Login



Register

Po të isha unë zot

Dielli dhe Hëna, fytyra e Zotit nga MikelanxheloDisa nga artikujt e botuar rreth fesë më shtynë të shkruaj këtë artikull prej ateisti. Si atesit, s’më duket se Zoti apo zotët tek të cilët besojnë njerëzit sot janë edhe aq të aftë. S’po them se kam mendje të përsosur sa mund të ishte dhe mendja e një zoti, përkundrazi po them them se këta qenie madhore s’kanë as trurin tim. Po shtroj se si do të veproja unë po të isha zoti i gjithësisë dhe pastaj të bisedojmë se si është më mirë.

Shfajësimi: Unë s’dua të fyej askënd me këtë shkrim dhe nëse jeni besimtarë të devotshëm më mirë të mos ta lexoni fare se sa tu nxihen gjakrat kot. Këtë artikull e kam shkruajtur thjeshtë për të zhvilluar një bisedim civil dhe pa fyerje. Kuptohet që disa thjesht debatin rreth Zotit të tyre mund ta quajnë fyerës, por mua nuk më duket ashtu.

Pa e vonuar më shumë, më poshtë kam shkruajtur se si do të veproja unë me tërë njerëzit dhe se si duhet të veprojnë ata për ta pasur mirë me mua.

  1. Unë do të kumtoj drejtpërdrejt me ju. S’ka nevojë për Jezus a Mahomet, s’ka nevojë për bibël apo koran. Meqënëse mund të komunikoj drejtpërdrejt nëpërmjet mendimeve të njerëzve ashtu do të veproj. Kështu komunikimi është mëse i qartë dhe s’ka nevojë për një lojë telefoni të prishur. Po dolën njerëz që flasin nën emrin tim ta dini se janë gënjeshtarë. Gjithashtu mund të më bëni pyetje sa herë të doni drejtpërdrejt. Para se të thoni po si do t’ia arrish kësaj pune, ka mbi 6 miliardë njerëz. Heshtni! Truri im s’është një Pentium i thjeshtë! Ky është një problem me prirje paralele dhe unë si qenie supreme kam mundësinë për ta bërë këtë fare kollaj.
  2. S’ka parajsë dhe as ferr. Ata që s’u binden rregullave të mija thjesht i zhduk dhe merr fund problemi. Para se të thoni se jam i padrejtë, do tu them se do të ketë paralajmërime përveçse kur thyerjet e rregullave janë ekstreme (si për shembull vrasje të shumta). Të mirët do të jetojnë këtu, dhe atyreve që me të vërtetë s’u del më shumë se rreth 80 vjet, mund edhe t’ia zgjat jetën.
  3. Tragjedi natyrore dhe njerëzore do të ketë. Kjo nuk është për të ndëshkuar njerëzit siç mund të mendojnë disa. Kjo është thjesht për ta bërë jetën më interesante. Po të jetonit të gjithë pa probleme do tu dukej vetja si në një ëndër (shikoni The Matrix për ta kuptuar më mirë këtë). Këto tragjedi janë të rastësishme sipas sistemit të natyrës që kam programuar. Ndoshta rastësia s’është edhe aq e madhe po e grupuar, por kjo e bën jetën këtu edhe më tërheqëse. Pse kujtoni ju se e ndërtova botën vetëm për të bërë qejf ju? Do të zbavitem paksa edhe unë. Por siç e thashë unë s’i kam në dorë drejtpërdrejt këto kështuqë mos mu lutni dhe mos më shani kot. Çfarë gjërash ju duken imperfekte janë bërë ashtu me qëllim. Jeta është ajo që është, po s’u pëlqeu më bëni një mendim dhe u heq nga ajo pa probleme. Kjo s’do të thotë se është e ndaluar lutje dhe sharje e ime, por thjesht po ju them se s’ka nevojë. Ju jeni të lirë të mendoni si të doni, unë nuk ju a ndaloj mendimin e lirë.
  4. Rregullat e imta si të trashëgimisë, të sjelljes morale, etj., për mua s’kanë shumë rëndësi prandaj këto dhe të tjera ju a le në duar juve. Bëni si të doni dhe zgjidhni rregullat tuaja. Ato që pranojnë rregullat e një shoqërie duhet t’i ndjekin nëse duhet të jenë pjesë e shoqërisë. Por nëse trajtoni keq dikë kur ai s’i pranon rregullat tuaja e dini se ç’ju pret, prandaj mendohuni mirë. Po patet dyshime unë këtu jam, më bëni një mendim (është edhe më e kollajtë se me dërguar email) dhe ua them nëse e keni mirë apo jo.
  5. S’kam nevojë për lutje, për monumente, për kisha apo për xhamija. Po deshët të më falenderoni mund t’i bëni, por unë s’kam nevojë për to. Gjithashtu s’kam nevojë të më thoni se besoni vetëm tek mua. Unë e di që jam i vetmi Zot (të paktën me aq sa di unë, mund të ketë një zot akoma më të madh dhe ai më është fshehur), dhe s’kam probleme pasigurie të cilat duhet të m’i zgjidhni ju duke më thënë tërë ditën se jam i vetmi e i plotfuqishëm. Gjithashtu mos u zini me njëri tjetrin për hatrin tim. Unë i di fuqitë dhe vetitë e mia më mirë se ju, prandaj mos u lodhni kot.
  6. Hani dhe pini ç’të doni dhe sa herë të doni. Nëse bëheni tapë dhe vrisni dikë e dini se ç’mund t’ju presi nga unë apo nga ligjet tuaja.
  7. Nëse kujtoni se po luani mendsh kur t’ju lexoj dhe shfaq mendime në kokë, unë jam gati të jap prova fizike që tregojnë se ekzistoj. Mund të bëj ç’të doni nëse nuk shkakton dëme të mëdha. Jo se s’i kthej dot mbrapsh këto dëme por po i ktheva mbrapsh ç’u pa?
  8. Duhet të them se të mësipërmet nuk janë edhe aq rregulla se sa udhëzime. Ato mund të ndryshohen herë pas herë por do t’ju lajmëroj. Prandaj mos u mundoni të më bëheni avokat dhe të më tregoni nëse keni thyer një nga rregullat apo jo. Unë jam zot dhe bëj si të dua, por në përgjthësi do t’ju le rehat të jetoni si të doni përderisa nuk u shkaktoni probleme të tjerëve për të jetuar.

