Parku Rinia, gati projekti për parking
Ermelinda Hoxhaj
Gazeta Shqiptare
14/08/2008
Pak hapa larg është projekti i parë për parkimet nëntokësore në kryeqytet, i cili do të ndërtohet në nëntokën e Parkut Rinia. Edhe pse ky ka qenë një projekt i cili është shqyrtuar me hartimin e planit francez, ende nuk ishte detajuar. Por Besnik Sulaj, pronari i kompleksit “Tajvan”, ka paraqitur një projekt pranë Bashkisë së Tiranës për të marrë me koncesion tokën, duke bërë të mundur ndërtimin e projektit të parkimit nëntokësor në të gjithë sipërfaqen e Parkut Rinia. Por nëse ky parkim do të ndërtohet nga Sulaj apo jo, ende nuk është vendosur, sepse akoma nuk është bërë shpallja për tender. Por Sulaj, duke qenë i pari që ka paraqitur një projekt të detajuar, parashikohet të përfitojë bonus sipas ligjit të ri për dhënien me koncesion.
Zoti Sulaj, në çfarë pike është projekti për parkimin nëntokësor në Parkun Rinia? A kanë përfunduar të gjitha procedurat për nisjen e këtij projekti?
Procedurat kanë nisur, por ende nuk kanë përfunduar. Por në bazë të ndryshimit të ligjit për dhënien me koncesion, ne kemi avantazhin pasi kemi qenë të parët që kemi bërë kërkesën për marrjen me koncesion dhe kemi dorëzuar në Bashki një projekt për parkimet nëntokësore pranë Parkut Rinia. Kjo gjë na jep ne një 10 pikësh plus, në krahasim me firmat e tjera që do marrin pjesë në tender. Por ende nuk është miratuar nëse ne i përfitojmë këto pikë plus, pasi duhet të kalohet në Agjencinë e Prokurimeve.
Çfarë parashikon projekti që ju keni hartuar, sa kate do të jetë dhe sa është kapaciteti i tij i plotë?
Është menduar që parkimi do të ndërtohet me katër kate, por mund dhe të rishikohet për t’u ndërtuar me pesë. Ndërkohë që kapaciteti i plotë i tij është 1500 automjete. Projekti do të zbatohet në përputhje me planin francez, pasi ky plan e ka parashikuar një projekt të tillë në këtë zonë. Ndërkohë që me këtë projekt do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të trafikut, pasi do të lehtësohen tej mase rrugët të cilat bllokohen nga parkimi i automjeteve pa kriter.
Sa është vlera e projektit, dhe sa do të paguajnë pronarët e automjeteve për parkimin e makinave?
Ende nuk është bërë një përllogaritje se sa është vlera e projektit, por as tarifat e shërbimit. Mendohet se minutat e para do të jenë falas, ndërsa pagesa do të jetë sipas orëve të qëndrimit. Ndërkohë që pajtimet mujore do të kenë tarifa të tjera dhe normalisht vendet e veta të përcaktuara në parking.
Kur bëhet shpallja e tenderit dhe mendoni se ju do jeni fitues i tij?
Me sa jam në dijeni, nuk është përcaktuar ende asnjë datë e saktë. Por ndofta pritet vendimi i Agjencisë së Prokurimeve, nëse do ta përfitojmë bonusin apo jo. Nëse ne hymë me këtë avantazh në krahasim me firmat e tjera, do kemi më shumë përparësi ndaj firmave të tjera pjesëmarrëse.

15 August 2008 @ 3:33 am
Kjo po që është Risi europiane … që s’ka ç’thotë as Xhibi
15 August 2008 @ 3:38 am
m’a perkthen dot njeri ne shqip (jo evropjance) ket fjalen risi?
15 August 2008 @ 3:43 am
Po Edro, jam dakort qe ky projekt eshte vertet i dobishem dhe i nevojshem, dhe nuk do them si ata qe kur behet dicka pozitive, ne vend qe ta aprovojne ata, shajne autoritetet aktuale se pse nuk ishte bere me pare.
