nuk
simpatizoi ndonjë parti që të mos e bezdisnin veshët t’ia shurdhonin.
Nuk bleu kurrë ndonjë gjë, jo thjesht pse pare s’kishte, por të mos i
jepte askujt rast që të mëkatonte t’ia hidhte shtrenjtë t’ia shiste.
Si dhe nuk shiti kurrë kurrgjë, që lirë t’ia blinin duart të fërkonin.
Ndoshta edhe bukë hëngri pak që të mos i thoshin bëre thërrime shumë.
I pangjashëm me asnjë dhe me asgjë, Ai jetoi kohën e tij. Jo këtë që
njohim! Tjetër! Një kohë tjetër, e cila ishte e gjitha e tija. Jetoi
kohën kur kompjuteri dhe interneti ose donin shekuj të shpikeshin, ose
kishin shekuj që ishin zhdukur.
A ishte i ndjeshëm Piro Kuqi?!
Sa s’thuhet, sa s’rrëfehet, sa s’shkruhet, sa s’shikohet, sa
s’dëgjohet, sa s’ulëritet, sa s’dihet, sa s’njihet, sa s’këndohet, sa
s’pentagramohet, sa s’filmohet, sa s’gdhëndet, sa s’besohet, sa
s’kuptohet ! Piro Kuqi ishte i ndjeshëm, sa dhe si, arriti deri të
eksperimentonte me shqisat, shqisat deri ku mund të mbanin!
Përbindëshi i ndjeshmërisë nuk u martua kurrë.
Ndonjë e ndjeshme e vonuar, e cila me këtë fakt njihet vetëm tani,
mund të habitet; Si s’e paskam njohur pika më rëntë!
Përgjigjet Piro nga varri,
Kjo femër që më njohu
Tani që kam vdekur
Më kujton një tjetër
Që dot s’e pata gjetur
Në truallin e shpellës së rraqeve prej nga Piro Kuqi kolonjari
vetmitari para pak ditësh fluturoi, ndoshta do ndërtohet një
grataçiel. Në grataçiel do instalojnë gjithfarë marifete. Pompa për
ujëra, ashensorë për lart e poshtë si majmunëra, kabllora për telefona
kompjutera interneta. Marietet jetën do përbysin. Nga introversiteti i
përbindshëm i shenjtë i Piros do kalohet në ekstroversitet të
papërmbajtshëm, të përbindshëm. Në katin e epërm do instalohet familja
e një të sapoardhuri në qytet. Gjindja e asaj familjeje që është
mësuar me shekuj ta kalojë ditën duke gjezdisur, të themi në nja
njëqind dynym sipërfaqe, krejt trokitjet e ec-e-jak-eve ditës së
njëqind dynymëve tash e tutje do t’i zbrazë mbi nja njëqind metra
katror sa është dyshemeja e tyre tavani i fqinjit poshtë.
Fqinji fatkeq qytetar bashkëvuajtës poshtë me bashkëfajtor lart, nuk
do guxojë t’i hyjë të edukojë të epërmin e tij. Do ulet para
kompjuterit t’ia qajë hallin një tjetri bashkëfajtor dhe
bashkëvuajtës, që jeton nën të, një kat më poshtë. I shkruan e-mail-a
pa fund. E-mail-at e këtij mbi, drejt tjetrit nën, do ngjiten lart në
një satelit. Do zbresin pastaj përsëri poshtë. Do presin e-mail-at në
një a disa servera. Askush nuk do ta dijë ku do jenë ata servera, në
Amerikë Japoni apo Argjentinë. Kështu, ferri do duket sikur do t’i
afrohet fundit pas të paktën nja treqind mijë kilometrave rrugëtimi të
mail-ave të atij tre metra mbi drejt tjetrit tre metra nën, derisa
këtij tre metra nën-it t’i teket të hapë kompjuterin t’i lexojë
mai-lat e tjetrit, i cili belanë që e gjeti nga lart po kërkon ta
përcjellë poshtë. Obobo iku uji! Olele u ndal korenti! Hihihi u prish
pompa ! Uhuhuhu u ndal ashensori! Ikikik s’punon interneti ! Tyryryry
s’erdhi mail-i! Ç’mënxyrë! Pirua s’dinte nga këto. Humbja ishte jona,
Fitorja e Piros!


