Patinazh poetik
E ëmbël vetmia pasdites së dielë,
pasdites së ftohtë, të bardhë, me diell,
me diell të fildishtë
prej dimri skalitur në ajër të kristaltë,
një viti të brishtë.
Rrëshqet vetmia poreve të ngrira
të lëkurës së akullt,
mbi akull… fëmija
lot, çapitet, lëkundet,
bie.
Kërcet vetmia në mijëra grimca të thyera,
çarë thikash shkëlqyese, të çelikta,
gërricur majash të mprehta, të përpikta,
në hedhje, spërdredhje, rënie të lira
vajzash të zhdërvjellta.
Pengohet vetmia lëvizjeve të mia,
lëvizjeve të ngurta, të reja, të mpira
kyçesh mbërthyer kambaleve të serta
me presat e rënda,
me majat e mprehta.
Dhe derdhet vetmia qytetit përposhtë,
kortezhesh karnavalesh – lemerisjesh paqësore,
mes vargjesh veturash, rrugës gjarpërore
të Alpeve,
me vijat e bardha – rruaza të shtyllës tënde kurrizore.
E ndizet vetmia llambushkash rrumbullake,
e harliset copëzash kujtimesh, trillimesh,
një hyrje, dy dalje, i lidh, i qep,
ngjyros, shngjyros, nën qiellin tashmë rozë
të një katedraleje.
(Po për daltonikë si ti, vallë kush e di,
mesditë e perëndim, ndoshta janë një.)

11 February 2008 @ 2:30 pm
me pelqeu, flm
11 February 2008 @ 2:32 pm
Ravintsara
Do deshiroja te lexoja me shume nga ty.
Me pelqeu shume.
Nje ritem i ngrohte, nje dite dimri te ftohte… vetem.
11 February 2008 @ 3:08 pm
Sado qe jam plak,s’rri dot pa bertitur:-Me sillini nje pale patina se dua te kercej qoft dhe poetikisht sipas muzikes made in Ravintsara!
11 February 2008 @ 3:12 pm
Shume bukur!
11 February 2008 @ 3:41 pm
Me pelqejne shume nga figurat e krijuara, por vetmine s’e gjeta gjekundi, gje qe ia ul shume forcen shprehese poezise (per mua).
11 February 2008 @ 4:36 pm
duhet te jesh daltonike, atehere…
11 February 2008 @ 4:44 pm
vertet, vetmia mund te jete fshehur diku rreth ores tre e tridhjete. por duke besuar qe per te kuptuar uljen e diellit dhe vetmine perendia na ka derguar shenja te tjera vec ngjyrave, une pres akoma dendesimin e ajrit dhe uljen tregradeshe te temperatures te me mundesojne perjetimin.
11 February 2008 @ 4:49 pm
Ravintsara, ti paskshe qen’ “dreq” e s’e paskshim dit…
Vetmia eshte relative. Cer esht vetmi per autoren, munet me qen bot e mushme per shume te tjere. Une e besoj vetmine e saj (vijat e bardha – rruaza të shtyllës tënde kurrizore me binden), megjithse nuk ka dale mbi uje tamam. Rri si perbindshi i Loch Ness nen uje.
Poezia ka tepri mbiemrash te nyjshem (te kristalte, te brishte etj). Munet me e mendu ket si suggestion from outside.
Tani, meqe shkruke, megjithse letersia s’bohet me porosi, une do pritsha me shum shum qejf nje tregim te shkurter, me titull “Xaxi” prej teje. Po ta shkrujshe mire, betohem do ta shtyp dhe do ta var ne mur te zyres!
11 February 2008 @ 4:53 pm
Me pelqeu shume dhe mua. Ritmi i kenshem dhe figurat e thjeshta i japin akoma me shume charme poezise.
http://www.youtube.com/watch?v=f8cQOx77XSQ&feature=related
p.s. Ke ndjek gje kurse poezie ne shkolle?:D
11 February 2008 @ 4:58 pm
paskemi kohe, atehere.
pa shaka tani, mua me terhoqi ritmi i brendshem, edhe rima e terthorte; plus figurat qe te kapin, te lidhin, te vertisin e ta shkoqisin shpirtin thellesisht por duke mos u shkuar nevojshmerisht ne ndonje gje te kapshme. Shkurt, mbetet ethereal si ndjesi e pickon toke-risht.
11 February 2008 @ 4:59 pm
pastaj, thame ftoftit, o goc, sa me te ulet e dashke temperatyrn?
