Paketë cigaresh me foton e Berishës
Në faqen e parë të Gazetës Panorama do të gjeni sot një artikull që përshkruan një fenomen të çuditshëm. Gazeta lajmëron se në treg është hedhur një paketë e re duhani e cila në anë shkruan Marlboro, por përballë ka portretin e Kryeministrit Berisha dhe slloganin ‘Koha për ndryshim.’ Paketat kanë dhe pullë fiskale, në dukje e rregullt.
Gazeta Panorama, 3 Gusht 2006
Paketë cigaresh me foton e Berishës
Ka të shkruar “Koha për ndryshim” dhe “Veni, Vidi, Vici”
Rezarta Delisula
Paketë cigaresh me fytyrën e Sali Berishës, kryeministrit shqiptar. Paketa ka dalë në tregun e lirë dhe kushton 500 lekë të reja.
Qytetarët e Tiranës janë bërë shumë kuriozë për paketën që vetëm në anë shënon “Marlboro”, ndërsa në krye ka sloganin “Koha për ndryshim”. Poshtë fotos së kryeministrit shënohet një tjetër slogan: “Korrupsioni dëmton individin dhe shtetin”. Në pjesën e pasme të paketës së kushtueshme, e cila ka dhe pullë fiskale, është një ndërthurje e flamurit shqiptar dhe komunitetit evropian, ndërsa shënohet dhe shprehja e famshme e Jul Qezarit: “Veni, vidi, vici” që shqipërohet “Erdha, pashë, fitova”. Paketa me fytyrën e Sali Berishës kushton sa një paketë e po të njëjtit lloj, por kontrabandë, ndërsa është tërësisht e ligjshme dhe me pullë.
Zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë deklaruar për “Panorama”-n, se ata nuk kontrollojnë imazhin e paketave të cigareve, por kontrollojnë dhe shpërndajnë vetëm pullat fiskale, të cilat u vendosen të gjitha llojeve të paketave, pavarësisht llojit dhe kompanive që tregtojnë cigare. Ditën e parë të daljes në treg paketa nuk ka ecur shumë edhe pse kuriozët kanë qenë të shumtë. Sipas disa personave që kemi pyetur ata s’mund të blejnë një paketë 150-lekëshe 500 lekë, vetëm prej imazhit të kryeministrit shqiptar.


3 August 2006 @ 12:34 pm
KAne luajtur menc keta?
3 August 2006 @ 12:45 pm
DO jete ndonje shaka pa kripe.
Shqiperia ka nje shperndares te autorizuar te markes Marlboro. Dhe keta paguajne edhe akcize, pra nuk eshte pulla fiskale qe i identifikon.
dhe sigurisht qe marlboro smund te prodhoje paketa me surratin e ndokujt.
Dhe firma qe e shpendan ne shqiperi nuk ka lujt mendsh te luaje me imazhin e vet dhe te markes.
Pra nqd kjo histori eshte e vertete, patjeter qe eshte nje fallsifikim i hapur i bere me qellim te caktuar.
Gjithesesi une se besoj fare, aq me teper kur e shkruan Panorama dhe Rezarta Delisula
3 August 2006 @ 1:22 pm
Edhe une them, do jete ndonje shaka pa kripe. ..ose ..ose mund te jete ndonje pakete komemorative (sic beri Marlboro per 50 vjetorin) ..por ne kete rast po komemorizon fitoren e Sales.
3 August 2006 @ 1:57 pm
Mirë që s’ia kanë vendosur foton tek ndonjë paketë kafeje se pastaj do thoshin që Berisha është bërë për tu pirë në kupë.
3 August 2006 @ 2:10 pm
Nuk e di si do te bejne duhan piresit kur paketa te mbaroje. Zakonisht ne duhanpiresit e shtypim paketen ne grushtin e dores dhe e hedhim ne koshin e plehrave. Kutprohet me fotografine e Berishes kjo do te krijonte nje kenaqesi te vecante, por gjithashtu dhe frike se mund te denohesh per nje gje te tille nen ligjin e fyerjes se figurave shtetrore. Tani qe po shkruaj keto reshta me erdhi ndermend, mbase kjo eshte bere nga malboro qe njerezit te pine sa me shume cigare, ne menyre qe paketa te mbaroj sa me pare dhe duhanpiresit te provojne kenaqesine e shtypjes nen grusht te paketes dhe hedhjes ne koshine plehrave. Ose mbase eshte financuar nga Kryetari i Bashkise se Tiranes per te mbajtur ambjetin e paster, pasi e ke shtrydhur nen grusht paketn, nuk e dhe ne toke por ne koshin e plehrave, pra sic e shikoni miq te mi mund te kete shume arsye, por me kryesore mua me duket se cmenduria ne Shqiperi ka mare dhene.
