Podkasti i Briskut, Korrik 2008 - 2

radiot.jpgNe kete podkast te dyte te muajit korrik do te rrekem te mbuloj disa nga debatet me interesante qe kane ndodhur gjate javes tek Peshku ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Duke nisur qe nga kjo jave, pervecse ne rrjet ky transmetim mund te degjohet te premteve ne ora 20:00 edhe ne valet FM ne frekuencat 104.6MHZ te RadioRock ne Shqiperine e mesme. Ritransmetimi te shtunave ne mesnate.

SHKARKO

KLIKO KËTU PËR TA DEGJUAR

* Si do ta perkthejme “podkast” ne shqip?

* 100 kenget me te bukura te kitarres sipas revistes “Rolling Stone”

* Cfare do me thene te hash ngjyrat?…

* Lugina e Kallashnikovit cel trendafilat.

* Karikatura e New Yorker per Obamat.

* Alo…Edi Rama?! - ceshtja e furnizimit me uje te Tiranes.

* Yummania - Sallate me nektarina

* SelfmadeRadio dhe fjala “Gjen”

Muzike nga Feist, Powderfinger, DJ Blunt, Metallica, Armin Van Buuren, Blues Traveler, Coldplay, Reborn, Elvis Presley, Manic Street Preachers, Genta Ismaili, Hoobastank.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

33 Komente

  1. enka thotë:

    16 July 2008 @ 4:44 pm

    urime per transmetimin ne radio Blend dhe flm per citimin:)

  2. klajdevour thotë:

    16 July 2008 @ 4:56 pm

    Se kuptova ty Blend te pelqen albumi i ri i coldplay apo jo? :)
    Ne radio Rock coldplay jane me te transmetuarit. Me pelqen qe ke zgjedhur me shume rock kete here :)

  3. gjergji thotë:

    16 July 2008 @ 10:46 pm

    O Blendo, pse s’e zgjeron “scope”-in e podkastit per te perfshi edhe tema jasht Peshkut/blogjeve shqip?

  4. tropizma thotë:

    16 July 2008 @ 11:31 pm

    ka turp :)

  5. Dori thotë:

    17 July 2008 @ 1:00 am

    Blendo, në zip e kalon ti apo archive.org (faktikisht zip-i ka 204B më shumë se mp3-ja)?

  6. andivlora thotë:

    17 July 2008 @ 1:04 am

    1-Podkast=Lajmet radiofonike ne internet te “Peshkut Pa Uje”
    2-Podkast=Lajmet internetike me ze te “Peshkut Pa Uje”
    3-Podkast=Revista informatike ne internet e “Peshkut Pa Uje”
    keto mendova une, ju te tjeret c’mendoni?

  7. andivlora thotë:

    17 July 2008 @ 1:07 am

    4-Podkact=radiolajmi mujor i Peshkut

  8. Dori thotë:

    17 July 2008 @ 1:10 am

    podcast mua s’më pëlqen më tepër pasi s’ka të bëjë fare me iPod (të paktën unë s’kam dëgjuar ndonjëherë ndonjë podcast në iPod), ja disa zgjedhje: zëhedhje (mua kjo më pëlqen, kadareske apo jo :), rrjetpërhapje, zëpërhapje, rrjetbisedë, rrjethedhje, rrjetfoni, radiofoni, etj.

    Problemi është se po s’e përdorën shumica nuk ngjit.

  9. emigrant thotë:

    17 July 2008 @ 1:24 am

    Problemi eshte se fjala “pod” nuk ka asnje kuptim te lidhur me perdorimin qe behet fjale ketu. Shakarat ne lidhje me emertimin e Apple “iPod” shkonin te akronime te tipit “idiots price our devices” - cmimi i kripur natyrisht.

    Prandaj edhe shqiperimi i nje fjale, qe nuk ben kuptim me teper se nje tingullim i pranuar nga gjindja, eshte perpjekje pa objektiv.

    PS ndoshta behet llaf per disa bime leguminoze (bishtajore) qe kur piqen hapen (cahet kellefi, “pod”-i pra) dhe i flakin (cast) farat gjithandej…. kjo eshte kot, sa per te shtu konfuzionin… :P

  10. Dori thotë:

    17 July 2008 @ 1:34 am

    emigrant, nga iPod erdhi pasi shumica kishin iPod dhe atje i dëgjonin, prandaj ashtu ja vunë emrin (nga Adam Curry më duket), cast vjen nga broadcast, që për mua përshtatet më mirë me hedhje (cast the net broadly => hedh rrjetën gjerësisht, për të kapur sa më shumë peshq :)

  11. Rob-terneti thotë:

    17 July 2008 @ 1:34 am

    Lene mer podcast, se s’e gje gjo shqipen nga kjo. Eshte nje teknologji e re qe vjen bashke me emertimin, aq me shume qe s’ka fjale shqipe te gateshme.
    Te shemtuta jane: limitim, intervenim, prevalim, aksesim, etj.

