Identifikohu



Regjistrohu

Përkthyesit e Alibeajt “nuk e kalojnë” klasën

Avokatët i përdorin gafat për të bllokuar ekstradimet nga Anglia

Nga Londra
Muhamed Veliu

Avokati mbrojtës i një shqiptari, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare, ka përdorur një sërë gabimesh në përkthimin nga gjuha shqipe në atë angleze, për të bllokuar ekstradimin e klientit të marrë në mbrojtje. Gabimet në korrespondencën e dokumentacionit, dërguar Gjykatës së Ekstradimeve në Londër, janë zbuluar gjatë procesit të ekstradimit të Armand Bogdanit. Ai është dënuar me 13 vjet burg në mungesë, për transportimin e 1720 kg kanabis nga Shqipëria në Greqi, më 4 korrik 2002. Gjykata e ka pasur të vështirë të procedojë me dokumentacionin e përkthyer nga përkthyesit e Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, pasi janë vërejtur një sërë paqartësish, që humbitnin kuptimin e materialit në dosje. Një situatë e tillë nuk i ka shpëtuar pa e shfrytëzuar avokatit të Bogdanit, i cili ka nënvizuar para gjykatës mungesën e korrektësisë së palës shqiptare.

Korrespondenca

Sipas avokatit, nuk bëhej fjalë për një gabim të vetëm, por disa të tilla, që kanë vënë në pozitë të vështirë juristen britanike, Rashel Skot (Rachael Scott), e cila përfaqëson shtetin shqiptar në këtë proces. Nga një zhvillim i tillë aspak i këndshëm, në një proces të rëndësishëm ekstradimi, vihet re se korrespondenca e palës shqiptare përkthehet fjalë më fjalë, siç janë dokumentet në shqip, pa u përshtatur në anglisht apo pa i kaluar në procesin e njohur si “Proof Reading” (editim përkthimi). Të tilla gabime në përkthime, në dukje të vogla, në gjykatë shkaktojnë shpeshherë konfuzion apo humor, duke krijuar idenë se institucionet e drejtësisë shqiptare janë primitive. Serioziteti i kësaj çështjeje thellohet akoma më tej, pasi të tilla dokumente, mbushur me gabime në përkthim në fund firmosen edhe nga vetë titullari i Ministrisë së Drejtësisë, në këtë rast Enkeleid Alibeaj.
Ky është telashi më i fundit që i shtohet drejtësisë shqiptare me çështjen e ekstradimeve të personave të kërkuar prej saj në Britaninë e Madhe, pas kundërshtimeve të panumërta nga avokatët britanikë në lidhje me procesin e rigjykimit të të ekstraduarve kur ata mbërrijnë në Shqipëri.

Përsëritja e gabimeve

Gabimet e vërejtura në rastin e procesit gjyqësor ndaj Armand Bogdanit nuk janë raste të izoluara, si pasojë e përkthimit nga ndonjë përkthyes, që sapo ka dalë nga bankat e shkollës. E njëjta situatë është përsëritur dy vjet më parë në gjyqin e Gëzim Çalës, i dyshuar për një vrasje të trefishtë. Dokumentacioni i dërguar nga Tirana rezultoi me probleme të shumta në përkthim. Bogdani, me nënshtetësi britanike, pasi është i martuar me një shtetase të këtij vendi, do ta mësojë vendimin e gjykatës më 6 mars 2008, pas një procesi maratonë seancash gjyqësore, filluar më 5 korrik 2007, kur ai u arrestua në qytetin Nottingham. Skuadra e Ekstradimeve në “Scotland Yard” e prangosi atë, pas një informacioni dërguar nga zyra e Interpol Tiranës për vendndodhjen e tij. Bogdani 27 vjeç, i ka zhvilluar seancat gjyqësore të ekstradimit në gjendje të lirë, pasi vjehrri tij nga Uellsi la si garanci pasurore 55 mijë sterlina, shumë që ka çuditur edhe gjykatësin e çështjes.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

21 Komente »

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 3:57 pm

    Kështu është kur “edukohen” me atë, që Krietari duhet të bëjë gjithçka,nga ku, me gjithë dëshirën e mirë për të bërë gjëra të mira, nxjerrin në pah vetëm paaftësinë e tyre për të bërë atë punë për të cilën paguhen me paret e popullit (që pjesërisht justifikohet me humorin e hidhur që ofrojnë).

    P.s: Nuk e mora vesh se përse duhet të çuditeshim (dhe aq më tepër të citohej në një artikull që kishte të bënte me të tjera argumente) me 55mijë stërlinat?

