Parlamenti i Kosovës çkombtarizon shqiptarët kosovarë
Me 19/05/2008 Parlamenti i kopilave të posalindur të Ahtisarit aprovoi ligjin të cilin nuk arriti as Osmanlia, as Mbretëria serbo-kroato-sllovene, as Jugosllavia e Titos, as ajo e Millosheviçit të na imponojnë, e ky ligj quhet: Zhveshje e shqiptarëve kosovarë nga çdo gjë e tyre kombëtare. Festën e flamurit gjithëkombëtar si të pa dëshiruar në Shtetin e tyre privat të Fatmir Sejdiut, Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaqit, duke mos pyt askend dhe duke manipuluar me votën e popullit. Ngaqë siç dihet ne shtetet demokratike e moderrne siç pretendojnë të jen këta kodosh të gjitha ligjet të cilat kan të bëjnë me çështjet e ndijshme madhore ku preket ndjenja dhe identiteti njeriut duhet te bëhen me referendum e jo aklamacion të disa idiotve që vetëm mendojn si t’i mbushin xhepat me para e të jenë sa me të dëgjueshëm për punëdhansit e tyre.
“Vetkontrolli është element kryesor i rrespektit për veten dhe rrespekti për veten është elementi kryesor i kurajos dhe trimërisë”; të cilën veti s’e kanë këta kodoshë. Paqja sigurohet më mirë nga ata që e përdorin forcën {pushtetin} me drejtsi ngaqë padrejtësia mund të kthehet si boomerang në ata që se përfillin drejtësinë”.
Të nderuar bashkëkombas Shqipëtar anekand botës me keqardhje më duhet tju kumtoj lajmin e hidhur se parlamentin e republikës së Ahtisarit të krijuar privatisht nga Fatmir Jakup Hashimi, edhe bashkëmendimtarët e tyre e të ndihmuar nga jashtë Parlamentit me gazetat dhe televizionet e veta private të Migjen Kelmendoviçit dugagjinasit pa përkatsi e ndjenjë kombtare, dhe Nexhmedin Spahioviçit, Mitrovicalis së moderruar pa asnji pikë gjaku shqiptar ne venat te tij! Të gjith’ ata qe deshirojnë ta festojn festën e tyre Kombëtare të Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, Ditën e daljes së Ushtris Çlirimtare të Kosovës në skenë, Ditën e dëshmorve të Kombit për Republikën e Kosovës duhet të shpërngulen ne Shqipëri për 28 nëntor të çdo viti në vijim dhe duhet ti bëjnë nga një lutje Presidentit, Kryeministrit dhe Parlamentit te Republikës së Shqipërisë të na e mundsojnë ta festojmë këtë date të shënuar për Kombin dhe shqipëtarët që e ndijnë veten të tillë në Ballkan. Në të kundërten ne do e prishim rehatin e këtyre sahanlëpirësave me festim brenda teritorit privat te tyre dhe do bëhemi element destabilizes për ta, dhe ata do e akuzojnë mëmën Shqipëri për nxitje seperatiste dhe nacionaliste te Shqiptarve Brenda teritorit te shtetit të tyre privat, e do të sankcionohemi nga ligji i aprovuar i parlamentit te kukullave “TU KOSOVES”.
Ose të gjithë fëmijët e atyre që e ndjejnë veten shqiptarë dhe prindërit u kan lënë amanet Flamurin Kuq e zi me Shqiponjë në mes të mbyllen nëpër shtëpit e veta dhe ta festojnë në heshtje mundësisht Brenda mureve të shtëpis dhe të mos shifen me simbole të tyre në rrugë ngaqë ligji i Republikës së Kopilave të posalindur të paketës së mbeturinave të Marti Ahtisarit do t’i ndëshkojë.
Çfarë koincidence ja se çfarë thotë Voisllav Sheshelj për ne dhe sikur e kan lexuar këta pari e Kosovës:
Duhet të promovohet ligji special në baz të cilit të gjitha tokat dhe pasurit e tjera të shqipëtarve do tu kthehen serbve dhe kishes ortodokse serbe te kosovës…, duke zgjeru tokat dhe pasurit e tyre, manastiret do të realizojn ne mënyrë të shkelqyer misionin e tyre fetar, kulturor dhe kombëtar.
Të njejtën e tha edhe Marti Ahtisari në pakon e mbeturinave vetëm ne formë më të moderuar e gjithë kjo duhet arritur nëpërmjet instalimit te institucit kolaboracionist te Kosovës.
Pastaj thotë: gjatë ngjarjeve që ndodhen në gjysmën e shekullit te 20të vetum priftrinjët serb ishin ata qe nuk levizën nga Kosova.Kështu në saje të patriotizmit të tyre dhe të së drejts s tyre të trashigimis, ata meritojn të ken prona të mëdha . Vall nuk ju mundsoj Marti Ahtisari këtë meditim te Voisllav Sheshelit nepërmjet biologut Lutfi Haziri ish zavens kryeministrit dhe ministrit te pushtetit local?.
Detyrat e organeve te informacionit dhe propagandas. Të transmetohen programe të radios dhe televizionit në gjuhen shqipe që do të synojn çrrenjosjen e mentalitetit të tyre patriarkal dhe fisnor duhe ju ofruar vlerat më dekadente të perendimit e largu nga vlerat e mirfillta edukuse…
Vall nuk po mundohen ti ofrojn televizionet, disa gazeta dhe radio private ne kosov si ato te Migjen Kelmendit dhe Nexhmedin Spahiut ti zbatojn ne vepër kto meditime te këtij gjkpirsi dhe me ngadal ti promovojn si vlera qytetre te fansat e vet këto fliqësira?.
Po e përsëris edhe pas shpalljes se pavarsis mendimin qe e kasha për ju parlamentar te Kosovës vite me par, dhe ju thash thashë hapur qëdron: Ju të padukshmit e Titos!.Fukarat e Millosheviqit!.Enëlëpirsat e 1244-it !. Përkrahsit e Coptimit të trojeve Etnike!. Telallt e pavarsis së mbikqyrur, të ju përkujtoj, se jeni tuj i rrotullu eshtërat e Dëshmorve të Kombit dhe martirve nëpër varre duke dashtë me tregu se ju ini shpëtimtart e Kombit të çpikur Kosovar dhe multietnicitetit në trojet etnike dhe të aneksuara nga të pangopurit me dheun e lar në gjakë të Ilirisë.
Ore sikur nuk e dini ju ngaqë të gjith analfabetët jeni tubu aty urra mas tenderave dhe nuk ju intereson gjë pos biznesit te qujtur politik kosovare.” “ Kur të gjithë mendojnë njësoj,
atëherë do të thotë se askush nuk mendon.” Thoshte Volteri.
Kështu, me 5 prill 2007, deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë mbështetje propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të Marti Ahtisarit dhe i lidhën këbët vetëvetës.
Pra, me 99 përqind, propozimi i Ahtisaarit, nga Kuvendi i Kosovës u mbështet - çka s’bën vaki n’asnjë shtet!
Kuptohet, propozimi i Ahtisaarit nga Kuvendi i Kosovës u mbështet kinse për t’u bërë Kosova shtet!
Kosova edhe me qenë shtet i pranuar, i ndërtuar, i zhvilluar, ky farë propozimi ka për ta shkatërruar…! Në dokumentin e Ahtisarit, mjaftojnë ato pika, që i janë ngulur Kosovës si thika pas shpine, për t’u shkatërruar Rusia dhe Amerika e lere ma Kosova!
Kosova, është një nga treguesit kryesor për të merituar pavaresine e saj, e ka dhe popullsine e vet etnike në të 10.887 km² të territorit të saj gjeo-politik, si Protektoriat Ndërkombëtar i Organizates së Kombeve të Bashkuara.
Nisur nga të dhënat e fundit, për nga popullsia e saj e pergjithshme (multietnike), zënë vendin e katërt ndër te 6 ish-republikat e Ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavis, duke u rënditur pas Sërbise, Bosnje- Hercegovinës, Kroacisë dhe, pas saj vijne Maqedonia, Sllovenia e Mali i Zi.
Ndërsa, përsa i përket treguesit tjeter,nacionalitetit kyesor te popullsise së saj, Kosova, Protektoriat Ndërkombëtar i OKB-së, ia kalon me një perqindje të vogël vetëm Kroacia, cka, kjo është mjaft përcaktuese për pavaresin e sovranitetin e këtij shteti të ri ne zemer të Europes.
Kroacia 89.63 % kroate ose mbi 3.9 milione banore.
Kosova 88.94 % Shqipëtar kosovare ose mbi 2 milione banore.
Sllovenia 83.06 % sllovene ose mbi 1.7 milione banore.
Serbia 82.86 % serbe ose mbi 6.2 milione banore.
Maqedonia 64.18 % maqedonas ose mbi 1.2 milione banore.
Bosnje-Hercegovina 48.00 % boshnjake, 37.10 % kroate,14.30 % serbe
Mali i Zi 43.16 % malazeze, 31.99 % serbe.
Lexoni se si Kryeministri Hashim Thaqi e lavdëroj Pakon e mbeturinave te Ahtisarit.
“Me pavarësinë vjen krenaria, dinjiteti, vijnë ditë të reja, një epokë e re, e cila nga secili prej nesh kërkon më shumë punë për të arritur stabilitet, përparim dhe jetë më të mirë për qytetarët tanë”
Në politikë është e nevojshme të tradhëtosh ose vendin ose elektoratin tënd. Unë parapëqej të tradhëtoj elektoratin, thoshte Sharl de Gol… Ore këta politikanët Kosovar i trdhtun te dyat dhe spo ju vjen turp si përshemull
Hashimit duhet ti vi turp për këtë krenarin, dinjitetin, diten e re,epokën e re që na e imponoi me 19.05.2008 tani shkele me te verrtet mbi gjakun e shokve që skan qen shok te ti por i përdori për perfitim vetanak politik.
Kemail H. Hyseni
Prishtinë

20 Maj 2008 @ 2:14 pm
më falni për vonesën por nuk kishim drita mram dhe nuk munda me koh ta postoj këtë shkrim me rrespekt stafit te peshkut pa ujë
21 Maj 2008 @ 1:16 pm
O Kemailo, po a nuk e kishin kundershtuar deputetet ligjin dhe kishin thene qe po nuk u perfshi dita e flamurit nuk e votojme?
