Pakot
Tregim
Mikun tim, Selman Gurin, e gjeta duke kënduar. Duke ia njohur tabiatin se këndonte edhe kur qe i nxehur, mbajta këmbët për t’i vënë notën këngës së tij. Jo se jam kushedi seç gjykatës për të çmuar një këngë, po për këtë mikun tim, Selmanin, jam në gjendje që t’i vë një notë. Nga lloji i këngës, varet edhe çmimi im. U bëra sy e veshë aty pas portës së tij dhe, ndërkaq, më erdhën si të gjalla vargjet e këngës: “Një behar të tërë unë për ty punova/sandale kërkoje/sandale të solla/. Ah, thashë me vete, miku im qenka i stresuar dhe përmjet këngës do që të nxjerrë mllefin e tij. E hapa portën si në shtëpinë time dhe, sa më pa, m’u hodh në qafë. Paske ardhur si me porosi, - më tha ai. Se, për pak, dhe m’u bë shpirti derr, aq u nxeha sot!PO se mos sot vetëm?!Ta marrë e mira, ta marrë!- shtoi. Pa më lënë kohë që të ndërhyja, më futi krahun dhe ngjitëm shkallët për në dhomën e pritjes. - Pa m’u ul aty, mirë e bukur, mbi divan, sa t’i bëj zë Refijes(e shoqja!) se ka shkuar andej nga gjitonia, - më tha. Ndërsa prisja të kthehehj me të shoqen, kutpova që donte ta ndante mazaranë(dukej që atje tej që qe i nxehur!)me dikë. Dhe ja tek erdha unë, si meporosi, kur i thonë. S’kaloi pak kohë, dhe ia befën të dy. Refia, ashtu si i shoqi pak më parë, më hodhi duarët në qafë dhe, pasi bëmë përshëndetjet e rastit, u largua për në kuzhinë. Selmani, nga i murrtyer që qe, erdh e mori tjetër çehre. - Epo, more mik, po ku të pruri Zoti në këtë orë?Apo s’ishte bërë Selmaniyt si bishë!Bishë, ore bishë, qeshë bërë. Sa po thosha me vete: - Dil, o shpirt, pse s’del?
- Pse?- ithashë. Ç’të ka gjetur që po harboje si ata qetë kur i shpon zegali?Opo zegalin ku ma gjen; më keq, më keq!Epo ç’të të them?Kjo punë që thuaj ti, more mik, vajti si puna e asaj këngës që thotë: “Bir Selman i nënës kë të qajë më parë?Se, siç tregojnë bathët, po ndodh si me ata zogjtë e korbit; a nuk nxiheshin më shumë ata sa ditë kalonin?Kështu po ndodh dhe me ne. Po edhe më “bukur”. Erdhi dhe m’u ul për ballë dhe filloi:
- Ti e di, - më tha, - që qyteza jonë është e vogël. Gati shkëmbejmë tepsitë me njëri- tjetrin dhe, ç’është e drejta, kemi patur shkuarje me njëri- tjetrin. E vogël kjo qyteza jonë, por namin e ka patur të madh. Së pari, denbaden, është vend i këngës. Në je vend i këngës, je edhe i qejfit, o babaçe, se kënga të shtonë ymrin, ja për këtë bukë që po hamë!Veç këngës, por dhe të zot të punës e të nderit, por dhe të verës dhe të rakisë. Domosdo. Se i gjalli i do të tëra. Ndonjë prokopi kushedi si qytezë nuku kishim, por si të gjithë në atë kohë. Se njerëzit o do punonin në fermë o në SMT. Se ku gjetkë?Qe e pamundur. E njihnim njëri- tjetrin si kalin balash, kur i thonë. Pa erdh dhe demokracia. Mos kujto se të gjithë e pritën krahëhapur. Jo: Pati prej nesh që mend u plasi buza, pse u përmbys ai regjim. UNë si Selman(epo ti më njeh!)nuk është se u mrzita, por as dhe u gëzova. Thashë: me ç’shoh sikur nuk janë ashtu siç