Identifikohu



Regjistrohu

Pergjegjesia eshte e shtetit

Si ka mundësi të ndërtohet një fabrikë për çmontimin e minave dhe të predhave të artilerisë në një zonë dendësisht të banuar? Kush e ka dhënë lejen që ajo të vendoset aty? Për ç’arsye është vendosur aty? Si ka mundësi të grumbullohet një sasi aq e madhe predhash në një vend, kur, sipas deklaratës së kryeministrit, djegoret e tyre edhe shpërthejnë vetvetiu? A ka mundësi që kompania amerikane të quhet e specializuar, kur për një punë kaq të rrezikshme, punëson njerëz që dje kanë ardhur nga Greqia dhe sot punësohen, apo hallexhinj që nuk gjejnë dot punë tjetër e që deklarojnë se punonin aty për pesë lekë? A mund të jetë serioze një fabrikë çmontimi predhash, kur drejtori i fabrikës fle brenda saj, siç doli se flinte drejtori i kësaj fabrike? Nëse kompania amerikane e ka mbyllur kontratën prej shumë muajsh, siç deklaroi menaxheri i saj në “News 24”, ç’është kjo firmë shqiptare e nënkontraktuar, e cila, në fakt, bënte punën dhe mbulohej me emrin e amerikanëve? Sa të ligjshme janë këto nënkontraktime? Kush e mban përgjegjësinë: firma e kontraktuar, apo ajo e nënkontraktuar? Pse duhen këto nënkontraktime? Pse qeveritarët tanë na i mbulojnë kompanitë vendase me kompani të huaja? Të gjitha këto pyetje e të tjera presin përgjigje, por presin edhe përgjegjës gjithashtu. Sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një mallkim, as me një fat të keq. Le të mos bëjnë teatër duke treguar nëpër media poza mediatike politikanësh që japin gjak, as të mburrim gatishmërinë e reagimit të forcave tona policore dhe as solidaritetin e rrejshëm mazhorancë-opozitë, gjoja në emër të hyrjes në NATO. Ajo që ndodhi, është pasqyra më dramatike deri më sot e asaj se ku është katandisur vendi që kemi ndërtuar me duart tona, si rezultat i sistemit politik e ekonomik që funksionon në vendin tonë prej 17 vjetësh. Le ta themi troç: është sistemi kriminal i korrupsionit super të lartë, shkaktari kryesor i rritjes marramendëse të probabilitetit të aksidenteve që ekzistojnë në vendon tonë. Kjo ngase çdo punë në këtë sistem, madje edhe ato të një rrezikshmërie kaq të lartë, nuk bëhen me logjikën e shërbimit, por të grabitjes dhe të përfitimit maksimal. Të gjithë e dinë se ky është shkaku i kësaj tragjedie dhe i shumë të tjerave që nuk kanë ndodhur e që mund të ndodhin. Atij shkaku mund t’i shkosh drejt thelbit, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Berisha, kur tha se Ministria e Mbrojtjes kishte përgjegjësi vetëm për transportin e predhave, kurse përgjegjësitë e tjera i kishte firma private. Si ka mundësi!? Paskemi një kryetar qeverie që nuk ditka as rolin e institucioneve që drejton. Por, a është vërtet kështu? Jo, aspak! Berisha e di shumë mirë se një nga rolet më të rëndësishme të shtetit është të vigjilojë mbi interesat publike, të na mbrojë nga rreziqet, nga vjedhësit, nga grabitësit, nga mashtruesit dhe nga të gjithë llojet e kriminelëve, qofshin në punë private apo shtetërore; të parandalojë aktivitetin e tyre kriminal e me radhë. Të paktën këtë e ka nga përvoja e piramidave financiare. Jo vetëm, por edhe e ka deklaruar gjatë tërë fushatës elektorale kundër socialistëve, kur ka premtuar ndërrimin e shtetit nga shtet “i kapur”, nga mafia në shërbyes të qytetarëve, sepse ai e di që kanë rënë edhe tavane shkollash të posarikonstruktuara mbi kokat e fëmijëve tanë, për shkak të këtij sistemi tenderësh korruptivë. Në rastin konkret, ai e di shumë mirë se shteti është kontraktor për të kryer një punë që u shërben qytetarëve, në emër të rritjes së sigurisë së jetës së tyre, kurse kontrata apo tenderimi që qeveria e tij ka bërë ose nuk e ka bërë si duhet, është e tillë, që e ka rritur këtë pasiguri, duke shkaktuar tragjedi të paparë. Mjafton vendosja e asaj fabrike atje, për të paditur shtetin për krim. Po, pse gabon përsëri Berisha, duke bërë deklarata të tilla larjeje duarsh nga përgjegjësia? Sepse është i kapur nga sistemi që premtoi se do ta ndryshonte. Të gjithë e njohim si funksionon sistemi ynë i korrupsionit në sektorin e punëve publike: paratë tona publike kontraktohen me firma private, të cilat shpesh zgjedhin edhe nënkontraktorë që bëjnë pazare me politikanët dhe rezultati është një cilësi minimale punimi e një vjedhje maksimale që ndahet midis kontraktorëve apo nënkontraktorëve dhe politikanëve. E që kjo vjedhje të jetë maksimale bëhet gjithçka; neglizhohen deri edhe kushtet minimale të masave të sigurisë. Kjo shpjegon shumëçka edhe në këtë rast: vendndodhjen e fabrikës, faktin pse atje punonin gra dhe fëmijë për pesë lekë, madje edhe faktin pse ato predha kanë udhëtuar si bomba shëtitëse në rrugët më të trafikuara të Shqipërisë, ndërkohë që ne nuk dinim asgjë.