Si mendoni, a nuk do të ishte ky i mësipërmi një zot më i mirë? Nëse ka vërtet një zot pse nuk sillet ai (ose ajo) kështu? Dhe fundja nëse ka një zot dhe ai s’do të sillet kështu dhe as të flet në mënyrë të drejtpërdrejtë a ja vlen për t’iu bindur tekave të tija të cilave s’u merret vesh kuptimi?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

19 Komente

  1. edrus thotë:

    18 September 2006 @ 5:37 am

    “ZOTI” im i nderuar,jam dakort ne ty qe le dhe fatkeqesira,thjesht per te thyer monotonine e jetes sone te varfer vetem ne mes te te mirave,por,ti me ate processor(superiore a pentium4 :P),s’mund te beje gje qe te kancelloje me ndonje antivirus,te pakten nje prej “malvare” me te perhapur ne ditet e sotme:ligesine(e kane thene dhe paraardhesit e tu ,qe,mos i bej tjetrit ate qe s’do te te pelqente qe te ta benin ty,por,sot ka njerez qe kenaqen nen mburojen e FORZES ose PUSHTETIT te marre ose te fituar me gjithfare lloj menyrash,qe te bejne vetem keq……………….s’ju duket se duke u deklaruar si ZOT i mire,e keqja do te ishte i vetmi KUNDERSHTAR i denje per tu eliminuar prej TEJE??

    te uroj gjithe te mirat ZOTI im(se sic duket edhe ti paske nevoje :)

  2. Admirim thotë:

    1 October 2006 @ 10:07 pm

    ti po kërkon që Zoti të ketë cilësi të njerëzve! Dhe Ai nuk është i tillë!

  3. gatwick thotë:

    1 October 2006 @ 10:49 pm

    Mundou te besh mire,ne se nuk ke mundesi te besh mire ,te pakten mos bej keq,kjo sentenca qe duhet te udheheq njeriun ..

