Login



Register

Puna Kërkimore në Universitetet Shqiptare

Pas grevës së pedagogëve për ngritje rroge gjatë vitit akademik 2005-2006, e cila paralizoi sistemin universitar për pothuajse një muaj a më shumë, pagat e pedagogëve u rritën ndjeshëm, por ndodhi ajo që mund të përkufizohet si “merr borxh të lashë huan”.

 

Dua të them, u shkurtuan një sërë shërbimesh me pagesë që bënin pedagogët, duke i kthyer ato në “detyra” “vullnetare”. Ja disa: a) pedagogët nuk paguhen më për orët që harxhojnë duke korrigjuar provimet, b) duke ndihmuar një tjetër pedagog në mbarëvajtjen e seancave të provimeve, c) nuk paguhen më për konsultime që studentët mund të kërkojnë jashtë orëve standarde të mësimeve dhe ç) më kryesorja, nuk paguhen më për të korrigjuar punët kërkimore të studentëve të mirënjohura si “detyra kursi”. Kjo është situata.

Çilat janë pasojat: a) provimet korrigjohen shkel e shko; b) pedagogët duhet të përdorin kohë e lirë për të ndihmuar pa pagesë një koleg të tyre; pedagogët duhet të përdorin njohjet e tyre për tu ndihmuar nga një koleg i tyre; c) pedagogët bëjnë konsultime pa pagesë, duke humbur kështu kohë nga koha e tyre ose nuk begenisin të bëjnë konsultime fare edhe kur u kërkohet kjo gjë; dhe ç) ka pasur disa orvatje për t’i hequr komplet punët kërkimore studentore, përkatësisht detyrat e kursit, nga jeta akademike e studentëve. Edhe pse kjo nuk është arritur një qind për qind, edhe ata pedagog, që gënjejnë veten, eproret ose studentët se bëjnë japin detyra kursi për studentët, nuk i lexojnë ato.

Duke i shpërfillur me dhimbje tre pikat e para do të përqendrohemi tek e katërta dhe e fundit. Bëhet fjalë për mungesën totale ose prezencën sakate të punëve kërkimore të studentëve. Siç ka bërë bujë, universitetet shqiptare u anëtarësuan në rrjetin e universiteteve që operojnë me programin dhe sipas modelit të universitetit të Bolonjës, i ashtuquajturi “Procesi i Bolonjës”. Këtë e trumbetuan, e trumbetojnë dhe do të vazhdojnë ta bëjë këtë qeveritarët tanë, pa dallim ngjyre politike në këtë pikë. E thënë më fjalët të tjera, ministra, drejtorë arsimi, rektorë, dekanë, shefa departamentesh etj, mburren gjithandej me risinë që po i sjellin universitetit shqiptar, sikur të jetë shpikje tyre, dhe pakëz e zbatojnë konventën në fjalë. Shembulli më konkret ka të bëjë, siç e thamë ka më lartë, më temën e këtij shkrimi.

Për çfarë bëhet fjalë: thamë që anëtarësimi në rrjetin e universiteteve të Procesit të Bolonjës u mirëprit nga të gjitha, por politikat e arsimit në Shqipëri duket se po veprojnë nën rrogoz duke i bërë puç suksesit të këtij anëtarësimi dhe ecje përpara të arsimit të lartë shqiptar. Po ndodh pak a shumë siç ndodhi me ideologjinë komunistë të cilën shumë e përqafuan, por asnjë nuk e zbatoi, duke qenë se nuk ishte e mundur, por e modifikoi sipas qejfit të vet. A është kjo e mundur edhe në arsimin e lartë me rastin e Procesit të Bolonjës? Shikoni se çfarë thotë marrëveshja e anëtarësimit në këtë Proces, e cila u firmos me pompozitet nga kompetentet e arsimit të lartë në Shqipëri. Në librin “Bolonja në 7 hapa”, Përmbledhje e dokumenteve kryesore të procesit të Bolonjës, botim i fondacionit Soros, botuar në Tiranë në vitin 2004, gjendet se ndër mjetet përmes të cilëve do të përmbushen objektivat e këtij është edhe ai se: “Rekrutimi i mësimdhënësve dhe rregullimi i statusit të tyre t’i nënshtrohet parimit se kërkimi është i pandarë nga mësimdhënia”.(1)

