Plumbi i Kostandinit!

Tregim

Kostandini nuk është ai personazhi i baladës tek “Kush e solli Doruntinën” apo ai vëllai ivogël tek kënga e Dhoqinës. Kostandini është një njeri i thjeshtë, me profesion mësues, që, sado që ka mbi tri dekada që jep mësim, nga shteti është nëpërkëmbur, me gjithë fatkeqësinë e madhe që ka pësuar ku, para së gjithash, fajtor është shteti. Ka një histori të dhimbshme, unike në llojin e vetë dhe është me te vertetë jo vetem në hall, por i stresuar, domosdo, se ka gati mbi 10- vjet që fle, punon, jeton bashkë me një plumb që e ka mu në pikën më delikate: mu në kokë.
Bëni pak durim dhe ta ndjekim atë në gjithë dinamikën e kësaj fatkeqësie, e cila, ka ndodhur në pranverë të vitit 1997. Pranverë e hidhur ajo 1997 për vendin tonë. E di që ndokush (dhe nuk do jetë i vetëm) do thotë: more ç’ke? Pse u kthehesh këtyre viteve prapa dhe bash atij më të ziut 1997? Po ju përgjigjem se me punën që kam patur, detyrohesha që t’i shetisja, pothuaj, të gjithë fshatrat e Fierit dhe sytë nuk më kanë parë aspak mirë. Më kanë mbetur të varura në kujtesë dhe zor që t’më hiqen sysh, derisa kujtesa ime të kthehet si një pus i tharë.
Kostandini, ky personazh i këtij tregimit tim, është një ish nxënësi im. Më saktë: ka qenë në klasën e shtatë në vitin 1959. Nxënësi më i mirë i klasës dhe, pasi vazhdoi pedagogjiken, aty nga viti 1964 doli mësues. Është nga fshati Ndërnënas i Libofshës dhe, për ata që nuk e njohin gjeografinë e kësaj zone (natyrisht, nuk kanë si ta dinë me imtësi? ! ) pas këtij fshati, nuk ka fshat tjetër dhe vec një fshatthi të vogël që quhett Hasturkas, mandej do ecësh në këmbë rreth dy ore e mbrrin në det. Djathtas është këneta e Karavastasë dhe asgjë më. E bëra gjithë këtë digresion për t’u thënë se është shumë larg nga Fieri. Kostandini në shkolën e fshatit të tij (Ndërnënas) jep fizkulturë dhe i apsionuar pas sportit, sado që i ka kalur 50- tat, duket si djalosh dhe e ke pa të vështirë që t’i përcaktosh moshën. Pse është i apasionuar pas sportit dhe, sidomos, futbollit edhe në vitin e hidhur 1997, kur batarete e pushkëve (sidomos kallashëve) kërcisnin , po t’i referohemi një termi të kohës, si në bregun e lumit Jordan, ai, pasionati, nuk mund të rrinte pa iu përgjigjur ftesës të një kolegu të vete nga Verria (fshat tjetër në Fier) që me skuadrën e tij të fshatit të zhvillonin një ndeshje futboli. U tha, u bë. Pajtoi dy furgona, mori çunat dhe bëri jo pak po gati 40 km rrugë në atë ditë prilli. Bën ndeshjen dhe morën rrugën e kthimit. Pikërisht në të dalë të fshatit Petovë, shikojnë jo pa tmerr, që u kanë zënë rrugën katër njerëz me automatikë në krah. Njëri (ndoshta kapua? ) mori shënim me gisht në këmbëz në drejtim shoferit. Shoferi frenoi. Dhe tjetri, pas tij, bëri të njëjtën gjë. NJë nga të katërtët doli pas furgonit të dytë: dhe ai me gisht në këmbëz. - DO zbrisni një nga një! - urdhëroi kapua. Zbriti i pari. Njëri nga banditët e kontrolloi: gjeti dyqind lekë (të reja sigurisht? E sa mund të kishin këta fshatarë që ishin nisur vetëm për një ndeshje futbolli? ! ) - Prit këtu! - urdhëroi kapobanda dhe, ndërsa dy të tjerët ruanin, ky , i katërti, i kontrolloi një nga një. Dhe si i”volën” mirë i