Peshku tek Gazeta Shqiptare
Në Gazetën Shqiptare gjenden sot shkrimet dhe komente e mëposhtme të botuara fillimisht tek Peshku nga Blendi, Dirk, Jeton, Ilir dhe unë. Nuk e di nëse është fillimi i një kohe kur faqet Shqiptare në internet pasqyrojnë shkrimet e njëra-tjetrës por thashë gjithsesi ta reklamoja pak këtë ndodhi.
S’duhet të lë pa përmendur edhe Emigrantin Tjetër/Drejt Europës. Një koment i tij është përfshirë nga GSh në shkrimin mbi Zogun e Zi por pa u saktësuar autorsia e ndryshme. Siç duket shkrimi dhe komenti ishin plotësues për njëri-tjetrin
***************************************************************************************
Varferia ne Shqiperine tone, denohet
Këtë shkrim të shkurtër ia dedikoj Korporatës Energjitike Shqiptare, e cila gjatë këtij muaji prej 5 ditësh rresht la në errësirë të plotë 7 mijë banorë të Lagjes 3 në qytetin e Kuksit. Me një copë letër të shkruar me dorë përgjegjsi i filialit të KESH për Kuksin Z. H. Elezi jep urdhër më datë 11 Mars 2006 që një pjese të qytetit të mbesë në errësirë të plotë 24 orëshe. Çështja është se shumica dërrmuese e familjeve të lagjes 3 janë disa nga njerëzit më të varfër, në fundin ekstrem të spektrumit të varfërisë shqiptare. Ndërsa temperaturat ato ditë arritën rregullisht nivelet e -10 grade C. familje me shumë fëmijë, pleq e prindër të papunë në një qytet të harruar prej vitesh, vuajtën dënimin e skamjes. Banorët iu doëzuan fatit dhe pranojnë se nuk kanë paguar faturat dhe as nuk kanë me se të paguajnë. Por a është kjo zgjidhja e vetme dhe më e mirë? Kjo gjendje poshtëruese ka nevojë të ndryshojë. Shteti shqiptar ka nevojë të tregojë se egziston, se është shtet i qytetarëve të vet e jo vetëm një nocion i turbullt pa pikë bereqeti. Me një ndihmë ekonomike prej 4 mijë lekësh në muaj atyre nuk u del as të hanë. Tregu i punës në qytet është jo egzistent ndërsa ai pak biznes po përpëlitet për shkak të ndërprerjeve së vazhdueshme të energjisë. Një rreth vicioz që i ka lënë të dëshpëruar në të ftohtë dhe në errësirë fëmijët e varfër të Kuksit. A është kjo zgjidhja e vetme? Mohimi i një nevoje kaq bazë sa energjia elektrike nuk justifikohet dot, aq më shumë kur bëhet fjalë për atë pjesë të qytetarëve shqiptarë që kanë patur shansin më të keq (jo faj) gjatë këtyre viteve të fundit. Po ku janë revolta njerëzore, ndihma për të vobektin, solidariteti dhe ndjenja e shërbesës qytetare? Është kjo zgjidhja finale e situatës, të varfrit pa elektricitet? Medet! Më vjen shumë keq për të gjithë ato familjet që janë pa energji elektrike sepse kjo s’do të thotë që janë vetëm pa drita, por gjithashtu pa ngrohje dhe ushqim (gatim). Pikat e rëndësishme të kësaj teme janë zgjidhjet e problemit: Mendoj se qeveria duhet të lejojë lëshimin e energjisë elektrike në këtë lagje. Dikush mund të thotë që Shqipëria duhet të bëhet më sociale që të mbrojë popullin e vet. Por ama unë nuk mendoj se është e drejtë që të rritet çmimi i energjisë elektrike që të përballohen kostot sepse disa lagje apo qytete vendosin të vjedhin energji dhe s’paguajne. Në qoftë se çmimi i energjisë rritet për qytetarët është keq sepse që tani ata s’kanë fuqi për ta blerë energjinë. Në qoftë se çmimi i energjisë rritet për bisneset është akoma më keq sepse ndalon zhvillimin e vendit.Të vetmen zgjidhje që shoh unë është që qeveria të lëshojë energji elektrike dhe në lagje ku s’paguhet gjatë dimrit dhe verës jo. Por ama në të njëjtën kohë të bëjnë ndryshime nëpërmjet ligjeve për koncisione për krijimin e hindrocentraleve, në mënyrë që të krijojmë vetë energji që t’i uli koston e prodhimit dhe blerjes dhe gjithashtu vë në punë plot njerëz.