21 Maj 2008 @ 1:17 pm
…pak i rende ky shkrimi, por i meritushem…
21 Maj 2008 @ 1:39 pm
A mundet autori ose dikush tjeter, te thote me nje-dy fjali, se cfare ndodhi me 19 Maj 2008? Me ndjeni per padijen, por nuk kam pas kohe me lexu se fundi.
21 Maj 2008 @ 1:48 pm
Asgje s`ka ndodh.
Nje shtet me emrin Kosove, me flamur te vetin nuk mund te kete feste kombetare shpalljen e pavaresise se nje shteti tjeter qe quhet Shqiperi.
Kjo u sanksionua dhe ne kushtetuten e atij shtetit.
Shume e thjeshte.
21 Maj 2008 @ 1:59 pm
28 nentori ka tre festa brenda: Ngritjen e Flamurit nga Skenderbeu ne Kruje, Ngritjen e flamurit nga Ismaili dhe Diten e Kushtetutes per ne. Thacua le ta justifikonte me 28shin e pare. Kot e kon Skenderbeun para godines se qeverise ne Prishtine?
21 Maj 2008 @ 2:00 pm
Ore…Kosova shpalli pavarsi me 28 nentor 1912 bashk me Shqiperine dhe si pjese e saj.
17 Shkurt mund te ishte dita e Republikes…dhe 28 Nentor dita e pavarsise.
21 Maj 2008 @ 2:05 pm
Ja te pyesim nje here dhe Ben Blushin o Tirons se ka mendim tjter ai.
Une them qe do kete ndone qepje juridike qe nuk e lejon kete se nuk eshte kaq kollaj .
Kosova ka pranuar te jete shtet multi etnik . Ketu fillon ma do menja.
Patriotikisht kane te drejte, por kaq ama.
21 Maj 2008 @ 2:05 pm
Nese vertet Shqiptaret e Kosoves duan te festojne dt. 28 Nentor, sheshet aty i kane, si pengon dot as Kupi e as Thaci e as pacavurja Ahtisari & Co.
21 Maj 2008 @ 2:08 pm
Dro. Po sido me qene duhet bo zhurme per kete pune se s’na njeli pike dinjiteti ne kom
21 Maj 2008 @ 2:09 pm
Po Serbet ne Kosove a do te festojne festat kombetare te tyre???
Apo duhet te dale ligj per kete??? Ketu flitet per Flamurin shqiptare simboli i nje kombi, jo simboli i nje shteti….Kshu qe argumenti se kosova eshte shtet i ri dhe duhet te kete festa ndryshe nga shqiperia, s’pi uje fare..Si duket edhe shqiptaret e Kosoves si dhe keta te shqiperise,vuajne nga infirioriteti primitiv… Shume zhgenjyese politika Kosovare..
21 Maj 2008 @ 2:11 pm
A ketu jam dakort bile jo me zhurmen por me dyfekun.
21 Maj 2008 @ 2:12 pm
Kosovaret te shofin te ruajne territoret e tyre, te krijojne i cike mireqenie, te ndertojne infrastrukuture, dhe te kene institucione te pavarura. Pa sa per nishanet e pavaresive te shumta te kombit tone te ndritur, behet si behet.
Le ti bien tupanave me date 28 dhe e pat. Amon, qameti madh se sdo bejne kopshtet dhe shkollat pushim.
21 Maj 2008 @ 2:19 pm
moza,
E drejte, por qe te ndertohen ato shkolla e kopshte dhe te rritet mireqenia, shqiptaret ne rradhe te pare duhet te dine dhe te vleresojne indititetin e tyre…
Keta po bejne te njejta gabime si shqipet e shqiperise.. Mohojne cdo gje per tu dukur cool ne sy te evropianeve, qe fundja as qe nuk ju plas fare…
21 Maj 2008 @ 2:23 pm
I boni nji pytje blend fevziu, tos lubonjes : ca o identiteti ?
Ene filloi tosi nji pergjigjeje allasoj, e torri leshin e beri qe cte te them.
Asigjo nuk mora vesh une poplli shkrete
21 Maj 2008 @ 2:26 pm
Ah o Moza, po ka i gjo ne gjith ket mesele; ti merr i cik vesh nga matematika dhe korrelacioni, besoj. Ka nji parim ne matematiken e aplikume qe quhet “simultaneity”, dmth kur gjerat jane te njekohshme dhe nderveprojne me njona qetren ndersa ndryshojne. Kshu qe thu ti, Moze, ata qe “ruajne territoret e tyre, krijojne i cike mireqenie, ndertojne infrastrukuture, kane institucione te pavarur”, ke pa ti qe tamom ata i bejne per se mbari edhe keto punet e nishaneve dhe nuk e kurverojne muhabetin me variantin e “politik’s modhe & te Fell”.
Na e shpifen. Na hongren. Na bon me von ne pikpytje trute tona. Se s’po morrim vesh.
Shif cer thote ky tjetri me nolt (nuk besoj qe i ka kot kto):
Ne folklor kena gjenerale me “shtate tuje”; ne si te qute, e bome Kosoven si pune koloneli, “me gjashte yje”. Bohena europiane me yje evgjitesh me i llaf.
Nuk ma mush dot njeri menien qe u bome diplomate te medhenj ne 2008-ten. No way. Jemi te njejtit zarbo, qe u bom gati me e bashku lekun me dinarin, i here vaktit, dhe te gjitha keto, qe ta myll ket tjerrje te gjate prap me nji koncept matematikor, jane atribute “proxy” per evgjiterine - lexo raja-llekun tone mendor dhe shpirteror.
21 Maj 2008 @ 2:36 pm
Shqiptaret behen shume te leshuar kur vjen te puna e identitetit, me nje mendim feminor .
As spo mbushen ekranet e botes me perallat e perpunuara serbe se kosova eshte djepi i serbise, madie ne shume media i marin si te mireqena.
Shqiptaret qe skane pasur shtet per gjate, e i nenvleresojne shume gjera thelbesore ne ndertimin e mbajtien e nje kombi e shteti, e qe dhe tjetri e kupton e te jep te drejte, lene kete gje sic eshte Dita Kombetare qe eshte thelbi i identitetit te tyre.
Shqiptaret kane te drejte per identitetin e tyre, ashtu sic kane dhe serbet, e kjo dite qe eshte simbolike per identitetin e tyre NUK DUHET TE GUXOHET TE PREKET.
A nuk po na cajne veshet nderkombetaret, me ndjesite e simbolikat serbe, me vendet e tyre ne kosove qe ata i konsiderojne si simbolike ne ndjenjat serbe, apo morine e kishave ku ska asnje besimtar po prekin ndjenjat e serbeve, e nje mori absudesh qe plani i ”Afiqarit” i mbron me fanatizem.
Bota perendimore ate qe respekton me shume eshte indetiteti i individit e eshte e ngritur mbi te, e kur ja shpjegon tjetrit simboliken e kesaj dite per identitetin tend , ME SHUME SE KUSHDO TJETER NE BOTE - NJE PERENDIMOR E KUPTON.
A nuk u derdh lum gjaku i shqiptareve te dardanise (kosoves) qe nga Lidhja e Prizrenit te Kryengritiet e Medha qe te vinim ne daten 28 Nentor.
Ata qe derdhen gjakun per kete dite , spaskan te drejte?
Pa fol per lidhjen e saj me Skenderbeun e gjithe simboliken e kesaj dite ne identitetin tone.
Hashim, mos u be si indjanet qe i genjenin me pasqyra!
Aq me mire qe kosova eshte multietnike, pasi nuk ka kombesi qe lidhet me emrin kosovar, qe pretendohet se eshte emer serb.
E etnia me e madhe do diten e saj te identitetit.
21 Maj 2008 @ 2:40 pm
Serbet nen mbrojtien e nderkombetareve akoma festojne ”Betejn e Kosoves”, gje qe duhet te qe haruar pas 99tes, pasi ajo perdoret per tjeter gje.
21 Maj 2008 @ 2:41 pm
Nuk u bome diplomate hic Cim.
U beme te urte. Si urdheron Evrope !
Por Cim, ne relativitet me ate cka kane fitu Kosovaret, kjo sme duket ndonje very big deal. Rruga e bindjes, e uljes se kokes eshte shtruar me kohe ne Kosove dhe kjo pune ka marre fund. Une si di mire shtigjet ligjore qe i ka te hapura apo te mbyllura Kosova. Por di tendencen per te mos rrezikuar fort me konceptin e shqiperise se madhe, se paku formalisht. Kshu qe dhe nqs ligjersisht kane pas ndonje mundesi ta vendosin daten e shenuar si feste, ata mund ta kene bere per te qene teper korrekte me dynjane. Une smund te them qe kane bere mire, por as ti as une sjemi gjendur ne konditat e tyre.
Pastaj ceshtja e dyfekut jam dakort dhe une me Tironsit. Ta shkrefim, te bejme gam gam. Detyra e qeverise eshte te respektoje marreveshjet formalisht. Detyra e popullit eshte ti shkeli me kembe dhe te ngrihet mbi to joformalisht.
21 Maj 2008 @ 2:48 pm
po Shqiptaret Kosovare ca thojne per kete qeshtje, si e mendojne ata??
21 Maj 2008 @ 2:51 pm
Respektimi i Identitetit te shqiptareve do qe mire dhe per planin e ”Afiqarit”, e do ta bente ate me te pranushem e zbatushem.
Kur fillon te shkelesh Identitetin e shumices,humbet ate e besimin e saj e ai plan do vej ne kosh te pleherave.
Se po filloi shkel ketu e aty etj, e kemi pare ne te kaluaren qe gjerat artificiale ne ishjugosllavine ca fate paten.
21 Maj 2008 @ 2:56 pm
Hedh nje budalla nje gurr ne lume e te gjithe zhyten per ta gjetur e nxjerre. Po ckeni more njerez me Kosoven ? Lereni te qete te krijoje shtetin e saj ta pavarur mundesisht me tendence dhe orjentim perendimor dhe me sa me pak influence apo kopime nga shteti shqipetar ose sic mund ta keni qejf ju ta quani “nga shteti ame”. Ndihma me e madhe qe mund ti jepet Kosoves nga shqiperia eshte mosperfshirja e saj ne punet e brendeshme te Kosoves, pasi nuk duhet te infektohet nga viruset te tipit SIDA qe kane infektuar me kohe politiken dhe politikanet tane.
Cdo njeri eshte i lire ta festoje festen e 28 Nentorit kudo ku ndodhet n.q.s. e ndjen si diten e pavaresise se kombit shqiptar. Kosova nuk eshte Shqiperia dhe shqiperia nuk eshte Kosova. Jane dy shtete te ndryshme dhe pavaresia e shtetit te Kosoves ka ndodhur ne Shkurt te 2008 duke u njohur nga shtetet me me influence te globit.
