Login



Register

Per Memedhembje

Nga Ben Andoni

Mëmëdhembje

Një publicistikë moderne, ku kultura dhe rrëfimi nuk kanë hapësirë të kufizuar. Ato shtrihen tej ndjesive, ndërsa kanonet e letrave mbeten pa rëndësi në dukje. Ky është libri i parë i Shkëlqim Çelës me titull “Mëmëdhembje”, që vjen përmes botimit të “Albin”

Nuk ka rëndësi se kush është. Nuk ka rëndësi se nga vjen. Me sa duket rëndësia e fundit mbetet në atë çfarë i jep dritë dora në fund- faqeve të bardha. Dhe, Spiro Dede, botuesi i “Albin”, kur ka vendosur që të botojë librin e parë të publicistit me titull “Mëmëdhembje”, nuk ka hezituar. Është një prozë, ku mungojnë kanonet e sakta të letërsisë dhe një publicistikë, që më mirë mund ‘ta kuptosh’ përmes matricave ose formulave të ngatërruara të statistikës… Ndaj, Shkëlqim Çela, që jeton prej 10 vjetësh në shtetin e Xhorxhias ta jep këtë mundësi. Ka një botë, që të bën të rendësh fort, ‘të lodh’ mendjen; jo- e sakaton mendjen përtace të bashkatdhetarëve të tij, që nuk kanë kaluar matanë. Asistent- Zv/president për modelimin statistikor në kompaninë ChoicePoint Precision Marketing Inc. me rrëfimin e tij të përcjell që në kohët e rinisë së tij shqiptare dhe të vazhdon në gjithë tranzitimin e vështirë të jetës globale. Pak cinizëm, një mjet mbrojtës për të fshehur dhimbjen dhe shumë humor. Pafund humor. Që nga ai, i cili mundohet të përmendë bashkëkohësit e tij duke u ruajtur në gojë aksentin origjinal të Shqipërisë së Mesme dhe duke vazhduar deri në qarqet e reja, në një botë krejt tjetër me ta. Dhe, e këndshmja është se njeriu që është ngjitur me të në autobusin e ish-Kombinatit të Autotraktorëve…e ndjen veten komod dhe në të njëjtin vështrim të atyre syve, që përpiqen të modelojnë rastësitë para Slot-eve në Las Vegas…Është lëmuar pak koraca, por kjo lloj gjindje përshtatet njësoj me sukses.
Do të ishte gjysmake, po të flisnim thjesht për nuancimin e publicistikës së tij, pa përmendur pak letërsinë e këndshme dhe fabulat e tij, etydet e bukura të dashurisë dhe mënyrën e këndshme sesi e shikon marrëdhënien njerëzore. Larg klisheve të zakonshme dimensioni i katërt i tij është i prekshëm. Klimi di të ulet në tokë, paçka se nga pas do të ndihet gjatë e qeshura dhe sarkazma e tij. Që në fakt nuk drejtohet vetëm për shqiptarët, njerëzit me të cilët jeton- por edhe për jetën dhe pamundësinë e zakonshme të saj. Në një botë si e atij- kufijtë shpërngulen shpesh…Më saktë, ai i merr dhe i vendos ku do vetë. Ato janë thjesht ndihmës të një logjike, që tek e fundit “It’s not all greek to me”.
Mëmëdhembja do ishte një libër krejt i zakonshëm i një njeriu, që dëshiron t’i kushtohet letërsisë, nëse ajo që do shkruhej nuk do të tregonte sesa larg kanë vajtur kërkesat e tij.
Autori të bën për vete për të gjithë mënyrën e rrëfimit të tij. Në momentin, që ai tenton që të bëjë një letërsi klasike, nervi i brendshëm duket se nuk e lejon, që ai të stërhallet në letrat uniforme. “Jo pra, mblidhe mendjen, unë nuk jam ai tipi me kamera në qafë që bën karioke rreth e rrotull hirusheje. Mos fillo nazet kot. Mos i ço findet dëm. Unë nuk të çoj në Hollyëood. Nuk të bëj Anna Nicole Smith. Unë kam një lloj aparati tjetër në duar. Tjetër lloj qasjesh, që ndonëse kanë edhe frymëzim, nuk u lejohen fluturimet, epshet e lehta hedhur në ajër me pasthirrma, imitimet e rënkimeve para orgazmës. Syve të mi u lejohet vetëm kërshëri matematike…”…, thotë diku. Duke treguar se kurrë nuk mund t’i kalojë kanonet e shenjta të shpirtit të tij. E, nuk ka rëndësi se kush është. Rëndësi ka që shqiptarët tash po e kërkojnë në letërsi…dhe po kontribuojnë për të. B.an

