Pedagogët Kanë Gjithmonë të Drejtë
Ndodhi që sivjet të ngelja në vjeshtë. Nuk e kam zakon, por sivjet e provova. Erdhën datat e provimeve edhe si gjithë të tjerët u regjistrova për provimet e mia. Iku provimi i para dhe përfundova tek i dyti. Ky ishte një provim në pamje të parë i thjeshtë dhe i përgatitur enkas për të ndihmuar studentët vjeshtakë që po piqeshin në vjeshtë për arsye të ndryshme.
Përshtypja e parë që më la provimi ishte e mirë. Mbarova i pari, dorëzova fletat e mia dhe ia mbatha për tu kthyer tri ditë më vonë për të marrë përgjigjen. Pas tri ditësh shkova në shkollë bashkë me shokun tim dhe kërkuam ca për pedagogen. Duke qenë se nuk e gjetëm, shkuam i futëm nga një filxhan kafe. E mbaruam kafen dhe unë i lash porosi shokut që të më lajmëronte kur të vinte pedagogia, se unë u riktheva në punë, që nuk e kam edhe aq larg shkollës. U ndamë.
Isha duke punuar. Në fakt, nuk kisha punë, thjesht po redaktoja një material që më duhej për përdorim vetjak. Në punë e sipër më ra sinjali i mesazheve të telefonit. E hapa dhe pashë që shoku im më kishte dërguar mesazh. I dhashë komandën lexo dhe fjalë-për-fjalë lexova: “James metodika te ben te fala. Si une edhe ti 4 na kish vene.” Në çastet e para nuk e vrava shumë, ju riktheva punës; do ta marr në sezonin tjetër thash. Por krimbi po me hante nga brenda. U çova dhe u nisa për në shkollë; thash të vetë t’i hedh një sy provimit, se nuk po ia imponoja dot vetes idenë që kisha marrë katër.
Kur mbërrita në shkollë, pas disa minutash, e kërkova ca pedagogen, por nuk e gjeta. Më pas përfundova në katin e katërt ku takova shokun tim, i cili më konfirmoi lajmin e hidhur. Jo vetëm (kafe) kaq. Ai gjithashtu më tha se pedagogjia, të cilën ai e kishte takuar personalisht, i kishte kallëzuar se do të na ndihmonte ne provimet e dimrit, kur të rilidhnim provimin, meqë tani nuk kishte mundur sepse, edhe pse ajo e kishte çuar limitin e kalimit në tridhjetë pikë, ne nuk i kishim marrë aq pikë.
Një “Ouuu!” habitore më doli instinktivisht. E çuditshme, thash me vete, duke u ndare me shokun tim dhe meqë isha aty u rinisa edhe njëherë në kërkim të pedagoges, e cila sigurisht që ishte zhdukur pa lënë gjurmë. U riktheva në punë.
Pasi mbërrita, këtu më filloi etapa e meditimit, e cila me detyroi të riktheja edhe një herë nëpër mend përshtypjen e parë mbi provimin, që ishte i thjeshtë dhe i strukturuar për të ndihmuar studentët. Tani po u jap më shumë detaje. Nga rreth dhjetë ushtrime, nja pesë kishin të ndërthurur fraza të tilla si. “sipas mendimit tuaj”, “si e vlerësoni ju”, “sipas vlerësimit tuaj” e gjëra të tilla. Kjo të jepte shpresë; dihet që mendimet janë të ndryshme dhe kjo nuk do të thotë që t‘i të jesh gjithmonë dakord me pedagogun sepse njerëzit nuk operojnë gjithmonë mbi të njëjtat etalonë, e kjo sidomos kur joshen nga fraza të tipit “sipas mendimit tuaj”. Kur dola nga provimi, nuk është se pretendoja ndonjë notë të lartë, por për të kaluar as e vija në dyshim. Megjithatë sikur të kisha pretenduar dhjetën nuk do ta teproja, pasi lash vetëm një ushtrim pesë pikësh pa punuar. Për të qenë modest, nëntë e thaja, domethënë nuk ma mohonte asgjë të drejtën për të menduar kështu kur dola nga provimi. Prapëseprapë ngela. Kjo edhe hahej. Por nuk hahej kjo tjetra: “nuk ju ndihmoja dot se nuk i kishit kapur tridhjetë pikë.”. Me sa mbaj mend nuk ia futa kot, shkrova vetëm çka kisha lexuar. Por kaq kotë t’ia kem futur vallë, e sidomos tek ato ushtrimet “sipas mendimit tuaj”?! Kjo nuk po më bind për kiamet.