Pra, fakti që në universitet puna kërkimore na qenka e po aq e vlefshme sa ana teorike e studimeve qenka parim. Si po e përbush qeveria shqiptare këtë parim? Përgjigjja: Duke mos i paguar personat përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre punëve. Si po e përmbushin rektoratet këtë parim? Përgjigja: Duke qepur sqepin e duke pretenduar se nuk po ndodh gjë. Si po e përmbushin Pedagogët këtë parim? Përgjigja: Duke bërë sikur japin detyra kursi ose duke e thënë troç, që ata nuk paguhen për këtë punë. Po studentët?! Përgjigja: Eh, studentët; ata bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh dhe fërkojnë duart nga kënaqësia kur nuk u ngarkohen detyra të tilla. Është për të qarë që pjesa dërrmuese e studentëve nuk duan të bëjnë punë kërkimorë, e me keq se kaq është se ata as që e kanë idenë se si bëhet një gjë e tillë “monstruoze”.

Pas gjithë kësaj që thamë na del që llogaria e qeverisë “merr borxh të lash huan” dështoi.

Lind nevoja urgjente që të rishikohen edhe në herë pagat shtesë të pedagogëve për mos të kthyer arsimin e lartë në një institucion që gjallon gjysmë sakat. Kjo duhet bërë sepse a) kjo është pjesë e marrëveshjes së procesit të Bolonjës; b) kjo është në të mirë të rritjes dhe ecjes përpara të universitetit dhe të studentëve; c) kjo është një nevojë që duhet përmbushur në kohë për të pasur përparim dhe prosperitet si komb, duke qenë se universitetit është një nga institucionet më të rëndësishme të një vendi. Po nuk mësuam se si bëhen punët kërkimore në universitet, ku do të mësojmë vallë?

Banago

Gjovalin Shkurtaj e të tjerë., Hyrje në metodikën e punës shkencore, SHBLU (Tiranë, 2004), f. 9, duke cituar nga libri Bolonja në 7 hapa.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

34 Komente

  1. Leon thotë:

    14 January 2007 @ 9:57 pm

    Shkrim i bukur! Tamam real per kohen qe po kalojme!
    Megjithate, ky autori nuk shpreh qarte alternativat me duket mua.
    Perse duhet lidhur cdo deshtim me pagat e mesuesve ne arsim?
    Mendoj se ka te beje dhe morali i ulet i mesuesve dhe studentave.

  2. Eri. B. thotë:

    14 January 2007 @ 10:38 pm

    Banago mor djalë, gjes! Ai problem që na shtron ti, është më shumë se i dukshëm dhe real, por ama edhe unë nuk mendoj se arsyeja kryesore është fakti që ato janë shërbime të papaguara. Më parë kanë qënë paguar, edhe pse pagat ishin të ulta. Psh. kontrolli i detyrave të kursit, paguhej. Por a korigjoheshin vërtetë ato, përveçse ndonjë paragrafi?! Edhe korigjimi i provimeve paguhej, dhe sërish ka qënë i njëjti problem.

    Ndoshta pagesa për të cilën flet ti, do t’i stimulojë, por gjithsesi mendoj se ka të bëj më tepër më papërgjegjshmërinë e stafit akademik, dhe pse jo me dembelizmin e tyre.

    Ai gëzimi apo lumturia e studentëve sa i vërtetë që është, aq shumë sa jo vetëm që nuk dinë të bëjnë (bëjmë) punë kërkimore, por edhe mendojnë se nuk ja vlejnë dhe se janë gjëra që s’ju hyjnë në punë.

    Nejse, unë doja të thoja që jam skeptike edhe nësë këto shërbime paguhen. Për aq kohë sa në universitete ideali dhe përkushtimi janë jashtë loje, druhem se detyrat tona të kursit do vazhdojnë të vlerësohen veç me një paragraf, apo më keq akoma, mos të korigjohen hiç.

