Peisazhe te reja dhe telajo pa fund
Gjithcka filloi momentin kur vdiqa. Pas 1001 historive te jetuara, pas ngopjes me 1001 realitetet, meqe pata mundesi te provoja gjithcka te kesaj bote, asgje nuk kishte te re per mua, vendosa te rrija pa ngrene deri ne vdekje. Dhe kjo do ishte aventura me emocionuese. Keshtu mendoja. Qe vdekja ishte aventura e fundit e vertete. Keshtu mendoja.
Deri ne momentin kur vdiqa.
Ulur kembekryq, si nje budist I thekur ne diell, ne mes te nje hapesire fushore me bar te shkurter gjelberosh e horizont pafund, gjeja e fundit qe pashe, sepse mbylla syte.
Rreth meje, per 14 dite sorrollateshin qindra njerez kureshtare.
Shume prej tyre me shoqeronin tere kohes, ulur dhe ata. Mendonin se isha shenjtor, shenjtori I fundit. Mendonin se po kryeja ndonje rit te vecante, mistik. Se do ti ndricoja dhe ata me hapesirat mendore ku supozohej te kullotja, ashtu, symbyllur.
Flisnin me ze te larte, me drejtoheshin mua, me jepnin mend, keshilla te vyera dhe idiote.
Ditet e para, edhe pse I vendosur te shkepusja totalisht lidhjet me realitetin per te kaluar ne atebote, degjoja me vemendje te madhe cdo gje qe thonin, dhe me vinte t’u flisja, me zor mbahesha, te aprovoja, te kundershtoja, mbeshtesja, lavderoja, diskutoja, apo shaja tere c’thuhej perqark meje.
Por, erdhi momenti kur kafshimet ne stomak u bene te padurueshme, nga pak here ne dite qe godisnin ne fillim, u bene te shpeshta e te medha si gervishtje macesh.
Shume pak e kisha mendjen te derdellisjet e tyre, qe, nga ulerima njerezish, perfunduan ne veshet e mi si bezz muskonjash.
Dhimbjet e urise ishin te padurueshme, perpelitesha me veten, mendja luftonte trupin, vullneti im nuk me lejonte te haja, duhet te vdisja, gjithcka e vendosur me pare, torture makaber.
Dikur, neper vagullite e lehtesimit te ndonjehershem qe me lejonin krampet e stomakut, kujtova frymemarrjen. Duhet te merrja fryme.
Fillova te ushqehesha me ajer, nderkohe qe uria…e teprova, e shtyva, shtyva, shtyva…
Dhe arrita ne kufijte. Nga aty e pas, gjithcka ishte lehte.
Me syte e mbyllur shihja drite, ndricim. Veshet me rane ne heshtje totale, lekura nuk ndjente me asnje agjent atmosferik, buzet nuk I ndjeja me te thara, dhe gjithcka u qetesua. Kufiri u kapercye.
Trupi filloi te mpihej, mpihej, tkurrej, forcohej si dell, te binte gjithcka ne vetvete. Me braktisi uria. Dhe etja.
Ate moment, egzistonin vetem dy gjera;
ideja e te vdekurit,
dhe frymemarrja.
Gjithcka ndjeja qe ngjitej lart, drejt mendjes.
Gjaku kalonte ne trurin tim ne fillim shpejt, pastaj sa vinte e me ngadale, duke perseritur me miliona here, duke fiksuar mbi cdo qelize fjalet “ndrysho rregullat primare”.
Keshtu perkthehej vdekja ime, dhe nuk e di se nga me erdhi ky refren. Vetem nje ze vajze 13 vjecare qe thoshte ‘eshte cool te ndryshosh rregulat primare”
Frymemarrja nga e thelle ngopese, u be feshferime e holle, rrokullisje ere mbi gjethen e pranveres, derisa…
Ishte nje moment pauze, ku ne mushkerite e mia u mblodh tere ajri I botes dhe ajri I tere jetes.