Nga Blendi Salaj
Marrë nga www.peshkupauje.com
Politikanët më shumë zihen, sesa punojnë
OPINION-1
Shpresoj që koha të vijë shpejt për një ndryshim të mirë të udhëheqjes në Shqipëri.
Megjithëse unë anoj nga ana socialiste, mesa lexoj në shtyp (sepse jam edhe larg Shqipërisë), qeveria që ka dalë pas zgjedhjeve të fundit më duket si “ djathi kaçkavall i krimbur përbrenda”. Aq shumë është shpuar, sa nuk peshon më nga mungesa e bulmetit. Është vërtetë një trishtim, sesi politikanët aty zihen më shumë sesa punojnë. Në krahun tjetër, opozita po prapë ngelet pa një alternativë të qartë ose pa një organizim më të përparuar. Besoj se në Shqipëri duhet të ndodhë një reformë tjetër, më e ndryshme, që s’ka ndodhur me të vërtetë gjatë këtyre 12 viteve të demokracisë. Është reforma institucionale e Drejtësisë, ajo që ka ngelur më mbrapa. Unë mendoj se kur institucioni i Prokurorisë të jetë edhe më i fuqishëm edhe më i gjallë, edhe më i pavarur, të gjitha llojet e partive politike do të punojnë më mirë. Besoj se, në mënyrë që të kemi parti me më shumë alternativa dhe programe, duhet që Prokuroria dhe institucioni i Drejtësisë të jetë kontrolluesi i veprimeve të të gjitha partive. Megjithëse unë ngelem gjithnjë tek këto dy fjalë; “institucioni i Drejtësisë”, sinqerisht, si Drin nuk besoj se Shqipëria do të përparojë pa u fuqizuar dhe pa lindur si gjallesë e gjallë dhe e pavarur. Institucioni i Prokurorisë, pra gjithçka që ka të bëjë me institucionin e Drejtësisë.
Marrë nga www.forumishqiptar.com
Postuar nga “Drini”
OPINION-2
PD dikur e ka mbrojtur votën e fshehtë
Demokraci shumë të përparuara kanë sistem me votë të fshehtë. Pra kjo mënyrë nuk është aspak indikator i një prapambetjeje. Megjithatë po të them që nisma e Bashës është rrëzuar nga vetë PD-ja, që të lë të dyshosh se ishte sa për të krijuar kundërpeshë ndaj kërkesës së Neritan Cekës. Aq më tepër, më duket shumë e çuditshme që PD-ja, e cila në opozitë e cilësonte veten mbrojtëse të votës së fshehtë e të lirë, në Parlament sot është kundra qëndrimeve që vetë ka mbajtur në opozitë, dhe presupozohet që janë qëndrimet, të cilat i kanë siguruar votat për të ardhur në pushtet. Tani sa për votën e fshehtë, nuk e di pse PS-ja paska qenë kaq armike e madhe e votës së fshehtë? Se ka thënë Berisha? PS-në, vota e fshehtë e solli në pushtet dhe vota e fshehtë e rrëzoi. Por, e zëmë se nuk kanë qenë. PD-ja në opozitë ngeli duke thënë që ishte mbrojtëse e votës së fshehtë. Pse nuk e mbron këtë parim tani që është në pushtet? Pra shoh një hipokrizi të madhe në vendimmarrjen e PD-së. Socialistët kanë kërkuar votë të fshehtë për individë, e para. E dyta, në fillim të kësaj teme demokratët po mbronin idenë se nuk duhet fare vota e fshehtë. Tani i rikthehen idesë, se vota elektronike qenka e fshehtë. Vendosni çfarë doni tamam, dhe pastaj debatojmë, ok?