  2. Cen thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 6:29 pm

    Paaftesi totale.

    E ministrat e rinj i kane gallofa, mendo ca behet me ata te krimburit.

    Meqe ra fjala te ekstradimet, i kishin pike te forte kunder Sollakut dhe keta nuk arriten te merrnin numrin 1 me te kerkuar H.Haklajn nga Suedia. Te tjere po i humbin nga amatorizmi. Fcucking numb nuts.

  3. GENTI-7 thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 6:36 pm

    Anglezet thone se, djalli feshihet nen hollesite, thuaj te jete e vertete???

  4. Pjer Thomas thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 8:04 pm

    Ne pamje te pare duket sikur fajin e kane perkthyesit e Shqiperise, nderkoh qe fajin e kane vete anglezet. Si mund te perktheje saktesisht nje perkthyes shqiptar qe meson ne shkolle anglisht ne menyre te perkryer, pa bere praktik ne vendin nga ku flitet kjo gjuhe, pra pa shkuar disa vjet ne Britani.
    Ka dhe ketu belq qe mesojne shqip, por nuk mund te perkthejne persosmerisht apo saktesisht dokumente shqiptare, biseda shqiptaresh, pa ndenjur me shqiptaret apo pa shkuar ne Shqiperi.
    Prandaj , duhet qe vendet gomare perendimore apo me sakte administrata budalle e tyre, tu japi viza perkthyesve, ti lere te lire te jetojne ne vendet e tyre dy-tre vjet , e me pas te kthehen.
    Gati te gjithe perkthyesit shqiptare te gjuheve te EU çalojne, dhe kete problem duhet vete EU ta rregulloje, kuptohet nese s’do anomalira.

  5. Tironsi thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 10:56 pm

    Pjero, mase po tingelloj si llosh po gjithsesi do te te pyes; seriozisht e ke?

  6. Zonja nga Qyteti thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 11:58 pm

    Sadiu thot: “te mencurit mundohen te kuptojne çdo gje, budalenjte bejne komente mbi çdo gje”….
    Si juriste qe ushtroj profesionin ne nje gjuhe jo ametare me lejoni tju them se termat juridik nuk jane njeloj si gjuha e perditshme qe ne flasim. madje fjale te gjuhes se perditshme kur perdoren ne drejtesi, marrin kuptime te tjera..
    jane njeloj si NE mjekesis por ne mjekesi termat jane internacionale, pra nuk eshte e zorshme per tu kupturar.
    nga ana tjeter termat jurıdik nuk perkthen njeloj si fjale te zakonshme sepse kuptimi i tyre eshte ne varesi te definicionit ne legjislaturen e vendit perkates..etj etjj
    nejse kjo ishte vetem per shpjegim ..ose ndoshta se nuk dua te besoj qe nuk ka mbetur me njeri qe di anglisht ne gjıthe ate shqiperi e gjithe ate ministri.. po te jete keshtu vallahi neve diaspora jemi gati ti vijme ne ndihme shtetit dhe qeverrise se qenka bere rezil neper anglı:))))

    ç me erdhi ne mendje nje barsalete qe tregonin per Lenken ne kohe te Enverit..
    zonja lenke shkon viziton nje dite nje klase ne oren e italishtes..
    mbi fletoren e nje cupe shkruhej “la lingua italiana”
    lenka e pyet cupen: lalingua te quajn ty me gocé..:)))))

  7. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 12:16 am

    Pjer Thomas thotë:
    23 Shkurt 2008 @ 8:04 pm
    Ne pamje te pare duket sikur fajin e kane perkthyesit e Shqiperise, nderkoh qe fajin e kane vete anglezet. Si mund te perktheje saktesisht nje perkthyes shqiptar qe meson ne shkolle anglisht ne menyre te perkryer, pa bere praktik ne vendin nga ku flitet kjo gjuhe, pra pa shkuar disa vjet ne Britani.
    Ka dhe ketu belq qe mesojne shqip, por nuk mund te perkthejne persosmerisht apo saktesisht dokumente shqiptare, biseda shqiptaresh, pa ndenjur me shqiptaret apo pa shkuar ne Shqiperi.
    Prandaj , duhet qe vendet gomare perendimore apo me sakte administrata budalle e tyre, tu japi viza perkthyesve, ti lere te lire te jetojne ne vendet e tyre dy-tre vjet , e me pas te kthehen.
    Gati te gjithe perkthyesit shqiptare te gjuheve te EU çalojne, dhe kete problem duhet vete EU ta rregulloje, kuptohet nese s’do anomalira.

