Identifikohu



Regjistrohu

Patenta shqiptare, perdorim ne Itali

Patentat per drejtim automjetesh te marra ne vend, mund te konvertohen pa asnje shpenzim nga emigrantet shqiptare qe jetojne ne Itali. Keshilli i Ministrave miratoi dje ne parim projektvendimin per marreveshjen ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise, per njohjen e ndersjelle te konvertimit te lejeve te drejtimit te automjeteve.

Nga marreveshja e lidhur perfitojne te gjithe shtetasit shqiptare qe kane leje drejtimi (te kategorive te ndryshme), te cilet nuk do te rifillojne procedurat e regjistrimit dhe te proves, per marrjen e lejes se drejtimit italiane. Ata do te dorezojne lejen e drejtimit te marre ne Shqiperi dhe do te marrin te njejten kategori te lejes se drejtimit italiane, duke u krijuar mundesine qe te punesohen si drejtues mjeti ne Itali, me te drejta te barabarta me shtetasit italiane. Me nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, leja e drejtimit (patenta) e re, do te konvertohet menjehere dhe automatikisht pa shpenzim.

 

Gjithashtu, brenda nje periudhe nje-vjecare nga hyrja ne fuqi e marreveshjes, do konvertohen edhe te gjitha lejet e drejtimit te tipit te vjeter. Dokumenti do te terhiqet drejtperdrejt nga zyrat e Motorizacionit Civil dhe jo me ne zyrat e perfaqesive tona diplomatike ne Itali, duke evituar keshtu shpenzimet suplementare dhe radhet e gjata ne sportelet e tyre. Nga marreveshja perfitojne edhe te gjithe drejtuesit e automjeteve (qe disponojne kategorite B, C, D, D+E), te cilet jane ne emigracion ne Itali, pasi marrja e te gjitha kategorive te lejes se drejtimit italiane, bazuar ne legjislacionin italian, kerkon plotesimin e intervaleve kohore nga nje kategori ne tjetren, kohe e cila eshte 2 - 3 vjet.

 

Qytetaret nuk do kene me nevoje te vijne ne Shqiperi per t’u pajisur me cdo lloj dokumenti qe deri tani eshte kerkuar ne origjinal, pasi korrespondenca per informacionin e nevojshem do te jete e shpejte edhe ne forme elektronike, nepermjet zyrave perkatese. Njohja dhe konvertimi i lejes se drejtimit shqiptare me lejen e drejtimit italiane do te krijoje mundesine e njohjes dhe konvertimit te lejes se drejtimit edhe me vendet e tjera te BE-se.

www.albstudent.eu

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente »

  1. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Shtator 2007 @ 3:31 pm

    Shyqyr zotit….se fakti qe deri tani qeveria jone nuk kishte miratuar gje…i ndalonte shume shqiptaret ne fakt.

    ps: sa te mira qe jane rruget e Italis…tamam si ato te shqiperis pa piken e tabelave drejtuse :D

  2. Zana thotë:

    13 Shtator 2007 @ 3:58 pm

    Me vjen mire ,shume mire per kete marreveshje.Kur mendoj se sa kemi shpenzuar ne kohe ,impegno e parà per te marre patenten ne Itali.Me ne fund fillon e thjeshtezohet ekzistenca e shqiptareve ne Itali.

  3. Reli Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Shtator 2007 @ 4:51 pm

    Ky eshte lajm i para disa diteve por,
    Nuk eshte e vertete,
    ne Itali nuk vlen patenta Shqiptare, keto gjera nuk e kuptoj pse duhen miratuar ne Shqiperi nderkohe qe ky ligj duhet te kete efekt ne Itali.

    Per tu informuar mora ne telefon zyren e “Motorizzazione Civile”
    Pergjigja:
    Nuk dime gje, ne Itali nuk njihen patetentat Shqiptare, ose me sakte vlejne deri ne 1 vite pasi ke hyre ne Itali.

    Po ate thashe edhe une qe nuk varet nga Sala, atehere ç’fare miratojne ne Qeveri??

    Nese duan qe te njihen patentat Shqiptare ne Itali, pse kur vij ne Shqiperi polici me thote
    “Kjo patente nuk njihet, ik perktheje e noterizoje, pastja kthehu te marresh dokumentat e makines”

    Pasi ka marre 5Mijshen thote,
    “Ok tani i noterizove”!!!

    Propaganda e radhes qe ben Sala.

  4. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Shtator 2007 @ 7:17 pm

    Shpresojme mos te jete si ato perrallat e tjera te lehtesimit te vizave e etj. Gjithsesi deri tani une patente shqiptare kam levizur dhe policet kur e kane pare s’kane thene asgje.

