Login



Register

Përshëndetje, Shqipëri!

“Ky fshati qenka shumë i madh. Si e ka emrin?” – Tiranë! Biseda bëhet mes një grupi të rinjsh të ardhur nga vende të krahasueshme në shumë aspekte me Shqipërinë, dhe miqtë e tyre vendas, të zënë në befasi nga reagimi vetjak, shumë mbështetës për vezhgimet me sy të lirë që po bënin të ardhurit. Skepticizmi është i tepërt. Avokatia për kazanët e pafund të plehrave nuk gjen vend. Mbyllja e hundëve mbi “kanalin e Lanës” flet vetë për kundërshtitë e emërtimit të saj “lumë”. “Të vjetra këto pallatet, po të trishta pse janë? Ky kolorit sikur bërtet: ‘Shikomëni, ja ku jam, me gjithë shëmtinë time.” Jooo, po kjo është kryevepra moderne e artit për të cilën ne jemi aq krenarë. Nuk e paska efektin që prisnim?! Epo, kanë kaluar vitet e mjaftueshme që si gjithckaje tjetër, edhe atyre t’ju dalë boja.

Diçka është ngjitur në qiellzë. Qënka edhe nëpër dhëmbë. Spjegimi i menjëhershëm e siguron të shqetësuarin se është thjesh pluhur që shkaktohet nga gjithcka që ai sheh, ndërtimet, pallatet dhe pemët që janë prerë në masë për t’i ndërtuar ata. Ama cilësia e pluhurit është e lartë. Natyral, njëlloj si ambjenti që e krijon atë. “Kush është ai mesoburri që buzëqesh i vetëkënaqur në disa foto varur gjithandej? Ah, kemi pasur zgjedhje para gjashtë muajsh?!” Jo ai nuk ishte kandidat. Bënte thirrje për mbështetjen e njërit kah që e shpërbleu duke e emërtuar Ministër. Përse janë akoma varur fotot edhe pas gjysmë viti? Epo, interesi qëndronte vetëm tek vënia e tyre. Zbritja prej aty ku janë varur kërkon më shumë kohë dhe përpjekje se kaq.

Shumë kafene, të mira, të bukura. Por ora është 15.00, përse janë të gjitha plot? Koha e pushimit? Nuk janë fare në punë? Po më c’farë e paguajnë këtë kohë të humbur dhe cmimet e larta aty?” Pyetje me vend. Ndoshta as ata vetë nuk e dinë se si. Ama kafeneja është zbavitja e vetme që i drejtohemi në masë. Po, mund të përdoret si identifikues i rinisë dhe administratës së sotme.

Suvenirë. “Kush është simboli i Shqipërisë? Ky burri mbi kalë? Mirë. Sa kushton? Të reja apo të vjetra? Hm, sikur nuk po i gjejme dot balancën mes cmimit me pagesën mesatare të vendasve. Një kg portokalle kushton 1 euro apo 10? Më kërkuan 1200 lekë për to dhe kur nuk dita si t’i paguaj, zotëria i zgjati vetë duart në kuletën time dhe mori ato që ju dukën të arsyeshme. Një mijë e dyqind lekë”. Mbrapsht tek shitësi që e shiti sapunin për djathë. Pretendon se nuk i kujtohet veprimi i bërë vetem 10 minuta më parë, por premton duke ngritur zërin se i nxjerr edhe nga xhepi i tij ato lekë, që më fund kujtohet se i paska marrë gabim.

“Nuk kuptojmë asgjë në shqip. Por, përse duket sikur gjithmonë ziheni kur flisni”? Theksi i shqipes. Toni i lartë që përdoret për ta shprehur atë. Nuk ëshë e sigurtë nëse është gjuha apo folësit e saj që e japin këtë përshtypje. Gjuha nuk ka ngjashmëri me asnjë gjuhë tjetër. Gërmat i kemi latine, mbase edhe pak gramatikë mund t’i afrohet asaj, por ngjashmëria mbaron këtu. Kemi gjuhën më të lashtë në Europë. Jo, nuk ka dokumentim. Kjo në të djathtë? Kjo është kisha e re ortodokse që po ndërtohet në zemër të Tiranës. Përreth? Ministria e Mbrojtjes. Kjo është e Ekonomisë. Ah,  jo, kjo nuk është Ministri. Eshte selia e partisë Socialiste, më e madhja në spektrin e majtë. E madhe mund të duket vërtet kjo kishë. Jo, ortodoksët nuk përbëjnë komunitetin më të madh në Shqipëri, aq më pak në Tiranë. Po ja, pas disa dekadash, gërmimet në të do t’i shtohen kalvarit të gjetjeve helenike në tokën e shqipes, së bashku me ca varre të privatizuara dhe gërmime në më antiket dhe autentiket intitucione të trashëgimisë sonë kulturore. Sot është kontradiktore prezenza e saj mu në qendër të institucioneve shtetërore në kryeqytet, por nesër do të jetë fakt i pakundërshtueshëm historik me pronësi dhe dëshmi “reale” helenistike.

