Për ata që urrejnë zhargonin

wordcloud.jpg

Në Angli, Shoqata e Qeverisjes Lokale, një organizatë që përfaqëson hallkat e pushtetit lokal në atë vend, ka marrë ditët e fundit një hap për të ndaluar përdorimin e frazave irrituese në gjuhën e përdorur në publik. Kështu, kjo organizatë ka publikuar një fletushkë që përmban 100 fjalë e fraza që subjekte publike bëjnë mirë të evitojnë nëse duan të komunikojnë efektivisht me popullin. (Lista ne pdf)

T’i deklarosh luftë zhargonit mund të duket diçka pa rëndësi. Dhe mbase është një detaj i vogël i jetës publike, por nuk është i parëndësishëm. Në Angli, drejtuesi i organizatës së përmendur më sipër thotë se gjuha e pastër është e domosdoshme për të mbajtur gjallë interesimin e publikut në politikë. Sir Simon Milton më tej argumenton, bazuar në statistika, se rënia e popullaritetit të Laburistëve në Angli është e lidhur me dashurinë e madhe që kjo parti duket të ketë me përdorimin e zhargoneve veçanërisht të bezdisshme.

Përdorimi i zhargonit është shëndoshë e mirë dhe në politikën e më gjerësisht, në opinion publik shqiptar. Imazhi më sipër është një re fjalësh (word cloud), ndërtuar me zhargone të përdorura në fjalime politike shqiptare. Për mua, pak rëndësi ka se kush i tha këto fjalë, se në të vërtetë, ato përdoren gjerësisht si nga të majtët ashtu dhe nga të djathtët, si nga politikanët ashtu edhe nga gazetarët. Për të mirën e të gjithëve, do ishte mirë sikur të sensibilizohej elita jonë politike dhe gazetareske kundrejt thjeshtimit të gjuhës që përdorin. Sipas anglezit Milton, madje, një gjuhë më e pastër ka gjasa të ndihmojë një politikan të jetë dhe më i suksesshëm. (Shumë sot argumentojnë dhe se suksesi i gjerë i Obamës deri më tani i detyrohet pjesërisht edhe gjuhës që ai përdor.)

Ndalimi i përdorimit të zhargonit në gjuhën publike është dhe një nga ato qëllime të rralla që nuk janë as të majta e as të djathta, as me politikën e re as me “të vegjëlit”. Eshtë thjesht një qëllim demokratik.

(Burimi per zhvillimet ne Angli: blogu i The Guardian)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

66 Komente

  1. mroklla thotë:

    23 June 2008 @ 5:46 pm

    Hehehehe!
    Une per kete e kam pasur “dinzenrtancionin” :)
    MEP e quajten ketej Ujtit keta: Movement for Plain English.Shume teme interesante sidomos nqs je duke e lexuar per qejf, jo per hall.

    Me qe ra llafi, ne Shqiperi, zonja Ledi (Ledia?) Shkerli i ka ra ne koke ketij fenomeni me termin shume te sakte; “Shqipja Burokratishte”, ose thjeshte “Burokratishtja”! :)

  2. Amazona thotë:

    23 June 2008 @ 5:59 pm

    Gjithashtu, Kryebashkiaku i sapozgjedhur Z. Boris Johnson ka theksuar keto dite,qe rinia t’i kthehet studimit te gjuhes Latine ose sic quhet ndryshe “Gjuha e Ligjit”.

  3. njera thotë:

    23 June 2008 @ 6:18 pm

    Sipas anglezit Milton, madje, një gjuhë më e pastër ka gjasa të ndihmojë një politikan të jetë dhe më i suksesshëm.
    ——————————————————–
    Normale. Sa me pak zhargone te perdoren e sa me thjeshte&qarte te flitet aq me shume do jene ne gjendje te kuptojne votuesit..pra te marrin vesh mire se per cfare flet X apo Y politikan.