Marrë nga www.peshkupauje.com
Postuar nga “Dirk”
OPINION-3
Meraku s’është tek Presidenti. Është gjetkë
Përse gjithë ky “merak” për çështjen e Presidentit? Është kjo mjegullnajë, është kjo tymnajë, është kjo pjesë e pazarit politik ndërmjet dy grupimeve kryesore? Meraku nuk është tek Presidenti. Është gjetkë. Çështja është tek zgjatja e mbijetesës së politikanëve e shtetasve, të cilëve iu intereson statuskuo-ja, privilegjet, plotësimi i grykësisë. E përsëris, nuk është Presidenti që na plotëson apo na mungon. Çështja është tek zgjedhjet lokale. Si përherë, do të shkohet në zgjedhje me “nxitim”, duke arritur në një marrëveshje të “blatuar” prej ndërkombëtarëve, që implikohen me edhe pa dashje prej pehlivanllëqeve të politikanëve shqiptare dhe përsëri do të shkohet në zgjedhje me një variant të ri “dushku”, mbase “giga-dushk”. Zgjedhjet lokale janë përcaktuese për ecurinë e mëtejme të qeverisjes në Shqipëri - të tjerat janë pasoja, plotësime, e korrigjime (dreqnime), përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit.
Marrë nga www.forumishqiptar.com
Postuar nga “Xhuxh Xhumaku”
OPINION-4
Situata në Kuvend, e pakuptimtë
Ajo që është interesante dhe që nuk arrij të kuptoj unë është se përse deshën ta shkarkonin Topallin? Për çfarë arsye? Është krejt e pakuptimtë. Nëse do të kishte vend për mocion, kjo duhet të ishte për qeverinë në radhë të parë, e cila ka premtuar shumë dhe bërë fare pak, dhe jo për kryetaren e Parlamentit, e cila duket një nga figurat pozitive të maxhorancës. Tjetër gjë interesante, është se Berisha vetë nuk e përkrahu Topallin në votim. Çfarë është kjo? Luftë klanesh brenda PD-së? Apo Berisha që do të heqë qafe Topallin? Me sa duket PD-ja ka për t’i humbur zgjedhjet e ardhshme lokale. Mocioni i Topallit ishte një tjetër tregues se “teoria e Katovicës” nuk është një legjendë, por një realitet. Pse nuk i pëlqen Topalli? Për të vetmen arsye, ajo është antikomuniste, por edhe sepse ishte ajo që paraqiti rezolutën për Pavarësinë e Kosovës dhe deklaroi se Parlamenti shqiptar mbështet Pavarësinë e plotë të Kosovës, në një kohë që Besnik Mustafaji nxirrte “teori pavarësish” të kushtëzuara. Pra, PS-ja paraqet një mocion dhe kupola e Partisë Demokratike tenton të heqë qafe Topallin me këtë rast, duke larë duart si Pons Pilati. Fije të padukshme lidhin dy “kupolat”. Dhe si për çudi, z. Nano bën hyrjen në skenë në të njëjtën kohë. Sigurisht, me sytë nga Presidenca pas një viti. Mjerë Shqipëria që ka mbetur në rrethin vicioz të Katovicës!