Ishte nje moment…
aeug..hhhhhhhhh…
Shkulmi I frymes qe shpertheu ngjitej shpejtesisht lart, dhe une siper tij… pashe ne nje te mijten e sekondes trupin tim aty poshte, e pak, tashme pak njerez qe e rrethonin, dhe u mjegulluan e humben nga syte…
ajri I shperthyer vinte arome deti, det plot kripe, leshterike, peshq, jod, arome lulesh, te embla dhe te tharta, limona, arome mishi te njome, te pjekur, te djegur, arome deti, arome m…, arome deti… roze e zbehte, bardhesi…
Shihja rete, por nuk ishin afer meje, edhe pse fluturonim te tere, une, rete, zogjte, kendonin, nja dy shqiponja verdalle, plumbi I ngadalesuar ne piken 0, gati per te rene ne forcen e rendeses, I kisha te tere ne nje qiell e nen nje diell…
…derisa me braktisi refleksi I rreme I shqisave.
Qe ne kete moment, gjithcka, sens I panjohur, cdo gje e panjohur.
Filloi vdekja.
Levizja me shpejtesi te madhe neper hapesire, dhe tere hapesira ishte aty qark. Ishte ajo kozmikja, dhe ajo tokesorja po aty.
Qenia ime ishte njekohesisht ne hapesiren pa ajer, dhe githashtu ndjente dhe molekulat e oksigjenit e karbonit qe qellonin elektronet e mia poshte atmosferes tokesore, ngaterruar me rete. Pa mundur te ngjiteshin me to, a ti shkepusnin.
Frynin valet e ngjyrave, spektrat e dritave, shume dritave, te papara, dhe stonimi I nje papagalli a pinguini ishte ne rezonance te larget me vibrimin valor te yjeve xhuxhe. Delfine, si delfine qe I kkkkkk iii kkkkki henes dhe nenes flisnin yjet e larget me rezatimin e tyre radioaktiv…
Qenia ime ishte, le te shprehem keshtu, kokakembakokas, neper kohe, duke luajtur me trekendeshat dhe konet, piramidat kohore, deri ne elementet me te imta te krijimeve e rilindjeveveeveveve te mia te herepashereshme.
Qeniaaaaaaa ime jepte formen e rreeeeethit, por rrethiiiii une s’kishte kufij. Mund ti kerkoje atij diametrin?
Ndersa perimetriiiiiiii im cuditerisht ishte e vetmja gje e qarte, ne formen e shprehjes, “ndrysho rregullat primareeeeee”
Pashe veten, dmth. Trupin tim te pakkkmeparshem, aty shtrire ne toke, ate grumbull molekulash, atomesh fantastikisht te padobishem e magjepses. Mund te beje cte doje me ate brume, po shkundje pak, por kurre meeeeeeee kthim prapa… perimetri I rrethit tim, rreth rrotullues me shpejtesi “?” te themi shuuuuuuuuuuume te madhe, vetem aiiiii kishte rendesi…
Keshtu qe e zhbirova mire cdo qelize e mora gjithcka kishte mbetur nga qenia ime aty, dhe e zhyta thelleeeeeeeeee ne ttttttttttttoke.
Qenia ime rreth – rrotullues - pa - kufij, luante me format gjeometrike te tokes se tokes.
Shpejtesia me coi serish te shihja planetet aty rrotull por gjithcka kishte marre nje kuptim tanime.
Nje kuptim kombinimi te qenies time me cdo gje.
Ndaloi qenia ime, dhe njekohesisht shpejtonte, aty, siper nje reje.
Ashtu ndaluar shpejt, ndjeva fillesen time te pafundme tej neper aeone te panjohur, dhe mbaresen time te pafillimte, neper aeone te paarritur.
Qenia ime, ndjeva me imtesisht, qe ishte nje pike rrethore, thjeshtesisht rrethore,
e projektuar ne nje AEON, dhe gjithashtu ne nje AEON tjeter, duke krijuar nje vije, vije te gjate qe futej e dilte, pjese ne gjithcka, ne formen e thene te rrethit rrotullues pa kufij.
Gjithesia ishte e imja, dhe koha ishte e imja. Nuk kisha filluar, e nuk do mbaroja asnjehere.
Gjithesiaaaaaaa ishte e iiiiiiiimja.
Sapo kuptimi erdhi pjese e qenies time, shpejtesia e une-pikerrethit-te-pafund u be e kontrollueshme, dhe ajo e pafundme ne pluse dhe minuse.