Cili është aspekti më tradicional i këtij qyteti? Hoteli luksoz me cmime europiane (ama më i mirë sesa analogët jashtë), kuzhina e përzier atje, ushqimi i freskët që urojmë të mos blihet në këto marketet e hapuara ku gjethet e spinaqit nuk duken nga pluhuri, apo ky kaos që përfundimisht nuk po lodhemi më të kuptojmë nëse ka sens e drejtim?

Në sallën e leksioneve ekspertët vendas arrijnë shkëlqyeshëm të vënë në gjumë gjithkënd. Ritmi i anglishtes është gërricës dhe efektiv si një gjenerator që punon me ujë. Temat e diskutimit kërcejnë nga njëri cep në tjetrin aq sa as vetë folësit nuk i sjellin dot më në të njëjtën vijë.

Një kompensim duke vizituar qytetin historik të Dyrrahut përmblidhet në një vështrim të shpejtë mbi ca gërmime ku nuk gjendet asnjë notë shpjeguese në anglisht,në një vajtje pa bereqet në vilën e mbyllur të një mbreti të dikurshëm, residenca e të cilit mban sot si kurorë dhjetëra antenta komunikimi. Poshtë në Adriatik! “Përse nuk ka një rregull në ndërtimin e kaq shumë hoteleve? Po tani që nuk ka njerëz, në këtë ditë të bukur me diell, përse është kaq i pistë deti? C’farë e bën atë të tillë? As guaska nuk paska. Kjo vjen nga papastërita?!Po frymë sikur u marrka pak më lehtë se në Tiranë. Ama, ende nuk e kuptuam dot filozofinë dhe drejtimin ku po shkon ky vend”.

Shqetësimet e vetme duken ato për t’u rizgjedhur në politikë, për të qenë sa më pak të veshur dhe për t’i shitur shijet në kafene. Mbase pas disa vitesh realizmi do të kalojë edhë këtej pari. Do ta marrim vesh nëse ndodh, sepse do të jetë i fundit lajm për lidhjen e etapave hitorike dhe prejardhjes njerëzore në zemrën e Europës me popullsi pasive myslimane dhe prosperitet të institucionalizuar ortodoks. Identiteti që nuk mund as të kuptojnë, as të mbajnë mend këta të ardhur sporadikë, atëherë do të jetë shkrirë dhe bërë imagjinar edhe për vetë shqiptarët. Me sytë e tyre, jo se ështe e vështirë, por nuk ka vlerë të lodhesh ta kuptosh Shqipërinë. Lumturia e të jetuarit këtu përmblidhet në të gjitha rrjedhojat e kësaj lodhjeje që udhëheq kaosin unik “Përshëndetje, Shqipëri”!

T_red

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

36 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    17 October 2007 @ 4:17 pm

    Shkrim i bukur.Shqetesimi i autorit permjet shkrimit,flet per nje qytetar qe e ka ne ADN sheqtesimin e pergjithshem.Edhe kur pyet,pergjigja ben mu!Si te thuash,i ve pikat mbi i dhe une them:sa mire do te ishte qe te shqetesohemi te gjithe keshtu!Ndoshta,kaosi nuk do te ishte kaq marramendes.Dhe tranzicioni nuk do te zgjaste aq,sa te merrte emrin maratone.