 

Sot ne jemi vendi që kemi vdekjet më të shumta nga aksidentet rrugore, duke i kaluar vendet e tjera 2 deri në 8 herë. Nuk ka dyshim se një pjesë e përgjegjësisë për këto vjen nga vjedhjet që nuk lejojnë të kryhen tërë vizimet, ndriçimet e mbrojtjet e duhura të rrugëve, që për më tepër janë kushte të imponuara nga normat evropiane.

 

Ne kemi distributorë karburantesh apo shitës bombolash gazi brenda në qytete, ngjitur me pallate banimi e jashtë çdo norme sigurie.

 

Ne kemi mu në mes të kryeqytetit një linjë tensioni të lartë, që na varet mbi kokë, mu mbi bulevard. Na u tha se do të hiqej, se ishte provizore, por sot, pas kaq vitesh, askush nuk kujtohet se pse paratë e KESH-it duhet të vidhen.

 

Sot ne nuk dimë as se çfarë hamë, sepse tregtarët e ushqimeve i kemi bërë edhe ministra të ushqimeve, vetëm e vetëm për të mbrojtur fitimet e tyre.

 

Ne kemi bërë ndërtime, ku nuk mund të hyjë dot zjarrfikësja, nga etja për metër katror e përfituesve.

 

Ne nuk dimë çfarë mund të na ndodhë sikur të bjerë një tërmet, sepse projekteve tmerrësisht abuzive ndaj hapësirave publike, të pakontrolluar nga institute sizmike serioze, u janë shtuar edhe kate sipër, apo janë hequr themelet e pallateve të vjetra për të hapur biznese private.

 

Të gjitha këto, pra, e të tjera, kanë ndodhur, sepse ata që duhet të kontrollojnë privatin, nuk kanë kryer detyrën, ngase janë paguar nga privati shumë herë më shumë nga sa i paguan shteti. Edhe kur hyjnë në politikë, politikanët tanë hyjnë duke bërë kalkulimet e këtyre përfitimeve, ndërkohë që biznesmenët tanë, kur u hyjnë investimeve, kujdesen më së pari të sigurojnë lidhjet korruptive me ta, ashtu sikurse edhe për të blerë heshtjen e mediave dhe të intelektualëve. Kaq e thjeshtë është e vërteta që e dimë të gjithë. Ky është sistemi politik e ekonomik që funksionon tek ne dhe tragjeditë e aksidenteve kësisoj janë vetëm njëri prej aspekteve më të dukshme e më tragjike të pasojave të tij mbi jetën e qytetarëve. Filozofia e piramidave financiare nuk ka rënë, ajo vetëm ka ndryshuar pamje.

