Identifikohu



Regjistrohu

Po ti kur e ke radhën?

Ky shtet duhet mohuar! Sepse asgjë që ai trupëzon nuk më përket mua. Tek asnjë nismë, asnjë veprim apo reagim, tek asnjë person që e përfaqëson këtë shtet unë nuk ndihem i përfaqësuar. Unë e mohoj shtetin shqiptar!

Unë paguaj taksat, respektoj rregullat e qarkullimit, bëj çdo gjë që i kërkon ligji një qytetari shqiptar dhe të gjitha këto pse? Që një ditë të bukur të shpërthej? Që ky palo shtet, që është turp edhe ta quash shtet, të më vrasë? Që të më kërkojë të regjistrohem e të paguaj sigurimet kur vetë ndërmarrjet që punojnë drejpërdrejt për të, me biznese miliardash, të mos kenë të regjistruar qoftë, dhe të paktën për turp, për sy, edhe një punëtor të vetëm? Për këtë shtet që fshihet prapa gishtit? Që nuk pranon asnjë përgjegjësi dhe kërkon të marrë çdo meritë? Që ka paturpësinë të paraqitet para meje në formën e policit, e tatimorit, e doganierit, e rojes së kufirit duke tundur në dorë një copë letër, që quhet ligj, e që ka vlerë vetëm në letër e kurrë në realitet?

Ç’më duhet mua ky shtet? Ç’na duhet neve ky shtet që na vret?

Unë i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mohojnë shtetin e tyre, të dorëzojnë pasaportat, të mos paguajnë asnjë qindarkë deri në ditën kur kjo qeveri të zhbëhet. Deri kur të mirën publike ta përfaqësojnë njerëz të denjë. Këtu duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, të lihet kjo rrënojë prej 28 mijë kilometrash katrorë nën administrimin e ndonjë shteti tjetër që ekziston, derisa ne të jemi në gjendje të prodhojmë njerëz të denjë për të mbajtur mbi shpinë edhe përgjegjësinë e drejtimit dhe jo vetëm privilegjet e tij. Pavarësi e kushtëzuar për Kosovën? Jo! Jo vetëm për Kosovën, por edhe, dhe kryesisht për Shqipërinë.

Të na vijë turp (mua më vjen sinqerisht turp!) që nuk ditëm të bëjmë edhe gjënë më minimale që i takon një shteti në vitin 2008, domethënë të ruajë integritetin fizik të qytetarëve të tij!

Dhe deri sa kjo të ndodhë (është e qartë që nuk do të ndodhë), unë pres radhën time të vdekjes. Kësaj radhe mund të vijë nga ndonjë tërmet, nga ndonjë punonjës policie që më hyn në sallon me autoveturë sepse po ecën me 120 km/h në mes të Tiranës, nga helmimi i mishit sepse i pakontrolluar nga organet që duhet ta kontrollojnë, nga indiferenca apo pakujdesia e ndonjë mjeku që nuk e rruan për asnjeri, apo kush e di se nga çfarë?

Kur e kam unë radhën? Po ti?

Njeriu i çuditshëm

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

106 Komente »

  1. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:39 pm

    strangie, te heq kapelen…

  2. aida thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:44 pm

    Po pse e ngaterroni Shtetin me Qeverine???

  3. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:47 pm

    Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
    Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
    Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
    Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

    0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
    Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
    0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

    Fan Stilian Noli

  4. Levizja Mjaft! thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:57 pm

    Levizja Mjaft! ju fton te gjitheve te na bashkangjiteni cdo dite deri te shtunen nga ora 12 deri ne oren 5 perpara kryeministrise per nje homazh/proteste per tragjedine e Gerdecit.

    Ejani dhe bashkohuni me ne per ti kerkuar kryeministrit Sali Berisha qe te marre pergjegjesine qe i takon per kete ngarje te hidhur.

  5. ar-di thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:57 pm

    E lexova kete shkrim ,dhe me bere per te qare me lote e me qure ti qe e ke shkruajtur,na preke telat e zemres,ke bere nje shkrim shume “konstruktiv”i bene thirje shqiptareve te perserisin 1997,u bene thirje mos paguajne taksat,qenke vertet “shume i zgjuar”.Ne vend tu besh thirje te ulin gjakrat ti kerkosh qeverise ti ndihmoje deri ne maxisimum ato fatkeq,do qe kjo qeveri te iki dhe te vije nje tjeter si ajo socialiste qe premtoje se do kthente leket dhe i treti dhe ato pak qe qeveria paraardhese kish ngire nga firmat,e kush fitoi ne ate kohe me thua?
    Rane kullat ne USA nje tragjedi me permasa botrore,asnje nuk kekoje te jepte dorheqejen presidenti,por perkundrazi e mbeshteten shtetin e tyre ,[qe kish goxha pergjegjsi nga ana e sigurise]dhe e ndihmuan qe ajo tragjedi te mos perseritej me,dhe te bente maximumin e duhur per tu a lehtesuar dhimbjen atyre njerzve te cilet u preken nga ajo gjeme

  6. dARIEN thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:26 pm

    Po bej copy-paste nga Aida jam qe jam…
    Po pse e ngaterroni Shtetin me Qeverine???

  7. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:35 pm

    ar-di, nuk krahasohen fatkeqesite e shkaktuara nga terroristet me fatkeqesite e lejuara nga qeveria. pastaj nese ke pare filmin e Michael Moore, do ta shikosh se opozita e ashper nuk i mungon Bushit dhe nuk i ka munguar ndonjehere.
    keshtu qe krahasimi yt per 11 shtatorin nuk qendron.

  8. Qafir Arnaut thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:52 pm

    E di si eshte puna? There’s such a thing as too much coverage. Mblidhini gjithe keto tema ne nje seksion te quajtur Gerdec qe te lejohet hapesire per tema te tjera se do na shterohet durimi duke lexuar per Gerdecin me jave te tera.

  9. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:56 pm

    Revolta ime nuk merr shkas vetëm nga kjo që ndodhi së fundmi. Kjo është veç pika e fundit. Nuk ka këtu shumë ngjashmëri me vitin 1997 dhe as me 9/11 në ShBA. Sepse edhe me mbështetjen tonë maksimale ky vend do të jetë i njëjtë edhe pas kësaj që ndodhi. Ky i imi është sigurisht një provokim. Dhe thuhet i tillë me shpresën që kësaj radhe (një shpresë e pamundur kjo, dyshoj) të zemë mend.
    Gjithashtu nuk ka asnjë ngatërresë midis shtetit dhe pushtetit (qeverisë).
    Ka dy përgjegjësi për atë që ndodhi në Vorë. Njëra është e menjëhershme dhe i takon qeverisë (pushtetit), që është përgjegjësja kryesore për çka ndodhi. Me veprimin dhe mosveprimin e saj, ajo është drejtpërdrejt e lidhur me atë që ndodhi.
    Tjetra, që rrezikon të jetë më e rëndërishme, është ajo e të gjithëve ne. Sepse shteti jemi ne. Shteti ynë është zgjatimi, produkti a quheni si të doni, i të gjithëve ne. Dhe unë ndihem shumë i turpëruar për shtetin tim.

    Ju përshëndes!

  10. finish thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:57 pm

    ne shkrimin tend ke te drejt as un nuk identifikohem me shtetin,jo vec qeverine po administraten,dhe nje pjes te popullsis qe nuk i bindet ligjit dhe korrupton adm e qeverine.Po nuk esht momenti te jemi PA SHTET deri kur te na vikan njerz te mir te pergjegjshem nga ku?Nga qielli?edhe se e dorezon pashaporten? JO JAM ME ardin nuk jetohet me revolucione e situat 97′ boll me.Ndryshimet duhet te jen inkrementale.

  11. N.Ago thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:57 pm

    Ndërsa unë, po pyes, ku është dallimi midis shtetit dhe qeverisë?
    Mos ,ndoshta, po ngatërroni ju që pyesni, kombin me shtetin?

  12. Idris thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:10 pm

    Pyet prape Ago! Se ketu eshte problemi cfare ngaterojme!!!!!! :( :( :(
    Ja dhe ta mesuam qe KOMB je edhe TI! E cfare morali nxore ?
    Ja na i mesove se ku eshte dallimi ! :( :( :( ;Gje qe besoj per aq sa te kam lexuar nuk ke as kellqe as pergatitje . Perse ben RRATHE?

  13. ar-di thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:15 pm

    Kjo eshte e meta dhe e keqja qe nuk po na ndahet ne shqiptarve,nga regjimi diktatorial moskuptimi i drejte i ndryshimit midis shtetit dhe qeverise,ne kohen e diktatures keto ishin e njejta gje,ose kish vetem parti shtet,

  14. aaa Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:16 pm

    Strangeman, e marr vesh ku e ke dhe jam dakord me ty, por perseri termin “shtet” e ke perdorur gabim. Nuk jemi ne (popullsia) shteti. Shteti eshte mbi ne, eshte rregulli, ligji, ai qe na e mbledh, ai qe s’na le te autoqeverisemi si te na e thote koka (teorikisht). Pastaj na takon neve here pas here qe tia japim kete detyre (pra pushtetin konkretisht) disa individeve qe krijojne nje qeveri…shteti s’ka faj…shteti eshte perfekt ne vetvete…pergjegjesine e kemi ne per zgjedhjet qe bejme, private apo politike qofshin ato.

  15. ar-di thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:18 pm

    Me mbedhur se nuk kam shume kohe,shteti shqiptar i perket te gjithe shqiptarve ,dhe ky eshte krenaria jone,,,,qeverit jane produkte te bindjeve politike te shumices se shqiptareva per menyren e qeverisjes

  16. ar-di thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:26 pm

    nje komente ne lidhje me darien presidenti eshte perfaqsuesi i shtetit,dhe ne Amerike eshte Republik presidenciale,,,ok…Kryeministri eshte perfaqsues i qeverise

  17. une thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:58 pm

    mire o burra dhe gra se nuk do na bjere qiviria nga nje shkrim po mos u hidhni ta mbroni , pse nuk e merrni thjesht si nje provokim si shprehjen e nje lodhje dhe merzitje te tejskajshme me ata qe nuk dine dhe nuk duan te qverisin , me ata qe nuk ngopen me gjakun e ktij populli (te djathte dhe te majte) me ata qe papergjegjesine duan te na e kalojne ne aksident dhe fajet dhe pazaret e tyre ti mbulojne me llafe si gjthnji.Merreni si nje shprehje te inatit dhimbjes vuajtjes se nuk do tju mari njeri pasaportat nga xhepi. Eshte TURP qe per nje tmerr te tille (por dhe per qindra tmerret e tjera qe populli ka perjetuar dhe perjeton) vazhdojme te rrime te qete te pa levizur, dhe perderisa eshte keshtu kto provokime jane te nevojshme , jo per ti ndjekur si nje udhezim po per te zgjuar ndergjegjet e fjetura,

  18. karmapolitick Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:01 pm

    Une poashtu nuk identifikohem me shtetin shqiptar. Me asnje pjese. Me qeverine aktuale jo e jo. Pra, eshte e sakte ajo qe shkruhet ne artikull. Qeveria eshte vetemse nje pjese e shtetit. Mbase 1/3. Perseris. Une nuk identifikohem me shtetin shqiptar, me poziten-opoziten-komisionet e tij ligjore-procedurat anomale-amorale te tenderimeve te te gjitha ngjyrave, partite e medha, partite e vogla, sistemin zgjeboro-zgjedhor qe provokon vetem kriza dhe shitje votash, gjyqesorin e derrmuar, e te sakatuar, te zhgjyer ne afere te ulet gjysme-gjykatesish. Ky shtet mua nuk me perfaqeson.

    Mbajeni mend mire:

    Ne Shqiperi, jeta vlen sa doreheqja e ministrit. Jeta vlen sa nje nderrim qeverish.

  19. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:03 pm

    ar-di thotë:
    18 Mars 2008 @ 5:18 pm
    shteti shqiptar i perket te gjithe shqiptarve ,dhe ky eshte krenaria jone

    Krenaria ime eshte ai fshatari qe instiktivisht vrapoi menjehere drejt shprethimit per te ndihmuar te tjeret.

  20. karmapolitick Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:06 pm

    ..gene, duke shpresuar qe fshatari nuk shkoi instiktivisht per t’i vjedhur… por une jam duke bere humor…

  21. aaa Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:10 pm

    Nuk po mbroj qeverine, por shtetin. Qeveria (per mua) te zhduket nje ore e me pare, megjithese nuk jam shume entuziaste as per zevendesuesit e mundshem. Por s’mund te bejme thirrje utopike (sado figurative qofshin) kunder shtetit. Le ti bejme kunder qeverise, shume dakord jam! Hajt te dalim nga apatia qe na ka zene edhe te mbrojme c’ka kemi me te rendesishme!