Do te isha kurioz te dija se kush nga shtetet e fuqishme e kane njohur pavaresine e vetshpallur te Shqiperise ne vitin 1912? Kerkoj ndjese per mungese te theksuar njohje historike.
21 Maj 2008 @ 2:58 pm
Shpresoj qe politika Shqiptare ne mbare trojet etnike te dale nga kjo ndjenje inferioriteti sa me shpejte.Le te marrin ca leksione nga fqinjet tane ,qofte edhe nje shtet i pjerdhur si Maqedonia.
E shesin bythen per nje karrige.
21 Maj 2008 @ 3:08 pm
Plako, mund te te duket patetike po une Kosoven e konsideroj si vendin tim pavaresisht se nuk kam shtetesi kosovare. Une shqetesohem sepse mendoj qe “elita” atje do te beje nje ndarje fiktive mes nesh. Po sikur ta di qe populli i Kosoves nuk do te kete te beje me popullin e “shtetit ame” terhiqem ne moment. Nuk dua as ti nderhyje e as ti prish pune.
Po nqs jena shqiptare duhet ti kemi ca gjera te perbashketa. Flamurin e simbolet i sakrifikum. Tani u dashka dhe festat. Neser do mundohen te na ndryshojne dhe gjuhen zyrtare… cna ngeli pastaj?
21 Maj 2008 @ 3:14 pm
Po asigja sna ka ngel as tashti o tirons. me breke neper kembe kemi ngel. Dhe kur je me breke neper kembe, nuk ecen dot perpara se te ngatrrohen breket, dhe po ashtu po deshi nonji me ta mshtill, ta mshtill kollaj, se gati je.
21 Maj 2008 @ 3:21 pm
Kete pseudo-pavaresi qe na servuan te tjeret, do ta paguajme shume shtrenjte. Jo qe u rehatuam e na u be qejfi, por kjo na u imponua me qellim qe neser gishti te drejtohet kah ne, dhe te thone se ja shqiptaret jane ata qe nuk e bene mall pavaresine. Ua ofruam, ndersa tani vete jane ata qe e kundershtojne shtetformimin. Pajtohem me njerin ga parafolesit qe tha se 28 Nentori ka mundur te jete data e pavaresise, ndersa 17 Shkurti dita e Republikes per vet arsyet qe i kishte cekur edhe ai. Populli i Kosoves nuk deshiron qe te krijon nje identitet te ri fallco, dhe aq me pak te zhveshet nga ai shqiptar. Shume prej tyre thone se ne regjistrimin e ardhshem te popullsise do te regjistrohen si pjesetare te “minoritetit” shqiptar ne Kosove. Ah sikur ta dinim qe kaq e hidhur do te ishte kjo pavaresia qe fituam, nuk do ta qanim fytin per 100 vjet duke thirrur “Liri, Pavaresi”
21 Maj 2008 @ 3:22 pm
Akoma dhe sot kur degjoj ne lajmet e stacioneve te huaja per kosoven , ndalojne dhe e cilesojne, konsiderohet ne identitetin serb …. etj mitet serbe.
Shqiptaret japin kaq lehte identitetin e tyre, e simbolikat e tije, e madie kur te bejne te kunderten, te hedhin poshte mitet serbe per kosoven, qe vetem me ato serbet duan te justifikojne pretendimet e tyre.
Pra Kosova dhe me planin e ”Afiqarit” duhet te respektoje ”ndjesite e indenitetit” te miteve te prodhuara serbe, po nuk duhet te respektoj indentitetin e shumices shqiptare e simbolikat e tije ???!!!
Ne, vemi e japim simbolika qe kane te bejne direkt te indentiteti.
Serbet vazhdojne ne te kundertet, te mbajne mitet gjalla per e gjasme identitetit serb me kosoven , per te mbajtur gjalle pretendimet e tyre.
Lufa ne kete plan do jete sot dhe neser.
Edhe bota duhet ta pranoje hapur qe kjo kosove eshte e nje shumice qe ka nje kombesi dhe identitet shqiptar.
Dhe ne nuk duhet te kemi turp e fshehim si struci koken, identitetin, se asgje nuk bejme, vetem u tregojme te tjereve se nuk meritojme lirine.
21 Maj 2008 @ 3:23 pm
Mire e ke o Moz
Te pakten te ishim prostituta se ato e marrin nanji ojro kur ja mshtillin
Ia jon shpla trute fare miletit. Mjafto te kesh orjentim perendimor pa per te tjerat vari bidonat. Le i here qe na kane myt me keto terma. Dje po bojsha chat me i shok.
Ca bone si je?
Lene lene, me tha, se jom merzit jashte cdo standardi!!!!!!
21 Maj 2008 @ 3:39 pm
Ligjet jane per boten. Shtetit me te ri Europian nuk i duhen tensione politike per hir datash, betejash, simbolesh. Patriotizmi pan-Shqipetar eshte i mire, eshte i domosdoshem per vazhdimsine e popullit tone, por pragmatizmin politik nuk e mohojme dot. Pragmatizmi te thote qe konflikte symbolesh duhen menjanuar. P.sh., per asnje faj teknik, Maqedonia nuk u pranua ne NATO thjesht per dicka kaq (ne thelb) siperfaqesore si emri i shtetit. N.q.s. festat mbare Shqipetare mund te shkaktojne probleme, me mire, tani per tani, sa te stabilizohet statusi i Kosoves, le mos te festohen me ligj. Nuk na pengon gje ti festojme personalisht. A po, n.q.s. mendoni se pavaresia (pavaresi qe i eshte dhene vetem nga nje grup i caktuar shtetesh) nuk i merret Kosoves dot me, atehere le ta kaloje ligjin parlamenti i Kosoves, bile shkoni dhe me dhune largoni Serbet nga Kosova, digjni shtepi e manastire Serbe, e mbushni me plehra zyrat e OKBse e UNMIKut. E bota do thote: C’beme keshtu?! Serbet e Ruset vetem shkak per tension duan.
21 Maj 2008 @ 3:48 pm
Te fitosh pavarsin, te njhesh nga shume shtete si shtet sovran, me injorancen time nuk e shoh te rrezikshme kete çeshtje.
Jemi nen diktature, i lutemi zotit kur po shpetojme,heqim diktaturen, o zot sa keq jemi, çfare kerkojme ne Shqiptaret.?
Me gjithe respektin per Kemail H.Hysenin, do thoja se artikulli eshte shkruar me teper ngut.
Kemail idhnimin e nates lere per ne mengjez.
po pate mundsi me dhane me qarte idet tuaja pse kjo eshte nje tradheti, ne artikull nuk del se ç’fare pasojash mund te sjellin ky akt i parlamentit Kosovar.
21 Maj 2008 @ 3:54 pm
E pse e bastardon kshu muhabetin ti Ero?
Ne krenarine tone po duam te ruajme.
Sa per krahasimin, se kush do kete perfitim me shume ne afatin e gjate (ne apo maqedonia) do duket shume shpejt. Megjithate ajo qe duket sheshit eshte qe Maqedonsi doli si shtet qe kerkon respekt dhe qe edhe po qe se do e nderroje emrin nuk ka humbur asgje nga Samiti i Bukureshtit. Ftesa eshte e hapur dhe ata e marrin diten qe bien dakort me Greqine. Por te pakten treguan pak dinjitet dhe e bene te qarte qe ka nje kufi. Sot bejne sikur po sakrifikojne shume sepse emrit Maqedoni po i shtojne nje “e eperme” mbrapa, nderkohe qe trecereku i botes i njihte si FYROM deri dje. Hajde me thuj ti tani se c’humbi Maqedonia nga lufta e simboleve
21 Maj 2008 @ 4:04 pm
Cfar do shkruajme ne librat e historise tani,Qe bac Isa,Bac Azemi,Shota,Bac Ademi e mijera e mijera djem e vajza te flijuar per identitetin kombetar te shqipetareve ne trojet e veta na paskan luftuar nen nje flamur Blu me Yje????????
Apo do i harrojme e nuk do flasim fare per sakrificat historike te shqipetareve per liri dhe mevetesi ne trojet e tyre.
Sa me pare Zona Serbe e Mitrovices dhe enklavat ti jepen Serbise dhe Medvegja dhe Bujanovci ti jepen Kosoves,ose perndryshe nderim popullsie,ose Serbia te njohe te drejtat e Shqipeteve ose ne ferr vafte.
Isa Boletinit,Azem e Shote Galices,Adem Jasharit e mijera e mijera bij dhe bija kosovare te sakrifikuara per Shqipetarizem nen Flamurin Kuqezi po u dridhen kockat atje ku jane.Shpresoj ata qe jane pergjegjes per kete gabim trrashanik,per kete papergjegjesi fatale te reflektojne edhe nje here.
Identiteti dhe mosmohimi i te pareve nuk varet nga kushtet apo oportunitetet e kohes ,perndryshe Shqipetaret ne Kosove shume mire mund te ishin Serbizuar dhe do i kishin shpetuar shume luftra dhe gjakderdhje kesaj pjese te globit,por zgjodhen ne shekuj te jene ai popull qe i ka bere perendia,aty ku i ka hedh perendia,me gjuhen ,zakonet dhe traditat e veta,dhe zgjodhen te jene te barabarte mes popujve dhe te lire,dhe per kete luftuan brez pas brezi duke u identifikuar me Shqiponjen Dykrenare,nga e cila marrim edhe emrin si popull.Populli Shqipetar ,Populli i Shqiponjes.Cfare do e quajme nje popull me nje flamur blu me Yje????????????
Menjehere populli Shqipetar i Kosoves duhet patjeter te bojkotoje kete pacavure tere qurre Europianesh pro-Serbe.
21 Maj 2008 @ 4:25 pm
E ka thon dr. Isa Blumi: kur t’kujtohen Kosovaret qe pavaresia qe moren s’o pavaresi do shkoj gjaku luuum or taj…
E ka thon ene Kothi: asigjo s’boni vaki.
Une them: te dy kane te drejte
21 Maj 2008 @ 4:46 pm
Mua me duket nje gje qe ata qe na falen Pavaresine po e kushtezojne tani. E ndersa serbet bejen cte duan jo me festat kombetare, por edhe me shkeljen e flamurit tone kuq e zi nen mbrojtjen e forces se paqes, dhe me bekimin e priftit.
