Plotësoni boshllëqet
Më poshtë është një përgjigje e lënë tek një temë e Peshkut. Plotësoni emrin e lënë bosh. A është lajm i vërtetë????
…meqe na permende ____ ______. Djali i tij, sot, me ate “krahun jashte funksionit per ca kohe” (sipas raportit mjeko-ligjor pas incidentit tek blloku me policin e shkrete qe eshte ne burg akoma sot) kishte rrahur nje goce sot po tek blloku. E sheh c’behet me keta djemte qe kane marre superxhiro ketej? Sapo ma thane ne telefon. Ishte shoqeruar e liruar pas disa oresh, por policia e mbaka te fshehte. Me ate krahun qe theu dhe xhamin dhe nxori nga vendi deren e makines se policise…..

21 July 2007 @ 4:51 pm
Me duket se ka mbiemrin Hajdari, s’me kujtohet emri por ka qene trim i cartur. U vra ne perpjekje me forcat komuniste te fatos nanos.
21 July 2007 @ 5:14 pm
Me duket se ka mbiemrin Hajdari, s’me kujtohet emri por ka qene trim i cartur. U vra ne perpjekje me forcat komuniste te fatos nanos.
Jo mo vlla se Mero thote qe Nano reformoi komunistet (dmth nuk ishte komuniste)
21 July 2007 @ 5:31 pm
Edhe pse mendoj se di pak a shume gjithcka qe lidhet me subjektin me lart, edhe variantin e vertete ne fakt, me duhet te them se ajo cka eshte shkruar me lart nuk eshte e vertete dhe mua kjo nuk ma heq aspak respektin qe kam per Peshkun. OK?
Ashtu sic une nuk kam te drejte te them se djali i Azemit nuk e ka rraf ate gocen, ashtu te tjeret nuk kane te drejte te thone se ai e ka rrahur ate vajze, edhe pse u pretendua se autori i ngjarjes e kishte krahun te thyer. Ketu nuk eshte ceshtje raporti mjeko-ligjor, sepse dihet qe ne Shqiperi nje i tille falsifikohet lehte. ceshtja eshte ti largohemi zakonit qe kemi ne shqiptaret qe i marim gjerat te mireqena si na vete me per shtat. Po ju them se policia jo vetem qe nuk e ka mbajtur te fheshte kete gjysme ngjarje, por si rralle ndonjehere lajmi eshte transmetuar ne tere mediat qe ne ora 08:00 te dites se sotme, me sms masive te derguara gazetareve nga……. Pershembull, ne e-mailin tim nuk ka shume qe ka mberritur edhe raporti konfidencial per konsum te brendshem qe autopatrullat shqi[onja kane mbajtur per ngjarjen. Rezulton se bashke me Kirjolin ka qene edhe nje person i dyte, kane qene me nje makine Range Rover, me targa DD965 BN kur jane pare me ate vajzen qe fillimisht eshte ankuar ne polici por me pas ne komisariatin nr.2 ku Kirjol Hajdari, njeriu proboematik u shoqerua pak dite me pare, ajo vajza pra, nuk ka pranuar te firmose kallezimin. Ngjarja me sa me thane mua, klasifikohet kundravajtje penale derisa ska demtim fizik e demtuara dhe ndiqet vetem nese pala e demtuar ben ankese…..behuni serioze njerez dhe mos luani me emra si Peshku. OK?