Marrë nga www.forumishqiptar.com
Postuar nga Karaburuni
OPINION-5
Qeveria duhet të preokupohet për investime
Harruat ju se si ishte gjendja në ‘97-ën. Socialistët, siç i quani ju, e morën Shqipërinë nga kaosi i vërtetë dhe për shumë pak vjet e bënë kandidate për të hyrë në Evropë. Demokratët nuk duhet të shikojnë se si duhet votuar në Parlament, se kjo nuk i hyn gjë në xhep popullit. Rregullimi i rrugëve, që të shkoj në çdo fshat, çdo qytet, çdo komunë, të cilat janë “aortat” e zhvillimit, pasi të gjithë fshatarët po dynden nëpër qytete. Krijimi i një situate të papërshtatshme më për të konkurruar për investimet e huaja në rajon, ndërtimet e TEC-eve e projekte të tilla stabël, që do t’i prodhojnë të ardhura shtetit tonë, që ngeli duke lypur në Evropë, ja për çfarë duhet të preokupohet qeveria shqiptare. Na ngeli ne, se si duhet të votosh në Parlament, se s’kemi me çfarë merremi më, te tjerat i kemi rregulluar, hajde, hajde…
Marrë nga www.peshkupauje.com
Postuar nga “Ilir”
OPINION-6
Politikanët tanë janë gjaknxehtë
Po ku ka të djathtë në Shqipëri, çfarë flisni? Në perëndim ose diku gjetkë, të djathtët kanë kulturë dhe ndryshe komunikojnë me opozitën. Nëse do të ishte e djathta shqiptare, ashtu si në perëndim, do të ishte krejt ndryshe. As e majta e as e djathta, nuk më ngjajnë t’i afrohen të paktën. Po pse i djathtë është BERISHA? Kultura e të djathtëve nuk është e përfaqësuar me dinjitet, ajo është asimiluar prej kohësh, dhe këta të djathtët e sotëm duhet të kalojnë breza të tërë që të edukohen si duhet në standardet e kohës. Në Kuvend, aq më tepër mungon qetësia që duhet të karakterizojë politikanët. Politikanët tanë janë gjaknxehtë. Fatkeqësisht kështu është.
Marrë nga www.peshkupauje.com
Postuar nga “Jeton”
Fati i “Zogut të Zi” vendoset mbas zgjedhjeve
U bënë disa muaj tashmë, që ndërtimi i mbikalimit tek “Zogu i Zi” në Tiranë është ndaluar nga qeveria Berisha. Qeveria dhe Bashkia luajnë ping-pong me njëra-tjetrën në organe e gjykata të ndryshme, ndërsa shoferët për pak copëtojnë njëri-tjetrin. Duke qenë se, politikanët tanë janë kujdesur që zgjedhësit e tyre të kenë pak apo aspak ndikim mbi ta, është e kotë të përpiqesh të ndikosh në rrjedhën e ngjarjeve të mbikalimit. Megjithatë, sa për lojë le të provojmë të parashikojmë se ç’do të ndodhë. Përfytyro një aksident në një nënkalim të tillë në Tiranë dhe pasojat, mentaliteti ynë prej trimi që nuk e ul hundën, paaftësia e forcave speciale ( policia , zjarrfikset, etj.), mungesa e ligjit. Një rrëmujë, që kushedi se sa kohë do të duhej që të kthehej në gjendje normale (Emigranti Tjetër) . Unë personalisht, them që mbikalimi do të ngelet siç është deri pas zgjedhjeve vendore. Kjo, sepse Berisha s’mund të lejojë që të rifillojnë ndërtimet, pasi kjo jo vetëm që do të ishte pranim gabimi, por do t’i jepte mundësi Ramës ta priste shiritin e inaugurimit të veprës pak javë para zgjedhjeve; një reklamë goxha e mirë politike. Nga ana tjetër, Berisha s’mund ta shkatërrojë mbikalimin, pasi shembja e tij s’është çudi të lërë një shije të keqe në mendjen e njerëzve, “u kthye prapë ky shkatërrimtari”, mund të mendojnë votuesit. Pas zgjedhjeve, në qoftë se fiton e djathta në Tiranë atëherë mbikalimi do të përfundohet, por ama “i ndrequr”, pa probleme teknike siç u tha kur u ndalua. Në qoftë se fiton e majta, atëherë mbikalimi do të prishet, ai është shpallur që tani i paligjshëm.
