Podkasti i Briskut, Gusht - 1

podkast.jpg

Çdo të premte në ora 20:00 tek 104.6MHz


DËGJOJE TANI
ose
SHKARKOJE KËTU

Në këtë seri të Podkastit:

Dy gra kanë humbur jetën këtë javë në duart e burrave të tyre. Dhuna brenda familjes i drejtohet gruas, por çfarë thotë kjo për shoqërinë tonë?

Avokatë të çastit! Po nëse nesër do të kesh nevojë për mbrojtje ligjore a do të punësoje atë që u diplomua jurist në më pak se një vit?

A jeni munduar ndonjëherë të imagjinoni jetën e një romi në Shqipëri. Pyetja nuk është a ka por sa i fortë është racizmi ndër ne?

Një fragment nga tregimi i Xhakollarit i lexuar nga Alisa Tirana.

Muzike nga Jimmy Eat World, Sublime, Red Hot Chili Pepers, Royksopp, Guns N’ Roses, Papa Roach, 311, Jay Z, Duffy, Hinder, Seether, The Raconteurs, The Rolling Stones…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. xhibi thotë:

    1 August 2008 @ 6:16 pm

    Blendo, volumi i zerit tend me volumin e muzikes kishte shume diference, dhe duhet patjeter ta axhustoje kur behej kalimi. Thjesht per feedback.

    Sugjerimi tjeter, mire do ishte qe dhe ne peshqve te na sillni dicka qe nuk ndodhet tek Peshku, jo vetem degjuesve te radios ti coni ato qe ndodhen ketu. :) Nuk kam ndonje ide konkrete per kete se ca, thjesht si ide.

  2. a_part thotë:

    1 August 2008 @ 8:42 pm

    Blendo podcasti i lezetchem dhe ti gjithnje e me teper po ja merr doren. Tashti e rrefeje Peshkun si blog kolektiv :) ku pjesemarresit diskutojne ato qe i shqetesojne dhe mund te thuhet se Peshku eshte nje blog unikal;). Jo te gjithe mendojne keshtu:(. Nje artikull ke blogu Pejsazhe te fjales akuzonte Peshkun per nje forum ku farketohen miqesira dhe behet gallate me hihihi. C`pergjigje keni ju si admin i palodhur i Peshkut per kete akuze? Une psh si anetare e re e Peshkut nuk do doja te humbisja kohen time ne nje ambjent si Peshku ku u bekerka gallate dhe njererzit akoma paskan mentalitete grupimi e me the e te thashe. Shume falemnderit paraprakisht per pergjigjene. :)

  3. Moza thotë:

    1 August 2008 @ 10:05 pm

    Bah moj EH,
    Cme bere, po skam kohe moj, e ti me bere te nigjoj podkastin per te gjet ate imitimin !
    Blendi e kish zgjedh pa vend, se komenti im sduhej perzgjedh si perfaqesues i komenteve ne lidhje me temen ne fjale.
    Megjithate, cer ti baj une, eshte admin ai, dhe me ka ne dore.
    Do me ma nxi faqen tani dhe me ze, se me shkrim po se po qe e kam te nxime :P
    Thuj shyqyr qe une se TM shume xhanem ! :-) Imitimi mire ishte vertete, sikur ta kisha thene une ! :-(

  4. xhibi thotë:

    1 August 2008 @ 10:15 pm

    Moze, me nje fjale e ke vendos qe do dalesh per interviste javen qe vjen? Shhume mire, suksese. :) Te siguroj qe do te mirepritesh nga te gjithe peshqit, kshu qe mos e mer me emocione. :P

  5. Moza thotë:

    1 August 2008 @ 10:18 pm

    Posi jo mer,
    Do dal qe cke me te.
    Dhe e kam marre me seriozitet e po bej gjithe pergatitjet per te dale sa me mire n’radio. Kam lane qy tani takim ke estetistja per depilim ! :P

  6. EH thotë:

    1 August 2008 @ 10:38 pm

    oooo Mozaaaaa…..po ishin fjalet e tuja nga goja Blendit pra :D

    :D po u depilove dum foto :D ….se na ke mush gjith foto mocesh e peshqish e akuariumesh :D

  7. gre_wireless thotë:

    1 August 2008 @ 11:19 pm

    “#
    a_part thotë:

    1 Gusht 2008 @ 8:42 pm

    Blendo podcasti i lezetchem dhe ti gjithnje e me teper po ja merr doren. Tashti e rrefeje Peshkun si blog kolektiv :) ku pjesemarresit diskutojne ato qe i shqetesojne dhe mund te thuhet se Peshku eshte nje blog unikal;). Jo te gjithe mendojne keshtu:(. Nje artikull ke blogu Pejsazhe te fjales akuzonte Peshkun per nje forum ku farketohen miqesira dhe behet gallate me hihihi. C`pergjigje keni ju si admin i palodhur i Peshkut per kete akuze? Une psh si anetare e re e Peshkut nuk do doja te humbisja kohen time ne nje ambjent si Peshku ku u bekerka gallate dhe njererzit akoma paskan mentalitete grupimi e me the e te thashe. Shume falemnderit paraprakisht per pergjigjene. :)

    a_part:
    po te pergjigjem si nje anetar i peshkut qe kam hyre ketu vetem pak kohe me pare. Ne pergjithesi eshte nje blog i mire dhe ka diskutime shume interesante dhe aspak joserioze. Nje merite ketu kane dhe adminet. Ne pergjithesi ndodh me cdo blog a forum qe pas njefare kohe bie interesi dhe perseriten te njejtat muhabete, pastaj kthehet ne gallate, po ketu ka patur shume pjesemarrje dhe ka gjithmone mendime te reja dhe interesante.

    si ne cdo blog, mund te kete nje tendence nga disa pjesemarres shume te rregullt qe ta kthejne ne nje forme jo shume serioze pasi kane qene pjesemarres pas njefare kohe dhe mund te ndihen sikur i kane konsumuar ato qe kane per te thene. Por si te permenda me lart duke patur nje pjesemarrje te gjere (dhe nje pune te madhe te adminave qe kujdesen t’i fshijne mesazhet jashte teme) edhe ata qe mund te hyjne per gallate shpeshhere bejne diskutime shume interesante. Gjate muajve te veres ka nje dallim se pjesemarrja eshte me e paket (shume vete jane me pushime) dhe adminet ndoshta mund te jene me pushime dhe i bejne nderhyrjet ne intervale me te gjata. Perseri ka tema shume interesante, por duke qene pjesemarrja me e vogel ata pak persona qe duan te bejne gallate kane nje probabilitet me te madh qe ta bejne gallaten sa hapet tema dhe mund t’i bejne dhe ata qe kane gjera ne lidhje me temen per te thene te heqin dore. Kjo mund edhe te japi pershtypjen sikur blogu eshte joserioz, por nuk eshte e vertete se sapo hapet nje teme tjeter interesante (ose nderhyn admini) perseri shikon diskutime interesante dhe pjesemarrje te mire.

    te inkurajoj te vazhdosh ta lexosh blogun dhe te marresh pjese sa me shume se do te kete gjithmone tema dhe diskutime shume te kendshme

  8. Dori thotë:

    1 August 2008 @ 11:31 pm

    EH, ja ku e ke…ah the Moza jo Moca :)

  9. Xha Xhai thotë:

    1 August 2008 @ 11:37 pm

    a_part shkruan:

    Nje artikull ke blogu Pejsazhe te fjales akuzonte Peshkun per nje forum ku farketohen miqesira dhe behet gallate me hihihi. C`pergjigje keni ju si admin i palodhur i Peshkut per kete akuze? Une psh si anetare e re e Peshkut nuk do doja te humbisja kohen time ne nje ambjent si Peshku ku u bekerka gallate dhe njererzit akoma paskan mentalitete grupimi e me the e te thashe.

    a_part, nuk i ke shumë të sakta informacionet. Nuk është fjala për artikull, por për një koment në blog, të cilin e kam shkruar unë, për të trajtuar disa konflikte ndër-personale që e kishin degraduar diskutimin në një prej temave atje. Komentet në “Peizazhe të fjalës” janë të moderuara, në kuptimin që të gjitha komentet duhet të miratohen paraprakisht prej ndonjërit prej administratorëve. Përkundrazi, tek “Peshku pa ujë” moderimi bëhet vetëm a posteriori, dhe diskutimet përfundojnë të qethura, siç ndodhi tani së fundi me debatin shpesh jashtë teme, në lidhje me një shkrim të Emigrantit (“Peshkatari i perlave”).
    Ja se çfarë shkrova unë në blogun tim:

    Kam përshtypjen që, përtej cic-miceve personale, një pjesë e [kacafytjeve] lidhet me polenizimin e kryqëzuar midis blogut tonë dhe forumit “Peshku pa ujë”, me të cilin na lidhin shumë fije.
    Megjithatë, “Peshku pa ujë” është edhe komunitet njerëzish që atje kultivojnë miqësitë, simpatitë dhe aleancat; prandaj edhe shpesh diskutimet nuk janë veçse konteksti për riprodhimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve personale.
    Përkundrazi, blogu “Peizazhe të fjalës” ka të tjera karakteristika, të cilat është mirë të respektohen, për ta mbajtur të dallueshëm nga blogje të tjera, edhe në faqen e komenteve.
    Lundruesit e sprovuar të Internetit e marrin vesh, herët a vonë, se u duhet ta modifikojnë disi sjelljen, sipas forumit ose faqes që vizitojnë. Sipas vendit edhe kuvendi, thotë populli ynë i mrekullueshëm. Mund të bësh hi-hi-hi në një forum ku të gjithë bëjnë hi-hi-hi, por nuk mund ta identifikosh veten si profesionist i hi-hi-hi-së, edhe atje ku nuk ta kanë ngenë.
    Këtu qëndron edhe avantazhi i madh i pseudonimeve; sepse pseudonimi i lejon njerëzit t’i krijojnë maskat sipas karnevalit ku po marrin pjesë. Nga ana tjetër, kur mjediset vijnë e bëhen armiqësore, pseudonimet ushqejnë gjithfarë paranojash.