  3. eizo thotë:

    14 January 2007 @ 10:45 pm

    nje teme te tille e kemi pasur pak a shume ……
    une jam i mendimit qe i gjithe sistemi shkollor dhe universitar shqiptar ka nevjoe per nje shnderrim 200%……

  4. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 January 2007 @ 5:53 am

    Shkrimi eshte interesant e une vete kam deshire te mesoj me shume per kete marrveshjen e Bolonjes per te cilen kam lexuar shpesh ne shtyp. Kalimi i me shume parave ne drejtim te universiteteve do te ishte natyrisht nje hap i mire; kur mesimdhenesit ta shikojne qe dikush interesohet per arsimin atehere edhe ata mund ta marrin me seriozisht. Megjithate ne horizont afatgjate universitetet kane nevoje per nje shnderrim mendesie; per te kuptuar nevojen e krijimit te nje emri/specializimi ne nje fushe te caktuar, per nevojen e krijimit te nje besnikrie te ish-nxenesve ndaj universitetit ne menyre qe keta te ndihmojne me akoma me shume para e mbi te gjitha na duhet edhe nje sistem renditjeje shkollash, vecanerisht sot. Sa universitete shteterore kemi gjithsej? Te Tiranes, te Durresit, te Vlores, te Beratit, te Gjirokastres, te Shkodres, etj, etj. Po private? Kush dreqin e di. Prinderve dhe nxenesve i duhet nje menyre per ti renditur keto shkolla.

  5. albos thotë:

    15 January 2007 @ 10:43 am

    Kur lexova titullin mendova se behej fjale per punen kerkimore te pedagogeve qe eshte njelloj joekzistente si ajo e studenteve. Nejse mund te flasesh sa te duash per keto gjera; te gjithe e dine se ku calon problemi por ata qe duhet t’i japin zgjidhje nuk po bejne punen e tyre.

  6. anonim thotë:

    15 January 2007 @ 2:25 pm

    Ne Zvicer, ne universitetin ku une punoj, pedagogu i ben te gjitha keto lloj sherbimesh pa pagese shtese. JAne sherbime te perfshira ne rrogen qe merr nje pedagog. Edhe une si Eizo jam i mendimit qe pedagoget shqiptaret duhet urgjentisht te nderrohen 200%. Nuk ehste puna vetem tek rroga, por pikersiht, tek ideali. Profesoret shqiptare i gjen neper klube duke pire raki ne orar te punes. KJo eshte gjendja!

  7. ardi thotë:

    15 January 2007 @ 2:27 pm

    Ne Shqiperi nuk ekziston disiplina e punes ka vetem ankesa..ankesa..ankesa.. ?

  8. ardi thotë:

    15 January 2007 @ 2:28 pm

    Ky Polloja sikur po ben dicka po veshtire qe te ndryshoj mentaliteti shume pedagog e marrin rrogen kote.

  9. Leon thotë:

    15 January 2007 @ 2:35 pm

    anonim thotë:
    15 Janar 2007 @ 2:25 pm
    jam i mendimit qe pedagoget shqiptaret duhet urgjentisht te nderrohen 200%.
    Profesoret shqiptare i gjen neper klube duke pire raki ne orar te punes.
    —————————————————————————-
    Mire e ke ti vella por nuk eshte zgjidhje ajo!
    Ti heqesh eshte e lehte, por per ti zevendesuar eshte e pak si e veshtire!
    Profesoret e mire numerohen me gishta ne shqiperi tani!
    Personalisht mendoj se eshte qeshtje morali dhe krenarie qe te jepe profesioni i mesimdhenies!

  10. Cheney thotë:

    15 January 2007 @ 2:37 pm

    ”’Nuk ehste puna vetem tek rroga, por pikersiht, tek ideali. Profesoret shqiptare i gjen neper klube duke pire raki ne orar te punes. KJo eshte gjendja!”’

    Ju e prisni dhallen me thike..Mendoj se dhe rroga ka te beje goxha. Ne fund te fundit nuk mund ti kerkosh llogari nje profesori qe nuk e paguan. Problemi qendorn ne ate qe pagesa nuk duhet bere per ore pune(sic ka filluar te behet edhe ne universitetet private)…

  11. anonim thotë:

    15 January 2007 @ 6:30 pm

    Shumica e profesoreve shqiptare jane te papergatitur. KAne mbaruar universitetet shqiptare ku kane mbajtur shenime sepse libra s’ka patur zoti e mban mend qekur, dhe tekstet e huaja me te cilat mesojnee gjithe bota kane qene prone ose e nje individi ose kane qene kastruar nga partia. Pergatitja nuk vjen duke perseritur te njejtat gjera qe jane thene per 50 vjet me radhe, pa eksperience kerkimi shkencor te mirefillte dhe me llogje kavaje tek klubi i fakultetit. Situata e sotme ne Universitet shqiptare eshte e tille qe nga 1985 kur kam bere une universitetin. Une i kam marre te gjitha leksionet me shenime, profesoret na i benin pyetjet e provimit nga libra te huaja me zgjidhje te gatshme. Une i kisha ato librat dhe i dija edhe zgjidhjet dhe e shikoja se cna perrallisnin ato kaqolat tone profesore. ME mire e kuptova kur dola jashte dhe kuptova qe kisha harxhuar vite per hicgje sepse shkenca ishte nje koncept shume i ndryshem nga ai qe benim ne fakultetin e shkencave. Mendoni te nderuar, koleget e mia jane tani profesore aty, punojne me ato shenime qe kane marre dikur, kane marre edhe ata nje kopje te atyre librave qe dikur i kishin prof. tane dhe perserisin te njejeten hile. Nga shkenca nuk ja kane haberin fare. Po te fillosh t’i ngacmosh ne njohurite qe japin e kupton qe nuk i dine, nuk i kuptojne tamam ato qe thone. Kohen e harxhojen me thashetheme dhe me perpjekje per te dale njecike perjashta. Midis ketyre aktivitetve mbarojne edhe doktoraturat shqiptare qe zoti e merr vesh perse i quajne doktoratura.

    Problemi eshte qe qe prej 1991 jane me mijera shqiptare qe jane edukuar jashte dhe qe mund te thithen ne atdhe e te zevendesojne gjtihe kete parazitizem te kultivuar nga shteti qe po e mban peng ate vend. Por kush ta beje nje gje te tille? PD apo PS? Nje revolucion itille do te thote te humbesh zgjedhjet, te humbesh pushtetin dhe gjithe kockat qe ai pushtet te afron per t’i lepire.

  12. Pjer Thomas thotë:

    15 January 2007 @ 7:31 pm

    Nga vendimi i qeverise per t’ua rritur rrogat por dhe per te mos ua paguar sherbimet, mua me duket nje hap para dhe dy hapa mbrapa. Artikulli nuk na i sqaron se sa ishin rrogat e ketyre dhe sa u bene tani, se sa paguheshin per sherbimet, kerkimet, dhe si ishte forma e pageses, me ore apo sipas rezultatit, apo ndonje forme tjeter. Ka ndonje ketu qe mund te na sqaroje per kete problem, dhe sa eshte diferenca qe humben profesoret me kete sistem te “ri”, e marre si total apo ne vjetore. Pjero.

  13. blete thotë:

    15 January 2007 @ 9:35 pm

    mendoj qe kerkimet dhe studimet shkencore jane pjese e detyres se nje pedagogu ne rradhe te pare per te provuar ‘brumin” e vet dhe qe i takon ai vend pune, dhe ne rradhe te dyte per ta mbajtur ate. me sa di une keto kerkime jane baza kryesore ku mbeshteten universitetet per te punesuar pedagoge te ndryshem ketu ne US, dhe per te mbajtur vendet e tyre te punes.
    nje menyre tjeter per te rritur cilesine e universiteteve eshte edhe ftimi i profesoreve te jashtem ose eksperteve ne deget e tyre, si psh avokatet, programistet, etj. KA plot njerez te sukseshem ne punen e tyre qe mund te mbulojne disa pjese mesimdhenie dhe te zvogelojne nevojat e universiteteve per profesore te mirefillte.
    po ashtu, mund te nxitet puna e profesoreve dhe e studenteve te caktuar dhe te sillet per botim nen kujdesin e fakultetit.
    keto jane thjesht disa strategji per te rifreskuar universitetet shqiptare, dhe per te sjelle pedagoge interesante ne to, jo ata qe punojne akoma me konspektet e kohes se xhaxhit Enver.
    sa per qeverine, e kemi pare sa kujdes ka treguar per studentet vit pas viti. e vetmja “reforme” ka qene lenia e mesimit e organizuar per protestat demokratike.

  14. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 January 2007 @ 9:45 pm

    anonim,
    ti me duket se di c’flet! Meqe punon ne nje universitet jashte shqiperise do doja te dija dicka thjesht per kureshtje!
    Ti vete do te ktheheshe ne shqiperi te punoje ne nje universitet shqiptar ?
    N.q.s. po, c’fare do ndryshoje dhe pse? C’kushte do doje ti te krijoheshin ne universitet shqiptare qe te mundsohej kthimi jot? Cili eshte ndryshimi me i madh i universiteteve tona dhe atyre zviceriane?
    Mbase s’jane shume pyetje!
    Faleminderit!

