Për kë nuk bie këmbana?

Durres. Gusht. Dite e hene. Plazh. Vape. Thone qe ne hije temperatura shkon 42 grade celcius. Diku nga mesdita ndodh nje alarmim i plazhisteve. Dikush ne det ka humbur ndjenjat. Disa djem e nxjerrin ne breg. E shtrine ne rere. Thane qe papritur u nxi nga qafa e siper ne koke, nuk foli dot, dhe u keput ne breg, duke u plandosur ne uje. Njerez kureshtare mblidhen rreth e rrotull. E shohin. Ikin. Vijne te tjere. E shohin. Ikin. Pas disa minutash vjen policia. E shohin. E prekin. Burri vazhdon te rrije shtrire plandosur ne breg. C’te beje? Nuk ka zgjidhje. Nje njeri me ndjenja te humbura, nga sa dihet nga mjekesia bashkohore nuk cohet dot ti dale zot vetes. Pret nga te tjeret. Nga njerezit. Njerezit - Police lajmerojne ne radio. Japin e marrin.Njeriu i shkrete nderkohe eshte bere blu ne fytyre. Policet vijne verdalle aty rrotull tij. Disa persona, marin trupin e njeriut pa ndjenja, dhe e vendosin ne cimenton e verandes se nje lokali aty afer. Lokali ishte plot. Njerez qe pijne birrat, pijet freskuese pa e prishur fort terezine qe te kembet e tyre ndodhet nje trup njeriu i bere blu. Ata me kureshtaret cohen pak, i afrohen, e shohin dhe ulen serish te birrat e tyre. Nja dy djem ne nje tavoline ngjitur bejne gallate. Filluan te cojne sms miqve te tyre nuk e di se ku. “ej, o njoni ktu, ka ik per lesh dhe e kan shtri mu ke komet tona ke lokali ku rrim ne”. Te qeshura.

Pas 15 – 20 min. Vjen ambulanca. E shohin. Flasin me policet. Ulen dhe i masin pulsin. Me sa duket njeriu ka vdekur.

Ata qe sherbenin ne ambulance, “njerezit” – mjeke, hipin perseri ne makine dhe ikin. Policet kujdesen per kufomen.

E hipin ne nje makine llaci, dhe e nisin per nuk dihet se ku.

Keto ishin faktet. Dha faktet flasin per shume detaje te kapshme dhe te pakapshme per mendjen e njeriut qe shqetesohet e tronditet nga humbja e jetes se dikujt tjeter.

Kemi faktin qe plazhi i currilave ne Durres nuk ka roje bregdetare. Nje roje te vogel, te thjeshte, te pafajshem, qe te marri ate rrogen e tij buxhetore kot, per nje rast te tille ne 1000.

kemi faktin qe policia mori situaten ne dore e preokupuar per jeten e nje njeriu.

Kemi faktin qe ambulanca erdhi pas 15 – 20 minutash. Pse? Po mbase kane pasur urgjence tjeter dhe nuk ka pasur makina ne gadishmeri. Mbase kane pasur sherbim diku larg dhe kur kane ardhur rruges me urgjence makinat e tjera nuk u kane hapur rrugen. Mbase jane sinjalizuar qe personi kishte vdekur kur e nxorren nga deti dhe e moren disi shtruar. Mbase kane qene duke luajtur me letra dhe nuk mund te linin lojen pergjysem, ose mbase kane qene duke shpetuar nje jete tjeter diku tjeter.

Kemi faktin tjeter qe personeli i ambulances pasi konstatoi qe personi kishte vdekur, I hipi serish ambulances e iku. Mbase u duhej te perdornin ambulancen per te gjalle qe mund te shpetoheshin se sa per te shoqeruar te vdekurit. Pse? Sepse nuk ka ambulance mbase. Sepse nuk ka fonde per ti mbajtur mbase.

Kemi faktin tjeter akoma, qe askush nuk mori mundimin te respektonte kufomen duke e cuar atje ku ishte per tu cuar, ne morg. Kufomen e dikujt qe mund te ndodhte te ishte babai ose nena ose ai/ajo personalisht.

Kemi faktin qe njerezit ne menyre te pavetedijshme organizuan nje “tour” perreth kufomes per ta pare tere kuriozitet, me te njejtin pasion qe turistet shohin mumjet ne muzeun e luvrit. Madje ca vajza, studente gazetarie donin ti benin fotografi me celular qe te kishin kujtim nje te vdekur, nje gje qe nuk ndodh perdite.