  2. Ftjkt Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 October 2007 @ 4:19 pm

    T_red, shume kritike keta miqte e tu, po nonji gje nuk i paska pelqyer… :(
    -
    Persoalisht jam dakort me shume nga konstatimet e tyre, qe per ne Shqipot e ketejshem duan nje gjysem ore per tu vene re, por jam i mendimit se keto gjera duhen asociuar gjithmone me pozitivizmin dhe vitalitetin e nje kombi qe ka pasur izolimin me te tmerrshem ne historine e Europes, dhe qe nuk kishte pare kanace Coca-Cola deri para 16 vjetesh…
    -
    … ta pret mendja qe tek nje popull i tille nuk pret te shohesh kulture urbanizimi, tregetimi, komunikimi, etj, etj, ashtu sic sheh tek ato vende qe kane punuar me qindra vjet per keto gjera…
    -
    … dhe faktori me i rendesishem eshte konglomerati qe perfaqson Tirana (se vetem ajo merrej me shume si shembull i fshatit te madh qe quhet Shqiperi sipas tyre)… zhvillimet demografike te Tiranes ku shumica e banoreve te meparshem nuk jane me, dhe ku shumefishi i tyre u zevendesua me nje larmi background-esh nga Veriu ne Jug dhe nga shtresat me te verfra fshatare deri tek ato ….te varferat por te pasuruarat me metoda “alla tranzicion”, te mahnit dhe te le pa fjale….
    -
    … por c’e do qe per kete nuk mjafton vetem nje tour ne rruget e pluhurosura te kryeqytet-fshatit…

  3. Aiglon thotë:

    17 October 2007 @ 4:29 pm

    Te tera te verteta, po c`ti bejme e marrte e mira e marrte. Maratone shkuar maratone Zoti Hysi. E drejte, c`ti bejme kesaj gjeme qe ben muuu???

  4. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 October 2007 @ 5:57 pm

    Ftjkt, sigurisht qe pati edhe gjera qe ju pelqyen ne Tirane, sidomos karburantet Kastrati!!!Shqiperia se ku i fsheh gjerat e bukura. Duhet te kete ndonje sekret te madh qe as ne qe kemi lindur aty nuk po e zbulojme dot, jo me ta gjenin keta studente ne nje jave qendrim.
    Papi, faleminderit qe e vure re dhe e solle ne vemendje shqetesimin.

  5. anonymus thotë:

    17 October 2007 @ 6:15 pm

    Ky krahasimi/kontrastimi fshat-qytet eshte karakteristike e jona, sidomos e njerezve qe nuk kane dale ose jetuar jashte shtetit( nuk kisha me shume fjale me J). E lidhin te miren me qytetin dhe te keqen me fshatin. Une deri me sot, nuk kam takuar ndonje te “jashtem” qe ta kete kete koncept.
    Kush e ka bere (te pakten) ca kohe jashte e ka te qarte qe ndryshimi i fshatit me qytetin nuk ka te beje (vetem) me madhesine, por me karakterin e vendbanimit. Nje vendbanim eshte fshat nese merret me BUJQESI OSE BLEGTORI, jo se eshte i vogel nga madhesia.
    Keshtu qe kjo “ky qenka fshat shume i madh”, ne mungese te traktoreve anash rruges, arave rrotull shtepive dhe kafsheve ne katua, eshte BOOLSHITE, sic thone skocezet.
    Vendi yne ka probleme por “ua sa katund eshte bere Tirana” eshte nje nga gjerat qe e shqetesojne me pak ate fukarane qe shet misra te pjek mes kembeve te njerezve te Parku Rinia, tha!

  6. artan thotë:

    17 October 2007 @ 6:19 pm

    Te verten nuk e mbulon dot,Ne Tirane nuk ka nje gje historike,flas ne qender,nje minare e vjeter, dhe nje Skenderbe,nje pallat i shqyer “kulture” dhe nje pellgace ne mes,nje muze qe rri mbyllur,dhe nje shesh me plaka te shqyera ,pa trotuare, nje Banke disi e bukur, dhe ca pallate me boje”Astir” ..te gjitha rruget te cojne ne kete shesh sheshi Skenderbe, ,pale nje bust katunari me qeleshe (nuk e di kush eshte,sepse nuk ka ekzistuar me pare ), sikur e kane vendos nga halli,mu ne mes te kryqezimit,afer Partizanit te panjohur, i thone edhe “rreth rotullm” pale,nje shemtire e vertete, nuk gjeten ndonje cep ta vendocnin ate cop betoni…..Tirona,eshte me te vertete nje rumpalle hesapi,me qytetare te cuditshem,ku mund te shohesh ,nje lope duke kullotur prane lulishteve anash “lumit te lanes” pale trafiku…dhe pluri…te gjithe ecin ne nje ruge, makina,njerez,bicikleta,karroca,e gjithfare gjeje ..!