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

66 Komente

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 July 2008 @ 7:53 pm

    Shqiptarët (sidomos ATA që kanë mënd në kokë) do bënin mirë të mos ta kërkonin Shkëlqimin vetëm për letërsinë…

  2. albanezi thotë:

    4 July 2008 @ 8:16 pm

    Shqiptarët (sidomos ATA që kanë mënd në kokë) do bënin mirë të mos ta kërkonin Shkëlqimin vetëm për letërsinë…

    por ATË e kanë vetë shqiptarët :lol:

  3. Perparim Hysi thotë:

    4 July 2008 @ 8:45 pm

    Aforizma”Me mire vone se sa kurre” eshte ajo qe i rri per shtat daljes se pare me nje Liber nga SHkelqim Cela.Dhe eshte vendi qe te thuash:me te tjera libra se lexuesi eshte ai qe do te perfitoje nnga shkrimet etij:ne proze e poezi.Urime,Cimi!

  4. Moza thotë:

    4 July 2008 @ 9:22 pm

    O Cim,
    Kjo qe te ka ndodh, shume gje e mire.
    Shume gje e mire te botosh nje liber, dhe, per te te shkruaje nje nder pak revistat periodike ne treg. Gati gati ke bere dhe publicitetin. Asgje ste ka ngelur tashme :-) Tashti mu artikulli sme knaq fort, ku di une, do kisha dash te ishin thene shume gjera te tjera. I kam inat fare fare kur ne artikuj futen vargje nga libri si pyke, pa lidhje.
    Por, who cares, rendesi ka qe te permendesh, emri dhe titulli mbahen mend dhe opa shkon njeriu ne librari ta bleje.
    (Une akoma se kam ble :P ) :-(
    Po pres kritiken profesioniste te shprehet hihihihi

  5. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 4:41 am

    Përparim, nuk e di se kuja i thua “vonë” ti, por djali është në më të mirën moshë :)

  6. rual thotë:

    5 July 2008 @ 6:44 am

    ndonje hartim alla spiropali :D
    Cim gjej vend ku te mbytesh pastaj :D

  7. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 6:49 am

    Rual, i marsh t’keqn kti çunit :P .
    Nuk e di nëse Ben Andoni është apo jo i Mjaft-it, por nëse bën pjesë, tregon se atje djemtë që dinë të SHIKOJNË qënkan akoma gjallë (ndërsa Spiropalin e kam qejf vetëm kur shkruan… se kur flet… të spiropalon :)

  8. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 6:55 am

    As une nuk e di, nese eshte i Mjaft apo jo.
    Di vetem qe eshte revista e Kristit, (Kljadit) !
    Gjithesesi, mos ja prishni temen Cimit, se po futem dhe Majftin ketu do ta 10-sim fare :-)

  9. rual thotë:

    5 July 2008 @ 7:02 am

    na u ba MJAFTI si burri i nanes :D nade misdite mrame…..
    boll ma boll,boll studiume per 50 vjet ca fitume…
    Booooll

    Cimi e di mire se prej tij du vetem nje celular, o ma jep vet ose ia marr :D

  10. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 7:05 am

    Une them ta jap vete.
    Po dhe po ja lype e sta dha
    merrja se nuk thote gja :P

  11. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 7:08 am

    Une them ta jep vete

    (se e natarova ) :P

  12. rual thotë:

    5 July 2008 @ 7:09 am

    tesh nqs ti do me ba sevap ban spo tham gja :D
    ne parriz ke me shku :D

  13. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 7:12 am

    jo pra jo se ishte lapsus.
    Mos aman, se kam boll halle te tjera :-)

  14. rual thotë:

    5 July 2008 @ 7:17 am

    nqs parrizi asht hall, ca keka per ty ferri?! :D apo je si ajo thenia..