21 July 2007 @ 5:34 pm
tere ideja ime eshte e tille: qe te presim sa te mesohet mire cjane keto ngjarje idjote, sesa te paragjykojme dhe te vendosim emrat ne kolonat “kush kishte te drejte”, kush ishte gabim, apo kush eshte krimineli. Te gjithe e dine se nje person qe perfshihet ne ngjarje te tilla brenda dy javesh dy here, nuk eshte mire nga mendja. Por dreqi ta haje, nuk dihet dhe ska asnje prove ta kete qelluar “problematiku” ate vajzen. Po them se mund ta kete qelluan personi i dyte qe ishte me Kirjolin ne kohen kur ndodhi ngjarja. edhe nje tip me iniciale G.D, 19 vjec, skam asnje prove qe ka qelluar ai, apo tjetri po thjesht po hipotezoj se i kam inat paragjykimet
21 July 2007 @ 5:36 pm
Krasta, permbaju temes se ta di koken une ty mos kalo te komunistet, mbahu tek keta revolucionaret e sotem dhe na thuaj ndonje gje per ngjarjen ne fjale….hahahahahaha….jam i sigurt se emrin ja mban mend atij tipit qe nuk ia thua…hahahahahahah
21 July 2007 @ 5:38 pm
Mos i shit lajmet vlla… Ti e di qe “kusaret”, kane akses ne shume rrjete…
21 July 2007 @ 5:42 pm
Hahahahahaha. Kusar, mendova te te shisja disa te dhena qe ti kesh per neser ngaqe koleget i ke me pushime. Mendova se ishte mire ta beja ketu te Peshku, qe disa nga lexuesit dhe vizitoret te informohen per keto gjera. Ne vertet nuk mundemi te largojme mjegullen ne shume ngjarje e zhvillime, por kjo sdo te thote se per disa prej tyre nuk informohemi. Te siguroj se kam shume te tjera te pashitura qe skam ndermend ti shes derisa te publikohen neser. Ti e di qe zakonisht, une nuk shes lajme, e bera vetem per saktesi dhe seriozitet…hahahahaha. Tung!
21 July 2007 @ 8:35 pm
i jati bandit, i biri bandit
21 July 2007 @ 10:27 pm
Detektiv vellai, kusaret kane akses ne shume gjera… Gjerat vijne edhe te shkruara jo vetem me mail (dmth dorazi)… Po tek pull jam vetem.. dhe merrem me 100 gjera, keta te peshkut do me bejne zbor se do le name ne ndonje nga 3-4 faqet qe duhet te bej… (Me patriotin tat nuk po merrem, jam mare i here me ledio rucin dhe ma solli ne maje te hundes, se duhej ti beja interviste zajmines, pu sa e veshtire ishte)…
Po sa per fakte…
Rezulton qe krahu ska qene i thyer… se grushtonte mire…
Rezulton qe ajo goca ska bere denoncim, ose me sakte eshte fshi gjithandej neper raporte policie edhe pse eshte raportuar nga dy oficere, qe e kane gjet kete gocen me buze te care, kuptohet nga perkedhelite…
ka dhe nje tjeter info po lexoje neser…
21 July 2007 @ 10:41 pm
Hahahahahahaha. Ore trim, ca po ben ketu more trim, marketing lajmesh?
Se do behemi qesharake ne syre e “peshkatareve” ndaj po perpiqem te mos reagoj ashper. E para nuk ke pse perdor nje stil konsipativ sikur po flet per ndonje tradheti ne majat e larta te pushtetit, se ajo ne fakt nje lesh ngjarje rruge a lokale nate eshte. E dyta, skemi pse u hyjme patriotizmave apo patrioteve, se ti e di shume mire qe une atij nuk ia kam ditur emrin deri tani se fundi qe ja mesuan te gjithe, dhe turpi i tij qe u be i njohur me nje ngjarje te keqe. Pastaj zoteri, ti duhet ta dish mire e bukur, qe ne zoterojme jo vetem me shume info sesa ju, por edhe info rreth menyres se si ju i keni siguruar infot. Mos u merzit, mos u tremb, hahahaha, nuk do lexosh neser per korrupsionin ne paraburgim dhe as per faktin se si eshte e mundur qe nje i arrestuar te beje “deklarata shtypi”. Zotni, duhet me qene pak i ndershem me gjerat se eshte turp keshtu. Une nuk dola garant gjekundi se ai trimi se ka qellu ate vajzen, vetem bera thirrje per pak maturi lidhur me fajesimin e autoreve apo viktimizimin e viktimave. Ate shkrimin per korrupsionin mund ta lexosh keto dite, hahahahahaha….