11 February 2008 @ 5:00 pm
emo bojm pak sherr?
per ato rruzat marova ne un’ - ajo figure ma beri te dashur krejt poezine. po ne c’menyre valle evokojne ato vetmine? per mua maksimumi evokojne dashurine, aftesine e dashurueses per te gjetur trupin e dashur gjithkund. vetmia, qe u perserit e sterperserit gjithe poezine, nuk mund te prese te percillet vec nga fjala, sic nuk mund te percillet dashuria me nje ‘te dua’ (nenujore apo pluskore). vetmia e thene dhe e pashpjeguar eshte si fjala e paperseritshme ‘interesting’ perdorur ne muze arti.
sigurisht eshte edhe ceshtje imagjinate. meqenese une sot ketu mes tre mureve te mia s’po e imagjinokam dot vetmine, pres te me dale nga ekrani i kompjuterit.
11 February 2008 @ 5:04 pm
Qe me kishin kaq qejf edhe keto “geeks&nerds&poets&” nuk e paskam dit !
11 February 2008 @ 5:05 pm
krejt dakort me te gjitha keto. por mua mu duk e nevojshme te kerkoja edhe zhvillim kuptimor. synim ekstrapoetik?
tregradeshe them une, po kjo renie 20 gradeshe nga dje ma godet thuajse poetikisht ekuilibrin e trupit. the gods must be crazy.
11 February 2008 @ 5:07 pm
Ah trop, duhet te kesh jetu ne bermuden alpine zvicer-lihtenshtajn-austri me e ndje tamom ate goditjen e atyre vijave…
Ket lloj vetmine ndoshta e kap “i vuajturi”, jo “i mencuri”… prap ajo puna e perceptimit, me i llaf… se kshu me lakmus vetmie, fare mire pehashi i solucionit ketu mund te jete 7. nuk e perjashtoj fare.
11 February 2008 @ 5:10 pm
Shume e bukur kjo - “intresting” - por nuk hyne apo hyjme ne boten tone apo te saj.
11 February 2008 @ 5:13 pm
Agreed with ujku! “Pasuria” rri e rri ene e qet naj thesar…. ene po s’desh! Kur s’rrjedh, pikon…
PS Vetmia e modhe eshte ajo me njerez, tha njoni, qe ma kan ndalu me e citu…

11 February 2008 @ 5:24 pm
….E ndizet vetmia llambushkash rrumbullake,
….e harliset copëzash kujtimesh, trillimesh,…..
Dhe keshtu LIRIZMI gjen veten…..Kete dua te them …E pelqyshme edhe pse ne dukje fragmentare.
Ne keto kohe prozaizmi e hermetizmash qe nuk ka “agriment” qe i kupton le me ti zbertheje e ti shijoje…vjen Rav.dhe le nje gjurme.Urime
11 February 2008 @ 5:24 pm
Emi une neper ate Bermude kam kaluar vetem nje mbasdite shtatori, por ne ate moshe e ne ate dite vijat, kurbat, majat e bardha dhe rrumbullakesite e gjelbra evokonin vec ate izolim nga njerezit dhe njesim me zotin qe s’e quaj dot vetmi. Mbetet udhetimi me makine me i bukur i jetes sime deri tash.
Seriozisht tani, poezia mund te stise kujtime, por per mua duhet te tjerre perceptime dhe krijoje bote. Ky eshte ndryshimi mes peisazhit kopjues dhe piktures, midis vargut dhe poemes (po i ul pretendimet ndaj vargut, e bindur qe gaboj). Lexuesja shton botet e veta, por duhet t’i ngreje mbi bazat/me tullat e tekstit. Ne rastin me siper, poezia ishte aq e mbushur sa vetmia s’hidhte dot rrenje - as mbi vijat e bardha. Une nuk e ngrita dot vetmine aty Emi, mgjs prane kam male llaci.
11 February 2008 @ 5:43 pm
“…e ndizet vetmia llambushkash rrumbullake,
e harliset copëzash kujtimesh, trillimesh,
një hyrje, dy dalje, i lidh, i qep,
ngjyros, shngjyros….
Qe jeni mbledhur te gjithe ketu, nuk eshte merite e Ravintsares (d.m.th.nuk eshte teresisht. Se eshte merite e saj qe c’ke me te qe ka arritur te sjellje lidhje, qepje, ngjyrosje e c’ngjyrosje mbi vetmine e saj).