Pastaj duke folur per projekte te tjera pozitive ne Tirane ne lidhje me infrastrukturen, ideale do ishte ndonje projekt per metro te nendheshme ne Tirane. Te pakten te kete nisma per tu bere dikur, sado vone/afatgjate dhe i kushtueshem te jete.
Nuk e di nese eshte folur ndonjehere per dicka te tille apo jo. Di gje ti?
15 August 2008 @ 3:53 am
Xhibi, dhe unë që të kujtojsha çun të mençm tyja
.
(kur një gjë e tillë mund të ishte bërë dhe që në themelet e të gjitha strukturave megagalaktike që janë ndërtuar në brigjet e Lanës 
Doja që të të thoja, që një objekt i tillë funksional, për të mos thënë dhe i nevojshëm/domosdoshëm, duhet të kishte patur prioritet nga çdo strukturë/istitucion pa dallim rrace feje dhe krahine
15 August 2008 @ 3:57 am
Riso, risi do të thotë diçka e re për vëndin tonë, por që është e kollauduar në europë :P.
P.s: shpesh herë përdoret me një farë ironie ndaj autorit të kësaj shprehjeje, sepse, e ke parasysh xhaxhi Enverin që e justifikonte revolucionin kultural me “formimin e njeriut të ri”?
Ashtu si “njeriu i ri” edhe “risia europiane” po na bëhet si burrë babe sa herë që përmëndet për të justifikuar ndërtime pa kriter.
15 August 2008 @ 4:08 am
Edro, pikerisht ate shpjegova. Fakti qe duhej te ishte bere me pare, nuk e ben negative faktin qe po (do te) behet tani, pasi edhe mund te mos behej as tani, ashtu sic nuk eshte bere deri tani.
Nejse, dhe i i perkiske grupit qe shajne si kur behen gjerat, ashtu edhe si kur nuk behen.
15 August 2008 @ 4:48 am
risi = dicka e re. eh, sa te zgjut jane kta politikanet tane, lloj lloj gjuhesh dine.
15 August 2008 @ 6:24 am
Mund te na shpjegoje ndonjeri qe merr vesh nga keto punet e ndertimit se si nje park mund te kthehet ne park-im? Do rritet ndonje peme ne ate park te quajtur rinia apo le te themi “parkimi rinia”?
Parkimet ne gjithe boten konsiderohen struktura ashtu si objektet e tjera (ndoshta sepse sikurse edhe pallatet jane prej betoni?); pra nuk mund te okupojne parqe sepse konsiderohen ndertime si gjithe te tjerat dhe kane te njejtin impakt mjedisor si cdo ndertim.
Cmendurite nuk kane te sosur ne Shqiperi me krietarin tone (apo mos duhet te them krietaret?).
Po Xhibo shume dobishem e i nevojeshem eshte… por aty ku e ka vendin, dhe jo ne park. E pastruan parkun nga kioskat per ta kthyer ne parkim!
15 August 2008 @ 6:31 am
Pastaj duke folur per projekte te tjera pozitive ne Tirane ne lidhje me infrastrukturen, ideale do ishte ndonje projekt per metro te nendheshme ne Tirane. Te pakten te kete nisma per tu bere dikur, sado vone/afatgjate dhe i kushtueshem te jete.
Nuk e di nese eshte folur ndonjehere per dicka te tille apo jo. Di gje ti?
#
15 August 2008 @ 6:40 am
O “po pra”,
Fjala “risi” eshte Shqip
15 August 2008 @ 7:04 am
eT
Ne bote ka plot te tilla gjera, sic ka dhe metro qe nuk kemi ne dhe as flitet se kur do kemi :P, dhe kjo nuk perben asnje rrezik per parkun siper (kuptohet duke supozuar qe behet si duhet).
Ujku, parkimi eshte i nendheshem me plak, lexoje.