21 July 2007 @ 11:06 pm
Uhu, ti e di qe une skam motiv dhe as arsye per tu trembur… Pergjithesisht personalisht skam kontakt me te burgosur…
Tash jam duke vegjetuar mbi nje idiotllik…
Dhe mos i merr te gjitha seriozisht
21 July 2007 @ 11:15 pm
Admin: nese mundeni fshini postimet e fundit ne kete teme
21 July 2007 @ 11:17 pm
Pse po talleshe ti, qe te mos i mar seriozisht??? Nese duhet te mos i marrim seriozisht, ok, na thuaj trim, se nuk jane fort te thjeshta ato qe thua, per raporte mjeko ligjore false, krahe te pathyer etj. Pra na shkaktojne reaksion persa kohe mendojme se thuhen seriozisht, aaaaaaa kur na thua te mos i marrim ashtu, s`na bejne pershtypje jo….hahahaha
21 July 2007 @ 11:20 pm
Jo more jo, Admin, Ju lutem mos i fshini, ketu s`eshte nje web ne te cilin mund te thuhet cfaredo ne kuader te komercit personal dhe me pas, ti kerkohet administratorit qe te heqe nga faqja “shakarat” e tilla pa kripe. Spo flisnim aty per te brendshmet e ndonje artisteje, por per shtetin, rendin, drejtesine etj etj etj….nese ka dicka te mire ketu, eshte ragimi….
22 July 2007 @ 1:09 am
Seriozisht te mos merret pjesa e shkruar per ty… dmth batutat qe shkembyem te dy (meqe i kuptove keq)…. per kusaret etj…
Pjesa per emrin bosh, qe sipas policise nuk ka bere ndonje krim vec se ka rrahur te dashuren, me sakte i ka care buzen, ndersa i jepte makines ne gjendje te dehur gjithmone sipas raportit te policise… (I jepet makines me krahe te thyer, se une nuk e kam marre patenten). Vajza i ka thene policise qe e kishin rrembyer nga Pubi, jo une vajza…
Thashe nuk jam marre me ceshtjen, per mua jane gjera te bezidshme……………
Sipas te jemes eshte vetem grindje mes te dashuruarish…
22 July 2007 @ 1:34 am
“krasta krau thote:
Sipas te jemes eshte vetem grindje mes te dashuruarish…”
Hmmmm, dmth si dikur edhe sot: “Kurvat vetem k@r dhe dru dun”……..
22 July 2007 @ 1:47 am
epo kot nuk thone kush te rreh te do e kush te thyen tirinjte te do akoma me shume o pra.Dashuri pasionante , dashuri te rinjsh. Kot nuk kane thene ah rini rini dhe nga byt** nxjerr shkendije.:)
22 July 2007 @ 2:00 am
Po qe e ke mire dedektivo.Prit te sqarohemi se c’jane keto ngarje idiote te kryera nga njerez …..te mencur. Tamam si llogjika e mEros
22 July 2007 @ 4:16 am
Kjo tema ne fjalorin Shqip - Shqip esht shpjegimi i thenies Hodhi nje gur ne lum budallai dhe …..
” ha ha ha - ha ha ha “
22 July 2007 @ 11:13 am
Dervish Al Abu Bekiri autori i librit “Halimaja ose perralla te shijshme arabe” ka thene: “Mut i jati, mut i biri, mut ai qe beri t’ane, mor mi dhjefsha hilakane”.
22 July 2007 @ 11:20 am
Se pari kam dicka qebesoj eshte me rendesi per editoret e faqes, faktikisht une jam ne Shqiperi keto dite dhe nuk po e kuptoj pse gjithe postimet e mia te djeshme jane shfaqur ne faqe me flamurin amerikan. Seriozisht kjo seshte pasoje e ndonje konsipacioni informatik te hartuar nga une.
Se dyti jam shume dakord me ty Idris, duhet te presim njehere ti shikojme me ngadale ngjarje te tilla me te cilat ne fakt, ndoshta nuk ja vlen te merremi fare. Ndersa per ty Krasta, kam dicka per te thene. Se pari ate ceshtjen e “dashurise” mes te cilesuarit autor te ngjarjes dhe te cilesuares viktime, duhej ta thoje me heret vella, jo ne oren 1 pas mesnate, sepse sic mund te shikosh sot ne gazete, ishte nje info qe e kishim dhe ne. Fatmira madje na tregoi se sherri kishte lindur kur Kirjoli ishte ne spital dhe vajza nuk kishte shkuar ta vizitonte. Une do e thoja dje kete, por ndoqa keshillen tende trim, qe te mos i shisja lajmet. Dhe ashtu bera, ndersa sa i perket seriozitetit me te cilin ti here here e ke trajtuar kete teme, une do te uroja qe te jesh po kaq serioz edhe per ta te tjera. Tung se do iki me pushime tani qe u zgjodh Presidenti…uffffa!