Nga Llukan Tako (USA)
Marrë nga www.peshkupauje.com

29 March 2006 @ 5:54 am
ky eshte eveniment. vetem dicka eshte e cuditshme: disa nga shkrimet ishin pergjigje ndaj komenteve te tjera ketu, dhe kur vendosen ne gazete jane te cuditshme. per shembull, njeri nga shkrimet fillon me: “Po ku ka te djathte ne Shqiperi, cfare flisni?”…me vjen pak cudi se si redaktoret e GSH nuk ia ka vrare syrin nje koment i tille, krejt jashte kontekstit. Sidoqofte, sic thone dhe andej nga Amerika, cdo reklame eshte reklame e mire. Urime, peshkatare!
1 April 2006 @ 1:43 am
Po me shajt te dashurin une pershembull ose me hap nje teme per menstruacionet e botojne keta te Shqiptares?? Kjo sme duket aspak profesionale, GSH qeka bere si ato gazetat falas qe jepen metrove . Ne fakt ajo qe me beri pershypje eshte se shume ketu shkruajne 100 here me mire se 70% e gazetareve ne Shqiperi, dhe une mendoj se nese botojne shkrimet tona, duhet te na paguajne se i bejme nder atij vendi aty :). Penar meqe the se eshte reklame, une mendoj ta marresh seriozisht kete ide dhe tiu kerkosh kompanive te ndryshme te reklamojne ne kete faqe. Pastaj me fitimet hap nje gazete tenden dhe aty publiko te gjithe komentet e peshkupauje, dhe ne kete menyre i ben me shume reklame faqes se internetit, duke thithur me shume sponsorizues dhe gradualisht ti dhe te tjeret qe e kane hapur behen milionere dhe jetojne te lumtur everafter, ” sucking down pina coladas in a hot tub with six girls named Amber & Tiffany”. :))
25 June 2006 @ 11:40 am
vertet
kujt i kane marre leje per publikimin e shkriveme?
dhe dicka tjeter
Ne pronesi te kujt jane shkrimet tek peshkupauje?
Psh tek albforumi eshte e shprehur qarte se postimet behen prone e forumit dhe jo e autorit. PO ketu?
25 June 2006 @ 12:03 pm
Ne informatike, shume prej jush ndofta e dine, ka nje licence qe quhet GPL. Sikur te orientoheshim te kjo menyre licencimi.
25 June 2006 @ 2:26 pm
Ne pergjithsi publikimin e shkrimeve tek GSh s’e kemi pare si dicka negative per dy arsye:
1) I jep mundesi mendimeve te shprehura ketu te perhapen e te lexohen nga me shume njerez.
edhe ne kemi shkrime nga GSh. Persa kohe qe citohet burimi dhe shkrimi botohet i pandryshuar (fatkeqsisht ketu ka pasur probleme) s’eshte pare si problem.
2) “Nje dore jep e nje dore merr”
Sa per pronesine e shkrimeve; eshte nje ceshtje qe s’eshte ngritur akoma. Peshku synon te jete sa me i hapur keshtu qe bllokimi i shperndarjes s’eshte pare si dicka e nevojshme me kusht gjithnje qe te citohet autori e burimi.
25 June 2006 @ 3:24 pm
gene, shkrimi lëshohet nga shkrimtarët. Ti mund të pranosh cilado liçensë. Nëse forumi të kërkon një liçensë ti mund ta pranosh atë por në të njëjtën kohë mund ta bashkëliçensosh në një tjetër dhe njerëzit mund të pranojnë atë që duan. Kuptohet që më e lira do të përdoret më shumë. P.sh nëse Albforumi kërkon tu japësh atyreve të drejtat dhe ti nga ana tjetër e lëshon shkrimin në public domain ata s’kanë ç’të thonë. Por nga ana tjetër nëse do t’i rezervosh të gjitha të drejtat atëherë hap forumin tënd dhe publikoi aty. Unë rekomandoj Creative Commons Attribution-ShareAlike 2.5 License (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5/) që thotë se të tjerët mund t’i përdorin shkrimet e mia si të duan nëse thonë se kush është autori dhe nëse i japin të tjerëve po atë të drejtë.