15 August 2008 @ 8:26 am
Ne Kopenhagen parkimet jane ndertesa te posacme me disa kate dhe cdo kat eshte vend parkimi. Po keshtu edhe ne Kaliforni etj etj…prandaj mos e perdorni ate fjalen “ne bote” se njerezit nuk jane me injorante qe ti besojne keto ide qe jane thejsht babezi per superfitime…vend gangsteresh
15 August 2008 @ 8:41 am
Parkimi do te jete i nendheshem, (sic behen zakonisht punet ne Shqiperi
), por qe te hapet gropa (nje tjeter grope e Sejdise?!
) duhet te prishet njehere Parku i Gjelber, dmth te priten ato peme qe jane atje
Mua s’me duket dhe aq risi, aq me pak Europiane. Mund te “sqarojne” se Hapesira e Gjelber nuk do te preket, se do te mbillen peme perseri pas ndertimit, etj.etj. brockulla.
Tani dua te shoh reagimin e Ambientalisteve per Mbrojtjen e Parkut Rinia
15 August 2008 @ 9:00 am
Ore Xhib, mo ja myt kot o plak.
As qe kena per te pas metro o burre. E shumta nai parkim nentokesor apo ndonje nenkalim.
Bon leke shume metroja o rrusho.
Nuk ka per te qene me leverdi per Tiranen per nja 2 shekuj besoj !!!
Jane qytete sa 10 here Tirana qe sju ka dale me leverdi metroja e punojne e do vazhdojne te punojne me autobusa e trame.
15 August 2008 @ 9:11 am
Moza, mos të të duket çudi, kur Tirana të shtrihet nga Fushkruja deri në Kavajë, patjetër që ka për të qënë e domosdoshme
.
15 August 2008 @ 9:13 am
Mox, po ta shikosh me syrin e investimit, e heqim dhe policine se eshte sektor debitor, dhe spitalin, dhe zjarrfikset, dhe shume te tjere.
Tjeter gje pastaj qe Rames dhe Sules dhe qeveritareve te tjere mbase nuk i intereson as te flasin per keto gjera, se metroja nuk eshte 1000 pallate qe duan 1000 mije leja ndertimi, dhe kane 1000 “risi” perfitimi nepermjet korrupsionit.
Une e kam parasysh koston e larte dhe gjasat qe ose nuk behet ose behet per nje kohe te larget, po thjesht desha te di nese eshte folur ndonjehere per dicka te tille. Me kete infrastrukture cope-cope qe ka Tirana dhe me pallatizimin e cdo pellembe qe i kane bere Rama & Co, vec nje metro i shpetonte njerzit, se ku do besh gjithe ato mbi dhe nenkalime ne cdo kryqezim te qytetit brenda?
15 August 2008 @ 9:24 am
Edhe mund te jete fol o Xhibo. Nga Rama sigurisht. Dikur kam degju dicka.
Por gjtihesesi, te flasesh per metro eshte si te flasesh ne delir, sic flet Sala qe ne do behemi vend eksportues energjie.
Ne sna duhet gje fjalime delirante, as projekte delirante. Nentoka e tiranes ka probleme te medhoja. Duke fillu qe nga mosfunskionimi i parkingjeve nen pallate, bodrumet qe behen vatra plehrash e pislleku, kthimi i garazheve ne pub-e dhe bilardo, kaosi i kabllove te telekomit dhe ISP-ve te tjera qe jane bere rrjet merimange nentoke, instalimet nentokesore “secili ne koke te vet” te ujesjellesit, ujerave te zeza, KESH, telekomit etj etj. Dhe pastaj nderthurja e infrastruktures nentokesore me ate mbitokesore qe do jete nje tmerr ne vete, konsideruar 17 vjet ndertime pa asnje lloj koordinimi te ketyre te dyjave
15 August 2008 @ 9:24 am
do ta shkaterrojne dhe ate pak blerim qe ka ngelur ne tirane
tekniket shqiptaret as nuk ja kane idene ketyre projekteve
15 August 2008 @ 9:24 am
mbase ky parkimi ndertohet te pjesa pa peme e parkut.
15 August 2008 @ 9:26 am
projekte perstigjose bukur jepini
15 August 2008 @ 9:27 am
Xhibi, risia shqiptare pas disa kohësh ka për të qënë rruspa… “fshesë” të gjitha ndërtimeve të vjetra (natyrisht, arkitektura e viteve 70-90 nuk është se lë ndonjë vënd për tu bërë pishman për fshirjen)… shpresojmë se këto “risitë” e sotme do të gjejnë një farë pozicioni në faqen funksionale të Tiranës.