  4. gezimi thotë:

    23 November 2006 @ 12:12 am

    do ta kisha pranuar ty por edhe ti mundohu te bindesh me fjalete mia ti zotri dori a po si pate emer
    se po vetem pergjigjmu ketu
    si je ti kush te maroi ty kushe maroi baben tend edhe nen tende kush prej nga pike ti si u krijua toka si qielli kush ta dha mendjen tende kush i fal njerezit e lig edhe te te te mbare kush e la dielin kush e la ujin pse per qka edhe qka na nevojiten hajde ma sjell nje pik uje kma nevoj per nje pik une me ujit bahqen??????
    bre i pa fe bre idiot nese nuk beson mos beso mire tha shoku nese nuk mundesh me be mire bile mos be keq jo qe po te ofendoj por ti ke mbet pa rruge ne skokem njerez te mbare afer 5000000000000 njerz qe besojm ne ZOT ne kokem te gjith budall bre batist i trazuar po si nuk te vjen marre si te behesh zot ti
    fakt se ZOTI na krijoi neve te vetmit njerezit qe te jemi te vetdijshem ne jemi vetem perveten ton zota por pse jopa nuk asht zot i vetvetes pse pse nuk je ti sakat por eshte dikush tjeter pse a din ti me ma dhan nje pergjegje pse na aq bmilrad njerez besojm a te gjith ne kokem buddal apo vetem ti je i menqur
    eshte fakt se nenuk e dim se qka ka ne ate boten tjeter por imagjino
    KURHANIN e ka leshu ZOTI permes melekes edhe na ka lene nje udhezim edhe ai lier perdoret nga shkenctaret me te medhennj te botes si psh
    aeroplani ka zbuluar njeriu duke kopjua shiqponjen apo nje shpez dhe te gjitha studimet jan nga vet KURHANI e pse kue dim ne se qka do te behet te ardhmen pse na udhezon ai se qka do te behet fol pergjigju

  5. shyhrete thotë:

    2 February 2007 @ 1:06 pm

    nese nuk ke mundesi te kryesh detyrat muslimane mundesin e ke per ti ndihmuar te varferit, prandaj beje ate dhe mundohu te mos mirresh me thashetheme por ti dush te gjith njerzit me zemer pa dallim race, kjo eshte qa kerkohet qe te jesh nje njeri i mir…

  6. xheni thotë:

    12 February 2007 @ 1:21 am

    haj medet ca njeriu jeton ne kete bote….a thua zoteri ateist?
    nese tere ate muhabet e ke bere sa per te shqetesuar te tjeret atehere ke gabuar rende, perkundrazi ke shqetesuar vehten sepse je krijese(nuk ke cilesi te njeriut me logjike te plote) konfuze, jeton dhe ende se ke kuptuar rolin tend, kush je dhe cka je, kush te kontrollon dhe drejton?
    Sa keq kur nuk i takon askujt, sa keq kur e ben vehten te te fyjene njerzit…..ke menduar se je me i mencuri?
    mbledh mendjen o njeri se ora ne big ben po ecen…..
    bisedo me shpesh me vehten dhe mos u shiko shume ne pasqyre se kjo te ben dem..te ben me mendjemadh.
    mendo sepse as mendja nuk ekziston vetvetiu

    ****************************************

    ky shkrim eshte “pastruar” si pasoje e perdorimit te nje fjalori te papershtatshem!

    ****************************************

  7. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 February 2007 @ 1:52 am

    Hmm, ironia më e madhe është që tërë fetë mundohen t’i bëjnë njerëzit të duan njëri tjetrin dhe si rezultat ata që urrejnë më shumë janë po fetarët. Akoma në pritje të Zotit 1.0 se ky që besojnë njerëzit është akoma vaporware.

  8. KLODI thotë:

    12 February 2007 @ 3:33 am

    Ai ateisti “piset” me lart , meret me gjera qe filozofia i njeh akoma “mistere” . ateisti na i ben te ditura booohhh cfar injorance.
    ……..perse ky ateisti nuk arrin te na shpjegoje “natyren” ????
    perse nuk na thote pse njeriu fizikisht eshte perfekt???
    perse nuk na thote pse sistemi diellor eshte perfekt???
    perse nuk na thote pse lindi jeta? pse jetojme? nga erdhem? ku do shkojme? kush jemi? pse nuk lindem 900 000 000 vite me pare???
    pse nuk na shpjegon diten? naten? diellin? dheun? bimet?
    perse nuk do qe te kuptoje lindjen e nje njeriu nga nje pike “uji”???
    perse nuk sheh perfeksionin ne cdo gje themelore????

    e dini perse nuk i ben keto????
    sepse eshte injorant!!!!