Nuk me mbetej rrugë tjetër veçse të gjeja mënyrën për të justifikuar pedagogen time me rastin e ngeljes sime për herë të dytë, sigurisht jo për faj të saj, nga respekti që ushqej për pedagogët. Ja nisa. Në fillim u përpoqa të gjeja një mënyre se si fraza të tilla si: “sipas mendimit tuaj” mund ta interpretoja si: “sipas mendimit të pedagoges”. Të them të drejtim nuk ishte edhe aq e vështirë. Ja zgjidhja: Fraza “sipas mendimit tuaj” e nënkupton fjalën “pedagog”. Dua të them fraza “sipas mendimit tuaj” duhet lexuar dhe kuptuar kështu: “sipas mendimit (të pedagoges) suaj”. Aq e thjeshtë sa një plus një.
Por këtu me doli një problem; pse vallë pedagogia nuk e kishte shkruar pjesën e frazës që unë e kam shprehur me kllapa më lartë. Këtu të vijnë në kokë njëqind mendime të këqija për pedagogen që nuk meriton hiç. Eureka! Ja një zgjidhje e mundshme: Pedagogia është e shkrirë në sfond, në marrëdhënie ngjyrash, në pëlhurë. Mos, ta marrë dreqi! Po këtu nuk kemi të bëjmë me një pikturë. Ç’ma plasi shpirtin ky ekuacion pa numra, thash me vete.
Megjithatë nuk i dorëzova, vazhdova gërmimin edhe pse herë-herë më behej sikur dëgjoja “Gërmo Tare gërmo!”. Nuk ua vura veshin, vazhdova. Një tjetër zgjidhje me erdhi ndërmend. E zëmë se ushtrimet e tipit “sipas mendimit tuaj” i kisha bërë të gjithë mirë. Po sikur këto ushtrime të kishin vetëm nga një pikë. Pesë ushtrime herë një i thonë pesë pikë gjithsej; domethënë nuk kaloja. Në fundit të fundit unë pikët e ushtrimeve nuk i pashë, përveç të atij që lashë pa zgjidhur, që kishte tek pullë pesë pikë. Këtu me erdhi ndërmend edhe fjala e popullit të urtë “Kush kërkon, gjen.”.
Por pas pak më pushtuan vesveset. Po kjo do të ishte krejt e pandershme nga ana e pedagoges, që t’i vlerësonte ushtrimet e tipit “sipas mendimit tuaj” vetëm me nga një pikë. Por kjo as që mund të ndodhe; si mundet vallë të jetë i pandershëm një njëri që mban në ballë titullin pedagog dhe mban mbi shpatulla detyrën e vështirë të arsimimit të brezit të ardhshëm të intelektualëve?! Këtë mendim të ulët hiqe mendsh – i thash vetes dhe zgjidhjes time të parafundit i vura kryq, derisa …
Derisa ja tek doli përgjigjja shpëtimtare dhe “Tutkun!” i thash vetes. Po si vallë harrova Ligjin e Parë të Termodinamikës Universitare që thotë “Pedagogët kanë gjithmonë të drejtë.”?! Kjo i jep fund çështjes. Ne ngelëm se kemi merituar. Pedagogia nuk e plotësoi frazën “sipas mendimit tuaj” sepse ne kështu e kemi merituar. Ne jemi të paaftë se e kemi merituar. Ne e meritojmë çdo të keqe që na vjen nga pedagogët tanë dhe për këtë as mos e vini në diskutim. Pikë muhabeti!
Kjo ishte historia ime dhe arritja ime gjeniale qe e meritoj.
Banago Zemershqiptari

12 September 2006 @ 2:58 pm
James djali, ne te vertete shprehja eshte “Shefi ka gjithmone te drejte!”. Nejse edhe kjo pranohet. Po te them esdhe dicka qe te merret vesh hapur se nuk pres dot te ta them ne darke dhe meqe harrova te te them ne dreke. Pavaresisht se ne i plotesuam ushtrimet, dhe lame aq sa lame, (ti nje ushtrim 5 pikesh dhe une dy ushtrime, nje 10 dhe tjetrin 5 pikesh) ne lame pa bere ushtrimin kryesor qe ne nje lende te tille si Metodika te ben te ngelesh ne klase. Ne nuk beme ushtrimin 100 pikesh… d.m.th lekesh. Me fal se harrova 100 mije lekesh (keto te fundit te vjetra).