 

Më kujtohet se Edi Rama ka thënë njëherë: “Takohemi pas tërmetit”. Nuk e di a do të takohemi dot pas tërmetit, por këto dy ngjarje që ndodhën njëra pas tjetrës, ajo e Farkës dhe kjo e Gërdecit, më duket se janë simptoma të një sëmundjeje që paralajmëron për tërmetin. Është sëmundja 17-vjeçare e një shteti të kapur nga korrupsioni e paligjshmëria në formën më të kriminale.

Fatos Lubonja

Korrieri, 17 mars, 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

47 Komente »

  1. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Mars 2008 @ 7:17 pm

    eshte faji yt Fatos
    eshte faji im Fatos

    Ne jemi fajtore te kesaj masakre sepse nuk e ndaluam.
    Ne jemi fajtore te kesaj masakre sepse edhe sot e dime qe mund te perseritet nga casti ne cast e nuk dime si te veprojme.
    Ne i vrame ata njerez me paaftesine tone per te kontrolluar personat te cilet i vune bombat nen shtepi NE EMRIN TONE. Edhe bombat tonat ishin.
    Ne jemi fajtore se kemi lene shtetin ne duar te njerezve te paafte (ne rastin me te mire).
    Ne jemi fajtore edhe per masakrat qe mund te ndodhin me vone perderisa nuk kemi gjetur menyren per te ndertuar nje shtet te vertete.
    Shteti, Fatos, i vrau keta njerez NE EMRIN TEND, NE EMRIN TIM … dhe me armet qe ne i dhame.

    Une jam fajtor sepse mendoj qe personat te cileve u kemi lene pushtetin jane te rrezikshem dhe kete e mendoj prej kohesh e nuk bej mjaftueshem per ti larguar.

  2. Genti thotë:

    17 Mars 2008 @ 9:41 pm

    Ky eshte shtet inekzistent. Kjo qeveri vrasese duhet te shporret. Ky shtet po mbron hapur pergjegjesit sepse eshte vete pergjegjes. Presidenti, kryeministri, ministri mbrojtjes duhet te japin doreheqjen e menjehershme.

  3. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Mars 2008 @ 10:43 pm

    Edhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem,z. Hoxha, si specialist ushtarak , xhenjer(si edhe mban graden e Gjeneralit).
    Si mundet qe nje xhenjer te mos ta dije praktiken elementare te cmontimit te minave, municioneve dhe rrezikshmerine qe paraqet ky proces?
    Pse u lejua procesi i cmontimit prane qendres se banuar?
    Pse nuk jep doreheqjen ne se e ka kundershtuar nje proces te tille dhe nuk e pranuan?

  4. bledi thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:29 am

    Ja nje foto mare nga interneti, gra duke punuar ne cmontimet e eksplozivit.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Image:SALW_Ammo_destruction.JPG

  5. Qafir Arnaut thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:22 am

    “Takohemi pas TERMETIT”

    Edi Rama

  6. Vemendje thotë:

    18 Mars 2008 @ 7:03 am

    Per sa kohe qytetari do beje pyetjet me vend kryeministrit, pa marr pergjigje per to? Per sa kohe dikush qe kupton me shume se kupton Kryeministri detyren e tij do te injorohet? Mos eshte kjo e vetmja pergjigje e problemit, qe te gjith e shohin sot pas tragjedis se Gerdecit? Lubonja bene anatomin e korrupsionit, dhe korrupsioni ka bere fole tek Kryeministri. Berisha, IK!

  7. Genti thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:01 am

    Sa e larget ju duket tragjedia FARKES pas kesaj??? Po ato minatoret e Bulqizes qe kryeministri i cilesoi si pergjegjes per vdekjen e tyre a ju kujtohen gje??? Po per Kombetaren qe eshte fshire nga lista Fifes ju vete mendja ndonjehere apo ajo eshte pa vlere fare. Po per…..

  8. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 10:26 am

    Te rejat nga Fronti i Lindjes :

    Sot do mesojme dy gjera thelbesore qe do na ndihmojne te marrim vesh ndonje gje :

    01. Kush do te jete avokati mbrojtes i Mihal Delijorgjit ( shpresoj qe te mos jete i njeti person qe ka bere mbrojtjet e meparshme te tij kur ka pas probleme te kesaj natyre )

    02. A eshe ky avokat anetar i Komitetit Qendror te Partise Republikane dhe personi qe ka statusi e keshilltarit ligjor te firmes Alb-Demil.

