Podkasti i Briskut, Blogsfera - Korrik 1
Podkast kushtuar blogsferes shqiptare.
Ne kete seri: Konsumerizem101, Peizashe te Fjales, Peshku pa uje, Njeriu i Cuditshem dhe Yummania. Muzike nga Retrovizorja, Wolfmother, Nusrat Fateh, Andrea Brown, Blackstreet, Usher, Coldplay, Supernova, Cute Babulja, Kenny Wayne Shepherd Band, Korn, Goldfrap, Humus, Delta V, Sixx AM, Katy Perry…
Njeriuicuditshem.blogspot.com - Me hap te vogel (pa ironi)
Kosumerizem101.com - Intervista e stresit
Peshku pa uje - Pyet Peshkun!
Peizazhe te fjales - Me miell hua
Yummania - Gjelle vere me kunguj dhe djathe te fresket
DËGJO:

9 July 2008 @ 6:56 pm
…hahah.. me mjete rrethanore ishte komplet e pamundur lol
9 July 2008 @ 10:12 pm
Urime Blendi!
9 July 2008 @ 11:09 pm
Esht blog interesant dhe ju ftoj te shkoni aty dhe te gjeni… gjera… lol
10 July 2008 @ 12:48 am
Bravo Blendi, kishte dhe Simakun në sfond (t’i bëjmë një çikë reklamë se e ka hak :).
Një këshillë, nuk e di si e bën muzikën në sfond, por do thoja që i duhet volumi pak më i ulët se ngatërrohet zëri yt me të dhe me zor dëgjohet.
10 July 2008 @ 5:32 am
Nje pyetje kishe une :
Kush eshte ai grupi qe kendon pas:
Korn - Unblind
minuta 42 ne podcat
10 July 2008 @ 10:46 am
Më falni shoku miku
Një pyetje kesha
ç’do të thotë ” Podkast ”
Na ndjeni ne shqiptarëve, se helbete, s’mundëm ti kalonim kufijtë për deri në Ha mer dhe ikë.
Faleminderit për Përgjigjen.
Përse e SHKËRDHENI SHQIPEN more aman ?????? Po ju duket gjë kurvë që ka dalë trotuarëve apo Semaforëve ?????
Amani more, ooooo Ha Merr dhe Ik aaaaaaaaaaannnnn
10 July 2008 @ 6:51 pm
“ç’rëndësi ka” : edhe juve me keto fjale nuk po e pasuroni shqipen ama!
10 July 2008 @ 7:16 pm
Tema: Te shqiperojme fjalen “blog” dhe ta bejme ate pjellore si dhe fushat.
“Barbaret e gjuhes shqipe, pasi zevendesuan fjalen shqipe “ajror” me avion, tani po perpiqen te zevendesojne fjalen e bukur “kredharak” me nendetese”
nga kronike ne gur kjo.
PS Podkastit ja kemi bere bene keqas! Nderkaq t_red, na sill te lutmi shum ca “paradigma” te “deteriorimit” dhe “prevalimit te slangut” ne “diskusionet kontemporane” mbi “manaxhimin efikas dhe pa ekuivoke” te “problemeve relevante” qe na “preokupojne”.
Kot per muhabet, a do e zevendesonit fjalen konkurrence me “bashkerendje”?
10 July 2008 @ 9:50 pm
Blendi e flet shqipen me bukur se Ypi apo Spiropalja etj.
God bless you Blendi!
10 July 2008 @ 10:01 pm
a do e zevendesonit fjalen konkurrence me “bashkerendje”?
-JO!
Ma mirë bashkëgarues, sfidues, rivalë etje etj
10 July 2008 @ 10:05 pm
Hajt pra ma gjeni nje fjale per ta zenvedesuar PODCAST, e bukura eshte se edhe xhaxhai tek MIELL HUA flet pikerisht per keto fjale te teknologjise se re qe hyjne ne gjuhe bashke me mrrokllat qe identifikojne. Ti themi Mouse-it, mi? T’i themi MAUS, MOUSE, ta lakojme MOUSE-i, MOUSI, MAUSI?
Kjo eshte dilema e shqipes sot…
Flm. Amazona, bekime dhe ty.
10 July 2008 @ 10:13 pm
Podkast- shkarko për knusin tat
10 July 2008 @ 10:19 pm
Mrokllen e ka bo fjale t’pranume nga Establishmenti zotnija e tij Fatos Smiley Lubonja!