25 Prill 2008 @ 3:42 pm
Ne kete histori mjerisht te trishtueshme me vjen ndermend vetem Migjeni
25 Prill 2008 @ 3:51 pm
Me ka pelqyer shume ky homazh per poetin Pirro Kuqi!!! Sic thote Edison Ypi ne fund, “humbja ishte e jona, fitorja ishte e Pirros” - po, fitorja vertet ishte e tija, por nje fitore si e Pirros*! Pas gjithe atyre vuajtjeve, sakrificave, torturave, çfare zhgenjimi duhet te kete qene kjo kohe per kete poet!
25 Prill 2008 @ 6:01 pm
AR31!!! Vetem poetet nuk zhgenjehen!!!!!!
25 Prill 2008 @ 6:04 pm
Tronditese kjo”prurje”sa te ben me tension dhe,nejheresh,te revoloton.Se te lind,vetvetiu,pyetja:-Mire dikatura qe futi ne burg,po demokracia(pushtetet qe vene e vijne ne kete tranzicion-maratone)cfare beri per kete Njeri kaq me vlera.Po fati i poeteve,i tille eshte.Ndaj diku,ne vargjet e mia,kam shkruar:”…pashe nje poet /qe ksihte makine/dhe me cuditi/vec ky perjashtim.”Dhe si per t’i bere pak analogji jetes te ketij martiri te pavdekshem,lexoni sa me poshte:
Poeti
(Alan Gilsberg)
-Pa nxirrmani jashte kete paloendacak!
(Bertiti poitikani,bere tym edhe flake!)
-Zoteri,nuk mundemi se eshte Poet!
(-Me plasi trapi!-me keq uleret!)
Dhe c’them e shkruaj,nuk eshte sajese,
Por ndodhur dhe ngjare,ne Masacauset!
Jo shume larg,po ne vitin 1964
E nxorren jashte,Alan Gilsbergun, e varfer.
19 korrik 2007
Shenim:Bazuar tek nje shkrim nga>www.fletore.com
Jo shume larg
25 Prill 2008 @ 6:16 pm
Roni, kam disa mendimi qe me rrotullohen tani, por ke lene shume mister me “vetem poetet nuk zhgenjehen”. sqarohu pak me teper, per te kuptuar me qarte ku e ke fjalen. pershendetje mik.
25 Prill 2008 @ 6:35 pm
Urime Ypit,se na e solli te gjalle te ndjerin, me pershkrimin e tij te trishtuar.
25 Prill 2008 @ 6:46 pm
Perpara se te zhgenjehesh duhet te kesh besuar.
Poetet nuk besojne, prandaj dhe nuk zhgenjehen.
25 Prill 2008 @ 6:58 pm
Jo nuk i besoj kesaj qe thua Roni. Le ta c’mitizojme paksa poezine (artin ne pergjithsi). Mendoj qe poetet perkundrazi jane ata qe besojne me teper se te gjithe ne, qe e perjetojne jastezakonisht shume ate qe besojne. E kur pason zhgenjimi, kane ndodhur dhe vetevrasje poetesh. Ne rastin konkret ku qendron zhgenjimi?! Qe ky poet sakrifikoi vitet e rinise dhe me teper, duke BESUAR se nje dite do te vinte liria, demokracia dhe ai sistem do te merrte fund. dhe liria erdhi dhe ja ku e ke poetin te vetburgosur ne qeli-shtepine e tij, pasi nuk e pranon kete qe ndodh perreth tij. depravim total i nje shoqerie! Ketu eshte zhgenjimi!
25 Prill 2008 @ 7:02 pm
Poetet admirojne ate qe nuk kane. Lakmojne ate qe nuk kane! Ndersa te tjeret, shijojne ate qe poetet kane. FJALEN!
25 Prill 2008 @ 7:33 pm
Une nuk po merem me raste te vecanta poetesh te vetvrare. Ti thua qe ky njeri sakrifikoi!!!!
Per njeriun qe e kupton qe eshte njeri dhe e di se cdo te thote njeri, dhe qe shkon ne burg vetem se do te jete njeri, kjo nuk eshte sakrifice, por eshte thjesht jete njeriu. Prandaj nuk besoj se dhe vete i ndjeri poet do te ishte dakort qe kjo qe ti quan sakrifice te vihet ne piedestal.
Ai vuajti se nuk pranoi te jetonte si kafshe por si njeri.
25 Prill 2008 @ 7:36 pm
Pastaj ti thua: Le ta c’mitizojme paksa poezine (artin ne pergjithsi).
E si mundesh te cmitizosh dicka qe ne thelb ka miticizmin????????????