  12. adriatik thotë:

    17 July 2008 @ 3:22 am

    Just per qejf!
    Me 2001 Apple paraqiti iTunes, nje program kompjuteri per te lozur muzike dhe per ta konvertuar ate ne formatin dixhital MP3 qe zakonisht perdoret ne kompjutera dhe mjetet e tjera dixhitale. Pak me vone ne te njejtin vit Apple filloi te shiste edhe iPod, nje MP3 player(????) dore(xhepi) i cili shpejt u be udheheqes ne treg. Termi Podcasting eshte kombinimi i iPod-it dhe i broadcasting, perdoret si emer dhe si folje duke iu referuar materialit te audios ose videos te shkarkuar per tu luajtur ne mjetet e tjera.

    Sa per emerimin e programit them tja fus nje here kot. Quajeni Radiokomp ose kompradio sepse qe te dyja fjalet, radio dhe compjuter, kane fituar te drejten e qytetarise ne gjuhen shqipe, e megjitheate do te me pelqente nje fjale tejeter me e gjetur per te emeruar programin.
    Nga ana tjete bashkohem me mendimin e Robit te Internetit qe nuk calon gjuha shqipe nga fjalet teknike te reja per vuan nga shtremberimi i qellimshem per tu dukur njerez me kulture te larte dhe me demek nuk i kane harruar fjalet shqipe.

  13. adriatik thotë:

    17 July 2008 @ 3:24 am

    me demek i kane harruar doja te thosha

  14. selfmaderadio thotë:

    17 July 2008 @ 10:06 am

    Faleminderit Blendi. Faleminderit edhe per podkastin.

  15. Amazona thotë:

    17 July 2008 @ 4:02 pm

    Podcast!

  16. xhibi thotë:

    17 July 2008 @ 5:17 pm

    Pisk e kemi me keto termat e teknollogjise per ti shqiperuar.
    Kshu qe veri titullin emisionit O milet degjoni dhe mbani vesh. :D

    adriatik thotë:
    Me 2001 Apple paraqiti iTunes, nje program kompjuteri per te lozur muzike

    Play, ne kuptimin play music files, sikur nuk shkon luaj ne shqip p.sh. se i bie sikur luan me skedaret e muzikes sikur jane top futbolli. Ca i bie te jete play ne shqip atehere?

    Duhet hapur nje teme me vete per termat e teknollogjise dhe si/ca duhet perdorur ne shqip per tiu referuar.
    Sikur eshte nje fjalor teknollogjie anglisht-shqip me duket?

  17. adriatik thotë:

    17 July 2008 @ 9:18 pm

    Jane dy folje, mund te themi -luan ne piano- dhe tjetra -loz ne piano. S’me duket e gabuar te perdoret -luaj- dhe -loz- ne vend te -play- aq me teper qe eshte e vertete qe programi luan ose loz muziken ne ato mjete te permendura ne postimin siper.

  18. Blendi Salaj thotë:

    17 July 2008 @ 9:25 pm

    Pikerisht adriatik. Ate do thoja dhe une xhibo, qe folja luaj perdoret ne shqip jo vetem per te pershkruar loje me top, por edhe kur luan muzike, luan nje instrument…ne veri vegles muzikore i referohen edhe si “Lodra”…

  19. xhibi thotë:

    17 July 2008 @ 11:10 pm

    Ne fakt keni te drejte adriatik dhe Blendi; s’me shkoi mendja fare atje :P

  20. klajdevour thotë:

    18 July 2008 @ 2:14 pm

    mos harroni transmetimin ne radio rock sot ne 20.00 ne 104.6 FM.

  21. EH thotë:

    18 July 2008 @ 2:34 pm

    ….uuuuu me pelqen pjesa e kenges me mik :D (…me rikujton gjithmon rrenjet)…..po ne a mund te fusim mik per naj kenge apo naj gjo tjeter? :D

  22. Blendi Salaj thotë:

    18 July 2008 @ 2:44 pm

    Po patjeter, cfare kenge don ti? :)

  23. emigrant thotë:

    18 July 2008 @ 2:51 pm

    Krist, te rekomandoj “Shqipe me dy koka” nga Spiro Ilo, po nuk pate pas rast ta lexosh deri tani.

