Mashtrimet më të zakonshme nga interneti
Bazuar në artikullin me të njëjtin titull nga Joshua Frulingher
Sjellë në shqip nga bletë
Si përkthyese, pjesa më e madhe e projekteve më vjen pikërisht nga emailet që më dërgojnë në përgjigje të profileve të mia në faqe të ndryshme biznesi. Një nga këto ishte një kërkesë për shoqërim e përkthim nga Dr. Bernard Opoko për gruan e tij shqiptare që do të vizitonte Nju Jorkun. Dërgova një ofertë e cila u pranua pa asnjë fjalë. Deri këtu, mrekulli. Para të falura. Por, motra ime se ku e kishte dëgjuar këtë emër, kështu që e google-m dhe ja ç’na doli:
”Një mashtrim i zakonshëm, pre e të cilit bie kryesisht ti, përkthyesi. Pasi bie dakord për çmimin, Dr. Opoke ose një pseudo Dr.Prof. tjetër e paguan paraprakisht, duke “gabuar” në shumë me mijëra dollarë. Përnjëherë më pas, të dërgon një email ku të informon për ‘gabimin’ e tij dhe të lutet që me ta marrë çekun, t’i dërgosh një mbrapsht me diferencën. Po të jesh njeri korrekt si unë, e dërgon çekun tënd mbrapsht në mirëbesim, pa pritur që ceku i tjetrit të pastrohet. Nga koha e depozitimit të çekut të klientit, tek koha e transferimit të parave, kalojnë të paktën 7 ditë. Gjatë kësaj kohe çeku jot është depozituar dhe ai i ka marre paratë e tua. Në fund të javës, çeku i tij del i pambuluar, dhe ti humb disa mijëra dollarë të tuat.”Prandaj mendova që artikulli i mëposhtëm do të ishte me interes për të tërë peshqit që kanë lehtësi përdorimi të internetit.
Keni dëgjuar për to, i keni hasur, e ndoshta edhe jeni dëmtuar ndonjëherë nga mashtrimet me email (nga interneti). Çdo vit, miliona njerëz mashtrohen nga emaili. Vetëm në vitin 2005, konsumatorët humbën rreth $14,000,000.00 me mashtrimet e internetit. Fatkeqësisht ky numër është në rritje, sepse “mjeshtrit” mashtrues gjithnjë shpikin metoda të reja për të vjele paratë dhe të dhënat tuaja. Më poshtë vijojnë pesë nga mashtrimet më të rënda e më të zakonshme.Normalisht, mashtruesit përpiqen t’ju bindin të lini të dhënat tuaja në faqe fallco. Këto faqe duken të mirëfillta (bile disa janë edhe kopje të faqeve të mirëfillta që ju u besoni), por ato janë të infektuara dhe përhapin viruse, mbledhin emrat për tregtarët e informacionit (spammers), ose të dhënat tuaja personale. Skema të tjera mashtruese përpiqen t’u bindin t‘ju përgjigjeni emaileve që kërkojnë të dhëna personale si fjalëkalimet dhe llogaritë bankare. Kur marrin këto të dhëna, hajdutët mund t’ju vjedhin paratë e të blejnë me kartat tuaja të kreditit, para se ju të arrini t’i zbuloni ata.
Për t’ju ofruar këshillën më profesionale sot për sot, biseduam me Carol McKay-n, e Lidhjes Kombëtare të Konsumatoreve, e cila na dha disa këshilla tepër të vlefshme.
Fryrja dhe shfryrja e aksioneve
Karremi
Te gjithë e dinë që informacioni është kryesor në bursë, kështu që nuk është çudi sa milionë vetë e kafshojnë këtë karrem: Ju vjen një email nga dikush që thotë se është lojtar burse, i cili ju tregon për aksione që do të dyfishohen, bile trefishohen shumë shpejt. Dhe ju i blini këto aksione, për të zbuluar disa orë më pas se janë zhvleftësuar përsëri. Një email i tillë që na erdhi javën e fundit, duket kështu:
Titulli: 221.43% -Rezultate të sapodalaBajlozi: DWPI del në shitje, Çmimi ngrihet 221.43%
Distributed Power Inc.
Simboli: Çmimi i DPWI : $0.40 (+0.31)
Lajmi po përhapet!!! DPWI blen puse të pashtershme nafte, shpon më thellë në puset ekzistuese, duke rritur prodhimin e vet, dhe hap degë aziatike. Aksionarët çmenden sot dhe çmimet rriten 221.43%. Veproni sa më shpejt, lexoni lajmet, dhe futeni në dore DPWI-në që të martën në mëngjes!
Mashtrimi
Del se ata që të kane dërguar emailin, po presin për ty e për ca të tjerë si puna jote, që të blejnë e të ngrenë çmimet e aksioneve, për t’i shitur të tyret me fitim para se ti të hapësh e të mbyllësh sytë.
Si të veprosh?