Po me shume se kaq, eshte pamundesia qe thote tropizma per ta ndertuar vetmine tjeterkund, mirepritja pershendetese e Idrisit, respekti i papritur i emigrantit per te drejtat censuruese, :), vemendja e pagabueshme e lostit, gadishmeria per t’i bere vend “sherrit” (me fatlumi shoqerues) dhe deshira e te gjitheve per t’u gerricur me vetmine e patrazuar tjeterkund, fshehur pas ekraneve, mureve apo poshte temperaturave te uleta mjaftueshem (se do na ngrish fare).
Kjo teme eshte e vetmja qe nuk ka ftohte deri tani!
11 February 2008 @ 7:37 pm
« Patinazhi poetik » i Ravintsarës, përveç figurave të gjalla e rimës së tërthortë (flm Lost), që më pëlqen fort, ka dhe një ritëm që ndërron nga një strofë në tjetrën, si ndërron ritëm rrjedha e mendimeve kur ti ke dalë të luftosh vetminë me maja thikash e lëvizje të reja, por ajo, dhe pse kërcet (thyhet) e pengohet prapë derdhet rrugëve e ndizet llambushkave… Dhe s’është vetmi nga ajo që ke kur je fillikat, kur s’ndihesh i kuptuar, është vetmi nga ato që të sjell mëdyshja kjo më lart:
…një hyrje, dy dalje…
mëdyshje ( a mëtreshje) me:
copëza kujtimesh, trillimesh,
që ajo
…i lidh, i qep,
ngjyros, shngjyros…,
ndofta bash për të luftuar vetminë, atë të madhen…
Dhe ai fundi “në s’e ke kuptuar që ti je shkaku i gjithë kësaj, ja ku po ta them në kllapa.” më pëlqen fort fare (ndoshta ngaqë pak e ligë:))
11 February 2008 @ 8:19 pm
Eshte vetem nje varg i je kenge te A.Gjebrese qe jep ndoshta pasqyren
:D se per DRITA kemi MIXHEN
:( 
me te plote te kuptimit te “Copezimit te jetes” nje gjetje e thjeshte por e perkryer per te prure VETMINE si ato vargjet e Ravit:
………………….Fragmente sexuale…….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ju shoh te copezuar dhe kjo eshte ajo qe arriti RAVI ….sejcili ta ndjeje
veten(vetmine) atje ku desheron…
Te lumshin llambushkat RAV !:D
11 February 2008 @ 10:53 pm
Ah, Idris, Idris, dhe Gjerbrean e lexon si të intereson, le më Ravintsarën. Sensuale, mor, thotë, jo seXuale.
Por ke disi të drejtë, po do të bësh analizën mendore të peshqve, hidh një poezi (të mirë, se ndryshe s’të vijnë :)) dhe lexo komentet.
p.s. komenti im qe i bazuar në fakte. pikë. yti qe pa fakte. pikëçuditëse.
p.p.s. O Ravintsarë, del në penxheré dhe ti të të shohmë se cila je.
12 February 2008 @ 12:56 am
Ju flm. të gjithëve për komentet! I vlersoj shumë, të gjitha me rradhë, nuk m’a mori mendja që do mblidhja kaq shumë peshq në rrjetë.
Nuk para më ndodh të patinoj e aq më pak të shkruaj poezi, me thënë të drejtën (megjithëse të shkruarin më është dashur t’a praktikoj me hir a me pahir derisa mora diplomën e maturës ;)). Kështu që, si frymëzim çasti që qe, “çfarë ka dashur të thotë autori” me “çfarë ka thënë autori” mund edhe të mos jenë e njejta gjë. M’u bë qefi kur lexova tropizmën dhe anti-tropizmat, m.q.s. më lenë të besoj se poezia edhe përcjell mesazhin e vetmisë, edhe e shpërndan me pikatore apo me mulli piperi, sipas dëshirës.
