Plehrat, tmerr në Tiranë
Gazeta Sot
Plehrat po e mbysin gjithnjë e më shumë Tiranën. Kjo është e vërteta e hidhur metropolit, një vend që fare mirë do të mund ta krahasonim me vendet me të humbura të Afrikës. Edhe pse i dhimbshëm ky është realiteti që shqiptarët hasin çdo ditë e më shumë, pa u bërë i mundur një përmirësim sado i vogël situatës së plehrave. Po të vazhdojë kjo situatë në kryeqytet me kazanë plehrash të tejmbushura që të krijojnë përshtypjen se nuk boshatisen asnjëherë. Gjërat nuk janë fare mirë dhe problemi bëhet më emergjent dhe më i rëndë në sezonin e nxehtë që po hyjmë.Edhe pse ende pranverë temperaturat janë shumë të larta edhe era e keqe e plehrave qytetarët shqiptarë hasin përditë sa vjen dhe përkeqësohet situata. Nuk do të ishte fare çudi sikur në tiranë të shpërthente ndonjë, jo epidemi, por pandemi nga era kundërmuese që kanë kazanët e plehrave. Kështu shqiptarët përveç rrugëve që të kujtojnë ato të stër, stër gjyshërve tanë dhe pluhurit që përditë e më shumë po rëndojnë mushkrit e tyre, u shtohet dhe problemi tjetër që është ai i mbetjeve të konsumit të përditshëm. Dikur por dikur ama, sepse që prej asaj kohe ka kaluar aq shumë kohë sa nuk mbahet mend, vendet e plehrave spërkateshin me klor për të zhdukur mikrobet, dhe për të ndaluar epidemitë e ndryshme nga era e keqe e kontenierëve të plehrave dhe nga temperaturat larta të pranverës apo verës. Po sot çfarë masash po merren për të parandaluar epidemitë ndryshme kur jemi në prag të verës? Asnjë masë. Bashkia që ka në dorë këtë fenomen dhe që është organi i vetën kompetent për këtë problem që duket se është mjaft shqetësues për të gjithë kryeqytetasit, nuk ka marrë asnjë masë për këtë gjë. Nuk mund të specifikojmë një lagje konkrete që nuk pastrohen dhe nuk zbrazen koshat, sepse e gjithë Tirana ka po të njëjtin problem. Kështu qytetarët u duhet të durojnë për kush e di sa kohë kazanë të tejmbushur dhe erë kundërmuese që vjen si pasojë e këtyre të fundit.
Bashkia
Realisht situata e plehrave në rrugët e metropolit është shumë shqetësuese për dy arsye ajo që është e para dhe më themelorja është se plehrat po vënë në rrezik shëndetin e njerëzve, dhe pika e dytë është se nuk është aspak dinjitoze që kryeqyteti të ballafaqohet me këtë situatë aspak të këndshme. Shqipëria pretendon që të hyjë në bashkimin evropian po si ka mundësi që mendohet një gjë e tillë? Kur në kryeqytet njerëzve po u zihet fryma nga papastërtia e rrugëve. Bashkia nuk mund të zgjidh dot kështu një problem fare të vogël siç është zhdukja e papastërtive në rrugë. Nuk është çudi që Shqipëria ka pak turist të cilët edhe pse aq të paktë në numër ikin me sa më shpejt që të munden. Normalisht që për këtë fakt ekziston dhe arsyeja rrugë gjithë plehra, ku përveç kontenierëve që janë plot. Anash tyre gjenden dhe male plehrash të hedhura përtokë kjo për arsyen e thjeshtë se njerëzit nuk kanë ku ti hedhin se ata i gjejnë ata më shumë plot sesa të boshatisur. Kështu ky është imazhi jonë, që për fat të keq që përcjellim në botë. Një pastrim më i shpeshtë i rrugëve dhe kazanë plehrash të boshatisur dhe pa erë të keqe do të ishte zgjidhja që të gjithë njerëzit kërkojnë nga bashkia. Kazanët boshatisen vetëm një herë në ditë , kjo gjë është shumë pak për popullsinë që ka Tirana, dhe duke ditur që të paktën një qytetar flak në ditë të rreth 5 kilogram plehra në ditë e shumëzuar kjo me numrin e banorëve ka kryeqyteti, del se pastrimi nuk bëhet i mjaftueshëm.
Pastrimi dhe mosdizinfektimi
Pastrimi i rrugëve , nëse vërtet mund të quhet i tillë zëre se nuk kryhet fare në rrugët kryeqytetit. Pastrueset e bashkisë duket se këtë profesion e kanë sa për të thënë se për të pastruar as që bëhet fjalë. Realisht i sheh me fshesë në dorë, por kjo e fundit më shumë sesa mjet pune u shërben atyre si mjet “dekorativ “. Pastrimi i tyre është aq i mirë sa për 10 minuta e gjithë puna e tyre quhet e mbaruar . më shumë sesa një pastrim mund ta quanim një shpërndarje të plehrave. Me temperatura e larta që ka sjellë pranvera këtë vit dhe me ato më përvëlueset që pritet të sjellë vera, plehrat po rrezikojnë rëndë shëndetin e të gjithë njerëzve. Era e tmerrshme, gati e padurueshme që plehrat çlirojnë nëpër çdo cep rruge ku hasen dendur kazanët do të shkaktojnë ndonjë epidemi këtë verë të nxehtë që dot ketë 2007. pasi kazanët boshatisen nga plehrat nuk spërkaten me asnjë lloj solucioni dezinfektuesi. Dikur vendet e vendgrumbullimeve të mbetjeve të qytetarëve spërkateshin me klor të presuar, për të shmangur epidemitë e mundshme. Sot ç’bëhet ? asgjë do të ishte përgjigja, për të ndaluar shpërthimin e ndonjë epidemie , bashkia nuk po bën asgjë. Të pyetur për këtë problem punonjës të bashkisë pretendojnë se nuk përdoret më klori i presuar pasi ai lë gjurmë, por ne përdorim një tjetër kimikat dezinfektues, emrin e të cilit nuk e thonë. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë sepse të gjithë ne jemi dëshmimtar të përditshëm të situatës. Është e pamundur të kalosh pranë plehrave, duhet të mbyllësh hundët pasi era e keqe është padurueshme. Kjo tregon se mbetjet jo vetëm që nuk spërkaten por as që bëhet fjalë për një gjë të tillë.


25 April 2007 @ 4:40 pm
Gazeta Sot genjen. Tirana eshte qyteti me i paster ne Europe, edhe Adis Abebes ia kalon. Ne Tirane njerzit preferojne te ikin ne kembe per pastertine dhe gjelberimin qe ka. Jemi me fat qe kemi nje kryetar bashkie kaq te mire.
25 April 2007 @ 6:37 pm
Uauuu, qe kur keshtu Tirana ore Naim??????
Ndofta ai pluhuri kur kalonin makinat mos ishte gje pudra e hedhur mbas pastrimit te qytetit?????
25 April 2007 @ 6:44 pm
Gjithe faji eshte i Edi Rames.
Kur ishte Albert Brojka Krietar Tirana ishte aq e paster sa mund te haje makaronat me salce direkt neper rruget e tiranes.
26 April 2007 @ 4:12 am
hmmm.. sa mire do ishte te kishim nje fabrike perpunimi plehrash ne te dale te qytetit… apo sikur u hodh poshte ai projekt sepse Koco Kokedhima pa qe po i iknin leket dhe sponsorizoj nja dy protesta qe ta kundershtonin planin
26 April 2007 @ 4:30 am
Ky projekti perfshinte edhe:
“transport plehrash Italiane në hapësirën tonë detare, prurje të mijëra tonëve në ditë nëpër doganat tona (mendoni çfarë tjetër mund të kalonte në kontrollet tona kufitare të kalbura nga korruptimi; supozohet se duhet të kontrollonin përditë mijëra ton plehra), rrugëtimin e përditshëm e të përnatshëm nga Durrësi në Tiranë dhe së fundi, djegien e plehrave të fqinjëve në portat e Tiranës.”
http://www.shekulli.com.al/news/45/ARTICLE/8425/2007-04-23.html
26 April 2007 @ 6:17 am
Ok, e para e kupton qe kete po e merr nga shekulli, gazeta e 2k. Ne Tirane atehere, News 24 beri nje investigim te plote mbi ate ceshtje dhe fabrika qe do ndertohej ishte e standartave te Bashkimit Europian. Do ndertohej ne forme koncesioni, dhe meqe firma ndertuese kishte pasur ne plan te ndertonte nje te re ne Bari per te perpunuar sasine ne rritje te plehrave atje, kerkoi qe ti perpunonte ne Sharre, dhe nderkohe fabrika ndertohej me koncesion. Deri ketu asgje te keqe.
Problemi ishte qe ‘mund’ te vinin mallra te rrezikshme se doganat tona nuk jane te mira!!!! E kuptoni sa pergjithsues eshte ky argument. Mund te perdoret per cdo gje, si psh te mos ndertojme rruge te reja se mund te kalojne terrorista dhe trafikante e kshu me rradhe. Ishte i vetmi argument qe u perpoqen te ndertonin 2Kistat. Pra te mos pranojme nje investim qe na duhet sepse ‘potencialisht’ mund te ndodhi dicka e keqe!!!!
A nuk eshte per cudi qe si Sokol Balla (Top channel) dhe News 24 (Balkanweb, Gazeta Shqiptare) dy organe jo pro Nano e mbrojten projektin. A nuk ehste cudi qe sot plehrat e tiranes administrohen nga 2K dhe paguhena miljona. Nje artikull i para disa kohesh me duket te Panorama zbulonte se sa para qarkullonin ne kete biznes. Dhe ca eshte bere nderkohe? Asgje? 2K vazhdon merr shume leke per ti administruar plehrat ne menyre primitive. Ne dimer kur isha ne tirane, po i digjnin mu perpara shtepise time, qe eshte afer qendres. Une do pranoja nje fabrike qe perpunon plehrat, sepse nqs perpunon ose jo plehra te Barit ne nuk na kushton asgje.