    Pjer meqenese thua e kane fajin anglezet, por ne ato raste kure Polaket, Rumunet apo Ceket nisin po te njejta dokumenta per ceshtje ekstradimes dhe legjislacioni eshte pak a shume i ngjashem me Shqiperine dhe nuk kritikohen ne gjykate?
    E them kete pasi ka dy muaj qe jam perdite ne gjykatet e ekstradimeve ku ndjek ceshtje jo vetem te shqiptareve por edhe nacionaliteteve te ndryshme.

    Pajtohem me ZONJEN NGA QYTETI komenti i saj eshte shume domethenes.
    Jane pikerisht termat juridik qe jane perkthyer cope cope dhe shkaktojne probleme ne gjykate. Ky eshte thelbi kesaj historie qe ajo e komentoi shume bukur.
    Te jam mirnjohes Zonje.

  8. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 12:45 am

    Pjer, me beso se nuk e ka fajin shkollimi i perkthyesve ne shqiperi, por fakti qe perkthyes quhet cdo njeri i cili ka mbaruar dy essentials, nje kurs falas me mormonet, dhe qe ka tre miq ne ministri.
    kete e them nga pervoja qe kam si studente e anglishtes dhe perkthyese shume vjecare. vertet qe ishte e veshtire lidhja e fjalive, por shumica e perkthimeve ligjore jane dokumente shabllone me terma te pandryshueshme. nese perkthen nje, dhe je perkthyes i stervitur, krijon nje arkiv qe mund te te sherbeje shume me teper me vone
    pastaj vertet qe shqiptaret e kane te veshtire te marrin viza pune e trajnimi, por ama kane burime pothuajse te pakufizuara ne media, libra e me tutje, nese kane deshire te perfeksionojne veten.
    nje fakt tjeter gjithashtu, qe ministrite tona nuk kane pozicion perkthyesi ne organike, por puna iu lihet nepunesve me arsimimin qe permenda me lart.

  9. Asterion thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 3:07 am

    Mos harroni që këto dokumente janë përkthyer nga shqipja. Kush lexon dokumente zyrtare të qeverisë ose të institucioneve në Shqipëri (nga halli jo nga qejfi) do të më kuptojë. Detyrë e përkthyesit është të përkthejë, jo të redaktojë budallallëqet që shkruajnë hetuesit, policët dhe avoketërit në Shqipëri.

  10. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 3:40 am

    argument me vlera, gjithashtu.

  11. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 7:21 am

    Mos ja fusni kot tani, se faji nuk besoj se ka qënë i përkthimit, aq më tepër që shteti shqiptar përfaqësohej nga një juriste Angleze, e cila sado “me mik” të ishte zgjedhur nga qeveria, do të dinte ta rishkruante ose redaktonte kërkesën sipas gjuhës së parrukave angleze.

    Problemi është se (dhe jo më kot autori përmëndëte shifra për raste të tjera), avokatët mbrojtës, kur PAGUHEN, gjejnë pasaktësi edhe në vetë Kodin anglez ose të Komunitetit Europian për të gjetur një shkak për të liruar të mbrojturin prej tyre (gjë që nuk do të thotë se ai është i pafajshëm, por që ligjërisht nuk mund të ndëshkohet, sepse avokati ka gjet një gjysëm fjale të një nën/kome të një nën/neni diku nëpër kodin penal, që anullon kërkesën për dënim, e cila ndoshta nuk është paraqitur në formën e duhur burokrateze)

  12. Pjer Thomas thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 11:22 am

    Tirons, natyrisht qe seriozisht e kam, sepse nuk mund te behesh perkthyes i gjithanshem/i plote, pa jetuar pak kohe ne ate vend, dhe pyetur vendasit per kuptimin qe merr nje fjale nje nje fjali tjeter, sepse dhe ne hollandisht shohim qe nje fjale qe ka nje kuptim te caktuar (sipas fjalorit), ne nje fjali tjeter ajo fjale merr nje kuptim paksa me ndryshe. Dhe ne fillimet tona ketu ne Europe, ne emigrantet benim plot gabime ne te shprehurit, ngaqe lexonim fjalorin, dhe shum belq/europiane na veshtronin me çudi/habi e deri dhe ne urrejtje. Fale belqeve/europianeve te urte e te sjellshem (se nuk jane te gjithe nervoze dhe te degraduar) , ata na i shpjegonin se; vertet ajo fjale ka ate kuptim qe ti mendove, por ne kete rast merr kuptim tjeter, apo fjalia nuk merr ate kuptimin qe ti doje te thoje.