  9. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 February 2007 @ 4:05 am

    Klodi, unë e pranoj që jam injorant për shumë gjëra, por jam disi më pak injorant se ata që kujtojnë se i dijnë përgjigjet e tërë pyetjeve të mësipërme. Mosditja e përgjigjes (disa prej pyetjeve edhe mund të mos kenë përgjigje) s’do të thotë se duhet të shpikim një përgjigje. Ke marrë gjë përgjigje nga Zoti? S’ma ha mendja se do të kishte bërë bujë. S’jam nga ata që duhet ta di patjetër pse jam i gjallë. Thjesht jam dhe kjo më mjafton, nëse s’të mjafton përgjigja e jetës, universit, dhe gjithçkasë është 42. Sa për përsosmërinë, kam vetëm një fjalë apendiski. S’di se ç’dobi ka për ty, por unë do të ndihesha paksa më i përsosur po të mos e kisha.

  10. KLODI thotë:

    12 February 2007 @ 5:16 am

    Dori , ketu nuk eshte ceshtja ” i di” “nuk i di” , ketu eshte gjithshka ne te konceptuar.
    un nuk kerkova nga ty (apo ndonje tjeter) pergjigje nga ato pyetjet me lart , sepse per ty e di qe eshte e pa munder dhe sakrifice te pergjigjesh. ato jane pyetje qe ngrene pikepyetje pa limit sepse cdo pyetje te tille un mund ta shumezoj me nje numer pa limit, ashtu sic eshte hapsira , koha , materja ne te cilat jetojme neve.
    Mos u sforco kurre te japesh pergje atyre pyetjeve , por (sipas teorise tende) mos u mundo as ti injorosh si pyetje , sepse egzistojne!!!!
    sinqerisht ndjehem pak “pesimist” nga pregatitja artificjale dhe shum te kontrollueshme te atij ateistit me lart , sepse ai le anash shum argumente te tjere ,qe Feja i trajton ne perballje te tilla , si pershembull trinomin koh , materje , hapsire ………jane pikerisht keto gjera te cilat feja i trajton Pa limit ,dhe per te ndertuar nje gje “pa fillim” dhe “pa fund” duhet nje fuqi mbi natyrore , dhe ky eshte perfundimi i te gjitha feve monoteiste.
    te mos mendosh dhe te mos provosh te pyetesh as per perfeksioni e renditjes te pese gishtave te nje dore , apo per vendosjen perfekte pe tipareve , apo funksioni perfekt te hundes , apo funksionin perfekt te gojes , etj etj etj ……..pa fund ………. do te thote te mos thuash “faleminderit” , do te thote te jesh “egoist” do te thote te mos jesh mirnjohes.
    do te ishte shume llogjikes (sipas meje) sikur njeriu para pasqyres te shikonte syrin e tij , te fillonte te meditonte per perfektesine e tij , per funksioni precis te tij ……. dhe sipas meje do te ishte injorance nese dikush para pasqyres do te thoshte qe; ” ja , eshte tjesht nje sy, cme intereson si eshte , pse eshte , mua me eshte dhene dhe un nuk dua ta di nga vjen , pse eshte bere keshtu , pse pse pse pse pse !!!

  11. edrus thotë:

    12 February 2007 @ 5:39 am

    Dori,TI ‘gabon’ tek pika 5 :)
    ..Ti ‘gabon’ edhe qe pergjigjesh ne komente…
    … duhet te zbatosh direkt piken 2 (kjo do te ishte pergjigjja me e mire persa i perket mosrespektimit te rregullave te Zotit,qe disa ne Emer te tij,fillojne ngrene probleme qe as vete s’dine se perse i hapin :( )

  12. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 February 2007 @ 6:08 am

    Edrus, e tërë çështja e artikullit ishte parëndësia e rregullave të vëna nga fetë pasi ato rregulla nuk kanë kuptim kur ngrihen në shtatin e një qënieje madhore. Ato janë rregulla të shkruara nga njerëz të thjeshtë dhe si të tilla s’ka kuptim zbatimi si detyrim ndaj një qënieje madhore.