Keto qe ju duken lojra fjalesh jane e vetmja menyre humano tokesore per te shpjeguar ose transkriptuar gjithcka eshte, nuk eshte dhe do te jete aty ketu dhe askund dhe kudo.
Ndjeva nje horizont tokesor perendimi dielli kur po lindte ne krahun tjeter, dhe gjithcka ishte numerike.
Ndjeva kudo mbi toke, kudo ne gjithesine qe une zoteroja, nje imitim te githeckase, bashkimin mashkull – femer. Imitim kaq brutalisht holle ideal.
Ndjeva se qenia ime luante me diellin ne te njejten kohe dhe me nje femije ne njerin nga kohet e mia perqark.
Dhe nepermjet lojes time me diellin femija rritej, deri sa vdiq, dhe dielli digjej, derisa ushqehej serish me qenien e femijes qe u perplas me te nepermjet meje.
Atehere erdhi gjithcka per se dyti.
Qenia ime dykuptoi se qenia e femijes ishte qenia ime, dhe anasjelltas, dhe dielli ishte ne.
Shkrirja gjithesore nuk kishte kufij, dhe gjithcka ishte gjithcka.
Kudo, askund, takoheshin gjithmone ne peeeeeee rs eeeeeee r iiiiiii tj eeeeeeeeeee…..
Menjehere ne nje pike te kesaj shpejtesie te re times, neper hapesire, zhvarrosa aftesine e qenies per te perdorur . . dhe . . per te ndryshuar, pikturuar, rikrijuar gjithesine pasqyrore ne tere dimensionet paralele, te kithta te saj.
Nuk ka fjale, germa, simbole apo qofte dhe numra thellesisht shprehes, per te treguar ne menyre te kompresuar tokesore . . dhe . . te qenies, dhe aftesine per te nderhyre gjithesine.
Shpejtova pezull mbi nje mal te droguar, dhe me nje goditje prove te . ., e ndava me dysh, pastaj ne mililililililiarda molekuuuuuuula. Pastaj perdora . . per ta dyfishuar sasine, masen, energjine, duke krijuar mijra male te droguar,
(perdorni fantazine per te shpjeguar domethenien e droguar te malit, sepse eshte veshtire te gjesh fjale matematike per te treguar keto forma te qenies)
qe I treta ne planete te pasqyrimeve te kithta te gjithesise.
Sapo realizova kete, mora nje shkretetire, dhe e ndava dysh. E ndava reren ne tere kokrrizat e saj, qe i ktheva ne planete, me te cilet dica femije cuditerisht te ndodhur diku ne nje cep te nje universi, nisen te luanin shtepiash.
Detiiiiiiiiiiiii, duhet te fluturonte, dhe menjehere peshqit u perplasen ne toke, dhe I … le te themi I bera te mbinin neper pemeeeee,
dhe pemet u ngjiten lart per te ecur… mbi re, te zinin ujin pa kripe te detit, sepse detit I hoqa kripen pak me pare.
Krijova drere te rinj banues te henes nga nje teshtime e re e plakut prane vatres, e dridhja e mustaqeve te nje ketri me dha nje permbytje uji ne Pluton,
dhe Aferdita te binte nga rrethi I rrotullimit rreth diellit.
Mora fytyrat e mijra prinderve te mi, dhe I tatuova neper kurrize grash e burrash toke, dhe mora zemrat e mijra dashurive te mia e I shtriva nje nje djep, duke u dhene gji deri sa moren kembe te reja.
Per cdo veprim te qenies time, sado ne nivel quark, shpejtesia ime ndryshonte ne forme, hmm, buzeqeshjeje tokesore, dhe prodhoheshin e tkurreshin pasqyrimisht realitete te ndryshme, qe benin te mundur cdo veprim te qenies time.
Me . . krijova lufte te re qe perplasej ne cdo gje, dhe me sillte jehona te pasura.
Per pasoje erdhi trekuptimi I diametrit tim “ndrysho rregullat primare’
Trekuptimi erdhi ne qenien time duke me bere te fuqishem ne qenesi…
Jo vetem une isha gjithcka qe ishte gjithcka, e pafund dhe pa fillim, por mund te beja apo te me behej gjithcka, madje dhe kudo.
Ktheqa qenien nga vetja, e projektova veten ne vete, dhe …
Kuptimi I ri shkonte deri ne qenie te pafund.