    03. Te germojme neper media te marrim vesh se ne cilin nga varrimet e djeshme kane qene te aferm te familjes kryeministriore. Si e shpejguan mediat kete dhe pse ishte i rendesishem ai person?

  9. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:36 am

    Nga Fronti i Lindjes :

    Firma Alb-Demil kishte siguruar per vitin 2007 …. 1 person te siguruar !

    Sot mediat po grumbullojne te dhena per personat qe drejtojne ndermarrjet ushtarake ne Shqiperi dhe cer eksperience profesionale kane ato.

  10. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:40 am

    Buletini nr 3 nga Fronti i Lindjes :

    Kryetari i PS kerkon perseri doreheqjen e kerkesen per heqjen e imunitetit te Sali Berishes dhe Fatmir Mediut .

  11. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:52 am

    Po presidenti cfare ka bere ndonje gje keto dite?

  12. Aiglon thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:59 am

    Koth, dmth ka vdekur nje i aferm i Kryemistrit apo nje lidhje familjare qe fsheh lidhje korruptive? Nuk e kuptoj…

  13. Tironsi thotë:

    18 Mars 2008 @ 12:02 pm

    Aiglon, thojn, thojn gojet e liga mo, qe nje nga te vdekurit eshte i afert i kryeministrit dhe ishte duke “kontrollu” punet te reparti. Dmth kishte lidhje me firmen qe bote cmontimin

  14. Aiglon thotë:

    18 Mars 2008 @ 12:10 pm

    Dmth, ai ka pata njohje direkte me gjithe kete pune…

  15. Aiglon thotë:

    18 Mars 2008 @ 12:11 pm

    …ka pra pergjigjesine e vet qe e ka mbajtur gojen e mbyllur !!!

  16. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 12:16 pm

    VKM Nr 138, date 14.03.2007, “Per proceduren e trajtimit te armeve,teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe përdorimi”

    http://www.qpz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2007/PDF-2007/34-2007.pdf

    procesi behet nen mbikqyrjen dhe sigurine ushtarake te forcave te armatosura

  17. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 1:26 pm

    Sot ne 14:00 nje grup i OJF nen siglen aksioni qytetar per solidaritet dhe pergjegjshmeri prezanton nismen per te monitoruar deri me nje cdo element te krizes se Gerdecit, qe nga hetimi e deri te demshperblimi.
    Dekalarata eshte si me poshte:

    Aksioni Qytetar për Solidaritet dhe Përgjegjshmëri

    Aksioni Qytetar për Solidaritet dhe Përgjegjshmëri është një grupim organizatash joqeveritare dhe individësh, i krijuar në përgjigje të tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën, u plagosën dhe humbën pronën më shumë se 4,000 qytetarë.

    Ky grupim ka për qëllim të sigurojë që:
    · Qeveria të bëjë transparencë të plotë për shkaqet e tragjedisë
    · Prokuroria të kryejë në kohë dhe në mënyrë profesionale hetimet për këtë ngjarje të hidhur duke përcaktuar të gjithë fajtorët
    · Shteti të marrë përsipër dhe të plotësojë në kohë të gjitha detyrimet ndaj viktimave të kësaj tragjedie
    · Shteti të marrë në kohë të gjitha masat për parandalimin e tragjedive të ngjashme dhe të incidenteve për shkak të papërgjegjshmërisë së institucioneve qeveritare.

    Anëtarët e Aksioni Qytetar për Solidaritet dhe Përgjegjshmëri janë:
    CRCA
    Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve
    Lëvizja Mjaft!
    Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve
    Shoqata “Në dobi të gruas shqiptare”
    Avokati i Popullit
    Shoqata e grave “Refleksione”
    QSHZHP
    Every Child
    Aleanca Gjinore për Zhvillim
    Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
    QZHDI
    QSHDNJ
    Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut
    Ardian Klosi, publicist
    Aksioni Qytetar për Solidaritet dhe Përgjegjshmëri do të ndërmarrë këto aksione afatshkurtra dhe afatmesme në përgjigje të tragjedisë së Gërdecit:
    - Inkurajimi i anëtarëve të grupimit dhe të qytetarëve për të vazhduar të ofrojnë ndihmë për viktimat, përmes kanaleve të specializuara
    - Deklaratë publike me disa kërkesa për institucionet vendim-marrëse
    - Organizmi i një manifestimi paqësor, ditën e shtunë, datë 22 mars, ora 11.30 am, për t’u solidarizuar me viktimat e tragjedisë dhe për të protestuar kundër mungesës së përgjegjshmërisë nga qeveria
    - Ofrimi i ndihmës ligjore për viktimat në procesin e kërkimit të dëmshpërblimeve nga shteti
    - Ngritja e një grupi monitorues me specialistë të fushës që do të vëzhgojnë dhe informojnë publikun për masat e marra nga qeveria, prokuroria dhe organe të tjera kompetente në përgjigje të kësaj tragjedie, edhe atëherë kur dritat e medias të jenë shuar.

    Për të ofruar ndihmë për viktimat e tragjedisë së Gërdecit, mund të drejtoheni në adresat e mëposhtme:

    - Kryqi i Kuq Shqiptar, Zamir Muca - Sekretar i Përgjithshëm - 068 20 27 840, Fatos Xhengo - 068 20 29 142
    Komiteti Ndërministror i Emergjencave, tel: 277 306, 277 349, fax: 248 298, e-mail: kabineti.zv@km.gov.al

  18. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 2:25 pm

    Bulutini nr 4 nga Fronti i Lindjes :

    Ushtaraket ( zv Komandanti i operacionit ) raportojne qe ende nuk eshte nderhyre ne zonen e kraterit per te gjetur viktima. Situata eshte duke u permiresuar ne zone por gjenerali raporton qe ndihet lehte nje presion nga banoret.

    Sapo u raportua gjetja e nje viktime tjeter te shkrumbuar.

    Berisha kete muaj nuk do haje buke sepse deklaroi qe familjarisht do kontribuoje me nje rroge MUJORE ne ndihme te viktimave.

    Vijon…

  19. vijimi thotë:

    18 Mars 2008 @ 2:28 pm

    Rrofsh Kothi..

  20. rual thotë:

    18 Mars 2008 @ 2:36 pm

    koth…
    Per ke bien kembanat?

  21. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 2:38 pm

    Shtese per buletinin nr 4 :

    Kryetari i Bashkise se Policanit , Adriatik Zotka, thote qe armatimet qe kane qene ne nje Kombinatin ushtarak te specializuar ne Polican dhe me kushte shume te larta sigurie jane transferuar per tek ky kombinati i Vores.

    Drejtori aktual i Kombinatit Polican eshte Kryetari i Partise Republikane te Beratit dhe eshte i diplomuar ne Institutin Bujqesor te Kamzes, per tredhjen ( demontimin ) e armatimit .

    Natyrisht qe do vijoje…

  22. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 2:44 pm

    rual,

    kembanat rane per ata fatkeqet dhe familjaret e tyre. Ra per te gjithe ne nga i pari tek i fundit.

    Nese kesaj pune i shkohet vertet ( une besoj se do kete shume arrestime ) deri ne fund atehere duhet nje burg i ri me kushte bashkekohore te Standarte te BE *.

    Sepse gjithshka qe kemi degjuar ne gjithe keto vjet eshte bere ne emer te Integrimit Euro Atllantik dhe Antarsimit ne BE.

    Dhe meqe ra fjala : Dine gje ku eshte ajo Ministrai e Integrimit dhe njekohesisht zedhenese e qeverise ??

    Po ajo Mikesha jone e perbashket di gje nga i ka humb vula si nene e dhimshur qe eshte ??

  23. rual thotë:

    18 Mars 2008 @ 2:59 pm

    Ajo ka dhuruar gjak.Medet kush mbetet per dhuratat e per gjakun e tyre……

  24. rual thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:02 pm

    ps.e si zakonisht 3 dite zgjat cudia me e madhe, asnje sdo perfundoje ne burg asnje edhe nje denim sdo kete.Medet ata qe iken e ata qe mbeten.