  7. anonymus thotë:

    17 October 2007 @ 6:28 pm

    Artani thote: sikur e kane vendos nga halli,mu ne mes te kryqezimit,afer Partizanit te panjohur, i thone edhe “rreth rotullm” pale,nje shemtire e vertete, nuk gjeten ndonje cep ta vendocnin ate cop betoni…..

    Hahahahaha!
    O Artano! Ai monumenti ka ne dore nje shpate, po nga mrapa duket si shkop. Edhe ngaqe eshte ne mes te trafikut, dhe anash Partizanit te Panjohur, njerezia talleshe kete vere, dhe i thonin: Polici i Panjohur!
    E bukur e?

  8. Idris thotë:

    17 October 2007 @ 6:33 pm

    Artan! Ai katunari eshte derguar nga Sulltani per te vendosur rregull sepse dy fise te medha Shkodrane(pashai) dhe Petrelsi(beu) u zune.Historia eshte shume e thjeshte.Djali Pashait qe kishte dale per gjah e “yxhhym” digjoi per vajzen e beut.U paraqit dhe i tha te zot se jam djali Pashait dhe kam ardhe me te marre gocen.Gezim i madh.Hengri djali,piu dhe …Mirpo na erdh haberi se Pashai nuk e kishte cu cunin per krushqi.I hyjne agallaret e sejmenet e beut dhe pasi e bene helaq e qiten matone…..
    Shikon Pashai cunin dhe i vje keq.. con ca trima ne i vune flaken ca konakeve …
    E keshtu sipas reaksionit zinxhir flaka u perhap ne miqesi etj..dhe po merrte flake ky cep i humbur i Perandorise.
    Domosdo duhej nje hic me callme te vinte rregull.Ky eshte ai i famshmi i themelimit te qendres se banuar(HAN )qe e kemi peshqesh nga ata historianet e Mixhes qe do bejne histori.Po nuk tu besu si histori shko ne Bibl.Komb.dhe kerkoje si liber ose tako nje shef peshkatar i orientuar mjaft mire me tituj librash historike qe i ka “fshehur” diktatura…

  9. Idris thotë:

    17 October 2007 @ 6:39 pm

    Sot dhe qe nga koha e shekullit te kaluar keto vende banimi jane kthyer ne identitetin e tyre te lashte historik dhe quhen …QENDRA TE BANUARA…
    Une jetoj ne nje qender te tille ku nuk ka as bujqesi dhe as industri.
    Fshat -qytet duhet te kene nje shpjegim perse u vecuan .Ndoshta nje peshk me i ditur mund te na i sqaroje.

  10. Pjer Thomas thotë:

    17 October 2007 @ 8:47 pm

    Shkrim jo i keq, filozofia e se ciles permblidhej tek fjalet e fundit. Ne fakt do te kisha thene shkrim i bukur, por autori/ja kalon nga shqiptar/e ne i/e huaj , si dhe anasjelltas. Pra e ndan veten ne dy nacionalitete. Do ishte mire ta kishte pare Shqiperine nga njeri sy, ose si shqiptar/e ose si e/i huaj. Kritika eshte shendet.

  11. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 October 2007 @ 8:58 pm

    Ai vend nuk ka kuptim, dhe pakuptimshmeria i cmend njerezit. Me cmendi mua kur isha atje ne gusht, dhe me mbushi mendjen qe te gjithe qe pranojne pa shume dengla te jetojne aty (me kuch e me mach) JANE DEFICENTE!

    ende nuk e kuptuam dot filozofinë dhe drejtimin ku po shkon ky vend

  12. Ftjkt Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 October 2007 @ 9:10 pm

    Ai vend nuk ka kuptim, dhe pakuptimshmeria i cmend njerezit
    -
    Arnaut mos u bej qafir!!! Vendi e ka nje kuptim dhe ka nje emer shume te pershtatshem — RRUMPALLE!!!
    -
    Te gjithe ne e pranojme qe atje behet rrumpalle, …ata qe bejne dhe duhet te vene ne zbatim ligjet bejne rrumpalle, …njerezit e tjere jane dembelosur, ç’orientuar dhe e pranojne rrumpallen si filozofi jete dhe drejtimi, …. keshtu qe Arnaut …. RROFTE RRUMPALLA…