  4. t_red thotë:

    23 June 2008 @ 6:31 pm

    “Do doja te dija opinionin tuaj ne lidhje me implementimin e direktivave qe do te cojne ne shkeputjen nga stanjacioni, sepse ne monitorimin e koordinatave te parashikuara ka devijime te pa-matshme qe liding ne transformime riskoze. Si e shihni ju kete?! Faleminderit”….: P
    Ja keshtu ligjeronte nje kolege ne nje mbledhje dhe na u mbush te gjitheve mendja top se ajo eshte modeli qarkullues qe nenkupton “zgjuarsine” ne shqipen e sotme. :(

  5. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 6:34 pm

    Ha ha ha, t_red, c`me kujtove ato pasazhet e famshme ke “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” te atij kritikut letrar me duket, qe imitonte stilin e “pa-matshem” te Zbigniev smthng-ut

  6. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 6:37 pm

    C’paska qen dhe kjo t_redi moooo… no mercy at all…

  7. njeriu-pa-ajer thotë:

    23 June 2008 @ 6:41 pm

    Ne parlamentin shqiptar fraza te tilla zhargonesh jane krejtesisht normale. Me kujtohet Fatos Nano kur fliste me fjale te medhaja hahaha. Por sot ka pasues te tjere sa te duash eshte Taulant Balla me shoke e shoqe :)
    Ah te shkretet sa te mjere qe jane, jam gati ti hyj me shqelma te gjitheve aty se e meritojne! Sikur ca po bejne… U lodhen, u keputen fare duke punuar nuk e sheh? Hehe :)

  8. senti chi parla thotë:

    23 June 2008 @ 6:44 pm

    C’paska qen dhe kjo t_redi moooo… no mercy at all…

  9. edrus thotë:

    23 June 2008 @ 6:53 pm

    Sikur ta kishte bërë Kadareja këtë artikull do të ishte shumë më i ndjekur si argument… dhe ndoshta do ti shkonte shumë më për shtat atij se sa analizat rreth identitetit ;) .
    Problemi është mëndjemadhësia dhe arroganca e politikanëve, që bashkë me idiotësinë e tyre kujtojnë se fjalët e huaja (të paktën t’ja dinë kuptimin ndonjëherë) i bëjnë më të zgjuar në sytë e të tjerëve.
    Nëse Akademia e shkencave shikohej si një vatër komunistash dhe të paaftësh, askush nuk e pengon qeverinë të financiojë një grup studimi për një projekt rreth gjuhës së sotëme shqipe (dhe shyqyr zotit, njerëz që kanë aftësinë ta realizojnë atë projekt nuk mungojnë… dhe mbi të gjithë kam parasysh A.Vehbiun)

  10. lumidrin thotë:

    23 June 2008 @ 7:09 pm

    Kjo inisiative eshte marre ne Londer, mire te kopjehet siç eshte, por jo nga “mjaft”.

  11. edrus thotë:

    23 June 2008 @ 7:24 pm

    T_red, shikoje këtë:“gjuha qe ti perdor, “ne,”… edhe pse ma ha mendja u referohen shoqerise sone, kane nje ‘holier than thou’ pozicionim ne vetvete, i cili rreket te insinuoje qe “ne” jemi ata qe kemi te drejte, kurse “ata” duhet te na degjojne. Harrohet se shoqeria jone perbehet jo vetem nga “ata,” …., por me shume nga “ata.”
    Ne keto e te tjera, per te cilat nuk e shoh me te nevojshme te zgjatem me, e gjej dhe falsitetin e premisave dhe rezultateve te tua e te ndonje tjetri…”

    E du fort dreqin, po kam frikë se shumë nuk do ta kuptojnë :)

  12. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 7:37 pm

    edrus, ho me, mir ti e? :D ke von mo baste, apo ke venos me msu zhargonizmin tashi s`funi? :D

  13. edrus thotë:

    23 June 2008 @ 7:45 pm

    Si t’kam o rob zoti?
    Ke humbur fare :)… apo ke qënë duke shkruajtur?…. e pe Shkëlqim Çelën? Thjesht pastër bukur, pa zhargone :)

  14. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 7:49 pm

    ho mer ed, “u kujtove qe ta harrosh LostT-in”, he? ;) :D :P

  15. Mateo thotë:

    23 June 2008 @ 7:52 pm

    Ca gallate vete ketu!!! Askush nga ju nuk di te flase shqip…..mjere Shqiperia me kete popull!!!

  16. J. thotë:

    23 June 2008 @ 7:57 pm

    kishin vu nji marangoz minoritar i herë anej kah Dropulli si “ai i kshillit”. Edhe do mbante një fjalim ki, para popudhit dropullit.
    Mirëpo nuk e dinte shqipen mirë, kshu po përpiqej të thoshte pse kishte vajt.
    krru kokën më një anë e më anë tjetër dhe në fund shkrehet: Kemi ardhur të *ksekarfosim çështjen e partisë.

    *ksekarfosje do to thotë zbërthej në shqip.

  17. Permetari thotë:

    23 June 2008 @ 7:58 pm

    Nuk jane vetem politikanet qe “vdesin” te perdorin zhargonin (ndoshta eshte ne te mire te tyre ne se njerezit nuk i kuptojne ato qe ata thone), po t’u jepet rasti te ndiqni TV, per to gjithashtu “vdesin” anal-istet, gazetaret, mjeket etj. M’u dha rasti te shihja nje emision per shendetin kur isha ne Shqiperi, o zot c’mjeke. Shume te zote, fanua fare. Vetem se nuk i merr vesh dot robi i shkrete po s’ka mesuar bazat e anglishtes apo latinishtes sidomos. Me sa duket kujtojne se audienca qe i ndjek jane te gjithe studente qe kane mbaruar fakultetin e mjekesise. Komunikoj me mjeke ketu ne Amerike, shoh dhe emisione per mjekesine, po ke qejf t’i degjosh. Ta bejne or ti “crystal clear” in plain english, jo si ato “te zgjuarit” ne memedhe.

  18. edrus thotë:

    23 June 2008 @ 8:00 pm

    Emigrant: Harrova që të kujtohesha që ta harroja ;)

  19. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 8:02 pm

    J, ne kohe te monizmit anej nga Dropulli keto termat e politikes komuniste nuk i perdornin dot (edhe me dash) ne gerqisht; psh, kur vinte naj i delegum, ja benin “tuto ine o sekretari’ Partise”… :P

    PS ne mos KaboNJ, sekretarit i thojne “o singrafeas”, por nuk e thoshte njeri… mo me lej me rrejt po deshe… :)

  20. edrus thotë:

    23 June 2008 @ 8:07 pm

    J, ne kemi patur shprehjen e një kamionisti të asaj kohe: “Ahaaa Qefalia muhabeti” :) për t’ja vënë në dukje ndonjërit që po ja fuste tjetër për tjetër

  21. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 8:13 pm

    Thjesht pastër bukur, pa zhargone :)

    edrus berazeri, Cimi jo se s`ka zhargon, po e ka NRYSHE or toj.

  22. J. thotë:

    23 June 2008 @ 8:19 pm

    Aaa po ka të forta në ato anë…
    Një profesor një herë thosh “kam kokëdhimbje”
    një tjetër “shpif” e natarronte me “shpik”.
    Apo në vend të “përmendësh’ e thoshin “nga jashtë”
    pastaj ka dhe allasua o që thoni ju.
    Se shprehja “marr veten” nuk përkthehet fjalë për fjalë në shqip.
    Po një tjetër që mbaj mend ku minoritari po u thoshte të tjerëve grekë se as Sterjo Spasse spaska gjet “psenë”

    Ça pyt ti pse (giati) na i thotë grekut, atë se ka gjet as Spase. :D
    Emo, sekretarit i thonë gramateas. Singrafeas o shkronjëtari.
    Besoj se në gjuhën e tire nuk e thoçin dot jo. Se skishin. Ata dhe depozitës nuk ia dine ekuivalentin në gërqisht.
    Erhete to nero, pernai apo to tubi sti depozita qe ine katharo. :D

  23. J. thotë:

    23 June 2008 @ 8:20 pm

    Se shprehja “marr veten” nuk përkthehet fjalë për fjalë në shqip*.

    greqisht*

  24. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 8:24 pm

    :D :D nji tjeter J., kur donte me bo shumesin “kallaqeperi” (ene ky o zhargon per grekofonin): “Sa nipra dhe mbesra keni?”.

    Kjo nuk eshte “e shpifme”, eshte e vertete!

  25. eT thotë:

    23 June 2008 @ 8:34 pm

    Cfare do the thote fjala “zhargon”? :/

  26. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 8:43 pm

    “Cfare do the thote fjala “zhargon”? ”

    Fjale e lashte pellazgjishte, qe tregon gjenialitetin e ketij populli te sterlashte ne zbulimin dhe radhitjen e elementeve kimike, ne kete rast, argon-it.

    Bshktngllrja “zh,” eshte nje parashtese e miratuar me ligj asokohe, e cila perdorej per te ngatarruar armiqte e rastit. Shembulli me tipik eshte fjala “zhuri” e cila ne vend qe t`i referohej urise si fenomen i papare n`ate ane e n`ato rripa, u pa e udhes te kamuflohej duke ju referuar gurickave ndane monoshpateve plot pluhur te leksikut pellazgor.

    Ky ishte nje shpjegim, derisa ne skene dolen frengjte, te cilet i dhane tingullit zh nje precedence te papare, por kjo eshte drugu mesele…

  27. eT thotë:

    23 June 2008 @ 8:49 pm

    po mer vulhumbur, po.
    edhe zhuls dikur kishte kuptimin e karrikes :P

  28. Leon thotë:

    23 June 2008 @ 8:49 pm

    T_red,
    Mos u ngatero “please”.. :D :D
    Shqetsimi anglez nuk ka te beje fare me ate qe ti nenvizon..
    Anglezet duan qe te perdoren fjale me te thjeshta te cilat te kuptohen mese miri nga publiku i gjere.. Gjithashtu fjale te cilat mbi te gjitha te tregojne respekt dhe kulture,pa treguar mendjemadhesi..Por kryesore eshtef akti qe keto fjale mbi te gjitha te jene ANGLEZE!!!
    Ndersa ne shqiperi eshte halli se nuk behet fjale per thjeshtesi dhe kulture te fjales.. Behet fjale qe po zhduket shqipja!!!!! Pra nuk ekziston fjala shqip!!!!! Ashtu si me te drejte ti sjell shembullin.. :D :D

  29. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 8:53 pm

    edhe zhuls dikur kishte kuptimin e karrikes

    :D

  30. xhibi thotë:

    23 June 2008 @ 9:33 pm

    Ne vendet e huaja bejne pershtypje kur futen ne zhargonin e mediave dhe politikaneve fjale te cilave njerzit s’ia dine kuptimin, kurse tek ne njerzit jane mesuar qe mos marrin vesh gjysmat e gjerave qe thuhen nga politikanet dhe gazetaret, keshtu qe nuk i ben shume pershtypje.
    Me shume kupton mileti nga gjestet e tyre sesa nga fjalet qe thone :D

  31. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 9:35 pm

    LostT, si i tha mesonjesi gjerman cilimiut: Por jo mor Hans (ose Gretl), mos i thuaj Televizion, ne kemi fjalen e bukur gjermane Fernsehen!

  32. J. thotë:

    23 June 2008 @ 9:54 pm

    kur donte me bo shumesin “kallaqeperi”

    :D zotëri burrë paska qënë ai. “Zotëri” në greqisht.

    Po kët tjetrën Emo nga e ke marrë?

    mos i thuaj Televizion, ne kemi fjalen e bukur gjermane Fernsehen!

    komisari i dritës.
    jo hejvallah, efkaleminderit!

  33. google thotë:

    23 June 2008 @ 9:59 pm

    une them ti vendosim emrin rrieshoh televizorit hihi

  34. Qafir Arnaut thotë:

    23 June 2008 @ 10:15 pm

    Si shpjegohet T.T.Nano atehere?

    Sipas anglezit Milton, madje, një gjuhë më e pastër ka gjasa të ndihmojë një politikan të jetë dhe më i suksesshëm

  35. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 10:40 pm

    Ndalimi i përdorimit të zhargonit në gjuhën publike është dhe një nga ato qëllime të rralla që nuk janë as të majta e as të djathta, as me politikën e re as me “të vegjëlit”. Eshtë thjesht një qëllim demokratik.

    Ndalimi i zhargonit qellim demokratik?! Si keshtu? Mos kemi iluzionin (he, ta gjejme fjalen e duhur qe perkthen kete) se pastrimi i gjuhes nga lingoja apo zhargoni do e afronte me shume popullin ne pjesemarrje publike e politike?

    Sikur te ishte keshtu, cfare do quanim nje gjuhe te paster, te pasur e te thjeshte? sepse populli flet ne dialektet e veta, vella, s`ka shume kohe, qejf apo vullnet per letrarishten e gjuhes shqipe.

    Nje gjimnaziste nga nje katund i Tiranes ne oren e gjeometrise, ne shkollen tregtare Vlore, atehere : “Ky koni ko`, o` kon e kon si ky koni ko`” dmth ky kendi ketu eshte i barabarte me kete kendin ketu.

    (kete shembull me duket se e kam thene dhe nje here tjeter, por ketu po e permend per te ilustruar sa i ngulitur eshte “populli” ne rehatllikun? apo komfortin? e vet kur flet pa dorashka)

    Megjithate, them se nje lloj pastrimi duhet bere, sidomos ke shembujt qe gjen neper gazeta; “kerkohet me shume grinte (italisht)” thoshte nje titull qe ma zune syte diku…

  36. adriatik thotë:

    23 June 2008 @ 11:28 pm

    Nje nga variantet me te bukura te zhargonishtes eshte edhe pogonishtja qe perdoret ne skajin jugor te shqipes. Ja sa do te rriten rrogat e pensionisteve:
    “Une i flet, ai s’me flas, me plasi bitha per ai”

  37. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 11:34 pm

    LostT, a lejohet shqiperimi i “iluzionit” me dy fjale? Apo nuk quhet?

  38. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 11:36 pm

    Po keshtu, me ndihmo me “interface” po munde.

  39. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 11:40 pm

    jepi, emo

  40. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 11:41 pm

    perfytyrim mashtrues

  41. kapedani thotë:

    23 June 2008 @ 11:42 pm

    qe kur u mbyll ajo faqja e internetit zhargoni.com dolen laraskat nga kafazi, dhe tani na leshojne glasa siper kokes!

  42. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 11:43 pm

    hm, them se “ngashnjim” do i afrohej me afer..

  43. emigrant thotë:

    23 June 2008 @ 11:46 pm

    ngasshnjim ka nje mbidoze joshjeje, me duket mua, qe iluzioni sikur nuk e ka…. por padiskutim qe eshte me per se mbari.

  44. losttext thotë:

    23 June 2008 @ 11:48 pm

    iluzioni eshte joshes, emo, ja nigjo ket mustaqelliun kunderglasor.

    Kapedano, shaka bojm`… :)

  45. t_red thotë:

    23 June 2008 @ 11:49 pm

    Edrus, mos e kemi gje per tek “Lost and found: ate citimin tend :D Kot them, sa per te vene ne dukje se keta shqip-levruesit e nder-rrjetit (INTERNETIT :P) zhduken pa lene gjurme edhe kerkojne edhe meshire pastaj, apo llogari se perse po na e dhunokan shqipen.

    E keni bere fjalekryq fare kete temen…edhe Lost….ai shpjegimi ne 8.43 eshte fitues i cmimit te superlativave mbi baze objektiviteti, mbi te cilat deri tani nuk ka guxuar njeri te kete kundershtim apo sugjerime e rekomandime per permiresime te metejshme ne shpjegimin e fjales kyce qe na zaptoi temen kryesore te dites se sotme. :D (shyqyr qe doli pika se m’u mor fryma) :D

  46. losttext thotë:

    24 June 2008 @ 12:21 am

    (shyqyr qe doli pika se m’u mor fryma)

    Ahhaha, pse mi, kollaj eshte te merresh me zhargonieren…

  47. Eddie thotë:

    24 June 2008 @ 5:07 am

    hehehe qenka gallate kjo lista. po po i hoqe ato llafe, ca i mbetet politikes apo me mire gjithe governance-es? pa fjale te bukura s’ka nevoje per ta.

    llafi i dites per mua: zezak - zezeqer.

    shqiperia eshte tjeter, s’e kane hallin te populli, po te njeri tjetri. shume cool jemi e marrte dreqi.