Gjithësesi, nuk është nga ato vetmitë e përjetuara në shtëpinë e mamit dhe të babit të dielën mbasdite, kur TV-ja jep muzikë dhome, kurse ti do doje të dilje me princin tënd të kaltër 15-vjeçar të shikoje perëndimin e vagëlluar mbi liqerin pa kufi dhe shan e shfryn me vete nëpër ecejaket dhomë-ballkon-kuzhinë. Eshtë nga ato vetmitë e së dielës me diell fill pas jo-vetmisë dritëshkurtër të së shtunës me llokmë, që ti e vë re më shumë se kurrë në mes të turmës dhe gati sa nuk zihesh ngusht prej shikimeve thuajse qortuese për këtë sjellje anti-konformiste në publik! Ti, megjithatë, gjen kohën për t’iu gëzuar ajrit të ftohtë e rrezeve mashtruese të diellit dimëror dhe hijes romantike të katedrales në prag të perëndimit, ndërkohë që tenton “lëvizjen ndryshe”, çka e bën vetminë disi të ëmbël. (Qualcosa che assomiglia al ridere nel pianto - siç thotë Nannini) Nejse…
@t_red: më pëlqeve

Tani jam në fazën fillestare të mësimit të ekuilibrit, ndoshta kur të arrij të bëj ca double salchows do më vijë frymëzimi të shkruaj dhe “Xaxin”.
@akull: you got it right, po dihej ajo punë…
@emigrant: Eh, sa shumë gjëra nuk i dimë në këtë botë, po zyra jote që kur është bërë muze vlerash artistike?
Përshëndetje të gjithëve!
12 February 2008 @ 1:12 am
Ravintsara, nuk eshte (ende). Por per cdo gje ka njehere te pare, apo jo?
Ja te hudh nje cike “piper”: Kur Shekspiri shkroi Othelon, as fjala “xax” ne shqip ekzistonte, as Universieti im ish themeluar….
12 February 2008 @ 1:21 am
Përkufizimi sipas “Ravintsara Pocket Dictionary 2008″:
Xax~i (m) {dzadz} PERKEDHEL. thuhet per nje njeri lekura e te cilit i ngjan lekures se Otellos (shiko: Otello)
12 February 2008 @ 1:21 am
Akull!
:)
:D
:(
Kur gjej lirizem gjej nje clirim te te gjithe damareve qe ne shkence njihet mire se cfare perfaqeson…Kete pashe te Ravi
Shume ishin dhe ne “ngerc personal” ,si te gjithe ne raste te ndryshme dhe thashe “ja pakenaqesite ditore”….
Psh Emigranti lexon per poezine por ben nje ftese per Proze …
C’fare te jete? As ngerc as shkrirje damaresh ??
A je tuj i dhene tabi ketij shereti ?
12 February 2008 @ 1:27 am
Idris ( e di që i ke shkruajtur Akullit por… ) gëzohem që ngërçet dhe variçet e mia prej patinave atë ditë paskan shërbyer si hollues gjaku për ty.
Shëndet!
12 February 2008 @ 12:42 pm
O Idris, Emigranti i ka më të thella se ç’duken “hallet” (nganjëherë) … dmth ftesa për prozë nuk është se s’e shkriu apo s’e ngriu poezia (ma merr mëndja mua), po se i ka ngelë menja të marri vesh detaje mbi një farë O-thell-O, alias xaxi.

Argumentat ndodhen nëpër komente të temave që s’kam menje t’i citoj.
Dhe @R: “dihej” thonë shpesh vetëm pasi merret vesh.
12 February 2008 @ 3:34 pm
@ Ravintsara
moj ti cuce,
poezite e tjera kur do i postosh???
Akull…
nese ajo vete nuk e ben
a do kemi mundesine thua prej teje te mesojme diòka me teper per te???
nji deshire e magjarit kjo…
12 February 2008 @ 4:47 pm
Ravintsara (me potencial per Ravi Shankar): mua me ngacmoi Xaxi sepse pashe nje mundesi per te trajtuar racizmin (ne Europe) nga nje kendveshtrim shume pikant, nga ai i femres se bardhe! Me e shtjellu edhe nje cm me shume (i detyruar ne fakt, se kshu i humb gjithe attraksioni), ideja shkonte pak a shume: Te jesh Othello duhet me shume se lekure e zeze, ose Ku humben Desdemonat etj etj.
Eshte ana tjeter e kesaj barrikade: http://emigrantipeshk.blogspot.com/2007/10/monolog-auslaenderi.html
PS Mos u tremb nga fjala “Monolog”.
12 February 2008 @ 6:36 pm
Kapiten,
m’ka çu Ravintsara me t’thanë që s’ka poezi t’jera (shaka, se ta thotë vetë kur të vijë nga stani:). Mund ta gjesh te faqja www.ravintsara.blogspot.com dhe ta pyesësh vetë se unë di aq shumë mbi te (la connaissance universelle…) sa s’ta merr mendja e s’di nga t’ia nis e bën vaki të them shumë gjëra që s’janë relevante.
Shëndet!