Carol thotë: “Investimet e mirëfillta kane rrezik humbjeje, dhe tregtaret e aksioneve ua thonë gjithmonë klientëve të tyre. Kini sidomos kujdes nga ofertat që vijnë nga interneti, investimet jashtë atdheut, dhe strategjitë shtytëse e marramendëse. Dhe, nëse nuk e merrni parasysh që mund t’i humbni të gjitha paratë, me mirë mos investoni fare.”
Anuloje këtë porosi!
Karremi
Ndërsa po shfletoni internetin një mbrëmje, ju vjen një email që konfirmon porosinë tuaj.” Çfarë porosie?” mendoni ju “Unë s’kam porositur gjë.”
Mashtrimi
Ju klikoni në lidhjen “anulo” në email, duke menduar se kështu mbroni kartën tuaj të kreditit, por në të vërtetë, po i lini të dhënat tuaja personale në një faqe fallco.
Si të veproni?
Carol thotë: “Këto emaile duhen fshirë menjëherë sa t’i merrni. Është logjike, nëse nuk keni porositur gjë, por merrni një email që ju kërkon të konfirmoni “porosinë”, merrni në telefon kompaninë që gjoja po iu dërgon mesazhin dhe hetojeni situatën. Më të shumtën e herëve, përfaqësuesi/ja i/e kompanisë do të pohojë që nuk ka asnjë të dhënë për blerjen tuaj dhe ju do të flini të qetë se nuk e hëngrët karremin.”
Gjithashtu mirë është të thirrni kompaninë tuaj të kredit kartës dhe ta pyesni nëse ka dalë ndonjë blerje e pashpjegueshme. Kontrolloni me ta listën e blerjeve që keni kryer, dhe nëse ka ndonjë të dyshimtë, kundërshtojeni aty për aty. Shumica e kompanive bashkëpunojnë me ju së pari duke e “ngrirë” veprimtarinë e kartës, dhe pastaj duke gjurmuar blerjen e dyshimtë. Të ka rënë LLotaria!
Karremi
Pas gjithë atyre parave të harxhuara me bileta llotarie, e thonj lënë duke kruar lojërat e fatit, ju vjen emaili – keni fituar miliona!
Mashtrimi
Natyrisht, që të merrni milionat, ju duhet të jepni numrin e llogarisë bankare ose kartën e kreditit sepse ka një tarifë për transferimin e parave. Zakonisht, ju marrin $75-100 për këtë punë, dhe nuk i shikoni kurrë fitimet e premtuara.
Si të veproni?
Carol thotë: “Kur një email pretendon që ju ka ardhur dita, në të shumtën e kohës nënkupton dita e mashtrimit e jo e fatit. Nuk duhet të paguani kurrë për të luajtur. Kompanitë që caktojnë tarifa ose gjoba për të fituar një çmim, shkelin ligjet. Dhe fituesit e mirëfilltë i paguajnë taksa vetëm shtetit, jo kompanisë që pretendon se po iu jep fitimet.’“ Mashtrimi i letrave nigeriane
Karremi
“Letra 419″ që i ka mbetur emri nga kodi penal nigerian i cili merret me skemat e krimeve, vjen si email nga dikush që duket sikur kërkon ndihmën tuaj në një situatë tepër të rëndë por të ndershme, zakonisht dikush që do të bëjë bamirësi ndërsa është në grahmat e fundit, ose do të verë në vend amanetin e “të ndjerit”. Një pjesë e shkëputur nga një email tepër i dëshpëruar vijon:
“…para se të vdiste, i ndjeri im shoq ishte manjat nafte e depozitoi shumën e 25 milion dollarëve (Njëzetepesë milion dollarëve) në një nga bankat spanjolle në Madrid, Spanjë, të cilat janë të vetmet para që më kanë mbetur, e kam nevojë për ju të më ndihmoni ta tërheq këtë fond dhe ta dhuroj si e ka falur Zoti e për bamirësi, kështu që të më bjerë shpirti rehat kur të vdes fondet do të jenë komplet në dorë e nën drejtimin. Shpresoj që Zoti t’ju japë urtësinë të ndihmoni shumë jetë njerëzish, shqetësimi im kryesor. 20% e këtyre fondeve do të jenë shpërblimi i kohës e përpjekjeve tuaja, dhe 80% do t’i shkojnë bamirësive. Nëse e shikoni të arsyeshme të më ndihmoni, atëherë më dërgoni të dhënat e mëposhtme urgjentisht.
1) EMRA DHE ADRESA
2) NUMRAT E TELEFONIT E të FAKSIT
3) KOMBËSIA JUAJ
4) PROFESIONIN
5) MOSHËN dhe Gjendjen Civile
Ju lutem m’u përgjigjni në këtë email: jennydiaz@mail.vu.”