Pak absurde te besosh qe anet jane te barabarta, kur shqiptaret vriten nqs shkelin nje flamur serb apo bertasin per Shqiperine shkojne ne burg minimumi.
Tani shqiptaret e Kosoves festuan, po per cfare? Qe te behen rob te tjeterkujt ndoshta?
Apo qe te harrojne ate simbol qe shqiptaret qe derdhen gjak per shekuj me radhe? Mendoj se ata qe e kane ne dore fatin e ketij populli duhet te mendojne mire se ku po shkojne, nqs jane atje per te krijuar nje shtet te ri te PAVARUR me nje ekonomi te zhvilluar dhe me te ardhme.
Shkrimi shume i rende, po ashtu edhe ngjarjet e fundit duke filluar me zgjedhjet ne serbe ne Kosove qe UNMIK-u nuk i ndalonte dot, edhe pse tha qe nuk do te mbahen. Po ashtu dhe Eulexi plot deshtime, tani dhe qeveria me bombat e veta publike.
Duket se Kosova dardane ka mbet jetim ne kete mes, vec se standartet plot inskenime, prapaskena dhe hipokrizi ne kurriz te kosovareve.
Turp e faqja e zeze per dike qe i thote vetes Shqiptar!!
21 Maj 2008 @ 5:34 pm
Turp………. Po gjuhen do ta nderroni? Kosovavic…..mbase.
Por Kosova nuk ka faj qe i largohet SHQIPERIS, se ne ju mbajtem me buke e kokakola se ujin nuk e pinit. Me vjen keq qe gjithe ajo u lufte u bo per keto qellime, por kot nuk thone i joti ta ngul. Tung Bac.
21 Maj 2008 @ 5:57 pm
Gento, pse ngaterron popllin me qeveriun mer plak? Mileti ne Kosove dun 28, flamurin, biles edhe bashkimin. Nuk kane faj ata se “paria” ben nga keto profka
21 Maj 2008 @ 6:08 pm
Ore trima po mos u ngutni se nuk jeni kompetente. As une nuk marr vesh nga kjo loje, po nje hall e kane ata qe nuk e kane pranuar 28 nentorin. Pastaj sa per gjuhen shqipe aman mos ja fusni kot se kosovaret as ja kan ditur e as duan tja dine per shqip. Deri dje mbizoteronte nje perzjerje serbo-turce-gjermane sot e kan perzier edhe me anglisht, spanjisht dhe portugezce.Psh e kan ne fjale te pare HAVER, KULLER e te tjera. keshtu qe mos u beni merak shume per shqiptarizmen e tyre se ajo qendron vetem ne llafe.
Tungjatjeta (jo TUNG)
21 Maj 2008 @ 6:21 pm
e tera kjo qe po ndodh keto dite ne Kosoven tone te dashur eshte plani famekeq i Ahtisarit qe Albin Kurti e tregonte çarte. Keta njerez qe po qeverisin me Kosoven UNMIK-ku tani do te vij EULEX-i
ICO-ja dhe qeveria e Kosoves eshte edhe nje hap drejt shkombetarizimit te shqiptareve ne Kosove. Ky shtet qe po i thojn nuk do te jete shtet i kerkujt perveq nje eksperiment i Bashkesise Europiane e ku populli shumice i Kosoves do ti vuaj pasojat ngase keta politikane e kane harruarr hisotrine dhe traditen shqiptare dhe po mundohen ta krijojn nje identitet te ri te quajtur kosovar.
pershendetje
21 Maj 2008 @ 6:28 pm
Mua nuk me duket kaq e rende sa e bjne disa!!!!
Nje nga faktoret kryesore qe influencoje ndjeshem ne marrjen e pavarsise nga Kosova ishte premtimi se do te qe nje vend multietnik!!!!!
Fakti qe akoma ka vende qe jo vetem nuk e njohin Kosoven si vend te pavarur por akoma kerkojne qe te rihapet dhe njehere dosja, ben qe politikanet shqiptare ta ngrene flamurin e multietnicizmit edhe me larte.
Dhe mos te rrembehemi nga ndjenjat tona patriotike, gjaku i deshmoreve me te vertete u derdh per flamurin kuq e zi por nuk duhet te harrojme se pa nderhyrjen e NATO shqipetaret e Kosoves nuk ma merr mendja se do te kishin arrire pavarsine edhe sikur te gjithe te ishin shndrruar ne martire, pasi ushtria serbe kishte perparesi te llahtarshme.
Une personalisht mendoje qe eshte nje shaka te quash nje vend si Kosova multietnik, ku 90% e popullsise pebehet nga nje etni. Por gjithashtu nuk duhet harruar se shkaku kryesore qe vendet Europiane nuk pranuan ndarjen e Kosoves mbi linja etnike ishte se vete shqiptaret e Kosoves kerkuan te mos dalin nga vallja multietnike, per mendimin tim nje levizje shume e mencur qe beri te mundur mosndarjen e Kosoves.
Pastaj te gjithe e dime qe ligjet ndryshojne, sidomos ligje kaq elastik sa per data festash.
Per mendimin tim, politikanet shqiptare te kosoves po luajne nje “poker” politik te shkelqyer. Sot u shtua dhe nje vend tjeter ne listen e vendeve qe e kan njohur Kosoven, Republika Ceke. Sipas cekeve, nje nga faktoret qe ndikuan ne marjen e ketij vendimi ishte rrespektimi i principeve multietnike nga qeveria Kosovare.
Tash per tash aksioni kryesore i qeverise kosovare duhet te jete njohja e Kosoves nga te gjitha shtetet e botes. Mbasi kjo te jete arrire dhe pozicioni i kosoves si shtet i pavarur te jete konsoliduar mire ne arenen nderkombetare atehere mund te fillojm te konsolidojme pushtetin shqiptare ne Kosove, por tash per tash duhet te vazhdojme te hedhim vallen e multietnike.
21 Maj 2008 @ 6:53 pm
Po mer, dhe me kto kinglliqe te papame, po tregohen edhe “frajèra t’m'dhaj”…
PS Amon, e di per cer m’vje, se ca njerez qe i respektoj, ne ate valen e delirit dhe gzimit qe na pushtoi mbas pavaresise, thoshin qe kto punet e flamurit, apo te kushtetutes ku fjala “shqiptar” s’permenet asier dhe fjala serb permet “fynfcig mals”… ehuuu, kto jon diplomacia e shekullit mer, se flamuri i cop beze oshte, ene ndrrohet “sahora”, i referendum ene qe lala, ose baca, u kry … ene kushtetuta mer, dava letre…. si boni dhe ju….
Me kujto i moment filmi me te tipin qe i thojne Diesel, qe po rrifte ate trupmodhin (vllain e Raymond tek Everybody loves Raymond). E hudhi tuc tjetrin, edhe ky me shpatlla per toke thojte “tani e zgjove luanin nga gjumi”…
kshu ene kjo pune, keni per te pa ju se cer do bohet i cik me vone… sa te nxefemi tamom….
Lacarone al dente!
21 Maj 2008 @ 7:21 pm
Ne ,duam që Kosova të ketë shtetin e vet, të ketë pavarësinë e saj por ama, festën kombëtare ta ketë tonën!
Domethënë, ne duam ti bindim kosovarët se, me të vërtetë mund të jenë të pavaruar por ama, duhet të jenë të varur nga ne. Madje, si askund tjetër në botë(rasti më i afërt është Qipro) ne duam dy shtete të kenë të njëjtën festë kombëtare. Mos vallë, duhet të festojnë edhe 29 Nëntorin, apo kjo është akoma e papërcaktuar ende në Kushtetutën shqiptare si festë kombëtare.
p.s.: Qysh në fjalinë e parë të shkrimit, “informohesh” për përmbajtjen. Leksion i vërtetë “demokracie” dhe “tolerance”, “gjakftohtësie” dhe “logjike”. Bravo administratorëve!
21 Maj 2008 @ 7:25 pm
Faleminderit N.Ago
***************
Sa me shume zhurme te behet nga Shqiptaret e Kosoves per kete budallallek, aq me pak mundesi do te kene te huajt qe te diktojne ne vend. Serbet po e lozin fort mire kete punen e kercenimit me ekstremizem, e vetmja rruge per Shqiptaret eshte fuqizimi i Vetvendosjes.
21 Maj 2008 @ 7:25 pm
NAgo, “NE”? qe kur u bere pjese e “NE”?? Une kujtonja se ti ishe “ATA”?
21 Maj 2008 @ 7:27 pm
Neki, “ne” nuk “dona” as kurr gjo, mer burr! Se as “na” hyn e as “na” del gjo nga xhepi. Seriously! Thjesht i cik “common sense”, edhe i cik “byth ku te rrine gjonat” - ja kaq.
Te vje keq kur gjonat denigrojne ne “çgjë” dhe kur farsa perfundon ne shemti.
21 Maj 2008 @ 7:29 pm
Edhe nje kujtese: Karl Marksi thoshte “jam qytetar i botes”! Thjesht per kujtese, meqe kane kaluar nja 150 vjet….
21 Maj 2008 @ 7:34 pm
@Ll.
Zhurmë po, fyerje të kësaj mënyre ordinere, jo. Ky, është mendimi im personal, veç. Juaji është blogu, ju vendosni çfarë estetike do t’i jepni.
@ Qafir Arrnaut
As kam qenë ndonjëherë e as mund të jem pjesë me qafirëra arranutësh e dallkaukë anadollakë.
@ emigrant
Duke patur respekt për logjikën tënde dhe këndvështrimin që i sheh gjërat, besoj se je dakord që kosovarët duhet të vendosin për veten e tyre si të pavarur dhe jo sipas orekseve shqiptare. “Shqipëria e madhe” është një utopi e nacionalistëve të sëmurë.
21 Maj 2008 @ 7:38 pm
Neki Analisti !
Ta kam thene shume here or burre i dheut. Ti je gjak prishur.
Ti per nje cope buke shet ene e babe !
21 Maj 2008 @ 7:38 pm
po Kanadeze? e ne prij Kanades e kemi ‘multi-kultin’ ne gjak, ne flamur, ene n’kushtetuc.
21 Maj 2008 @ 7:41 pm
Po c’hyn shqiperia e modhe ketu mer Ago? Ata jon alvanos. Ti pyti vete mer burre meqe nuk te besohet, dun me e festu 28 Nentorin. Tani ti ca po thu? Qe ata te mos e ndiejne veten shqiptar sepse duket sikur dum Shqiperine modhe
21 Maj 2008 @ 7:42 pm
Me demek dashke me e vendos ti mbi c’opcion duhet me vendos Kosovaret? o te paska hy BE-u ne palce ty o jaran! Po nesje, me Belgjiken e Magrebit merr fund ene BE-u
21 Maj 2008 @ 7:42 pm
@ Koth
hahahahahha
Kur të bëhesh kothere tamam, do jesh shumë i lezetshëm ti!