mirë, demonstronin forcë duke bërë shantazh. Më i vjetri i këtyre të rinjëve qe mësuesi, Kostandini. U thotë këtyre bastardëve: - Mirë nuk bëtë, se ne jemi vëllezërit tuaj, por, në fund të fundit, nuk ka gjë. Tani ju lutemi na lëshoni se kemi për të bërë edhe 20 km rrugë. PO ku kuptojnë bishat gjuhën e urtë. Aq më shumë të një mësuesi shëmbullor që është vetë urtësia si Kostandini. - Ju, vëllezërit tanë? - qeshi kapobanda. “Trimat e Selfo Qorrit ia dhanë të qeshurit sikur i mbanin iso kapobandës. Qeshja qe si angullimë dhe i stresoi edhe më shumë ata fatkeqë. Por Kostandini që ishte dyfish i stresuar: se mbante ngarkesën e 20 njerëzve të tjerë që ishin krejt të rinj. Pothuaj në një moshë me ata”trima” që po ikërcënonin me armë. Dhe foli prapë: - Po ndonjëgjë tjetër nuk kemi më, tani çfarë kërkoni më? Dhe kapobanda: - Pa këputi një plumb mollaqeve këtij”burazerit”. Dhe , sakaq, (oh, se ç’çast i zi? ! ! ! ) një nga trimat ikëput një plumb. Po jo në mollaqe, por drejt e në kokë! U gremis i shkreti Kostandin dhe bashkëshokët i zu llahtara. “Trimat” kur panë që u këput për tokë, ia dhanë vrapit dhe ikën në ligësinë e vetë kriminale. Furgonët u kthyen për në Fier dhe e çuan urgjent në spital. Mjekët dhanë ndihmën e
parë dhe, kur e panë se nuk mund t’ia hiqnin plumbin, e nisën për në Tiranë. Aty bën përpjekje, por specalisti e vuri re: qe jashtëmundësive të kirurgjisë shqiptare. Duhet të kurohesh jashtë, i thanë njëzëri specialistët, se çdo ndërhyrje jona e ka probabilitetin e rrezikut të madh. Të kurohej jashtë? Po kjo ishte vetëm një fjalë goje. Se mësues Kostandini nuk e përballon dot një “luks” të tillë që vetëm luks nuk është. Dhe u orvat ai shkallëve të minsitrive: të shëndetësisë e të Arsimit (siodomos të Arsimit ku ka kontribuor mbi tri dekada! ) që ta ndihmonin në këtë hall, por, mjerisht, asgjë. Plumbi i zi është atje në kokë dhe ka mbi 10- vjet që “fle” me të. Dhe shteti (s’e kam fare për politikë) në vend ta ndihmojë këtë fatkeq që e pësoi për faj të shtetit, tregohet i pafuqishëm, dhe Kostandini me plumb në kokë punon ende; luan ende: Se do që të jetojë. E vetmja gjë që ka bërë , i shtytur nga nevoja, është që të lërë shtëpinë që ka në Ndërnënas (mbi 30 km larg nga Fieri) dhe erdhi në vitin 2000 të banoj me qira në një lagje në të hyrë të Fierit. E bëri këtë sakrificë vetëm e vetëm për të qenë afër mjekëve. Se plumbi rri atje mbi kokë dhe, ndoshta, siç thonë mjekët një ditë mund të”zgjohet”. Po ndodhi kështu, mikut tim i rrezikohet, seriozisht, jeta. Ai rron me shpresë se një ditë, ndoshta, shteti do zgjohet para se të “zgjohet” plumbi i Kostandinit, dhe do ta ndihmojë shtetasin e vetë Kostandin Stasa, që ta heqë nga koka atë plumb që i rri varur mbi kokë si shpata proverbiale e Damokleut? Po kur? ! . . . Dhe Kostandini, tërë jetës së tij, nuk i ka bërë dëm qoft dhe një lulkuqeje dhe jo një njeriu.
Duke e mbyllur këtë tregim timin, them që, ndoshta, ndonjë hetues (me që do hapen dosjet e 1997) bie në gjurmet e atyre banditëve që jo vetem e plagosën këtë njeri kaq të mirë, po ia kanë lënë stresin me vete. Se nuk i thonë shaka që të flesh me një plumb në kokë. Shëndet të të bëhet i dashur Kostandin dhe të pastë nën kujdes Zoti!

Përparim Hysi, 9 tetor 2007

Dërguar për”peshkupauje”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. losttext thotë:

    10 October 2007 @ 6:48 am

    Papi, edhe Konstandini yt eshte gjithnje Konstandini i legjendes, vetem se s`e permbush dot premtimin e vetekuptuar (mireqenien e djemve te rinj dhe kthimin shendoshe te tyre prane familjes). Konstandini yt ka mbetur pezull mes jetes e kercenimit te vdekjes. Premtimi i tij, puna, jeta, misioni dhe pasioni qe kishte, shkurt, krejt ajo permbajtje qe i jep progres shoqerise, kane mbetur pezull bashke me te… Duket sikur, fatalisht, Konstandinet tane do munden ta “realizojne” misionin e tyre gjithnje nga pertej vdekjes, dhe prej saj… Vetem keshtu mesokemi, me kurbane ne themele monumentesh e me vrasje ndergjegjeje ne kujtese.

  2. emigrant thotë:

    10 October 2007 @ 9:02 pm

    Me kujton nje vjershe te Driteroit kjo me plumb ne koke….

    Prej një granate lufte më ka mbetur,
    Nga truri asnjë fletëz nuk e ndan,
    Një gjysëm shekulli s’lëviz ky hekur
    Me peshën më të pakët se tre gram…..

    …..si kemi thene Papi, heren e pare si tragjedi, heren e dyte si farse…. apo me mire si ulerime? A?

  3. Pjer Thomas thotë:

    11 October 2007 @ 7:37 pm

    Ngjarja eshte e dhimbeshme, dhe habitem se si jeton ai njeri me plumb ne koke, ndoshta nuk i eshte prekur truri.

  4. artan thotë:

    11 October 2007 @ 8:04 pm

    Nje rast i ralle te rroje njeriu me plumb ne koke per 10 vjet, edhe une mendoj se kjo eshte nje turp per shtetin Shqiptar, te pakten te kishte reaguar me nje nderhyrje humane ndaj nje viktime te 97` vrimes se zeze ne historine tone eh, c`fare them une ,por ne nje vend qe mungon 200% respekti per njeriun, per njeri tjetrin ,si ka mundesi te preki ndjenjat e shtetit.

    Njeriu eshte kapital i pa cmuar,(ah harrova ,jo tek ne )

    Bota kujdeset per kafshet,i nxjerr ne jete kur aksidentohen dhe lufton per te drejtat e tyre.. !

  5. Kuqo thotë:

    11 October 2007 @ 8:21 pm

    E dini sa viktima te tilla kemi ne ne Shqiperi? Ju lexuat per Konstadinin. Po ata te semuret me thalasemi qe u infektuan me hepatit e Sida? keni degjuar qe te jete bere pergjegjes ndonje prej drejtuesve te mjekesise shqiptare? Keni degjuar qe tu jete dhene ndonje ndihme te semureve? Keni shkuar qe te jepni gjak ndonjehere vullnetarisht?

    E dini pse ndodh keshtu? E gjeni te shkruar tek rreshti i fundit i artanit pak me lart: dhe lufton per te drejtat e tyre.

    Ju kujtohet filmi Perballimi: po thirrem o lele o nena ime shkuam te tere. duhet te therrasim o lele o nena jone. Kulaku i filmit kishte me shume mend se c’ka kryeministri yne sot!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com