Mashtrimi
Në shkëmbim të të dhënave tuaja personale si numri i llogarisë e i transfertave bankare, dërguesi ju premton një shumë të madhe për ndihmën tuaj. Natyrisht që paratë nuk ju bien kurrë në dorë, dhe dërguesi i letrës është nga ana tjetër e botes duke ju shfrytëzuar kreditin e të dhënat personale kaq shumë saqë, do t’ju duhen vite për ta sjellë çdo gjë përsëri në formë me kreditoret.
Shpesh do t’ju vijnë dokumente zyrtare në dukje, që ju kërkojnë të paguani këto apo ato tarifa poste e shërbimi, në mënyrë që çdo aktivitet të duket i ligjshëm.
Si të veproni?
Carol thotë: “Para falas nga Nigeria të ofruara me email nga një princeshë e shumëvuajtur ose diplomat në burg? Kur të fluturoje gomari. Këto mashtrime i kane marrë në qafe njerëzit prej shumë vjetësh, me ndryshime të vogla e të mëdha në historitë e tyre, por mësimi është gjithmonë i njëjtë: Përfshirja në këto mashtrime nuk është vetëm harxhim i kotë kohe, por me raste edhe e rrezikshme e kërcënuese për jetën tuaj.”
Nëse doni më shumë të dhëna, www.419eater.com ka një seksion të pasur Pyetje-Përgjigje, i cili bile dokumenton disa nga ngjarjet si edhe luftën që disa qytetarë kanë shpallur ndaj mashtruesve. Kujdes: disa nga këto rrëfime janë vetëm për audienca të pjekura. Duke phishkuar
Karremi
Ky mashtrim zakonisht shfaqet në formën e një emaili që ju lajmëron se ju duhet të rifreskoni të dhënat e llogarisë bankare ose të PayPal (shërbim i përdorur nga tregtarët në internet), për arsye sigurimi.
Mashtrimi
Lidhja e emailit ju çon në një faqe në dukje njësoj me faqen tuaj bankare, por në të vërtetë një faqe fallco që ka për qellim të vjelë të dhënat tuaja për të hyrë në llogari. Kur kriminelet i marrin këto të dhëna, ata hyjnë në llogarinë tuaj të vërtetë dhe ju vjedhin paratë, informacionin, bile i provojnë edhe në llogarite tuaja të tjera, sepse e dine që shumica e njerëzve përdorin të njëjtat fjalëkalime në shumë faqe interneti.
Si mund të veproni?
Carol thotë: “Kriminelet kanë dalë me ca mënyra tepër interesante maskimi si kompani apo institucione të besuara, në mënyrë që t’ju vjedhin të dhënat tuaja personale. Mënyra e shmangies së vjedhjes së identitetit nëpërmjet Phishing, të mbani mend që JU jeni në kontroll të të dhënave tuaja. Ruajini me kujdes e mos ia jepni kujtdo që ua kërkon, pa u siguruar që ua kërkojnë për arsye ligjore.



27 Prill 2007 @ 4:37 pm
Shum interesant artikulli. rrofsh Bleta.
Ps. ky gomari qe fluturon ne Nigeri eshte i perhapur dhe ne Evrope.
27 Prill 2007 @ 4:43 pm
e di e di.
kam harruar te permend El Gordo nga Spanja dhe ato letrat me miliona euro qe te gjejne adresen me shpejt se sigurimi i shtetit.
27 Prill 2007 @ 4:47 pm
kete El Gordon s’e kam degjuar. Por ti po pate kohe vazhdoe ketu artikullin.
27 Prill 2007 @ 5:09 pm
Nuk e di se pse e lexova gjithe kete artikull me tonin e nje “cooking show host”
Ne fillim skuqim gjalpin

Pastaj shtojme qepet, domatet, dhe specat dhe i kaurdisim deri sa qepet te behen transparente.
Pastaj shtoje dy luge salce domate dhe i perziejme….
27 Prill 2007 @ 5:09 pm
Kjo eshte njefare llotarie qe vertet behet ne Spanje. Une marr per vit letra fituese me shuma te ndryshme te cilat me kerkojne informacion te hollesishem dhe me japin emra te perfaqesuesve te tyre, bile edhe me adresen e Shqiperise nga ku jam shperngulur 10 vjet me pare. Te njejten gje kane marre edhe emigrantet e tjere qe njoh, te pakten nga 3-4 here.
per anglisht folesit, klikoni ketu:
http://www.crimes-of-persuasion.com/Nigerian/lottery_terms.htm
27 Prill 2007 @ 5:10 pm
El Gordo eshte “Llotaria Spanjolle”,
… e kam “fituar” edhe une nja dy here…
Artikullin qe na solli bleta sot mund te mos u duket interesant ca nga vizitoreve qe vijne per te diskutuar politike, por mendoj se ndersa gjithnje e me shume shqiptare (ne Shqiperi) fusin internetin ne shtepi, ata dhe femijet e tyre do perballen me keto mashtrime dhe disa fatkeqe me siguri do ta hane llokumin.