21 Maj 2008 @ 7:44 pm
Sa kohe kisha pa e nigju ket mer ej…cer shprehje e nolt

21 Maj 2008 @ 7:44 pm
Tirons,
po lere mer ate ditziun se nuk vendos mendja e tij : lexo mer daj ketu
Shtyhet votimi i projektligjit të festave zyrtare
http://www.voanews.com/albanian/2008-05-21-voa8.cfm
21 Maj 2008 @ 7:47 pm
N.Ago, teorira per “Shqiperi te madhe” as nuk ka patur dhe as nuk ka. Ka vetem Shqiperi te verete dhe jo kjo pacavure qe na qendisen ne 1913.
Nese ka vende ne ballkan qe vujne nga utopi nacionaliste, jane greket me magalo idhea, dhe serbet me nacertania.
Serbeve pasi ju ngrit shume temperatura nga kjo semundje, ja dha NATO rreceten per kurim.
Keto kohet e fundit semundja nacional-utopike po i tregon simptomat e veta dhe ne Greqi, shpresoj qe grekeve mos tu hipi temperatura aq larte sa u hipi serbeve.
21 Maj 2008 @ 7:47 pm
Po pra Koth. Kshu nigjova ne une. Nuk kishte pranu asnje grup parlamentar me e votu pa u perfshi edhe 28 nentori. Biles kishin kembengul ca edhe me fut 12 qershorin
21 Maj 2008 @ 7:48 pm
Nje sqarim termash. Nacionaliste, kuptohet te pasemure, jane ata qe duan kombin e vet me shume se kombet e tjere. Kur semuren, nacionalistet e humbin kete veti, pra nuk e duan me kombin e tyre me shume se kombet e tjere, dhe keta quhen internacionadhiste, per delikatese.
21 Maj 2008 @ 7:52 pm
O Ternet o armik !
21 Maj 2008 @ 7:56 pm
ej mos i shani robt ‘gjak i prishur’. NAgo eshte ‘gjak i shprishur’…eshte bere arberesh dmth…megjithese ishin arbereshet ata qe na e dhane ket idene e Shqypnise te Nolte (jo t’modhe sa kaptina jeme)
21 Maj 2008 @ 8:04 pm
Po jo mer se nuk e shava, dmth nuk ai qellimi !
Ai ka vetem nje problem : ndikohet nga informacioni qe mer atje ku jeton.
Kaq mer ka problem NAgo dhe pastaj ja fut si kau peles.
Neki nuk heq dore une nga krahasimet me origjine andej nga kemi origjinen ne te dy . Kor merr zjarr Kete pershtypje ke lene ne peshk ( mua te pakten ) ndaj.
P.S Ti mos prit qe une te ndryshoj ne stil te shkruajturi, pavaresisht se Emi nuk eshte dakort .
21 Maj 2008 @ 8:25 pm
Po duke mos futur fare anen nacionaliste, thjesht e paster ta shohesh nga ana real politike, shteti i Kosoves eshte aleati me i afert i Shqiperise ne rajon.
Po si vajten keto pune…Nga NJE popull i vetem, u beme DY popuj vellezer e po shkojme drejt dy popujve MIQ.
E keqja e madhe eshte se tanime do na duhet te shikojme ekuilibrin ne marredheniet midis nesh. Mirepo anen ekonomike ne nuk zoterojme he per he. Se te dy gjysmat jane te varfera. Nese shkeputim lidhjen emocionale apo vetem sikur te mos investojme ne te, atehere dite te keqia perpara na presin.
Lidhja vellazerore duhet te qendroje. Ndryshe do shohim pas pak vjetesh ndonje apo me shume shqiptare te thone “nuk e rruaj shume per Kosoven”.
Gjithkujt do i vinte hidhet… Une nuk shikoj afrimitet mes liderave, ose kjo lidhje behet ne menyre te nendheshme e pa buje. Nuk ka ndonje aktivitet, mbulim mediatik e thene ndryshe…reklame?
Tjetra, nese ka mundesi Agon te mos e sulmoni gjithnje e kot me kot? Cfare do te thote ai apo kushdo, ne fund te fundit jep nje stimulim te mendjes duke parashtruar horizonte mendimesh dhe vleresim opinionesh.
Nuk besoj se e gjenjen ndonjerin mendja ketu te gjeje zgjidhje per kombin.
Nese ka ndonje te tille, te shkoje te Obobo news dhe te deklaroje cili anetar kabineti qeveritar eshte.
Per punen e Qipros psh meqe e permendi Ago, mua mu kujtua se Qipro nuk ka himn kombetar te tijen. Me Greqine kane himn te njejte. Dhe nuk besoj se nuk e festojne clirimin e Greqise…
21 Maj 2008 @ 8:50 pm
@ Koth
Vetëm në peshk?
@ J.
Në Qipro,nuk festojnë 25 Marsin(pavarësinë e Greqisë) si festën e tyre kombëtare.
21 Maj 2008 @ 9:01 pm
Absolutisht vetem ne peshk !
Arrij te kuptoj qe me ngataron me dike tjeter qe komenton ashper ke blogu jot qe une e lexoj shpesh po qe kam komentu shume shume rralle.
21 Maj 2008 @ 9:37 pm
Ago nuk e di nese e festojne ajo eshte feste e dyfishte ne fund te fundit. Por te njejtin himn kane. Kete se mohon dot.
Qiproja eshte situate interesante. Sepse ngjan me marredheniet midis Kosove dhe Shqiperi.
Paketen e Kofi Ananit nuk e pranuan ata.
Nese do e pranonin, do shkeputeshin prej politikave te perbashketa mes dy shteteve. Qiproja do afrohej me shume me turqit dhe nuk behej dot mjet presioni ne politiken mes Turqise dhe Greqise.
Zgjodhen rrugen e qendrimit me shtetin ame qipriotet.
E njejta gje mund te ndodhe me Kosoven ne te ardhmen. Mirepo nese qipriotet kane shkak ndarjen e ishullit, te ne shkaku i ndarjes me Kosoven do jete shume banal - varferia.
21 Maj 2008 @ 10:03 pm
A ka mundesi mos me e permen me termin “Shqiperi e Madhe”. Flas per midis nesh i here.
Se Shqiperia s’eshte as e vogel, as e madhe, (dhe as namusqare
); ajo eshte thjesht natyrale!
E di pse? Sepse perdorimi i termit sikur e legjitimon ekzistencen e tij; edhe kur e kundershton ate!
21 Maj 2008 @ 11:37 pm
Artikull kot..ter mllef patetik folklorik. Edhe flamurin ndryshe e ka Kosova, tani edhe daten e pavaresise, keto jane kerkesa te nje politike e diplomacie pragmatike, mos u fryni shume nga emocionet e momentit, cfare doni me shume nje Kosove normale e moderne pjese te Evropes me nje date pavaresie ndryshe nga Shqiperia apo nje Kosove lokaliste dhe kombatariste pa asnje lloj zhvillimi dhe perngjasimi perendimor?
21 Maj 2008 @ 11:54 pm
Pse lidhet kshu me patjeter nje Kosove e cshqiptarizume me nje vend te dezoluar, te braktisur e prapa diellit?
Pse u bashkuan gjermanet? Te zhvillumit! Perendimoret! Europianet! WHY? WARUM? PSE?
As mllefi, as patetizmi dhe as folklorizmi nuk jame atribute negative ne cfaredo konteksti. Kot i merrni me aq frike. Vete kjo lloj frike eshte ne fakt patetike, pavaresisht kontekstit!
22 Maj 2008 @ 12:12 am
Nuk mund te jesh pjese e Europes pa qene rehat me veten tate. Kjo vlen per te gjithe, Kosove e Shqiperi perfshire. Dhe detyren per rregullimin e shtepise e kane te zotet, dmth shqiptaret ne Shqiperi dhe po shqiptaret ne Kosove. Ai 10% -shi tjeter po nuk zuri rehat duke u mbajtur si veshka ne dhjam ne Kosove, do shkoje te behet i fundit i kavallit ne Serbi.
Marifeti eshte qe shqiptaret ne te dy shtetet te kapin trenin e zhvillimit, te shfrytezojne avantazhin qe kane, popullsine relativisht te re. Mbasi te kene nje ekonomi te perbashket te zhvilluar, sistem te perbashket shkollor te zhvilluar, e keshtu me rradhe, mbase s’prish pune te kene dy karrike ne OKB.
Si eshte ai percaktimi i diplomacise, thuaj na bubi-bubi, derisa te marresh gurin …
22 Maj 2008 @ 12:15 am
22 Maj 2008 @ 12:19 am
Leni o emo pash Zotin se ta bojn shpirtin zeher me keto muhabete

Po une te dhie.s mu ne Evrope mer shef kuadri po qe se duhet me hy si mutant. Te ishte ashtu kosovaret e kishin gjet Evropin me kohe, perpara gjithe te tjereve biles. Kishin pranu hyqmin serb e sot kushedi se sa me mire do ishin ekonomikisht. Po bravo u qofte e prej tyne duhet me mesu te gjithe ne. Sidomos ne te shtetit ame qe jemi bo si jetima e jena kail me bo e me thon cdo gjo per pak europianllek
22 Maj 2008 @ 12:30 am
O Besart, o njesh
ma hoqe marazin 
Naten e mire shqipe ngado qe jini
22 Maj 2008 @ 12:39 am
Tironso shif cer m’kujtove, Total Recall me A. Schwarzenneger (ene Sh. Stone, qe te mos mesi hatri…
)
22 Maj 2008 @ 12:44 am
shefi kuadrit thotë:
21 Maj 2008 @ 11:37
Epo sikur mos ti kishim shefat te ktij mendimi { lepe zotrote}do ishim sigurish shum ma herët të sistmuar si komb e shtet.
22 Maj 2008 @ 1:29 am
O Elton!!!!!
A e ke ndigjo ndonjehere ate shprehjen “Fshati digjet e Kurva krifet”
22 Maj 2008 @ 2:25 am
Kjo me duket me shume si nje nga ato, une se kam problem por ca ti boj popllit..
“Domethënë, ne duam ti bindim kosovarët se, me të vërtetë mund të jenë të pavaruar por ama, duhet të jenë të varur nga ne.”