Une isha Zoti. Qe takohej me veteveten.
Deri ketu kishte kufij te rrethit te pafund ne forme drejteze neper aeone.
Tanime, do perdor kuptimin e trete per te ndryshuar vetveten.
Krijova pafundesisht derisa u riktheva ne qenien time qe na qenkesh zoti dhe gjithcka tjeter. Tani qe rregullat primare jane ketu, te qarta, gati, do hedh hapin tjeter, ndryshimin perseprapthi qe qenies.
Keto eksperienca me duhej ti lija ketu, ne kete ane te qenies, trashegimi, sepse me tej do shkoj I zhveshur nga cdo gje e djeshme, e sotme, e neserme. Nuk do te ka me qenie.
Ju, pyesni veten tani, si ka mundesi qe qenia ime e qene, ne nje hapesire, Univers krejt tjeter nga I juaji, mund te shkruaje eksperiencat e saj e ti beje te lexueshme nga ju?
Do ta kuptoni kete fenomen kur te kuptoni qe une e kam qenien e zgjatur kudo, deri dhe te ky njeri qe po rri e po shkruan ato qe I diktoj une ne mendje.
Ndaj, para se te bej veprimin e pakthyeshem, te kthej qenien time se prapthi.
Ta ..
le te themi ta rikrijoj, pikturoj dhe nje here me ngjyra te reja, vendosa ti komunikoj keto bagazhe dhe kujtime njerezise.
Se shpejti do rrrrrrrrr otukthehem.
Ne fillim do pastrohem ne menyre absolute, do I zhduk tere cka kam e jam, pastaj…
… Pastaj …


11 May 2008 @ 1:34 pm
E shijova shume. Duket se e ke kapercyer edhe nje kufi si prozator…cado qe ishte - me ruaj icik.
11 May 2008 @ 4:46 pm
Loer
Cfare lloj bari ishte
11 May 2008 @ 5:08 pm
Fotografia e vendosur ketu me shkrimin, mire do ish te shoqeroj titullin, edhe ne faqen e pare.
Ky shkrim shkon pertej ekologjise toksore, ose eshte krijes qiellore, e toksorit Loer Kume. Ky djal, e merr token me vete ne qiell, dhe e zbret qiellin ne toke. Mire qe na le te lexojme, dhe shohim udhetimin, edhe pse syt jane ngulur ne shkrimin ne monitor.
11 May 2008 @ 5:12 pm
Jo, jo, une jane pasoja te mosngrenies kto… hihihiii…
11 May 2008 @ 5:13 pm
“une them”…
Loer, mos r merr shume seriozisht, OK?
11 May 2008 @ 5:46 pm
epo pike e zeze ore, po nuk ishte gje e pijshme, c’jam une, kastro zizo?

blendo, ku i gen keto foto mor burre se me lajthite, sikur kishe pikturuar mendimin…
seriozisht, kur e mbarova se shkruari tregimin (ndenja pa ngrene vertet deri sa e shkrova) dhe kur e lexova, mendova se mos vertet kishte dicka qe nuk shkonte me mua… e tmerrshme
sidoqofte, ia hodha edhe kesaj rradhe, me keni prape midis jush
faleminderit
salut!
11 May 2008 @ 7:59 pm
Edhe mua me pelqeu shume ai dokumentari per murgjerit kineze te vete-mumjezuar.
11 May 2008 @ 9:51 pm
se kam pare kete dokumentar une… po qenka shume interesant fjala “vetemumjezuar”, qenka e frikshme..
11 May 2008 @ 10:19 pm
Vertet se ke pare dokumentrin e Discovery Chanel! Ti dukesh sikur ke shkruajtur poetikisht ate dokumentar!
Behej fjale per murgjer tibetiane, qe pasi kishin arritur kulmin e Ndricimit, uleshin ne kembekryq ne menyre te caktuar ne nje guve malore, lidhnin ne qafe nje shall-litar ne menyre te caktuar dhe qendronin ne ate pozicion per nje kohe te pacaktuar pa ngrene e pa pire. Gjate kesaj periudhe ato pastronin praktikisht trupin nga te gjitha lengjet bile edhe mikrobet. Kjo bente qe trupi i tyre te thahej sic thahet druri, pa u kalbur si te gjithe trupat e tjere, duke u kthyer ne nje mumje perfekte.
