Login



Register

Për mishngrënësit mes nesh….

mishiqingji.jpg

Pashë këtë foton më sipë këtu në Flickr dhe s’ndejta dot pa e vjedhur se kam ca miq në faqe që ma merr mendja që do shkriheshin rreth një tavoline me mish të këtillë. E duke qënë se s’i takoj dot tani për tani, po vendos foton si tip tryeze virtuale :)

Po vendos edhe një pjesë që më ka ngelur në mendje nga shkrimi i një mishngrënësi:

Shqipot e duan mishin në mënyrë epiko-lirike, ju fërgëllon zemra, japin art, ritual, traditë, lashtësi. Ka diçka pothuaj seksore në atë dashuri. Një lab në kullotën e Shashicës në Vlorë më bëri të mendoj kështu tek po hante një kokë bagëtie. Në i pastë parë kokat e femrave me të njëjtin adhurim e përkushtim të tipit “jam yti” si shikonte atë kokë të pjekur, lum ato gra. Sytë i shkëlqenin. Puthja filloi nga pjesët e nofullave. U shndërrua në kafshim plot afsh. Pastaj gjuhët u ngjitën si me mastiç. Nuk i mjaftonte ajo gojë e mbyllur, e donte puthje-kafshimin më të plotë. I hapi nofullat e kokës së pjekur dhe futi kokën e vet epshore midis tyre. Nuk pa gjakun që i kullonte mbi faqe nga gërricja e thellë e dhëmbëve të kokës së pjekur. Ekstaza ishte aq e fortë, sa që labit edhe po ti ishte prerë ndonjë vesh nuk do ndjente gjë. Van Gogh i dashurisë për mishin. A ka orgazmë ta realizojë këtë jerm? A ka Marilyn Monroe?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

83 Komente

  1. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 12:59 am

    hahahhahahahah…shume erotike…edhe pak edhe po me kujtohej electric blu :D

    Shqiptaret e kan te ekzagjeruar mishngrenjen…mjekesisht nuk eshte e keshillushme, prandaj jane te gjithe si gica andej :D

  2. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 1:10 am

    Kur s’kemi rrush rrushitin:

    Tre mbretër morën një vendim,
    Që Xhonit Kokërr Elbi
    T’i xhdukej fara me tërbim,
    T’i humbte fare thelbi.

    Një urdhër dhanë që të tre
    Tv hapnin varr për Xhonin,
    T’i hidhnin me lopata dhe
    Dhe trupin t’ia mbulonin.

    Përrenjtë u mbushën vesh më vesh,
    Në kodra çeli bari,
    Dhe Xhoni Kokërr Elbi qesh
    Dhe ngrihet del nga varri.

    I rreptë, i sertë, forcat mbledh
    Nga kodra nëpër vapë
    Dhe mbi armiqtë shtiza hedh,
    Tund kokën dhe shan prapë.

    Por vjeshta fushave vrapon
    Dhe derdhet djersa lumë,
    Kurrizin uli plaku Xhon,
    U lodh nga puna shumë.

    I lodhur kodrës po jepte shpirt,
    Ka dimrin, para pragut,
    Po përsëri të njëjtë armiq
    Pa shpirt i derdhen plakut.

    I ngulin thika të mëdha
    Në kokë e dorë e këmbë
    Dhe si një lypës fukara
    E çojnë drejt në lëmë.

    e rrahin Xhonin me kopan
    Mes lëmit si të mjerë,
    E zhveshin krejt si leckaman,
    Pastaj e hedhin në erë.

    Në pus e flakin me topuz,
    T’i shuhet fare thelbi,
    Por nuk fundoset as në pus
    Ky Xhoni Kokërr Elbi!

    Dhe prapë atyre keq s’u vjen
    Në zjarr kockat ia çuan,
    Dhe zemrën millonaj ia gjen
    Në gurë e hedh e bluan!

    Në but tërbohet gjaku i tij,
    Godet me grusht e thembër;
    Në gotë shkuma nxjerr furi
    Dhe mbush me gaz çdo zemër.

    Jo kot më kot i ndjeri Xhon
    Në jetë ish trim me pallë,
    Edhe tani guximin zgjon,
    Megjithëse s’është i gjallë.

    ai nga kokat jashtë nxjerr
    Telashet dhe mërzitë,
    bile, vejusha këngën merr
    Me gotën plot përditë!

    Haj, kurrë fundin mos e thafsh,
    O but, ku hidhet thelbi,
    Ku vlon, ku zjen e ngre tallaz
    Ky Xhoni Kokërr Elbi!

  3. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 3:21 am

    Limo Labinoti hipi kalit
    dhe u nis te blente nje qemane
    ne pazar takoi evgjit nallbanin
    ja la kalin,hyri ne mejhane

    Pa ja nisi gotave ti zbrazte
    pa ja nisi lodrat me cingjite
    pa cingive cu pelqente nazet
    cu pelqente kembet edhe gjite

    Mburur mes cingive tha nje fjale
    -Kush e ka qemanen me te mire
    per qemanen une jap nje kale
    qe se ka arap ne shkretetire

    Une e kam tha nje nga muzikantet
    dhe qemanen vithe femer ngriti
    Limo Labinoti zu te qante
    -Kale o kale vjen te mer evgjiti.