25 Prill 2008 @ 7:56 pm
Me sa duket Ypi paska vendosur te hape “thesarin” e tij.Nuk me jep trishtim kjo esse per mbase mikun e ypit.Ai ka qene tejet i lire,ka qene ai vete qe ka vendosur per veten etij,larg nga çdo konvencion e brand social.Pak e kam zili…..Ndryshe nuk do ishte poet..I lire..
Blend shih se mos na sjell ndonje poezi te tij.
25 Prill 2008 @ 8:23 pm
Ai ka shijuar ate qe shume mendje fisnike e lakmojne,lirine dhe perkushtimin ndaj principeve dhe idealeve.Kur jeton nen tentakulat e materializmit,i perkushtuar mbas parase,Gruas (burrit) dhe femijeve,eshte e pamundur liria,eshte i pamundur perkushtimi nda idealeve dhe principeve.
Syribukur. Migjenin ma kujtuan vetem fjalet e Edison Ypit,kurse personazhi kryesor me kujton nje fare fisnike qe i ka rrenjet qe nga Sokrati …..
25 Prill 2008 @ 8:27 pm
Me raste te vecanta?? ke me qindra te tille, qe jane vrare pas zhgenjimeve, psh shiko te gjithe poetet e kubo-futurizmit rus, qe eshte nje nga strukturat artistike me liberale ne historine e artit boteror. ata perqafuan te gjithe revolucionin rus me pas. e propaganduan, se besuan tek ai, tek idealet (theoria). dhe c’ndodhi? shume shpejt u zhgenjyen! dhe nje pjese e mire u vetevra, pjesen tjeter e zhduku regjimi stalinist. ja nje shembull i qarte i raportit besim/zhgenjim. e te tille ke pafund.
Tani pa u hedhur nga dega ne dege, po flisnim me duket mbi raportin besim/zhgenjim te poeteve.
Ky poet ka jetuar si nje i vetvrare ne keto vite.
ti thua “Per njeriun qe e kupton qe eshte njeri dhe e di se cdo te thote njeri, dhe qe shkon ne burg vetem se do te jete njeri, kjo nuk eshte sakrifice, por eshte thjesht jete njeriu”
Une nuk po komentoj Pirro Kuqi te zhveshur nga cdo angazhim poetik/profesional/politik, une po shprehem per Pirro Kuqine si poet qe u denua per agjitacion e propagande.
Ti leme per nje moment lirizmat: Kuqi u denua jo per faktin se ishte “njeri”, apo se donte te jetonte si “njeri”, por u denua si poet qe cenoi ate sistem, cenoi regjimin. Sepse te tjeret qe nuk u denuan, madje kontribuan per mbarevajtjen e sistemit dhe ata njerez kane qene, s’kane qene alien te ardhur nga planete te tjere. madje dhe vete diktatori ka qene njeri. Sikur ai sistem te kishte arrestuar individet vetem se ata ishin njerez, me duket se do kalonim ne nje dimension jo real. Por nese ti fjalen “njeri” e perdor si kundershti te fjales skllav, atehere s’po thua asgje me teper se cfare kam thene me lart pasi e gjitha kjo kalon nga boshti i lirise.
Roni, nese kritika nuk do te cmitizonte artin, c’kritike do te ishte pastaj?
25 Prill 2008 @ 8:51 pm
Me duket se po me kqekupton. Dhe nuk te ve faj pasi komunikimi nepermjet internetit e njeh kete fenomen.
Nga ana anatomike nuk e ve ne diskutim qe diktatori ishte njeri dhe te gjithe te tjeret ishin njerez dhe jo dhi.
Dhe ti ke te drejte kur thua se e gjitha kjo kalon nga boshti i lirise, une e kisha fjalen per njeriun e lire se edhe skllavi njeri eshte, nuk eshte mace.
Dhe sa per cmitizimin e artit, periudha komuniste arriti suksesin me te madh ne cmitizimin e artit. Dhe ajo qe lindi nga ky cmitizim ishte arti i realizmit socialist. Nje art pa shpirt. Sepse cmitizim i artit kalon nga cshpirterimi i artistit.
Dhe pikerisht ktu Kuqi eshte nje artist i vertete pasi eshte plote shpirt, jeton ne nje kasolle te rrenuar por e ndien veten te pasur me miticizem.