  15. anonim thotë:

    16 January 2007 @ 2:17 pm

    Une nuk besoj se do kthehesha ne shqiperi per te punuar atje pergjithmone, dhe kjo jo per arsye joptariotike por sepse fusha ime eshte e tille qe nuk ekziston ne SHqiperi dhe ne se do hapej eshte jashtezakonisht e kushtueshme. Kjo eshte arsyeja pse jam ne Zvicer, te themi dhe jo ne France, sepse ZVicra eshte ne bioteknologji nje nga udheheqeset. Te permend vetem Novartis dhe Syngenten psh. Por une do punoja me shume kenaqesi ne Shqiperi ne kushtet kur leksionet do te mund te organizoheshin keshtu sic jane te organizuara ne universitetin tim: ne bllok. Te themi nje muaj leksione dhe praktika intensive. KJo, mendoj, do te favorizonte edhe shume studiues te tjere qe jane akomoduar jashte shtetit kaq mire ne profesionete e tyre sa qe nuk ka me kuptim t’i lesh te gjitha per t’u kthyer ne nje shkretetire shkencore si Shqiperia. Kjo do te ishte edhe per shtetin shqiptar shume praktike per nje fare periudhe kohore, sepse nje pjese te shpenzimeve, sidomos ato te praktikave ne mund t’i sigurojme vete nga laboratoret apo universitetet ku punojme. Une e shoh kete si nje zgjidhje te mundshme por te parealizueshme sepse askush ne SHqiperi nuk te do t’i rrezikosh vendin e punes. Koleget e mi as nuk me afrohen kur shkoj ne Tirane nga frika sem os une tani kam vendiosur te kthehem pergjithmone e ju rrezikoj karrieren.

    Pjesa e dyte e problemit shqiptar eshte qe me nje lule nuk vjen behari. Ne se une do vendosja te kthehesha perfundimisht atehere vetem nen kompromisin e te qenurit shef katedre sepse perndryshe i bie, ashtu sic edhe ndodh rendom me ata qe jane kthyer qe shefi jot i katedres eshte mediokri me i madh por te ka jeten profesionale ne dore. Me beso, njoh njerez qe kane perfunduar studime ne universitete fare prestigjioze, kane nje liste artikujsh qe i ben konkurrente per tregun nderkombetar te punes, dhe jane kthyer ne shqiperi ne Universitet, punojne si pedagoge te thjehste, ju hapin shume here probleme me njohjen e doktoratures (mendo nje doktorature MIT qe nuk ta njeh universiteti i tiranes, mos i hap syte) ose nuk i kualifikojne si profesore por vetem si asistente, dhe kane per shef nje dallkauk. Te vjen per te vjelle! Ne se me vene shefe katedre do i nxorrja te gjithe pa pune, e kam fjalen te gjithe ata qe nuk i plotesojne kriteret: doktorature te finalizuar me publikacion ne revista te indeksuara dhe me peer review, pa kerkime shkencore, pa publikime ne revista te indeksuara, pa pjesmarrje ne konferenca nderkombetare me postera apo talks, pa perpjekje per te thithur fonde, pa aftesi didaktike, pa perpjekje per te futur literaturen bashkekohore ne mesimedhenie, pa perpjekje per t’ju dhene studenteve te studiojne informacione origjinale ne formen e artikujve breakthrough.
    NDryshimi midis univeristetit shqiptar dhe atij Zviceran, te pakten ne fushen time eshte qe ai shqiptari nuk eshte fare universitetet, por dicka si shkolle e mesme. ME beso diplomantet e mi do vinin ne pozite te veshtire te gjithe trupen mesimdhenese shqiptare ne degen time.
    NE universitetet zvicerane konkursi per vend pune eshte i hapur per te gjithe boten, me nje fjale ti konkuron me shkencetare nga e gjithe bota. Ti si profesor ben kerkim shkencor, mesimedhenie me te gjitha trat dhe pote, nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 6 te mbremjes dhe keta jane mesataret, hot shotet i ke 24 ore ne pune. Si profesor ke vetem rrogen te garantuar nga shteti dhe disa financime per materiale laboratorike, nje laborant dhe ndoshta nje bashkepunetor shkencor, financimet e punes tende kerkimore shkencore duhet t’i sigursoh vete ne nje kompeticion te hapur per te gjithe. Ne se deshton per te thithur fonde ke mbaruar si kerkues shkencor dhe eshte ceshtje kohe deri sa te kesh mbaruar fare si profesor. Si profesor duhet te kesh patjeter nje doktorature dhe postdoktorature, por jo te dyja ne ZVicer. Mbas doktoratures duhet ta lesh vendin per ndryshe nuk shanse te kthehesh si profesor. Mbas postdoktoratures punon si oberassistent, dicka si asistent profesor, dhe mbas te shumten 6 vjetesh duhet te jesh afirmuar si kerkues ne bote. NE se nuk ke publikime prestigjoze humbet shansin per t’u bere profesor. NE se arrin te behesh profesor behesh fillimisht temporar, me kushtin qe brenda 4 vitesh te etablohesh si kerkues, me nje fjale te kesh nje liste artikujsh ne revista prestigjioze, dhe vetem atehere fiton nje vend permanent. Eshte jashtezakonish e veshtire te perfundosh profesor sepse seleksionimi eshte eshte shume i madh dhe tregu i punes i vogel. Dhe mbasi ke gjetur vendin permanent nuk do te thote qe ke gjetur rehatine, punon si i cmendur per te ngelur ne valle per arsyet qe i shpjegova me siper. Universiteti zviceran funksionon si oret zvicerane. Mbas nje selelksionimi te tille perfytyroje se cfare niveli shkencor kane keto universitet. Nuk ja vlen fare te studiosh ne amerike e te harxhosh nje qerre me pare sepse ketu gjen nje nivel qe4 eshte i krahasueshme vetem me ligen A te universiteteve amerikane, kjo te pakten per biologjine dhe te gjitha specialitet e saj. Eshte vend i pasur dhe kete e ndjen qe ne momentin e pare. KA universitete te liges A ne Amerike qe vetem do ta kishin zili lluksin e universiteteve zvicerane. Komputerat i nderrojne cdo dy vit dhe aksesi tek kompjuterat eshte dicka fare e vetekuptueshme. Ne tirane boll te hsikosh orarrin e mesimeve dhe kupton se cfare niveli ka ai institucion. E shkruajtur me dore ne nje cope leter ku duket sikur kane ngrene me pare buken e drekes. As libre me programet e leksioneve, me informacione per sekretariatin apo zyrat me te cilat studenti dueht te komunikoje, as oraret. Per ibret.