  22. shqipe@ou thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:11 pm

    Ne qe therrasim per progres dhe demokraci, jemi shendrruar ne turma qe duam gjak politik. Le te qetesohet gjendja, nese procesi ligjor piketon fajtoret at’her le te kalben ne burg.

  23. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:16 pm

    na kane shnderruar ne turrma te gjakosura shqipe.
    dhe ne po kerkojme ne kete moment vetem e vetem largimin politik te pergjegjesve. Po kerkojme qe ata te mos marrin me vendime qe rrezikojne jetet tona. Po kerkojme qe viktimat te mos ndihen te ofenduar sa here ndezin televizorin dhe shohin se pergjegjesit jane akoma ne krye e jeta e tyre nuk vlend as nje doreheqje te berishes.
    Pergjegjesite penale dhe burgosjet duhet te vijne me vone pas nje procesi te gjate.

  24. Idris thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:20 pm

    aaaaa….
    Ka me mijera perkufizime e filossofi mbi shtetin e format e ndryshme te ushtrimit te Pushtetit prej tij…
    Mjaftoheu me ate qe je brenda kufijve …..Qeveri me ndertesa e shtet me kufij …ne te dy rastet pa njerez …NUK KA.
    Lere c’filosofon kodra pas BREGUT.
    Jane vrare njerez !!!! KUR E KEMI RRADHEN ?????????
    Pra mbetja qe do “Shqipe OHU qe qe kur” eshte
    Te na rroje Qeveria dhe nje sasi populli ta kemi per ta vrare ne cdo cast!
    Jotja eshte me indirekte se perfshin kufijt ,
    d.mth ruan desht ,lopet,lepujt,kuajt etj po ben dallim nga Salite e shtetit me rethimet e piramidat e KUFIJVE…
    O mortja qe su ha o rrathe guri !!!!!
    Se perse u duhen keto??????

  25. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:35 pm

    ca lloj syzesh perdor

  26. bonehead thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:36 pm

    Nuk po kuptoj nje gje te “vogel”. Kerkoni doreheqjen e gjithe qeverise apo te kryeministrit te vendit? Mendoj, “personalisht”, qe shteti shqiptar nuk eshte vetem zoti Berisha, apo jam gabim? Kryeministri duhet te jape doreheqjen per shkak te fatkeqesive qe po ndodhin ne ate vend. Por nga ana tjeter nuk jemi shtet qe fatkeqesi te tilla te lene shumicen pa gjume, sepse degjohen gjera te tilla perdite, dhe zoti Berisha i ka keto gjera si mengjesi qe ha cdo dite. Nuk i ben me pershtypje keti personi!

  27. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:37 pm

    nuk ishte fatkeqesi por masaker

  28. ar-di thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:43 pm

    Neqofte se iken kryemistri bie qeveria,kjo sdo ndonje filozofi te madhe,,,,,

  29. ar-di thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:59 pm

    Ne opinionin time kjo qeveri dhe nje vit jete ka ,se vitin tjeter jane votimet,nuk dua ta mbroje mos me keqkuptoni,ka pergjegjesi te madhe ligjore per ate qe ndodhi,,,,por mendoje se nuk eshte koha te shkaktojme kriza te tjera tani,te shikojme cfare do beje,se pervec pergjegjesise ligjore qe permenda me larte ka dhe nje pergjegjsi te larte morale e njerezore per demin qe u shkaktoji atyre te pafajshmeve,dhe koha do te tregoje se cduhet te bejme tani jane akoma gjakrat e nxehte prandaj eshte e mira ti ulim ato ,,,,,viti ikin shpejte dhe pastaj votat do te vendosin cdo gje

  30. shqipe@ou thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:19 pm

    Idris, postmi yt ishte i pakuptueshem, por ne momentin qe ti hap gojen dhe flet, ben filozofi. Asnje nuk flet pa nje filozofi jete. Ne cdo rast qe formulon mendime formulon edhe filozofi.

    Une them te presim per procesin ligjor, dhe nese ligji gjen se Sali Berisha kishte mundesi te shpetonte jete, por zgjodhi te mos is shpetonte at’her le te kalbet ne burg. Kam lexuar vetme thirrje per gjak politik nga e kaluara e Berishes, 1997 e me rradhe. Ai duhet te gjykohet per kete rast vetem, spese nese nuk e denoi dot ligji pas 1997, nuk ka per ta denuar sot per 1997.

    Nuk mendoj se Berisha eshte me i paafte ose me i zoti se klasa e mbetur e politikes Shqiptare, ai eshte nje me te gjithe. Ka ardhur koha per progres dhe te lejojme dretesine te beje punen e saje.

  31. toko thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:19 pm

    The prosecutor general’s office said three people — a Defense Ministry official, the owner and the manager of the Albanian company tasked with destroying the ammunition — were arrested late Monday for alleged negligence in observing safety regulations..
    Ne rast se arestohet nje nepunes i ministrise, ministri jep doreheqjen, perse duhet te rije K/ministri perpara nje tragjedie te tille? E perseris Larg qofte se ju shkaktoni dem ne ndermarjen ku punoni nga pakujdesia, ju bashke me pergjegjesin tuaj shkojni ne burg, ndersa bosi tuaj pushohet nga puna.( Varet nga demi. mendoj se te pakten 17 te vdekur mijra shtepi te shkateruara mbi 300 te plagosur nuk eshte demi i paket apo jo?)
    Kjo me lart ne anglisht sipasHerald Tribune

  32. shqipe@ou thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:22 pm

    Dua te shtoj se kur them se Berisha nuk duhet te dorehiqet, nuk eshte mbeshtetje politike, filozofike, apo nuk mendoj se eshte i pafajshem, ose i afte te drejtoje vendin. Dua qe thirrjet per varje t’ia lene vendin drejtesise.

    Dorehqeja e Mediut ishte paprecedent, dhe nje hap i mire demokratik, me i mire se cdo hap nga qeverite me pare, ndaj dhe kam shprese se ne keto tragjedi, Shqiperia gjen frymen e demokracise frymen e rikemekembjes.

  33. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:27 pm

    Ka dy përgjegjësi për atë që ndodhi në Vorë. Njëra është e menjëhershme dhe i takon qeverisë (pushtetit), që është përgjegjësja kryesore për çka ndodhi. Me veprimin dhe mosveprimin e saj, ajo është drejtpërdrejt e lidhur me atë që ndodhi.
    Tjetra, që rrezikon të jetë më e rëndërishme, është ajo e të gjithëve ne. Sepse shteti jemi ne. Shteti ynë është zgjatimi, produkti a quheni si të doni, i të gjithëve ne. Dhe unë ndihem shumë i turpëruar për shtetin tim.

    Strangeman, flm. Me sakte e me shkurt nuk mund te thuhej.

  34. shqipe@ou thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:33 pm

    Ja iku Berisha. Me shume krize do te kete, sidomos prane fteses per ne NATO. Kur te vijne zgjedhjet, i tregoni Berishes zeremimin tuaj me vote.

  35. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:36 pm

    Shqipe te keqen xhaxhi !

    Kesaj qeverie i kane dhene doreheqje tre njerezit me te besuar te saj .

    01. Ministri i Jashtem, ne pragun e vizites ne Bushit.
    02. Minstri i Drejtesise
    03.a Ministri aktual i jashtem eshte pa imunitet
    03.b Ministri i Mbrojtjes

    As ke per ta marre vesh se pse ne rastin e dy te pareve psene ne rastin e 03.a mua me kujtohet kercenimi me ate firmen amerikane

    Kurse ku tasti i Mediut nuk mbulohet dot te keqen xhaxhi !

    NE Vore u hap nje krater me thellesi 50 m.

    E kupton kete numrin e dyte dhe e kupton tani qe nuk mbulohet dot ai krateri as me deklarata as dhe me cer te dush ti e qe une do ti bie dakort menjehere, ama boll qe ti thuash !

  36. shqipe@ou thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:41 pm

    Koth pse duhet ti ulesh vleren shkrimit tend me ironi? Une mund te jem me i madh se ty. Nuk mu duk e drejte “te keqen xhaxhi.”
    Pse eshte e pamundur per ne Shqiptaret te japim fakte pa treguar mendjemadhesi?

    Ke te drejte, qe kjo qeveri ka treguar paaftesi gjate qeverisjes se saj, ndaj dhe dueht pare me vemendje kete rast, dhe i duhet lene drejtesise kohe te nxjerre ne drite akuzat qe jane hedhur ketu.
    Gjthe te mirat.

  37. ar-di thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:41 pm

    doreheqja o koth eshte nje akt teper i civilizuar,se japin doreheqje ministra te vecante ,nuk do te thote te kemi kriza qeveritare,por kur nje kryeminister jep dorheqjen vendi hyn ne krize qeveritare,dhe ne keto momente te veshtira krizat vetem thellohen e nuk zgjidhen

  38. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:44 pm

    Kur te vijne zgjedhjet, i tregoni Berishes zeremimin tuaj me vote.

    Ashtu me kaq! Ja hik Berisha o s’ka! Po mire do deshironim qe ai te kishte aq moral sa te jepte doreheqje…po ja qe s’do! Nuk mund ta detyrosh te japi doreheqje…mund vetem ta heqesh nga pushteti me ane te VOTES. Te tjerat i lihen ligjit…dhe ne ligji gjen se Berisha vertet ka patur dore ne kte ngjarje atehere ligji te veproj. Por besoj se dhe ligji nuk mund ta nxjerri dot Berishen si fajtor direkt apo indirekt per kte ngjarje…Mediun po po jo Berishen.

    Atehere gjerat mbeten per kohen e zgjedhjeve…dhe e kemi ne ne dore te zgjedhim dike me mire.

    Po kto lloj filozofirash “provokuese” c’sjellin? Eshte shkrim provokim…shume mire…edhe c’na duhet tani? Kjo lloj filozofie qe “une s’kam lidhje me qiverine dhe me shtetin” eshte pikerisht mentaliteti qe con ne kto lloj ngjarjesh…se ti nuk e respekton qiverine, kshu bej dhe une dhe tjetri e me rradhe…dhe qiveria mbetet e mbushur me Medinj qe s’te respektojne as ty.

    Nuk na duhen shkrime provokuese dhe emocionale po na duhen shkrime konstruktive…se e morrem vesh mo qe gjerat s’hecin mire!! Po si do rregullohen? Te grisim pashaportat dhe te mos paguajm taksat…ashtu?

    Shqiptari nuk mban pergjegjsi per veten e vet se pari…nuk mban pergjegjsi per voten e vet. Berishen vet e zgjodhem…dhe qe do ta shkaterronte Shqiperine E DINIM…tani mend ne koke her tjeter…

  39. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:46 pm

    A stil Kotherje mer , ne te shprehur. S`ka lidhje fare me ty personalisht.

    Shumica ketu e kane marre nganjehere kete batute !

    Gjithsesi te kerkoj ndjese !

  40. bonehead thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:46 pm

    Ne qofte se bie qeveria pasi te dorehiqet Kryeministri atehere do te thote qe personat qe e kerkojne kane qellime politike dhe sepse duan qe e drejta te dale ne pah.
    Doreheqja e Kryeministrit nuk duhet te kerkohet per qellime politike por per te lene drejtesine te hetoje qe te gjithe ceshtjen dhe personat ne fuqi te ketyre bizneseve “gjakpirese”.
    Pastaj po u hoq e gjithe qeveria sepse dha doreheqjen Kryeministri do ta marrin ne dore te tjeret qe do thone se jane te pafajshem per cfare ka ndodhur dhe nuk mund te bejne asgje per te permiresuar situaten.
    Prandaj edhe pyeta me lart a po kerkohet doreheqja e Kryeministrit apo te rrezohet e gjithe qeveria?