    Vajzat e mira shkojne ne parriz te keqiat kudo :D

    sidokjofte shpeton nji shpirt njeriu :D

  15. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 7:23 am

    Po shpirtin tim kush do ta pshtoje ?
    Une se di ca o Parrizi, po mu m’ka thane burri : Mos shko me asivend se ta perdrodha qafen !
    Kaq di une !

  16. rual thotë:

    5 July 2008 @ 7:28 am

    po burri yt pra do ta shpetoje, derisa ka fole dicka din ai :D

    nejse, a kapena me MJAFT-in :D se me Cimin s’kena ca kapena :D
    s’pihet kafja pa u shamatu me dikend….

  17. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 7:33 am

    Kapu ti,
    Une do e mbaj vrapin n’plazh.
    Sa te fergoj pak specat qi do marrim me vete :P

  18. rual thotë:

    5 July 2008 @ 7:41 am

    merr makarona se specat ne plazh jane paksa pune me spec :D prodhojne gazerera :D

  19. rual thotë:

    5 July 2008 @ 7:41 am

    merr makarona se specat ne plazh jane paksa pune me spec :D prodhojne gazerera :D

  20. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 5:32 pm

    Krist dhe komentuesit, falemnderit.

    Ku & kur ka dale kjo?

    Fundjave te mire!

  21. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 8:06 pm

    Urime, urime, Cim!

    “Kadareja” do furnizuar prapë se e kishin tharë.:)

    Përshëndetje o Peshq pa Kufi!

  22. Pershndetsi i akullnajes thotë:

    5 July 2008 @ 8:11 pm

    Tungat’jeta Akullnaja!
    Ne e dinim se kishe shku te deti ti mi?
    Ti na rrike te Kadareja… po kaq budallenj te jene keta te rinjte e soçem xhanem?

  23. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 8:12 pm

    Tungat’ :)
    Jo, jo, erdha nga dëti unë… Kur s’ke dëtin do hash Kadarenë, tha ai Ymeri i ngratë…

  24. prapune thotë:

    5 July 2008 @ 8:20 pm

    si ishte Kadareja?
    Kam pershtypjen qe duhet zjere mire :P se eshte shume i thate

  25. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 8:28 pm

    prapëti (lexoje dy-tre herë)

    Me një gotë verë na prapa janë shtyrë ca dhe më të thatë…:)

  26. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 9:31 pm

    Po he i here Aklli ?
    Doli nai gja anej nga deti ? :P

  27. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 9:35 pm

    yyyyyyyyyy… një katallan doli…

    moj, do dalësh për një kafe, se qenkemi me nji lagje?

  28. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 9:39 pm

    Po mi,
    dil me shapka aty ke kafja lagjes, t’shajme ato kurvat komshijat e mija, se sme ze gjumi :P

  29. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 9:44 pm

    unë me shapka jam dhe ke kafja e lagjes, se s’kam kondicioner dhe internet në shpi. :D

  30. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 9:44 pm

    akvll-naja, boji te fala atyre kafexhinjve andej, sidomos atij me 2 sedilje :-)

  31. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 9:48 pm

    jes, jes, u boj unë! :)
    Moze, ika unë se po më përzejnë kta. Shifemi rrugës.:D

  32. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 9:56 pm

    shko re dre

  33. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 9:57 pm

    shko re dreq mrena se nuk rrinë gocat e mira kaq vonë jashtë duke bredh kafeneve :P

  34. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 3:18 am

    Falemnderit shume!