  5. cluephone thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:10 am

    gjynah populli shqiptar ne itali, gjynah.
    my ex is living there too, keshtu qe thashe ti beja ca komente.
    se pari ky eshte ehste nje projekt ligj si ai i tipit qe miratoi qeveria me perpara per lehtesimin e vizave. dmth ne duam tashti te shohim se cdo thote EU.
    jam i sigurt qe pergjigjia do jete HIPNI KETU SHQIPETARE TE SHIHNI BORACAY ISLAND NE PHILIPPINNES.
    ah dhe nje inside info mqs behet fjale per patentat shqipetare.
    nje shqiptare qe e ka te shoqin polic ne itali, me dergoi nje email me linkun e emisionit Fix fare te ri ku tregohet se si i kishin bere patente dhe bustit te atij bustit te turqikose Sulejman ne mes te tiranes. ia kishte treguar te shoqit emisionin dhe i kishte thene ja si meret patenta ne albania. ishte shocking se si mund ti nxjerresh nje patente nje nga 10 me te kerkuarve te FBI ne bote, ne nje shtet ku korupsioni ehste MAX.

    per hir te mirqenies te italianeve, shpresoj qe qeveria italiane mos e e miratoje kete marveshje. ehste koha qe shqipetaret te mesojne the HARD WAY.
    drive safe dhe mos gjuani femra while driving ….

  6. ados thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:26 am

    clue!!! you have no clue what you are talking about…me fal zonjushe, por flet me emocione..!!

  7. Meleqi thotë:

    14 Shtator 2007 @ 3:56 pm

    Vrrummmmmm-Vrrrruuummmmmm……YYYYYhaaaaaaaaaaa……

  8. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:02 pm

    do rritet numri i kamikazeve rrugore ne itali

  9. rudi thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:07 am

    ados, nuk e besoj qe je maskilist. E pse u ekuivalentokan njerezit pa clue me *zonjushe*?cluepho…..per nga mosha mban nje Z te madhe….. Sa per clue_te e tjera e nxjerr konkluzionin vete kushdo nese nuk ka rrjedhje nervash kur tenton te lexoj komentet e tij……….

  10. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 10:48 am

    cluephone thotë:
    14 Shtator 2007 @ 4:10

    “drive safe dhe mos gjuani femra while driving ….”
    —————————————————————–
    This phrase could be a slogan, on an advertising campaign in albania!!
    Urime cluephone!!
    Ide e mire,over to someone,somewhere over there!! :) :)

  11. cluephone thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:08 pm

    rudi my man,
    nuk e di se ne c’shit hole jeton ne japoni.
    po une jam per momentinn f$$$$ up ne roppongi dhe sta kam ngene.
    nuk jam zonjushe dhe so that you know ….
    piece of advice … be honest …. on that dark hour in front of yourself
    sepse cluephone is buckling up BYE BYE …. you and the rest of the GOOKS.
    dhe nqs ke nge degjo SULIMAN from INFECTED MUSHROORMS.
    you and peshku are history for the rest of my time …
    but then again you are lucky qe pate shansin te flasesh me mua, fale ketij blogging system.
    se ne jemi drejteza te kitheta … dhe ti duhet ta kuptosh kete ne te ardhmen. life is fair … per ata qe e jetojne dimensionin e n-te.
    ec mo cte te them me se jam per jete gjumi and it is 6.08 AM ….

  12. lika15 thotë:

    4 Tetor 2007 @ 6:51 pm

    Qa shyqyr zotit more nuk ta ndrron kush patenten ne itali.sepse sot me date 4/10/2007 une personalisht shkova tek motorizacioni dhe me thane qe nuk ka asnje ligje per shqiperine dhe nuk kane ndegjuar se patenta shqipe do hyje ne fuqi. dhe me tha edhe perse nuk e fusin ne fuqi. Me tha keshtu….

    Voi Albanesi siete indietro come la luna.e’ quello che ha scrito questo articolo,
    e indietro come la qipola…hahahahahahahahahahahahah

  13. edvin thotë:

    24 Tetor 2007 @ 5:17 pm

    Nuk vlen hic fare.Eshte miratuar vetem ne parim ndersa ne praktike do te duhen edhe disa kohe.Isha para 1 jave tek motorizzazione civile dhe thane se vlen vetem per nje vit.hajt shnet

  14. rrena me bisht thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 12:04 pm

    rrena me bisht jane te gjitha fjale & premtime shum e vepra pak

    E lo stato Albanese che non pensa ste cose manco se ne frega.

  15. $Boss$ thotë:

    6 Qershor 2008 @ 2:29 am

    Patenta nderkombetare shqipetare eshte e perdorshme deri ne nje vit pasi te keni bere rezidencen ne Itali… nese nuk e beni rezidencen athere patenten nderkombetare shqipetare mund ta perdorni perjetesisht ne cdo cep te Italise. problemi eshte qe duhet ta rinovoni cdo vit ne shqiperi sepse dhe koha e vlefshmerise se patentes eshte vetem 1 vit.
    gjithsesi dhe te nxjerresh nje patente italiane te pakten ne rajonin e Lazios nuk kushton asgje… vetem shpenzimet e rregjistrimit ne provimin e shtetit.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit