Pema e vitit të ri prej makaronash
Është 16 metra e lartë dhe peshon rreth 1 ton, për ndërtimin e saj janë dashur 8 miljonë fijesh spaghetti dhe lloje të tjera makaronash. Dy pronarët e një restoranti tek kodrat e Liqenit në Tiranë kanë përdorur kreativitetin për të ndërtuar pemën e vitit të ri, e gjitha prej paste.
Nga larg mund të duket si një mullar me formë të përkryer konike, por kur vjen mbrëmja ndizen dritat, dhe bredhi i ndriçuar dallohet nga distanca.
Emrin e restoranit nuk e di por ma do mendja se pas disa komentesh nga Tirana do ta mësojmë. Megjithatë vendosa të shkruaja dy fjalë për pemën prej makaronash pasi vërtet është kuriozitet. Jo vetëm kaq por është një ide shumë inteligjente marketingu të menjëhershëm. A ka reklamë më të mirë për këtë restorant që specializohet në gatimin e makaronave?
Njëri prej pronarëve, rijoshi Dukagjin Çollaku tregoi për reporterët e Vizion+ se për ndërtimin e pemës kanë punuar 15 vetë dhe janë dashur 10 ditë punë.
Në rast se dëshironi të shkrepni një fotografi para pemës do mund ta bëni deri më datë 6 Janar. Atë ditë të Ujit të bekuar, pemës së vitit të ri, prej makaronash, do t’i vihet zjarri.
Le të shpresojmë se deri më atëherë nuk do të bjerë shi.
Blendi Salaj
peshkupauje.com
Fotot nga Arben Çeli - REUTERS

28 December 2006 @ 7:10 pm
“Le të shpresojmë se deri më atëherë nuk do të bjerë shi.”
haen dhe te lagura Blendi.
28 December 2006 @ 7:12 pm
lol
E bukur apo jo?
28 December 2006 @ 7:13 pm
do te behen ”al dente”
28 December 2006 @ 7:13 pm
shume.
28 December 2006 @ 7:17 pm
nga shiu acid i Tirones do behen ‘’saghetti aglio olio peperoncino”
28 December 2006 @ 7:18 pm
Do te isha e mendimit qe gjithe ajo kosto per shpenzimin e makaronave per te ndertuar pemen tu jepej me mire familjeve te varfera te ushqenin femijet e tyre. Do te ishte me humane ljo lloj reklame se sa ndertimi i nje peme me makarona.
Le te mendojne edhe per ata qe e kane barkun bosh, se eshte nje nga provokimet me te medha qe mund te ekzistoje.
28 December 2006 @ 7:24 pm
ku iu vete mendja njerezve! shume e bukur. per mua kjo peme tregon qe shqiptaret nuk jane tejet te shkaterruar nga stresi i jeteses dhe dine te krijojne here pas here thjesht per qejfin e tyre dhe te popullates.
mjaft kemi dale fotografi tek skenderbeu!
28 December 2006 @ 7:29 pm
Nje problem tjeter i ri ne lidhje me identitetin shqiptar, kopjime nga italiani jane te mirepritura.
28 December 2006 @ 7:30 pm
blete thotë:
28 Dhjetor 2006 @ 7:24 pm “per mua kjo peme tregon qe shqiptaret nuk jane tejet te shkaterruar nga stresi i jeteses ”
Blete ata nuk jane shqiptar.
te ishin te tille, mullarin do e kishin bere me groshe.
28 December 2006 @ 7:31 pm
Shume ide origjinale.. dhe shume menyre e mire marketingu…vetem se ne foton e fundit te bie ne sy qe pema eshte vendosur ne nje vend ku nuk eshte as e asfaltuar… jo per te sjelle dicka negative.. por ama sikur ia heq pak bukurine kur shikon ate token me pluhur…por ama shume ide e mire..
Urime te metejshme pronarve te ketij lokali dhe ide sa me te shumta…
Abi
28 December 2006 @ 7:34 pm
per mendimin tim duhet te jete perball “kopeshtit zoologjik”
28 December 2006 @ 7:39 pm
Capri thotë: Do te isha e mendimit qe gjithe ajo kosto per shpenzimin e makaronave per te ndertuar pemen tu jepej me mire familjeve te varfera te ushqenin femijet e tyre.
***
Capri, tani po me dukesh si Debbie Downer nga SNL.