Imagjino nje person qe ka pak ose aspak eksperience me internetin, me anglishte “so-so”, eshte gjahu me i mire i ketyre mashtruesave qe kane tash gati dy dekada qe merren me kete pune.
27 Prill 2007 @ 5:12 pm
Lawman, te hengert goja mjalte. ishalla behem edhe une si Lydia ose Rachel Ray e me sheh perdite ne tv. ama per te gatuar nuk ia thek hic.
27 Prill 2007 @ 5:13 pm
nuk e di perse nuk m’u ruajt shpjegimi i El Gordos. flm Blend per shpejtesine.
per anglishtfolesit, klikoni ketu:
http://www.crimes-of-persuasion.com/Nigerian/lottery_terms.htm
per te tjeret, mesoni anglisht.
27 Prill 2007 @ 5:15 pm
shih ketu:
http://www.crimes-of-persuasion.com/Nigerian/lottery_terms.htm
27 Prill 2007 @ 5:16 pm
Te lumte Blete, sapo ke fituar nje shume prej 35.000 USD qe eshte vene ne dispozicion nga peshku per ate qe shkruan artikullin me te mire persa i perket vjedhjeve ne internet. Pergezime. Per te marre shumen dergo pak te dhenat e kartes se kreditit

27 Prill 2007 @ 5:22 pm
Po, ke deri te henen kohe ose humbet cmimin!
I cili ne rast se ti e humbet i kalon swed per komentin me te mire. Swed e ke gati numrin e kartes?
27 Prill 2007 @ 5:25 pm
po te me kishe thene nje milion eh-eh.
se e kam ngrene vete, andaj perkthej keshilla tek peshku.
27 Prill 2007 @ 5:30 pm
Blendo
:D
Nr. 1002342980072348
Validity 10/2020
Blete, po deshe, une i dergova numrat e mi
27 Prill 2007 @ 6:13 pm
Future Shock late at night
The dj is in the houssee http://youtube.com/watch?v=avNIo9ojg8o
27 Prill 2007 @ 6:16 pm
Une kam nje histori te bukur me Nigeriane…
Para 4-5 vjetesh, i pergjigjem nje nga qindra emailave qe kisha marre si trashegimtar i miliona dollareve nga nje princ Nigerian. Edhe fillojme para mbrapa me emaila…
Une luaj “hard too get” edhe i them, qe jam i interesuar, dhe ky me thote qe ja te marr ne telefon dhe une i dhashe numrin e rejection line New York: 212-479-7990 (http://www.rejectionline.com/).
Bjerini ketij numri te degjoni gallate… te rregjistruar…
eh, dhe nigeriane prape s’e morri mesazhin dhe vazhdonte te me shrkuante deri sa i bere “block sender”….
27 Prill 2007 @ 6:29 pm
paret e nigerianeve jan te zeza.
27 Prill 2007 @ 6:32 pm
Të lumtë Bletë!
Temë shumë interesante dhe shumë aktuale! El Gordon (zhvillohet 1 herë në vit dhe fituesit shpallen për pashkët) edhe unë e kam fituar disa herë kur kam qenë për pushime në Spanjë….hahahahaaha
Një këshillë e vogël për administratorin. Sot lexova diku emrat e fituesve të llotarisë amerikane. Pse të mos i botojmë emrat e fitueve dhe të hapim një temë për këtë qëllim? Faleminderit!
27 Prill 2007 @ 6:45 pm
peshkaqen, a mund te na sjellesh ndonje link? kam pasur tre telefonata nga njerez te ndryshem per kete pune.
27 Prill 2007 @ 7:03 pm
blete,
eshte semundje qe ka fillu qe ne vitin 2000.
je shembull:
BRITISH TOBACCO COMPANY UNITED KINGDOM
406 Bury New Rd., Whitefield, Manchester M457SX U.K
REF NO: MELI-T/17-F044262312
Batch No. 13/FFP/LDL/037.
Lucky Winner;
TICKET NUMBER 9901-0148-790-691
SERIAL NUMBER 6109-17
OFFICIAL PRIZE NOTIFICATION
This is to inform you that you have been selected for a cash prize of
$1,500,000.00 ( one million Five Hundred Thousand United States Dollars)in
the International programs held on the 27TH OF April 2007 in London. The
selection process was carried out through random selection in our
computerized email selection system(s) from a database of over 250,000
email addresses drawn from all the continents of the world.The British
Tobacco Lottery is approved by the British Gaming Board and also Licensed
by The International Association of Gaming Regulators (IAGR). To begin the
processing of your prize you are to contact our executive claims officer
through the contact stated below with your personal informations for
verification purpose:
Mr. ALBERT GREGORY.
Fiduciary Agent/Payment Officer.
20 Lausanne Road London, SW2 3JB ENGLAND.U.K
E-mail: british_tobaccoapprovedagent1@yahoo.co.uk
1.Name in full:………………………..
2.Address:…………………………….
3.Nationality:…………………………
4.Age:………………………………..
5.Occupation:………………………….