Nje bashkevuajtesi yne, sot, me tha se po ta kishim zgjidhur kete ushtrim ashtu si e kishin zgjidhur te gjithe te tjeret pervec ne te dyve, bashkevuajtesit tone dhe nje goce qe nuk ia pret edhe aq, do te kishim kaluar.
Gjithsesi pedagogia u tregua e sjellshme tha qe do na kaloje ne dimer…
Dreqi ta haje, nuk mund te na kalonte tani se nuk e kishte arritur kuoten. Nuk e kishte llogaritur qe kater maskarenj nuk do e zgjidhnin ushtrimin kryesor…
12 September 2006 @ 3:09 pm
Sa interesant ky artikulli. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera, ku pedagogu te thote “do te kaloj ne dimer”…
12 September 2006 @ 5:35 pm
Çfare thua ore! Qenka bere nami. Domethene ti po ma hedh poshte zgjidhjen time. Me kishin thene qe kjo punonte me posten e thjeste (me zarf pa pulle), por nuk e kisha besuar; vazhdova te perdorja posten elektronike. Megjithate edhe ne dimer sikur te me ngele, une posten elektornike do te vazhdoj te perdore.
Plako eshte viti e reformve sivjet; mos u bej merak se do ta zgjidhim edhe kete pune.
12 September 2006 @ 6:19 pm
Eshte mire te shikosh qe bota rrotullohet por pedagoget mbeten po njesoj.
13 September 2006 @ 10:57 am
prandaj detyrohemı ne te shkretet te shkojme me studıme jashte shtetıt
dhe une jam nje e tılle
dhe eshte 100here me mıre se ne shqıperı
13 September 2006 @ 11:16 am
Nuk e ve ne dyshim. Gjithçka eshte me ndryshe andaj; ketej ecim akoma me pedagogji marksiste-leniniste dhe me pedagoge te kalbur post-komunist, te cilet nuk njohin vlere tjeter perveç parase. Ky eshte komunizmi.
Tjeter eshte qe pedagoget nuk jane fare te azhurnuar me zvillime te fundit dhe kjo sjell qe ne te jemi shume hapa mbrapa; shyqyr qe dime te lexojme vet.
Shembull konkret eshte letersia, ku autori i fundit anglez te cilin e studjuam ishte Graham Green qe ka vdekur qe shekullin e kalur, para se te lindja une. Duket sikur letersia angleza shteroi aty, te marra lumi kete pune.
13 September 2006 @ 11:40 am
banago,
nuk e di a eshte gjithshka me ndryshe ketej po themi. Une i kam provuar te dyja sistemet; fundi i fundit studimi eshte gje individuale.
Kuptohet eshte e hidhur qe provimi merret me para; per te tjera pastaj dhe ketej nuk kane brire. Ka njerez qe ju ka ngelur ora para 20 viteve e ka njerez qe dhe lajmet e djeshme shkencore i fusin ne leksion. Tani ne Shqiperi ndoshta ka shume pak nga keta te fundit por shpresojme qe do shtohen.
Po ti shikosh gjerat holle holle, e keqja ne Shqiperi eshte qe 99.99 % e atyre qe nisin shkollen dhe e mbarojne. Kjo eshte e keqja kryesore e shkolles te larte. Nese kerkesa ne mesimdhenie (dhe provimdhenie) do ishte normale, une nuk shikoj asgje te keqe ne liberalizimin e shkollesh te larte (prej verteti), sepse askush nuk do donte te humbte vite te jetes te tij kot kur nuk ka shanse ta mbaroje nje dege te caktuar.
13 September 2006 @ 12:57 pm
shkolla ose me mire te them universiteti shqipetare eshte per mendimin tim nje nga plaget me te thella qe ka shoqeria shqipetare post-komuniste.
fakt eshte qe ne praktike shkollat shqipetare nuk kane si piksynim ngritjen e nivelt social por te kunderten shkaterrimin social dhe psikollogjik te te rinjve ……..
me sistem koti nuk behet ……po nuk u liberaliza dmth cdo njeri te shkoje dhe te studjoje ate qe do ……nuk eshte shkolle por stan delesh dhe delet jane shkollaret ose studentit qe cohen dhe bihen nga tja doje cobenjeve
13 September 2006 @ 4:33 pm
s’eshte e vertete qe “pedagoget mbeten te gjithe njesoj”.