Kot per kuriozitet cfare dokumentash ke ti?
Aga, Dje kam fol me nje burr plak qe i ka dhene Kosoves 2 metra e gjys djal. Me tha, jo mor se e kane me shaka keta politikanet tane, sa me i thone Evropes, ne duam po sdo populli..
Prandaj qe thoni ju, ne nuk po i kerkojme atyre te jene te varur nga ne, ata thjesht jane nje gjak me ne.
22 Maj 2008 @ 3:19 am
Ty te lumte pushka or Cheney, se ke fol bash si burrat!!!!!
22 Maj 2008 @ 3:30 am
Ku jane MUKJANEt e historise se SHQIPRISE ????? Pse s’marrin dyfeqet te leftojne per IDEALIZEM …
:( 
:( 
:D 
Po ai rahmetliu qe shiti KOSOVEN
C’ben Saliu me trimat atdhetare te atij gjeneral Krasniqit dhe luftetaret trima te Mamurrasit..????
Po Fariu me MERON c’mendim kane ….
Jane te FELLA keto dhe lipset ti kthehesh njehere ati Ramizit kur thoshte
“Po dale mor djema ,me ngadale…
Rrofte LLAPAQENIZMI !
Rrofte psikologjia e kalit q
22 Maj 2008 @ 3:36 am
Ej, nje sugjerim miqesor, disiplinoheni pak veten kur shkruani dhe mos ju referoni me gjate shqiptareve te Kosoves si ATA. Nuk ka “NE dhe ATA” - ka vetem shqiptare.
22 Maj 2008 @ 6:01 am
Nje analogji e shkurt ndoshta nuk osht keq me ju rifresku kryet pak se ju ka ndal kalendari e spo e ktheni koken mbrapa.
A din dikush te me pergjigjet se qfare niveli/marredhanie ka pas Kosova e Shqiperia mbas 1918? A jeni te vetedijshem ju, se kufiri ka qen i mbyllun gati per ni dekade…e vetem para 10 viteve dul e keqja pres te mires e u bashku populli jon?
Marredhaniet e Kosoves me Shqiperine jon shume shkelqyeshem, hiq mos u boni merak. Bile ky, eshte skenari ma i mire se asnjoni nuk kish dit mi vizatu as onderr me e pa.
Per Kosovarizmin skeni pse boheni merak, se mos te kish ekzistu termi Kosove, atehere as pavaresi nuk do te kish pas. e bile ishim bo tamam si qifut te shprendare neper bote. U bo 28 nentori zyrtare apo jo pune e madhe. Shkoni neper shkolla dhe e shihni se sa bukur recitohen poezite e Naim Frasherit, e tregimet per Lufterat e Skenderbeut….mbasi mbasi ky osht Bllog ketu…zaten ska poente tjeter ketu vetem me shkru ma shume e me kriju kontradikta.
Duhet ta kuptoni se kur nje Ligj i thjeshte kalon ne Kuvend te Kosoves, duhet te nenshkruhet nga te huajt se ndryshe ska vlere.
E ti o GENTI, pse nuk ben diqka ma te menqme se sa me honger MuT?
22 Maj 2008 @ 8:38 am
@ Cheney
1-Më duket, nuk para kupton ato që lexon.
2-Për dokumentat,nuk e dija që qenke kontrollor rrugor.
22 Maj 2008 @ 8:44 am
1-te duket gabim, ti mbase kerkon te thuash dicka ndryshe nga cka shkruan.
2- Te kam pyetur sa e sa here or burr, A ke ndonje informacion per ato shkollat shqipe ne Athine? A do shkruash ndonjehere ndonje rresht per to?
22 Maj 2008 @ 8:50 am
Oqi Oqi Cheney
22 Maj 2008 @ 8:56 am
Cheney, Parakallo dhoqimasta argotera
(Me duket se dmth ‘ju lutem provoni me vone’)
E kom fiksim fare ket gocen kur e thote ne qinito
22 Maj 2008 @ 9:03 am
@ Cheney
1-Si gdhive?
-ha gorrica!
Kështu e bëre dhe ti.
2-Tani ndryshove profesion!
@Moza
:) 
O qi o qi, mos u bëj merkak !
22 Maj 2008 @ 9:07 am
Po PALIKARI Neki po, e di qi o qi
22 Maj 2008 @ 9:09 am
Festat zyrtare te Cyprus per vitin 2008:
1 Jan New Year’s Day.
6 Jan Epiphany.
10 Mar Green Monday.
25 Mar Greek Independence Day.
1 Apr Greek Cypriot National Day.
25 Apr Greek Orthodox Good Friday.
28 Apr Greek Orthodox Easter Monday.
1 May Labour Day.
15 Jun Pentecost (Kataklysmos).
15 Aug Assumption.
1 Oct Cyprus Independence Day.
28 Oct Greek National Day (Ochi Day).
24-26 Dec Christmas.
22 Maj 2008 @ 9:10 am
Keta pra i festokan te dyja festat nacionale te Greece plus diten e tyre te pavaresise prej Anglise.
Dale nga dale po vjen behari…
ne bregdet do duket kosovari.
Do filloje durrsaku prape t’i thote detin pse ma bere pis kur erdhe TE SHTEPIA IME.
22 Maj 2008 @ 9:17 am
Ti les vre Maria??? Oqi Neki, oqi. Ine O Nikos
22 Maj 2008 @ 10:12 am
N.Ago Agushi,e ke lexuar komentin tim me lart ti apo flet kodra mbas bregut.
Kosovaret nuk mund te jene te varur nga ne o Agush,ne te Shqiperise nuk jemi me Shqipetar se Kosovaret,biles e kemi treguar veten te jemi me pak Shqipetar se Kosovaret,dhe po te ishe me shume inteligjent do e dije se edhe bilogjikisht ne te Shqiperise jemi me pak Shqipetare se sa Kosovaret.
I vetmi ndryshim eshte se ne kemi qene me fat te lindim dhe jetojme ne vendin tone te pavarur dhe sovran.Kurse Shqipetaret ne Kosove kane luftuar dhe kan derdhur gjak (dhe kjo nuk eshte thenie nacionaliste por histori e dokumentuar dhe e fresket ne kujtesen e popullit shqipetar ne kosove) qe te ruajne identitetin Shqipetar ,sic e kam thene me lart shume mire mund te ishin Serbizuar dhe do i kishin shpetuar vetes dhe rajonit shume luftra dhe gjakderdhje.Por zgjodhen rrugen e perendise,te jene ata qe i ka fal perendia aty ku i ka fal perndia.
Tani ma trego pak se ku qendroka varesia kundrejt Shqiperise?e kupton se cbrockulla po flet?Shqiperia kur shpalli pavaresine ishte nje term i te gjitha zonave te banuara nga Shqipetare.Ismail Qemali e shpalli pavaresine per te gjith Shqipetaret qe jetojne ne trojet e tyre etnike,e jo per 28 mij meter katror.
Delegatet nga te gjitha trojet ishin ate dite ne Vlore,besoj se i ke pare fotografite e Isa Boletinit me trima duke bere xhiron Vlore-Skele per qejf.
ME DUKET KE NEVOJE TE MARRESH DISA LEKSIONE NE HISTORI.
E gjith historia dh e lufta e paepur e popullit shqipetar ne Kosove,nje percapje e dokumentuar historikisht dhe e shkruar me gjakun e mijera te vrareve,mijera te humburve,mijera te burgosurve dhe te torturuarve ka pas vetem nje qellim.VALEVITJEN E FLAMURIT KUQEZI ME SHQIPONJEN DYKRENARE NE TROPJE QE JANE HISTORIKISHT TONAT,TE BANUARA NGA SHQIPETARE.
22 Maj 2008 @ 10:17 am
@ krye fare
Nuk e dija se, vetëm kush lexon komentet tuaja, është i informuar mirë!
Ndër të tjera: Urraaaaaaaaaaaaaaaa!
22 Maj 2008 @ 10:32 am
isa boletini ne vlore
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-search-boletini.html
22 Maj 2008 @ 10:39 am
Jo Agush,por ne qofte se ndihesh ne nevoje absolute per informacion,mos fol kot me se koti por hidhu nje sy shkrimeve te mija qe jane te bazuara ne fakte te dokumentuara historike,nqs ke ndonje kritike apo paqartesi,ose nqs ndonje gje nga ato qe une kam shkruajtur nuk qenderon,mirese te vish me kritika.
Nuk ka per urraaaaa,nuk eshte muhabeti aty.Une nuk jam ndonje nacionalist i flakte sic mund te mendosh ti,por ajo qe kam thene se populli shqipetar ne kosove ka derdhur gjak vetem per identitetin shqipetar dhe qe te valevitet flamuri kuqezi,eshte nje e vertete e madhe,cka aty per nacionalizem nuke kuptoj???????//
Ishte pikerisht atdhedashuria dhe ndjenja e forte e identitetit shqipetar te shqipetareve te kosoves qe solli mbi supet e tyre nje fushate represioni shteteror qe zgjati gati nje shekull.
22 Maj 2008 @ 10:44 am
O Kf, mundohu ta kuptosh dhe pozicionin e Agos a derebardhe. Hidhi nje sy ketij skecit edhe merre me lehtshem kete pune: http://www.youtube.com/watch?v=mt_kelKRzVE
22 Maj 2008 @ 10:54 am
Behu gati te terhiqesh tironso.
Identiteti “shqiptar” ne ekstrem i kosovareve ishte mjeti per tu dalluar nga identiteti serb (nuk eshte e vertete aspak qe kishin mundesi te integroheshin, qofte nga konteksti ku jetojne-ballkan-qofte per faktin se serbet nuk kerkonin kete) dhe per te mbajtur gjalle luften per pavaresi me nje qender graviteti ne tirane. Sot duket se e demton kete lufte (te pakten formalisht).
22 Maj 2008 @ 10:55 am
Kosova ka nevoje per identitetin e vet.
22 Maj 2008 @ 11:06 am
do=deshiron gene. Ma mbush mendjen dhe une e mbyll gojen.
Kosova e ka identitetin e vet. Eshte shqiptare
22 Maj 2008 @ 11:11 am
Nuk ta mbush dot mendjen Tirons.
Thashe “behu gati” sepse mbase do te te mbushet mendja vete kur te shohim se sa kosovare te idinjuar do te dalin te protestojne per kete punen e festes se njejte me shqiperine.