  16. ardi thotë:

    16 January 2007 @ 2:31 pm

    Per 15 - 20 vjetet e ardhshme Shqiperia s’ka nevoje per kerkime shkencore edhe vete USA po i shperngul ne Indi apo Kine. Kerkimet shkencore jane te kushtueshme pra ne duhet te bejm cfare beri Tajvani,Korea e Jugut ,Nalajzia etj qe para 30 vjetesh ishin si Afgansitani ndersa sot kane lene mbas edhe Italin ne shkence.

  17. ardi thotë:

    16 January 2007 @ 2:31 pm

    Per 15 - 20 vjetet e ardhshme Shqiperia s’ka nevoje per kerkime shkencore edhe vete USA po i shperngul ne Indi apo Kine. Kerkimet shkencore jane te kushtueshme pra ne duhet te bejm cfare beri Tajvani,Korea e Jugut ,Malajzia etj qe para 30 vjetesh ishin si Afganistani ndersa sot kane lene mbas edhe Italin ne shkence.

  18. cheney thotë:

    16 January 2007 @ 2:36 pm

    O ardi je kaq kontradiktor ne ato qe thua sa se ke idene; mbase pikerisht se sja ke idene..

  19. ardi thotë:

    16 January 2007 @ 2:49 pm

    Kur nje vend arrin nje nivel te lart ekonomik ateher behen investime ne shkence dhe keto investime behen nepermjet firmave te medha prezente . Ne s’kemi firma farmaceutike,compjuterike etj . Sot vendi yne ka me teper nevoje te praktikoj ne ekonomi cfare eshte shpikur . Vendet e mesiperme para 30 vjetesh ishin si Afganistani por me mbas ato u zhvilluan dhe dekaden e fundit u afirmuan edhe ne fushen e shkences duke bere investime. Ne ate guiden e univeristeteve kete vite ne top-10 ishte edhe nje universitet kinez kjo ndodh ngaqe zhvillimi i madh ekonomik percakton edhe zhvillimet ne sektoret e tij si ai i arsimit .