P.s: Xhib, metroja nuk ja vlen në tiranë, sepse do ti duhet të niset nga Universiteti dhe kur arrin shpejtësinë 50km/orë tek Skënderbeu do ti duhet të fillojë të frenojë për tu ndaluar tek stacioni i trebnit
15 August 2008 @ 9:28 am
tirons e di cdo me then te besh nje perkim per 1500 auto???
jo ke pjesa pa peme por dhe tek pjesa me peme te germojne e tek ministrite e poshte hotel dajtit e prape nuk ja dalin dot
vetem per hyljet dhe daljet do te thote te shkaterrosh blerimin ?
15 August 2008 @ 9:31 am
Tamam, sa te ngrofet i cike rrota, duhet me u ndal
15 August 2008 @ 9:42 am
ndalet Mimi ndalet por do pare thuj.
pastaj linja projektohet sipas nevojave, psh (kot fare) S.trenit-allias-aeroport
Ps.9,6 km, 15 stacione !
15 August 2008 @ 9:51 am
Po kot fare pra e the
Sepse Tirana ka nevoje per te zgjidh trafikun ne qender dhe jo ate te alliasit, as aeroportin. Problemi me i madh qe kam une si qytetare sot eshte qe nqs me duhet ne mes te dites te leviz nga rruga e elbasanit gjer ke psh zogu i zi, duhet te ha dynjane. Sepse autobusat jane nje tmerr i zotit, dhe ose do shkosh ne kembe ose do marresh 5 mije leke taksi, ose te marresh makinen dhe te ngordhesh para se ta parkosh. Dhe nqs eshte vape kjo e taksise makes more sense. Tani nqs mua me duhet te leviz poshte e lart shpesh, pra me shume se 2 here ne dite (ik e hajde nga puna) kjo ne tirane behet makth, edhe nqs nuk i ke problem leket e taksise. Per mua zgjidhja duhej te mendoje zonat nevralgjike te tiranes, aty ku eshte fluksi me i madh i levizjes, i interesit, i biznesit dhe qejfit. Duhet te mendoje hyrjet/daljet e qytetit. Per zona si airporti, Alliasi, etj etj po u zgjidh nyja gjer tek porta e Tiranes, pjesa tjeter eshte pa problem. Nje linje normale autobusesh do ta bente punen per bukuri.
15 August 2008 @ 10:19 am
zgjidhja osht te blesh nje PAPAQ
15 August 2008 @ 10:30 am
Read the news Tironso per aksidentet !!!
Apo me uron vdekjen ???
15 August 2008 @ 10:35 am
larg qofte!!! Ymër jarebi, ymër te dhont Zoti.
15 August 2008 @ 10:53 am
Po ç’risi dreqi eshte kjo aman,ja do bejne nje grope tjeter ne mes te tiranes , do hame e nja dy vjet te tjera tymin zhurmen,crregullimin ne qarkullim (sig u be me mbikalimin tek zogu i zi ) e pastaj kur te mbarojne do kene be nje projekt qe eshte jasht normave te BE,se helbete katandiset kaposhi nje thele gjate rruges, e do ju marrin qimet e kokes per nje ore parkim ne qender,si meqene manhatan qe ishte 50 dollar nje ore..
15 August 2008 @ 11:09 am
Gje e mire duket avash avash cdo gje ne vendin e vet po sikur te beshin ndonje tramvaj nentoke do ishte mrekulli fare, edhe te hapshin ca vende pune finally.
ada ne manhatan varet ku e ke parkuar por 50$ nje ore te kan informuar gabim sepse eshte mbi 25$ per 3 ore , kam jetuar atje 6 vjet yllo
15 August 2008 @ 1:11 pm
Haha, mbaroi sipërfaqja ku mund të ndërtojnë, kështuqë do e fillojnë nga poshtë tani
Oh manjola po pse unë do ta bëjë punën ty…keni për ta parë, parku do të ketë akoma më shumë pemë
15 August 2008 @ 1:45 pm
Syri,
E ke parasysh ate lojen qe lujshim ne plazh me rere? Beje nje kopil (ne kuptimin “mullar” dmth) me rere, i ve nje shkop siper, e secili nga lojtaret heq (ne menyre eskavatoriste) nga nje sasi rere nga baza e mullarit me kusht qe te mos bjere shkopi…
E pra, njashtu mbase kane ndermend ta bejne dhe parkun/parkimin
!
15 August 2008 @ 2:12 pm
???
pse, kur bejne metrot neper qytete te botes (p.sh. New York ose Moske), mos prishin gjithe qytetin qe te gerryejne tunelin? Apo e thane gje LaManche per te ndertuar tunelin?
15 August 2008 @ 2:47 pm
Dori
do kete dhe gjelberim.
@ jo pra e ke idene si ndertohen parkimet e nendheshme ?
15 August 2008 @ 2:59 pm
jo, nuk jam inxhinjer. pse s’na e tregon ti si ndertohen?
15 August 2008 @ 3:08 pm
po mund te me kene informuar dhe gabim Bela,meqe ke jetuar atje po te besoj se une me te degjuar e kam.Gjithsesi per shqiptarin edhe nje dollar ora eshte shtrenjt..dhe parkimi do perfundoj si cdo sipermarje tjeter ne shqiperi miqte e besnikut (ata qe si ai jane te zene me kohe e vakt) si miq te shefit nuk do paguajne ..e na mbetet ne jetimeve..Nejse per te mos dale nga tema se u devijua goxha keta bejne mire ne fillim te hapin vend qe te suportojne defrimin qe u jep ky park gjysherve me nipce e me mbesa e pastaj te hapin gropa te tjera.
15 August 2008 @ 3:28 pm
moj qe eshte shtrenjte ate se luan topi dhe gati 80% e punonjesve te manhatanit perdorin trenin ekspres ose lokal sepse te parkosh makinen nuk ja vlen se 400$ ne jave parkimi i bie te punosh per parkimin dhe rrugen.
Treni ekspres 8$ eshte dhe e merr cdo lloj niveli klasash sepse te mbaron pune shpejt dhe pa telashe trafiku, gradat e larta fare e kane parkingun te paguar nga koorporatat, Ny ka trafikun me te cmendur ne bote.
nejse se dola dhe une nga tema uroj qe tirana tia arrije kesaj dite, pse jo dhe i gjithe vendi yne , po kur?
15 August 2008 @ 3:41 pm
Na duhen sa me shume pallate, kjo eshte gjithe ideja e madhe e xhaxhi Edit ketij humbesi te madh mes idesh dhe lobesh ndertimi.
Zelli i madh i prishjesh te cdo kioske, sic duket parapriu atij te ndertimit te kioskave pallate, qe garantojne fitim dhe qe nuk mund te prishen ne nje dite per shkak se hallexhiu i ka blere sa “frengu pulen”.
Tani ky zoteria qe ndertoi kiosken me te madhe ne qytet (edhe me naivi do dyshonte qe ishte i vetem) del e thote qe edhe ato pak metra qe kane ngelur nga jeshilliku ti mbushim me pallate, gjoja ne ndihme te qytetit. Edhe shoku Edi, gjithe ide dhe bojra te ndryshme mendimtare, do japi verdiktin e tij “ne te mire” te popullit se edhe fushata po afron, edhe ndonje lek i duhet, edhe ndonje mbeshtetje me shume etj etj.
Shkurt te na rroje besimi se Tirana do te jete nje dite ashtu sic e do krietari ine, Evropiane me citjane!
15 August 2008 @ 4:37 pm
risi risi jane parkinget e nendheshme… po problemi eshte se nuk do te quhet me parku rinia… po parkingu rinia… problemi eshte se nuk do te priten vetem ato pak peme qe jane aty, po nuk do te mbillen dot peme te tjera… se do kete pak shtrese dheu mbi beton…..
gjithesesi, ato qe mendojne se eshte risi kane te drejte… po jo risi europiane ama, europa dhe perendimi i ruan dhe i permireson hapesirat e gjelberta… ne i betonojme
15 August 2008 @ 4:39 pm
ore parku e ka nje shesh ne qender qe eshte pa peme. Te pjesa qendrore te shtrihet parkimi nen dhe, ndersa pjeset anesore te mbillen. Apo keni nanji info qe do me e zon te gjithin pellembe per pellembe?
15 August 2008 @ 6:20 pm
Tironso, per ç’a pjese qendrore e ke fjalen mer lal, apo per Taivanin??
http://img91.imageshack.us/my.php?image=parkuriniavm8.jpg
15 August 2008 @ 6:30 pm
sorry s’qeka pjesa qendrore. Ajo pjesa e xhveshur ne veri le te bohet parikm. Pjeset anash te mbillen me peme te reja.
15 August 2008 @ 6:41 pm
Ajo pjesa e xhveshur ne veri le te bohet parikm. Pjeset anash te mbillen me peme te reja.
—
Siurnon!
15 August 2008 @ 6:55 pm
Tirana jo vetem qe ka mbaruar si qytet i jetushem e funksional, po me sa po shikojme me keto cmenduri (risi alla-shqiptarce)…egziston nje vullnet e grykesi per te prishur cdo cop te saj.
15 August 2008 @ 6:59 pm
e kapa qe ngjajta pak si pleqte e Kelcyres, po po pertojsha me e omelsu
Mendoj se nuk eshte problem nqs pjesa e zhveshur ne veri behet parkim. Gjithashtu, besoj se mjafton qe te mbillen peme te reja anash per te ruajtur gjelberimin
Sa per Tirana Rocks,
NUK E DUM!!!

15 August 2008 @ 7:15 pm
Ho me, në mbrojtje të barit dhe këtu?
Ore po bari 20 cm thellësi do që të mbillet. Barin e vendos e zhvendos si të dush. Ka një stadium në Hollandë që e nxjerrin fushën e barit jashtë për ajrim.
Konkluzioni: Parkimi i nëndheshëm nuk e dëmton barin.
Naj pemë do ishte mirë. Po do duhet revolucionarizuar ca mënyra sesi shihet krejt kryeqyteti me hapësirat e veta të blerta. Këtu psh kanë mbjellë bar në taraca shkollash. Është praktikë e thjeshtë, jo shumë e kushtueshme dhe ka rezultate të mira (në sasinë e oksigjenit, uljen e temperaturave etj).
Kjo punë nuk bëhet vetëm përmes bashkisë, do duhet ndërgjegjësim qytetar.
15 August 2008 @ 9:24 pm
nuk eshte problemi te bari qe do 20 cm… problemi eshte tek pemet
nuk eshte problemi qe parkimi te behet atje ku nuk ka peme… atje ku nuk ka le te mbillen te reja….
perse u dashka patjeter parkim te parku rinia??? qe Taivani ta kete kollaj?
le te behet tek sheshi para stadiumit, sic ka qene planifikuar!!!
nese behet parkim…. pemet harrojini aty
15 August 2008 @ 10:37 pm
Mesa duket ideatoret e ketij projekti perpiqen te vene ne jete mesimet e kenges:
They paved paradise and put up a parking lot,
With a pink hotel, a boutique,
And a swinging hot spot.
Don’t it always seem to go
That you don’t know what you’ve got till it’s gone?
They paved paradise and put up a parking lot.
They took all the trees and put them in a tree museum.
And they charged all the people
A dollar and a half just to see ‘em.
Don’t it always seem to go
That you don’t know what you’ve got till it’s gone?
They paved paradise and put up a parking lot.
http://www.youtube.com/watch?v=TsPh_8Dxl3E
16 August 2008 @ 4:32 am
Ka nje park ku vetem gri shikon edhe ne darke,
Dhimbje togzash, vashesh dridhjesh shpirti parkun e kenaqin….
….ehhhhhhhhhhhhhh hiken ato kohe te bukura…. gjelbrimi thone keto.
16 August 2008 @ 11:49 am
Hajt pra mirë, po a thua do shkojë njeri t’a parkojë makinën aty, kur rrugëve është falas dhe e ngjesh në cilin trotuar apo kanal të duash dhe kur qëllimi i përdorimit të automjetit tek shqiptaria është të shkojnë nga dera në dera dhe jo thjeshtë t’i afrohen qendrës së Tiranës e pastaj t’ia marrin më këmbë? Dhe asnjeri s’e ka derën e destinacionit te parku, përveçse ata që punojnë te Taivani.
16 August 2008 @ 4:13 pm
Vallaj qe duhet i parking gjigand duhet. Do preferoja te ishte mbitok po meqe ashtu hajt mo dhe nentoke le te parkojn po amon vetem mbi trotuare te mos parkojn se jan bo ato trotuaret si copa mozaikesh tek bulevardi.
Hajt me dor te mar. Ishalla.
18 August 2008 @ 6:00 am
C’ka per tu bere pluhur dynjaja kur te nisin ndertimet keta…
Kryetari yne novator packa se trumpetonte standarte ne lejet e ndertimit qe jepte, s’i ka meshuar hic kriterit te parkingeve nentoke te ketyre pallateve te reja qe jane ndertuar nga 2000 e tutje. Kush deshi e beri, te tjeret thjesht shkaktuan rritje te fluksit te makinave neper lagje mes pallateve.
Koha do e tregoje…
18 August 2008 @ 10:27 am
Doni apo s’doni ju shpetimi i Tiranes do ti vije nga METROJA dhe parkimet e nendheshme, sigurisht qe ka pro dhe kunder por “EVERYTHING GOOD IS BAD & EVERYTHING BAD IS GOOD” !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
18 August 2008 @ 10:45 am
Shpetimi ekologjik Tiranes nuk mund ti vije nga parkimet qofshin te mbi apo nendheshme! Shpetimi i njerezve nga kanceri ne mushkri qe po mberthen ne menyre progresive qytetaret e Tiranes (sidomos ata qe jane me te ekspozuar ndaj ndotjeve te automobilave), mund te vije vetem nqs me dhune (forcen e ligjit) do te ndalohet qarkullimi i automjeteve ne Tirane, duke e kompesuar kete mungese me investime ne metro dhe ne autobuza elektrike. Bicikletat, patinat, satat, metroja, keto duhet te jene mjetet e transportit qe qytetaret duhet te perdorin. Transporti per sherbime mallrash, furnizime etj. fare mire mund te behet i kontrolluar dhe ne ore te caktuara (vecanerisht naten) pa demtuar punen e mijra bizneseve. Pavaresisht se duket utopike, kjo duhet te jete e ardhmja e Tiranes, por edhe e shume qyteteve te tjera. Parkimet e medha le te behen ne periferi te qyteteve, pasi mbrojtja e shendetit te njeriut eshte shume here me prioritare se cdo lloj “lluksi” apo e drejte personale qe mund te pretendojne nje pjese e njerezve per te justifikuar perdorimin e automobilave.
18 August 2008 @ 11:22 am
parkingu? Po mir ju te peshkut jeni peshkatar apo peshq? parkingu e pakson ajrin e ndotur? Ka ndonje sistem ky parking qe e kapsulon CO2 dhe helmet e tjera dhe pastaj te groposura i gropos ne malin me gropa? Parkingu thjesht ndimon te shtohen emetimet e helmeve o njerez, pasi shtohen makinat per njesi te siperfaqes. Mos kujtoni se ky bosi qe e merrka si pune koncesioni do te banoj aty.
sot ndogjova se nje grup pleqsh qe jetojne ne saje te liqenit po ngrene shoqaten “liri a vdekje”.
21 August 2008 @ 4:07 am
Birisha paska miratuar planin e Edvinit per parkim te nendheshem dhe tek Parku Rinia dhe tek Sheshi Italia.
22 August 2008 @ 3:07 pm
ja dhe mbeshtetja e qeverise: http://kohajone.com/html/artikull_29611.html