25 June 2006 @ 3:38 pm
g sh eshte gazeta me titujt me bombastike
kjo eshte njera prej aresyeve qe nuk e blej dot me
jam zhgenjyer kur artikujt e brendshem te saj nuk kane lidhje me titujt . e faqes se pare
po e falenderoj ne emrin tuaj per kete veper te re te saj.
23 July 2006 @ 7:50 am
Të nderuar znj & z !
Do të doja tju thoja vetëm se këtë forum e gjeta nga citimet e “G . SH” , më dukeni me mjaft vlera , (dhe vetëm nga shkrimi mbi kishën “greke” të Korçës u shpërblye koha që shpenzova pranë jush ) dhe së shpejti do bëhem dhe pjestar juaji . Kështu që “kopjimet” e “G.sh” s`besoj se bëjnë ndonjë dëm përderi sa nuk përvetësojnë këto shkrime ( madje tju them të vërtetën këto citime ja kanë shtuar lezetin “G.SH-së” dhe janë bërë një nga arsyet që e shfletoj disa herë në javë )
Ju uruj shëndet !
23 July 2006 @ 10:20 am
Plakut pordhet mos ja degjoni , po fjalet degjojani.
Qe te mos mos kete probleme dhe qe te mos rinisin diskutimet nga e para, duhet ete shenohet ne nje cep te faqes dmth me nje link te vecante vec te tjerave:
E lire per t`ju kopjuar pa iu ndryshu permbajtja.
Kjo e para,
e dyta ata qe kane faqen duhet te bejne nje regjistrim ne US per copyright , ne menyre qe organe te specializuara te bejne mbrojtjen . Kjo e dyta nuk bie ne konflikt me te paren derisa ju e keni cilesuar ne ate menyre shprehjen. Kur faqja te kete arritur objektivin e saj te pare ( more click , more wiev ) atehere behen ndryshimet e duhura ne kushtet e perdorimit te faqes edhe nga te trete.
Dhe e treta nuk eshte mburrje e madhe ta shikosh mendimin tend tek GZ apo ke Shekulli.
Ata qe bejne politikat redaksionale botojne disa shkrime te forumeve qe vec ndryshimit ne permbatje ( nganjehere ndryshon edhe thelbi ) duan te ushtrojne trusni ne opinion me faktin qe politika e TYRE redaksionale mbeshtetet dhe nga “djemte e Shqiperise ne Diaspore”.
Kete mos e pranoni te dashur peshkatare ndaj admini ka per detyre te kontaktoje via emal me Karlo Bolinon dhe t`i vere kushte kur citohet peshku.
Disa prej jush ketu vlejne me shume se shumica e gazetareve te GSH te marre se bashku.
LlTako,
megjithese interneti nuk ka akoma perhapjen e duhur ne Shqiperi, disa faqe informative ne internet lexohet ne nje dite disa here me shume se tirazhi ditor i GSH. ( Ju e dini qe tirazh nuk do te thote gazeta te shitura apo gazeta te lexuara ), ndaj mos e ki zili sepse ka tirazh deri ne 7000 kopje dhe 45-50% tirazh i kthyer ( i pa shitur ).
Nga ana tjeter, ( jo absolutisht e sakte ) perdoruesi i internetit eshte shume me i kualifikuar se nje pjese e mire e lexuesit print.
GZH eshte biznes ndaj mos e lejo qe ne te perdoremi ne menyre banale per interesat e dikujt tjeter , dhe qe per me shuma ven vaki qe s`e kemi edhe per zemer ( flas per veten time ).
Ma kishin ndryshu edhe nick name nga Kothere ne K.There.
ME shkojne dem ca post kur i shikoj ne ate gazete apo ke shekulli qe bashkon dy tre opinione nga postues te ndryshem te peshkut ne nje te vetem.
23 July 2006 @ 10:39 am
Kotherja tha: “ME shkojne dem ca post kur i shikoj ne ate gazete apo ke shekulli qe bashkon dy tre opinione nga postues te ndryshem te peshkut ne nje te vetem.”