Pedagoget, te pakten ata qe me kane dhene mesim mua ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, pervec njerit, nuk kane botuar asgje, zerooooooooooo me bisht.
Ku ehste pare nje pedagog me 40 vjet eksperience dhe s’ka bere me te voglin kerkim apo te kete botuar as nje artikull.
Me kujtohet shume mire tortura e perditshme, perballe profesorit apo profesoreshes qe duke u lekundur ne karrige hidhte tezen “hajt mendoni per gjysem ore se cfare kam une ne koke”.
Ne Amerike ke te drejten ta shohesh provimin, te kesh listen e pergjigjeve te sakta dhe po mos te jesh dakort me noten krijohet pa problem komisioni prej ekspertesh ne fushen e caktuar.
ne vitin 2001 kur kam mbaruar une, kisha nje klase qe meqenese profesori i Filozofise po shkonte tere semestrin per pushime, e dha gruaja e tij klasen (profesoreshe per fonetike- e di qe keta njerez duhet ti permendesh me emra te sakte) me shenimet e burrit, dhe notat ajo i vinte….
ja vlen te shkruash me shume mbi kete teme…
13 September 2006 @ 5:12 pm
Laura nuk e di ne ishte replike per mua ajo cka the me siper.
Megjithate une po pergjigjem njehere. E para e punes ti vete thua pervec njerit. Dmth njerez qe jane te perkushtuar ka dhe shpresojme te behen sa me shume.
E dyta; qe prej 40 vjetesh ata pedagoge punonin ne nje sistem qe nuk ju kerkonte publikime. Ne USA pa publikime je i mbaruar; kjo nuk do te thote qe ama te tere jane per cmimin Nobel.
Publikimet jane industri me vete; nese ne Shqiperi do viheshin si kusht me siguri qe do “lulezoje” dhe ajo fushe po kuptohet qe cilesia do leje shume per te deshiruar.
Sa per ate punen e tortures te perditshme; nuk do mund te besoja qe ske degjuar kurre leksione te merzitshme jashte Shqiperise. Shiko njehere tek ratemyprofessors.com se cbehet.
E ajo gjeja e fundit per profesoreshen; Shqiperia eshte vend i vogel dhe cdo gje merret vesh kollaj. Eshte e paturp ajo qe ka ndodhur por nuk eshte se nuk ndodh ne perendim. Une di te pakten 3 raste te ngjashme nga Gjermania ku profesore meshkuj kane favorizuar te dashurat/grate e tyre. Amerika eshte pak ndryshe ngaqe shume prej universiteteve te mira jane private, por jam i sigurte qe dhe atje ka te tilla.
Per ta mbyllur, nuk e mbroj aspak sistemin aktual. Eshte dhe shume larg asaj qe e duam ne te jete (si ne USA, UK, Gjermani, etj).
13 September 2006 @ 6:12 pm
Albos,
nese une thashe ato mesiper nuk i thashe per te thene qe Shqiperia eshte vendi me skandal … e te tjera… Por ama disa probleme jane dhe jane ne shkalle shume te ngritur. Nuk jam as nga ata qe vetem ankohen dhe e bejne Shqiperine sketerre as nga ata te tjeret qe kercejne perpjete sapo te permendet nje problem sepse u duket sikur favorizohen vendet e jashtme. Te njohesh dhe te flasesh me argumenta per nje problem do te thote qe ka shprese qe ky problem te zgjidhet apo te mos jete aq problematik.
Sa per publikimet, shumica e profesoreve te mi e kishin mbaruar shkollen ne France apo Angli. Sa mire mburreshin ata tere kohes per kohet e bukura studentore jashte dhe ankoheshin tere kohes per pagat e ulta ne Shqiperi dhe jeten kot, pse nuk e permendnin anjehere faktin qe ata ‘dhe mund te benin dicka vete, te pakten edhe sikur te behej fjale per zgjerimin e njohurive te tyre ne disiplinen e tyre’. Jane te panumert ata profesore qe dhe tani lene oret e mesimit, domethene lene studentet neper kafe sepse u ka dale nje pune e vockel diku tjeter. Nuk po flas per kohen e komunzmit , sa mire justifikohemi, u bene te pakten 16 vjet qe s’ka me komunizem.