  41. Neli thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:48 pm

    @aida e shteti dhe qeverria jane nje.Tjeter kombi dhe qeverria!!!
    @Levizja Mjaft na kini care koken me budalleqet tuaja,mundoheni te shfrtyezoni politikisht cdo gje.Akoma edhe nje tragjedi!!!
    Eshte e kuptueshme te ndihemi keq per ate qe ndodhi dhe te ndihemi te hidheruar,por benani nje nder dhe ndaloni te shfrytezoni politikisht cdo gje se ne fund edhe ju nuk ndryshoni shume nga ata qe akuzoni.
    Tani per temen,kur kini kaq ankth se kur do vdisni o burra su pengon njeri!!!
    Fajin zonja dhe zoterinj e kemi vet!!!
    Akuzoni policat,doganieret dhe ne pergjithesi punojesit e shtetit dhe harroni qe ata punojes jane vellezerit dhe motrat tona.Harroni qe mentaliteti tyte eshte edhe mentaliteti jone!!!
    Harroni qe ne kemi bere zgjidhjet qe vendosen ne politike persona te tille.
    Harroni qe u jepni ndonje “kafe” punojsve te shtetit kur kini nevoje per ndonje “ndihme te lehte”.
    Harroni qe perdorni te njohur dhe te panjohur per ta harritur qellimet qe kini!!!
    Dhe ne fund kur rritemi me nje mentalitet te tille mbizoteron korrupsioni ,asgje tjeter,asnje vlere dhe asnje respekte per njeriun!!!
    Pra fajtore per tragjedine jemi ne!!!Sepse shume thjesht qeverria eshte zgjedhja qe ne kemi bere!!!Qeverria pasqyron shoqerine shqiptare,asgje me pak ,asgje me shume.
    Te fillojem tani ne gjendjen e sotme qe eshte shqiperia dhe te flasim per mohim te VETVETES tregon se jemi karakter te dobet!!!
    Jemi te verfer dhe kemi shume ane negative ne shoqerine tone.Duhet te gjithe sebashku te luftojem per permiresimin tone.
    Por mohimi i vetvetes ,sic thashe dhe me pare,tregon nje karakter te dobet,te frikesuar,te korruptuar,nje karakter qe eshte shqiptar kur i intereson!!!!
    Jemi shqiptare ne te mira dhe ne te liga!!!
    Kush nuk do te jet mos qofte kurre!!!

  42. shqipe@ou thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:51 pm

    Ata qe therrasin per dorehqeje duhet te mendohen mire. Nese Berisha eshte fajtor, doreheqja nuk eshte drejtesi, burgosja e tij eshte drejtesi. Nese ti thua qe Berisha eshte fajtor, dueht te kerkosh burgosje dhe jo vec doreheqje.
    Dhe nese kerkon burgosje, at’her duhet ti lesh vendin drejtesise te beje punen e saj.

    Doreheqja pa burgosje eshte vetem fitim politk, dhe shfytezim i tragjedise per interesa politike.
    Nese Berisha eshte fajtor dhe ju thjesht kerkoni dorehqeje, ajo nuk eshte drejtesi.

  43. Artian thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:55 pm

    17 te vdekur mijra shtepi te shkateruara …

    Atje eshte bere nje katastrofe e vertet,numri i viktimave mund ti kaloje 100 vete..pasi ne te ashtuquajturen fabrike punonin mbi 150 vete diten e shtune ,sipas opinioneve te familjareve qe kane pasur ne pune njerzit e tyre dhe qe u mungojne per momentin mendohet se ata jane te shkrumbosur ose te vdekur.

    Ministria e Mbrojtes nuk ka te dhena te sakta se ku i ka punonjesit e saj,pasi edhe tani qe flasim nuk ka bere nje apel ose nuk di informacion te sakte per ta … mendoni c`fare sigurie ka te punoje atje,ne fabriken e vdekjes .!!

  44. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:12 pm

    Më duket e rëndësishme të përsëris dhe riformuloj një fakt që me sa duket i shpëton debatuesve:

    Asgjë nuk do të ndryshojë pas kësaj tragjedie. Përgjegjësit e përveçëm, nëse shkojnë në burg, dhe më lejoni të dyshoj në lidhje me këtë fakt, sepse preçedentë që shkojnë në kah të kundërt ka sa të duash (madje më së shumti funksionon e kundërta), nuk do të sjellin ndonjë ndryshim në mënyrën se si bëhen gjërat në vendin tonë. Nuk do të ndërrojnë metodat e funksionimit të shtetit. Kjo qeveri duhet të bjerë, por kjo sigurisht që nuk është e mjaftueshme. Nëse ne nuk ndërgjegjësohemi, nëse nuk ndryshojmë mënyrën se si rrimë në botë, se si raportohemi me tjetrin, me jetën dhe vdekjen, e gjithë kjo që ndodhi rrezikon të përsëritet në forma të tjera.
    Është ironikisht i tmerrshëm fakti që ngjarja e Farkës ndodhi kaq afër kësaj të Gërdecit. Pastaj thirrjet për drejtësi më duken së paku naive. Drejtësia është po aq e rrënuar sa çdo institucion tjetër në Shqipëri. Drejtësia nuk funksionon, si çdo gjë tjetër që mbi kurriz mban etiketën “shtet”.

    Sinqerisht, shpresa ime, e cila besoj duhet të jetë edhe e juaja, është që ne të kuptojmë. Nëse nuk kuptojmë ku e kemi të keqen, ne vetëm e anestetizojmë, ne shërojmë vetëm pasojat, pa u marrë me shkakun. Shpërthimi i ditës së shtunë (i cili ndodhi pak km larg shtëpisë time, kjo nuk duhet harruar kur bëjmë analiza dhe nxjerrim konkluzione) rrezikon të përsëritet në mënyra të tjera. Nesër mund të zbulohet një aksh ilaç qenka i pakontrolluar dhe, p.sh., 1000 tonë banra janë shitur ilegalisht në treg. Nuk e kuptoni që ne jemi gjallë për mrekulli, kundër çdo gjase?

    Thënë kjo, me informacionin që kam, mendoj se ka aq fakte sa, në një sistem që funksionon, ta çojnë Kryeministrin në burg, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes dhe disa përgjegjës të tjerë. Por këtë le ta bëjë gjykata. Unë s’jam gjykatës. Asnjë nga ne nuk është. Po a do ta bëjë? Basti im është: jo!

    Me respekt,
    A.K.

  45. toko thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:15 pm

    shqipe,
    Nuk po e ben njeri Berishen fajtor para ligjit ( ose te pakten une nuk e bej kete) por fajtor deri ne dhenine e doreheqjes kete i kerkojme.
    Kur je ne drejtim ka disa faje. Faj ligjor shkon ne gjyq denohesh etj, faj profesional si drejtues, pushohesh nga puna dhe faj moral jep doreheqjen. Une mendoj se Berisha ka keto dy te fundit Faj si drejtues, qe nuk ka kerkuar qe vartesit e tij ministrat te kryejne detyren, faj moral qe ne qeverine qe ai drejton ndodh nje fatkeqesi e tille. Per kete ai duhet te largohet ose parlamenti te kerkoj vote mos besimi si fajtor ne drejtim qe eshte aq e mundur sa Kuvenid Popullor te kerkonte vote mosbesimi per E Hoxhen ne kohen e monizmit, sepse parlamenti yne sot eshte bere njesoj si ai i atehereshmi jo vetem per Haxhi Lleshet qe ka ne perberje por edhe per pluralizmin qe po tregon me anetare te PPSH/PD, Organizats se RInise/PS, Frontit Demokratik/PSD, Lidhjes se SHkrimtareve/PSDK, Organizates se Gruas /LSI etj etj etj. Prandaj i bejme thirje qe te pakten per fajin moral ( ne se i ka mbetur pak moral ketij malsorit te bjeshekeve te namuna) te jape doreheqjen.

  46. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:25 pm

    Më duket e rëndësishme të përsëris dhe riformuloj një fakt që me sa duket i shpëton debatuesve:

    Asgjë nuk do të ndryshojë pas kësaj tragjedie. Përgjegjësit e përveçëm, nëse shkojnë në burg, dhe më lejoni të dyshoj në lidhje me këtë fakt, sepse preçedentë që shkojnë në kah të kundërt ka sa të duash (madje më së shumti funksionon e kundërta), nuk do të sjellin ndonjë ndryshim në mënyrën se si bëhen gjërat në vendin tonë. Nuk do të ndërrojnë metodat e funksionimit të shtetit. Kjo qeveri duhet të bjerë, por kjo sigurisht që nuk është e mjaftueshme. Nëse ne nuk ndërgjegjësohemi, nëse nuk ndryshojmë mënyrën se si rrimë në botë, se si raportohemi me tjetrin, me jetën dhe vdekjen, e gjithë kjo që ndodhi rrezikon të përsëritet në forma të tjera. Është ironikisht i tmerrshëm fakti që ngjarja e Farkës ndodhi kaq afër kësaj të Gërdecit. Pastaj thirrjet për drejtësi më duken së paku naive. Drejtësia është po aq e rrënuar sa çdo institucion tjetër në Shqipëri. Drejtësia nuk funksionon, ashtu si çdo gjë tjetër që mbi kurriz mban etiketën “shtet”.

    Sinqerisht, shpresa ime, e cila besoj duhet të jetë edhe juaja, është që ne të kuptojmë! Nëse nuk kuptojmë çfarë po gabojmë, rrezikojmë që të keqen vetëm ta anestetizojmë, të korrigjojmë pasoja, pa u marrë me shkakun. Kjo tragjedi (dhe shpërthimi ndodhi disa km larg shtëpisë time, kjo është e rëndësishme të kuptohet kur bëjmë analiza dhe nxjerrim konkluzione) rrezikon të përsërotet në forma të tjera.

    Mundet që, p.sh., nesër të mësojmë që për shkak se kontrolli nuk ka funksionuar, aksh ilaç të jetë shpërndarë në tonelata në popullatë. Nuk e kuptoni që këtu jemi të gjallë për mrekulli, kundër çdo gjase? Ne nuk dimë se çfarë hamë (a është ushqimi i sigurt dhe i kontrolluar?), ku flemë (nëse nesër bie tërmet, a do të mbajë pallati, a i ka të gjithë parametrat në rregull dhe të kontrolluara?).

    Thënë kjo, me informacionin që kam, ka aq fakte sa, në një sistem që funksionon, ta çojnë Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes dhe disa të tjerë në burg. Po këtë duhet ta bëjë një gjykatë. Unë nuk jam gjykatës. Asnjë nga ne nuk është. Do ta bëjë gjykata këtë? Basti im është: Jo!

    Me respekt,
    A.K.

  47. Kaltersi thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:29 pm

    Po sikur te iki Berisha, kush do te vije? Po te ishim ne situate tjeter qe do ishte Nano ne vend te Berishes, do i kerkohej Nanos te ikte dhe do vinte perseri Berisha. Dua te them qe eshte kollaj te thuhet Berisha ik, ceshtja qendron se kush do i zere vendin. Deri tani politikanet tane jane si zoqte e korbave, njeri me i zi se tjetri.

  48. Vemendje thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:33 pm

    Rreaksionare, me duket fryma e pergjithshme, natyrisht edhe “shteti” ne fjale.
    Nuk do antaresi shteterore dikush te dalloj se gjerat nuk shkojne, ate po e sheh edhe vet me i verberi Kryeministri, por ai mendon si shumica, sepse eshte produkt i zgjuarsise-aftesise se te gjitheve. Eshte e thjeshte te jesh jo i pergjegjeshem dhe te besh gabime-faje pa terhequr vemendje, por jo po ishe me pergjegjesi kolektive si kjo e kryeministrit.

    Kryeministri eshte kukull per momentin. Ai vendosi zi kombetare per rastin e farkes dhe nuk mendoj ashtu per kete te fundit. Nuk do fakte te mohosh kete lloj shteti qe perfaqesojne keta politikan qe nga Presidenti, Kryeministri, Ministra e me radhe, ata jane me brrutal se shume nga pjesmarresit ne kete blog. Dhe natyrshem eshte qe edhe fundi mund t’ju vij nga po keta njerez, per te ndryshuar vetem diktatorin e pare me nje tjeter.

    Urtesia do thosh tjeter gje; Doreheqje e qeverse, nga Presidenti, Kryeministri e me radhe. Nuk ka vend me per mentalitet diktues-fashist-komandant, koha ka ardh qe te kuptohet se s’eshte fundi i shtetit po u hoq qeverria ne pushtet, perkundrazi. Njerzit jane gati per nje Qeveri te re. Frika, eshte mos njohja ku Qeverria e sotme mban pushtetin. Frika, ka frik nga e Reja. E reja po vjen.
    Duhet te mesohemi me friken? Apo te zgjedhim llojet e frikrave?