premtojnë këta. Se disa i njihja: mirë në kohë të diktaturës, mirë dhe tani. Ne, të tjerët, ku hyj dhe unë si Selman, mbetëm prapë prapa listës si punë e atij Lipe Shtogut të estradës së Fierit. Prapa listës, me demek!Mirë, ore mirë, po kjo punë nuk ishte në do Selmani apo nuk do. Erdh demokracia, more burazer, dhe në emër të saj më t’u ranë(pse s’u ra nëkokë më mirë?!) e i prishën me fermë e me SMT dhe ja tek mbetëm kështu: stap!Jo asistencë, jo ndihmë sociale a humanitare. Epo si gjithë të tjerët!Edhe Selmani. Unë mekanik kam punuar , xhanëm, dhe thashë se do nxjerrë ndonjë lekë. Po si se?Apo plasën makinat këtu majë malit?!Kur një ditë erdh një lajm se do ardhka një shoqatë humanitare dhe do na sjellë pako për të na ndihmuar në të keqen që na ka zënë. Epo me radhët qemë mësuar dhe mezi prisnim që të gëdhihej, që të mirrnim ato pako. Na thanë se do jenë të bollshme: do kishin edhe veshëmbathje, edhe ushqime. Sidomos, miell!Miell, po ku ma gjen?Po bisedoja me Refijen unë: - Dëgjo, - ithashë, - do fle shpejt se nesër do çohem heret për të marrë atë pakon, grua!Kur tak dhe më troket dera. Ishte Nashua, komshiu im. - Dëgjo, Selman, - më thotë, - merr edhe pakon time se do shkoj ndë Korçë se më griu ulçera(S’kemi mjek specilast këtu!). - Opo ti të veshë shëndosh ndë Korçë, - ithem. Dhe mos u bëj merak për atë punë.
Epo e kam komshi, more burazer, ka 50- vjet që jetojmë tok dhe e kam kaluar burazerit. Tok kemi kaluar gëzime e hidhërime. Tek e shoh që po e bluan ulçera, më kap të keqtë sikur të vuaj vetë. E nejse. U gëdhi. E ç’u gëdhi?Them kot, se na qe bërë zakon që të pikëllonim nëpër radhët a për një shishkë qumësht, a për 1kg mish. Dhe, kur i mendoj se ç’kemi hequr në ato radhë, them : - Shyqyr që ekëputi zverkun ai regjim! E, shkoj në radhë. Para meje qenë nja 5 a 6 të tjerë. E shkoqeshim me muahbet. Kur erdhi ai, ndarësi. Filloi. Erdhi dhe radha ime. Ma dha. Tani, - ithem, - nëmë dhe për Thanasin(Nashon). Ai: - Për ç’Thanas?- Nashon, mor, atë gjitonin tim. Ai: - Jo. Nuk jap pako për kaurin unë!!!- Si, mor, si?- ia preva, i nxehur. S’më jep pako për kaurin?!!!Po Selmani të ka dhjerë mu në pako!Dhe ia vërvita mu në surrat. Pas meje dolën nga radha që të gjithë. More, delenxhi, - iu sula, - pse ç’punë të prishka ty në është kaur Nashua?Po unë e kam vëlla dhe kaluar vëllait. Dhe t’i dashke që me një pako të më bësh karshillëk. U lanet që këtej dhe të mos të shoh surratin.
Përparim Hysi, 6 dhjetor 2007
për”peshkupaujë”, 17 dhjetor 2007

17 December 2007 @ 10:38 pm
Papi, me kaq mbaron? Duket sikur ka ngel e sharruar…
17 December 2007 @ 11:08 pm
S’me jep pako per kaurin?? K’tij i them diskriminim ne vendin tend!
Po me tutje c’u be me Selmanin dhe Nashon?? Mos e ler ne mes se na mban pezull si me telenovelat:))
17 December 2007 @ 11:38 pm
Tregimi eshte i plote, s’ka nevoje per gje tjeter. Nashua ngelet Nasho, Selmani ngelet Selman dhe delenxhiu ngelet delenxhi, s’ka nevoje per komente.