  48. edrus thotë:

    24 June 2008 @ 6:02 am

    t_red ke humbur shumë pikë si mësonjëse e gjuhës sonë të bukur.
    Citon 8.43 dhe nuk shëkon që thuhet: “Bshktngllrja “zh,” eshte nje parashtese… ) ku tek fjala e parë nëse do mungonte dhe ajo a e vetme në fund do të dukej si kod fiskal pa numra :P (Po unë nuk thashë gjë kur e lexova herën e parë sepse dilte që megjithmend e kam inat pastaj :P dhe se shpresoja që eT do të ishte gjëkundi këtej rrotull dhe nuk e linte ai pa e përmëndur :) ).
    Lost, tek shkruaja komentin më erdhi ndërmënd një shkronjë tjetër që plotëson atë rregullin që thoje ti për gërmën ZH. E kam fjalën për gërmën Sh dhe pikërisht kuptimin që fsheh kjo gërmë tek fjala shkruaj (sidomos kur shkruhen disa komente si kto t’mijat ;) )

  49. emri thotë:

    24 June 2008 @ 8:20 am

    emigrant, per “interface” ketej nga memedhembja perdorim “ndërfaqe”

  50. shqipetari thotë:

    24 June 2008 @ 10:31 am

    Shume teme e bukur!
    Politikanet besojne se flasin bukur por ne te vertete te hapin barkun.
    Si ka thene nje shkrimtar Austriak

    Flisni thjeshte - dhe do te kuptoheni
    Flisni qarte - dhe do te degjoheni
    Flisni gjuhen tuaj - dhe sdo te harroheni;

    Por ne se kuptojme, qe politikanet skane c`te thone dhe bejne sikur flasin bukur me fjale te pakuptimta thjesht per mos tu harruar nga mediat.
    Sa per kuriozitet ne gjermani eshte ngritur nje debat per fjalen INTERNET qe ne gjuhen zyrtare dhe shkolla te perdoret fjala gjermane “verbindungsnetzwerk” qe ne shqip do te thote rrjet nderlidhes. Ndersa tek ne perdoren tashme dhe neper rreklama fjale dhe shprehje te pakendshme dhe te rendomta si psh. “e papare”
    Dhe si mbyllje do sugjeroja qe dhe fjalen zhargon ta zevendesoni me fjlen e barazvlefshme popullor ose rrugesh pa qene nevoja te merrni fjale nga fjoloret e botes.

  51. Penar Musaraj thotë:

    24 June 2008 @ 10:55 am

    Ndalimi i zhargonit qellim demokratik?! Si keshtu? Mos kemi iluzionin (he, ta gjejme fjalen e duhur qe perkthen kete) se pastrimi i gjuhes nga lingoja apo zhargoni do e afronte me shume popullin ne pjesemarrje publike e politike?

    LostT, s’e ke gabim kritiken. Po mbase problemi shqiptar eshte i dyfishte. Dmth kemi dy probleme ne perdorimin e gjuhes ne publik. 1) Perdorimi vend e pa vend i fjaleve te huaja dhe 2) perdorimi i shprehjeve “profesionale” kur flitet ne publik. Normalisht, ketu te dyja kombinohen me njera-tjetren.

    Per shembull, tek teksti i t_red me siper, “implementimi i direktivave” eshte edhe gjuhe e huaj, edhe zhargon. Sepse edhe po te shqiperohej ne “zbatimin e udhezimeve” prape mbetet zhargon.

    Qafir, vallaj, i cuditshem eshte fenomeni i Tos Nanos, pioner i kamuflimit te ideve me fjale boshe.