22 Maj 2008 @ 11:20 am
E lexova artikullin e sjelle dhe nje pjese te komenteve tuaja.Them se artikulli permban doza te forta kritike si rezultat i gjendjes emocionale te autorit.Nga ky prizem ok deri ketu…por me duket se nga euforia e teperme po anashkalojme pikat determiniuese qe sollen ne situaten e re te krijuar,Shtetin e ri multietnik Kosoven.
Komenti i Julius mu duk ne linja te pergjithme me realist.Pse e them kete?
Se pari,kemi nje shtet te sapokrijuar me nje popullsi pothuajse kompakte cka do te thote qe 90% e popullsise i perket nje etnie (shqiptare) por qe juridikisht eshte klasifikuar si shtet multietnik.
Se dyti,kemi pakon e Ahtisarit e cila qendron ne themelet e ketij shtetit te ri.Pako e cila eshte pranuar pa nje e pa dy nga gjithe faktori politik shqiptar ne rajon por dhe nga ai nderkombtar.Eshte pikerisht kjo pako/propozim qe fshin definitivisht pikat e perbashketa ligjore mes Shtetit ame Shqiperise dhe Kosoves.Ne permjet ketij propozimi krijohet pra nje shtet…artificial pa ndergjegje kombtare por i bazuar ne norma “moderne” te formimi te nje entiteti shteteror.Propozim i cili pranon qe ai 10% i mbetur te kete gjuhet zyrtare ne shtet,qe pranon multicitetin si element decisiv i formimit te shtetit,propozim qe sanksionon qarte formimin e nje shteti pothuajse sipas vizionit te Migjen Kelmendit.
Se treti,kemi rezoluten 1244 qe qendron ne baze te te pakos se Ahtisarit.Rezolute e cila per hir te se vertetes nuk jep shume hapsira per krijimin e shtetit te dyte shqiptar ne Rajon.Rezolute e cila eshte kaluar si pa buje nga publiku.
Se fundmi kemi realitetin ne Kosove.Realitet qe per hir te se vertetes eshte disi kompleks.Nga njera ane kemi partizanet e shtetit te ri me bluza “Tash dhe une kam shtet” nga ana tjeter kemi qytetaret e ndergjegjshem per betejat shekullore per ruajtjen e identitetit kombtar.Dhe ne kete kompleksitet kemi dhe Organet shteterore ne Kosove qe jane te detyruara te ndjekin verberisht indikacionet e fuqive te medha,te cilat fale kompromisit te tyre kemi kete entitet shteteror multietnik.
Me pak fjale eshte e pamundur pothuajse qe te devijohet nga keto direktiva.Ate cka mund te beje minimalisht Qeveria e Kosoves nepermjet Parlamentit,eshte vendosja e nje dite zyrtare qe simbolizon Betejat e luftes se kryer nga Uck-ja.Do jete minimumi qe mund te beje ky organ ne menyre te uli tensionet dhe te shmangi percarjet ne vend.
22 Maj 2008 @ 11:29 am
Aman o gene pse “paska nevoje” Kosova per identitetin e vet? Kosova nuk eshte nje abstrakt ne qiell, Kosova jane shqiptaret e kosoves, populli YNË. Qe e ka patur gjithmone solid identitetin e vet - SHQIPTARË. Kujdes tash - e kuptoj pragmatizmin, gjeopolitiken etj etj - por nuk mundesh ta zhveshesh dike nga identiteti i vet (e perseris) SHQIPTAR e ta besh dicka hibride qe ne te vertete s’eshte. Ka nje kufi - dhe me duket se i jemi shume afer.
Mohoet 28 nentori i Ismail Qemalit, Isa Boletinit…dmth Delegatet e Kosoves kot vajten atje ate dite!? Apo do ta rishkruajme edhe historine. Nuk ishin ne Vlore.
Nje skenar rondokop - Tu themi te krishtereve qe pas ketij viti nuk do ta festojne me pashken. Ndalohet me ligj. As muslimanet nuk do kene me ramazan.
Do festojme te gjithe sebashku Festivus, qe mos te merzitet asnjeri - ne nje date qe do hidhet me short…
C’ndodh me pas? Te heqin skenderbeun nga sheshi? Te ndalohen emrat Shqiptare (meqe u duhet nje identitet tjeter) Sokoli le te behet Finch.
22 Maj 2008 @ 11:40 am
sa kosovare te idinjuar do te dalin te protestojne per kete punen e festes se njejte me shqiperine.
22 Maj 2008 @ 12:05 pm
O blend,
identiteti im me ate te vellait tim jane te ndryshem.
Nese familja ime do te ish “ne gjak” cdo ndryshim do te sheshohej por me pas sejcili do te vazhdonte rrugen me datet e veta te ditelindjes, me shoket dhe familjen e vet. Te gjitha keto, pavaresisht lidhjes se forte qe nuk vihet ne diskutim aspak.
Faktikisht 28 nentori nuk mund te ngjalle tek shqipetaret e kosoves te njejtin emocion qe ngjall tek shqipetaret e shqiperise.
Praktikisht pavaresia e shqiperise rrjedh nga ajo date ndersa ajo e kosoves JO.
22 Maj 2008 @ 12:11 pm
Duke mos u pajtuar me gjuhen e perdorur ne shkrim, tipike per levizjet anarkiste dhe me raste edhe te dhunshme si “Vetvendosja”, por vetem me perpjekjen per mbrojtjen e festimit zyrtar te festes se flamurit edhe nga Republika e Kosoves, si nje e drejte e shumices se popullit te Kosoves, shqiptaret, duhet sqaruar qe nuk ka asnje cenim te pavaresise se Kosoves nga Shqiperia, nga festimi dhe njohja zyrtare e 28 Nentorit. Kosova kete feste e feston dhe do ta festoje si festen e flamurit, ndersa do te kete diten e pavaresise se saj te ndryshme.
28 Nentori, ngritja e flamurit kombetar dhe shpallja e pavaresise jane te te gjithe shqiptareve, nuk kane ndonje te drejte te vecante vetem shqiptaret e Shqiperise zyrtare, qe nuk duhet ta kene shqiptaret e tjere jashte kufijeve zyrtare te Shqiperise.
P.S. Idris, ai burri qe si padashje eshte bere kryeminister i Kosoves, eshte vella binjak ne bindjet politike me ty. Nuk ndryshon fare nga ti si marksist-leninist dhe ne respektin e pamase per Enver Hoxhen dhe Ramiz Aline. Gjithmone ne mendje me internacionalizmin proletar nuk i duken edhe aq “big-deal” simbolet dhe festat kombetare ketij ish-anetari te LPK-se qe kane qene bijte e E. Hoxhes ne Kosove.
22 Maj 2008 @ 12:17 pm
gene, po nuk jemi popuj vellezer o burr i dheut, jemi NJE popull. Ti vete sa ditelindje ke?
PS. Cfare ndodhi me “Nje Komb, nje Qendrim” kur gjysma e kombit me ligj nuk feston diten e flamurit?
22 Maj 2008 @ 12:47 pm
Faktikisht 28 nentori nuk mund te ngjalle tek shqipetaret e kosoves te njejtin emocion qe ngjall tek shqipetaret e shqiperise.
———————————————————————-
Shume e vertete gene, ne Shqiperi kjo date ngjall nje emocion debati, 28 a 29, a sot a neser dhe nuk kam pare ndonje gjalleri te vecante. Ne Kosove festohet 28 Nentori si Feste e Flamurit dhe kaq. Dite qe i perket flamurit dhe asgjeje tjeter. Nuk e di a te ka qelluar ty te perjetosh kete dite ne Kosove, por une qe e kam pare te festuar ne te dy vendet mund te them qe diku diku emocioni eshte me i forte ne Kosove….nderkohe qe nga ana tjeter “harxhohej” gjith’ ajo fryme duke diskutuar per asgje.
22 Maj 2008 @ 3:22 pm
@ krye-fare
-E para ke humbur krejt qetësinë, pasi beson se më ofendon kur më shtrembëron mbiemrin. Veti e njerzëve mediokër, kjo, dhe me mungesë argumentash.
-E dyta, ke një ankth të dukshëm, jo për të komentuar mbi ato që thuhen, por për të publikuar mendimet e tua. Duke mos qenë i sigurtë se, i lexojnë të tjerët apo jo?!
@Tironsi
Ti je i falur se, po nuk je nga mosha adoleshent, je në formim fare i vogël. Dhe kjo, ngaqë,kur dialogojmë direkt, bindesh me frazën e dytë. Kësisoj, kur ofendon mua, e bën për të të dhënë rëndësi ata që lexojnë, dhe jo se ke gjë me mua.
22 Maj 2008 @ 4:21 pm
Inderuar THP!
:)
si karakteristika jote BAZE!
:( 
Prurja Juaj eshte nga evenimentet e rralla qe mund te te futesh ne rrjedhen normale te te gjykuarit .
Kjo eshte arsyeja qe nuk te therras P O L I C…
Kjo qe permende pavaresisht nga “zgjuarsia e madhe” ne te perdorurit e germave per te formuar nje mendim….qofte shembulli i PARE qe te jep te kuptosh se edhe ti hyn ne rrangun e njerezve…qe MENDON.
Kam mendimin se as sot dhe as dje sidomos ne kushtet e reja ASKUSH nuk e ka ate aftesi dhe mundesi per te perjashtuar SHQIPTARET nga menyra e tyre e VEPRIMIT per te arritur OBJEKTIVAT.
Ai qe te duketTY dhe ndonje qe mendon ne kete menyre se rrjedh nga nje teori ML eshte shume SHUME here me LART ne praktike se sa te gjith te diturit MIXHISTE qe desh e futen ne aventura pa DALJE jo vetem KOSOVEN por edhe SHQIPERINE.
Deshi FATI HISTORIK qe ne krye te aleances me USA u vune keta njerez qe ti i quan “Bij te ENVERIT”qe vijne qe nga gjakosjet me SERBET e 1981,qe KOSOVA te fitonte pavaresine.
As me pak e as me shume, ne se ti ke nje perfundim te drejte, kjo eshte se vetem ENVERI e kishte te qarte sec kerkonin rrethanat e aferta dhe relativisht te aferta per te realizuar nje qellim MBARESHQIPTAR.
Po qe per keto “sacmet” e PD dhe “psallmet” RD mbetet ne fuqi shprehja e MILLOSHEVICIT qe:
“Me shoqaten e gjuetareve i mund trimat e MAMURRSIT”
Historia tregoi se MILLOSHI e dinte dhe e kishte te qarte qe e keqja i vinte nga THACI jo nga gjeneralet e ushtrive te vdekura dhe trupa
POLICORE e LEFTEREVE dhe GJUETAREVE….