18 December 2007 @ 12:03 am
Kush e di sa Selmane jane deziluzionuar nga realiteti pas endrres demokratike te 90s. Gjithmone qofsha i gabura me kritkat ndaj asaj demokracie qe une vazhdoj ta perjetoj si mjegull anarkie per te fshehur ujqit e rinj.
Le te mos dal une nga tema, Perparim, me pelqen jashtzakonisht paraqitja e se vertetes ne letersi edhe pse ne shume raste eshte e hidhur dhe me mbush me maraz. E vleresoj vertetesine e tregimit tuaj, qe me tregimet e tjera qe me pelqen te besoj se do vazhdosh, do te mund te bejne nje kuader te plote te jetes tende artistike.
Te njejtat urime si dhe ne poezi!
18 December 2007 @ 5:26 pm
Mire se u ktheve Hysi!Ma i bukri i skraparlinjve qe jane te peshku!!(prit kur te me hedhen n’fyt..)Sa mire ,se pata frike se mos kritika letrare e ketyre niveleve boterore qe eshte te peshku po ta trembte frymezimin.Grazie a Dio nuk ndodhi
.Me pelqejne shume shkrimet ku del dinjiteti yne ,aftesia per te qene mik,per te dashur.
Nuk eshte demokracia e vlerat e saj qe te zhgenjejne ,por jane debilet e ata qe pretendojne se po e aplikojne.
18 December 2007 @ 5:39 pm
Tashti Zane,
Jo e burrneshe jo, ca gjana nuk shkojne.Po ti je rrit ne Shkoder mer sevdallinjve e kavaljereve, mes kangeve e dashnise. Cer do mi cer do mes ketyre kokexhungeve nga maja malit qe akoma sju ka heq xhunga e gurit nga e pasmja e kokes.
Ste ka hije gjithe ajo shkodrane kapadaije qi je te mja krefesh bishtin skraparllinjve.
hihihhi
18 December 2007 @ 11:41 pm
Hysi ,Moza vetem Hysi!!Kohera te veshtira Moze!Shkodranet ,nga ata qe thu ti nuk para “rehatohen blogjesh.”…ata jane prej atyne pernjimend e jo virtualmente…..Njikshtu m’thote ky 24 karatshi (karasi)i jem shkodran…Po pse moj gru tuj pase peshkun taman kerkon ata pa uje???
19 December 2007 @ 4:22 am
Ju falënderoj të gjithëve!E kam fjalën për ata që morën mundimin dhe lexuan”Pakot”.Mua më duket se tregimi nuk është i mangët dhe,për të qenë i ndershëm me ju,ju them se ngjarja është krejt e vërtetë,me ndonjë inversion që e bëra për arsye subjektive.Epitetet e Mozës nuk i marrë me ngjyrimin e tyre të drejtpërdrejtë dhe Zanës i jam mirënjohëse.Po kështu falënderoj edhe të tjerët dhe në mënyrë të veçantë,Adriatikun,që,gjithmonë ka gjetur pak kohë për t’u marrë me shkrimet e mia.
21 December 2007 @ 8:56 pm
Papi, tregimet e tjera i ke pasur me te bukura , kjo sikur…
21 January 2008 @ 2:24 pm
Peshq, sapo mora vesh rastesisht se sot ka ditelindjen miku yne (virtual), Perparim Hysi!
I uroj gezuar ditelindjen dhe edhe njeqind!
Pac zemer te gezuar dhe te frymezuar; qofsh mire me gjithe te dashurit e tu, Perparim!
Cimi
21 January 2008 @ 2:28 pm
U bofsh 100 mer Papi, edhe te vazhdosh te ngelesh kshu pasionant sic je !
21 January 2008 @ 10:57 pm
Gezuar Ditelindjen Papi! Kalofsh sa me gezuar!!!
21 January 2008 @ 11:10 pm
Edhe 100 z. Hysi, dhe mos t’u shterofshin krijimtarija dhe kujtimet.
21 January 2008 @ 11:13 pm
Edhe 100, gezime e lumturi