Podcasti mire eshte, le te rrije! Problemet do fillojne te grumbullohen (akumulohen per ate t’revoltumin ma siper) kur te derivojme nga podcasti. Do kemi Podcastor, podcastriot, podcastrat, podcastruar, podcastrues… potenciali per te bere llafe turpi jane pa fund me kete fjale.
Fatmiresisht, shqipen e kemi gjuhen tone, dhe si ne cdo etape tjeter te historise, edhe elektonikllekun, shqipfolesit, ne menyre te natyrshme do ta absorbojne.
10 July 2008 @ 11:06 pm
edo, fjala bashkerendje ka qene perdorur ne tekste biologjie per te pershkruar konkurrencen psh midis individeve brenda llojit.
Nuk jom Kondra me pastertine e shqipes, por kur teprohet behet po aq e shemtume se sa kur perdhunohet me “involvime” e “implementime”.
Ka nje proces te cuditshem ne pranimin ose mospranimin e nje fjale te re. Procesi eshte shume demokratik; denduria (jo frekuenca) e perdorimit e vendos ate pranim. Eshte interesant psh, konstrukti “S’me premton koha” ne shqip. Mendohet qe eshte nje perkthim i gabuar i “s’me lejon koha” nga fERRngjishtja, ku me leju dhe me premtu jane, per dreq, shume te ngjashme. Mirepo u thith kjo, Kabim ose jo. S’me premton koha thote tjetri.
Nderkaq fjaleformime si “nenkrese” apo “qiellzane” jane teper te sforcuara dhe nuk fitojne 5%-shin e domosdoshem per tu perfaqesuar ne parla-ment. Sado te Ndrejta qe te jene. Ne na eshte ngjitur “jasteku” me gremca dhe nuk lejojme me qamet ta veme koken mbi “nenkrese”. S’na ze gjumi “rehat” (”komfort”? he hudhuni ketu po deshet).
S’do kisha gje as kunder gorances ose arixhishtes - “Tahir, lluku barbashta”, vetem te na ndihmonte te merreshim vesh me mire.
10 July 2008 @ 11:29 pm
Ky zevendesimi i podcastit me fjale shqipe me duket njesoj si ai Komisioni i Shqipes ne vitet 70 qe zevendesoi fjalet biciklete me dyrrotak dhe acid me
Se ashtu i bie qe edhe internetin ta quajme shqip rrjet nderlidhes dhe computer ta zevendesojme me JomTruDerr
10 July 2008 @ 11:35 pm
Blend,
ndoshta ne vend qe te kerkosh nje fjale te re per ta zevendesuar, mund ta eliminosh perdorimin: psh, perzgjedhja e Briskut, radioja e Briskut … dicka te tille.
11 July 2008 @ 12:55 am
Shpallim konkursin e javës:
“Si quhet në anglisht Ermal Mamaqi?”
11 July 2008 @ 12:59 am
Dhe meqë nuk kemi shumë durim dhe akoma më pak kemi kohë:
Smellmountain Motherfucker.
11 July 2008 @ 1:00 am
“Windmountain…. kot sa ta vazhdosh pastaj se behet me pulle te kuqe”
11 July 2008 @ 1:03 am
Blend, ke ze te mire radioje.
11 July 2008 @ 1:04 am
Ky anonimi eshte me i zgjuar akoma, do qe te bllokoj integrimin (nderfutjen) e shoqerise shqiptare ne zhvillimin e teknologjise (?) bashkekohore. Kur dicka ka nje emer, thirret ne emer. Ne kete rast kjo fjale vjen nga Ipod dhe broadcast. Sa njerez kane Ipod ne Shqiperi? Ipod mbase eshte e veshtire te futet si fjale ne shqiperi, pasi eshte e veshtire te futet ne treg, te pakten persa kohe kjo firme (Apple) per shkak te shtrenjtesise dhe tangarllekut (?) nuk mund te hyj ne treg. Ka vende ne afrike qe i therrasin te tera pijet pervec ujit, “cola”, ose ka emra produktesh te emertuara nga firmat qe i prodhojne, qe jane bere pjese e leksikut. Fjala percakton jo vetem konceptin, porse edhe produktin. Vete tregu nuk eshte i interesuar, per hir te marketingut, qe ti permbledhe produktet brenda nje emri te vecante. Kjo eshte bota e lire, liberalizimi, tregu. Ne treg hidhen produkte (si ide, fjale, etj.) dhe ai produkt qe eshte me i mire (ose me i lire, ose popullor) zoteron dhe tregun. Nje fjale eshte gjithmone e huaj, ti mund ta quash podcast ose dritare, nje fjale sjell nje koncept te ri, ajo nuk mund kurrsesi te zevendesoj. Fjala vete eshte reflektim i nje ideologjie, i atyre qe e shpikin kete. Pra fjala ka nje funksion pertej “emertimit” te nje objekti, gjendejeje emocionale, situate etj.. Ajo permban njekohesisht edhe struktura ideologjike te realizuara nga ata qe e kane kete pushtet, ose objekt (burimet) per ta hudhur ne treg, dhe per tu kujdesur per shperhapjen e saj.