  49. toko thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:36 pm

    Kaltersi thotë:
    18 Mars 2008 @ 8:29 pm
    Po sikur te iki Berisha, kush do te vije? Po te ishim ne situate tjeter qe do ishte Nano ne vend te Berishes, do i kerkohej Nanos te ikte dhe do vinte perseri Berisha. Dua te them qe eshte kollaj te thuhet Berisha ik, ceshtja qendron se kush do i zere vendin. Deri tani politikanet tane jane si zoqte e korbave, njeri me i zi se tjetri…
    —————
    Kaltersi plotesisht dakort. Edhe mua kjo me shqeteson. Por shikoj nje dicka me te madhe se iken berisha erdhi Berisha. SHikoj te pakten
    1. Behet edukate qe nje faj i tille duhet denuar Politikanet tane dalin pa lagur pas cdo, gafe, gabimi apo krimi qe kryejne.
    2. Sot kalojme situata kombetare te renda ( NATO, Kosova, BE etj) DUhet nje qeveri e qee te punoj ne keto drejtime dhe jo nje qeveri me probleme te tilla.
    Mendoj se keto jane me te rendesishme se Iku berisha erdhi Berisha.

  50. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:37 pm

    ceshtja qendron se kush do i zere vendin.

    Gazmend Oketa…zv.kryeministri :) Shiko nuk eshte puna se “kjo mund ti ndodhte kujdo”…mund ti ndodhte vetem nese dhe ata kan patur kaq neglizhence ne detrye dhe mardhenie korruptive me kto lloj firmash…atehere dhe atyre do tju kerkohej doreheqja. Kte fabrike e ndertoj qiveria e Sales, e licensoj qiveria e Sales, dhe nuk e kontrolloj qiveria e Sales. Qiveria e Sales pati mardhenje korruptive me kte firme per trafik armesh dhe barruti…dhe prandaj…qiveria e Sales eshte pergjegjse per c’ndodhi ne kte fabrike.

    Nje pyetje…Berisha ishte ne djeni per kte fabrike? padyshim qe ishte ne djeni…u ndertua ne kohen e tij dhe nga ministri i mbrojtjes se qiverise se tij…Kryeministri njoftohet per kto gjera ne mbledhje te qiverise…kur Berisha dika kaq mire qe dhe Torovica s’eshte vend turistik…si nuk e dika qe po funksionon nje fabrike cmontimi prredhash ne afersi te Vores. Beri ndonje pyetje kryeministri rreth standarteve te sigurise te ksaj fabrike? Shume e thejsht…pergjegjsia i bie edhe ati…

  51. [A]lternative.[L]lobby, [B]old [O]rigin thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:51 pm

    Levizja Mjaft! thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:57 pm

    Levizja Mjaft! ju fton te gjitheve te na bashkangjiteni cdo dite deri te shtunen nga ora 12 deri ne oren 5 perpara kryeministrise per nje homazh/proteste per tragjedine e Gerdecit.

    Ejani dhe bashkohuni me ne per ti kerkuar kryeministrit Sali Berisha qe te marre pergjegjesine qe i takon per kete ngarje te hidhur.

    _ Boll bët humor brenda trurit tuaj se vetem idjotat qeshin.Skeni punë tjetër vetëm se lëpieni nga ana qe keni interesa, u frym me ju Mjaft me levizjes mjaft edhe fatkeqsite do i përdorni për politikën tuaj te smurë gjasme jeni liberal jeni vetem ca tools in other hands.

  52. bledialb thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:56 pm

    Nuk ka radhe , eshte llotari, kujt i bie shanci i keq.

    Te maresh pergjegjesi drejtuse per shtetin, nuk eshte vetem komoditet, parada para kamerave,llafe pa fund, para, vizita jashte, po dhe eshte dhe pergjegjesi e madhe se shteti ka shume gjera qe po sdite ti administrosh ben dem te madh, e ne kete rast armatime, e po nuk i administrove si duhet do kesh keto pasoja.

    Cdo shtet qe ka ushtri me te vjeter se 20 vjet, perdite ben zberthimin e azgjesimin e armatimeve te vjetra, qe kane kaluar skadencen e nuk eshte ndonje cudi kjo pune per cdo shtet e ushtri.

    Eshte krijuar nje klime ne keto 17 vjet, qe gjeja me e lehte eshte te maresh nje post shteteror, nuk ben asgje , ske asnje pergjegjesi e vec e mjel ate poste deri ne fund. E eshte krijuar pikerisht nga keta protagonist qe bene kete gjeme sot e qe e nisen kete pune vite me pare.

  53. eli thotë:

    18 Mars 2008 @ 8:58 pm

    shteti duhet ndimuar pergjegjsit duhen denuar dhe armatimi duhet c montuar ne vende te sigurta dhe rinovuar me armatime me modern.
    mos harrojme qe shtete jo-mike na rrethojne the nuk dihet. cdo shtet i botes rrit armatimin e vet, shqiperia mburret me carmatimin e vet. dicka nuk shkon apo jo?
    pastaj kur ndollin keto katastrofa nuk shkon me te verte.
    shkrimi eshte i pa pergjegjshm nuk eshte konstruktiv dhe nuk sjell kritik kostrutive ne rradh te par.
    qeveria nuk eshte shteti por ajo e bene shtetin….sidoqofte shkrimi eshte i pa shpres dhe ne keto raste per te ngritur koken shpresa eshte gjeja e par…………….politikanet ata qe jan te pergjegjes x mua ne LITARE

  54. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:00 pm

    Nese Berisha iken vete, atehere eshte e zgjidhur :

    Shaban Memia

    Mos beni shaka. Kete situate duhet ta zgjidhe vetem Berisha. Le ta mendoje si te doje. Mos harroni eshte i zgjedhur dhe duhet te mbaje pergjegjesi.

    E vetmja gje qe duhet bere eshte qe kete here te mos heshtet. Nese e ka kurajen ta perballoje , le ta perballoje. Zgjedhja e tij.

    Kjo pune nuk ka labirinthe. Nuk gjindet asnje “fuqi” nga ato te tipit 3B qe ta marre ne sqetull.

    Nese nuk e keni kuptuar nga sjellja e tij atehere kuptojeni ketu : “...Do të donim të qartësonim se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes për çmontimin e municioneve në këtë bazë magazinimi. Megjithëse Qeveria e Sh.B.A. ka bashkëpunuar më parë në mënyrë të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjes për një sërë projektesh shkatërrimi armësh, aktualisht nuk ka projekte të tilla të përbashkëta në Shqipëri…

    Keto punet e mencura nuk behen me yxhym dhe as me vrull djaloshar. Qeveria eshte pergjegjese te manaxhoje situaten sepse e ka detyrim me shume se kurre.

    Nuk ka pse kapercehen etapat. Edhe kur Nano e la Shqiperine me 14 Shtator dhe u kthy perseri qe te bente qeverisesin, iu deshen jo me pak se 2 jave.

    Ketu behet fjale per 1000 hektare fushe te minuar dhe rrezik i vazhdueshem per popullsine.
    Te mos ngutemi kur ulerasim jo te iki neser, jo tani, jo te kishte ikur sepse ajo fushe duhet pastru dhe se nuk pastrohet me Berisha shporru, as dhe duke denigru ushtaraket qe asnje nuk i ze ne goje sa dinjitoze jane ne punen e tyre dhe sa rrezikojne gjithshtu.

    Mos ngatarroni simboliken Berisha ik me tjera gjera. Cdo gje ne kohen e duhur ne kete rast vec te tjerave eshte dhe mencuri.

  55. scutari_2400 thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:01 pm

    perseri nje i mencur qe ngaterron shtetin me qeverine!! na mbyten mediokret!!

    “Unë e mohoj shtetin shqiptar!” - e pabesueshme, qe shkruhet dicka e tille!!

  56. toko thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:10 pm

    Koth po te kuptoj drejte tani dhe te kam kuptuar gabim me pare kur “grime kot” apo te kam kuptuar gabim tani dhe drejte me pare?

    ….Te mos ngutemi kur ulerasim jo te iki neser, jo tani, jo te kishte ikur sepse ajo fushe duhet pastru dhe se nuk pastrohet me Berisha shporru, as dhe duke denigru ushtaraket qe asnje nuk i ze ne goje sa dinjitoze jane ne punen e tyre dhe sa rrezikojne gjithshtu.

    Mos ngatarroni simboliken Berisha ik me tjera gjera. Cdo gje ne kohen e duhur ne kete rast vec te tjerave eshte dhe mencuri…
    —————-
    Pse mendon e pa Berishen nuk pastrohen ato fushat? Apo ushtaraket nuk do te punojne pa Berishen. Cfare ka te beje ketu eshte apo nuk eshte Berisha. Cdo gje ne kohen e saj. Kur do te jete koha? ne mos tani ne kete moment. Rendesia nuk eshte te hiqet Berisha por te behet mesim per polikanet qe pas cdo gafe politke, pas gabimi ne qeverisje poas cdo krimi duhet temabjne pergjegjesi
    Nuk e di Koth nuk te kuptoj. Me dukesh se nganjehere ben ca kthesa sa une si pasagjer ne makinen tende, me ze makina dhe turbullon :)

  57. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:17 pm

    Tom,

    Jam duke thene te njejten gje , ne menyra te ndryshme.

    Simbolika eshte Ok.

    Po ra Berisha sot, duhet qe te formulohet nje qeveri e re qe do kerkoje aq kohe sa mund te duhet, por qe shthur shtetin dhe shembuj kemi raste sa te duash.

  58. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:21 pm

    Jo Ali hoxha po Hoxhë Aliu!
    Për ju partizanët e shtetit të ndryshëm bga qeveria, ndoshta keni të drejtë nëse bazoheni në përkufizimet e këtyre dy kategorive në çdo vënd të botës, por jo kur vjen fjala për në Shqipëri.
    Ç’është SHTETI??
    Struktura dhe infrastruktura e tij?
    Format e tij të pushtetit?
    Doni që të flisni për infrastrukturën prej 1 euroje, për 1000 universitete dhe pa Akademi, për treg të lirë dhe të mos kesh bukë….???
    Apo e kishti fjalën për infrastrukturën (Parlament, gjykatë, qeveri)?
    Në cilën prej tyre nuk është në krye ose nuk kontrollon kryeministri ynë????

    Ai njeri ka infektuar dhe gjakun e pastërt të demokratëve të vërtetë, Ai njeri tradhëtoi ëndërrën për një Shqipëri të lirë e demokratike të studentëve të Dhjetorit, të Azem Hajdarit dhe të të gjithë atyre që morrën rrugët e kurbetit sepse nuk po shikonin atë pët të cilën kishin ëndërruar.
    SHTET I QELBUR!
    Nuk duhet vetëm një BERISHË IK!
    Duhet që të gjithë ata që kanë luajtur fijet e politikës shqiptare këto 17 vjet: TË LARGOHEN NGA SKENAAAAAAAAA!
    Patën rastin të tentonin që të bënin diçka… sepse nuk qenë të zotët ose sepse ju pëlqeu më tepër aroma e dollarëve dhe parave të korrupsionit, tashmë NUK KANË SE PËRSE TË KENË NJË SHANC TË DYTË.

  59. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:27 pm

    megjithese jane hapur shume tema per tragjedine e rradhes ne Shqiperi (uroj te mos jete thjeshte e rradhes por e fundit) po i hedh mendimet e mia nen kete teme megjithese mund te jene te lidhura dhe me cfare eshte shkruar ne ato te tjerat.

    Mendoj se gjendja eshte e rende dhe duhet nje rishikim serioz i rrethanave qe cojne ne ngjarje te tilla te padeshirueshme. Mendoj se kontrolli i qeverise eshte vetem nje element i ketyre fatkeqesive qe ndodhin dhe jo i vetmi. Une do te vecoja tre raste qe mendoj se duhet te na bejne te mendojme:

    1. Aksidentet ne minerat e Bulqizes
    2. Ngjarja e Farkes
    3. Shperthimi i minave fundjaven te kaloi

    Keto tragjedi mund te ishin evituar a) nga nje kontroll me i pergjegjshme i qeverise dhe b) nga nje kujdes me i madh i njerezve.