  52. J. thotë:

    24 June 2008 @ 11:28 am

    T_red, nuk e di a e ke lexu njëherë Krujfin, kur e pyetën për diçka dhe u përgjigj, intervistuesi nuk u kënaq prej përgjigjes dhe i tha se nuk e kuptoi. Krujfi përgjigjet prapë: Po të doja ta kuptoje, do isha shprehur më thjesht.

    Kur ishte në Spanjë njëherë tjetër me Barcën, gjatë një interviste përdori shprehjen “En un momento dado” -Në momentin e duhur do ishte kuptimi. Po në gjuhën spanjolle nuk kishte kuptim shprehja. Pavarësisht kësaj, spanjollët e morën mesazhin si epifanik, dhe filluan ta përdornin gjerësisht.
    Një dokumentar për nder të tij ka titullin “En un momento dado”.

    Filozofi tulipanësh. :D

  53. Syribukur thotë:

    24 June 2008 @ 12:58 pm

    J.,

    mire te pakten qe u ka mbetur filozofia tulipaneve ;) :P

    Dua te te ngacmoj pak, se une vete jam simpatizant i futbollit spektakolar qe kur arrin rezultate behet madheshtor e magjepses. E prej atyre qe une mbaj mend do te rendisja ne rend kohor: Hollande 1974; Brazil 1982; Brazil, France, Maradona :) 1986; Milan i Arrigo Sacchi-t (dhe 3 Tulipaneve); Hollande 1988; France 1998.

    U detyrova te shkruaj ketu per futbollin sepse adminat me duket se jane tifoze Tulipanare :) qe e “zhduken” temen per Europianin.

  54. t_red thotë:

    24 June 2008 @ 1:19 pm

    Si ore m’i hoqe piket o Edrus? :X Une mezi arrita tek to. Ne gjithe ate tekst mezi kisha vene nja dy a tre, ne emer te modernizimit dhe zhargonizimit te shqipes sone te bukur. :D

    Verdalle eshte ai verdalle, ja shihe kur te hyje me ndonje nick “zhargoni”, “shqipja” apo “mesonjesi” :D

    O syri, kishe gje me tulipanet ti eeeee? Mos na nga ne dite te pamira, se edhe pse kokeposhte, prape e lame nje cope gjurme ne Europian ne qe s’e flasim mire spanjishten.
    Edhe nuk jane tulipane adminet jo, pa merak. :P Le qe c’tulipane?

    Kuriozitet: E dini ju te dashur peshq qe asnjeri nga adminet nuk ka pare akoma asnje ndeshje te Europianit?! Te tre cuna jane! :D :D :D

  55. jay-z thotë:

    24 June 2008 @ 1:57 pm

    Car te shikosh ndeshjet - jane ne oren 12 dhe 2:45 ketu…une vetem 4 ndeshje kam pare deri tashti, do humb dhe gjysemfinalet…po finalen do e shikoj, po patem kohe.

    per temen s’kam c’them se te gjithe e dini pozicionin tim ne lidhje me gjuhen…can I get a whoo whoo, can I get it in the morning…

  56. losttext thotë:

    24 June 2008 @ 3:05 pm

    Po mbase problemi shqiptar eshte i dyfishte. Dmth kemi dy probleme ne perdorimin e gjuhes ne publik. 1) Perdorimi vend e pa vend i fjaleve te huaja dhe 2) perdorimi i shprehjeve “profesionale” kur flitet ne publik. Normalisht, ketu te dyja kombinohen me njera-tjetren.

    Shume me vend, Penar. Gjithsesi, nuk shoh ndonje perpjekje apo njefare programi sesi duhet bere “pastrimi i duhur.” Besoj se kjo duhet filluar nga sistemi shkollor, sepse perdorimi i nje shqipeje te paster e te pasur aty, do kishte perfundime pershendoshese ne kulturen e studenteve dhe intelektualeve te se nesermes se afert. Psh dikush i pergatitur dhe i mesuar me kete lloj edukimi/shqipeje, do e kishte shume me te kollajte per te pare pertej gagarisjes se politikaneve tane, dhe per te arritur ne perfundime te mireformuara ne menyre per t`i hequr qafe, metaforikisht, keta te fundit.