Psh. fjala dritare, nuk eshte thjesht zevendesimi i “penxheres”, porse i konceptit te penxheres, frenxhise dhe dicka tjeter qe kishte te bente me kulturen turke. Dritare simbolizon njekohesisht edhe modernizim, pasi ky konstrukt gjuhesor therret ne trurin tone te tjera associacione pervetem se nje vrime ne mur, nga ku futet drite dhe shihet perjashte. Strukturat qe fshihen nen kete konstruktin (ngrehine, ndertimi) gjuhesor kerkojne ti bejne njerzit te vetedijshem per funksionin e dritares. Pra fjala “dritare” perkunder “penxheres” permban pervec formes dhe funksionit te saj, cfare eshte ne ndergjegjen tone te mesuar nga kultura (akulturationi), edhe ndergjegjsimin per kete funksion. Pra nuk eshte vetem nje forme e shprehur ne tinguj per nje objekt, porse ka edhe nje permbatje e cila ndikon ne vetendergjegjsimin e njerzve per vete objektin dhe funksionin e saj ne jeten e perditshme.
Tani ngelet te pyesim per arsyen pse kjo fjale u etablua ne trungun gjuhesor, ndersa nje tjeter jo? psh. bicikleta me dyrrotakun. Ketu pergjigjja eshte e thjeshte. Kur shqiptaret filluan te perdornin fjalen dritare, kjo u shoqerua me nje arkitektur tjeter te ndertimit te shtepiave, si rrjedhoje edhe te dritares (teza ime). Dritarja u be me xham (fjala xham ngeli?), dhe nuk therrise me ato associacione ne koken tone. Pra ne kokat e njerzve kjo fjala “dritare” nuk ishte nje zevendesim i fjales “penxhere” porse nje tjeter objekt, ajo dritarja ne shtepite moderne. Pra eshte teknologjia qe ben te mundur integrimin e disa fjaleve ne kete trungun gjuhesor. E kunderta me fjalen biciklete, fjala biciklete nuk u shoqerua me nje tjeter teknologji, njerzit vazhdonin ti hypnin bicikletes “ylli” ose asaj “kineze” edhe pse dikush deshironte ta therriste ate dyrrotak. Keshtu qe eshte e kot tu kundervihemi ketyre fjaleve te reja kur vine me teknologjine, persa kohe teknologjia nuk eshte zhvilluar ne vend. Kjo vlen edhe per koncepte filozofike te komplikuara, si do ta emertonim ne shqip ate qe Derrida e quan “differance” ose “Einzelgänger” etj.
Problemi eshte se me te eger ne kete rrymen romantike jane shqiptaret large vendit. Per shume qe jane jashte shqiperia eshte ajo “zonja e rande” dhe “e dlire”, te cilen nuk mund ta ndyejme, dhe gjuha e saj na mekon gjithe dashuri ne ato enderrat tona large memedheut. Kjo ngaqe shume e kane prere kerthizen me “memedheun”, nderkohe nuk kane asnje lidhje pervetem se punes dhe parase me vendin qe jetojne, dhe fillojne e ndertojne konstrukte ne koke, fije imagjinare lidhjeje me vendin e tyre te lindjes. Kjo i ben edhe kaq vigjilente ndaj ketyre penetrimeve fallike te dikujt, sepse kjo mitologjia e nenes, se memedheut, vjen nga historia e kalorseve. Ne vepren e Cervantes te Don Kishotit shprehet shume bukur, eshte ajo dashuria e Kaloresit per gruan imagjinare, “Dulcinea del Toboso”, e Embela, e Dlira nga Toboso, sikur e Dlira nga Tepelena. Nje femer (fshatarja Aldonza Lorenzo) qe ekzistonte por qe vete femra qe nuk e dinte fare qe Don Kishoti e kishte zgjedhur per romantizmin e tij. Kjo mitologjia e Ur-Mutter (Ster-Nenes), e studjuar shume mire nga psikoanaliza e Jung, eshte me shume ajo forma qe ne duam ti japim atyre komplekseve tona, qe sjell edhe Narcizmin tone kombetar (edhe te te tjereve). Dikush i cileson keto komplexe si dashuri per vendin. Por tani jemi modern, dhe flitet per pergjegjesi qytetare dhe jo dashuri dhe romantizma, qe kane avulluar me kohe.