    Me pak fantazi, del nje gje e shkelqyer me klasik rock ne sfond! Nje ur-disko, para se ciles DJ-t e sotem shfaqen (jo per faj te tyre) aq te shpelare…

  24. klajdevour thotë:

    18 July 2008 @ 3:01 pm

    emigrant, dje ne darke kemi folur per revolucionin :) dhe papritur cunat e Gaz 51 (nje emision satiriko-politik ne Radio Rock) - filluan te lexonin pjese nga Migjeni, fantastik Migjeni :) Migjeni rocks :)

    E gjithe kjo ideja e miksimit te letersise lindi nga nje miksim shume i mire i Penarit ne podcastin e pare, Obsesioni im edhe kjo nje pjese e jotja. Keshtuqe, une mendoj se ti tani ke nje detyrim moral te na ndihmosh ne menyre me te qendrueshme. Nese ben nje liste te gjerave qe ti mendon se bejne per kete pune, mi dergon mua, ne i miksojme dhe pastaj i transmetojme dhe ne radio dhe ne nje minirubrike brenda podcastit qe te degjohen nga peshqit jashte shqiperise (se ne akoma nuk e kemi zgjidhur kete punen e webit te radios ku mund te ngarkojme materiale apo te kemi mundesi qe transmetimi te jete online).

    Si thua?

  25. Moza thotë:

    18 July 2008 @ 3:04 pm

    emigrant, dje ne darke kemi folur per revolucionin :) dhe papritur cunat e Gaz 51 (nje emision satiriko-politik ne Radio Rock) - filluan te lexonin pjese nga Migjeni, fantastik Migjeni :) Migjeni rocks :)

    Eee, si ka plas kultura dhe mendimi filozofik sheshit neper Tirone.
    Sa me emocion ky brezi ri !

  26. Moza thotë:

    18 July 2008 @ 3:05 pm

    Sa me emocionon ky brezi ri desha me thane.
    Se u ngatrrova nga emocioni

  27. klajdevour thotë:

    18 July 2008 @ 3:08 pm

    moza ti na ndjek ne radio? Na ke ndjekur ndonjehere ?

  28. Moza thotë:

    18 July 2008 @ 3:09 pm

    moza ti na ndjek ne radio? Na ke ndjekur ndonjehere ?

    ë ????

  29. emigrant thotë:

    18 July 2008 @ 3:16 pm

    Krist, patjeter.
    Fundjaven e kam te zene, por patjeter.

    Moza, peace! :D please… please…

    Ja per ty nji klasike

  30. klajdevour thotë:

    18 July 2008 @ 3:16 pm

    ne radio rock mi zemer, 104.6 FM

    Do na degjosh sot pas podcastit? Emisioni me Migjenin dhe revolucionin? Ne oren 23.00 fillon, ka muzike te papare dhe filozofi tirone :)???

  31. Moza thotë:

    18 July 2008 @ 3:18 pm

    ë ????

  32. Si thua ti ? thotë:

    19 July 2008 @ 12:44 am

    Nuk di pse por mendoj se nese do tju thoshe Podcast atyre dajinjve te tu ne Kalivaç te Tepelenes ata do te ngrinin supet e ndersa krejt ndryshe do te ishte me ate fjalen me ngjyra Zoti Hamerikan Dhe pse me ngjyra apo pa ngjyra ajo eshte e shkruar diku ne fjalorin e Shqipes dhe nuk e shoh me ngjyra me te theksuara se ajo fjala Fuck qe perdoret kaq lirshem thuajse kudo e madje dhe nga peshq e peshkatar si ty .

  33. Zana thotë:

    20 July 2008 @ 7:09 pm

    Ma ne fund thashe :po bajne ndonje gja te hajrit Klajde and co….Coldplay,Clapton….Pastaaj fap …shkuan ne fis….Po flisnim me çunat per revolucionin,Migjen e Rock…!!!Mu duk si seance esorciste per Zotin!!! :) Nejse me mire keto e me me sens se sa ndonje inisiative nga te sajat e Mjaftit.
    Shyqyr Zotit Blendi qenka kthyer ne Amerike ,se frike pata boll se po e kapnin n’dore ata te Mjaftit… :) :)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com