  20. cheney thotë:

    16 January 2007 @ 3:04 pm

    Ne kete pike jam shume dakort me ty. Tani qe e shkoqe mendimin jam dakort. Gjithsesi persa the me lart per ameriken e ke prap gabim.

  21. Banago Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 January 2007 @ 7:06 pm

    Anonim,

    Ke te drejte per qendrimin tend, por dikutimi ketu eshte ne nje rrafsh tjeter.

    Se pari, ketu behet fjale per nje tjeter lloj pune kerkimore, te cilen une e kam specifikuar edhe me larte, ajo eshte e mirnjohura “detyra e kursit”. Qe te flasesh per pune kerkimore shkencore nga ana e pedagogeve eshte utopike; ata as nuk denjojne te detyrojne strudentet te bejen pune te tilla. Perkundrazi, i lene ashtu te mjere.

    Puna kerkimore te cilen permend eshte ajo pune qe ka elemente themelor si: te dish te shkruash, te dish te besh nje kerkim informacioni ne bibloteke apo internet, te dish te citash burimet e informacionit, te dish te formulosh nje teze, etj si keto. Ta dish ti qe keto gjera jane “gogol” per studentet shqiptare, e pakta gje qe mund te besh eshte te vesh duart ne koke.

  22. anonim thotë:

    16 January 2007 @ 7:13 pm

    Banago, une te kuptoj. Por, te lutem, me thuaj, si mund te mesojne pedagoget studentet te shkruajne esse kur ata nuk dine te shkruajne per vete? Mos shko hic me tutje por shiko se sa keq shkruhet ne shtypin shqiptar nga te ashtequajtur gazetare, pa le me per ata qe nuk jane ne kete profil.

    Por edhe per keto detyrat e kursit, te cilat studentet edhe ne biologji jane te detyruar t’i bejne, se bashku me prezantimet (power point kryesisht) e artikujve qe paraqesin, jane ne rrogen e profesorit dhe nuk paguhen ekstra. Dhe te jesh i sigurt qe nuk ka profesor qe ta neglizhoje nje pergjegjesi te tille sepse i fluturon vendi i punes ne rastin me te mire ose behet skandal mediatik ne rastin me te keq (se i del boja jo vetem nje profesori por gjithe institucionit dhe kjo nuk i pelqen asnjenjeriu dhe nuk le asnjenjeri te ftohte).

  23. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 January 2007 @ 7:19 pm

    anonim,
    Faleminderit per shpjegimin.
    Me keqardhje dola ne purfundimin qe kisha me shume frike!
    Qenkemi vertet copa-copa! Atehere po i jap te drejte ministrit te arsimit qe donte ta hiqte qafe akademine e shkencave!

  24. art thotë:

    16 January 2007 @ 8:26 pm

    Teorikisht mire e ke edhe ti ore mik qe ke bere kete shkrim por harron te permedesh ate qe eshte me kryesorja: a jane valle te afte pedagoget shqipetar qe te bejne kermim shkencor (e kam vjalen per shkence te vertete et ja llafe koti)??
    Ashtu si ka evoluar asimi dhe kerkimi ne shqiperi gjate ketyre dy dekadave te fundit besoj se as 10 % e pedagogeve tane nuk e kane haberin e shkences. Pjesa e madhe jane marre ose mbajtur ne pune me mik, me pare, me poshtersira. Ftekeqesisht ata qe ishin te zotet sot punojne neper bote dhe pjasa e madhe e langaraçeve qe kane mbetur aty tallin bythen (me falni per shprehjen por kjo eshte e verteta) neper universitet e vendit (qe universiteti iu thencin sepse s’kane as nivelin e shkollava te mesme).

  25. Banago Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 January 2007 @ 8:59 am

    Anonim,

    Ke shume te drejte. Pedagoget shqiptare jane ne pergjithesi te paafte dhe me e kqeja eshte se mendojne se jane te afte dhe nuk kane nevoje te permiresohen. Kjo ne fakt ndikon drejteperdrejte tek rezultatet e studenteve. Po jap nje shembull konkret nga pervoja ime: Ne vit te I pata fatin te beja lenden e te shkruarit me nje pedagoge amerikane dhe dola shkelqyeshem dmth more 10, ne vit te II pedagogja amerikane u largua dhe perfunduam ne doren e nje shqiptareje me te cilen jo vetem qe nuk perfitova asnje dije por mora edhe nje 7 te mire.