Kemi dhe faktin qe ca cuna po qeshnin me vdekjen e te ndjerit njeri, sikur te ishin duke pare nje film humoristik.

fakti tregon per simptoma kanibalizmi? Per mosvleresim te jetes? Per regjie te lekures me vdekjen, aq sa te ulesh e te pish birre te ftohte me te? Faktet tregojne shume. Analiza behen shume. Por, po ti thjeshtojme analizat, konkluzioni del qe ti, une, ai, secili nga njerezit e kesaj bote eshte aq i brishte sa mund te fiket nga nje moment ne tjetrin, shume shume thjesht.

Ndryshimi qendron ne vendin ku ndodh fatkeqsia, dhe nga mundesite qe ka cilido njeri, ne nje vend te caktuar per te mbijetuar apo jo. Pra nese ne nje vend, kur ti je ne rrezik te humbasesh jeten, bie nje sirene per ty apo nuk bie. Nese ti e humb jeten, bie nje kembane per ty apo nuk bie.

Dhe per ke bie sirena ne Shqiperine tone? E per ke bie kembana ne vendin tone?

Harroje o njeri i mire, sirenen dhe kembanen. Ata qe kane mundesi bejne te bien sirenat e kembanat e vendeve te tjera te zhvilluara, kur kane me shume se dy teshtima ne dite.. Ketu sirena nuk bie per askend. Kembana nuk bie. Per asnje. As per mua, as per ty.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente

  1. edrus thotë:

    15 August 2007 @ 5:30 pm

    Raste të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha plazhet e botës (disa herë në lajme këtu në Itali është përmëndur si fenomen, ku theksohej dhe indiferentizmi i atyre që vazhdonin të bënin banjo 3 mt më tutje.

    Dhe ka qënë një trap dikur që thoshte: …në kapitalizëm, njeriu bëhet ujk për njerinë.
    Por ne s’kemi përse të ndalohemi tek përrallat me ujqër dhe tek ngrohtësia në mardhëniet ndërmjet njerëzve……. bile duhet me e çu te doktori artikullshkruesin që akoma sot arrin të shqetësohet për probleme të tilla :)

  2. Leon thotë:

    15 August 2007 @ 5:38 pm

    Jeta e nje njeriu ne shqiperi shume e lire,shume….
    TRAGJIKE…
    p.s. Ai polici qe bente sherbim anes detit,nuk mund ti jepte ndihmen e shpejte??Do te ishte mire qe keta lloj policesh, te ishin te pergatitur per te dhene ndihmen e shpejte…

  3. Blendi thotë:

    15 August 2007 @ 5:55 pm

    Pash dicka para disa ditesh ne televizor qe me tronditi shpirterisht. U bera gati te shkruaj per kete por nuk arrita dot.

    Javen e kaluar ne Golem nje makine kishte perplasur nje çift. Burre dhe grua kishin vdekur ne vend. Pamjet filmike te edicionit te lajmeve tregonin trupat e tyre ne pozicione groteske…te mbuluar me carcaf por te lene ne mes te rruges.

    Polici i trafikut qendronte ne kembe nje meter nga koka e gruas se mbetur me kembet perpjete dhe i bente shenjte trafikut te kalonte. Makinat kalonin jo me larg se dy metra nga trupat e dy te vdekurve, sikur ne rruge te kishte ngordhur ndonje qen. Dukej sikur i kishin lene aty ne asfalt ndonja nje ore deri sa i moren, se kamerat kishin shkuar nga kryeyteti dhe ata dy te pafatet dergjeshin akoma si plehra ne rruge. Mu rrenqeth mishi.

    Te pakten te ndalonin trafikun, t’i drejtonin trupat e shkalafitur apo t’i conin ne morg. Po qe se duhet hetuar, shenjat mund te vizatohen me shkumes. Por per hir te Zotit te mos vazhdoni ahengun dy metra larg te vdekurve - dhe as mos i qisni ne televizor imazhet e kafsherise kolektive.

    Kur nuk ka respekt as per te vdekurit, c’na mbetet ne te gjalleve?