    Nuk më duket, a_part, se e ke interpretuar drejt komentin tim. “Peshku pa ujë” ka problemet e veta, por në komentin tim unë nuk merrem aq me problemet e Peshkut, sesa me dallimet midis Peshkut, që është forumi më popullor sot për shqiptarët e Internetit, dhe një blogu shumë më të kufizuar në leximtari dhe në autorë, si “Peizazhet e fjalës”. Këtë, siç del qartë edhe nga teksti edhe nga konteksti, e bëra sepse kam përshtypjen që shumë vizitorë të blogut tim harrojnë që nuk gjenden më te Peshku dhe vazhdojnë të diskutojnë me të njëjtin ton, gjë që mua nuk më pëlqen, meqë Peshkun e mban gjallë kryesisht diskutimi rreth temave, ndërsa “Peizazhe të fjalës” mbetet blog i fokusuar te shkrimet kryesore.
    Prandaj unë nuk i bëj kurrfarë akuze Peshkut, përkundrazi! Peshku është lokomotiva që i tërheq të gjitha blogjet shqiptare në Internet – por çdo blog ka specifikën e vet, e cila duhet ruajtur sidomos ndaj prirjeve për t’i homologuar gjërat dhe për t’u gjetur emëruesin më të vogël të përbashkët.
    Mua vetë shënimi yt më duket provokues; por nuk e provoj dot; mund t’i detyrohet edhe thjesht leximit të cekët. Megjithatë, besoj se problemi i kacafytjeve dhe gërricjeve personale në komentet është i njëjtë për të gjitha blogjet – të mëdha si Peshku dhe të vogla, si “Peizazhet”; të ndryshme janë vetëm strategjitë që përdorim për të kufizuar dëmet.

  10. gre_wireless thotë:

    2 August 2008 @ 5:11 pm

    “Lundruesit e sprovuar të Internetit e marrin vesh, herët a vonë, se u duhet ta modifikojnë disi sjelljen, sipas forumit ose faqes që vizitojnë.”

    ketu eshte problemi, se shpeshhere ndodh qe lundruesit nuk modifikojne sjelljen por modifikojne blogun qe vizitojne….nese ka shenja te tilla tek peshku qe po dalin ne siperfaqe duhet te jete shqetesuese per ata qe nuk e duan kete blog te degradoje…

  11. Pjer Thomas thotë:

    3 August 2008 @ 8:07 am

    Megjithse kam probleme me kompiutrin, sot mezi arrita ta nxjerr kete radion e Blendit, i cili flet me theks amerikan :-) , tani sapo po flet per dhunen mbi grate, mbi Thellenxat (dy grate), dhe ajo qe une do ti sugjeroja Blendit , do te ishte qe kjo radio, te lidhej me ndonje nga radiot me te ndigjuara ne Shqiperi, dhe te jepej 2-3 ore paradite e 2-3 ore mbasdite, ku shoferet -gjat udhetimit te tyre- te ndigjonin per temat dhe komentet poshte nga komentatoret. Alsat, si bashkpuntore e re e Peshkut, mund te ndihmoje ne leximin e ketyre komenteve, me qellim qe shqiptaret ne Shq., shoferet, dyqanxhinjte, klubet, etj. te ndigjojne mendimin e diaspores mbi çeshtjet e ndryshme. Dalngadale, tek kjo radio, Brisku, te jepeshin/pranoheshin dhe reklama, per te akumuluar ndonje lek, per mirmbajtjen e faqes dhe te radios. Me vone aktiviteti dhe mund te zgjerohet apo te investohet ne fusha te tjera.

  12. xhibi thotë:

    3 August 2008 @ 6:12 pm

    Pjeri me dha nje ide per ate qe thashe “do ishte mire qe te na sillnin me Podkastin dhe ne peshqve dicka qe nuk e kemi ketu tek faqja. P.sh. ndonje interviste me persona qe jetojne ne Shqiperi, ose ndonje kronike qe andej, nese mund ta realizoni me Skype apo nese mund te beje dicka LLukani.

    Shkeputja nga realiteti eshte e pashmangshme, sado qe te angazhohesh me media, pasi ne emigrantet kemi vite qe nuk jemi me pjese e perditshme e atij realiteti. Ndonje kronike e tille e herepashershme mund te ishte ndihmuese.

    Dalngadale, tek kjo radio, Brisku, te jepeshin/pranoheshin dhe reklama, per te akumuluar ndonje lek, per mirmbajtjen e faqes dhe te radios. Me vone aktiviteti dhe mund te zgjerohet apo te investohet ne fusha te tjera.

    Imagjoni peshqit pastaj duke protestuar ketu, “Duam paret e komenteve tona!” :lol:

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com