22 Maj 2008 @ 4:36 pm
Falemnderit Idris
Shkrim i mire dhe i sakte. Polici mbase nuk e ka idene se ne c’grupim politik ka qen pjestar dhe bashkthemelues Komandanti Legjendar Adem Jashari…se ne kemi komandant legjendar…po kemi dhe komandant legjendar ama!!
Dhe te lutem shume fjalen “Mamurras”…ashti si fjalen “anal-ist” e kam trademark une. Po per ty…te jap lejen ti perdoresh.
PS: Nje ide per deputetet e Kosoves…Adem Jashari ka lindur me 28 Nentor po ashtu. Sikur ta vinin ne kalendar si feste zyrtate “Adem Jashari Day”…besoj se do ishte e pranueshme per te gjithe.
22 Maj 2008 @ 4:48 pm
N.Ago,emrin nuk ta kam ndryshuar me te keq.Sa per ankthin qe kam une,eshte e vertete se kur konstatoj nje gjykim kaq siperfaqesor ne lidhje me nje teme kaq te rendesishme,perpiqem qe zeri im me argumentat sic ta thashe edhe me larte te bazuara ne fakte te dokumentuara historike dhe jo teza diplomatike te castit,te degjohet dhe shkrimi im te lexohet.Biles bej cmos.
Prandaj po rri te merrem me ty ,me shpresen gjithashtu qe te marr vesh edhe Gene apo ndonje tjeter qe nuk gjykojne sipas fakteve dhe si na meson historia.
Faktet dhe ndergjegja e popullit jane kokeforte.Ato na mesojne qe ndryshimi i flamurit per nje popull qe e ka pas simbolin me te fuqishem te tijin (duke marr parasysh qe nuk kemi pasur besim te forte fetar,identiteti kombetar ka qene shtylla kurrizore e popullit tone,TE GJUASH VETEN SHQIPETAR DHE TE MOS KESH FLAMURIN KUQEZI ME SHQIPONJEN ESHTE KONTRADIKTORE) eshte nje vendim absurd,qe mund te merret vetem nga kalamaj qe luajne lojra diplomatike sikur te jene duke luajtur kumar me zare.
Nuk mund te ket absurditet me te madh.E pranoj qe Kosova duhet te kete nje flamur tjeter,por ama Flamuri kombetar te respektohet.Shiko se cbehet per flamurin kudo qe ka shqipetar,Shqipetaret e maqedonise luftuan se fundmi vetem e vetem qe identiteti i tyre kombetar te respektohet.
Po e perseris,Te jesh Shqipetar dhe te mos kesh Flamurin me shqiponjen eshte kontradiktore.Kjo do te thote qe ne nje te ardhme te thuhet qe Kosovaret nuk jane Shqipetare por Kosovare,njesoj si te thuash mbas nje Pushtimi te Laberise qe Leberit nuk jane Shqipetare por Lab.
Camet nuk jane shqipetare por Cam.
Kosovaret jane Shqipetare,dhe emerimi Kosovar nuk eshte ndryshe nga ai,Dibran,Mirditor,Malsor,Matjan,Kolonjar,Lab,Dukagjins,Myzeqar.
Edhe sic e thashe edhe me pare,a ta fshime nga historia delegacionin Kosovar ne Vlore??
Si eshte e mundur qe ata mijera bij e bija qe dhane jeten per kete flamur,dhe ky flamur te zhduket????????
Kjo do te ishte tradhetia me e madhe qe i behet popullit shqipetar,dhe nuk ka per te ndodhur.
Sipas mendimit tim Thaci do tehiqet dhe do te thote qe Kosova ka per ta njohur diten e flamurit,ka per te njohur edhe festat kombetare`te Serbeve.
Te mos njohesh te drejten e Shqipetareve te festojne diten e flamurit me Ligj do te thote te biesh dakort me shkeputjen e Kosoves nga trugu kombetar dhe me roberimin shekullor te popullit shqipetar ne Kosove.
Nga do qe ta sjellesh vetem ky do te ishte konkluzioni i drejte.
Kjo eshte nje strategji pa dyshim e hartuar nga Europianet vrere-ndjelles qe kane punuar dhe vazhdojne te punojne 100o e 1 marifete ne kurriz te shqipetareve.Ata qe jane simpatizues te nje shteti me nacionalizem te semure,qe ka kryer krime monstruose ne kurriz te popullit te pambrojtur shqipetar.
Ata qe ne me mediat e tyre kane 20 vjet qe i jane turrur popullit punetor dhe bujar shqipetar si cakenj te uritur,duke na sulmuar ne te gjitha krahet.
TURP PER KLASEN TONE POLITIKE.
22 Maj 2008 @ 5:04 pm
Une ne qarqet qe frekuentoj i kam bere balle gjithmone tezave dashakeqese kundrejte shqipetareve dhe me vjen mire qe kudo kam shkuar kam hedhur drite mbi te vertetat e vendit dhe popullit tim.
Eshte nje lufte qe do ta vazhdoj me sa te keme mundesi gjithmone.Me vjen mire gjithashtu qe kurre shqipetaret nuk rreshtin duke me habitur me ritmet aq te shpejta ekonomike dhe sociale kudo qe ndohden,jemi nje popull nga ata te vecantet.
Prandaj me vjen keq kur shoh qe bashkekombas kaq inteligjent sa gjen ketu tek peshku te bejne gjykime kaq siperfaqesore,dhe me vjen shume keq qe shumica juaj ndodheni ne Shqiperi dhe keni gjykime te tilla.
Ju ne shqiperi duhet te jeni ne balle te ceshtjes kombetare,nuk eshte ceshtje nacionalizmi,por eshte nje ceshtje e te drejtave te njeriut ne rradhe te pare,dhe te njeriut tend ne rradhe te dyte,per te drejtat themelore te nje populli te veteqeverise,per te drejtat themelore te nje populli te respektoje simbolet dhe karakteristikat e tija,per te drejten themelore te nje populli te jetoj me Dinjitet ne vend te vet.
Serbet dhe Serbia para se gjithash duhet te kerkojne te falur,biles 100 here per krimet qe kane kryer jo vetem gjate periudhes te Budallait Milloshevic por gjate gjithe periudhes qe kane qeverisur ne kosove,ku popullates i jane detyruar kushte jo dinjitoze per nje popull,dhe ky duhet te jete vetem kendveshtrimi i nje neutrali,jo i nje shqipetari,qe kur te perballet me kundershtime kaq te pakuptimpta te Serbise duhet vetem te ngre gishtin e mesit dhe ti thote FUCK YOU,sot kjo tok i takon zoterve te drejte te saj.
22 Maj 2008 @ 5:27 pm
@krye-fare
E pra, këtu, kur lë mënjanë fyerjet personale, je krejt tjetër. Madje, me shumë nga mendimet që shpreh, nuk mund të jem kundër.
22 Maj 2008 @ 5:56 pm
N.ago,
Me vjen shume keqe dhe nuk e prisja nga ty keto komente. Disa here ne shkrimet e meparshme me ke pelqyer, se ne krahasim me shume komentus te jere ke ditur te mbash nje qendrim modern per indentitetin shqiptare dhe atij greke.
Por duhet te kuptosh qe jeta ne greqi ti ka mbyllur horizontet dhe me duket se ke rene dhe ti ne gracken e mendjengushtices greke, qe nuk sheh me larte se hunda e tyre..
Krahasimi i Kosoves me Qipro eshte anonormal (theksoj ketu qe Qiprua dhe Greqia vete e pranojne me force kete fakt)..
A je ne dijeni ti N.ago qe ne shqiptaret ne Londer festojme diten e flamurit.. A e di qe ne Londer me 28 nentor u ngrit flamuti shqiptare ne menyre simbolike shume afer pallatit te mbretereshes???
Edhe mos te harrojme qe shumica e ketyre shqiptareve kane british pashaport… Sigurisht qe nuk mund te jete feste kombetare ne angli per flamurin shqiptare per vete faktit te numrit te paket qe ndodhen.. Por te lutem pyet dhe kerko per festat e Indianeve apo Pakistanezeve ne angli qe festohen publikisht… Per dijeni ne ballkonin e qendres se komunes time ne mes te qendres u ngrit flamuri indian me ceremoni per te festuar indepidencen e Indis…
Ti solla keto fakte (qe ka edhe shume te jere) per te te shpjeguar se si bota e civilizuar respekton inditetin e njerezve, qofshin keta shqiptare,greke,turq apo aziatike…
Nuk eshte e keqja te flamuri shqiptare dhe as te flamuri i ri i kosoves,por te edukimi i njerezve..
22 Maj 2008 @ 6:00 pm
I nderuar dhe shume i respektuar Idris (kam respekt per me te moshuarit), komplimenti yt per “prurjen” time me ngjall dyshime se dicka nuk shkon me ate postim. Vleresimi i kundert do te ishte nje vertetim per maksimumin e pikeve per “prurjen” time. Megjithate, kjo s`ka shume rendesi, ceshtja qe peshon eshte se Komandanti legjendar (e kam fjalen per Enverin, qe te mos ngaterrohet ndonje budalla), ishte gati te na bente pjese te Jugosllavise si republike e 8, ne kohen e marredhenive mjalt-sheqer me Titon. Gjithashtu, peshe te rendesishme aktuale ka veprimtaria e bijeve te Enverit ne Kosove, para, gjate dhe pas lufte.
Keta marksist-leninistet kosovare me trup ne Evrope si refugjate, por me zemer dhe mendje tek varri i Enver Hoxhes, me mesimet e tij nen sqetull, por nxenes te keqij, kerkuan te benin ate qe beri Enveri ne Shqiperi pas lufte, por fatmiresisht nuk ja arriten. Jo per ndonje merite te faktoreve vendas, por per shkak te prezences se botes se qyteteruar ne Kosove.
E di ti terrorin qe kane bere keta njerez qe si fillim nderonin me grusht, mbi kundershtaret e tyre politike dhe te gjithe ata qe mund t’i pengonin per te marre meritat e pamerituar te luftes ne Kosove dhe rrjedhimisht edhe pushtetin, duke futur ketu edhe njerez te angazhuar ne rezistencen e armatosur ne Kosove, por qe “fatkeqesisht” nuk ishin anetare te LPK-se, apo njihnin rolin e Presidentit Rugova.
Ky burri kryeminister, ish-enverist ka propozuar qe Kosova mos te kete si feste zyrtare 28 Nentorin.
22 Maj 2008 @ 6:04 pm
Fillove p