Une kam qene dhe ne Evrope dhe ne Amerike dhe profesoret jane ku e ku me ata tanet. Ne nje konference dy javore ne Paris ku merrnin pjese dhe dy dekane Shqiptare, ata nuk e hapen njehere gojen te jepnin nje ide apo argument , bile librat per te cilet te gjithe diskutonin, keta as si kishin lexuar fare dhe behej fjale per disiplinen e tyre. Beso ose mos beso kjo eshte tamam e verteta.
Normal dhe ne Amerike mund te kete raste te tilla. Por ama ata profesore qe japin mesim ne “graduate studies” jane shume te pergatitur. S’me ka rene rasti te degjoj ndryshe. Sepse sistemi eshte i tille , nuk mundet nje profesor ne Amerike te dale para teje pa e ditur mire se per cfare flet, sepse ketu specializohesh ne nje aspekt te vecante te disiplines dhe asaj i del per zot. Nuk del ai ose ajo te lexoje para teje leksionet e 30 viteve me perpara…. Ka tre vjet qe studioj ne Amerike dhe s’me ka ndodhur njehere (mund te kem patur te pakten 50 profesore te ndryshem).
ouuuuuuuuuuuuuu sa probleme te tjera ka… por tani nuk po zgjatem se s’kam mundesi…
do shkruaj dicka per temen , me gjate, kur te kem kohe, se shpejti…
13 September 2006 @ 6:44 pm
James,
ti po te ishe i nentes nuk e lije provimin per vjeshte,
kam frike se je nga ata studente qe vetem presin te kalosh klasat dhe te marresh “nje cope diplome”;dhe te kalosh atje do te thote te jesh duke bere palle te kohes….
13 September 2006 @ 7:51 pm
cja fut kot tı laura pse nje nxenes qe mund te kete ngelur per vjeshte mund te kete ngelur per ndonje arsye personale nuk eshte e thene qe aı eshte ı trashe
apo po te duket vetja ezgjuar ty me ate qe the
aı mund te kete mesuar
pastaj edhe sıkur te jeteı trashe ne momentın fundıt te gjıthe bejne perpjekjet maksımale
13 September 2006 @ 8:01 pm
E dashur Laura!
Une nuk jam student i netes, jam i dhjetes. Kete kam synuar gjithmone, edhe pse nuk e kam arritur shumicen e rasteve. Kam pershtypjen se po te studioja diku jashte nuk do te merrja shume nota perveç dhjetes.
Megjithate, per te te bere qejfin, e zeme se jam stduent i dobet, i keputur, i lodhur etj. Edhe op te ishte keshtu, ajo qe kam pershkruar me larte, nuk eshte gje tjeter veç te vertets, por ti duhet ta kuptosh pak ironine time.
Per te te dhene nje imazh sa me te qarte dua te te them se: a) Une nuk kam dhene ndonjehere para ne gjithe jeten time akademike e me pare dhe b) une ngel sepse per mua eshte me mire te ngel se sa te mbush xhepat me koje. Po t’i kesh lexuar te gjithe artikujt e mi do te kesh nje ide se kush jam.
PS: Nuk me qujane James.
13 September 2006 @ 8:02 pm
ok Ada,
Une thash vetem qe po te jesh nxenes i nentes nuk kenaqesh vetem me nje pese. Bile do te bente shume pershtypje nje pese… S’kam degjuar nje nxenes te mire, bile dhe te shtates dhe tetes te thote “hajt ishalla marr nje pese”…
Kjo s’ka fare te bej me faktin “je i trashe apo jo” por sa ke mesuar. Eshte gabim fatal. Te jesh i trashe do te thote te kesh shume pak mundesi per te mesuar , apo kuptuar, apo llogjikuar, etj. Kur merr kater s’do te thote je i trashe por mbase ’ske mesuar lenden, mbase lenda s’te terheq, mbase ke dhe pune dhe s’te del koha per te mesuar, mbase je thjesht dembel, mbase ke probleme emocionale, …ouuuuuuuuuuuuuuuuuu sa aresye ka.
Keshtu qe Ada, ja fute ti kot…
13 September 2006 @ 8:03 pm
Me falni per gabimet drejtshkrimore!
13 September 2006 @ 8:03 pm
banago me fal se po nderhyj ….po pse lodhesh dhe i jep shpjegime??
13 September 2006 @ 8:08 pm
Ja he! Mire e ke. E ke degjuar ate shprehjen “Keshillo atje ku keshilla ben dobi.”? Megjitate, une jam optimist: shpresoj qe shpjegimet e mia te bejne dobi.