Vete fjalet e tij e shprehin kete:
“Pres mbarimin e fillimit, fillimin e pambarimit”
25 Prill 2008 @ 11:20 pm
Roni. Jam dakort me ty kur thua qe Kuqi ishte nje artist me shpirt (te pakten me aq sa na lejon kjo video), poetet krijojne mistike ne vargjet e tyre. Ajo qe e shnderron nje objekt ne art, pervecse permbatjes se tij artistike ne vetvete, eshte dhe ai procesi qe quhet shenjterimi i vepres. Kete bejne artistet ne rrethin e tyre. Ky shenjterim i vepres, ty mund te duket paradoksal, ky shenjterim i vepres ka qene me i forte se kurre pikerisht ne periudhen komuniste dhe pikerisht ne artin e realizmit socialist. Eshte nje art teper i angazhuar dhe teper mistik, sepse i vene ne sherbim te sistemit, ai duhet te “helmonte” shpirtrat, te indokrinonte, nje art qe ndryshonte normat, opinionet. nje art qe te binte drejt e ne koke!
Pra ne art, ne cdo periudhe ku me shume e ku me pak ekziston ky shenjterim i artit, per ta ngritur ne nje sfere qe nuk i perket gjerave te rendomta te realitetit. Dhe Marcel Duschamps, c’beri? mori nje shurrtore dhe e beri “veper arti”, sepse i vuri nje emer arti (damka e shenjterimit) dhe e coi ne muze (vendi i shenjterimit). Dhe haleja u be veper arti, nderkohe qe s’ndryshon aspak nga objektet e punes qe ve ne skene realizmi socialist.
“pres mbarimin e fillimit, fillimin e pambarimit” ketu ka nota nga teologjia kristiane sigurisht.
25 Prill 2008 @ 11:41 pm
pak si jashte teme, mbase jam vetem une, por me duket qe ky qe lexon ne videot e Ypit (si te kernackat edhe ketu) sikur s’ja thote fare…
25 Prill 2008 @ 11:46 pm
Çimi, ai që lexon është Ed Ypi.
25 Prill 2008 @ 11:57 pm
emigrant ke te drejte, ne fakt zeri sikur nuk ngjit mire aty. intonacioni eshte i keq, ritmika etj.
ka bere dhe nje pjesez tjeter ky Ypi, dicka per fshatrat e braktisura shqiptare ne jug. e keni ne youtube. zeri ketu s’eshte ypi, e lexon dikush tjeter…dhe eshte akoma me keq.
26 Prill 2008 @ 4:52 am
Jeni si Ari me Ronin Ju…doni pompozitete te fjales si konkursi per
:) :(.
“cmimin e Republikes”….Ose si “zbulesat” e sh.Joanit ,qe nga vizioni i qiellit te trubullt shohin fundin e botes,dmth vdekjen e shenjterimit
Prurja eshte e Ypit dhe keto lloj prurjesh jane te njohura si “ngacmuse te gjendrave te loteve”…dhe Ypi e ka kete zanat…e njeh dhe nuk e ushtron keq…
26 Prill 2008 @ 9:54 am
E po kete rradhe kerciti lajthia e vertete dhe shndriti nje cope ar.
Ky figuracion i harlisur as qe mund ta fshihte:
“Fqinji fatkeq qytetar bashkëvuajtës poshtë me bashkëfajtor lart”.
Midis kaq shqume emocioneve, dicka ne skutat e harruara te kujteses vezulloi por pa autor:
Nuk kam se cti dua lulet qe me vene sot mbi varr
Lulet qe asnjehere s’u mora ere sa isha glall’. dhe tjetra:
Nuk di se cfare do te me thote
Kaq i helmuar qe jam
Nje p’rralle te vjeter mbi boten
Gjithmone ne mendje e kam.
Dhe nje varg i gjate gjerash te bukura dhe te egra, reale. Per cudi tash ndihem edhe me i afte per te fituar jeten.
26 Prill 2008 @ 10:02 am
me sa di une ai qe lexon aty eshte vet ypi, mendoj qe do te kishte nje efekt shume te me madh nese zeri do te kishte nje ritem me te mire dhe nje intonacion te qelluar.Ypi i kap shume bukur kto tema por zeri ne sfond eshte shume i dobet (nuk shpreh asnje emocion asnje ndjenje) aq sa gati te shkeput nga ngjarjet.
26 Prill 2008 @ 10:43 am
Adriatik, ato vargjet qe kishe sjelle jane te Kuqit? Po pate sill dhe ca te tjera. Rrofsh.
26 Prill 2008 @ 12:29 pm
Idris, nuk behet fjale per pompozitete te fjales, as per konkurse. me lart debatohej shume bukur me ronin per dicka interesante. debati eshte i bukur kur meson dicka nga kendveshtrimi i tjetrit. dhe une nga muhabetet e kernackave dhe tymrave dhe qofteve nuk mesoj asgje. sa per ypin tek video, qe te pelqesh nje poezi duhet dhe ta dish ta Lexosh ate sic duhet (lexim personal), rregulla baze te respektosh shenjat e pikesimit. mund te shkojme dhe me tutje, si ne rastin konkret (lexim per publikun), recitimi, qe eshte art me vete. ypi s’di te recitoj!
26 Prill 2008 @ 1:23 pm
lulian, as qe e dija qe ishin te tijat, ne se eshte e vertete, me cudit menyra si jane rregjistruar ne kujtesen time. Pak me kujtohet qe dikush mi pat recituar si te vetat, por ai kurresesi nuk ishte Piro. Nuk kam asgje nga Piro, as ketu e as ne shtepi, por do te doja ta kisha nese ai shkruan keshtu, dhe besoj se nje dite do ta gjej. Edhe dicka, videoja me kujtoi nje cikrrime te jetes sime kur ne tavanin e ulet te dhomes mezi ngula nje grepce per te lidhur racionin e bukes se mos ma hanin minjte.
Jo vetem qe me hanin ushqimet, por kur me kalonte miu mbi fytyre, zgjohesha dhe prisja nje kohe te gjate sa te kalonte zoteria e tij prape. Kjo nuk ishte gje ne krahesim me heren e dyte kur, per shkak te lodhjes, zgjimin nga thonjte brisk i ftohte te miutl, ishte jo i frikshem por me nje ndjenje te plote te zhytjes ne wc deri ne fyt. Perfytyro kthimin e miut se sa i tmerrshem qe ishte, edhe pse ja zija vrimat, ai gjente vrima te tjera. Keto kujtime te kohes se shkuar mi solli ndermend ajo “kasollja e mjerimit” te Piros. Dhe mos me gacmo me, lulian, se do sjell komplet pjes. II te Don Kishotit te Mances te perkthyer nga Gjergj Zheji
26 Prill 2008 @ 2:19 pm
Sa e madhe duket bota!
Sa i vogel eshte i madhi!
Sa ekonomike eshte jeta!
Edison Y.
eshte si nje pafundesi numer bletesh, qe dikush i sheh si re e zeze ne fluturim, harlisur nga ndonji furtun a s’di c’far tjeter. Kurse disa e shohin se vjene-a vete ne kosheren plot mjalt. Mjalt, qe si ato blete te ushqyera me sheqer prodhojne mjalt, nga ai qe dikushi e shet, se ka bleres mjalti.
E.Y. duket te jete kombinim i nje supermarketi me te gjitha vlerat brenda, qe krijone xhunglen qe e frikson; Folklorik deri ne kufijte e elitares, dhe Elitar deri ne kufijt folklorik. Hermetik dhe jevgjit ne te njejtin moment.
Banor nga me ekonomiket per dite te veshtira dhe te bukura.
26 Prill 2008 @ 6:27 pm
Adriatik, falemnderit, por doja me te thone qe don kishotin nuk e lexoj nga Zheji, jo se kam gje kunder Zhejit, por se e kom lexu te perkthyer nga Pjer Menard, keshtu qe deri sa t’a lexoj nga dora e vete Servantesit, nuk e lexoj me. Ndersa sa per muhabetin qe jina, Ed Ypi turp te kete pra, qe nuk organizon nje shporte me kernacka dhe t’i publikoje me nje parathenie gjithe punen e ketij poeti. E fundja, me nje fond serioz ne emer te Piro Kuqit per poetet e brrakave i kapercen veshtiresite e copyright-it.
26 Prill 2008 @ 6:31 pm
Ah se harrova, duke te te kerkuar ndjese per spanjishten time groteske te pershendes me nje nga hyrjet me te bukura te historise se letersise:
En algun luger della Mancia, del quyo nome non quiero acordarme, vive una ginette llamado Don Quixote.
26 Prill 2008 @ 7:11 pm
AR31, Ke te drejte kur thua qe poezia e tij ka nota kristianizmi, “mbarimin e fillimit dhe fillimin e pambarimit”. Kjo vihet re edhe tek menyra sesi Kuqi zgjodhi qe ta krijonte dhe jetonte jeten e tij, duke u vetesakrifikuar,me ngjan pak a shume me Krishtin. Nje krisht ne kohen e internetit, duket se njerezimi ka probleme, mbase eshte koha per te ardhur dhe profeti i fundit ne teologjine islame!