22 July 2007 @ 12:10 pm
Djali Azem Hajdarit.
I vertet ky lajm? Nuk e di .
Ps.Per te vdekurit do behej mire te mos perflitej tani ….
22 July 2007 @ 1:17 pm
lajmi eshte plotesisht i vertet!! me kete sjellje prej rrugacerie!!!
Djali i Azem Hajdarit sërish në polici, dhunoi 19 vjeçaren
Lindita Çela
22-07-2007
Kirjol Hajdari
Fatmira Hajdari: Ajo është e dashura e Kirit, ishte një zënkë mes të dashuruarish, gjithçka tani është e sqaruar
Patrullat Shqipoja: E pamë në një foristradë ndërsa dy të rinj rrihnin një femër. Vajza nuk kallëzon
Shoqërohet për 4 orë në polici djali i ish deputetit Azem Hajdari. Dhuna e ushtruar ndaj një 19 vjeçareje ka rikthyer Kirjol Hajdarin në qelitë e komisariatit Nr 2 në kryeqytet. Këtë radhë jo për të akuzuar oficerët e policisë, por për të dhënë shpjegime rreth keqtrajtimit të O. T e cila është marrë në mbrojte në orët e para të mëngjesit nga autopatrulla e policisë. Ndërkohë që ngjarja është mbajtur e fshehtë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, sipas raportit të shërbimit të patrullës policore, 19 vjeçarja ka pasur buzën të çarë dhe nxirje në fytyrë dhe ka akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj saj, Kirjol Hajdarin dhe Gerald Demirin. Ndërkohë që sipas të ëmës së Kirjolit, Fatmira Hajdarit, kjo ishte vetëm një zënkë mes dy të dashuruarve. Policia tha se vajza pasi ishte paraqitur në polici nuk kishte bërë kallëzim, ndaj personave dhe se nuk kishte çështje penale.
Ngjarja
Autopatrulla e policisë ka raportuar se vajza është parë të rrihej në makinën, në të cilën ndodhej Kiriol Hajdari dhe miku i tij Demiri për motive që ende nuk janë bërë të qarta. Vajza i ka thënë policisë se ajo është marrë forcërisht nga pub-i ndërkohë që është qëlluar rëndë aq sa të goditurat i kanë shkaktuar të çara në buzë, duke i shkaktuar gjakderdhje. Patrulla e policisë që gjendej nërrugën “Sulejman Delvina” ku është konstatuar foristrada tip “Range Rover” ngjyrë gri në të cilën po keqtrajtohej vajza 19-të vjeçare. Pas konstatimit të këtij fakti patrullat e policisëjanë vënë në ndjekje të makinës e cila menjëherë largohet nga vendngjarja rreth orës 04- e 30 minuta.Pas lajmërimit të sallës operative patrullat e “Shiponjës” i janë vënë në ndjekje të makinës të cilën munden ta bllokojnë vetëm në lagjen 1 Maji në kryeqytet. Pasi është ndaluar makina, në prezencën e efektivave të policisë vajza ka kërkuar ndihmë ndërkohë që ka akuzuar për dhunë dhe marrje forcërisht dy djemtë, Kirjol Hajdarin dhe GeraldDemirin, të cilët janë shoqëruar në orët e para të mëngjesit në komisariatin nr 2.
Lirimi
Megjithëse patrullat “Shqiponja” kanë konstatuar dhunën e ushtruar ndaj 19 vjeçares,madje dhe kanë raportuar denoncimin e saj, Kirjol Handari dhe Gerald Demiripas katër orësh kanë lënë qelitë e komisariatit Nr 2. Duket se kjo kohë për të rinjtë më shumë se sa sqarim për ngjarjen e ndodhur ka shërbyer për t’u dalë pija e natës. Ketë fakt e dëshmon edhe shefi i komisariatit sipas të cilit gjendja e dy të rinjve që kanë keqtrajtuar vajzën ka qenë krejtësisht e dehur. Adnand Shehu, shef ne Komisariatin Nr.2 të kryeqytetit çështja është mbyllur për shak se vajza nuk ka pranuar të bëjë asnjë denoncim në komisariatin e policisë. Sipas shefit të komisariatit motivet e grindjes ndërmjet dy të rinjve dhe vajzës 19 vjeçare kanë qenë banale ndërkohë që nën efektin e alkoolit të rinjtë kanë humbur kontrollit. Fatmira Hajdari e kontaktuar me telefon nga gazeta, ka konfirmuar rastin, por duke pohuar se bëhej fjalë për një zënkë mes të dashuruarish.