  4. lolagaz thotë:

    15 August 2007 @ 6:20 pm

    Blendi
    Kjo tregon se sa “shpejt” mberrijne ne nje vendngjarje policia e grupi I hetimit. Para mberrin media se policia. Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo. Ai polici I qarkullimit nuk ka te drejte te preke kufomat, pasi para se te levizen nga vendi do behet ekspertimi dhe keqyrja e vendit ku ka ndodhur aksidenti nga grupi I hetimit. Rruga aty ku thua ti eshte e ngushte, trafiku I tmerrshem, ndaj e vetmja gje qe na mbetet, eshte te kthehemi ne njerez te pameshirshem e tu kalojme njerezve te vdekur, sikur te jene qener. Gjynah dhe turp njekohesisht

  5. loer kume thotë:

    15 August 2007 @ 11:57 pm

    edrus… kucedrus… forme e pakrehur shqipetare e dragoit = kucedra, e dinit? :)
    po ca ujku thua ti more, po ti je dragua fare…
    po mire more edrus, se ti qenke avantguard fare, me jep nje ideal tjeter ti, tek i cili ti hedhim syte e te shqetesohemi, dhe qe nuk eshte humanizmi.
    sepse per mua, cdo gje e mire dhe konstruktive nis nga “njerzilleku” brenda secilit nga ne, e vetem “njerezillik” nuk shoh ne fjalet e tua.
    ti po te ishe ulur ne lokal o edrus, edhe pse ben humoristin ne komentin tend, nuk ma do mendja qe nuk do shqetesoheshe po do vazhdoje te pije pijen tende si cun qe s’te ben pershtypje asgje ne bote. madje, jam i sigurte qe do merrje telefonin e do telefonoje polici apo ambulance (se mos i beje zile ambulances ore, ke leke ne telefon?)…
    dhe po te kishe makine, do ta coje ne urgjence edrus… mos bej si tip i kapur edrus…
    e nese nuk beje ose te shkonte nder mend te beje dicka per ate njeri edrus… atehere … kot qe ke ikur… shenjat e kanibalizmit u shfaqkan dhe ne itali e kudo qe shkon te fshihet shqipetari i ngrate…
    meqe ndodhka nje gje e tille ne itali, duhet te ndodhe dhe ne shqiperi e? le qe ky nuk eshte muhabet per tu bere njehere, se eshte pa lidhje fare, po c’te te bejme ty ne more…

    PS. e di se c’do me shkruash edrus. megjithate mos bej gabim te me pyesesh “po ti qe ishe aty, c’bere?”
    me mire mos shkruaj fare me.

    imagjinoni c’filma do bente Q.Tarantino pas nje eksperience disa mujore ne Shqiperi. gjak…zi…gjak…. zi…
    mua nuk me shqeteson qe pame nje te vdekur rruges, por ftohtesia me te cilen ne shohim nje te vdekur rruges… shenjat e para te robotizimit, dhe kanibalizmit. shenjat e para te neoskllaverimit te mendjes.
    “me sjell gje fitim mua te ndihmoj njeriun qe vdes te kembet e mi? joo! atehere fuck off! s’ka ndodhur asgje. pi birren time e diskutoj per politike”

    megjithate, po vras mendjen, nje femije qe sheh te vdekur rrugeve, te shtypur nga makina, te mbytur, te copetuar, te sakatuar, a ku di une… keta femije do kene trauma? e nese po, fitili i ndezur brenda tyre, do na jape Morrisone te rinj, apo Charles Mansone te rinj…
    “per hair na qofte”!!!

  6. Blendi thotë:

    16 August 2007 @ 12:18 pm

    Shteti Massachusetts ne ShBA ku une ndodhem, ka nje ligj i cili kerkon nga qytetari te raportoje nje krim qe po ndodh / te jape kontributin e vete per te ndihmuar nje jete ne rrezik. Ne rast neglizhence rrezikon te gjobitesh $500 deri $2500.

    Ne ShBA ka nje tjeter ligj qe quhet “Ligji i Samaritanit te mire” qe mbron personat qe ofrojne ndihme nje jete ne rrezik nga ndonje padi e mundshme.
    Psh. kur shqyen ndonje dere apo rremben ndonje send qe te duhet per te ndihmuar dike. Ligji te fal per keto automatikisht. Kjo behet qe njerezit te mos hezitojne te ndihmiojne njeri tjetrin.

    Por ne ne Shqiperi nuk eshte se kemi frike nga ligjet, kemi tjeter problem.