  13. edrus thotë:

    12 February 2007 @ 6:20 am

    Dori,s’ke nevoje te me sqarosh mua :),bile ben mire qe s’kerkon te sqarosh as edhe ata qe duke zbatuar rregullat e Zotit,kalojne ne fanatizem ekstrem duke dale keshtu nga rruga e Tij(me gabimet qe fanatizmi dhe extremizmi te cojne pashmangshmerisht kur gjerat i ben pothuajse verberisht,dhe qe ne emer te fjales se Zotit,harrojne qe te shikojne dhe ato fjale te Tijat qe dhe Laiket i bejne pasuri per nje bashkjetese paqesore :) )

  14. KLODI thotë:

    12 February 2007 @ 6:23 am

    Dori thotë:
    12 Shkurt 2007 @ 6:08 am

    Edrus, e tërë çështja e artikullit ishte parëndësia e rregullave të vëna nga fetë pasi ato rregulla nuk kanë kuptim kur ngrihen në shtatin e një qënieje madhore. Ato janë rregulla të shkruara nga njerëz të thjeshtë dhe si të tilla s’ka kuptim zbatimi si detyrim ndaj një qënieje madhore.

    ———-
    Dori , me kete qe the , na tregove qe ti ke dyshime edhe per hijen tende dhe ketu na solle pasqyren si zevendesuese.
    te jesh ateist , do te thote , jovetem qe fete ti shumezosh me zero , por edhe egzistencen e zotit ta quash te pa mundur.
    tani qe u gjende si “vetem nje derr ne pylle” , po mundohesh te fshihesh nen shkronja duke na thene qe problemi i ateisteve na qenkan vetem fete.
    Dori , me shum respekt te them qe ti edhe “mendimin” kerkon ta materjalizosh. kete perpjekjen tende te qesharake vendose ne vend te pare te renditjes , pastaj nga vendi 2deri tek vendi 99 lere bosh , dhe ne vend te 100 vendos “mitin e sizifit”.
    dori , do doja te dija (po prisja te dija) se si i koncepton ti fillimet dhe fundet e kohes , hapsires , materjes?????

  15. KLODI thotë:

    12 February 2007 @ 6:28 am

    Shfajësimi: Unë s’dua të fyej askënd me këtë shkrim dhe nëse jeni besimtarë të devotshëm më mirë të mos ta lexoni fare se sa tu nxihen gjakrat kot.
    ———–
    rolin e djallit po provon te luash ketu?????

  16. KLODI thotë:

    12 February 2007 @ 6:34 am

    Dori , meri te gjith postimet a tuaja , ziej , pastaj pij lengun.
    nuk kane asnje baze , asnje grad , jane asgje !!!
    Shnet Doro , dhe heren tjeter na sill ndonje perralle me te bukur.

  17. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 February 2007 @ 6:35 am

    Klodi, unë s’para i pëlqej kategoritë, por ateist është më e afërmja. Ka ateistë të fortë që thonë “zoti nuk ekziston” ka edhe ateistë të dobët që s’besojnë se zoti ekziston (http://en.wikipedia.org/wiki/Weak_and_strong_atheism).

    Sa për fillimin dhe fundin, s’kam ndonjë koncept të veçantë. Ndoshta s’ka as fillim dhe as fund, thjesht vazhdim nga një lloj energjie në një tjetër (diçka si ligji i dytë i termodinamikës jo si budizmi).

    Shfajësimin duhet ta kishe lexuar në fillim jo në fund :)

  18. KLODI thotë:

    12 February 2007 @ 7:26 am

    Dori , me fal qe po ta them , por ti “ngrohesh” me fjalet e tuaja dhe peson ate ligjine dyte te termodinamikes. edhe ne aspektin virtual , te “pertosh” te meditosh do te thote te jesh dembel. po je dembel je parazit!
    nejse dori , te keshilloj te mos presesh me Godon , sepse eshte dram e trilluar nga nje njeri si ti , si un !

  19. e.T thotë:

    6 August 2007 @ 7:14 pm

    Po te isha une zot.
    Do i kisha ndaluar rreptesisht ç’do emigranti te jap mendime se si eshte me mire Shqiperia, dje apo sot.
    ne 17 vjet me ka munguar energjia elektrike 40 minuta
    birren e ftoh me uje te rrjedhem, si dikur ne atdhe shalqinin..
    sot lexoja ne nji gazete qe ne Tirane uje kishte nga ora 4-5 dhe 18-20
    (katet e para )
    Ps. s’eshte nevoja te kesh familjare ne Shqiperi per te.. thyer kompjuterin….

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.