6.Phone/Fax:…………………………..
7.Present Country:……………………..
Winners are advised to keep their winning details/informations safe from
the public to avoid fraudulent claims.*Winners under the age of 18 are
automatically disqualified.*Staff of the British Tobacco Company are not
allowed to partake in this Lottery.
KAREN PETERSON.
Co-coordinator.
AGENT.================================================
NOTE: Do not reply this mail. You are to contact your
claims processor immediately by email.This promo is
all about emails, be aware.
WARNING!!!
WARNING!!!
WARNING!!!
ANY MAIL RECIEVED OF THIS SUCH WITH ANY OTHER TRADE
MARK OR ADDRESS SHOULD BE FOWARDED TO YOUR CLAIMS
AGENT IMMEDIATELY; THIS WILL HELP US TO FIGHT SCAM
AND LOTTERY IMPOSTERS. THANK YOU FOR YOUR ANTICIPATED
CO-OPERATION.
27 Prill 2007 @ 7:03 pm
n o f uk i n k i d i in ng
27 Prill 2007 @ 8:21 pm
blete dhe peshkaqeni, ne lidhje me fituesit e Llotarise Amerikane.
Une listen qe eshte botuar deri tani e kam pare ne tre gazeta dhe fare kollaj mund ta postoja ketu por kam nje problem parimor. Lista pervec emrave te fituesve ka edhe adresen e tyre te plote, tip:
Blendi Salaj, Rruga M. Gjollesha, Pall #, Shk# Apt#, Tirane
Llukan Tako, Rruga Filan, Pall #, Shk#, Apt#, Tirane
etj,
etj,
Kjo praktike e gazetave shqiptare qe boton informacionin e plote te njerezve mua me duket shkelje. Fitimi i llootarise eshte ceshtje private, c’pune ka gazeta te infromoje gjithe Shqiperine per deren e shtepise sime?
Atyre qe fitojne u shkon zarfi ne shtepi dhe nuk kane nevoje t’i lajmeroje “dajua” me telefon…qe e ka lexuar ne gazete.
27 Prill 2007 @ 8:48 pm
blendi te drejte ke, po ne pak shqiptare jemi e ia dime shpite njoni-tjetrit.
te pakten me jep linkun e gazetes.
flm
27 Prill 2007 @ 8:52 pm
Blete, ne mos gaboj une i ke edhe tek gazeta panorama.
www.panorama.com.al
28 Prill 2007 @ 2:03 am
flm altona. e gjeta.
28 Prill 2007 @ 2:43 am
uroj tu dali ket vit!
28 Prill 2007 @ 12:44 pm
Ne lidhje me mashtrimet qe behen me Llotarine Amerikane:
Llotaria fillon ne tetor. Behet vetem ne kete faqe:
http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1318.html
Beni kujdes, vetem faqet qe mbarojne me .GOV jane faqet ku mund te beht llotaria. Llotaria eshte FALAS, nuk ka nevoje te paguani asnje qindarke. Kujdes nga mashtruesit. Shume faqe qe duken zyrtare jane ne fakt private. Vetem faqja me lart qe eshte .GOV eshte faqja e sakte.
Disa njerez me kane lajmeruar se ka nga ata qe ju kerkojne numrat bankare te llogarive, gjoja per verifikim…mos beni gafe te jepni numrat!!!
28 Prill 2007 @ 7:44 pm
Me ate llotarine spanjolle, nje familje ketu , i la nja 1370 euro kot se koti. Ndersa ato emailet per trashegimine bamirse, nuk jane vetem nga Nigeria, por dhe nga vende te tjera te Afrikes, si Kongo, Bostvana, etj. Ky artikulli eshte shume informues per naivat ne Shqiperi, qe sapo hyjne ne internet.
29 Prill 2007 @ 3:01 pm
Kto skame jane te vjetra bile aq te vjetra sa vete ato komercialet ( scam) qe degjon ne oraret e vona ne televizjonet Amerikane.Nuk arrij ti maj men ato trojanet backdoors apo keyloggers qe te vidhnin informacionet aq te vjetra jane kto scam-e.
1 Maj 2007 @ 8:29 pm
Mr. PEDRO DUMBA.
The Account / Audit Manager,
African Development Bank (ADB).
Ouagadougou Burkina Faso.
Dear Beloved,
I presumed that all is well with you and your family. Please let this do not be a surprise proposal to you because i got your contact information from the international directory in few weeks ago before i decided to contact you on this magintude and lucrative transaction for our future survival in life. Moreover, i have laid all the solemn trust in you beforei decided to disclose this successful & confidential transaction to you.
As the Account / Audit Manager of our bank, i have decided to contact you over this financial transaction worth the sum of DOLLARS($19.500,000.00 ) for our success.This is an abandoned sum that belongs to one of our bank foreign customers who died along with his entire family through plane crash disaster since few years ago.
Meanwhile i was very fortune to came across the deceased file when i was arranging the old and abandoned customers files in other to sign and submit to the entire bank management for an official re-documentation and audit of the yearagainst 2007.