    Kale o kale plumbin se perfillnje
    me vertik ja prisje rugen plumbit
    kale o kale henen e perpije
    kur e ngritje koken anes lumit.

    Kale o kale cmu fanit qemania
    c’me plagosi keng e saj pa emer
    do ta nxjer qemanen nga mejhania
    do ta ngjis ne mal ti fut nje zemer.

    Harkun e qemanes ta bej kale
    dhe qemanen koder mbi nje fushe
    te trokasin thundrat vale-vale
    kur ta ve nen sup, ta mbaj nen gushe.

    Ky evgjit nallbani qimedrize
    solli kalin drejt e ne mejhane
    ja dha sazexhiut mustaqespice
    e la Limon vetem me qemane.

    Limo Labinoti sazexhine
    e veshtroi me dy thengjitje venger
    ah ne kalin tim tok me cingjine
    do krekosesh ti comange-shtrember.

    Po me prit evgjit nga hija e ftojve
    te degjosh me smire e ngasherime
    nga qemania trokun e potkojve
    versherime jelesh,hingellime.

    Dhe i tha: -Evgjit une ta jap kalin
    vec ma ler cingjine ta nxjer jashte
    ti tregoj si hena ri mbi malin
    tek pergjon mullarin tim me kashte.

    Ta mesoj si barku i mullarit
    behet shtrat,nga shtretrit me te lumtur
    ku pikon nga hena pik e arit
    e vjen er’ e lumit e perhumbur.

    Limo Labinoti hop ne kale
    hop ne kale bashke me cingine
    dhe vrapuan ngjitur ne nje shale
    nje kuriz,nje bark plot percellime.

    Obobo mullar cte pane syte
    obobo ti kashte e florinjte
    hen’ e kallajisur bashke me yjte
    pane si kercejne valle gjinjte.

    Pane si kafshon cingia kashten
    kur perdridhe si purtek e thanes
    pane si shalon nje pele naten
    Limo Labinoti i qemanes.

    Pane si ky Limo Labinoti
    u be hark qemane mbi cingine
    harku nxirte tinguj pika loti
    ne ferkim me barkun e me gjinjte.

    Lume o lume mos i trego fushes
    britmat e cingise dhe ofshamat
    tek ja vinin buzet zjarin gushesh
    kur kumbonin cickave kambanat

    Kale o kale mos refe cke pare,
    mos refe per pelen qe kam hipur
    kjo cingia pele krejt mullare
    ma rezoi perdhe me kembet ngritur.

    Kur u kthyen gjith evgjitet pane
    qafen e kafshuar te cingise
    dhe qemaneve ne aheng u rane
    shtremberuar syte prej rakise.

    Lere lere Limo Labinotin
    nga qemania mende sec ju prishen
    kali jashte qante per te zotin
    brenda kurva ne akull ftohte sisen.

    Mjegull e mejhanes ra mbi brengat
    gjokset e cingive u mbuluan
    heshten harqet u nemiten kenget
    gotat flaken blu ne buze e shuan

    Limo Labinoti ngriti telat
    pa i ra qemanes me te qare
    qau per kalin gjersa thiren gjelat
    dhe kur shkoi ne fshat i thane I MARRE

  4. ITS thotë:

    12 August 2007 @ 4:01 am

    Fotografia nuk ta hap fare oreksin, madje ta veshtiros pak.

  5. Dajoshi thotë:

    12 August 2007 @ 4:02 am

    Emigrant, recitali i pare mos eshte nga “Aventurat e Cipolinos”? :)

  6. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 4:53 am

    Dajosh, nuk di a pyet me gjithe mend; nqse po, kjo eshte e famshmja John Barleycorn nga Robert Burns, shqiperuar nga Devolliu i Madh.
    Ja ku e ke edhe ne origjinal, me e shiju edhe pa devollice:

    There was three kings into the east,
    Three kings both great and high,
    And they hae sworn a solemn oath
    John Barleycorn should die.

    They took a plough and plough’d him down,
    Put clods upon his head,
    And they hae sworn a solemn oath
    John Barleycorn was dead.

    But the cheerful Spring came kindly on,
    And show’rs began to fall;
    John Barleycorn got up again,
    And sore surpris’d them all.

    The sultry suns of Summer came,
    And he grew thick and strong;
    His head weel arm’d wi’ pointed spears,
    That no one should him wrong.

    The sober Autumn enter’d mild,
    When he grew wan and pale;
    His bending joints and drooping head
    Show’d he began to fail.

    His colour sicken’d more and more,
    He faded into age;
    And then his enemies began
    To show their deadly rage.

    They’ve taen a weapon, long and sharp,
    And cut him by the knee;
    Then tied him fast upon a cart,
    Like a rogue for forgerie.

    They laid him down upon his back,
    And cudgell’d him full sore;
    They hung him up before the storm,
    And turn’d him o’er and o’er.

    They laid him out upon the floor,
    To work him further woe;
    And still, as signs of life appear’d,
    They toss’d him to and fro.

    They wasted, o’er a scorching flame,
    The marrow of his bones;
    But a miller us’d him worst of all,
    For he crush’d him between two stones.

    And they hae taen his very heart’s blood,
    And drank it round and round;
    And still the more and more they drank,
    Their joy did more abound.

    John Barleycorn was a hero bold,
    Of noble enterprise;
    For if you do but taste his blood,
    ‘Twill make your courage rise.

    ‘Twill make a man forget his woe;
    ‘Twill heighten all his joy;
    ‘Twill make the widow’s heart to sing,
    Tho’ the tear were in her eye.

    Then let us toast John Barleycorn,
    Each man a glass in hand;
    And may his great posterity
    Ne’er fail in old Scotland!

    PS keto jane pune esnafesh; nuk i shijon kushdo. Ne jug perdorin nje shprhje qe “nuk di dhia c’eshte tagjia”; dajosh, duhet ta kesh degjuar besoj. I thashe Llukanit diku gjetke qe mishin me te mire ne Shqiperi e gjen ne Cajup. Thjesht kujt ti bjere rasti eshte dicka qe s’duhet humbur. Gjithe “fajin” e ka trendelina e atjeshme….

  7. john thotë:

    12 August 2007 @ 6:21 am

    ewwwwwwwwwwwww

  8. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 9:49 am

    C, me sa di une qingji merr me teper shije kur ushqehet me kripe :)

  9. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 10:36 am

    Lltako,
    Mos ti hedhesh kripe eshte njesoj sikur te hash kashte…
    E gjithe shija qendron tek kripa…
    Personalisht ka qene nje kohe qe i kam pjekur vete… :)
    Edhe jo me makineri se ne ato kohe nuk kishte makineri, por me nje helle te gjate dhe nen nje prush me dru…Ishte art me vete se duhet te perqendroheshe shume..Syte duhet ti mbaje tek mishi dhe duart duhet te leviznin me nje ritem konstant…Ishte e veshtire se syte te benin miza nga tymi i prushit si edhe nga pergjegjsia e madhe…”Failure is not an option”.. :P
    Shume shpejt dhe mishi piqej vende-vende,shume ngadale cipa qe mbulon mishin digjej..
    Edhe mos harro qe helli duhet te mos digjej!!!! ;)
    Kur mishi behej gati mbledheshin burrat si mizat rreth mishit dhe cdo njeri prej tyre kishte nje opinion te tij…
    Zakonisht merrja urime,por edhe kritika kur e prishja doren..Disa “esnafe”(sic i quajme nga anet tona) nuk kishin nevoje ta provonin vecse me nje sy nxirrnin konkulzionet…
    Lengu te dale nga mishi i bardhe, jo i kuq, ky eshte sekreti i nje mishi te pjekur persembari..
    Me nje fjale ti Llako n.q.s. do te behesh i dashur i zjarrte dhe me pervoje, keshilloj nje “kurs” te mishit te pjekur ne helle… :P

  10. adriatik thotë:

    12 August 2007 @ 12:23 pm

    Ne mbeshtetje te shkrimit te nje mishngrenesi.
    Dajosh, mos pyet me ku e kam gjetur kete.

    Kopshti i dashurise
    0 pëllumb’ i shkruar,
    do t’të marr në duar
    dhe duke kënduar
    gjetkë do t’të shpie:

    Në një vend t’uruar
    dhe të lulëzuar,
    në uj’të kulluar
    edhe nën hie;

    Afër tek një lumë
    ku ka lule shumë,
    të biem në gjumë,
    hena të na ndrijë;
    Yjtë të shikojnë,
    zogjtë të këndojnë
    edhe të na zgjojnë
    dita kur të vijë.

    Pa ngrën’ e pa pirë
    s’mbetemi, moj Mirë,
    se u’ndaj të gdhirë
    dërgoj e na sjellin:

    Qumështë të dhirë
    dhe djathë të mirë
    pa uj’ e pa hirrë,
    dhe rrush kur të vjehn;

    Ngjalë nga Janina,
    mjaltë nga Kanlna,
    verë nga Voshtina
    ujë nga Sopoti;

    Mollë nga Ohria,
    mish nga dhënt’ e mia,
    desh nga Labëria, —
    na e faltë zoti’

  11. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 1:36 pm

    Ore adriatik, pa te lexuar fare, kete poezi te Cajupit kisha ne mendje.
    rrofsh.

    p.s Do te haaaa mushtin, do te piiiiii mishin.

  12. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 2:09 pm

    Ca beni kshu se jemi pa ngrene…cesahte kjo torture, kush mban pergjegjesi :P :D
    Nejse
    Haj, kurrë fundin mos e thafsh,
    O but, ku hidhet thelbi,
    Ku vlon, ku zjen e ngre tallaz
    Ky Xhoni Kokërr Elbi!!!!!!

    Te zeze e dua vella prej korçe mundesisht, edhe pse hollandezet e qajne… Tili Eulenspiegel pinte shume nga kjo….

    Llukan do te te hedh edhe une nje mish virtual, pak me vone… po si i behet ta bejme “endren” realitet………

  13. Dajoshi thotë:

    12 August 2007 @ 3:49 pm

    Emigrant, me ndje per injorancen, dhi hesapi……

    Ai mishi ne foto duket tejet i shpifur, dhe kjo jo per faj te mishit por te atyre metaleve vezulluese. Mishi ka lezet ne dru e zjarr, jo ne metal…

  14. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 4:10 pm

    Krasta, ketu ne Tirane jemi keshtu qe shpejt a vone duhet te hame ndonje cope :) Bletes dhe Laures do ti them per tu takuar ne fund te gushtit e me duket se edhe Blendi do na vije nga vjeshta keshtu qe do behemi tok.

  15. alb thotë:

    12 August 2007 @ 4:15 pm

    Kape çik ate hanxharin mbi tavoline…

  16. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 4:47 pm

    Dajosh, mos ma thuj ate fjale…. une e perdora ate shprehjen per tjeter gje. E kisha fjalen qe dikush - varet si eshte mesuar - do parapelqente nje triple cheeseburger te servirur me ndonje Burgerking standard nga jevgjiti i rradhes me nje gallon soda e ca french fries e s’do e shihte dot me sy mishin e hellit, qe shkon me raki, salce kosi dhe iso vendi. Pune shijesh dhe shijet nuk diskutohet - jane te drejta te gjitha.

    Jam dakord per metalin qe thua ti. Une diku ne internet kam pare mishra ne hell te festes se Kulmakut, por aty kjo pune eshte si industri (mijera mishngrenes, e merr me mend c’behet); problemi eshte se aty ku kjo pune behet me esnafllek, s’para gjendet nje digital camera ….

    PS Me ka qelluar te rrotulloj hellin nje here. E benim me rradhe ne djemuria. A qelloi helli ca i shkurter, a ishte dashi shume i madh, nuk e di, por u percellova vete ne vend te mishit… :D

  17. Dajoshi thotë:

    12 August 2007 @ 5:09 pm

    Emigrant, no problem, ndoshta te keqkuptova. Veshtire sot te gjesh mish te pjekur me esnafllik, per me keq ta shesin kecin per qingj te njome, sic ma bene mua vjet ne Llogara.

  18. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 5:42 pm

    http://www.flickr.com/photos/krasta/1094205926/

    Ketu e kishim lene apo jo……… Ok llukan vetem na thoni nja dy dite para te marrim masat, mbi elbin dhe hellin

  19. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 5:50 pm

    krasta,
    Njesoj si mishi qe piqja vete tek fotoja.. :P

  20. Idris thotë:

    12 August 2007 @ 5:51 pm

    Ke ardhur me Agollin ne perkthim dhe tjeter here mbase duhet ballafaq me L.P.Ke prure te bukura.
    Po shtoj nje pjesez;
    Rrofshin xhepat o leckamane
    Rrofte koke e bere troke
    Rrofshin grate dhe klyshet tane
    Ulerini amin o shoke…
    Ne karakteristiken e asaj kohe na shenohej qe :-E ha shume mishin e pjekur…….
    Me qe eshte rasti desha te te pyes :-Ne c’gjatesi duhet te jete i shtrire nje mish ne HELL,nga koka te kembet e prapme te shtrira dhe te parat te mbledhura mbi gjoks?
    Ky tregues eshte popullor por kur u mat shkencerisht nga veterineret doli nje shifer e “habitshme” qe kishte te bente me cilesite me te perkryera te Mishit ne Hell.
    Ndjese paste Shtrausi e shijoi jashte cdo keshille mjeksore nje te tille …Ne Hell…

  21. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 5:54 pm

    Dhe te kjo fotoja une jam leon :P

    Leng goja ta mendoja, apo nuk kishim dhe ca trofta ate dite, raki vendi… e cvajti………………..

  22. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 6:03 pm

    O Kraste, o Kraste, o Krasteeeeeee!!!! E pashe foton…. a mund ta perdor ne vende te tjera? Duke shenuar autorin. E kam seriozisht! Ne nje botim te mundshem e kam fjalen.

    Idris, llafi atehere ishte qe Shtrausit i kishin vene ca jeshil-lleqe e sallatera me ate qingjin e pjekur dhe Shtrausi sikur paskej thene qe mi hiqni keto barishtet…. Pse? e pyeten. Se keto i ka ngrene ky per mua, kishte thene Shtrausi duke treguar qengjin me gisht… Folk, Idris, vazhdim i eposit te kreshnikeve, sa e vertete eshte nuk e di, por di qe ne qofshi ne US, kur tu bjere rasti vizitoni Fogo de Chao ose Fire of Brazil (ne mbremje me mire).

    Karnivore te te gjitha vendeve, shperndahuni! ;) :P

  23. Idris thotë:

    12 August 2007 @ 6:15 pm

    Puna ishte se mjeket nuk e lejonin te hante mish por vetem “Jeshillleqe” dhe
    ai dha ate pergjigjen e zgjuar.
    Rreth 30 min.ndenji edhe ne ujrat e JONIT SHQIPTAR megjithse ne Jonin Grek nuk e linin me shume se 5 minuta seancen ujore.
    Gjatesia duhet te jete…..mos u shmang…. SA? Sepse dhe ai lengu i tepsise “moderne “te Krastes (mblidhej me gjethe ne ate kohe)..obobobo…..Po kur i fut ate gishtin e madh te kofshet dhe nga qe te djeg ….e lepin….oj nene oj nene.

  24. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 8:24 pm

    Kur ta duash foton edhe pse nuk e kam bere une, pasi jam duke dredh hellin ne kete moment… Sidoqofte mund ta perdoresh se ai qe e ka bere nuk kerkon te drejta autori, i zoti i qengjit dhe i hellit ne nje shtepi ne Theth, burre flori qe mban raki e vere te mire…..
    Idris pjesa me e bukur eshte kur e pret pak e nga pak ndersa piqet, sipas meje gjithmone, ani mos me degjoni shume se jam i ri ne keto pune :D

  25. Pjer Thomas thotë:

    12 August 2007 @ 8:30 pm

    Mishi i pjekur ne hell, ka qene per ata te para luftes se 1 e 2 boterore, tani te serviret ne pjate 200 gram = 10 000 leke te vjetra. Kur dhe per ne emigrantet , qe kemi leke, ishte i shtrenjte, vaj halli per shqiptaret e varfer aty.

  26. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 9:49 pm

    Pjer nuk eshte kaq keq jo… nje qengj si ai me lart ne foto, kushton aty te 50 mije te vjetra (behet fjale ta blesh ne burim, ne fushat ku verojne bagetita ose e shumta e shumta ne ndonje fshat turistik) dhe del e tepron per 5 veta, pjekja ne hell behet edhe vullnetarisht… Ai qe thua ti ne pjate eshte per ata qe duan te englendisen te hapin oreksin a ku di une…. :D Sidoqofte ke te drejte per varferine…

  27. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 August 2007 @ 11:43 pm

    bufete e mishit te pjekur te tipit “all you can eat” do falimentonin ne Shqiperi. Pyeta per kuriozitet ne Fire of Brazil se sa mund te rrije nje klient dhe me thane 6 ore. Te haje sa te doje, cmimi eshte njesoj, rreth 25 $ per person (per dreke; ne darke eshte me shume). Se sa mund te perlaje shqipoja ne te tilla kushte, e gjeni ketu:

    http://bletebzz.wordpress.com/2007/05/13/mommy-day/ :D

  28. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 12:00 am

    Emigrat e merr qe ketej foton apo te ta nis me mail…

  29. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 12:17 am

    Krsata, jemi ne rregull vella. Eshte already on my C drive. FLM!!!

  30. Lymi thotë:

    13 August 2007 @ 11:45 am

    Mishi qingjit per shqipetaret behet me i shijshem jo vetem nga kripa,por edhe kur pluhuroset nga pluhuri i madhe i rrugeve dhe sidomos kur hahet ne erresire si primitive qe jemi ose nen driten e bishtukut .Dhe a e dini sa kushton nje rracion me ate qingjin qe shikoni ne hell dhe qe mund te jete edhe i pa kontrolluar,jo me pak se 700 lek te reja ose 10 dollare kur rroga mesatare eshte 10 dollare ne dite dhe pensioni mesatar eshte 5 dollare ne dite edhe pjesa me e madhe te bije kocke dhe iken i pa ngopur.Mjer emigrantet ngordhen per nje cope mish,se bota andej nga jane nuk rrit kafshe.Doni te ju dergojme ca qingja te kenaqeni edhe ju se u robtuat prapa tastjerave te kompjuterit.

  31. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 12:01 pm

    Mishngrenes ?
    Jo vetem. Ne jemi mish-rrjepes, mish-theres, mish-pjekes, mish-dashes.
    Ska kufi eksitimi yne per mishin. Gjithandej rrugeve kasape qe therin per publicitet ke dera e dyqanit e gjaku vu ne trotuar. Pastaj e varin kafshen te rrjepur ne vitrine, mundesisht edhe koken e kafshes ku dallohen mire dhe syte, po dhe zorret aty ne vitrine per qejf. Kasape pa dyqan (pa license) qe e coptojne mishin sy e faqe botes, Kasape amatore (krejt kushurinjte e mi qytetare te vjeter qe therin kafshe ne oborr. Baba im qe ja kput koken pules tek rreza e portokallit).
    Kafshe dhe shpende te shkuar ne hell ne vitrinat e mezerive zbukurojne rruget e qyteteve.
    Ne llokocitemi ne qofte, melci, zorre, plenca, zemra, veshka, tru, koq%ka, bishtera. Perlyhemi me yndyre e na kenaqet shpirti.
    Ne i thithim palcen kockave me bukur se cdime te bejme seks o r a l. Ne i ziejme kembet e bagetive edhe e pime lengun me garuzhde kur na del gjumi naten se kemi vape, ose bejme byrek me kembe me nam per dasem.
    Nuk di, a ka valle nei pjese te kafshes qe ne nuk e hame, shijojme edhe adhurojme.
    Jemi te papame, te papame deri ne makabritet.
    “You are what you eat” sikur thote nje fjale e urte andej nga perendimi. :-)

  32. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 1:23 pm

    Ne i thithim palcen kockave me bukur se cdime te bejme seks o r a l.

    U dorezova. Murit me koke nuk i bihet. Ka nje kufi. Jo deri ketu. Meshire… meshire… pse gju kaq fort… cer t’kam bo, shpirtkatrane, shpirtkazem… kjo bote u shthur, o prapesi, o dreq, qe une paskam ardhur te te ndreq…. jo, jo as Shekspiri s’boka mo fajde…. Rashe per toke oh une i mjeri/ Dhe fajin e Ka Volteri/ Te mishi hunda me shkoi/ Dhe fajin e ka Rusoi/ Goja me vajti te bollokumja/ Dhe fajin e ka xxxxx…..

    Cer dreqin paske bo ne weekend qe qeke kaq ne forme!!! :D :D :P :P

  33. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 1:35 pm

    Ne i thithim palcen kockave me bukur se cdime te bejme seks o r a l…
    Tashi qe po mendojshem, Lumja ka gjithmone te drejte :D:P
    Emigrant une mendoj qe lumja ka ngrene mish…nje pule te mire fshati… nga ato me shije te paperseritshme bashke me puplat etc…. :D :D
    Anej nga anet tone, po besoj nga te gjitha anet thone qe ajo te jep frymezim….
    Lume po te gjuj se me ke ngrene farefisin…. :P

  34. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 2:47 pm

    Ne weekend kam ngrene dynjane ke guret e muret e vendlindjes :-) Po ju keni pa nei shqiptar tu thith nei kocke te madhe gjithe palce apo jo ?
    Perplas pak kocekn ne luge e pastaj thith e thith gjithe kenaqesi.
    Pse cuditeni, sikur vini nga Parisi, katunaret e dreqit ! :-)

  35. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 2:49 pm

    Zogu,
    Kur the qe je i ‘82, hoqa dore nga gjuajtja jote.
    Shume i vogel zogu je shume i vogel. Sja vle.

  36. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 2:52 pm

    Emigrant,
    Mos te te shkoje menja keq.
    Ballakumet tradicionalisht nuk i kemi per shitje.
    I japim sipas qejfit nei miku jabanxhi qe na ma me gairet ose kur kemi detyrim.
    Por ama, perzgjedhja eshte e veshtire se ska ballakume per te gjithe.

  37. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 2:56 pm

    Kete e di une the si i thoni i llafi me mire … se i vogel…:P
    Po prape ne pune te mishit, ne te vegjlit (thone me te nigjume e kam) jemi me mire se pleqte me mish te kalbet :D :D
    Pasataj lume une e kisha te gjujtme me gur, jo me sy :D

  38. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 3:04 pm

    Ene une per ate te gjujtme e kisha mer zog.
    Me i llaf je i vogel per tu gjujt me gure. Je gjynah.
    Sa per mishin, ate me te nigjume e ke, se ke me te provume.
    Duhet te kesh nigju ene ate tjetren qe thote : “Sdo ti ziej mishin :-)

  39. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 3:18 pm

    Lume, ta garantoj qe po te kishte per te gjithe nuk do shijojshin aq shume te shkretat. Po aty eshte lezeti, qe jane me krek, dhe kur te bien ne dore, ja u di kimetin qe c’ke me ate pune. Dhe i mban ne goje, sa me gjate, mos me te ik shija kollaj…. jo per gjo, por kush e di se kur po bie prape ne to….

    Kraste, ne Korce kan nje shprehje: “me je si zocke qe behesh me nje te vluar…” Aty fokusohu ti vllajo…. Shpendet me shume kalori dhe proteina me vone…. ;) :P

  40. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 3:24 pm

    Emigrant thote : “Shpendet me shume kalori dhe proteina me vone”
    Po sigurisht qe me vone. Se ska dhembe per ate pune. Kur te mprihen dhembet e te forcohen krahet atehere e kafshon dhe shqyen mishin dic duhet.
    Tani per tani eshte ne fazen qe pi çuçu dhe ha mish te bute:-)

  41. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 3:34 pm

    Dale se mua me kane dale thinjat, ju akoma leksione si me shqy mishin na jepni…:P Po kur beni si te ditshem ju te medhjete hic se kuptoni brezin e ri :P

    Emigrat kam jetuar ca kohe ne Elbasan dhe stili sa kam qene une ishte te haje gjithe vitin bugaçe :D dhe 1 here bollokume ama aty te mbetej mendja :D
    Ps Mendoj qe bollokumet po permenden si embelsira, pasi e kemi tha mishin ne hell……. :P

  42. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 3:39 pm

    Si jabanxhi katunar qe ke qene :-) boll e ke pas 1 here ne vit ballakume.
    Edhe pale ca ballakumje. Se ka ballakume venalinjsh qe bahen me sy e me pasion ene ballakume jabanxhijsh me recete e gramature ( pa shije me i llaf)

  43. ITS thotë:

    13 August 2007 @ 3:47 pm

    Se ka ballakume venalinjsh qe bahen me sy e me pasion ene ballakume jabanxhijsh me recete e gramature ( pa shije me i llaf)
    ===

    Ballakume= buke misri me sheqer

  44. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 3:48 pm

    Lume, une e kam ala kolesterolin nen kontroll; pak larte, tha daktorresha, po prap mrena limitit….. hudhi telyne asaj ballokumes time, e kom llafin, mos ma kurse…. qe telyni te me kulloje neper buze e te mjekra, se vec ashtu na e ndjen ne… :P :P

  45. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 3:51 pm

    “Ballakume= buke misri me sheqer”.. Ja ke myt kot…..
    E sheh ket Lume, ky spaska ngrene nga ato te venit…. :D :P Une edhe jabanxhi me qene, jam i afert shume dhe na e festojm diteveren me 14 te marsit…

  46. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 3:52 pm

    Me demek e do me lubrifikant ballakumen ? :-) :-) Mire kolesterolin e paske ne rregull, po shif prostatin se i ka mosha keto :-)
    Ha fara kungulli :-)
    Degjo mua, se jam pule e vjeter me proteina

  47. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 3:58 pm

    Abubuja na fute fryken…. s’kom pyt per prostatin. Mire ma kujtove. Se ne kena nje te keqe, qe “qethemi me shelege”…. (po du me u fut prape ne teme, sepse sipas Penarit, kalum te tangentja me duket ;) :P )

    PS Cer bojshin ato farat e kungullit, se po i blej nja dy-tre kile….. :D

  48. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 3:59 pm

    PS2 Lume, vec mos me thuj se e ke nga Prof. Arqile Boti, se nuk ta nigjoj llafin masanej…. :D

  49. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 4:01 pm

    Per prostatin bejne mire pra, ene kalon kohen. Si tespije qe hahen me i llaf
    hahaha
    Krasta, mos e rr u j cer thote ai buke misri me sheqer. cke ti, ai si pelqen, ti i pelqen. Pune gustosh kjo dynja. Pastaj aq me mire kur si pelqen se ka me shume per ju te tjeret apo jo. :-)

  50. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 4:03 pm

    Arqileja mban 2 gra per at pune, i qafsh hallin.
    Njeren e ka dhe te re pale
    ehe ehe

  51. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:05 pm

    Lume I love u. :D

  52. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:08 pm

    Haka shume fara kungulli duket…. :)

    (Ne ali dem kur nji plak mori per gru nje goce te re - ne fakt ishte shoqja e goces qe vinte “me bo detyrat e shpise” te shoqja - i thojshin: “ka mor xhaja nuse te re, ca per vete ca per ne….”

    Te kam thone, ne ato kohera, ne ato vite, kur s’kishim buke hajshim simite (ose ballokume ;) )

    E c’me le pa pune, te vrafte ai i sipermi, te vrafte …. :D

  53. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 4:12 pm

    Po po Ali Demi, plot me modele per tu ndjekur ne fakt. :-) Po pergjersa e ke ne rregull kolesterolin ene diabetin sduhet te kesh hang shume simite (ballakume) emigrant. Mos u mburr kot me te kaluaren :-) Puno tani se pasandaj ske me ca ta paguash loanin qe do kesh marre per shpine me bar perprara e per rrjedhoje sdo kesh ca bari me korr :-)

  54. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:20 pm

    wwwwwwwweeeeeeeeeeeeee, leng nga goja. Cbeni keshtu more, se jemi dhe ne orar pune. Mendja tek helli tani…

  55. loku thotë:

    13 August 2007 @ 4:21 pm

    Ju befte mire !
    http://jameswagner.com/mt_archives/ShipleyHungryPICT0004.jpg

  56. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:25 pm

    Lola beje nikun si te thashe se le name le….
    Ke ardh vone ne sa i marum bollokumet, mish ska ngel qe ska ngel :P

  57. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:26 pm

    jo krasta, nuk e dua me ate nick, po ti cdreq ke qe me identifikoooooooooooon

  58. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:35 pm

    Lume, po ta nigjoj llafin…. po zhytem ne pune tani.
    Pune dreqi, kur ty te mbaro, mu me fillo knej…. s’na u puq nje here, s’na u puq… ;) :P

    Ciao per momentin, kinge!

  59. Lumja thotë:

    13 August 2007 @ 4:37 pm

    Ciao Emigrant,
    Pune te mbare e me bereqet ishalla :-)

  60. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:39 pm

    I se u kujtova une loles ja kane vjedh nikun…. Te denohet me pushkatim hajduti i nikut :P ose zoti paste meshire per te :P

  61. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 4:53 pm

    IK o IKKKKKKKKKKK
    Nejse, nuk eshte se e kisha kaq sekret. Duke qene se me nderhyne ne nick disa here, vendosa ta ndryshoj, por ata qe donin te me identifikonin, e kisha lene nickun qe kam pasur tek te dhenat pasi u regjistrova. Ky koment, nuk ka pse te fshihet, meqe Krasta me dekonspiroi, serish nuk ka problem. Me nickun lola le te futet ai/ajo qe u fut ca dite ketu dhe beri nderhyrje

  62. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:11 pm

    lolagaz thotë:
    13 Gusht 2007 @ 4:20 pm
    Mendja tek helli tani…
    —————————————————
    Lere se qenke per te qare hallin…. ;)

  63. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:15 pm

    Po po leon, groshe dhe sallate sot ne dreke…

  64. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:16 pm

    Lumja,
    Qenka bere keqe dhe per ty…
    Te qenkan ftohur “ballakumet” fare… :)
    Kane vdeke burrat ne Tirane,as per ballakumet s’kujtohet kush…
    U mburkan kot per “esnafe”… :P

  65. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:21 pm

    Leon me shpate ne dore paske dale i zure çupat mbare… :P
    Lola shume mire paske ngrene, pse ca deshe ti eee :D

  66. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:22 pm

    Lere krasta, se me ka ngel ne mendje ai mishi tek Gjahtari ne Elbasan ndaj

  67. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:28 pm

    Une te kam dale borxhit kur te duash :P

  68. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:29 pm

    Ps ai vendi nuk eshte ne Elbasan sidoqofte :D

  69. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:29 pm

    krasta,
    mos dil jashte teme te lutem…Respekto rregullat e peshkut…
    Jo “me shpate ne dore”!! Por “me hell ne dore”… :P

  70. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:35 pm

    Ne dalje te elbasanit pra, diku ne mes, Elbasan-Librazhd. Me cmendeeeeeeeeee. Ti e di me mire ate zone se ke bere shkollen andej, une nuk e njoh mire. Gjithesesi, tek “Gjahtari” mishi behej i mrekullueshem, meqe e kishim temen tek helli

  71. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:36 pm

    Me fal leon, po se pashe hellin :P, si i thone asaj shprehjes popullore njeriu sheh qimen ne syrin e tjetrit por jo hellin ne doren e tij :P :D

    Lola qe te jesh me e qarte makinen e ke ti naften ja hedh une, mishin e ndajme ne gjysem qe te mos, po ti mund te hash me shume :D

  72. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:46 pm

    Keni pare ju
    I jep doren, te merr krahun. Dje piva ate birren e famshme me krasten. Sot na ben ftesa per dreka e darka, Jo vetem kaq, por dhe jashte Tirane. O krasta, si e ke hallin? Thuaje ketu ne shesh te burrave.
    Makinen e kam me benzine une, jo me nafte. Po na pagove dreken, per karburantin no problem

  73. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 5:57 pm

    Lola thote:
    Dje piva ate birren e famshme me krasten??????????????????????????????????
    Birre une me ty, cthu mi goce, te paska zene uji. Nje kafe te turbullt ekspres me uje pa gaz kena pi….. :D Pastaj une po ta kisha marre gishtin, ste kisha pyet per krahun… Sje nga ato gjera qe leshohesh kollaj ti :D

  74. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 6:02 pm

    Krasta, sa ishim ngrit nga gjumi vella, do hapnim syte njehere me ekspres. Pastaj, fjala ishte per birre, duke qene se tek peshku ke thene disa here per birra, por ne lokal pive ate qe kishte deshire, pra nuk te ndaloi njeri te merrje dhe birre. Pastaj, gjynah, se nuk paguam as vete, na I paguan…

  75. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 6:21 pm

    Leon,

    e solla nje here koken une midis mbledhjesh; a te kam pas thene une ty qe qejfi behet ne Shqiperi? Ja shif e shkruj. Ne u thame e u beme kercellime knej nga USA apo Ingliterra…. na rrofte kurbeti ne…. ;) :P :P

    Until soon!

  76. lolagaz Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 6:44 pm

    Epo, kur u ndame, keto na rane, eshte nje shprehje ketej nga ne. Ne dime ta bejme qejfin dhe pa drita, edhe pa uje. Pra rezistojme e serish bejme “qejf”. Ju doni luks, doni edhe drita, edhe uje, edhe te ngrena e te pira, edhe qejf. Te gjitha nuk ka… Edhe mish helli, edhe drita. Haje ne erresire, dhe se ke idene sa shijon

  77. ET thotë:

    13 August 2007 @ 6:54 pm

    koken tek Penari
    bithen tek —

    te grine emigrant te grine,
    nje blog s’ta nxinte dot lavdine
    te grine o emigrant te grine.

    lavdine bashk me miresine
    te grine o emigrant te grine


    vijon
    ps: me vone :D

  78. blog.tepelena.com thotë:

    13 August 2007 @ 7:53 pm

    Pas leximit te ketij shkrimi, nuk do te ha mish te pjekur me si dikur, do ti bej dashuri mishngrenese.

  79. Pjer Thomas thotë:

    13 August 2007 @ 9:27 pm

    :-)

  80. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 August 2007 @ 9:44 pm

    ET, c’pate o vella? :(

  81. Idris thotë:

    14 August 2007 @ 3:53 pm

    Emigrant.Ajo gjatesia eshte 1.83-1.85.Eshte teper e habiteshme nje e dhene e tille.Megjithse nga qejfi i matjes dikush mund te mbetet pa ngrene…
    Dikush ka hyre si eT. Shife nga Nicku… Po ama hiqi kapelen per prurjen gjith frymezim.
    Prandaj ndodhin keto,sepse asnje nuk flet per shijen e trurit.Doni te hiqeni UJQ me tru njeriu…..Hani tru bagetie te jini me te zgjuar…
    Hani “lulet” te lulezoni ne ca fusha…..
    Pini gjakun e fresket, hajeni te mpiksur,te shndroheni ne “vampire deshijsh”……
    Kraste ai “privilegji” i prerjes se mishit kur piqet ne hell,copa-copa,eshte per mosha te vogla kur shkojne vizitore tek Xhajat ose nen-dajat.
    Dhe se fundi si shume e perdoret fjalen (”sigurese”) HELL pa sigurese…….

  82. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 August 2007 @ 6:45 pm

    Tako po kthehen njerezit… ca dreqer dhe ca qafire kane kerkuar mbajtjen e fjales per takimin e organizuar ne nje tryeze te thyeme :D

  83. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 August 2007 @ 9:23 pm

    Krasta, une s’kam pak ore qe u ktheva, kur do e leme? :)

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.