PS. dhe ata qe e kerkojne kete pastrimin e gjuhes, jane ata qe nuk dine ta flasin dhe shkruajne per vete kete. Kjo te ngren nervat me shume me keta Don Kishotet.
11 July 2008 @ 1:06 am
Meqë u përmend këtu folja “shkër*hej”, e pashë të rastit që të fus edhe “motherfucker”, në mënyrë që të arrihet masa kritike dhe fshesa depurative të na pastrojë të gjithëve.
Përshëndetje!
11 July 2008 @ 1:20 am
Faleminderit te gjitheve. Ne veçanti atyre qe njoh me mire si Eni, Xha xhain, Akvellnajen, e disa te tjere. Ju shtofte deshira per me punue e na gezue neve te tjereve.
11 July 2008 @ 1:33 am
Më duket se e teprova me atë fjalën “depurative”…
11 July 2008 @ 3:22 am
ju falet juve nga Shqiperia
11 July 2008 @ 3:53 am
stangie, s’e disha qe e kishe mor kaq inot germen “d”, sa e bone lanet*, e bone asteriks** fare…
* lanet- ?
** asteriks- ?
t’pershnes me raki rrushi, qY osht nji ulerime ne hesap t’vet, e mushme me argumentA bindse pse shqipes nuk kon c’i bojn hic kto intervenimet tangerllikso-oksidentale (nji nga argumentet gjndet psh ne konstruktin konspirativo-abraziv “cunat e ali demit”)
11 July 2008 @ 2:10 pm
flm,emigrant,m’kishte mor molli per naplonin.
11 July 2008 @ 4:28 pm
The guys from Ali Bull.
11 July 2008 @ 5:31 pm
Shembuj : Në shqip themi : Televizor/ion ” Fjalë e pa kuptimtë në gjuhën Shqipe ”
…………: Në Gjermanisht : Fernsehen ” Fjalë me plot kuptim, që në shqip do të bënte : Shiko larg, përtej ”
Në shqip : Frigorifer ” E pa kuptimtë në gjuhën Shqipe”
………..: Në Gjermanisht : Kühlschrank Që në shqip do të bënte : Kuti ftohëse.
Asimilimi i gjuhës fillon kështu, pak nga pak, dhe Shqipja, është një pjesëTurqisht,një pjesë Greqisht, një pjesë Italisht, një pjesë Sllavisht, dhe tani po Anglonizohet ! “Penxhere” do të thoshte “Enka” ku ta di ajo se, në shqip i thonë DRITARE !
Sa për fjalën ” Podcast ”
Ja dhe vetë shpjegimi në Anglisht :
Main Entry: podcast
Part of Speech: n
Definition: a Web-based audio broadcast via an RSS feed, accessed by subscription over the Internet
Example: There is a podcast directory of offerings.
Main Entry: podcast
Part of Speech: v
Definition: to deliver a Web-based audio broadcast via an RSS feed over the Internet to subscribers
Example: They podcast a weekly political commentary.
A nuk mendoni se në Shqip do të ishte….. - Lajmërim Zanor !!!!!!!!!!
11 July 2008 @ 5:39 pm
disa persona e kane te veshtire te pranojne gabimet e tyre dhe sulmojne fare rendomshem duke i akuzuar ata qe ja vene ne dukje keto gabime!
11 July 2008 @ 5:41 pm
kallkandollap ?
13 July 2008 @ 1:11 am
ore qenkeni ftohur keq ju? “pêrballje me fjal te reja teknologjike si psh maus?!” fjal teknologjie esht kjo mo?
te qeshesh apo te qash?kjo esht e keqja me njerz qe din vetem anglisht sa te ceket ….