Megjithate, faleminderi per keshillen.
13 September 2006 @ 8:13 pm
Banago,
une thjesht permenda dhe nje aspekt tjeter te temes, qe ka dhe studente qe ja fusin shume kot ndonjehere (normal, ky mund te mos jete rasti jot, sic e permenda me siper).
Ka studente qe verdallosen neper katet e universitetit vetem per te marre nje diplome, dhe vetem per te kaluar, pa iu interesuar aspak dega apo dija e fushes qe kane zgjedhur…
Per ato cfare the, une i besoj, pa pasur nevoje te di kush je, por prap me ben pershtypje qe ti, nje student qe synon dhjeten, te mjaftohesh me “sa per te kaluar”:
“Kur dola nga provimi, nuk është se pretendoja ndonjë notë të lartë, por për të kaluar as e vija në dyshim” (James)
13 September 2006 @ 8:17 pm
Banago mos u merzit,pedagogu prandaj eshte pedagog….per ndryshe do ishim ne pedagogeg
e per me teper pedagoget ne Itali ku jane klase me vete
13 September 2006 @ 8:21 pm
Lauren,
do doja te dija me shume per eksperiencen tende me pedagoget ne Itali.
….
13 September 2006 @ 8:24 pm
a) Te thash qe duhet te kesh parasysh ironine.
b) Harrova nje detaj. Dy vitet e para nuk kam ngelur ne asnje lende. Ndodh qe njerzit nuk jane edhe aq mire ekonomikisht dhe u duhet te punojne; keshtu qe edhe mua mu desh te punoja vitin e trete te studimeve duke perfshire ketu edhe te shtunate dhe te dielat.
c) Me larte thashe qe tu thedhesh nje sy artikujve te mi, dhe po te sugjeroj “Mitemarrje dhe Mitedheie”, atje flas gaxha qarte per studentet qe verdalline ca vjet ne universitet per te marre ne fund nej cope karton.
d) Nuk kan asnje gje personale me ty, prandaj te lutem mos u ofendo apo indinjo per fjalet qe them, por duhet te dish qe situate kerkon fjale te tilla.
13 September 2006 @ 8:27 pm
assistentet jane rob kot e pa tamth pse jane ish-studente e te rekomandume.Pegagoget jane me te mire.
Me shume spo them se do me merrni per te ”marre” plus qe kam shume kohe qi e kam mbaru shkollen e shume gjana si mbaj mend
13 September 2006 @ 8:35 pm
Banago,
“Mitemarrje dhe Mitedheie” - nuk me del!!!
13 September 2006 @ 8:38 pm
Mitmarrje dhe mitdhenie
http://www.peshkupauje.com/?p=2078
14 September 2006 @ 6:48 am
Ose kliko tek emri ne krye, nen titullin e artikullit; aty do t’i gjesh te gjithe artikujt e mi, perveç njerit.
14 September 2006 @ 6:54 am
Per punen e mbetejes se ores se pedagogeve: Kam nje rast tjeter flagrant; ne vitin akademik 2004-2005 kemi marre leksione leksikologjie te perpiluara ne vitin 1985, qe ne vitin e lindjes sime, nga nje pedagog i Universitetit te Tiranes. Pedagogia qe na i lektonte keto leksione sivjet mbaroi masterin per perkthim; imagjinoni kontradikten.
14 September 2006 @ 5:59 pm
A e takove pedagogen si perfundim? Do me interesonte te dija nese ka ndonje rregull nga Universiteti per takimin e profesoreve me studentat. Deri ne 2001 kur mbarova une nuk kishte por mbase ka ndryshuar. P.sh ne Amerike profesori e ka per detyre te kete dy ore ne jave per te takuar studentat (keta edhe mund te vijne dhe jo, por ama e dine shume mire qe per cdo problem gjate atyre dy oreve profesori/ profesoresha eshte i gatshem per ti ndihmuar ne zyren e tij/saj).
Me sa mbaj mend une ti ke mundesine ta shohesh provimin, eshte me rregull te shkolles dhe jam e bindur qe duhet te kete dhe hapa te metejshem ne rregullore nese nuk je dakort me noten. Do ishte me shume interes per te gjithe per te kuptuar se sa mundesi mund te kesh ne Shqiperi per te zgjidhur nje problem te tille dhe mbase ndonjeri nga ne dhe mund te marr persiper te bej dicka. Per ndryshe asgje s’ndryshon.