Be informed clearly that it was stated in our banking rules and regulations which was signed lawfully that if such fund remains unclaimed till the period of 4 years started from the date when the beneficiary died, the money will be transferred into the treasury as an unclaimed fund.
As a honour and advantage bestowed to our foreign customers base on the rules guideing our bank, it was stated obviously that if you are not a Burkina Faso citizen, you have the absolute authority to claim the fund despite your differences from the country of origin of the deceased. So the request of you as a foreigner is necessary to apply for the claim and transfer of the fund smoothly into your reliable bank account as theNEXT OF KIN to the deceased.
PERCENTAGE RATIO: note that 35% being will be your share in respect of your assistance and account provide for the tranfer, 55% will be my share being the pioneer of the business while the rest 10% will be used to install a joint company in your country which will bear our name in particular and
whatever profit made out from this company will be used in helping the less privileges, mothrless babies home and charity organization in the world.
If you are really sure of your trustworthy, accountability and
confidentiality on his transaction, contact me and agree that you will not change your mind to cheat or disappoint me when the fund have getting into your account. Besides you should not entertain any fear because i am sure of the success as an insider in the bank ok.
Please reply with the assurance, include your private telephone and fax numbers necessary for effective and easy communication in this transaction.As soon as you reply , call me through my private telephone number indicated above so that i will let you know the next step to follow in order to finalize this transaction immediately.
I expect your urgent communication.
Yours sincerely,
Mr. Pedro Dumba
2 Maj 2007 @ 9:31 am
“Urime” Blete, Shekulli ka zgjedhur sot te ta zgrape te plote perkthimin e si te gjitha mashtrimet e gazetave Shqiptare ne internet ka zgjedhur te mos te ta citoje emrin gjekundi. Ta dish qe e kane per te miren tende, po sikur te te rritet mendja e te kujtosh se je perkthyese e mrekullueshme qe “meriton” te botohesh ne shtypin Shqiptar? JO, ABSOLUTISHT JO. Rrofsh per punen e kryer!
http://www.shekulli.com.al/news/143/ARTICLE/9146/2007-05-02.html
2 Maj 2007 @ 1:25 pm
lol. rrofsh llukan. sa per gallate, po shtoj emailin tim qe i dergova shekullit (a thua dikush do te reflektoje?)
“Me behet qejfi qe ju po perdorni punen time (ndonese pa leje), por ju lutem shtoni burimin nga e keni marre si edhe emrin e Shqippershtateses. Po ashtu, udhezojeni personin qe e ka “pershatur” nga peshku tek shekulli, te ndaje komentet e veta nga ato te perkthyeses dhe te autorit te artikullit. Ndryshe, ate nuk e ndan gje nga mashtruesit e permendur me lart.
Sinqerisht,
Blerta Alikaj”
2 Maj 2007 @ 1:28 pm
edhe nje: e keqja eshte qe e kane marre pa lexuar fare sepse kane harruar te justifikojne fjaline e meposhtme:
“Prandaj mendova që artikulli i mëposhtëm do të ishte me interes për të tërë peshqit që kanë lehtësi përdorimi të internetit.”
e mbylla, po shkoj te pij kafene e dyte.
11 Maj 2007 @ 7:57 pm
Shikoni adresen e E Mail UK National Lottery me Yahoo adres ha haha
UK NATIONAL LOTTERY
Support Center
Bevan House
51 Bevan Avenue
Conwy LL28 5AF United Kingdom
FROM: THE DESK OF THE PROMOTIONS MANAGER,
INTERNATIONAL PROMOTION/PRIZE AWARD DEPARTMENT,
AWARD NOTIFICATION:
We are pleased to inform you of the announcement
of winners of the UK NATIONAL LOTTERY, THE UNITED KINGDOM INTERNATIONAL PROGRAMS held on 27th april 2007 in London.Your email address was attached to with serial number and drew the lucky numbers , and consequently WON you the lottery in the 2nd category.You have therefore been approved for a lump sum pay Of £ 500,000.00 British Pounds(GBP)in cash credited to file REF . This is from total prize money Of £ 2,000,000.00 British Pounds(GBP) shared among the four International winners in this category.All participants were selected randomly from WorldWide Website through computer draw ballot system and extracted from over 1,345,256 personal email addresses as part of InternationalPromotions Program, which is conducted annually.In view of this, your £ 500,000.00 British Pounds(GBP) would be released to you by our approved payment center in London.The claims agent will immediately commence the process to facilitate the release of your funds as soon as you contact him.For security reasons, you are advised to keep your winning information confidential till your claims is processedand your money remitted to you in whatever manner you deem fit to claim your prize winnings.This is part of our precautionarymeasures to avoid double claiming and unwarranted abuse of this program by some unscrupulous elements.Please be warned.To file for your claim, please contact our claims agent:
Mr. DANIEL STEVENSON
#195 Edgware Road,London W2 1EY United Kingdom.
TEL: 447031959558
FAX: 447039400254
EMAIL: claimsagent_dan@yahoo.co.uk
For due processing and remittance of your prize winnings, please remember to quote your Reference and Batch numbers in your Correspondences with the agent.Remember, all prize winnings must be claimed not later than two weeks from today.After this day,all funds will be returned as unclaimed.Furthermore, should there be anyChange of your address; do inform the claims agent as soon as possible.
Congratulations once again.
Sincerely,
Mrs Irene Bristow
Zonal Co-ordinator
2 Qershor 2007 @ 5:03 pm
DEAR FRIEND,
I MAKE THIS APPEAL WITH THE UNDERSTANDING THAT ANY FACTS OR OPINION EXPRESSED BY ME ARE GIVING IN CONAFIDENCE AND SOLELY FOR YOUR PERSONAL INFORMATION AND USE.
I AM MR.SULEMAN BELLO,THE MANAGER OF BILL AND EXCHANGE AT THE FOREIGN REMITTANCE DEPARTMENT OF MY BANK.
BEFORE I WROTE YOU,I PRAYED THAT YOU WILL BE A HONEST AND RELIABLE PERSON WHOM
I CAN WORK WITH TO ACHIEVE THIS DEAL OF OUR LIFE.FROM MY SECTION IN THE BANK,
I DISCOVERED AN ABANDONED SUM OF SIX MILLION EIGHT HUNDRED THOUSAND UNITED STATES DOLLARS ($6.8M) WITH ACCOUNT NUMBER 14-2558-5976 THAT BELONGS TO ONE OF OUR FOREIGN CUSTOMERS WHO DIED ALONG WITH HIS WIFE AND ONLY DAUGHTER IN A PLANE CRASH OF ALASKA AIRLINES FLIGHT NUMBER 261 WHICH CRASHED ON MONDAY, 31 JULY, 2000, 13:22 GMT 14:22 UK. WITH THE WHOLE PASSENGERS ABOARD.
THE NAME OF THE DECEASED MAN WAS (MR. ANDREAS SCHRANNER FROM MUNICH,GERMANY). N.B.YOU SHALL READ MORE ABOUT THE CRASH ON VISITING THIS (WEBSITE) BEFORE YOU START WITH ME. BELOW IS THE WEBSITE.
HTTP://NEWS.BBC.CO.UK/1/HI/WORLD/EUROPE/859479.STM
IT IS THEREFORE UPON THIS DISCOVERY THAT I NOW DECIDED TO MAKE THIS BUSINESS PROPOSAL TO YOU AND FOR OUR BANK TO RELEASE THE MONEY TO YOU. YOU HAVE TO FOLLOW THE INSTRUCTION WHICH I WILL BE SEND TO YOU AS THE NEXT OF KIN OR RELATION TO THE DECEASED FOR SAFETY AND SUBSEQUENT DISBURSEMENT SINCE NOBODY IS COMING FOR IT AND I DON’T WANT THIS MONEY TO GO INTO OUR BANK TREASURY AS UNCLAIMED BILL.
THE BANKING LAW AND GUIDELINES HERE STIPULATES THAT IF SUCH MONEY REMAINED UNCLAIMED AFTER SIX YEARS, THE MONEY WILL BE TRANSFERED INTO THE BANK TREASURY AS UNCLAIMED FUND. THE MONEY HAS NOW STAYED MORE THAN SIX YEARS AND I AM PREPARING DOCUMENTAION TO PROVE THAT THIS MONEY HAS BEEN TRANSFERED TO OUR BANK TREASURY. IT WILL BE BETWEEN ME AND YOU ONLY THAT WILL KNOW THAT THE MONEY IS NOT TRANSFERED INTO OUR TREASURE.
THIS REQUEST OF FOREIGNER AS NEXT OF KIN IN THIS TRANSACTION IS OCCASIONED BY THE FACT THAT THE CUSTOMER WAS A FOREIGNER AND A BURKINABÉ CANNOT STAND AS NEXT OF KIN TO A FOREIGNER.IN APPRECIATION OF YOUR ASSISTANCE, I AM OFFERING YOU 35% OF THE TOTAL SUM. 5% FOR CONTINGENCIES (COST OF TRANSFER/OTHER CHARGES) LIKELY TO BE INCURRED DURING THE COURSE OF TRANSACTION, WHILE THE REMAINING 60% IS FOR ME.UPON RECEIPT OF YOUR REPLY.I WILL SEND TO YOU BY FAX OR EMAIL THE TEXT OF THE APPLICATION WHICH YOU WILL COMPLETE AND FORWARD TO OUR BANK ASKING FOR THIS MONEY TO BE PAID TO YOU AS THE NEXT OF KIN TO MR;ANDREAS SCHRANNER.
PLEASE I WOULD LIKE YOU TO KNOW THE FOLLOWING INFORMATIONS.(1.) THIS BUSINESS IS
HUNDRED PERCENT FREE FROM RISK.(2.)YOU WILL NOT FACE ANY MUCH QUESTIONS BECAUSE THE APPLICATION WILL BEAR THE BRIEF INFORMATION OF THE DECEASED WHICH THE BANK MAY LIKE TO KNOW.(3.) IF YOU WILL FOLLOW MY INSTRUCTIONS AND DIRECTIVES,THIS TRANSACTION WILL BE COMPLETED WITHIN A SHORT PERIOD OF TIME.(4.)YOU SHOULD KEEP THIS BUSINESS CONFIDENTIAL OR SECRET UNTIL THE FUND GET TRANSFERED INTO YOUR ACCOUNT FOR SAFETY AND SECURITY PURPOSE.
FINALLY,CONTACT ME THROUGH MY EMAIL ADDRESS SO THAT WE WILL PROCEED WITH THIS BUSINESS IMMEDIATELY.
MY REGARDS TO YOU AND YOUR FAMILY.
YOURS FAITHFULLY,
MR. SULEMAN BELLO
5 Korrik 2007 @ 1:21 am
From: Dr Ramin Razaq
Attention please,
I am Dr Ramin Razaq the bank manager of AFRICA BANK ( B A ) BURKINA FASO WEST AFRICA BRANCH.
I am contacting you based on Trust and confidentiality that you will keep this as top secret.
don’t be scared or surprised, i am the manager of AFRICA BANK and i have an opportunity to transfer sum of US$10.5MILLION (TEN MILLION FIVE HUNDRED UNITED STATE DOLLARS) I have the courage to look for a reliable and Honest Person who will be capable for this important business Transaction, believing that you will never let me down either now or in Future. The owner of this account is JOSEPH F. GRILLO, foreigner and he is the Manager Of petrol chemical service, a chemical engineer by Proffession.He died in world trade
center as a victim of the September 11,2001 Incident that befall the
United State of America, the bank has made series of efforts to contact any
of the relatives to claim this money but without success, you can
confirm through this website:
http://www.september11victims.com/september11Victims/VictimInfo.asp?ID=1260
and my Investigation proved to me as well that his company does not know anything About this account.
I want to transfer this money into a safe foreign account abroad but I Don’t know any foreigner,I know that this message will come to you as a surprise
as we don’t know ourselves before, but be sure that it is real And A
Genuine business.
hope that you will never let me down in
this transaction, at the conclusion of this business, you will be
giving 30% of the total amount, 70% will be for me. I look forward to
your earliest reply by email for more details Thanks.
Best regards
Dr Ramin
6 Korrik 2007 @ 4:02 am
Tomi te paskan shume qejf ty keta mashtruesit.
6 Korrik 2007 @ 4:08 am
Blete,
Mar nga nje te tille cdo 2-3 dite. Kalojne direkt ne trash. Ato qe i kap i sjell tek peshku per gallate. Disave per gallate ju pergjigjem, Nganjehere tallem direkt, nganjehere sillem si i nteresuar, dhe ne fund po te jene female ju kerkoj ndonje date.po te jene male ju bej ndonje koment te keq. E imagjinoj si mund te ndjehen ata pasi kane kaluar disa dite interesimi dhe ne fund nje e tallur. Thjesht eshte zbavitje per mua
6 Korrik 2007 @ 4:10 am
nice. praktikon edhe gjuhen me ate rast. hajt mo ishalla po fiton ndonje llotari prej verteti.
6 Korrik 2007 @ 4:12 am
ha ha ha Une edhe llotarine e grean cartes nuk e bera vete ma bene te tjeret. Nuk besoj ne llotari por ty te lumte goja ha ha ha
6 Korrik 2007 @ 4:20 am
paska qene komplot kundra nesh me duket. se edhe mua te tjeret ma bene llotarine.
tani te pakten e dime si te fitojme. ia japim parate el gordos ose llotarise se mbreterise se bashkuar edhe e kemi ne vije punen
6 Korrik 2007 @ 4:24 am
6 Korrik 2007 @ 4:26 am
Me duket se kemi mbetur vetem ne te dy tek peshku po iki se jam per ne pune neser Naten e mire
6 Korrik 2007 @ 4:27 am
blete and tom: cheers!
6 Korrik 2007 @ 4:37 am
o blete, ata te shekullit s’e duan me e-maile, se harbuti kupton vetem nje gjuhe, ate te vranishtit ne vakt!

me vjen keq qe harxhon kohen tende me qelbo!
shume piser!!!
ke simpatine time! Gjetiu kur botojne nje artikull duan ti vene emrin edhe janitorit qe pastron shkallet e institutit tek acknowledgements.
21 Shtator 2007 @ 9:11 pm
S`është leht me qenë i mirë,
pa e pas emrin BAMIR
17 Qershor 2008 @ 5:33 am
hahaha hehehe qypni atje se ni tem nuk jeni tzot me e shkru hahaha hehehe