  13. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 October 2007 @ 9:17 pm

    Sipas Artanit

    mendo qe ne nje sondazh diku ,thuhet se nje,ne cdo dhjet veta ,unk eshte mire nga truri

    Mendoj se Artani ka te drejte:) (lexoje ne temen per ate merhumin qe vrau ish-gruan dhe kunatin ne sy te femijeve te cilet i donte patjeter)

  14. artan thotë:

    17 October 2007 @ 9:32 pm

    anonymus,
    me duket se edhe ti je me mua,qe ajo statuje,bronci apo allcie atje nuk shkon fare, apo jo ? Eshte shume e shemtuar dhe nuk harmonizohet fare me objektet e tjera,une nuk jam urbanist por nje nje sy i thejsht qe e pelqen te bukuren,dhe ti themi gjerat ashtu si jane,ajo statuje duhet te jete diku me ndonje fshat,ose ta kishin bere nje bust diku te vogel,se spo i hy njeriut ne sy fare ajo bukuri,e kot.Me siguri eshte vene me urdher,te ndonje idioti qe ben ligjin se nje urbanist profesional nuk mund ta beje ate gabim.

  15. anonymus thotë:

    17 October 2007 @ 9:45 pm

    Ajo statuja eshte gazep, edhe si forme dhe si vend ku e kane lene (se ashtu duket, sikur e lane aty, jo e vendosen).
    Veshja e tij gjithashtu eshte historikisht e pasakte, po ashtu edhe kesula.
    Po une thjeshte doja te tregoja qe njerezit kane shume sens humori dhe ja kane nxjerre barcaleten pernjehere.

  16. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 October 2007 @ 11:37 pm

    Eh, fatkeqsisht Shqiperia e ka te miren aty ku kohet moderne (betoni, qeset plastike, kanocet etj, etj, etj) nuk kane shkuar dot akoma, ne gerxhet e maleve te saj, larg pluhurit te Tiranes, ne mes te liqenit te Komanit, ne qafe te Llogarase, aty diku mbi Malin e Gjere. Shqiperia ka plot bukuri por ishalla i ruajte Perendia sa me gjate.

  17. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 October 2007 @ 11:43 pm

    Perdorimi i fjales ‘inshallah’ dhe Perendia tregon misheron ate ‘pakuptishmerine’ per te cilet flitet ne artikull. Ato bukuri Llukan, duke qene se ti po ja u le ne dore vullnetit te Krijusit, nuk jane per Shqiptaret dhe duhet te shkaterrohen.

    Shqiperia ka plot bukuri por ishalla i ruajte Perendia

  18. Dajoshi thotë:

    18 October 2007 @ 4:26 am

    “Nuk kuptojmë asgjë në shqip. Por, përse duket sikur gjithmonë ziheni kur flisni”? = Kjo i jep pergjigje gjithe atyre konstatimeve te miqve te tu t_red. :(

  19. visi thotë:

    18 October 2007 @ 11:28 am

    Kjo eshte Tirana jone,Tirana heroike.Tirana e rrumpallave,Tirana e kazanave.E,Rama Shume zhurm,shume zhurm.I love it.Amund te na e sjelle ndonje kengen e EDIT ketu[une e quaj kenga e edit]

  20. ados thotë:

    18 October 2007 @ 12:34 pm

    me pelqeu si shkrim,me vetdije dhe kritike

  21. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 October 2007 @ 7:20 pm

    Sapo fillon ta lexosh kete shkrimin tend t_red e kupton menjehere qe keto nuk jane fjalet e atyre qe vijne per pushime sic i pershkruan ti por jane mendimet e tua…. Une do te thoja nje gje:
    Nese vazhdon te presesh se cfare do bejne qeveria dhe te tjeret per vendin tend gjendja do keqesohet me shume. Boll u moret me sharje dhe denigrim te Shqiperise dhe Shqiptareve se eshte turp. Nuk po them se s’duhet te kritikohet gjendja por jo deri ne ekstrem. Me shqeteson fakti se kur ne Shqiperi shkojne njerez te huaj dhe turiste per pushime Shqiptaret hidhen te paret per te share vendin e tyre….PSE????? nuk kam arritur akoma ta kuptoj…….. Ndoshta vjen nga mungesa e kultures dhe dinjitetit personal te atyre personave qe e bejne nje gje te tille.
    Shume nga ata qe rrahin gjoksin per kulture dhe rregull jam shume i sigurte qe ju vjen turp te dalin me qeska plehrash ne duar perpara pallatit dhe i hedhin qe nga dritarja ne rruge, ose luajne indiferentin kur prishet nje prone e perbashket( lulishte, pritet nje peme apo vendoset nje lidhje uji e paligjshme apo dritash) Nese askush nuk ben dicka vete per te pastruar apo bere dicka te mire per komunitetin gjendja do te shkoje edhe me keq.
    Lerini sofizmat dhe beni dicka sot sa nuk eshte vone…….
    Kritika dhe mendime jep edhe ai qe eshte ne cepin me te larget te botes kurse pune japin fare pak njerez.

  22. doni thotë:

    18 October 2007 @ 7:45 pm

    Po edhe gjuhen sipas ketij shkrimi e paskemi te vrazhde, po per gjermanishten cdo te thoshit? Apo meqe eshte gjuha e gjermaneve nuk eshte e ashper, po e bute?
    Ky shkrim ua nuk me pelqen fare, te jem i sinqerte. Nuk mund te shikosh vetem te zeze ne gjithe ate Tirane. Ka shume probleme, po ka edhe ndonje gje te bukur tek tuk. Jam dakort qe nuk eshte ndonje bukuri natyrore, po cmund te me thoni per athinen qe eshte vetem beton e gur pas asgje te gjelbert?
    Tani dihet qe tirana nuk ka hsitori, cte bejme ta stisim me pseudostatuja?
    Ju te dashur bashkebisedues harroni se nga vijme, vijme nga diktatura me e eger ne bote ndoshta. Ne Shqiperi njerezit kane vuajtur per buken e gojes, ndersa ne vendet e tjera te lindjes shume njerez nuk e shihnin as automobilin si luks pra e kishin. Tirana ka gjera te bukura, dhe ka mundesi qe te jete edhe me e bukur. Faji asnjehere nuk mund te vihet mbi individe te vecante, as te sala as te rama. Ne njefare menyre ata jane produkti politik i shoqerise shqiptare. Dhe nje gje te fundit shume praj atyre qe mendojnse jane me te vlefshem se jetojne jashte, kur kapin ndonje detyre ne Shqiperi behen me hajdute se hajdutet.
    Nuk ka nevoje tu jap raste se kini te pakten dy makroraste.

  23. anonymus thotë:

    18 October 2007 @ 8:13 pm

    Doni thote:
    Sapo fillon ta lexosh kete shkrimin tend t_red e kupton menjehere qe keto nuk jane fjalet e atyre qe vijne per pushime sic i pershkruan ti por jane mendimet e tua….
    Ketu e kisha llafin dje kur shkrova per dichotomine qytet-fshat ne diskursin shqiptar, sidomos ne Shqiperi.
    A e imagjinon dot nje rob t’ktuhit ne SHBA te thote: Bo sa pis qeka ketu! Si ne fshat!!!!!!
    Ky eshte koncept yni (bile dyshoj se eshte vetem i yni)!

  24. doni thotë:

    18 October 2007 @ 8:31 pm

    Anonymus, qenke me temperature, nuk i kam thene une ato fjale, po dhe po ti kisha thene une, me duket se jemi ketu per te dhene mendimin per shkrimin jo per mendimet e dhena per shkrimin se pastaj dalim krejt jashte teme. Dhe mos te lutem mos i perkufizo shqiptaret si njerez me koncepte te vecanta, 99,99% jemi si gjithe qytetaret e botes. Se cka nje endje te madhe per te na pershkruar si krejt te ndryshem nga bota, ti vete e ndien qe je kaq ndryshe nga amerikanet, apo ti je perjashtimi i rastit?????