“Profesoret kane gjithmone te drejte” eshte ironike e kuptoj, por ama po mos te jene studentet profesoret ngelen pa pune. Prandaj ketu ne Amerike ne fund te cdo klase studentet plotesojne vleresimin e profesorit te tyre me detaje dhe komente. Mbase vleresimi mund te mos jete dhe aq i rendesishem po ama me sa kam vene re une profesoret jane gjithmone nen stresin e vezhgimit te studenteve. Vleresimet vihen online dhe ruhen per nje kohe te gjate keshtuqe studentet qe duan te marrin nje klase shkojne online dhe lexojne komentet. Kam pase vete nje profesoreshe qe ndonese ishte shefja e departamentit dhe ish shume e zonja ne profesion asnje nga studentat nuk donte ta kishte per pedagoge me ato cfare kishin degjuar per te keshtu qe ajo ngeli pa pune per nje vit , qe eshte shume problematike me shume nga ana e CV-se sesa e kuletes.
Sa per raste te cuditshme ne Shqiperi ka sa te duash.
Psh: Ne vitin e dyte te shkolles se larte kishim dhe Italisht. Pedagogja ishte ne Itali por prap paguhej. Njehere si klase (sepse mblidheshim per nje muaj) shkuam te dekani, por meqe pritem 30 minuta shumica e studenteve filluan te ankohen ” ouuuu, cfare njerezish , ne shyqyr qe s’po bejme mesim, hajde shkojme per kafe!).
Dhe mire te na behej se ne preferonim te pinim nje kafe tjeter ne vend qe te kerkonim te drejten tone. Prandaj mendoj qe ish me shume faji jone sesa i sistemit. Normal qe kjo s’mund te ndodh ne Amerike se studentet paguajne 500$ per klase(ose 800 kur je i huaj, domethene motra ime paguan 3000$ vetem per nje ‘quarter’) dhe meqe koha eshte para ata preferojne te mbarojne klasen ne vend qe te shkojne per kafe…
Jam optimiste qe gjerat do ndryshojne shume shpejt dhe atje… megjithese eshte i hidhur fakti qe pedagoget e rinj qe jane punesuar nga klasa ime jane ata te gjashtes dhe shtates. Kishte 3 studenta me te tera dhjeta dhe me shume talent per disiplinen por cuditerisht keta nuk ishin te pershtatshem. Eshte vertete qesharake sepse kur ke qene me dike ne nje klase per 4 vjet dhe ia di mire kapacitetin, dhe pastaj e takon ne shkallet e universitetit me tere ate vetebesim dhe kryelartesi te emrit ‘pedagoge’ te vjen te shkosh ne zyren e atij qe e ka punesuar dhe …. mbase thjesht me nje aparat ta marresh ne foto….qe ta kesh kujtim me vone kur te merr malli shume per tu kthyer serish ne atdhe…
sepse nuk jane vetem studentet qe paguajne pedagoget jane dhe keta te fundit qe paguajne dekanet… Prandaj dhe ty te duhet tani te merresh me dike qe ka me shume pordhe se mend….
15 September 2006 @ 7:15 pm
Po ku ishe moj Laura, se me paske lodhur kot; kete te kishte thene qe ne fillim. Ja nje pergjigje e shkurter e komentit tend te gjate.
Pedagogen nuk e takova si perfundim. Gjerat jane siç i ke lene ne 2001-shin. Ketu nuk ka klasa per mesim, dashke edhe zyra personale per pedagoget!
Rregullat e ndjekjes e çeshtjes nese nuk je dakord me noten ekzsitojne. por nuk praktikohen; si ne Shqiper, helbete. Burokracia eshte e ligjshme aty. Ne artikullin tim te radhes per unversitetin ka permeduar diçka ironike per burokracine, por qe ka baza reale; kuptohet me pak perpjekje.
Fraza jote “ ‘Profesoret kane gjithmone te drejte’ eshte ironike e kuptoj, por ama po mos te jene studentet profesoret ngelen pa pune.†Ka njw problem; ledhet me nje lidhez te gabuar. Duhet te kishe perdoruar me mire “sepseâ€.