Mumja ne te cilen bazohej dokumentari qenronte prej 1000 vjetesh ne nje guve mali ne Tibet ne gjendje te perkryer, pa asnje lloj mbrojtjeje dhe mijera vete cdo vit shkonin per tu falur atje.
11 May 2008 @ 10:27 pm
“Vete-mumifikuar” mbase do te ishte fjale me e drejte
12 May 2008 @ 11:10 am
Emri i murgut ishte Sangha Tenzin! Shume histori interesante!
12 May 2008 @ 8:29 pm
vertet shume interesant, kur ta ndaj mendjen, nese ndaj endjen :P, do inshte nje opsion i mundshem :))
13 May 2008 @ 2:38 am
Nese te pelqejne keto gjera, lexo librat e Carlo Castaneda. Per mua kane qene nje zbulim i nje lloji shume, po shume te vecante…
14 May 2008 @ 9:55 pm
Mirmbrema Leor!E lexova krijimin tend para 2 ditesh besoj,por nuk e bera menjehere nje koment sepse doja te isha me i ftohte dhe i sigurte ne ate qe mendoja.Me thene te drejten,pikat e mia te dyshimit pas leximit te pare ngelen te qendrueshme deri sot,pra nese i them,marr persiper edhe nje lloj serioziteti(2 ditor:))Tek kjo pjese mua me pelqeu vetesiguria jote,bindja qe ke ne ate qe shpreh,dhe kete rradhe,bindje edhe nemjetet e tua shprehese,pra perdorimin e fjales.Sipas meje te ka dale natyrshem,pa u sforcuar dhe kjo eshte shenje e mire dhe e di qe ne kete drejtim prej teje nuk duhet kerkuar pune e palodhur se je teper intuitiv si ne ate qe shkruan ashtu edhe ne menyren sesi e shkruan.
persa i perket subjektit,gjetjes letrare,raportit filozofi/narracion/poetike/ do thooja se eshte nje trekendesh qe qendron mire ne kembe,une e shoh te krijuar nga segmente te barabarte.kjo e ben nje krijim te qendrueshem,unik,dhe sipas meje i profilizuar,nuk tenton te marresh persiper me shume sesa paraqet,pra je pak i nenshtresuar dhe shume i drejtperdrejte ne nje fare kendveshtrimi.Sipas meje pjesa jote meditative ne kete krijim eshte me teper narrative,ve ne dukje detaje,menyra sjelje qe per mendimin tim nuk fshehin shume koncepte,por vetem nje koncept.nen kete drejtim do thoja se tregimi eshte pak “i thjeshte” i pa mbarsur me tensionin e duhur,mungon kontrasti.Fabula,te pakten si e shoh une,eshte me e pershatshme per nje poezi sesa per nje prijim ne proze,me duket ” e lehte” per te dhene idene e vazhdimesise,sepse sipas meje mungojne linjat paralele,fokusi i piketuar ngushte,te jep pershtypjen e nje skice pa pretendime ndojehere. thene ndryshe,me pak fjale,kjo qe ti ke shkruar,mund te jete letersi,madje dhe e bukur,por mua nuk me bindi dhe e shijova pak.Mbase ben pjese tek ato minipjesezat e tua,perhumbjet artistike,qe te pra te gjitha sebashku,mbase japin nje pershtypje tjeter.
ps.e di qe do te doje te flisja pak edhe per simboliken,ketu,besoj se ka vend te shtjellohet,por do me duhej te merresha me gjate dhe te kaloja nga kufijte e nje komenti ne faqe letrare…mbase here tjeter.
naten dhe dore te lehte per rradhes qe vjen.Tani me duket se ke hyre ne faze krijmtarie..dhe e di qe do lexoj perseri,shpejt, ndonje gje tjeter nga ty
15 May 2008 @ 1:11 pm
dorian, si gjithmone veshtrim X…! me pelqen skanimi qe i ben pjeses, dhe faleminderit, cdo gje do ta marr parasysh mire, kam besim ne ato cka shkruan
1 September 2008 @ 6:06 pm
shum , shum shum buker brawo