Raporti,vajza denoncon dy djemtë për ushtrim dhunë
Në raportin e shërbimit të autopatrullave “Shqiponja” 45/7 i mbajtur dje më dt 21.07.07 thuhet se: “Gjatë patrullimitnë rrugën”Sulejman Delvina” rreth orës04. e 30 konstatuam një foristradëgri, tip Range Roverme targa DD965BN dhe pamë se në foristradë ishin dy djem të rinj që po keqtrajtonin një femër.Në moment foristrada filloi të lëvizte sa pa mjetin tonë të policisë. U largua në rrugën “Komuna e Parisit” që del në bulevardin Bajram Curri… Ne e ndaluam mjetin tek blloku 1 Majiku njoftuam sallën operative dhe44/1 dhe kërkuam ndihmë.Në ndihmë na erdhi edhe “Shqiponja” 45/6 dhe 45/8.Nga foristrada zbriti shoferi dhe pasagjeri që ishte prapa.Femra që ishte në vendin e parë na kërkoi ndihmë duke na thënë se ata persona e kishin marrë me forcë nga pub-ie kishin rrahur dhe çarë buzën. Menjëherë morëm vajzën që ishte e dëmtuar në buzë dhe e gjakosur dhe e futëm në mjetin e policisë. Vajzakërkonte vazhdimisht ndihmën tonë. Vajza quhej O. T (emri në raport është i plotë) e datëlindjes 02.05.1985lindur dhe banuese nëTiranë. Morëm foristradënme targa DD965BN dhe dy personat i shoqëruam në komisariatin Nr 2 ku mësuam se dy personat e tjerëishin Gerald Emërllah Demiri dhe Kirjol Azem Hajdari banues nëTiranë. Të dy palët u lanë në komisariatin nr 2 për zgjidhje të konfliktit”…
Fatmira Hajdari: Zënka ndërmjet të dashuruarish
“Një zënkë ndërmjet dy të dashuruarve, është gjithçka që ka ndodhur ndrëmjet Kirit dhe 19 vjeçares O.T”. Të paktën kështu e ka komentuar ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të djalit të saj, Fatmira Hajdari. E kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike, Zonja Hajdari konfirmon faktin se i biri është shoqëruar përsëri në komisariatin Nr 2 ku pak ditë më parë Kirjoli kishte denoncuar dhunë e ushtruar ndaj tij pikërisht në ambientet e këtij komisariati. Sipas Hajdarit ngjarja e djeshme nuk ka lidhje me incidentin e para pak ditëve por gjithçka ka ndodhur për hir të një zënke të rinjsh. “Kiri kishte dalë për një kafe me një shoqen e tij. Janë zënë, siç ndodh ndërmjet të rinjsh të dashuruar dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia. Por gjithçka është sqaruar”- thotë zonja Hajdari.
Rasti
Kirjoli u përplas me policinë, pretendoi se e dhunuan
Në ditët e para të korrikut 22 vjeçari Kirjol Hajdari është përfshirë në një tjetër incident ç’ka u pasua me një denoncim ndaj oficerëve të policisë për ushtrim dhune. Dy ditë pas kësaj ngjarje arrestohet oficeri ipolicisë kriminale Oltion Bistri, me akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj djalit tëAzem Hajdarit. Policia në një njoftim zyrtar për shtyp bëri të ditur se efektivat e saj kishin shoqëruar në ambientet policore 12 të rinj, ndërmjet tyre edhe Kirjol Hajdari,pasi ishin sinjalizuar se ata po ziheshin në një lokal të Tiranës. Ndërkohë që sipas policisë grupi i të rinjve ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe ka kundërshtuar shoqërimin në polici, duke thyer edhe xhamat e dy makinave të policisë. Të afërmit e 22 vjeçarit Kiriol Hajdari janë shprehur se ka qenë policia që e ka dhunuar barbarisht atë pa asnjë lloj shkaku. Ata kanë pohuar se Kirjoli ka qenë duke ndarë dy shokët e tij që po grindeshin dhe në atë moment ka ndërhyrë policia që e ka dhunuar. Si pasojë e dhunës ai ka thyer njërin krah në pjesën sipër bërrylit si dhe disa hematoma të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.
