Login



Register

PO TANI???

mediu-nishani.JPGFytyra mafiozesh shqiptare, shkaktaret e vertete te asaj qe ndodhi shohin nga larg cfare kane mbjelle me duart e tyre. Disa prej tyre jane te gezuar se u doli nje rast me shume ne shteg per t’u sjelle si heronj para kamerave. Por disa te tejre, te sojit te tyre duken shume te preokupuar, jo sepse disa dhjetara punetore te vobekte kane humbur jeten, jo se qindra te tjere kane mbetur te plagosur, por sepse e gjitha kjo do kete pasoja te tjera. Se helbete do te ngrihet dikush e do thote si eshte e mundur qe ndodhi kjo katastrofe, ne mes te dites nga dora e vete njerezve. Mbase do te hapen edhe disa deftere e do nxjerrin ne drite disa te verteta te tjera qe me pare nuk i dinin shqiptaret, ashtu sic nuk e dinin se ne zemer te Shqiperise buze shtepive te nje fshati cmontoheshin mijera e mijera tone armatime te ndryshme, predha, barut, dinamit etj.

Po do te ngrihet dikush e do pyese se ku eshte e pare e degjuar qe shteti t’i vendose njerezve mijera tone dinamit tek dera e shtepise dhe pastaj t’i hedhe ne ere? Dhjetera te vrare, qindra te plagosur mijera shtepi e biznese te shkaterruara, te mbjella te gjitha keto nga dora e ketij shteti mafiozesh. Cili minister e qeveritar ka vendosur te shkaterroje gjithe arsenalin e armeve brenda zones me te populluar ne Shqiperi, midis Tiranes dhe Durresit, buze autostrades kryesore dhe aeroportit te vendit? Po sikur ne ate moment te kishte nje avion ne fluturim ku do kishte perfunduar?

Natyrisht qe Mediu e ndjen veten te pafat. Do s’do, atij do t’i mbetet ne dere. Dhe ku e gjeti tamam tani qe po percaktohet ndarja e tortes se ardhshme te pushtetit. Po kryhet reforma zgjedhore e tani kane nje pretekst te forte per te me lene pa thele. Se domosdo ketu ka dicka qe nuk shkon. E para eshte se procesi i cmontimit ka kosto shume te larta dhe Saliu dje e pranoi qe kishin harxhuar diku tek 30 milion dollare. Po aty ku ka shume para ka edhe shume cakenj qe jane sulur te marrin ndonje pjese. Do dale pastaj se pse ngriten kete fabrike ne mes te Shqiperise prane rrugeve kryesore e zonave te banuara, pasi kostot do ishin shume me te larta po ta ngrinin atje lart ne mal. Do dale se punetoret merrnin si rroge 150 mije leke te vjetra ne muaj, dhe ne ato deftere jane shenuar ndryshe pasi jane llogaritur si rroga specialistesh te larte qe kryejne pune te rrezikut te vecante. Do te zbulohet ne ato deftere se ishin parashikuar shume masa mbrojtese tek zerat e shpenzimeve, por qe ne te vertete nuk jane zbatuar kurre. Do te zbulohet se te gjithe punetoret i nenshtroheshin trajnimeve te shtrenjta por qe ne fakt keto trajnime nuk kane ndodhur ndonjehere, e kushedi sesa te tjera si keto. Ky popull do kerkoje nje koke turku, dhe fati duket se po ngryset per Ministrin simpatik.

Ministrin nuk e ze gjumi, sepse e di se dicka do te pesoje. Dikush ndonje vit me pare nga Amerika e larget i kishte thene publikisht te kishte kujdes me luksin ku jetonte. Valle a do guxoje tani ky njeri te shkoje tek banoret e zones, te tregoje orat e tij luksoze tek familjaret e viktimave dhe t’u thote se per ato ora, per ato benza, per ato vila qe ky minister posedon, u vrane keta, njerez, u plagosen qindra te tjere, u shkaterruar mijera shtepi e biznese, u vrane qindra bageti e u shkaterruan fushat e mbjella ne zemer te vendit.