  7. loer kume thotë:

    16 August 2007 @ 1:43 pm

    kemi dhe ne ligje o blendi, s’ke pse paragjykon ti shqiperine e qeverise.

    kemi ligjin anti duhan.
    kemi moratoriumin anti skaf.
    kemi nje klauzole ne ku di une se c’ligj tjeter, qe favorizon firmat e ndertimit “qe paguajne rregullisht tatimet” ne tender, ndaj atyre qe nuk i paguajne fare tatimet.
    kemi vendimet per rritje rroge te deputeteve dhe keshillit te ministrave.
    kemi shume ligje te tjera, po keto jane ato me te rendesishmet.
    kemi pune…

  8. minatori thotë:

    16 August 2007 @ 2:49 pm

    loer, leri ata qe nuk e kane kapur fillin e historise tende dhe na tregojne se gjera te tilla ndodhin kudo. zhvleresimi i jetes tek ne nuk eshte i njellojte me vendet e tjera, por eshte nje arbitraritet qe vetem kur je ketu e kupton.

    duhet ta dergosh kete ne nje gazete te perditshme shqiptare, te pakten te jete ne nje vend tjeter publik pervec peshkut.

  9. cluephone thotë:

    16 August 2007 @ 6:58 pm

    polici qe e pa te mbyturin nuk ishte pamela andersson (ec aty kanadezja bjonde) qe ti tundte gjoksin mbi koke e ta ngjallte, e as merte vesh nga BayWatch life-saving techniques, se ai lufton kriminelet e nuk meret me te tilla vogelsira femrash. ne itali kete pune e bejme me mire qenerit se sa njeresit …
    Duket sikur po qeshim perseri me vdekjen, po ne fund te fundit shqiperia ehste e tille nje JOKE dhe pending risk gjithe kohes, ku vdekja mpreh kosen ne cdo rruge e plazh, klub ku pihet raki punishtesh private, e pube ku ekulohen te sharat e gjuhes tone te pasur, e familje qe shkaterohen ne menyre me makaber. kjo ehste vlera e nje shoqerie ne krize. te gjithe e shohin po asnjeri nuk mund te beje gje per sa kohe qe jane pjese e saj, se sa per ata qe jane ne anen tjeter te deres/botes, hmmm … ndryshe puna.
    keshtu qe ne han te hotit dhe ne qafe bote duhet te vene tabela mirseardhjeje te tipit:
    WELCOME TO ALBANIA! GOOD LUCK IN THE NEXT 350 KM (IF YOU CAN MAKE IT THAT FAR, ANYWAY)!

  10. Pjer Thomas thotë:

    16 August 2007 @ 8:54 pm

    Qe njerzit jane bere indiferent kjo dihet, por une habitem me ate ambulancenqe paska ardhur 20 minuta me vonese, nderkoh qe ketu ku jetoj une , ambulanca nuk i kalon 5 minutat nga momenti i thirjes. Biles kur njoftohet per rast mbytje apo vdekje apo ne grahmat e fundit, niset dhe policia, ku nje makine apo dy shoqerojne ambulancen dhe nje tjeter makin policie shkon sa me shpejt tek vendi i ngjarjes.
    Habitem, a nuk ka plazhi ndonje ndertese shendetesie apo ambulance ku te rrine 24 ore mjek/e. Apo duhet te presin deri nga Spitalla (vendi ku eshte spitali i Durrsit) deri sa te vije makina.

  11. system32dll thotë:

    17 August 2007 @ 3:08 am

    Loer ke shkruajtur shume bukur por gjithsesi kij parasysh qe sa here hapen tema rreth vdekjes shumica e njerezve hiqen si menefrego ose indiferente. Eshte instikti vetembrojtjes ndaj te pashmangshmes qe i ben te marin me humor nje gje shume serioze si vdekja.

  12. john thotë:

    17 August 2007 @ 4:50 am

    u beme dhe ne shqiptaret me mendu larg bythes sime” bo bo

  13. Hysen Cifligu thotë:

    17 August 2007 @ 6:51 am

    Shkrim i dhimbshem, por i rendesise se pare…
    Te gjithe jemi te perkohshem ne kete jete, por duhet te largohemi te nderuar e te respektuar nga jeta, ashtu si Perendia ka percaktuar kur na dha frymen te jetojme…Shpesh me fjalet ngushelluese “kaq e kishte te thene”, mbulojme pakujdesine tone ndaj jetes, qe po ta shikojme holle- holle, eshte nje mbulese ndaj moralit tone, te cilin nuk e shikojme dot hapur, mbasi shfaqet para nesh i zvenitur, si nje bime pa uje, i shkelur e i perdhosur nga sjelljet e veprimet tona, hekur i ndryshkur e jo diamant ne shkelqim…Kjo mbulese eshte burgu ne te cilin kemi burgosur moralin tone dhe pa e nxjerre ate nga burgu, kot qe vrapojme per lavdi e tituj…E kam fjalen ketu, per figurat aktuale qe udheheqin kombin shqiptar, per eliten intelektuale te kombit tone… Popullit i uroj harmonine, bashkimin, kujdesin sa me shume, per te mos humbur vlerat dhe dinjitetin…Pergjegjesia bie mbi votemarresit, jo mbi votedhenesit.
    Nese do isha pretendent per ta fituar, dhe bota do me nderonte me cmimin “Nobel”, nuk do ta pranoja, nuk do te pranoja cmim e lavdi mbi dhimbjet e popullit tim…Populli krijon nje bindje e te zgjedh, voton per ty, por sa te respekton me pas? — Kjo eshte puna dhe vlera jote, ketu jane titujt, vleresimet dhe lavdite qe ke marre, ketu eshte dhe respekti i jetes, i moralit te saj per te cilen ke derdhur lume premtimet…
    Eshte e lehte te udheheqesh dhe te gjithe vrapojne per t’u bere udheheqesa, por nuk eshte e lehte te menaxhosh dhe askush nuk vrapon me aq deshire per t’u bere menaxher…Pastaj faji i mbetet popullit, si kale i pabindur qe nuk desh te kalonte lumin, ndaj dallga e nxorri te mbytur ne breg…
    Kur jeta e dikujt percmohet kaq monstruozisht, eshte percmuar ne kete menyre dhe jeta ne pergjithesi, nder nuk ka pa nder, respekti per jeten e secilit, eshte respekt qe vjen tek vetja, kur behet dashuri, rrjedh e nuk shterr kurre…
    Ne kete pike, edhe mund te mburremi me te lavdishmit e kombit tone!
    Le te shpresojme e besojme dhe pa besen e shpresen mos mbetshim kurre!

  14. edrus thotë:

    17 August 2007 @ 9:26 am

    LoKume, për mua që punoj rrugëve, është bërë edukatë që të ndalem dhe të jap ndihmën e parë dhe të sinjalizoj në rast incidenti (quhet ‘ommissione di soccorso’ këtej, dhe mund të hash edhe ndonjë denoncim për mos dhënien e ndihmës së parë).

    Por s’po diskutoja se ç’do bëja unë tek komenti i parë, thoje diku tjetër që je i një moshe që , atë citimin e mban mënd më mirë se unë……. dhe fatkeqsisht, ajo thënie rezulton e vërtetë (prandaj sillja dhe shëmbujt e It)….. edhe se pse, jo të gjithë ata që ishin në plazh ishin kapitalista.
    Për këtë e kisha fjalën, për ‘vdekjen’ e ndjenjave njerëzore që i kanë patur gjithmonë në gjak shqiptarët në çdo rend/sistem paraardhës….. nuk nënkuptoj me ‘arritje’ të lirisë, dhe indiferentizmin dhe menefreghismin.
    Ndokush akuzonte sistemin e atëhershëm për zhdukjen e kishave dhe xhamive, por edhe sot që ato lulëzojnë gjithandej, ato mësimet e fesë për t’ju gjëndur pranë atij që vuan (s’po them dhe të vobektëve), nuk po duket se kanë arritur që ta mbajnë ndezur atë pak ndjenjë vllazërie që ka qënë ndër shekuj.

    P.s:S’e di nëse e vure re ose sa të pëlqeu ‘humori’ me emrin tënd :P

  15. loer kume thotë:

    17 August 2007 @ 11:33 pm

    mond ta beje dhe “loko me” more …edrus :)
    mesimet e fese jane molle e ngrene more edrus, madje molle e ngrene e krimbur…
    tani nuk duhen me edukues ndjenjash, por thjesht, njerez te forte, njerez diktatore, te cilet kane dale e kane pare jashte shpelles se platonit, dhe tani kthehen brenda e japin drejtimin, edhe pse populli nuk e di se ku do shkoje, duhet te ece ne ate drejtim.
    edukimi i ndjenjave ka ikur me pushime qe ne kohen e floberit. tani ka vetem corientim ndjenjash, humbje, frike…dhe kamuflim te frikes me indiferentizem, e “bej sikur nuk shoh, bej sikur s’kuptoj…”
    me vret shume falsiteti i momentit “une pi birren time i qete. jam interesant. jam gjekftohte. me kane pare syte shume. jam njesh”
    ooo, ca populli i mbaruar… raporti i njerezve me kafshet ketu eshte 1 - 50 000. me mongoline ekuajve nuk haemi dot, po prape mire jemi. “do behemi” pas ca qindra vjetesh. kur njerezit te ngjallin ndonje filiz ndjenje ne shpirt, ose kur te dale nje kaste te ndricuarish, te vdesin popullin ne dru, e ta prijne aty ku duhet.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com