    Realitet i dhimshem, por nuk do te thote qe duhet te rrijme duarkryq. Pervija qe pershkruan ti eshte shume mbreslense dhe ambicje-gjalluese.

  26. eizo thotë:

    17 January 2007 @ 9:25 am

    profesoret albanezi perpare se te kerkojne leke qyl nga shteti per gjasme ato qe i kane dhene shkences ne teresi, duhet te mesojne njehere se si te komunikojne me sutdentet dhe si ti trajtojne ata ………..

    shqipetareve i vihet ne djep se vetem 10 eshte gjeja me e rendesishme ne jete …..dhe te gjithe luftojne si robota per te …..pa ditur nga mbrapa se do te thote e gjithe kjo ….pra llogjika eshte 0……..dhe te tere keta me dhjeta behen profesore te pakten keshtu me kane thene disa te njohurit e mi atje se pa mesatare 9.9 nuk te pyet njeri …..pra nga studente …ne asistente …dhe pastaj profesoren …..pra experienca profesionale ne terren eshte 0…

  27. Pjer Thomas thotë:

    17 January 2007 @ 8:08 pm

    Nuk e di, por a ka mundesi ndonjeri (qofte dhe drejtuesit e ketij forumi) te lidhen/t me ndonje profesor universiteti atje, sepse nuk po shoh ndonje reagim nga pala qe ka kerkuar ndryshimin, pra profesoret e universitetit. A kane keta derbedera lidhje me peshkun, apo jane te shkeputur nga çdo gje. Mos kane si interes vetem parane.

  28. Banago Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 January 2007 @ 9:03 am

    Ketu ku studjoj une, pedagoget e perdorin internetin vetem per te kopjuar nodnje leksion. Nuk e dine akoma qe ka gjera te tilla interneti, fatkeqesisht!!!

  29. eizo thotë:

    18 January 2007 @ 9:05 am

    faktkeqesia eshte se ne universitet ne tirane nuk ka piken e kontrollit nga shteti prandaj eshte dhe kjo gjendje

  30. Banago Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 January 2007 @ 9:31 am

    Kohet e fundit kam qene duke studjuar “pedagogji” dhe tek kapitulli i llojeve te mesuarit hasa edhe kategorine e te mesuarit me ebjektiva, ku lexova qe mbi te gjitha objektivat ekzistonte nje e tille qe quhej Finalitet dhe perkufuzohej si: “Objektivi i përgjithshëm se çfarë njeriu duhet të përgatitet dhe qe e përcakton shteti”.

    Nuk e kuptoj se çfare Finaliteti ka shteti shqiptar ne kete nivel arsimi qe kemi dhe me kete interes poshterak qe e karakterizon per arsimin ne pergjithesi!!!

  31. Pjerin thotë:

    21 January 2007 @ 11:20 am

    Banaqo, si duket ai qe ka bere ate teori , duhet te kete qene futbollist. :-)

  32. Banago Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 January 2007 @ 12:21 pm

    Cilen teori, Pjero?

  33. Pjerin thotë:

    21 January 2007 @ 12:27 pm

    Teoria e Finalitetit, :-)

  34. Banago Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 January 2007 @ 9:05 am

    Shkoji pak keto shenimet e mia te nxjarra nga libri i pedagogjise:

    Strategjitë e Edukimit
    1. Strategjia Etatiste: formimi i njeriut siç do shteti; sakrifikimi i personalitet për interesat e shtetit.
    2. Strategjia Pedocentriste: individi duhet të jetë në qendër të procesit edukativ.
    3. Strategjia e Lirisë: personaliet i njeriut zhvillohet lirisht, gjithëanëshmërisht, harmonikisht.
    4. Strategjia e Zhvillimit: theksi te vihet mbi një tipar. (partishmëria, disiplina, atdhedashuria, etj)
    5. Strategjia e edukimit të një bashkësie tiparesh njëherësh: kemi etalonë të edukatës.
    6. Strategji të Pastra nuk ka: metoda eklektiste.
    —————————————–

    Duket se te gjitha drejtimet arsimore jane ne thelb etatiste. Kjo del nga strategjia e Finalitetit. Eshte pak per tu menduar ky fakt. Keta tipat duken diç me shume se futbollista

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.