  35. Peshku Fluturues thotë:

    6 July 2008 @ 3:21 am

    Emo, s,na the nese na i nise ato librat apo jo? :)

  36. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 3:23 am

    Po, jane nisur, PF!

    Si do ja bejme per shqiponjen me dy koka, do pres peshkun, apo do ma shuash kureshtjen me ndonje attachment… :D

  37. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 3:29 am

    Peshko, ruje shqiponjën se ka dalë dhe tigri tani :)

  38. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 3:35 am

    er malukat, po osht vone per ju anej mer… :D

    PS te kujtohet nji kong e vjeter, ku e ke shtepine moj vajze, adresen s’ta di? ;)

  39. Peshku Fluturues thotë:

    6 July 2008 @ 3:44 am

    Emo mos u bo i bezdis si ato qe pysin ne kinema “si maro ky filmi?” :)

  40. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 3:46 am

    Vapë e madhe Em… dhe për ne që jemi rritur me një sy hapur (vigjilentë :) ) dhe me pagjumsi nga “tradhëtitë” e ndryshme, nuk e kemi shumë problem punën e gjumit.

  41. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 3:47 am

    Jo jo, nuk bohem… :P :P do pres, me i llaf.

    PS na zuni, do e heqim…

    FLM edhe nje here per shqiponjen. It rocks, bro!

  42. Peshku Fluturues thotë:

    6 July 2008 @ 3:53 am

    Tyrlyly tyrlyly
    hape njonin sy

    cek e-mail

  43. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 3:56 am

    Marrje, marrje!

    Erdhi sagllom!

    Do e shtyp, se ashtu osht lezeti!

    Jom i nerum! Sh. falemnderit!

  44. rual thotë:

    6 July 2008 @ 2:09 pm

    Emigranto, tek Milosao i Gazetes Shqiptare ke perseri dicka mbi Memedhembjen tende ;-)
    Urime

  45. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 2:15 pm

    Vertet eee ?
    Cim, pa vene fare n’diskutim cilesine e librit tat, por duke ditur si behen keto pune ne shqiperi, ti ose spiro pa diskutim i keni dhene nai gje ndonje grupi gazetarkash :-) Leke apo dhe ndonje gje tjeter :P Ose ose Shqiperia paska ndryshu dhe une duke vegjetu ketu se paskam marre vesh, me paska kalu para sysh !

  46. rual thotë:

    6 July 2008 @ 2:17 pm

    ee jane te shkathet xhindja,e kush i rri dardhes nen te i ha kokrrat….
    fli ti fil mbi dafina :D

  47. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 2:18 pm

    Po po
    DAfina
    Mbi kurrizin gjithe xhufka leshi te burrit ore :-(

  48. rual thotë:

    6 July 2008 @ 2:22 pm

    me vjen keq :(
    po me punen e dardhes si je ??!! :(

  49. Peshku Fluturues thotë:

    6 July 2008 @ 2:22 pm

    Moza
    Mir me Cimin, po me mu c’pate. Une s’kam botu ndonje gje, e per mua ti ke degjuar vetem ketu tek Peshku. :)

  50. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 2:23 pm

    Ooooo Cimo,
    Ca koincidence,tani sapo e dhane dhe lajmet e Vizion tek permbledhja e librave te rinj.
    Cool man !

  51. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 2:25 pm

    qyqja
    jo me
    Spiro Dede mo, botuesi i Cimit.
    Qyqja, desh u ngatarrova keq edhe me ty.
    Se kohet e fundit, se di pse me keqkuptojne shume robt :-(

  52. Peshku Fluturues thotë:

    6 July 2008 @ 2:31 pm

    Ashtu po! Edhe qe i kan dhene ndonje lek, patjeter. Pjese e reklames se biznesit. Nuk kno mo berrkocka ne t’thate si i here e i kohe mi goc!

  53. Idris thotë:

    6 July 2008 @ 2:54 pm

    Nga leshi kemi lindur …neper lesh ecim….ne lesh do shkojme…..
    Kush tha qe nuk ngatrohet robi neper LESH… :) :) :) .
    Kaq jo mo.

  54. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 3:03 pm

    Erdhe Idris?
    Apo te thane qe te kam permend ke tema Metafizike Krijimi ene t’zuni lemza :P

  55. Idris thotë:

    6 July 2008 @ 3:15 pm

    Mu vetem permendja e emrit tim nga goja jote eshte LUMNUESE.. :) :) :)
    Po si gjithnje dhe aty ke metafiFika ja kishe fute FIRIFU….
    Harrove qe te thashe ndryshimin e Demokracise me ate sistemin ku u rrita une.
    Tek i YNI ……hapshe breket shifje B….. :D :D :D
    Tek i JOTI ….shqyn b…qe te gjejsh TANGAT… :P :P :P dhe po te mos jete ajo tatuja si shigjete meazallah se orientohesh ku te kerkosh :D

  56. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 3:17 pm

    Po leji ato o Idris, se nuk i ke provu ti shigjetat e Dick Sheltonit :P Nuk mesohen gjerat duke pa filma, internet dhe me dylbi :P U bone ti me fol per thangat :-)

  57. Idris thotë:

    6 July 2008 @ 3:26 pm

    Tamom ,tamom e ke mire ti … :P :P :P
    Nga interneti na kane dale syte si tope lepri dhe pranej i vejne ato TATUTE pak mbi sume me na i tregu se ku fillon HOMO-gjenialia e femnave …..:P :P :P
    Le te boje CIMI libra sa te doje me ushkure e citjane… TY menja po atje te rri te Tangat :D :D

  58. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 3:30 pm

    Jo mer tu bofsha,
    Se Moza SERIOZISHT, nje pale tanga ka edhe ato ja kane bo peshqesh, edhe rralle i ka vesh.
    O Idris, kur vje rasti, duhet me qene pa breke, ta dish prej meje se nuk ta thojne femrat e tjera : Tangat i veshin per tu duk sexy me mos ti duket vija e brekeve tek pantollet e bardha te ngjitme per bythe !

  59. Idris thotë:

    6 July 2008 @ 3:36 pm

    Kalofsh mire per sot!
    Me qe ra rasti po te uroj ke ai tregimi qe kishe pru…Ishte shume origjinal dhe mos e ngatro me komente budallejsh Jo Edi…jo gjelberimi…:D :D :D
    Askush se ka ndryshu shoqnine me shkrime vetem se e ka lartesu dhe
    fisnikeru ne ndjenja….
    Ai humori i brendshem sikur te ishte vertitur brenda variantit te “tymit” dhe gjetjes ne menyre MODERNE me SMS do ishte i kalibrit te AZIS NESIM
    Edhe njehere urime se po me vershellejne keta PIJETARET mu…
    EJ osht e djele … :D :D :D

  60. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 3:38 pm

    Mire mire
    se qeke bo serioz
    Kalofsh mire dhe ti!

  61. une o une thotë:

    6 July 2008 @ 5:03 pm

    ma nisi Çimo, ma nisi :lol:

  62. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 July 2008 @ 5:30 pm

    EM, sic e ke nisur libri do eci mire. Menyra me e mire qe ke perdorur eshte kur gazetat shkruajne dhe analizojne nje liber te ri.
    Advertising tool is the best way for people to know about you and your book. Congrats!

  63. enka thotë:

    10 July 2008 @ 12:31 pm

    urime Çim..dhe lart e me lart:)

  64. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 July 2008 @ 12:24 am

    Me duket nuk po iu dhembset me kjo tema e memedhembjes, se nuk po shkruani me.

  65. Manjola thotë:

    9 September 2008 @ 9:39 am

    Çimo, ta frrujtën.

  66. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 September 2008 @ 2:45 am

    Paske arritur goxha punë emo, me siguri shumë e merituar–urime, por “ChoicePoint Precision Marketing”? Mos na thuaj që përdor statistikën për të na dërguar reklama :) That’s the dark side of the force

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.