Podkasti i Peshkut - 15 Gusht 2008

pod.jpgNe kete seri te podkastit preken disa nga temat me te nxehta tek Peshkupauje gjate kesaj jave, lajme kurjoze nga bota, letersi artistike, muzike dhe komentet tuaja. Programin mund ta degjoni ketu ne cdo kohe, ose ne valet e RadioRock 104.6MHz te premteve ne oren 20:00 dhe te shtunave ne mesnate…

DËGJO TANI

SHKARKO KËTU

  • Mendime te vogla - Nga Faik KonicaNë e bëfsh gazetën me fleta të mbëdha, Shqipëtarët do të thonë se s’mpshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypësh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha, do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vënt…
  • Lajme kurjoze: Nje grua në dollap, Të vrasësh për një birrë, Kampionati Botëror i hekurosjes në kushte të vështira, Jo vetëm foshnje por dhe çelës makine…
  • Doktor, piktori dhe e keqja e madhe - Nga Fatos Lubonja ...Sot, nëse flitet për një bashkëpunim Rama - Berisha flitet jo pse këta kanë bërë ndonjë krushqi familjare, por pse kanë bërë krushqi lekësh kryeministrat e tyre hije dhe kryetarët e bashkisë hije. Thënë më konkretisht disa nga oligarkët kryesorë të vendit, që kanë në dorë fijet e financimeve apo edhe interesat private të liderve në fjalë, janë marrë vesh të ndajnë një copë nga të fundit të tortës së mbetur të Tiranës…
  • Maria - Nga Karkaxhualli Ti me thua Maria bredh rrugeve te Brukselit, e une me te u perplasa ne nje rruge ketu ne Tirane. Kishte hedhur nje parfum mashkulli, me thirri me nje emer qe se njihja, e me pa me syte e lodhur. Te betohem per boten. Ishte ajo…

Muzike nga; The Last Shadow Puppets, Los Lonely Boys, Audioslave, Soul Hooligan, The Ting Tings, M-People, Asgje sikur dielli, Jorge Drexler, Nirvana, Bob Marley, Jarabe de Palo, The Darkness, Snoop Dogg, etj…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. bela thotë:

    15 August 2008 @ 4:01 pm

    blendi urime radios!

  2. J. thotë:

    15 August 2008 @ 7:08 pm

    Mirë që nuk lexove atë krijimin tjetër të Karkaxhallit. Ajo do ishte sfidë radiofonike e vërtetë.
    Rradhës tjetër go for it. Të shohim si do e presin. :D Përgjithësisht mirë bre, të mos përsërisim komplimentat gjithnjë.

  3. Rockthesabbath thotë:

    15 August 2008 @ 8:18 pm

    Bravo per “rroku” mu duk me shume nu metal se sa rrok.Doni rrok te vertete shifni stoner rock sabbath, orange goblin, etj.

  4. Liqeni thotë:

    15 August 2008 @ 10:02 pm

    Muzika So very confusing mu duk mua.
    Ndersa ne disa raste nuk i pershtatet shume programit tend. Me duket se qellimi jot eshte per te krijuar dicka serioze ne thelb,jo domosdoshmerisht argetues ne sencin muzikor.
    Mendoj nje muzike me e qete do te ishte me e pershtatur.
    Dicka ndryshe duhet te tentosh te sjellesh,mos u mundo te krahasohesh me programet e defrimit te adoleshentave.
    hmmm pse jo muzike te lehte shqiptare apo edhe te huaj?
    Besoj se duke sjelle here pas here kenge te vjetra nga festivalet e dikurshme shqiptare do te ishte dicka e vecante.
    P.s. qetesohu nje cik kur flet merre me shtruar.

  5. Dori thotë:

    16 August 2008 @ 2:48 am

    Si nga Bostoni që je na sill ca muzikë Celtic punk (si Dropkick Murphys, Flogging Mollys këta të fundit janë nga LA por nejse)

  6. Fjala thotë:

    16 August 2008 @ 2:48 pm

    Lexo pak dhe ‘Mesime m[b]i shqipen e re’ nga Konica; eshte me te vertete interesante se si e shkruar ne 1911 lidhet aq mire me kohen aktuale.

    P.S. Nese se keni mund tjua sjell dhe une ketu.

  7. Rockthesabbath thotë:

    16 August 2008 @ 6:05 pm

    Liqeni ktij programi doti pershtatej muzika e viteve 80 sic e thashe stoner/psychedelic rock etc.Qe nga Morrison,Blue Oyster Cult,Deep Purple
    ,Black sabbath,Orange Goblin etc jane tamam rrok.

  8. kapedani thotë:

    18 August 2008 @ 12:03 am

    Kam tre dite qe kerkoj nje program ne linux per te konvertuar keto mut .m4p te ipod, dhe nuk kam gjetur asgje deri tani. Per pasoje edhe vleresimi im ne kete rast eshte shume negativ. E kam degjuar njeher kete podcastin tuaj dhe me ka pelqyer per hic. Muzika linte shume per te deshiruar, Dj. nuk ishte aspak konsequent ne shijet e tij, qe edhe ashtu rremuje sic ishin, ishin shume shije te trasha. Nejsse… nese dikush ka gjetur ndonje ilac per ato m4p me drm le te ma bej te ditur.

  9. Dori thotë:

    18 August 2008 @ 12:07 am

    kapedan, podkasti është mp3 (në zip) dëgjohet fare mirë në linux, për çfarë e ke fjalën?

  10. kapedani thotë:

    18 August 2008 @ 1:39 am

    E kam llafin per ca .m4p qe i kam marre dikujt dhe nuk po i lexoj dot, se konsorciume bandite si puna e Apple i kane futur DRM kengeve. Dhe e nxorra inatin me kete podcastin e ketyre.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com