Kjo eshte e vertete. G.SH. bashkon disa fjali te njerit me disa fjali te tjetrit duke e nxjerre shkrimin ne shume raste jashte konteksit. Pastaj si munden ata te bashkojne shkrimet ose pjese te tyre dhe ti vene ne fund emrin e nje personi i cili vetem nje pjese te saj ka shruar.
23 July 2006 @ 12:00 pm
Me thene te drejten mua me kishin marre nje shkrim ne GSH, e kishin ngjitur (puthitur fare) me reagimet e lexuesve, sikur te ishin nje…c’ka me nxirrte krejt budalle se dukesha sikur perserisja dhe mbeshtesja/kundershtoja veten. Dhe ne fund te perzjerjes shkrim/komente qendronte emri im. Dmth autoresia e atyre komenteve mu dha mua. hajt mo!
23 July 2006 @ 12:41 pm
Keshtu funksionon fatkeqesisht ne Shqiperi Blendi, ndaj mos u merzit.
24 July 2006 @ 4:39 am
Perdorimi/shnderrimi i shkrimeve nga Peshku tek gazetat Shqiptare eshte nje problem qe eshte shfaqur edhe here te tjera por te cilit fatkeqsisht nuk besoj se asnje nga ne mund ti gjeje nje zgjidhje. Se pari, sepse kjo eshte nje rruge me dy drejtime; gazetat marrin shkrime nga Peshku por edhe Peshku merr shkrime/materiale nga to. Se dyti, sepse nuk ekziston nje mundesi e vertete per te parandaluar kete “shkembim” shkrimesh. Shenime e licensa mund te vihen ne fund e ne krye te faqes por s’ma merr mendja se do ti respektoje ndokush.
Pastaj “Kothere” mos u “merzit” per ndryshimin e emrit e per pasqyrimin tek GSh, mendo thjesht dicka; ty mund te te ndryshojne pseudonimin e shkrimin por atyre qe shkruajne artikuj me emer te plote tek Peshku dhe qe u pasqyrohen keto artikuj te shtremberuar ne faqet e shtypit mund deri te krijojne “armiq” personale. Keto jane kushtet e internetit/shtypit Shqiptar, s’ke c’ti besh………
24 July 2006 @ 10:24 am
Tako,
me duket se je i kenaq me sa ke arrit . KEshtu e kuptoj mesazhin tend.
Lidhur me :
“Se dyti, sepse nuk ekziston nje mundesi e vertete per te parandaluar kete “shkembim†shkrimesh.”
une te rekomandoj qe te lexosh dicka ketu http://www.copyright.gov/
E keqja eshte se per te aplikuar deri ketu jane te nevojshme disa kushte paraprake qe une i kuptoj mire qe duhen realizu hap mbas hapi apo mbase dhe kur t`i vije koha.
Pra, mundesia egsiston . Po ata kaqolat e GSH as e kane haberin te kesaj pune ndaj dhe guxojne dhe e bejne.
Une te garantoj nga eksperienca personale qe nese e paguar mbrojtjen dhe e ke vertetuar qe kopjohesh, ata qe gabojne paguajne leshte e kokes.
Nuk jam fare i merzitur, vetem se desha te risjell ne vemendjen e lexuesve te peshkut.
24 July 2006 @ 11:34 am
Llukan une nuk jam me ty. Perse Peshku nuk e ben cdo shkrim copyright? Dhe nese je copyright ashtu sic thote edhe Kotherja paguan leshte e kokes ai qe kopjon me vone. Pastaj, ka dhe nje ndryshim. Gazetat jane te lira sepse botohen ndersa ne ketu nuk jemi politikane por njerez te thjeshte ashtu sic bejne njerezit kudo ne bote, flasim edhe ne me njeri-tjetrin duke thene kjo na pelqen e kjo jo, por ne nuk shkruajme per tu bere publik neper gazeta. Nese keshtu do te ishte secili nga ne do te dilte me emrin e vertete ose “emer arti” dhe do shkruante neper gazetat e sotme.