  25. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:05 pm

    Buletin financiar per Frontin e Lindjes :

    Qeveria ve ne dispozicion te gjitha fondetqe ka ne dispozicion, fond rezerve , te emergjencave dhe ca te tjera akoma

    6 Miliard leke ne dispozicion te vena nga qeveria per te riparu demet.

    Me kete fond, nese zv Ministri flet me te reja, se nuk merret vesh si i thone numrat keta e qe ben afro 75 milione EURO, mund te ishte bere nje super fabrike per demontimin e armeve dhe kjo pune te mos ndoshte fare, fare, fare.

    Keto jane shifrat e para te demit financiar sepse do preket dhe buxheti i shtetit e qe do te thote edhe nje arsye me shume per tu bere publike per te kuptuar cdo me thene te mos dish ne rastin me te mire ose te jesh anti shqiptar dhe antipopullor ne rastin me te keq.

    eee,

    Natyrisht qe ky Buletini Finaciar do vijoje gjate …

  26. bledialb thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:07 pm

    Shteti ka pasur tre uzina ku i bente keto pune Mjekës, Gramsh dhe Poliçan. Ka pasur njerez te specializuar qe e kane bere kete si zanat gjithe kohen.
    Kur dihej qe armatimi i vjeter qe shume i madh, e duhej te azgjesohej, jo vetem qe keta njerez nuk u perdoren,madie u larguan dhe nga puna, e keto uzina filluan te mbyllen.

    E hapin ca uzina si kjo, ne mes te metropoliti shqiptar, ngjitur me fshatin e punojne gra e femi e njerez te paspecializuar per kete pune me risk teper te madh.

    Uria per fitim e papergjegjesia per jeten e njerezve.

  27. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:17 pm

    Buletini Politik nga Fronti i Luftes :

    Rumania do mbeshtese antarsimin e Nato-s ne Shqiperi

    Kryetarja e Parlamentit i raporton ambasadores te Zvicres qe shteti eshte ne kembe, http://www.parlament.al/dokumenti.asp?id=3484

    ndersa e ka shtyre zhvillimin e nje senace parlamentare per diten e neserme ne oren 17:00 ku do te mbahet nje minute zi per nder te atyre viktimave qe jane gjet deri tani.
    http://www.parlament.al/dokumenti.asp?id=3485

    Per te tjeret qe nuk jane gjet do kete nje seance te dyte.

    Mire do ishte ne fakt ta kishte mbledhe ne seance te jashtezakonshme nje ore mbas tragjedise, por ne fakt pret puna.

  28. ema thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:37 pm

    ne lidhej me buxhetin e shtetit dhe demshperblimi qe do vije prej tij:
    zyrtarisht sot na u komunikua nga drejtoria e spitalit qe me urdher te qeverise do mbahen nga pagat tona nje takse e re, vjelja e se ciles deri ne fund te vitit, do shkoje per te mbijetuarit e Gerdecit.
    kesisoj…….

  29. GentaB Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:42 pm

    rual thote:

    si zakonisht 3 dite zgjat cudia me e madhe, asnje sdo perfundoje ne burg asnje edhe nje denim sdo kete.Medet ata qe iken e ata qe mbeten.

    Edhe une kete frike kam. Do mbyllet me kaq, doreheqjen e Mediut dhe arrestimin e atij Delijorgit. Ky i fundit do beje nja nje vit burg e do dale prape, ndersa Mediu do vazhdoje te bleje ora.
    Cdo gje eshte e kopsitur mire…sikur te ishte e parashikur nga Berisha kjo fatkeqesi. Kot s’ka bere gam gam keto tre vite pushtet…cdo gje e ka nen vete. Kush do ta coje para drejtesise? Do ngrihet populli? S’e besoj. Secili mendon per veten e vet. “Nuk bashkohem me peticionin Berisha Ik” me tha nje shok, “madje nuk me erdhi mire qe Mediu dha doreheqjen! Ikja e Berishes do shkaktonte trazira ne vend e keshtu nuk na behet ftesa ne NATO ne Prill. Po te futemi ne NATO na rritet dhe rroga…”

  30. ema thotë:

    18 Mars 2008 @ 3:45 pm

    po nese Ina Rama do i shkoj deri ne fund ceshtjes?
    mendoni qe nese gjen provat e duhura, do e mbylle ne burg perjete Shkelzen Berishen? ose te leshoje nje urdher arresti qe do e detyroje Shk******ten te arratiset jashte vendit si ndodhi me Spartak Pocin?