Krahu u “thyer” i Kirjolit
Në deklaratat e tij publike teksa denonconte dhunën ndaj policisë, Kirjol Hajdari është shfaqur me një krahë të fashuar. Në ngjarjen e ndodhur në ditët e para të korrikut, 22 vjeçari përpiqej të bënte prezent me fashimin e tij dhunë e ushtruar ndaj tij nga policia. Sipas deklaratave të Kirjolit krahu i tij ishte i thyer për shak të dhunës dhe për këtë ngjarje është arrestuar edhe oficeri policisë kriminale Oltion Bistri.Por në orët e para të ditës së djeshme efektivat e policisë janë çuditur tek sa kanë parë krahun krejtësisht të shëruar të 22 vjeçarit.Sipas burimeve të sigurta thuhet se “krahu i thyer” i Kirjol Hajdarit jo vetëm që nuk kishte as edhe një krisje.
22 July 2007 @ 1:23 pm
E paska bo si burrat..
22 July 2007 @ 2:06 pm
temen e semes… hapa syte, hapa kompiuterin, hapa peshkun, shof qe Cheney ka lene koment 4 fjalesh, paska nje gje ketu, thashe me vete, hajt ta lexoj para se te bej adetet e mengjesit…. OK, e lexoj me siper, dhe i them prape vetes, po c’tu desh o dushman qe e hap te dielen me pislliqe te tilla…. futi ore ndonje kaba me Laver Bariun kur te merr malli kaq shume per Arnautistanin… pune mooti…. Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete…. me ke nje borxh o Cheney…
22 July 2007 @ 2:14 pm
Emigrant,
Une i thitha esencen diku nga fillime dhe me aq u mjaftova..
Gjithsesi,
Meqenese me permende Laver Bariun qe e kam nga anet e eterve te mi, borxhin ta kthej me gjith qef.. Raki apo vere Permeti?
22 July 2007 @ 2:19 pm
Vere me mire, se aty na e hidhni. Raki bejme dhe vete.
Kushedi piqemi ndonjehere… po ti ke ikur larg tani, je ne Ingliterre. Besoj me sherbim?
Te fala!
22 July 2007 @ 2:36 pm
Vere qofte..
Ne fakt tani jam ne Sakhalin, se shpejti ne Ingilterre e me pas aty matane pellgut..
22 July 2007 @ 2:43 pm
Ky cuni po behet si Paris ketu ne USA me duket. (objekt i mediave..)Nejse, po me vika keq ne qofte se keto qe thuhen jane te verteta dhe ka mare kete lloj drejtimi ne jete.
22 July 2007 @ 2:44 pm
Timi—te ka zene keq me mua ty–mos vuaj me–fillo te me harrosh.
Dhuna ndaj femrave ne Shqiperi nuk eshte ndonje cudi e madhe. Ai djali i Azemit, Kasemit, Leshit e Preshit, nuk ndryshon shume nga shumica e meshkujve Shqiptare. Eshte gje e zakonshme per ate kulturen tone alla-turka qe kemi. Do me vinte me mire sikur kjo buje/zemerim te shkaktohej jo nga fakti qe rrahesi eshte biri i Azemit, por sepse nje mashkull/pis/langaraq/insecure/Shqiptar po dhunon nje femer. Por ju e keni mendjen ke Azemi dhe i biri, dhe jo tek kjo dhuna qe shkakton ky i fundit (nese historia eshte e vertete).
Nejse Nejse
22 July 2007 @ 4:50 pm
Al sorry plak, po ne gazetari emri ka te beje shume…
Nje njeri i zakonshem qe rref te dashuren ne makine, nuk eshte njelloj si djali i burri mjaft te njohur me mbiemer shume te njohur, qe ben te njetin veprim…
Per kete ka dy arsye
E para eshte gazetareske, pasi ky me emer te njohur shet me shume (dhe deri sa nuk eshte shpikje, sepse e ka pranuar e ema ne te gjitha gazetat ku ka folur)… Atehere nuk ka asnej motiv per te mos e shkruar duke i shtuar kesaj qe behet fjale per “nje mashkull/pis/langaraq/insecure/Shqiptar po dhunon nje femer”
E dyta ka te beje me faktin se “nje mashkull/pis/langaraq/insecure/Shqiptar qe po dhunon nje femer” dmth nje i zakonshem do te ishte edhe sot ne qeli… Persepari sepse nuk do te kishte mundesit te akuzonte nje polic qe e rrahu “edhe sikur ky ta kishte rrahur dhe thyer krahun” gje qe sipas policise nuk rezulton e vertet, per se dyti sepse askush nuk do ta quante zenke te dashuruarish madje edhe sikur ta kishte grua ate vajzen, prape do ta kishin mbajt brenda se kshu thote ligji, madje kur eshte gruaja, eshte me i rende ligji…
22 July 2007 @ 5:01 pm
Bravo…burre dhe malsor i vertete!
Po shokun c’e deshte? Apo ka qene ndonje e fuqishme ajo vajza dhe nuk e rrihte dot vetem…
22 July 2007 @ 9:23 pm
Dardha nen dardhe bje!
23 July 2007 @ 4:50 am
E kam thene dhe ne nja dy-tre tema te tjera po ma ka thene nje orakull nga elbasani qe burri qe te quhet burre duhet to boje tre gjona:
-Ta pije rakijen
-Ta pije dahanin
-Ene te rrafi grujen.
/Kirjoli eshte e sigurte qe beka 2/3. Edhe nje marlboro i duhet dhe quhet burre i vertete
//e mbani mend juve kiri klloun… degjoni ju kiriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
23 July 2007 @ 9:10 am
Ne ne Greqi themi,”onoma kai pragma”!
Kariol…
23 July 2007 @ 9:35 am
fukc…. :(_:(_:(
mos… spo i besoj syve kete qe po lexoj..!
nen ndikimin e alkoolit? *alchool my ass!*. Ka filluar te quhet alkool tani coca?
Mos u merzisni se njerez si ky bythlecka avash avash mbyten ne mutin e vet.
23 July 2007 @ 10:37 am
”Mos u merzisni se njerez si ky bythlecka avash avash mbyten ne mutin e vet.”
Shqiperia paradoksale provon te kunderten.
23 July 2007 @ 2:49 pm
Kete vajzen ka nja 1-vit qe e rref per qejf vllai, e di gjithe Tirana. Pastaj c’fare i beri!! Druri pas buke duhet se te ndihmon dhe per tretjen.
29 January 2008 @ 2:47 pm
degjoni ketu,une e njoh dhe ate gocen e “dhunuar” dhe kirin personalisht,dhe gjerat kur nuk njihen lene shkak per tu paragjykuar,e para,ajo goca po te ishte kaq e demtuar le ta kisht bere denoncimin dhe ta kishte firmosur,pastaj ajo ka dhe prinder,ata nuk do e kshin lene kete ceshtje me kaq,se prindi si toleron keto gjera te femija i vet,e dyta,sa per krahun e kirit ai ka hekur ne te,dhe eshte plotesisht shume e dallueshme shenja,policise kushdo ta kete pasur fajin nuk i tolerohen gjera te tilla apsolutisht,kiri vertet eshte pak rrembyer por vetem kur i bien ne qafe,dhe sa per alkol apo kokaine,ai nuk ka probleme me keto te dya,po edhe nese,gje qe nuk eshte e vertet,eshte dicka qe i perket atij,dhe mos harroni qe dhe ju keni motra vllezer apo miq kushurinj qe e perdorin,dhe nuk eshte mire te perflitet keshtu,ok?dhe e fundit,dicka me ben pershtypje,qe perdoret emri i Azemit,i mir apo i keq,ai nuk ndodhet mes nesh,dhe smund te flitet keshtu per te ndjerin,kaq kisha.sinqerisht asgje nuk e kisha personale,por me vjen shume keq qe gjerat ketutrashen kaq shum dhe dalin jashte etikes dhe moralit,flas keshtu pasi eshte nje rast qe e njoh nga afer,por ka dhe shume raste te tjera keshtu.tung
2 February 2008 @ 12:10 pm
Une e njoh,s’ve doren ne zjarr,por s’eshte djale i keq…eshte djale me norma morale.Nuk e kam pyetur ndo1here ne lidhje me kete episod sepse e kam degjuar nga te tjere,por s’e besoj dhe s’e mendoj dot qe eshte i tille..kushedi si jane gjerat ne te vertete…