12 February 2008 @ 9:29 pm
[Mua s’më trembin fjalët si “monolog” por fjalët si “ausländer” zakonisht :P, po kjo s’ka lidhje (të drejtpërdrejtë) me temën.]
Nuk e kuptoj, emigrant, se si e qysh komenti “xaxi” të paska lënë gjithë atë përshtypje dhe se në ç’mënyrë historia do bënte llaf për racizmin po t’a shtjelloja edhe pak… . Xaxi (thënë kështu me përkëdheli dhe aspak me racizëm apo anti-racizëm) ishte goxha djalë e i bukur dhe ndoshta i ngjante Otellos në më shumë se një pikë po kujt i interesonte? (Edhe që Goni të bëhej Romeo, do duhej më shumë se një lëkurë e bardhë…) Pastaj, kush tha që humbën Desdemonat?…
12 February 2008 @ 9:37 pm
Ku xax? Ku xax?

12 February 2008 @ 9:40 pm
Ravin’ (te kam borxh nje shpjegim po tani s’me ka mbetur pike deshire letrare) fjala xax eshte po aq perkedhelese sa fjala kucke (mos me fshi admin se do te te coj ne gjyq per puritanizem). Por hija e racizmit te historia jote e lezetshme nuk varej vec ne fill te ‘xaxit’. Meqe edhe kjo ceshtje perceptimi mund te jete, une po bej nje dalje nga dera e pasme.
12 February 2008 @ 9:42 pm
O, po kshu eshte kjo pune, Ravintsara. Jo cdo gjo (pra as pershtypjet) bohen me plan. Psh “Lucy in the sky with diamonds” i erdh ne koke McCartneyt vetem se kur e pyti ky gocen e vogel (s’di te kujt nga ata 4) qe si e ka emrin kjo kuklla qe po loz, ajo i tha: Lucy in the sky with diamonds. Me vrap burri i botes te pianoja ene per 5 minuta beri nje gje qe u shit s’di sa milion here….
“Xaxi” rocks! Really! Me beso per kete. Ndersa goni, amon, you’re kidding, right?… c’hyn goni ktu s’e marr vesh! Po flasim per tjeter nivel gjerash. Tjeter nivel krijimi.
12 February 2008 @ 10:07 pm
Tropizma, sinqerisht nuk e di kush e ka shpikur fjalën “xax”, por për mua kuptimi i dhënë sipas “fjalorit të xhepit” të mësipërm qëndron akoma. Do prisja me kënaqësi shpjegimin e fillit ku u var racizmi i historisë.
Emigrant, dakord jam, kështu edhe historitë nuk bëhen me porosi; Goni hyri ngaqë historia e xaxit u tregua për të ilustruar historinë e Norës dhe siç e dimë të gjithë (ose ndoshta siç e di unë por kujtoj se e dimë të gjithë) shqiptarët e kanë pak tmerr t’i krahasojnë me afrikanët e shprehja e tipit “edhe xaxi di të sillet më me njerzillëk e t’a kuptojë kur s’ia kemi ngenë pa shumë shpjegime, kurse Goni mbeti toç kuklle” vjen më tepër si ngucje për toçat e kukllave se sa si meditim mbi çështjen e racizmit. Për xaxin respektet e mia edhe sot e kësaj dite, letrat e kartolinat ia lexoj me kënaqësi sa herë që pastroj dollapin.
Taum :D, jo mi gocë çfarë xaxi se përhapin panik kot njerëzia. Lexo komentin tim te varianti jopoetik i Norës
12 February 2008 @ 11:04 pm
tell me what you find,
when you read my mind…
12 February 2008 @ 11:59 pm
E lexova :D.

Se kuptova pse mund te perhape panik kot njerezia? Nejse, une kam respekt per te githa ngjyrat duke perfshire edhe pinkun me topa blui
http://youtube.com/watch?v=4ORoq_nOmPQ&feature=related
:D:D:D
http://youtube.com/watch?v=2ZcHf8lFgEU
13 February 2008 @ 12:12 am
Me leje, ta them unë, me leje, ta them unë? Sepse ca peshq, ashtu siç dhe një pjesë njerëzish bëjnë në jetën reale, lexojnë dhe shohin atë që kanë në kokë dhe jo atë që shkruhet apo, nganjëherë, dhe vizatohet. Se janë me ngut, s’kanë kohë të thellohen te mejtimet e të tjerëve. Falemnerit!

p.s. Traum, më shkërrmoqe me ato videot.
p.p.s. Viva la Coloreria!