  31. bledi thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:47 pm

    Sipas Ngjeles fabrika nuk figuron ne asnje regjister. Si ka mundesi shteti con armatime ne nje fabrike qe seshte e regjistruar e ne mes te nje zone te banuar?

    Kjo te kujton Suden (firmat piramidale te 97tes), qe mblidhte miliona e qe e paregjistruar, e shteti sdinte gje, e skishte pergjegjesi, se qe pune private e njerezve?!

    Pra dihet si behen keto gjera, e kush i le keta njerez te bejne keto pa pike rregulli e regjistrimi, pra qeveritaret qe marin parate e i perdorin si masha keto firma, e i lene.

  32. Tironsi thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:11 pm

    Koth, te tema tjeter thoshe:
    “Per fatin e keq tendin kjo ishte rradha e Berishes.
    Por une nuk mund ta di pergjigjen tende kur ai vete ta pranoje pergjegjesine dhe do ta beje . Ki besim tek une.”

    Ke nanji haber akshomi e s’po na e ve te buletinet nga Fronti i Lindjes? :D

  33. xixa Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 5:22 pm

    Koth,
    mbaji gjallë këto buletine nga Fronti (i Vorës), pasi me sa duken bathët nesër-pasnesër do të duhet tê sjellësh lajme lidhur me një katastrofë ekologjike nga Gjiri i Vlorës si dhe një katastrofë bërthamore nga Zona e Durrësit.
    Përshëndetje. Gj

  34. Geri thotë:

    18 Mars 2008 @ 6:03 pm

    Ka pagu ndonje taks kjo firme?

  35. Pjer Thomas thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:05 pm

    Koth, faliminderit per informacionin, dhe desha te te pyes se kur e paska thene Edi Rama ate shprehjen qe permend Lubonja ; Takohemi pas termetit. Ne çmuaj e ne ç’vit, se ka rendesi.

  36. Koth thotë:

    18 Mars 2008 @ 9:26 pm

    Buletini i akshamit nga Fronti i Luftes:

    Firma Alb-Demil ka dy aksionere : Mihal Delijorgji ne masen 75 % dhe Presidenti asaj firmes amerikane qe Firma Meico i shiste armet si fillim dhe qe kjo Amerikanja ja shiste vetes se vet si nenkontraktor , ne masen 25 %.

    Kush ka pyetje le te ti beje se jam per darke me do miq.

    Arrestohet ne Pogradec nje doganier, nje polic dogane dhe nje shofer furgoni se kishin kalu pa praktika doganore nje mjet me molle ne sasine 4 ton ( kater mije kg molle )
    Gjykata morri masen e arrestit me burg pa afat. rrezikojne deri ne 7 vjet heqje lirie. ( dhe mos kujtoni se po bej shaka )

  37. aiglon thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:44 am

    Koth, po ajo letra e kryedaktorit te shekullit, a mendon do te publikohet vertete ? Si duket gjendja ne prokuri, meqe qenkemi gati te denojme ca doganiere te shkrete per molle gjerat duhet te jene top fare ;-)

  38. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 4:18 pm

    Prokuroria do therrase ne pyetje Kryetarin e Partise Republikane, ish Ministrin e Luftes Fatmir Mediu.

    Ne oren 17 mbasdite mendohet te thirret nje seance parlamentare, varet nga Jozefina , dmth nese quan te arsyeshme.

    Ne mesdite u mblodh Komisioni i Perhershem Parlamentar i Sigurise ku zyrtare ( drejtues te larte te tyre ) qe merren me problemet e sigurise kombetare kane raportuar .

    Ne sofran e Presidentit jane te gjitha materialet gjithashtu. Duhet te kuptojme na nje gje me shume se ku do ndalojne arrestimet, e kam fjlaen deri tek kush nivel .

    Pritet qe te mesojme a do te kete kerkese zyrtare per ndonje heqje imuniteti. Eshte ne proces perpunimi ideja.

    Akoma media nuk ka raportuar ( ose mu nuk ma ka zene te pakten syri ) se kush eshte avokati mbrojtes i Mihal Delijorgjit.