Kjo nuk ishte bamiresi, me parate e tyre ata pronare bejne cfare te duan. Me parate e tjetrit jemi te gjithe te gatshem per bamiresi ne.
Mua mu duk ide shume e bukur, te pakten e vendosi Tiranen ne lajmet e Yahoo! per dicka tjeter vec kaosit politik…
28 December 2006 @ 7:41 pm
ABI, pema vetem eshte ndertuar atje, por tani qendron gjetke, ne oborrin e lokalit 2 katesh. Nuk eshte ne token djerre qe shikon ne foto - ke te drejte se duket shemtuar ashtu.
eT - Pronaret jane Shqiptaro-Italiane 50/50. Dukagjini dhe Giovanni.
28 December 2006 @ 7:43 pm
Blend rrofsh per sqarimin se me te vertete qe ia ulte vleren.. tani qe e kane futut ne oborrin e lokalit besoj se duket shume me mire… gjithashtu dhe xhirot jane rritur.. shume ide e mire.. bravo
Abi
28 December 2006 @ 7:43 pm
Ok, ama e shohim me kete sy edhe une jam dakord me ty. Gjithe bota do turret te haje spageti ne qytetin e makaronedashesve….
Sa kontradiktore aq edhe qesharake me duket mua…
Kaq shume vuajme per te qene ne faqet e Yahoo-s
28 December 2006 @ 7:44 pm
po c’rendesi ka se pula se veza! pastaj e ke pare ti si kercasin fasulet kur u ve zjarrin! (ose kur i ha)
Capri, edhe japonezet imitojne nga te gjithe pa pike turpi. shikoji cfare perparimi kane si shtet, pa e humbur aspak identitetin e tyre.
28 December 2006 @ 7:47 pm
Le te shpresojme qe do te perparojme edhe ne si japonezet o blete…
Te lumte goja, nuk i dihet. Vetem nje gje duhet te dish, vertet japonezi kopjon gjithe boten duke filluar qe nga arti, muzika dhe shkenca, por japonezin askush nuk mundi ta kopjoje deri me sot, qe sistemin shkollor e fillon qe ne moshen 2 vjec.
28 December 2006 @ 9:16 pm
Ide interesante; do te isha kurioz te dija nese vertet i solli me shume te ardhura, dmth nqs punoi si ide reklamimi.
28 December 2006 @ 10:02 pm
interesante ,sa ju paska pjell ajo mendje:(
28 December 2006 @ 10:19 pm
Megjithe varferine e dukshme atje, mendoj se ia vlente pakez art duke sakrifikuar 1 ton makarona. Ide origjinale.
28 December 2006 @ 10:45 pm
Vitin tjeter kane per te bere dhe plakun e vitit te ri prej spageti!!
29 December 2006 @ 10:03 am
Ide interesante dhe mjaft origjinale!
29 December 2006 @ 1:14 pm
sigurisht qe makaronet ishin te skaduara
29 December 2006 @ 1:27 pm
Shume bukur u ka dalur puna,po u lodhen qe u lodhen dhe bene kaq harxhime nuk e moren mundimin te shkonin ne ndonje fshat aty afer te blinin edhe ca djathe te bardhe tua hudhnin atyre makaruneve larte.
29 December 2006 @ 1:48 pm
Hahaha, ide e mire kjo e makaronave me djathe!!!
29 December 2006 @ 8:10 pm
sa qesharake,por e vecante per shqiptaret
29 December 2006 @ 10:12 pm
me sa po e shoh nuk janë makarona por spageta. Apo ndoshta unë nuk e di dallimin mes këtyre.
29 December 2006 @ 11:15 pm
vera thotë:
29 Dhjetor 2006 @ 8:10 pm
sa qesharake,por e vecante per shqiptaret
————————————————————————-
Po pse qesharake dhe e vecante per shqiptaret????????????
Ne c’kuptim??????????????????/////////
29 December 2006 @ 11:18 pm
sikur te benim nje me petlla se i ka ne qef Berisha
24 December 2007 @ 10:32 pm
s mund ta besoj ate peme aq te madhe e aq te rende.eshte gjeja me e habiteshme ne bote.nje peme me makarona nuk kam pare kurr
e
19 January 2008 @ 2:02 pm
kjo eshte gje idjote . vetem pema , peme. po une qe jam e vogel,kush ne do