Natyrisht qe nuk do te kete guxim…

“Lazarati”
16 Mars 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. Aiglon thotë:

    16 March 2008 @ 1:29 pm

    Po tani ? E njejta pyetje dhe per minen e bulqizes para disa muajsh. Asgje nuk ndryshoi, vellai i kryetarit te bashkise, mafia e PD-se vazhdoi “punen” e qete ashtu si dhe aksidentet e minatoret e plagosur. Ore, une nuk do rri pa e perseritur, KJO QEVERI DUHET ZHDUKUR E TERA me ne krye kriminelin me te madh qe ka ky vend, Sali Berishen.

  2. zimi thotë:

    16 March 2008 @ 1:37 pm

    zgjohuni shqiptare,keta mafiozo-komunistet jo vetem qe u mohojne te drejtat elementare per te jetuar(buke,uje,drita)por edhe te marrin jeten per tu pasuruar me pushtet ekonomik e politik

  3. Pjer Thomas thotë:

    16 March 2008 @ 1:49 pm

    ….Do te zbulohet se te gjithe punetoret i nenshtroheshin trajnimeve te shtrenjta por qe ne fakt keto trajnime nuk kane ndodhur ndonjehere, e kushedi sesa te tjera si keto…..

    Abuzime me trajnimet ka dhe kendej, ku qeverite dhe EU paguajne miliona per trajnimet e njerzeve, por te pakten kendej ne Europe, behen trajnime dhe vidhen ca therime, jo krejt fondi.

  4. Aiglon thotë:

    16 March 2008 @ 1:55 pm

    Dikush tha qe nje gazete e NY-ut do te publikoje nje artikull mbi skandalin e kontrates e per te cilin gazetari ne fjale ka mbi 6 muaj qe heton. Ja nje mesim i mire per gazetaret shqiptare, kane frike per cdo gje dhe jane “vete syrgjynosur” ne nje gazetari pseudo-informative. Ata duhet te bejne investigime paralele, te takojne njerezit, te kerkojne per skandalin e te kerkojne me te madhe DOREHEQJEN e shefit te qeverise e te ministrit te mbrojtjes.

  5. toko thotë:

    16 March 2008 @ 6:04 pm

    Doreheqja eshte gjeja me e pakte. Duhet denime. Ja dha doreheqjen e pastaj? Milionat i ka bere jeta do te vazhdoj po e njejte per te. ( vech megallomania se eshte minister apo kryemminster do te ndryshoj Shume pak, krahas milionave qe ka bere))Pasardhesi i tij do te kte cte mesoj Bej vella bej krime se jeta vazhdon njesoj edhe per ty. Duhen denime dhe denime te repta Po kush ti kerkoj ket denime?. Ja e hoqem Sollakun dhe vune Ramen ( jo Edvini. Po se mos Edvini do te bente ndryshe) Cfare do te jete ndryshimi. Sakrifikuma shume per ate dreq Sollaku dhe fituam azgje ne fakt humbem edhe me shume . Dreq o pune me kete popull Thua akoma do te vazhdoj te mbetet i genjyer edhe kur i vene dinamit tek dera e shtepise?

  6. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2008 @ 6:30 pm

    shpresojme nje plasje pak me e vogel tek parlamenti kur behet seanca per rritjen e rrogave te deputeteve, keshtu jemi te sigurt qe jane te gjithe

  7. Tironsi thotë:

    16 March 2008 @ 6:33 pm

    “Thua akoma do te vazhdoj te mbetet i genjyer edhe kur i vene dinamit tek dera e shtepise?”

    Shume shpejt do duket toko. Po nuk reagoi mileti dhe mbas asaj qe tha Berisha sot, une do e flej mendjen qe s’ka per te pasur me asnje lloj reagimi.

  8. Koth thotë:

    16 March 2008 @ 6:37 pm

    Tironsi,

    ca tha Berisha te ndryshme sot ??

  9. Tironsi thotë:

    16 March 2008 @ 6:56 pm

    Ke te drejte mo plak. Po thaseh se mos te pakten do rreshkiste me ndonje fjali te tipit “nuk eshte koha per…” ose “pergjegjesit do te dalin para ligjit, kushdo qofshin ata”
    po jo MINISTRIA NUK KA FAJ!!!!!!!!!!
    Do mbaje ndonjehere pergjegjsi ky? Se piramidat ja boni Ben Malaj; 97 Sabit Brokaj me amerikont; Cmimine bukes e rriti mafia e miellit, po municionet kush ja coi te dera e Gerdecit? Prape e perseris, po s’u ndiem dhe tani, ka maru cdo gje.

  10. Aiglon thotë:

    17 March 2008 @ 12:16 am

    Sa per kujtese, janar 2004, Lexoni Reagimin e Doktorit per te mbyturit e sazanit. Fatkeqesisht, Edi Rames i kane kerkuar ta mbylle gojen deri sa te marrim ftesen per ne Nato keshtu qe nuk e besoj se do te beje te njejten gje si Doktori kur ishte ne opozite :

    Tragjedia e Vlorës

    reagimi i politikës

    Opozita arriti të mbledhë 35 firma deputetësh për seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit

    Tragjedia të enjten në Kuvend
    Pëllumbi: Jam dakort. Berisha: Nano të japë llogari për ikjen

    Elisabeta Ilnica

    Sesioni i parë i punimeve parlamentare për këtë vit do të hapet me seancë të jashtëzakonshme. Të enjten, deputetët duhet të paraqiten në Kuvend, pasi opozita ka mbledhur mbrëmë në darkë, firmat e nevojshme për të zhvilluar seancën jashtë rradhe.

    Ndërsa, sot në mëngjes, kërkesa e tyre do t’i prezantohet kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. Ky i fundit, edhe pse ka dhënë një “ok” paraprak, pritet që të miratojë kërkesën e opozitës në bazë të rregullores. Pëllumbi do të ndjehet i detyruar që brenda 5 ditësh, të japë një përgjigjie zyrtare. Dhe, duke qenë se sot është ditë zie kombëtare, atëhere kreut parlamentar nuk i ngelet ditë tjetër, veç së enjtes për të zhvilluar seancën. Kjo ditë është parashtruar edhe nga vetë deputetët që kanë firmosur kërkesën, nisur nga synimi për të respektuar zinë minimale triditore të familjarëve. Gjithsesi, rregullorja përcakton se “kërkesa për thirrjen e sesionit të jashtzakonshëm të Kuvendit nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri, ose nga 1/5 e të gjithë deputetëve. Në këto raste, Kryetari i Kuvendit thërret sesionin jo më vonë se pesë ditë nga paraqitja e kërkesës, mbi bazën e një rendi dite të përcaktuar”.

    Berisha mbledh 35 firma
    Burime pranë Selisë Blu, kanë konfirmuar mbrëmë për gazetën “Panorama” se iniciatori i gjithçkaje, ka qenë vetë lideri demokrat, Sali Berisha. Për 48 orë me rradhë, ai është kujdesur në mbledhjen e firmave, për të cilat është dashur edhe ardhja e disa deputetëve të PD-së nga zonat elektorale të tyre. “Objekti i seancës së jashtzakonshme do të jetë papërgjegjshmëria e kryeministrit Nano, i cili në vend që të kthehej urgjentisht, vazhdoi turneun e tij. Kreu i qeverisë të përgjigjet për tragjedinë e ndodhur në brigjet e detit Jon”, shprehen burimet. Sipas tyre, kreu i PD-së, edhe pse ka respektuar ditën e djeshme si zi kombëtare dhe ka ulur në gjysmështizë flamurin në Seli, më shumë se kurrë është përpjekur për të zhvilluar këtë seancë. Megjithatë, burimet nuk konfirmojnë dot një seancë për ditën e sotme, nisur nga fakti se qeveria ka ndërprerë të gjitha veprimtaritë në institucionet shtetërore. Ndërkohë, edhe viti që kaloi ka patur zhvillimin e dy seancave të jashtzakonshme parlamentare, kurse ky vit për herë të parë do të hapet me të.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit
    “Qeveria gënjeu për mbylljen e trafiqeve”

    Qeveria ka gënjyer për nivelin zero të trafikut të qenieve njerëzore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i ka bërë thirrje Ministrisë së Rendit Publik që të pastrojnë rradhët e policisë dhe strukturave të tjera të kësaj Ministrie, nga njerëzit e inkriminuar dhe të korruptuar që me qëndrimet dhe veprimet e tyre, ndihmojnë, favorizojnë, ose nxisin krimin e organizuar. “Gjykatat shqiptare nuk kanë dënuar asnjë person për trafik të qenieve njerëzore, figurë krimi e parashikuar nga neni 110/a i Kodit penal”, ka denoncuar Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Sipas këtij Komiteti, qeveria shqiptare duhet të bëjë përpjekje maksimale që edhe shtetasit shqiptarë të trajtohen në mënyrë të barabartë lidhur me dhënien e vizave. KSHH-ja ka theksuar se “kriminaliteti është një fenomen që nuk zhduket me deklarata, apo vetëm me fushata. Parandalimi i tij kërkon masa efikase dhe rritje të përgjegjsisë, forcim të luftës kundër korrupsionit, etj”.

    Pollo: Deputetët e Vlorës janë fajtorët

    “Organet e punëve te brendshme në Vlorë dominohen nga një rreth nepotik i lidhur me deputetët e qytetit dhe i përkrahur nga maja e piramidës së PS”, kështu ka deklaruar dje, kryetari i reformatorëve Genc Pollo, duke akuzuar direkt deputetët e Vlorës, të cilët i përkasin kryesisht PS-së dhe PSD-së. Në qëndrimin e tij ndaj ngjarjes tragjike të ndodhur në Vlorë, Pollo theksoi se tragjedi të tilla vijnë për shkak të varfërimit të thellë, i cili vjen si rezultat i qeverisjes së keqe të socialistëve dhe implikimit të tyre me krimin: ”Aleati më i mirë i tragjedisë së emigrantëve do të ishte harresa jonë pasi të jenë varrosur viktimat. Supertrafikantët e padronët e tyre dëshirojnë pikërisht këtë për të ruajtur status quo-në dhe për të vijuar me tregtinë e tyre çnjerëzore. Varfërimi masiv që ka sjellë stanjacioni ekonomik dhe pasurimi i favoritëve të pushtetit, krijon potencialin e tragjedisë”, tha Pollo. Lideri reformator ka denoncuar përfshirjen direkte të përfaqësuesve të shtetit, në trafikun njerëzor, duke e cilësuar atë të rëndë, sa dhimbja e familjarëve që humbën jetën në këtë tragjedi:”Por përfshirja direkte e zyrtarëve të policisë në trafikun njerëzor është aq alarmante sa ç’është therëse dhimbja për tragjedinë e gomones”. Ai i ka kërkuar qeveritarëve të rikujtojnë operacionin “Puna” në verën e vitit që shkoi, ku u pezulluan nga puna disa zyrtarë të policisë së Vlorës për pengesa në kryerjen e operacionit, të cilët sipas tij, pas pak javësh erdhën e u ngritën në detyrë:”Kujtoni çfarë ndodhi pas operacionit “Puna” në gusht 2003, me të cilin Nano nisi qeverisjen. Disa zyrtarë të lartë të policisë e ShISh-it në Vlorë u akuzuan si pengues e sabotues dhe u pezulluan nga detyra. Pas dy-tre muajsh ata u riemëruan të gjithë, ku kishin qenë, ose erdhën në Tiranë me ngritje në detyrë”. Duke e vlerësuar këtë rast si rihapje të portave të trafikut, Pollo i ka bërë apel drejtuesve të shtetit dhe politikës në përgjithsi të bëjnë maksimumin për të mos harruar atë që ndodhi një ditë më parë, pasi një gjë e tillë do të ishte tradhti për të vdekurit në këtë tragjedi:”Në qoftë se edhe kësaj here harrojmë çfarë ndodhi, merremi me ngjarjen e rradhës që do të vijë pas një jave a dhjetë ditësh, atëhere të gjithë kemi tradhtuar të vdekurit që sot varrosen e ngushëllimet për të afërmit e tyre. Do të kemi nje ndërprerje të spastrimit, procedime penale të mekura dhe mosdënime për „mungesë provash“ dhe së fundi, rikthim ku ishim”, tha Pollo.

    Reagimi
    “Mjaft”, qirinj para godinës së qeverisë

    Kryeministria “ndr-içohet” nga qirinjtë e Lëvizjes “Mjaft”. Në shenjë proteste, ata kanë ndaluar për pak kohë para godinës dhe kanë shprehur indinjatën e tyre për ngjarjen tragjike të para tri ditëve. “Ne jemi të lodhur nga deklaratat boshe të sukseseve, nga premtimet demagogjike dhe nga sharjet zhurmëmëdha, të cilat deri tani u kanë zënë frymën përpjekjeve konkrete për t’i dhënë përgjigjie zërit të vuajtur të dhjetëra, mijëra familjeve shqiptare dhe realitetit të tyre. ‘Mjaft’ ngre zërin ndaj qeverisë dhe strukturave shtetërore që në vend të varfërimit të qytetarëve me anë të çmimeve jetike, të na japë realisht shembuj të përpjekjeve për një përmirësim të cilësisë së jetës në këtë vend”, thuhet në deklaratën që lëvizja “Mjaft” ka bërë dje. Ata kanë theksuar se sipas INSTAT-it, vetëm 33 përqind të individëve kanë një punë dhe kur përafërsisht një në 5 fëmijë, është i pazhvilluar siç duhet për shkak të kequshqyerjes. “Ne mendojnë se duhet të ndalemi dhe të kërkojmë rrënjët e kësaj tragjedie”, shprehet “Mjaft”.

  11. toko thotë:

    17 March 2008 @ 3:01 am

    Azgje nuk do te ndodhe me kete popull. Lexoja sot disa nga komentet ne bloget e disa gazetave kryesore.
    “Duhet gjakftohtesi qeveri do te nxjere fajotret” shkrunate njeri
    “Kam besimn tek qeveria ime “thote nje tjeter
    “Keto jane pasoja te komunizit, qeveri po ben te paunderen” hidhet nje tjeter.
    Une kisha pak shprese se mbase pas kesaj te gjithe do te thonin
    Qeveria te jape doreheqjen. Por si gjithmon gabim e kisha Harova shpejt qe u desh 97 qe Berisha te jape dorheqjen. Vora? hic fare nuk ndjehet te qeveria Nje e pickuare mize. Ehu sa duhet per te rezuar kete qeveri. Sa kohe ka militantet qe as gjaku i pafajshem i te vrareve e plagosurve ne Vore nuk i ben te kthejne rruge Qeveria eshte ne rregull. Rrofte militantizmi dhe mjere mileti

  12. qyqari thotë:

    17 March 2008 @ 3:39 am

    Po tani??? Tani hic, do presism qetesisht tragjedine e radhes.

  13. agroni thotë:

    17 March 2008 @ 4:51 am

    Po tani, bomba berthamore qe mangut.

    Po nuk vajti ajo bombe e shperthim te politika, e ta ndiej vete ajo, as kane per te vene mend.

    Politikanet e botes, ne vendet kapitaliste, presidentet a kryeministret ua kane cuar remujen te dera e tyre, madie jeten e kane pasur ne risk te madh, te ne sakrifikohet nje popull per ca plehra.

    Gerdeci duhet te vej aty te mesi i plehra ne kryeministri, ministri e gjithe furiqet ku fshihen plehrat e grukesit e ketij kombi.

  14. Liri thotë:

    17 March 2008 @ 12:07 pm

    Tani, duhet te mblidhemi perdite para Kryeministrise dhe te kerkojme burgimin e fajtoreve te vertete, ketyre krimineleve qe kudo qe shkojne mbjellin gjak. Burgu per Berishen, Mediun dhe kliken e kriminelve e trafikanteve qe u vijne nga pas.

  15. bledi thotë:

    17 March 2008 @ 12:36 pm

    Reagimi
    “Mjaft”, qirinj para godinës së qeverisë
    ……………………………………………….

    Aty seshte per te ndezur qirinj, atyre duhet tu cosh Gerdecin te dera e tyre, ta pesojne ate qe ka pesuar ky popull nga keta.

    Aktivitetet e mjaftit jane per nje shoqeri tjeter, per kete shoqeri qe kemi ne e per keta derra, do tjeter gjuhe.

  16. Tironsi thotë:

    17 March 2008 @ 12:51 pm

    Tani duhen mledh ato predhat qe jane shperndare neper fshatrat perreth dhe i duhen hedh Sales te oborri i Kryeministrise.

  17. bledi thotë:

    17 March 2008 @ 1:09 pm

    Duhet ti flasesh me gjuhen qe mer vesh.

    Ose duhet ti vej Gerdeci direkt te dera e tije, qe te mari vesh, e te shporet.

  18. Liri thotë:

    17 March 2008 @ 3:35 pm

    IKU, SAPO DHA DOREHEQJEN MEDIU.

    TANI TE SHKOJE VETE TE DERA E BURGUT

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.