    Se si kujdesi i njerezve per shendetin e tyre mund te kishte evituar tragjedine ndoshta duket me qarte ne rastin e pare, por mund te kishte ndihmuar edhe ne rastet e tjera. Dhe kjo nuk duhet te jete e kufizuar vetem tek personat te cilet jane te perfshire ne ngjarje, por edhe ne te tjere qe mund te kishin ndihmuar ne menyre indirekte. Psh, eshte e veshtire per punetoret ne fabriken e armeve te thone qe nuk punojme ketu se nuk ka kushte sepse punedhenesi mund te gjeje shume kollaj punetore te tjere dhe keta te ngelen pa pune, por pervec tyre, firmes kontraktuese dhe ministrit (apo kryeministrit) ka patur dhe te tjere qe kane qene ne dijeni te kushteve te punes dhe llojit te punes ne kete fabrike qe mund te kishin reaguar, si psh, ndonje zevendes minister, ndonje punonjes kontrolli, apo ndonje gazetar qe i ka rene rruga…

    E dyta, flasim per kontrollin e qeverise. Ketu kemi nje problem shume serioz, jo vetem sepse ka patur neglizhence, por nga cfare degjojme cdo dite mund te mendojme se kemi te bejme me raste te renda korrupsioni. Pra, firma qe fiton kontraten nuk jep bakshish vetem per te fituar te drejten e punes, por edhe per te evituar kontrollet e cilesise. Dhe ne keto raste nga ana e kostos edhe me optimale per firmat te anashkalojne disa masa sigurie duke rritur keshtu probabilitetin e nje aksidenti, deri tragjedie. Kjo eshte dicka qe duhet te na shqetesoje dhe te na sensibilizoje se cfare do te ndodhe me pas…. nje tjeter fabrike do te shpertheje, ndonje tynel do te zere nene vete makinat qe kalojne, ndonje ure do te bjere (dhe keto gjera kane ndodhur edhe ne US, dhe eshte kerkuar doreheqja e guvernatoreve qe jane pergjegjes sipas sistemit te ketushem), apo ku e di une cfare mund te ndodhe tjeter….

    Doreheqja e ministrit te mbrojtjes me duket vendim i drejte (ate punen e pergjegjesise personale apo politike nuk e mora vesh, mendoj se eshte pergjegjesi qe bie mbi te dhe pike). Gjithashtu mendoj se Ruli duhej te mbante pergjegjesi dhe te ishte dorehequr pas aksidenteve te njepasnjeshme ne Bulqize. Per kryeministrin, ndoshta duhet pare pak me me kujdes. Mendoj se ai eshte pergjegjes kryesor per shume nga problemet qe ngrita me lart (sidomos duke patur parasysh rolin e tij ne cdo gje qe ndodh atje), po nuk jam i sigurte nese doreheqja e tij e menjehershme eshte gjeja me e mire. Psh, nga lajmet e djeshme mbaj mend qe 40% e territorit te prekur nga tragjedia ishte akoma pjese e minuar. Kam frike se ka shume pune per tu bere derisa te normalizohet situata dhe kryeministri nuk mund te dorehiqet dhe t’ia lere kete barre dikujt tjeter.

    Megjithate, mendoj se do te ishte interesante ta kanalizonim diskutimin ne tre pika:

    1. Cfare mund te bej secili nga ne ne jeten e perditshme ne menyre qe t’i imponojme shoqerise nje kujdes me te madh per veten e tyre dhe per jeten e atyre qe i rrethojne?

    2. ku fillon dhe ku mbaron pergjegjesia e qeverise, dhe

    3. nese themi qe qeveria ka pergjegjesi, atehere duhet te dorehiqet apo jo dhe kur eshte koha e duhur per ta bere kete?

  60. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:37 pm

    Perseri nje i mencur qe ngaterron shtetin me qeverine!!

    —-

    Une them qe autori nuk ngaterrohet hic. Ata qe ngaterroheni jeni ju. I kalbur ne Shqiperi eshte i gjithe shteti. Jo vetem Qeveria por c’do organ eshte infektuar, administrata, gjykatat, spitalet, doganat, institucionet…qytetari perplaset me mure gjithandej, perfaqsim hiç.

    Qeverite i kemi nderruar shpesh por shteti ka mbetur po ai…i korruptuar deri ne qelize, korrupsioni tani ka hyre ne popull. Sepse perderisa nuk na ben pershtypje me asnje kataklizme, them, jemi popull i korruptum per te keqen e vet.

    Per punen e BERISHA, IK! - them se hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Koth-i ka te drejte, qe ka ca pergjegjesi per momentin qe duhen kryer.
    Pastaj pyes veten per kete dhe nuk kam pergjigje te qarte. Berishen e duam per ca dite qe te kryeje punet urgjente, apo duam ta zbresim lehte se kemi frike mos i kercen delli i 1997? Se une kete hajvan frike nuk e kam, e prap e kam, per hir te Shqiperise.

    Sidoqofte, frika se mos i ve flaken vendit eshte nje arsye shume perverse me e mbajt Saliun kryeminister. Se kjo frike qe na shkakton flet vete per faktin qe ky njeri nuk duhet te jete ne ate pozite.

    Keshtu qe eshte vije e holle…pergjigjet nuk i kam…

  61. toko thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:43 pm

    gre..pajtohem me ju plotesisht. Dua vetem ti hedh pak kripe e piper komentit tuaj
    …….ka patur dhe te tjere qe kane qene ne dijeni te kushteve te punes dhe llojit te punes ne kete fabrike qe mund te kishin reaguar, si psh, ndonje zevendes minister, ndonje punonjes kontrolli, apo ndonje gazetar qe i ka rene rruga…
    ———-
    Do ti shtoja “….apo ndonje kryetari te opozites qe ishte ne fshatrat e Vores per te mare mendime rreth krijimit te programit te partise….”
    Thjesht per te thene se KETA kane faj por edhe ATA kane faj. Mirpo jo me kot KETA mbrohem me “nuk kemi faj, nuk dime gje, kishim kontrate me …… be as” ndersa ATA vetem heshtin, Ndersa dikush sot heshtjen e tyre e jusitfikoj me “nje anonimat diplomat tha se perendimi po i analizon partite qe kerkojne te fitojne nga konfuzioni” me sakte keta qe heshtin heshtin nga frika e perendimit, ata qe flasin duhet te mbyllin gojen se ” ja xhaxhi gogol perendimi aty eshte” .
    Dhe kam pare qe kjo a ketij anonimatit ka bere efekt, bile edhene disa miq te mi :)
    Por per te tjerat jam me ju. Keni te drejte

  62. Leon thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:47 pm

    Mua me vjen keqe ta them po Shqiperin qe prej 4 ditesh po e kryheson nje kryeminister qe i ka duart me gjak..
    Nje kryeminister qe genjen dhe mashtron.. Nje kryeminister qe viziton familjet e viktimave qe i ka pas pergjegjsi ti mbroj..shfrytezon varferin dhe injorancen e fshatarve…
    Kesaj i thone te vras naten e te qaje diten…
    Po lexoj ne media sesi mundohen ta mbyllin kete tragjedi.. Fajin e kane qeverite jo vetem te djathta por edhe te majta..
    C’fare dreq justifikimi eshte ky??? N.q.s. ketu ka gisht Nanua me Majkon ne qeverine e meparshme te arrestohen direkt dhe te kalben brenda..
    Pse mundohen t’ja ulin rendesine kesaj tragjedie?
    Nje idiot tjeter sapo tha ne media qe e ka gabim Rama qe kerkon doreheqje dhe kujtoi mbytjen e tiranes nga liqeni… Kjo eshte paturpesi!!
    As qe nuk permendi asnje viktime te pafajshme..
    Ne tirane as qe nuk e merr njeri mundimin te dale dhe te kerkoje llogari..
    Eshte turp qe pashe vetem nje adoleshente para kryeministris..
    C’jane keta njerez?? Ajo predha kishte ndaluar vetem 5 metra nga depozitat e gazit.. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! sikur te digjej tirana do dilnin??
    Si mund te shkoje neper mende qe ky kryeminister mos te jape doreheqje??
    Si mund te pritet qe ky te rregulloj dhe te mbaje pergjegjsi??
    A ka mbajt parlamenti shqiptar 1 min. heshtje sot????????? JO… Sepse eshte shty seanca..
    A ka mbajt presidenti sot 1 min heshtje????? E pa gje njeri???
    Me date 21 thote do mblidhet keshilli i sigurise te na ngushlloje dhe te numeroje viktimat… Per c’fare dreqin duhet presidenti?????
    Si mund te mendohet qe mund te behet politike me njerez te tille???
    Ketu s’kemi te bejme me politikane por me kriminela te mirefillte…
    Koha e duhur eshte SOT… Ky njeri te iki urgjent…

  63. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:53 pm

    Do ti shtoja “….apo ndonje kryetari te opozites qe ishte ne fshatrat e Vores per te mare mendime rreth krijimit te programit te partise….”

    Ai ka qen ne Mamurras o toko jo ne Vore :)

  64. toko thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:54 pm

    Shiko Berisha nuk ka per te ikur dhe ta fleme mendjen per kete. Berisha Ik eshte vetem nje mjet presioni per ti treguar popullit se ne cfare duarsh ka rene. Keshtu qe te mos kemi frike per anomalira ne qeverisje. Nuk do te ike Berisha as se e vret morali i tij qe te jape doreheqjen( ne fakt po te ndodhte kjo do te isha shume i cuditur) as se e themi ne 100, 200 apo 1000 vete. Gjerat do te kalojne, harohen, dhe thjesht do te mbeten ne faqet e interentit si per kujtim tonin keto shenime dhe ajo fotografia e bukur e Krastes ( admin e meriton ne faqe te pare) . Keshtu qe miliantet te rine te qete mos shqetesohen kaq shume per Berishen.
    …. Nuk e lu topi ate or jo, asht betonu ne kryeministri……
    Por kam shprese qe te pakten populli qe i lexon keto komente te vere pak mend ne votimet e ardheshme. Vetem kaq.

  65. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:55 pm

    Ore Blend !

    Lexo neser median print ku do kete materiale shume te forta qe kane fillu te hapin Kinder Surprese qe plotesojne ate qe kam thene me siper dikur.

    Qe do ta pranoje vete ai pergjegjesine, do ta pranoje. Nese kjo nuk ndodh do habitesha shume. Nuk eshte e njejta situate e territ informativ si kohe me pare. Perpjekja per te manipuluar nepermjet tre televizioneve kombetare deshtoi.

    Cdo dite dalin fakte qe do implikojne dhe do te cenojne autoritetin edhe …

    Ja pse une them qe kete here ai do reagoje. Kjo pune nuk ka kthim. Nuk ka shans te manipulohet asgje. Jane me mijera deshmitaret ( brenda dhe jashte vendit ) qe do ulerinin dhe per fat kete here ne kete beteje ka vetem nje pale ne konflik : Qeveria qe kryeson Berisha.

    Kur une them sot e kam verte fjalen per kuptimin e drejperdrejte te fjales sot.
    Duhet te thuhen faktet. Le te themi kaq per momentin.

    Berisha eshte nje nga personat e vetem ne Shqiperi qe e di cdo me thene te kesh bela me ata. Por ata kete here nuk mund ta djegin Shqiperine.

    Ore a s`me thua kur kllocka ngroh vezen, menjehere del ai i shkrete zog nga veza ?

  66. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:01 pm

    @koth
    Fjala jote ne vesh te Perendise…

    Edhe une ate po shpresoj qe ky krater te jete teper i madh per t’u mbuluar, edhe per Berishen. As une nuk e dua me patjeter sot, por kjo “IK!”, simbolikisht duhej nisur. Duhej marre iniciativa. Pastaj per yrysh nuk jam as une.

    tung per tani

  67. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:08 pm

    @Grupi IK!

  68. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:15 pm

    toko,

    ajo lista mund te ishte shume e gjate, por kisha frike mos dilja nga tema. Shume e drejte dhe ndoshta duhej ta kisha permendur…kryetari i opozites qe duhet te kete vajtur te jete takuar me popullsine e asaj zone eshte nja nga ata qe mund ta kishte ngritur si problem pa ndodhur tragjedia. Po pse nuk e beri? une nuk mendoj se mbylli gojen me paramendim. Thjesh mendoj qe atij, apo dikujt tjeter nuk i vajti mendja. Sepse kjo po behet karakteristike e popullsise shqiptare, nuk te vajti mendja se mund te ndodhte nje fatkeqesi, megjithese kishte shume mundesi qe te ndodhte. Jo pa qellim e solla shembullin e Farkes, se 19 veteve qe hipen ne varke (shume nga ata ne moshe te pjekur) nuk u vajti mendja qe mund te mos i mbante nje varke e bere per 6 vete. Nuk kam qene ndonjehere atje, po jam shume i sigurt qe ajo nuk ishte hera e pare qe pronari i lokalit qe kryente transportin e kalonte kapacitetin. Atij nuk i vajti mendja te mendonte se varka mund te mbytej. Kur isha ne shkolle te mesme ne Tirane, shkojme nje dite nga liqeni dhe marrim varka me qira. Per tu bere si interesant disa nga cunat u ngritem ne kembe dhe po tundnim varkat. Neve nuk na vajti mendja se aq tru kishim, po erdhi me nje varke me motor ai qe i jepte me qira dhe na kerkoi te uleshim. Atij i vajti mendja, dhe une kete dua te kerkoj, qe njerezve t’ju veje mendja dhe ta kerkojne sidomos standardin e sigurise per ta dhe njerezit qe i rrethojne. mund te jap shume shembuj te tjere, dhe me i fundit me ndodhi kete fundjave duke udhetuar me aeroplan, por nuk dua te zgjatem..

    puna eshte ketu, qe cdo firme private ka nje incentive te ule kostot duke mos plotesuar te gjitha kushtet qe i kerkohen. Edhe sikur shteti te jete si ne Amerike, perseri ato nuk kapen ne 100% te rasteve, por egziston nje probabilitet me i madh se zero, me i vogel se 1 qe ato te kapen dhe te hane gjobe (sepse qeveria nuk arrin dot t’i kontrolloje te gjitha). Firmave mund t’ju dale llogaria qe ta marrin kete rrezik dhe te anashkalojne disa masa qe duhet t’i marrin (shembuj mund te gjesh ne rastet e ndotjes). Ajo qe dua te them une eshte qe kur behet fjale per sigurine e njerezve nuk duhet toleruar, ajo siguri duhet ofruar, duhet kontrolluar dhe duhet kerkuar nga ata qe do ndikohen direkt.

    Ti Toko duhet ti kesh pare lajmet per SouthWest Airline ketu ne Amerike. Ishte i njejti problem apo jo. Keto gjera ndodhin, nuk jane vetem ne Shqiperi, por dhe gjoba ishte marramendese dhe njerezit hajde te hipin me ne ate firme tani…

  69. minatori thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:17 pm

    Ky shtet duhet mohuar!

    Eshte fatkeqesi qe shpenzojme kaq shume energji negative. Te gjithe kete pune bejme. Kemi nje sasi te pakufizuar negativiteti te mbledhur, shpesh legjitim, qe ne raste delikate del ne siperfaqe. Problemi eshte qe duhet kanalizuar drejt, por kur tyta i nxirret “shtetit” me duket se gjerat kane mbaruar. Edhe “krateri” i Berishes eshte fatkeqesi per te gjithe ne, edhe pse mund ti sjelle dem Berishes. Demi qeverise, eshte dem shtetit, eshte dem Shqiperise. Nuk ka “happy ending” nga kjo fatkeqesi, por disa po sillen sikur do kete.

  70. toko thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:26 pm

    E drejte Gre.. Thjesht desha ti jepja pak meterjal Grupit dhe edrus si kisha degjuar prej kohesh dhe mendova ti sjell ne debat. :)
    Ne fakt ke te drejte Dhe mendoj se kjo eshte ajo qe une kam permendur disa here edhe tek tema e Farkes. Pergjegjesia kolektive dhe pergjegjesia e shtetit. Tek ne kujdesi per jeten eshte ne kufirin “0″ dhe kur them jeten jo jeten e tjetrit por vete jeten tone. Raste te tilla jane te shumta nga jeta tone ne shqiperi, shtoji ketyre dhe shpesh here mendimin tone “ehu keta amerikanet e teprojne me kete kujdesjet” shiko shenimet “label” per cdo gje qe ble. Edhe kafene kur e ble ka nje shenim ne gote “kujdes se eshte e nxehte” Dhe tere keto vijne nga gjobat, denimet etj sic e ke thene edhe ti. Ndersa shteti mban pergjegjesi per zbatimin e ketyre rregullave. Ne rast se shteti deshton ai mban pergjegjesi per deshitmin.
    Nejse mentaliteti yne eshte krejt ndryshe ndaj dhe pasojat i kemi ndryshe.

  71. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:32 pm

    StrangeMan falemnderit per kurajon. Jam dakort me komentin e Edrusit ne blogun tend: per nje lexues aq te vemendshem te realitetit sa ti, pika kritike duhet te jete fort afer qe te ndjesh detyrimin te shprehesh keshtu. S’mund te them se nuk ka enderr ne kete mes, se nuk ka fill poetik, por jeta shqiptare, qofte ajo politike e qofte ajo shoqerore, ka fort nevoje te zbrese shkallet e teatrit per ne sheshin e giullare-s (nuk e gjej dot ne shqip).

    Minator, mua nuk me duket energji negative as thirrja per distancim nga nje shtet ilegjitim, as thirrja per doreheqje te figurave po aq ilegjitime. Ne rastin e distancimit nga shteti, energjia eshte njekohesisht pozitive sepse ka berthamen e nje shteti te ri - se si duhet te jete ky shtet del lehte nga gjerat qe denohen tek i vjetri. Sigurisht gjerat nuk jane kaq te thjeshta, por nganjehere jane me te thjeshta se kaq.

    Gre_w, fort mire analiza, por me beri pershtypje si kalove nga njerezit tek shteti pa e permendur asfare … biznesin :)

  72. Lexuesi thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:34 pm

    Koth-ja thote:

    Nese Berisha iken vete, atehere eshte e zgjidhur :

    Shaban Memia

    Pash zotin o njeri se na bere te na qeshi paska buza me keto batutat e tua.

    Opsioni i dhene mua realisht me duket i pamundur ndersa ne lidhje me kandidatin e mundur,sic jam shpehur dhe tek nje teme tjeter,fatkeqsisht nuk i plotson kriteret per nje post te tille.

    Ju lutem administratoreve te peshkut,shikoni mundesine e vendosjes ne hapje te peshkut,te asaj fotoje sjelle prej Krastes tek tema “Berisha ik”.

  73. ujku i zi thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:50 pm

    Qe ta them shkoqur qe ne fillim, kjo qeveri duhet mohuar ne emer te asaj qe tha Tropizma me siper ne emer te; shteti te ri - se si duhet te jete ky shtet del lehte nga gjerat qe denohen tek i vjetri.
    Por, ka edhe nje Por te madhe e gjithe kjo histori; problemi nuk eshte thjeshte dhe vetem tek shteti. Problemi eshte shoqeror. Garantimi i kushteve te punes, nevoja per siguri, mohimi i korrupsionit dhe degradimit moral te shoqerise, vlerseimi i jetes - jo vetem pasi e kemi cuar ate ne buze te gremines apo edhe e humbur - vlersimi i punes (jo vjedhja) dhe vleret e saj, dhe shume gjera te tjerea qe nuk me vijne ndermend tani qe jane edhe shkaqet kryesore te kesaj tragjedie dhe jane pergjegjesi shoqerore para se te jene qeveritare.
    Gerdeci eshte se pari falimentimi i shoqerise shqiptare para se te jete e qeverise, dhe eshte me shume se kembane alarmi per te gjithe ne, dhe per keto duhet diskutuar - dhe kjo e ben edhe mohimin e pushtetit jo reflektiv te domosdoshem.
    Megjithate mbaheni gjalle kete diskutim sepse sa ka nisur.

  74. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:17 pm

    Te pohosh qe ne Shqiperi problemi eshte shteti eshte sa miope aq edhe infantile.

    Kur do ta kuptojme me se fundi qe problemi i vertete jemi… ne, te gjithe se bashku?!

    Jo se kemi lindur fatkeq apo te mallkuar, por thjesht sepse kemi mbi supet tona gati 5 shekuj persekutimi dhe alienizimi. Eksperienca komuniste dhe ajo anarkiste, jane vetem te fundit!

    Si qe moti e deri me sot problemi yne kryesor eshte (dhe uroj qe te mos jete me) kokefortesia, percarrja dhe mungesa e racionalitetit!

    Nga keto simptoma vuajti edhe Shqiperia e Gjergj Kastriotit. Nga te njejtat probleme dhe ajo e sotmja!

    Ka ardhur koha per ndryshim. Por ndryshimi nuk eshte “Berish ik!”, por…

    …”Racionalitet kthehu!”

    E gjithashtu kthehu edhe ti “durimi”! Edhe ti “fisnikeria”! Edhi ti “puna”! Edhe ti “respekti”! Edhe ti “besimi”!

    Kthehuni dhe bekojeni kete vend si nje here e nje kohe!

  75. odin m Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:28 pm

    Metastazat qe mbolli Berisha, Nano e co. jane tashme te pasherueshme.

    Diktatura na la te virgjer para botes por demokratura na shnderroi ne shtet-ghetto.

  76. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:31 pm

    Tropizma faleminderit per vleresimin. Biznesin mund ta perfshij ne dy role. Nje eshte ai i njerezve dhe shoqerise qe e permend me lart dhe Olsi e thekson me shume ne postimin e fundit. Ne fund te fundit bizneset jane prone e njerezve dhe normalisht cdo norme qe i kerkohet qytetarit te thjeshte i kerkohet dhe pronarit te biznesit si qytetar.

    Roli tjeter eshte ai i nje entiteti qe maksimizon fitimet dhe eshte i gatshmen te marre rreziqe. Kete kam permendur me lart tek firmat dhe prandaj kontrolli i shtetit eshte i domosdoshem. Gjithashtu mendoj se kjo pergjegjesi qe e ka shteti mund te ndihmohet nga kujdesi yne per veten dhe per te tjeret.

    Kaq mund te mendoj per momentin ::)) nese ke ndonje mendim me shume per rolin e biznesit na e thuaj…

  77. minatori thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:45 pm

    Edhe njehere me duket se diskutojme te njejten gje me te njejtin stil “zgjidh nje problem specific, zmadhoje problematiken qe ta perfshije problemin, dhe jep nje metaformule” te vlefshme per gjithe shqiptarine.

    Kemi emigruar perfundimisht nga problemi i Gerdecit dhe i jemi sulur “shtetit” ne nivelet abstrakte ku pastaj dalim me formula “fajin e kemi vete” apo “fajin e ka komunizmi” apo “fajin e ke dembelizmi,” etj.

    Problemi ishte dhe mbetet specific: pergjegjesi politike/juridike/morale per nje ndodhi specifike. Teksti i njeriut te cuditshem nuk ishte specific, ishte poetik. Ishte frustrim jokoherent; te mos e marrim per qasje politike apo vizion se si mund te jete nje shtet i ri. Eshte pa vizion fare, sepse eshte deshperues. Eshte ndjenje qe e ndajme te gjithe, prandaj dhe na gudulis, por te mos ngaterrojme metoden me shenjestren.

    Shteti nuk ka si te jete “illegjitim.” Mos ja lini vleren konceptuale te shtet-formimit nje partie apo politike te caktuar se pastaj kemi marre fund perfundimisht. Mos flisni per “shtet” kur nenkuptoni parti/qeveri. Pikerisht ajo qe thote tropizma, se si do jete shteti i ri do duket nga i vjetri, nuk realizohet dot duke ju referuar “shtetit” kur nenkupton dicka tjeter, domethene mberthimin e shtetit nga disa klane te caktuara. Me shqeteson shume ky zhvleresimi i “shtetit” dhe instikti i hedhjes “poshte” te tij. Eshte instinkt qe i duhet vene nje pikepyetje e madhe.

  78. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:04 am

    Minator, kam pershtypjen se ketu kemi me shume se nje ngjarje specifike. Nuk po i referohem shkrimit te njeriut te cuditshem por ndoshta gjithe temave dhe artikujve ne lidhje me ngjarjen e fundjaves. Pergjegjesi per ngjarjen eshte nje nga problemet per te cilat njerezit paten mendime te ndryshme. Nje problem tjeter qe me shqeteson mua eshte se po shikojme nje pattern, ndodhi pas ndodhie qe mund te evitoheshin. ndoshta ketu po diskutohet per kete te dyten…

  79. Shqipe, thotë:

    19 Mars 2008 @ 1:14 am

    Punetoret qe punonin nuk ishin te siguruar, “punonin ne te zeze“.
    A e kuptoni çfare do te thote?
    Mendoj se ne ka nje çeshtje qe eshte super flangrante.
    Debati me lart eshte interesante por dua ta çoj pakes me tutje me nje artikull te Shekullit, qe mendoj se duhet ti jepet rendesi.

    Fabrika e vdekjes, vetëm 2 punëtorë të siguruar
    Mar, 18 Mars 2008
    Shekulli
    J.Llupo

    Të vetmit punëtorë që rezultojnë të regjistruar në vitin 2008 janë pronari Delijorgji dhe drejtori Minxolli

    Gjatë vitit 2007, kur kjo firmë ka qenë prezente me aktivitetin e saj, në këtë fabrikë numri i punonjësve të regjistruar në Sigurime Shoqërore dhe Tatime ka variuar maksimumi deri në 31 persona në muajin korrik, ndërsa në muajin Maj ka qenë i regjistruar vetëm 1 punëtor. Sipas listave të bëra publike nga ana e vetë firmës “Alb-Demil” vetëm në ditën e tragjedisë kanë qenë në punë 121 punonjës, ndërsa të regjistruar në organet tatimore kanë qenë vetëm 2 punonjës, që nuk përfshihen në listën e atyre që kanë qenë prezent në momentin e tragjedisë.

    Kompania e tragjedisë “Alb-Demil” ka të regjistruar në Sigurimet Shoqërore dhe Tatimet Tiranë vetëm 2 punëtorë, në muajin Janar. Edhe këta punëtorë rezultojnë që të jenë administratori i Fabrikës së Armëve “Alb-Demil”, Mihal Delijorgji dhe drejtori i kësaj fabrike, Dritan Minxolli. Ndërsa gjatë vitit 2007, kur kjo firmë ka qenë prezente me aktivitetin e saj, në këtë fabrikë numri i punonjësve të regjistruar në Sigurime Shoqërore dhe Tatime ka variuar maksimumi deri në 31 persona në muajin korrik, ndërsa në muajin Maj ka qenë i regjistruar vetëm 1 punëtor. Sipas listave të bëra publike nga ana e vetë Firmës “Alb-Demil” vetëm në ditën e tragjedisë kanë qenë në punë 121 punonjës, ndërsa të regjistruar në organet tatimore kanë qenë vetëm 2 punonjës, që nuk përfshihen në listën e atyre që kanë qenë prezent në momentin e tragjedisë. Fabrika “Alb-Demil” merrej me demolimin e armëve dhe gjatë muajit të fundit ishte duke çmontuar një sasi të madhe predhash topai të kalibrit të madh. Sipas vetë punëtorëve që kanë qenë të punësuar në këtë fabrikë, ata nuk ishin të siguruar dhe kushtet në të cilat kryhej demolimi ishin tërësisht jashtë standardeve të sigurisë që kërkonte ky proces. Gjatë pasdites së djeshme Prokuroria ka shoqëruar administratorin e firmës “Alb-Demil”, Mihal Delijorgji, ndërsa është shoqëruar edhe Drejtori i firmës shtetërore “MEICO” dhe dy persona të tjerë, punonjës të “MEICO”.

    Tragjedia, gra e fëmijë në punë të zezë

    Dëshmitë e bëra publike gjatë dy ditëve pas tragjedisë, si edhe listat e punonjësve që rezultojnë të regjistruar tek Tatimet, tregojnë se në çfarë kushtesh kanë qenë punëtorët fatkeqë të kësaj fabrike vrasëse. Duke përjashtuar Administratorin e kësaj kompanie, Delijorgji dhe drejtorin e saj, Minxolli, asnjë nga punëtorët e tjerë të kësaj fabrike nuk ka qenë i regjistruar në Sigurimet Shoqërore. Sipas dëshmive të punëtorëve, ditën e tragjedisë në punë nuk ka pasur fëmijë, për vetë faktin se prej rreth një muaji, në procesin e çmontimit ishin predha që kishin një peshë nga 20 kilogramë deri në 50 kilogramë dhe për fëmijët, lëvizja e tyre ishte e pamundur. Ky duket se ka qenë edhe fati që ka ndihmuar këta fatkeqë që të mos kishin atë ditë fëmijë me vete në vendin e punës. Punëtorët e fabrikës kanë deklaruar se deri në fund të vitit 2007, kur në këtë fabrikë kanë qenë për çmontim predha të kalibrit 12.7 mm, fëmijët kanë qenë të pranishëm duke ndihmuar prindërit në procesin e çmontimit. Dëshmitë janë tronditëse, pasi në këtë proces tërësisht primitiv dhe me një rrezikshmëri tejet të lartë, janë përfshirë fëmijë që kanë patur çdo ditë, orë e minutë, jetën e tyre në rrezik.

    Lista e të punësuarve

    Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, përfaqësues të Drejtorisë të Tatimeve Tiranë kanë bërë publike edhe listën e punonjësve të regjistruar pranë Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore. Numri i punonjësve i përket vitit 2007 dhe në muajin më të mirë ai ka qenë 31, kur nga të dhënat e bëra publike tashmë pas tragjedisë në fabrikë, kanë punuar nga 120 deri në 300 punonjës, gjatë kësaj periudhe. Sipas listës së pagave të deklaruar në tatime për punonjësit është deklaruar një pagë bruto prej 17 mijë lekësh në muaj, ndërsa vetë Administratori, Delijorgji ka patur një pagë mujore prej 80 mijë lekësh, ndërsa drejtori, Minxolli, një pagë prej 65.7 mijë lekësh. Sipas Drejtorisë së Tatimeve Tiranë rezulton se, gjatë muajve të fundit, nuk janë realizuar kontrolle për këtë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

    Punonjësit e regjistruar në “Alb-Demil” sh.p.k., me numër NIPT-i K 71724017Q (viti 2007)

    Maj1 punonjës

    Qershor2 punonjës

    Korrik 31 punonjës

    Gusht20 punonjës

    Shtator 20 punonjës

    Tetor9 punonjës

    Nëntor 7 punonjës

    Dhjetor2 punonjës

    Burimi - Drejtoria e Tatimeve Tiranë

    Asnjë punonjës i Tatimeve apo specialist ushtrie nuk ka bërë asnjë Akt-Kontrolli në këtë fabrikë

    Tatimorët, asnjë kontroll fabrikës

    Një nga faktet që bën që tragjedia të ketë përmasat edhe të një skandali, në të cilin janë të përfshirë në afera shumë institucione dhe individë të administratës shtetërore, është fakti se në këtë fabrikë nuk është kryer asnjë inspektim. Këto kontrolle që duhej të realizoheshin së pari nga ana e specialistëve të çarmatimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nga ana tjetër të Tatimeve, për të kontrolluar aktivitetin financiar dhe numrin e punonjësve të punësuar, kanë munguar. Asnjë punonjës i Tatimeve apo specialist ushtrie nuk ka bërë asnjë Akt-Kontrolli në këtë fabrikë, që deri në momentin e përjetimit të një shpërthimi me përmasa nukleare, ka rezultuar e padukshme për të gjithë institucionet shtetërore. Kanë qenë vetë Tatimet Tiranë që kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se nuk kanë kryer kontrolle në këtë fabrikë, për numrin e punonjësve që kanë qenë të punësuar në të. Më këto kushte, nuk mund të flitet për kushtet e punës, të cilat në një shtet normal, me rregulla minimale dhe standarde, do të duhej të ishin nën kontrollin e organeve përkatëse. . Sipas listave të bëra publike nga ana e vetë Firmës “Alb-Demil” vetëm në ditën e tragjedisë kanë qenë në punë 121 punonjës, ndërsa të regjistruar në organet tatimore kanë qenë vetëm 2 punonjës, që nuk përfshihen në listën e atyre që kanë qenë prezent në momentin e tragjedisë. Fabrika “Alb-Demil” merrej me demolimin e armëve dhe gjatë muajit të fundit ishte duke çmontuar një sasi të madhe predhash topai të kalibrit të madh. Sipas vetë punëtorëve që kanë qenë të punësuar në këtë fabrikë, ata nuk ishin të siguruar dhe kushtet në të cilat kryhej demolimi ishin tërësisht jashtë standardeve të sigurisë që kërkonte ky proces. Gjatë pasdites së djeshme Prokuroria ka shoqëruar administratorin e firmës “Alb-Demil”, Mihal Delijorgji, ndërsa është shoqëruar edhe Drejtori i firmës shtetërore “MEICO” dhe dy persona të tjerë, punonjës të “MEICO”.

  80. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:08 am

    Thirrje revolucionare, dashakeqe, luftenxitese, anti-shqiptare, urrejtje e semure dhe lista e emertimeve mund te vazhdoje gjate per kete pacavure-trakt qe e ka shkarravitur ky personi ne fjale…

    Ky shtet duhet mohuar! Sepse asgjë që ai trupëzon nuk më përket mua. Tek asnjë nismë, asnjë veprim apo reagim, tek asnjë person që e përfaqëson këtë shtet unë nuk ndihem i përfaqësuar. Unë e mohoj shtetin shqiptar!

    Te mohosh shtetin tend, do te thote te jesh kunder ligjit, rregullit, institucioneve qe merren me keto etj. qe ne kemi rene dakort, per kete forme organizimi…
    Cdo individ mund te jete pro ose kunder qeverise dhe te kerkoje largimin apo rrezimin e saj (ne demokracine liberale), por nuk mund te jete (nuk duhet te jete ne fakt) kunder shtetit.
    Per me teper, shkarravitesi ne fjale mohon “shtetin shqiptar”, dhe kete fjale nuk mund ta thote vecse nje individ qe ka probleme identiteti…

    Që të më kërkojë të regjistrohem e të paguaj sigurimet kur vetë ndërmarrjet që punojnë drejpërdrejt për të, me biznese miliardash, të mos kenë të regjistruar qoftë, dhe të paktën për turp, për sy, edhe një punëtor të vetëm?

    Cfare do te thote kjo llogjike, qe ne fakt eshte jo-llogjike, nese dikush kryen vrasje apo vjedhje etj. dhe “largohet ne drejtim te paditur”, nderkohe qe organet e caktuara me ligj nuk arrijne ta ndalojne, dhe ky person vazhdon jeten i qete, edhe pas kryerjes se nje krimi, per shkak te pa-aftesise apo korrupsionit te policise, atehere duhet qe edhe ne te tjeret te heqim dore nga zbatimi i ligjeve dhe te fillojme te vrasim, vjedhim etj., ne menyre qe te hakmerremi kunder shtetit?!

    Ç’më duhet mua ky shtet?

    Nese nuk te duhet ty organizimi politik i shoqerise, ne ate qe quhet shtet, na duhet ne te tjereve, qe fatmiresisht nuk mendojme si ti.

    Ç’na duhet neve ky shtet që na vret

    Absolutisht qe ky individ qe shfrytezon ngjarje te tilla, per te bere te gjithe shtetin vrases, jo vetem tregon vajtimin hipokrit, thjesht ne funksion te propagandes, por duhet te kete edhe probleme te tjera, te cilat nuk po i permend…

    Unë i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mohojnë shtetin e tyre, të dorëzojnë pasaportat, të mos paguajnë asnjë qindarkë deri në ditën kur kjo qeveri të zhbëhet.

    Sherbimi me i mire qe mund te ju behet atyre qe nuk e duan Shqiperine dhe shqiptaret, eshte kjo “thirrja” qe te mohojme shtetin tone dhe te dorezojme pasaportat. Bie fjala, ja i dorezuam keto pasaportat e shtetit shqiptar. Po pasaportat e cilit vend do te marrim, te Greqise apo te Serbise, se Shtetet e Bashkuara, nuk besoj qe do na japin nenshtetesine te gjitheve?
    Kjo qeveri ka ardhur me dhune ne pushtet apo eshte qeveri pushtuesish, qe duhet te zhbehet, duke mos paguar taksa? Cfare eshte kjo, thirrje per anarki, revolucion, kryengritje etj. ? Mund te na sqarosh?

    Deri kur të mirën publike ta përfaqësojnë njerëz të denjë.

    Mos rastesisht, sipas perfytyrimit tend, tek keta “njerezit e denje” ben pjese Edi Rama?