    Press 78, polaket, çeket, hungarezet, kane qysh me 1992 te drejten per te hyre ne EU pa viza. dhe kontaktet e lindjes me perendimin kane qene me te shpeshta se e shqiptarve me perendimin. Dhe Zonja nga Qyteti, thote nje njejten gje qe them une , por me fjale te tjera. Une e thashe pakez me urrejtje apo nervozitet (sindrom qe e kam marre apo me eshte ngjitur nga perendimoret) , ndersa Zonja e tha me nje gjuhe me olekuente, por kuptimi ishte i njejte.
    Blete, mund te jete e vertete ajo qe thua ti, por perfeksionizmi/persosmeria e perkthyesit vjen vetem kur ky kursant jeton ne ate vend te gjuhes dhe flet perdite ate gjuhe, pra eshte ne komunikim jo brenda 4 mureve, por me njerez te asaj gjuhe dhe me konsulente, gjuhetare, mesues te asaj gjuhe.

  13. Zonja nga Qyteti thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 2:30 pm

    Po ve re qe gjate diskutimeve po humbasim neper hollesira.
    1- Ne momentin qe poshte dokumentave te perkthyera vendoset firma e ministrit tone (dmth e shtetit tone) ajo firme perfshin edhe formen edhe permbajtjen e dokumentit. Pra zyrtarisht nuk egziston edhe nje pale “perkthyesit” neper çeshte. Kjo eshte arsyeja qe ne bote prane notereve nuk punojne perkthyes te zakonshem por perkthyes te specialızuar ne fushat ne te cılat perkthejne dokumentat=>Pra nga kjo del si pefundim qe shteti shqiptar nuk di anglisht:))) e xhanem edhe anglezet nuk dijne shqip..s kemi pse merzitemi shume:)))
    2- Pajtohem me Asterionin. nuk egziston akoma nje fjalor juridik ne shqip.. leri dokumentat po dhe ligjet jane shkruar si letra dashurie..e dashur qefke ..ne doren tende kemi mbetur..
    3-Avokati qe merr persiper nje çeshtje nderkombetare merr gjith ato para sepse eshte i presupozuar te njohi ligjet e te dyja paleve.. dhe te vendosi te rreguloj kontradiktat apo problemet qe lindin prej ketij fakti..
    Aaa ne qofte se shteti yne i zgjeth perfaqsueset nga minfundi..ejvallahh:))
    4-Eshte pjese e mbrojtjes, perdorimi (ne limitet qe i krijon mundesine ligji) i te gjıtha detajeve apo boshleqeve te krijuara nga pala tjeter, per zgjatjen e procesit etj….=> Vetem se eshte komik fakti qe avokatet e shqıptarit bogdani jane me te zote dhe dine me mir anglisht se perfaqsuesit e shtetit shqiptar:))
    Rezyme:
    1- Peshku qelbet nga koka…
    2- Si nuk iu vjet turp gjykatesve te ekstradimit ne londer qe nuk dijne shqip.. une po te isha ne vendin e tyre isha futur 100 here ne dhe..
    I lutemi shume ambasades tone ne londer tju bej nje kurs falas shqipe ketyre te uruarve te mos vdesin injorant:))

  14. Artian thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 2:52 pm

    Po kaq bryl sobe te jene valle…Dje sindromi i paaftesise dhe i korupsionit,ishte “miku” ose “kunati i shokut Xhemal”.. Sot, ne kohen e “Demokracise” (le ta quajme keshtu)… eshte “leku” dhe “ryshfeti” sindroma qe ka prekur te gjithe shtyllen kurizore te shoqerise shqiptare.,e ka krusur aq shume sa primitivizmi ne fuksionimin e Shtetit shqiptar eshte me se i dukshem i dukshem.Me keqja eshte se nuk e beson njeri,as edhe nje Shtetar Qeveritar.

    Deftesa,diploma blihen ne treg,specialiteti gjithashtu.

  15. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 3:52 pm

    Zonja nje sqarim.
    Bogdani eshte arrestuar ne Angli dhe ka avokate anglez, sic jane edhe perfaqesuesit e shetit shqiptare ne kete proces te cilet angazhohen ne perfqesimin e shtetit tone nga Ministria e Brendeshme Britanike Home Office.
    I gjithe procesi gjyqesor eshte ne anglisht me perjashtim te rastit kur zoti Bogdani ka dhene deshmine e tij me perkthyers pasi ka 5 vjet ne Angli dhe nuk di te flase.

  16. Pjer Thomas thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 4:27 pm

    press78 ;
    ….me perjashtim te rastit kur zoti Bogdani ka dhene deshmine e tij me perkthyers pasi ka 5 vjet ne Angli dhe nuk di te flase….

    5 vjet aty dhe se ka mesuar anglishten!!!! Pale mban dhe nje mbiemer te nderuar, hajvani. Une e mesova hollandishten per dy-tre muaj, muajt e tjere vetem sa per sallore.

  17. qytetari thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 4:37 pm

    Nuk eshte gje per tu habitur. Nuk eshte hera e pare. Eshte fytyra e shtetit te sotem, qe i merr nga rruga dhe u var kemboren e dashit.
    Kush e di mekanizmin si Ministria e Drejtesise rekruton perkthyesit e ka te qarte qe keto lloj perkthimesh do te kete. Jua shpjegoj une. Eshte thjesht ceshtje sekseresh. Dikush, perkthyes i mire fiton te drejten ndersa ne Ministri sekseret, nje ose dy qe ka te varur kete pergjegjesi ne qafe, shperndan punen ne perkhtyes te tjere radhiko, rrezik dhe nga ata me deshmi, per te siguruar punen, pasi perkthimet jane voluminoze, mijra faqe. Keshtu do te vahzdoje kjo ceshtje, persa kohe qe nuk ka perkthyes zyrtare. A e dini qe perkthejne dhe noteret qe nuk dine nje fjale gjuhe te huaj. E kane fituar kete te drejte qe vetem ne Shqiperine e cudrirave ndodh.

  18. Zonja nga Qyteti Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 4:37 pm

    heeee pjero gjuhen e huj e meson kushdo .. te zote jane ata qe pasi transportojne 1720 kg kanabis perfaqsohen me avokate me serioz se ata te shtetit…
    Ketu ka nje kontradikte te fuqishme.. te paaftet jane ne pushtet.. te after denohen neper burgje:)))
    Jahu per mejtimin tim bogdanin ta bejme minister, ministrin ta gjykojme, perkthyesin ta veme gjykates..( se zaten i di te dyja gjuhet..) me paret e kanabisit te hapim kursa anglishteje per popllin)))))))

  19. Beli thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 5:08 pm

    o Pjer se ne disa gjyqe detyrimisht e mbajne perkthyesin se nxjerrin leket e veta nga perkthyesit, edhe nqs se ata nuk perkthejne azgje. Dhe e dyta njerezit kane aftesi te ndryshme truri - dikush per gjuhe te huaja …ose gjuhe specifike - dhe dikush per shkenca apo noj gjo tjeter!
    Dhe pse e perfaqesojne anglezet shtetin shqiptar? ka shume shqiptare avokat ne angli qe mund ta bejne ate pune, dhe mund ti perkthejne me mire ato letra, se shume fjale juridike nuk mund te perkthehen ne shqip, ose numri i fjaleve te perkthyera mund te jete shume me i madh se origjinali.
    Sa per ambasaden tone ne Angli, ata jane ‘kooperativista pa toke’ nuk ia kane idene gjerave juridike kur te perkthejne noj gjo (me anglishten e tyre copa-copa), edhe pse te marrin 10 here me shume leke se ambasadat e tjera!!! Dhe jane aq pa kulture, aq imorale dhe aq te pa-respektueshem sa nuk ia ke idene
    Dhe per mendimin tim, perderisa ai djali nuk ka shitur droge ne Shqiperi, nuk duhet denuar aq shume …se kanabis ishte
    pak me shume se 100 vjet me pare shteti anglez ka qene kotrabandisti me i madh ne bote dhe beri dhe ‘opium wars’ Kine/Indi ….dhe keshtu u bene me te pasur

  20. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Shkurt 2008 @ 9:12 pm

    sa per te folur gjuhen e vendit, ka plot emigrante qe jetojne nga 30 vjet ne vend te huaj dhe dine vetem fjalet e perditshme qe iu duhen. 5 vjet nuk jane asgje. per me teper marrja ne pune e nje perkthyesi eshte gjithmone pune me mend, se edhe kur e di gjuhen e huaj, nuk e di kurre ne ate menyre per te shprehur egzaktesisht ate qe deshiron vetem me 5 vjet.
    aq me teper qe fiton edhe kohe per ta menduar me mire pergjigjen.

  21. Zonja nga Qyteti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Shkurt 2008 @ 10:28 pm

    hey cherry :)) ishim duke diskutuar per perkthyesit e ministrise jo per aftesite per gjuhe te huaj te kontrabandısteve.. mo na e sabotoni temen:)))
    ashtu siç nuk persim nga nje perkthues te bej kondrabande , nuk duhet te presim dhe nga nje kontrabandist te dij angisht..isn’t it:))

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.