26 Prill 2008 @ 7:45 pm
Me sa duket ti Idris duhet te kesh qene pjestare te Juria e ketyre konkurseve per “cmimin e Republikes”…
Dhe me sinqeritetin me te madh te kerkoje ndjese, lajthitja e momentit me shtyu te jap dhe une mendimin tim.
Por ti si nje Zeus i vertete nga lartesirat e Olimpit intelektual hedh rrufet e tua mbi ne njerezoret, qe guxojme te diskutojme dhe te shprehim mendimin tone per tema qe nuk i kuptojme.
Hedh mbi ne rrufet e tua qe bejne token te shendrisi dhe qiellin te bubulloje me krahasime qe vet Homeri do ti kish zili.
Hidh rrufe tallese mbi ne qe jemi dakort qe mos te jemi dakort O ZEUS i larte.
Na deno ne qe guxojme te shprehemi pa te marre leje ty o Zeus i larte, qe guxojme te shkruajme pa permendur mencurine tende o shenjteri intelktuale.
E meritojme qe shqiponja melcine te na e haje, ne qe guxojme te shprehim ate qe mendojme.
26 Prill 2008 @ 8:02 pm
Dhe ty AR31 te sygjeroje qe sa me shpejte ti kerkosh ndjese kti njeriu te madh me emrin IDRIS
qe eshte i larte se vet nje lis
Perpara tij cfare mund te jemi ne??!!!
pervec se bar i njome qe rritet ne te.
Koken ngreme e syte mbajme lart
qe ai te na hedhi fjalen e arte.
26 Prill 2008 @ 9:30 pm
lulian, pa dashur ta zgjas, te kam zili qe do te pish uje ne burimin natyror, sepse sa do i prefeksionuar te jete impianti qe e sjell diku tjeter, nuk mund te krahesohet me Perendeshen-Natyre.
Qe ti kthehemi poetit ne fjale, edhe une do te deshiroja te dija me shume per jeten e ketij njeriu qe nuk po gjej dot krahesim ne mundimet e tij, dhe sa hipokrit eshte interesimi yne per njerzit pasi vdesin. Faleminderit!
27 Prill 2008 @ 2:08 am
Mos ben debati koti per teori kur s’eshte ngritur KUVENDI !
:) 
:( 
:) 

Vjershat jane ATY ,te pakta, por te prura ca vargje me te vertete mbreselenes…. per to dhe Ypin po flisnim
Kur !!! Hop na cfaqet dikush qe parashtron platforma me IDe per te shkateruar te shkuaren dhe per te dhene direktiva per te ardhmen.
Ke shume te drejta ……….
“”"”"”Dhe ti ke te drejte kur thua se e gjitha kjo kalon nga boshti i lirise, une e kisha fjalen per njeriun e lire se edhe skllavi njeri eshte, nuk eshte mace.”"”"”"” Sidoqofte edhe Ti si une nuk je mace…..Ato vetem thonjte kane dhe pak arsye kur i stervit njeriu
Ai qe reciton perpiqet te jete dicka larg KONFORMIZMIT…ose edukates se perfituar nga konkurset per “Cmimin e Republikes” qofte ose jo YPI…
Bile sec ka dhe nje te vecante ne ” rrembimin” e tij,ne ato pak tonacione zecjerre e nen ankth qe te shtyjne me ngut te shohesh c’ka me tej….
Ja per kete e kisha dhe po qe se ndjehesh keq mos e nenvlereso kurre veten …Edhe para mua TE FAMSHMIT ? IDRIS! Ja nje koke
27 Prill 2008 @ 2:40 am
Roni
:) 
3 Qershor 2008 @ 2:34 pm
pirro kuqi…ndjesia qe me le eshte nje bosh i madh. bosh qe ta percjell dhe vangjelis me muziken e tij. frika ketu fillon, tek honi qe kemi brenda vetes. mjere ata qe e kane dhe mjere ata qe nuk e kane. te paret sepse prekin fundit, te dytet se nuk dine te jetojne.ky ishte pirro kuqi, njeriu qe liria i beri shume dem. e vrau, e vetmoi, e la ne mjerim. te kesh frike dhe nga pranvera…verejini mire vargjet e tij, per te kuptuar se cfare zgjodhi ai nga kjo qe mori si shperblim….jo kete. Por jashte formateve ne te gjitha kohrat je i asgjesuar. shoqeria kerkon modele. mjaftohet me modelet. e ndryshmja quhet pirro….