  81. pedro thotë:

    19 Mars 2008 @ 8:56 am

    E kam shkruajtur edhe ne nje teme tjeter: “ruaju atyre qe flasin gjithe pathos, sepse keta jane njerezit me te rrezikshem”.
    Dalin disa dele qe nuk duan te udhe-hiqen, por te zvarre-hiqen dhe thone e mohoj shtetin shqiptar. Po cilin shtet shqiptar do te mohosh ti? Ate shtet qe akoma nuk i ka mbushur njeqind vjet dhe shume here ka qene shume afer shperberjes se tij? Po sikur te shperbehej shteti shqiptar, ti vete ku do te ishe? Do te ishe ne ate situate qe jane tani kosovaret. Pasi te luftoje edhe njeqind vjet te tjera qe te fitoje shtetin e pavarur, do t´ja nisje perseri shtetit nga e para, atje ku e nisi edhe Ismail Qemali me 1912.
    Keshtuqe lere pathosin e momentit dhe kur e ke gjakun e nxehte, bej ne fillim nje dush te ftohte. Funksiononte me romaket, do te funksionoje edhe me ty. Dhe pasi te besh dushin e ftohte, do te fillosh te llogjikosh dhe do ta kuptosh qe shteti nuk eshte gje tjeter, vecse nje produkt i popullit te vet. Ate mentalitet qe mbizoteron ne popull pasqyron edhe shteti. Nese populli eshte i papergjegjshem, i papergjegjshem eshte edhe shteti. Nese populli tregohet i pakujdesshem, po aq i pakujdesshem tregohet edhe populli. Nese populli nuk rron tjeter vecse me korrupsion, atehere ashtu vepron edhe shteti.
    Dhe mjafton te cohesh nga karrikja perpara kompjuterit dhe te dalesh perjashta dhe do ta veresh fare mire kete qe po te them une. Ato plehra, ai trafik kaotik, ajo masaker urbanistike e te tjera me rradhe mos i sheh gjoja si vetem faje te shtetit? Kur permendni Farken dhe Gradecin a nuk ju shkon ne mendje nje pyetje e thjeshte? Pse ata 20 veta hypin ne nje varke qe eshte e lejuar per maksimumi 7 veta? Po keta banoret e Gradecit kur e moren vesh qe dy hapa perpara oborrit te tyre kishte nje mine me sahat? Vetem kur shpertheu? Nuk e besoj, sepse keta fshatare punonin aty. Perse nuk u bene te gjalle meperpara keta fshatare dhe te ngrinin zerin per moslejimin e kesaj fabrike vdekjeje brenda oborrit te tyre? Ngaqe nuk u kishte thene njeri per rrezikun e shperthimit? Pash Zotin, mos u tallni tani. Nese ne ate fabrike punonin femije, femijet e kujt ishin keta? Kush jane keta prinder qe lejojne femijet e tyre te punojne ne nje fabrike municioni?
    E shikoni, qe ka nje sere pyetjesh qe kerkojne pergjigje dhe analiza te thella, nqs duam qe ngjarje te tilla te mos perseriten?
    Ka ikur koha kur njerezit rrinin si dele dhe prisnin te udhehiqeshin me dore te forte nga shteti i Udheheqesit. Ne demokraci njerezit jo vetem qe jane te lire, por pikesepari duhet te njohin dhe te marrin persiper edhe detyrimet dhe pergjegjesite e tyre. Perndryshe nuk funksionon as shteti dhe as demokracia.
    Prandaj mendoj, qe ne vend ta harxhoni pathosin tuaj duke bere thirrje per bojkot shteti dhe rrezim qeverie, e mira do te ishte te ndergjegjesonit njerezit per injorancen dhe budallalleqet e tyre.

  82. Grizhda Zabar thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:48 am

    Dhe deri sa kjo të ndodhë (është e qartë që nuk do të ndodhë)

    SI NUK DOLI NJE BIR SHQIPTARI QE TE MENDOJE (JO TA THOJE, SE PO I KERKOJME SHUME) SE ESHTE E QARTE SE DO NDODHE!!!! ME SHUME SAKRIFICA POR DO NDODHE!!!!
    DUKE NISUR NGA SAKRIFICA E KETUSHME E PARE : BOLL FOLET SI ROB RRUGESH ME NJERI TJETRIN. BOLL IRONIZUAT (SA NA U CA KOKA 20 VJET ME ZGJUARSINE IRONIKE ALLA KOMBI KUQ E ZI). BOLL NGULET KEMBE SI QORRAT SE KENI TE DREJTE FUND E KRYE (SEPSE ASNJE NUK KA, KURRE, VEC ZOTI). SE JEMI TE PARET QE NUK DALIM ATJE KU DUHET PER TE HEDHUR POSHTE KUSH PO NA SHKATARRON JETET, SEPSE KEMI FRIKE SE NA SHEH KOMSHIA EDHE NA PERFLET. BOLL U SHTIREM SIKUR PO BEJME NAMIN.
    PO U RREZUA BERISHA? RREZONI DHE NANON! RREZONI DHE RAMEN! RREZONI DHE FILAN FISTEKUN! CDO DITE, DERI SA TA KUPTOJNE QE PO NUK SHTRUAN BYTHEN, S’KANE PER TE QENE ME KURRE NE PUSHTET.
    ME MIRE 3 VJET NE KRIZE, SE SA NJE 50 VJECAR TJETER NE KRIZE… JO PER GJE POR PO I AFROHEMI!!!….
    SPORADICITETET NUK NA HYJNE ME NE XHEP TANI. E NE FUND TE FUNDIT, KA MUNDESI QE I KEMI SHPATULLAT E NGROHTA, PRANDAJ BEJME GAM GAM KETU, E MBYLLIM GOJEN KUR DALIM NE RRUGE…

    KESHTU QE FILLONI NGA BASHKEBISEDIMI KETU NE PESHK, PASTAJ SYNONI TE NDRYSHONI BOTEN…
    KY QE BENI JU ESHTE “SHPALLJE AUTONOMIE E KOMENTEVE”…. E KENI NGA KOSOVA, S’KA PROBLEM.
    SA DO LUMTUROHEJ PESHKU KUR TE DILTE NJE TEME, TE SHKRUHESHIN 100 KOMENTE PER TE DHE NE FUND TE KOMENTEVE TE KISHTE ANET POZITIVE DHE NEGATIVE QE U NXOREN NGA BASHKBISEDIMI… KJO ESHTE MENYRA KONSTRUKTIVE E TE PARIT TE GJERAVE, SIPAS FILOZOFISE TIME TE NJOME.

    1) na ndjeni per fjalorin jo prej “femre”
    2) edhe ky koment hyn tek komentet “ne shpallje autonomie”

    FORCA, SE JENI TE GJITHE NJERI ME I ZGJUAR SE TJETRI, E VEC E VEC ESHTE MREKULLI T’IU DEGJOSH, KUR JENI BASHKE BEHENI SI UJQER. CA ESHTE KY SPORT ?!!…

  83. Grizhda Zabar thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:55 am

    @ Pedro s’kam qene kurre kaq dakort me nje njeri!!!!…. tani do te te therrasin edhe te pa shpirt, mos u trishto… kemi vdekur me mijera ne 97′…kemi vene lule…kemi qare, kemi bere nje shetitje nga sheshi…dhe?… perveç shpirtit te atyre qe humben te afermit, ne 98′ si ra kujt nepermend me per to…jemi popull me trauma te medha!!!….Na eshte dashur gjithmone ti kalojme klasat nga dy e nga tri, kur mezi merrnim gjysem klase.

  84. Leon thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:21 am

    grizhda,
    Nuk pretendoj te ndryshoje Shqiperine.. Edhe as qe e kam menduar ndonjehere.. Aq me pak te perdore kete forum per kete gje..
    Te shkruash dicka ne nje forum shqiptare (ashtu sic shkruaj edhe ne ata vendas) nuk mundesh kurrsesi te quhesh naiv..
    I bej gjerat sipas menyres sime dhe sipas rrethanave te jetes sime.
    Mundohu te shprehesh mendimin tend ne koment pa gjykuar!!!
    You can make your point much better that way!!!!

  85. Blina thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:44 am

    Shkrim i turpshem, anarkist, i rrezikshem, pervec faktit qe ka probleme ne te koncepruar te shume gjerave.

  86. berti thotë:

    19 Mars 2008 @ 11:47 am

    Blina thote:
    “Shkrim i turpshem, anarkist, i rrezikshem, pervec faktit qe ka probleme ne te koncepruar te shume gjerave.”

    Blina pajtohem me ty. Biles pervec ketyre qe thua ti une do te shtoja se, shkrimi pervec viktimave qe shkaktoi dhe po shkakton ka dhe radioaktivitet.

  87. Grizhda Zabar thotë:

    19 Mars 2008 @ 11:51 am

    Kur bo gjykoj dhe veten, pretendon se merzitem se po “fyej” dinjitetin tend dhe te shumices ketu qe te vetmin justifikim kemi “TE LUTEM GOCE MOS GJYKO!” nderkohe qe qekur njoh peshkun s’kam pare te beni gje tjeter!!!
    NON LEGGERE TRA LE RIGHE thone ca italiane te squte… mundohu te harxhosh kohen me gjera me te rendesishme, se sa te ankohesh se po te gjykojne.
    Edhe te lutem, mos kthe pergjigje duke thene “une s’gjykoj njeri”….

    Ne fund, me fal per mungesen e “miresjelljes”, meqe e di se je me i madh ne moshe… por mos u mundoni te na hidhi hi syve!!!…

    Jane ca menyra qe vlejne pak!!! Sidomos te raste te deshperuara si toka jone!!
    Mendimi im!!! ska pse te jete edhe i yti!

  88. nentori i trete Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 11:53 am

    eshte teme e veshtire, por ndonje mendim edhe mund ta japim. midis njemije pyetje per gerdecin, do te zgjidhja nje qe eshte: Kush i solli armet nga skrapari, tepelena, kukesi etj etj ne hyrje te Tiranes? ne prag te Rinasit, ne ane te rruges nacionale? afre Portit me te madh te vendit? Makutet te cilet nuk kane asnje ngjyre.
    dhe e dyta: Gerdeci tregoi fare hapur se deri me tani jeta e qytetarit shqiptar ka cmimin me te ulet. te gjitha cmimet rriten, vetem cimimi i jetes ulet
    ndersa lidhur me shtetin, une perseri e dua, e dua edhe keshtu sic eshte sepse perseri eshte shteti im

  89. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:07 pm

    Buletin i fresket nga Fronti i Luftes :

    Berisha merr ne mbrojtje TV Klan ( kete televizion pervers ) dhe sulmon hapur mediat e tjera duke i akuzuar per manipulim te realitetit.

    Mos e humbisni sa te zbardhet .

    E mira eshte ta shifni ne ndonje TV sepse do jeni dhe me te kthjellet se perse behet fjale.

  90. emm thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:22 pm

    Koth, e degjove Babaramon? Hyjne m*t dhe dalin te lare neper lavatrice tha, mos e kishte fjalen per ate median afer kryeministrit gje?

    Mbushi syte me lot qepare…dukej goxha i prekur dhe i revoltuar

  91. hajdarmozi thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:44 pm

    emm thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:22 pm

    Koth, e degjove Babaramon? Hyjne m*t dhe dalin te lare neper lavatrice tha, mos e kishte fjalen per ate median afer kryeministrit gje?

    Kjo eshte si te The Shawshank Redemption

    Andy crawled to freedom through five-hundred yards of shit smelling foulness I can’t even imagine

  92. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:58 pm

    Blina thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:44 am

    Shkrim i turpshem, anarkist, i rrezikshem, pervec faktit qe ka probleme ne te koncepruar te shume gjerave

    Blina, pse?? Mund dhe të thoje dy fjalë më tepër (për tu spjeguar, sepse sinonime jam i bindur që mund të shtoje dhe dhjetë të tjera).
    Autori thotë:“Paguaj taksat dhe zbatoj rregulat dhe ligjet e shtetit” … Nuk e di nëse të duket më e turpshme ftesa e tij për të mos e njohur më atë shtet që nuk mendon për shtetasit e tij, apo ajo që ky shtet bën, lexo komentet e
    - hajdarmozi 19 Mars 2008 @ 12:34 pm
    -nentori i trete 19 Mars 2008 @ 11:53 am
    - gre_wireless 18 Mars 2008 @ 9:27 pm
    Por mbi të gjitha, nëse nuk je turpëruar akoma, lexo
    Shqipe, thotë:19 Mars 2008 @ 1:14 am

    Punetoret qe punonin nuk ishin te siguruar, “punonin ne te zeze“.

    Anarshinë e shikoj më tepër në mënyrën e drejtimit të shtetit nga kjo kastë politike që ka hedhur rrënjë në Shqipëri… është kjo anarshi që duhet t’ju shqetësojë më tepër.

  93. GentaB Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 1:26 pm

    Me duket e kote qe shume nga ju kapen pas ca vogelsirave e bejne qimen tra. Jo pse ngaterohet shteti me qeverine e pse mohohet shteti.
    Duket qarte qe shkrimi i Strangeman eshte nje zemerate, duket i deshperuar.
    Besoj se nuk i eshte drejtuar qeverise sepse zemerimi i tij nuk eshte vetem me qeverine qe eshte tani ne pushtet, por me te gjitha ato qe kemi patur, te cilat me qeverisjen e tyre e katandisen shtetin ketu ku jemi. Sigurisht qe te vjen turp per nje shtet te tille. Te behet jeta e pamundur, sa me i ndershem te jesh.

  94. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:24 pm

    Koth ca burime te nentokeshme me thone se eshte ritur shume presioni ndaj Berishes. Shperthimi i Vores ka demtuar shume nga keto burime nentoksore por ca qe i kane rezistuar shperthimit thone se “Atij po i shkon nder mend edhe doreheqja” Thua te jape vertet doreheqjen?
    Ne rast se po ku do ta lexoj me pare lajmin tek Ballkanweb apo tek buletinet e peshkut? :)
    PS. gjithmon burimet nenotkesore jane jo shume te besushme por jane burime ama.

  95. Etrusk thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:56 pm

    Mendoj se Shqiperia nuk ka per tu bere kurre po nuk u be edhe njehere pr