  57. xhibi thotë:

    24 June 2008 @ 5:36 pm

    E keqja eshte qe dhe fjala zhargon eshte ne gjuhe te huaj :D

    Nuk eshte e thene qe cdo fjale te “shqiperohet” patjeter dhe aty ku s’kemi fjale autentike ne (aeroplan = zog i madh fluturues? :) ), po te pakten per ato fjale qe kemi.

  58. mroklla thotë:

    24 June 2008 @ 6:01 pm

    Si i thone zhargonit shqip, o xhibo?
    Po me nje fjale, jo me fjali!

  59. xhibi thotë:

    24 June 2008 @ 9:18 pm

    Pikerisht ate desha te them, qe disa fjale nuk i kemi ne shqip autoktone, dhe disa fjale huazohen apo adoptohen nga nje gjuhe ne shume gjuhe te tjera, si puna e zhargonit, garazhit, aeroplanit, masazhit, demokracise, Sali Berishes, masazhit qe i ben sala Democracise, etj.

    Ose e thene vetem me nje fjale, meqe insiston: s’kemi.

  60. google thotë:

    24 June 2008 @ 9:22 pm

    me falni, por ne mase te madhe jam ne mendim te kundert. Dmth: cfare mund ti themi greqishtes, ferngjishtes e gjermanishtes, qe gjithnje e me shume zevendesojne fjalet e huazuara me origjinale? Une mendoj se na mungon vetem vullnet politik, pikesepari, e me pas qytetar

  61. emigrant thotë:

    24 June 2008 @ 9:29 pm

    xhibi, me kujtove nje pasazh nga “kronike ne gur” (ku osht ai lostT-i mer, qe e di permenc).
    pak a shume eshte flitet mbi zoterinjte dhunues te gjuhes shqipe te cilet, pasi moren guximin ta zevendesojne fjalen e bukur tonen “ajror” me aeroplan, po zevendesojne fjalen tjeter po aq te bukur “kredharak” me nendetese…. :P … E 10 edhe Moli naj her’, nuke? …. hihihhiiii…

  62. emigrant thotë:

    24 June 2008 @ 9:33 pm

    Moza, po qe around, mos e humb ket, pls:

    “http://www.youtube.com/watch?v=Z2gQCHztRAE” :)

  63. artianaa thotë:

    24 June 2008 @ 9:46 pm

    Zhargon une e di se i thone gjuhes se rruges,ose “te rrugaceve” qe kane pas thone ma para!
    Por sic dihet nuk mund te kete krahasim zhargoni Anglez ne kuptimin e vet me ate ne Shqiperi,..e para sepse si politikanet dhe poplli, te gjitha shtresat nuk kane ndonje nivel dallues,aq me teper “te pasurit” ne Shqiperi jane pa shkolle me edukat te vjedhme….Ne shqiperi njerzit dallohen vetem nga Shtepia, e veshmja,makina,dhe jeta e notes … te tjetrat,si e folmja ose zhargoni osht nji soj, pak ose me aspak ndryshim!!

  64. Moza thotë:

    24 June 2008 @ 11:26 pm

    Around jam dhe e pashe :-) E ka sjelle dikur tjterkush ke peshku me duket.
    Gjtihesesi nice to watch it again :P Thanks, it made me lough

  65. xhibi thotë:

    26 June 2008 @ 3:54 am

    emigrant, meqe na kujtove Carlin, e ke pare kete videon mbi fene dhe bullkakaing? :D http://www.youtube.com/watch?v=MeSSwKffj9o

  66. Idris thotë:

    26 June 2008 @ 5:50 am

    “Jargon” i thone vetem se Tironsi mund ta shpjegoje edhe me shkence se si populli veshderr ka mundur te shndroje “J” ne “ZH” ashtu si tek Tirona
    “A” ne “O” :) :) :) .
    Me shqip do me thene…mbulese(koperture ose kaperton) per mendimet, MOZA e perdor per te mbuluar…….dmth mos t’ja kuptoje CHETI se e rref… dhe i thote….:-C’ke mer ti ky eshte Xhargoni im!!!!!! :D :D :D

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com