Ne universitetin ku studjoj une, pedagoget e reja qe pranohen, ne pergjithesi jane me 9 dhe 10, poooooooor ndahen ne dy kategori:
1. Papagaj (ata qe kane mesuar permedesh kater vjet dhe pastej fillojne e riprodhojne; tipat me negativ dhe shkaterrues te sistemit arsimor ne shqiperi) dhe
2. Gjeni (tipat qe jane te vetmit qe kujton me nostalgji dh epozitivitet nga jate universitar sepse japin dije, por dhe kalohet mire me ta sepse hedeku i vogel moshor dhe modestia e tyre i ben te vleresueshem gjate gjithe jetes).
Nuk me the nje gje; e lexove “Mitemarrje APO Mtedhenie�
16 September 2006 @ 4:19 am
sa shpejt u lodhe dhe ti…po avash se si kam me komande ato qe them, varet se si me vijne…
e lexova, e lexova. Sh. mire. Do ishte interesante nese do kishte nje gazete te shkolles ku artikuj te tille ti lexonin dhe profesorat por e di qe mund te jete e kushtueshme, ndonese s’mendoj se eshte e pamundur dhe besoj se ia vlen. Nje ide, te gjithe studentet mund te kontribuojne dhe po te reklamohet gjithashtu, mund te krijohen fonde per nje gazete ku publikohen te gjitha problemet e studenteve / profesoreve ne Shqiperi. Mund te jete dhe mujore… Me thuaj si te duket si ide…
Nje sugjerim per shqipen: mbase shkruan shume shpejt dhe pa rilexuar ( si puna ime :)) prandaj te shpetojne shume gabime…
dhe cfare do te thote ‘epozitivitet’?
have a nice day…
16 September 2006 @ 6:25 am
Kam tre vjet qe po perpiqem te kemi nje gazete ne shkolle, por nuk ja kam arritur dot; gjithmone mbetemi ne nivelin teorik. Nuk po gjej dot disa njerez qe ta kene me qejf kete gje; te gjithe thone po, por asnje nuk vepron. Si origjine, artikujt e mi i kam pergatitur per ne gazeten e universitetit, por…
Per pune e shqipes e kam parasysh, me ndodh gjithmone. Dhe me vjen keq per kete se une e njoh mire gjuhen shqipe, thjesht gaboj nga nxitimi.
Ajo fjala qe pyete eshte vetem “pozitivitet”; “e”-ja i perket fjales paraardhese
17 September 2006 @ 7:31 am
pse s’ja ke arritur? cilat jane pikat…
Le te bejme dicka atehere. Me 29 Nentor do jete nje feste per komunitetin shqiptar ketu ku jam une dhe mund te organizoj hapjen e nje fondi per dicka te tille (sikur 100 veta te jene nga 10 $ i bie 1000 $ mbase dhe komunitete te tjera organizojne te njejten gje dhe ja ku problemi u zgjidh… normal pastaj duhet bere realitet. Kam pershtypjen qe artikuj do kish sa te duash . Por duhet organizimi dmth faqosja dhe …. Ta nisim te pakten me nje gazete ne muaj… Cfare mendon?
I bejme dhe nje reklamim me te madh . Mendoj qe eshte nje hap i vogel por shume i rendesishem drejt ndryshimit. Te pakten nuk mjaftohemi vetem me ankesa por shkojme nje cike me tutje….
17 September 2006 @ 11:13 am
Nuk ja kam arritur se nuk kam pasur mbështetjen e duhur nga ana njerëzore, e kam shpjeguar pak.
Por kjo ideja jote po me bën me krahë. Nuk duhet humbur. Për artikuj as mos e vrit mendjen fare, kemi tre vjet qe mendojmë. Edhe për faqosjen mos u bej merak, merrem unë me këtë pune. Si fillim edhe ne mendojmë te jete mujore, e pastaj te shohim; sa me shpesh ta nxjerrim aq me mire.
Sigurisht qe reklama është e nevojshme, nuk ka rruge tjetër.
Hajde puna, puna! (kujto filmin: (Gjeneral Gramafoniâ€)
20 September 2006 @ 3:24 am
do bejme dicka se shpejti…thjesht po mendoj organizimin…flasim…
2 November 2007 @ 12:23 am
tung jam mirlinda nga ferizai me kapelqy shume kjoq ka e lexova tung ju perhsendes nga ferizai
25 July 2008 @ 10:19 pm
o ti un as qe nuk po te njof po shum komente paske se un jam elmedina edhe i kom 17 vjet jam nda pr di dush legjistroje add tem edhe folmi ok tung klm qao
25 July 2008 @ 10:21 pm
tung jam dorentina vi nga pr me vjen mir te di se kush je dhe nga je ok tung klm qao