  25. anonymus thotë:

    18 October 2007 @ 8:40 pm

    Doni me fal! Doja te thoja Danieli!
    Edhe une ate po thoja, qe ne NUK jemi ndryshe nga te tjeret.
    Jemi njesoj, vetem pak me te varfer. Por ka disa koncepte (si puna e kesaj Qytet/fshat –> mire/keq) qe une nuk i kam hasur ketej pari!
    Ka ca gjera qe jane karakteristikat tona.
    Ty te duket se jemi ketu per te dhene mendime per shkrimin. Mua, m’ane tjeter me duket se ne jemi ketu pa ndonje mision te vecante. Jemi per “chef t’tone”
    Me fal dhe nje here per keq-citimin!

  26. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 October 2007 @ 9:06 pm

    Koncepti i qytet/fshatit eshte me i theksuar aty ku dembelizmi dhe fukaralleku mendor eshte me i theksuar.
    Njerezit jane kudo njelloj por me nje dallim te madh ndermjet tyre, menyres se si i konceptojne dhe i duan gjerat te realizohen….disa duan ta arrijne me pune kurse disa te tjere me llafe dhe harxhim kohe neper kafenera.
    Te gjithe e dine (te pakten ata qe jane ne USA) qe kafene e mengjesit e marrin at the DunkinDonuts pa zbritur nga makina dhe me vrap ne pune sepse nese shkon me vonese nuk paguhesh per ato min. qe ke qene me vonese dhe nese perseritet vonesa iken fishek nga puna.
    E kunderta ndodh ne Shqiperi…….. mund te rrish ne kafene per ore te tera ne orar te punes dhe rroga ecen per bukuri.
    Njerezit bejne sikur punojne dhe qeveria ben sikur i paguan……
    Natyra eshte kudo njelloj dhe Tirana ka vende te bukura plot por mania e njerezve per te share vendin e tyre eshte cuditerisht e madhe.
    Kudo ka plehra por njerezit i pastrojne. Kudo ka zhurme por njerzit bejne cmos per ta minimizuar sado pak. Kudo ka trafik te renduar por njerezit zbatojne rregullat dhe nuk ja hipin njeri-tjetrit. Kudo ka veshtiresi per vend parkimi por njerzit nuk i parkojne makinat mbi tortuar.
    Kudo ka vjedhje por njerzit jane te ndergjegjshem dhe raportojne ne organet kompetente nese shikojne dicka dhe nuk bejne te paditurin. Kudo ka korrupsion por njerzit e denojne kete veprim dhe veprojne sipas ligjeve ne fuqi.
    Kudo ka dembelizem por njerezit mundohen ti sigurojne te ardhurat e tyre me pune te ndershme dhe jo me korrupsion dhe trafiqe.
    Kudo ka probleme por njerezit nuk e shajne dhe denigrojne vendin e tyre sepse aty shikohet dinjiteti njerezor dhe e ardhmja e atij vendi.
    Pune o njerez puneeee………lerini kafenete se jane fukarallek!!!!

  27. anonymus thotë:

    18 October 2007 @ 9:15 pm

    Natyra eshte kudo njelloj dhe Tirana ka vende te bukura plot por mania e njerezve per te share vendin e tyre eshte cuditerisht e madhe.

    Daniel!
    Kete vere ne Tirane, mu desh te perdorja taksine ca si shpesh here. CDO HERE qe hipja ne taksi, me behej pyetja: Nga vjen? Pastaj: Si po t’duket?
    Une i thoja: Shume mire! Taksixhiu CDO HERE me shikonte me dyshim dhe pastaj fillonte shante me rradhe: Salen, Edin, maloket, katunaret, emigrantet, shoferet e rinj, shoferet pa patente…taksixhinjte e tjere….
    Eshte shume e cuditshme. Eshte dhe “self-destructive” mendoj une!

  28. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 October 2007 @ 9:33 pm

    E imagjinoj me cfare tipash ke udhetuar dhe te mendosh qe taksixhinjte jane ata te cilet nuk i zbatojne hic rregullat e qarkullimit.

    Nga kjo kategori nuk ke se cfare te presesh se dihet qe shesin edhe nenen edhe baben e vet por me vjen keq qe eshte shumica e brezit te ri qe eshte mykur nga trute krejt.

  29. anonymus thotë:

    18 October 2007 @ 10:11 pm

    Ah jo jo!
    Eshte shqetesuese, sepse kete mani per te folur “shit” per vendin e hasa tek te gjithe taksixhinjte. Te rinj, te vjeter, rishtaz te ardhur, rishtaz te kthyer, autoktone, faux-autoktone, you-name-it.
    E trishtueshme!
    M’u dukte vetja si ato kosovaret ne plazh te Durresit qe lavderonin plazhin ne TV dhe mileti qe shikonte lajmet i gjynafoste sepse “jane shume katunare te shkretet, nuk kane pa’ det me sy”.
    Edhe mua mu dukte vetja si “rob i pasofistikum” qe kenaqet meqe n’Terome jane ly pallatet. Mua vertet me dukej qe Tirana ishte mire

  30. loer kume thotë:

    19 October 2007 @ 1:37 pm

    degjoni nje sekonde.
    une kam qene i pari antishqipetar ne kete forum, po kjo eshte pak a shume si artikulli i famshem i gill. mos egzagjeroni ju lutem. ka 1001 te zeza, madje une me zgjedhje nuk do e doja kombesine time, por mos te japim hije te tjera te zeza ne tablo dhe aty ku nuk duhet, sepse pastaj i bie qe tabloja te behet e gjitha e zeze, te mos duken konturet, asnje imazh i qarte, dhe pastaj, ne kete rast jemi ne gabim, sepse faktikisht shqiperia eshte, gjallon, objektivisht, dhe te thuash qe nuk eshte; Je GABIM ose QORR!

  31. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 October 2007 @ 8:50 pm

    Loer Kume loer Kume
    mendjen e shkrete ku e humbe……?!

    Vetem kaq mund te te them o i mjere……

  32. loer kume thotë:

    20 October 2007 @ 9:36 am

    me c’te drejte nje daniel me fyen mua ne forum? dhe c’daniel? per vargezimet qe krijon me jep nje nivel me te cilin nuk mund te harxhosh rrahjet e gishtave ne tastiere, po me c’te drejte komenti i tij fyes del ne vazhden e komenteve? kjo nuk eshte e drejte. keshtu do shkojme? duke personalizuar biseden e duke u marre me dyluftime me shpata druri?

  33. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 October 2007 @ 2:45 pm

    Ty Zoti apo shoku loer te paska mbetur qejfi me demek qe une te kam ofenduar he……?! Ja te them perse e meritoje ate koment nga ana ime.
    Komenti jot per temen ishte jo vetem ofendues per te gjithe ne qe japim mendime por edhe per vendin tone.
    Nese ke ndo pak identitet dhe kredo si njeri mos u fut dhe jep mendime per Shqiperine kur ti je antishqiptar.

    Ofendimet e tua drejtuar te gjitheve ne ketu te peshku qenkane te embla he?!
    Nese askush nuk e merr mundimin te merret me ty per etike apo sepse asnje nuk do te merret me ty.
    Epo degjoje pra drejte per drejte!
    Meqe e ndien veten antishqiptar mos jep mendime sepse dihet mendimi jot per shqiperine.
    Mos kerko respekt nga dikush qe me pare e ofendon sepse do te presesh vetem percmim dhe ofendim.

  34. SHIFO thotë:

    20 October 2007 @ 10:49 pm

    po si more derzi ju po shkruani per SHQIPRIN sikurt ishit dfuke folur per Afriken e jugut .Kam qen t pakten nja 3her n MEM SHQIPRINsaper ta par bukurit e TIRANES nuk i ke n shum vende evropjane more…..Po me siguri e ke lexuar ma hert nje t perditshme prishtinase ajo ka ber ksi shpifje per SHQIPRIN .lulet bukura ka TIRONA.

  35. ilire thotë:

    21 October 2007 @ 6:14 pm

    Shkrime shume i bukur i gershetuar me dhembje dhe dashuri per Tiranen.
    Kur nuk kam qene ne Shqiperi ,po me eshte thane se Tirana eshte shume e bukure,kete e perjetova gjate leximit se ka bukuri edhe aty ku eshte e mbulluar me pluhur dhe pis.

  36. loer kume thotë:

    21 October 2007 @ 9:28 pm

    danielo, per zotin, hallall…keshtu si ke fol ti, s’ka fol njeri deri m sot. jam shume i pikellume. jam tym…

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.