Pango: Të nisë puna për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome
Panorama
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Ylli Pango, ka kërkuar dje të nisin punimet për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome.
Duke folur në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, kreu i dikasterit të Turizmit ka theksuar se, pasi janë parë arkivat e shtetit, rezulton se toka ku do të ndërtohet ky fshat turistik nuk i përket banorëve, të cilët e kërkojnë prej katër vjetësh, por shtetit. “Jam interesuar deri në Arkivin e Shtetit për të argumentuar përfundimisht që pretenduesit e tokës nuk e zotërojnë atë edhe pas kalimit në dy shkallë gjyqësore në kohën e Mbretit Zog dhe, pasi kam parë dokumentet përkatëse të nxjerra nga Arkivi i Shtetit, kam dalë dhe kam deklaruar se zotëria që ka lejen duhet të fillojë në bashkëpunim me Club-Med”, theksoi mbrëmë ministri Pango. Sipas tij, reagimi i banorëve të Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë e fshatit, ka qenë i menjëhershëm, teksa ka shtuar se kjo procedurë është vonuar deri sa t’i jepej një përgjigje e saktë pretendimit të banorëve. “E kam mbështetur fuqimisht dhe ndërkohë po ju garantoj se kanë ardhur me dhjetëra sms nga banorë të Nivicës, të cilët pretendonin që unë po u merrja tokat. Shprehimisht u kam thënë se unë si ministër Turizmi, as jap e as marr toka, nëse keni dokument hajde ta zhvillojmë turizmin bashkë. Problemi i konfliktit të pronësisë ka vonuar një nga risortet dhe këtë gjë s’e keni realizuar as ju. Kakomeja nuk është problem zhvillim turizmi, është problem pronësie. Problemet e pronësisë nuk është se kanë qenë probleme të thjeshta në asnjë nga vendet ish- socialiste”, tha më tej Pango. Ndërsa ish ministri i Turizmit, Artan Lame tha se “Problemi i Kakomesë është që këtu mund të thuhej ejani se këtu mund të punohet, investitorëve të tjerë”. Vendimi i qeverisë Nano shkaktoi debate të mëdha pas kundërshtive të opozitës. Ndërkohë në studimin e fundit të bregdetit nga ana e Bankës Botërore është lënë që në këtë zonë të ndërtohet fshati turistik i Club-Med.

15 February 2008 @ 5:55 pm
Athere le te behet nje kompromis me banoret pretendues, qe me mbarimin e fshatit turistik, aty te punesohen pjestare nga keto familje.
15 February 2008 @ 6:19 pm
Ndonjehere me krijohet pershtypja se Pango flet vetem ne veten e pare, sikur nuk ka ndihmsa, kolege, staf etj qe ta ndihmojne, por sikur pluskon i vetem ne ajer. Gati me kujton fillimin e ‘Ungjillit sipas Gjonit’, por te ripunuar qe te thote, “Ne fillim ishte Pangoja.”:
“Jam interesuar,
kam dalë dhe kam deklaruar,
kam parë dokumentet,
E kam mbështetur fuqimisht,
Shprehimisht u kam thënë,
pretendonin që unë po u merrja tokat,
po ju garantoj…”
Ketu ka nje problem pronesie qe nuk zgjidhet dot me “urdher te peshkut Pango”, sado te mencur ta mbaje veten ministri. Eshte afermendjes se trojet e fshatit Nivicë u perkasin niviciotëve, qe kane qene atje para se te kishte “shtet shqiptar” apo “Mbret Zog” (enough already!).
Investimi ne Kakome duhet bere, por niviciotet nuk mund te injorohen sikur te mos ishin fare aty, me kete lloj pompoziteti ad nauseam.
15 February 2008 @ 9:50 pm
ketu ka nje problem te madh pronesie .po mire keta o flasin flasin flasin llapanisin llapanisin llapanisin
15 February 2008 @ 10:57 pm
Pika qe si bie Pangos, yllit prej pyllit. Kerkon te gjeje shkresat e pronesise se gjirit por harron qe ka patur nje kohe kur krijesa te babezitura si ai nuk bridhin dheun. E nuk ishte e nevojshme t’i vihej tapija cdo guri e cdo druri, se egzistonte dicka e quajtur llogjike qe diktonte se gjiri u perkiste atyre qe lindnin dhe vdisnin aty. Po le t’i kerkoje tapite e tradhetarit Zog se kushedi gjen…po sa qejf sikur t’i dilte pronari Tiranes, e t’i zbythte nje here e mire keta langaraqë me gjithe mbretin e tyre…