    Mbas nje cike nje peshk hajvan do beje nje postim ku do thuhet qe llogaritja e demeve eshte bere gabim dhe duhet ta beje me mire OJQN-ja qe drejton ai. Ja sikur e ka postu.

    Dhe te mendoni qe akoma nuk ka mbaru invetari as robve as dhe i demeve, jo me llogaritja. Eshte tjeter biznes ky i marrjes persiper i manazhimit te demeve. Mbani syte hapur se korbat dun me shqy !

  39. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 4:20 pm

    P.S. Dini gje njeri ku eshte Sabri Godo, kumbari i PR dhe i politikes shqiptare per ndonje mesazh drejtuar popullit shqiptar me rastin e kesaj fatkeqesie ?

  40. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 4:24 pm

    Rofsh o Koth. Na je bo si BBC dhe Voice of Amerika ne kohen e komunizmit. :)
    Sinqerisht te besoj plotesisht per ato qe shkruan. Lajmet e shtypit tone duhen pare me dyshim. Mbani syte hapur se korbat dun me shqy !

  41. GentaB Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 4:59 pm

    Po pra, kam dakort me Anonim. Ngelem sa andej ketej duke kerkuar buletinet e Koth. Hapni nje teme vetem per te rejat e fundit nga Gerdeci te sjellura nga Koth ;)

  42. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:03 pm

    Shoqata e ndertuesve mburet qe nese qeveria ja u akordon atyre fondin e parashikuar per eleminimin e pasojave ne zonen e tragjedise ata do i perfundojne shtepite brenda 1-2 muajsh.

    Kete e kane ne solidaritet per zonen e prekur.

    Jane duke u menduar se kush do jete donacioni qe do japin si shoqate ne ndihme te zonave, nderkaq i kane propozu qeverise disa lehtesi lidhur me cmimet e lendeve te para. ( mund te kerkojne perjashtimin nga TVSh dhe tatim fitimi per kohen e punes gjate riparimit )

    Meqe kjo Alb-Demil kishte vetem nje person te siguruar keto premtojne qe do kene te punesuar me kontrata te regullta pune banore te kesaj zone sepse keshtu edhe ndihmojne per ekonomine e ketyre banoreve .

    Keto pune nuk kane skrupuj. I kane ndez motoret dhe punojne ne version S.

    P.S. Ai peshku hajvan akoma nuk e ka postu deklaraten qe kerkon ti beje ai vleresimet e demeve MO ?

  43. Anonim thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:07 pm

    Rrofsh o Koth :-)

  44. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:10 pm

    Koth, e do nje teme si sugjeron GentaB me siper?

  45. Anonim thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:16 pm

    qekemi bo dy anonima ketu ne? Hej anonimi mbas meje, ver nje numer se po hap syte, thashe m’ka jap alzheimeri.

    Po, o penar, beje se ngelem duke humb kohen neper lajme per te gjet koth.

  46. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:18 pm

    Jo !

    Shif se faktet qe sillen aty ne me te shumten jepen nga mediat qe ju nuk kemi mundesi ti shikoni Ne media i gjeni neser. Ose dhe ndonje terheqje vemendje per ata gazetare qe e lexojne peshkun dhe qe orientohen edhe per kendveshtrime te tjera.

    E kam thene qe vetem duhet fol sakte dhe pa patur nevoje per stremadhime. Ngjarja eshte jashtezakonisht e rende ne te gjitha dimensionet e saj: Njerezore, Politike, Ushtarake, Ekonomike, Juridike etj etj . .

    Une ose me mire mua nuk me lejohet te uleras ( por ama me vjen te uleras ) ndaj i kujtoj vetes here pas here qe kjo qe ndodhi ishte e denje per terma lufte ( Buletine ), si dhe humori i zi qe i shoqeron shpesh keto postime eshte qe te nxjerr dufin tim,sepse s`kam sesi.

  47. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:41 pm

    Filloi seanca parlamentare . Po raporton Kryeministri .

    Mediat kombetare nuk e trasmetojne seancen. Kuptoni vete tani se ku jetojme ne flamurkuqte dhe te afermit tuaj.

    Me vjen keq cuna e goca , jashtezakonisht keq.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.