A ka ndonjeri ndonje hamendje tjeter.?
3 August 2006 @ 2:20 pm
Sapo lexova ne faqen e A1 Televizion se cigaret sapo jane bllokuar nga policia ndertimore
http://www.a1tv.com.al/index2.php?faqe=news&lajmID=1643
3 August 2006 @ 2:21 pm
Polica ndertimore??????????????
3 August 2006 @ 2:23 pm
sorry
Tatimore
na ka ngel ora te zogu i zi
3 August 2006 @ 2:25 pm
Ja ku e ke te plote
www.a1tv.com.al
Lajmi i Fundit
Cigaret “Berisha†bllokohen menjëherë nga policia tatimore
14:08 03/08/06
Zyra e kryeministrit ka reaguar këtë të enjte pas hedhjes në treg të paketave të cigareve me foton e kryeministrit Berisha.
Zëdhënësi i Kryeministrit ka deklaruar se përdorimi i imazhit të Kreut të Qeverisë Sali Berisha në kutitë e paketave të cigareve të hedhura në treg ditët e fundit është krejtësisht i pa autorizuar dhe i paligjshëm.
Ndërkohë që sipas informacioneve rezulton se në këto paketa është përdorur gjithashtu në mënyrë të paligjshme emri dhe marka e kompanisë, Philip Morris.
Nga ana tjetër policia tatimore ka bllokuar këtë të enjte të gjithë sasinë e paketave të cigareve “Berisha†ndërsa bëhet e ditur se është identifikuar edhe autori i këtij veprimi.
3 August 2006 @ 2:26 pm
kush te jete autori vall???
3 August 2006 @ 2:49 pm
me duket vetja si Liza ne Boten e Cudirave sa here qe lexoj nga keto lajme. Tani ka mbetur vetem qe te dale Saliu me Tatuazh “Malboro” ne balle qe te konkuroje ata.
Cudi!
3 August 2006 @ 3:04 pm
Hej, po ku qendron problemi? Para disa vitesh qarkullonin orat me koken e Enver Hoxhes ne Tirane dhe Shqiperi dhe njerezit u shqyen duke i blere. Une me te vertete nuk e kuptoj se ku qendron problemi ne kete drejtim. Nuk eshte ndoshta normale, por dhe ndonje problem nuk me duket.
Ja dhe fjala e zedhenesit te tij:
NJOFTIM I ZËDHËNËSIT TË KRYEMINISTRIT
Variant i printueshem Dergoja kete tekst nje miku
3/8/2006
Zëdhënësi i kryeministrit bën të ditur se përdorimi i imazhit të kryeministrit Berisha në kutitë e paketave të cigareve të hedhura në treg ditët e fundit është krejtësisht i pautorizuar dhe i paligjshëm.
Sipas infomacioneve të Ministrisë së Financave, në këto paketa është përdorur gjithashtu në mënyrë të paligjshme emri dhe marka e kompanisë Philip Morris.
Policia Tatimore identifikoi që mëngjesin e sotëm burimin nga ato hidheshin në treg dhe bllokoi të gjithë sasinë e zbuluar.
Kryeministri Berisha përfiton nga rasti për të theksuar se ai personalisht e konsideron pirjen e duhanit armik shumë serioz për shëndetin e njeriut dhe se kryeministri është mbështetes i përpjekjeve për çkurajimin e përdorimit të duhanit, veçanërisht tek moshat e reja.
3 August 2006 @ 3:19 pm
Ja nje prove me shume qe shqiperia eshte vendi i karagjozeve dhe nje sinjal per ata qe i marin seriozisht ca gjera ketu!
3 August 2006 @ 3:54 pm
Nga pyetje-pergjigje me gazetaret e Kryeministrit:
Pyetje: Zoti Berisha cili është komenti juaj për paketat e cigareve me imazhin tuaj që qarkullojnë në treg?
Kryeministri: Cigaria është armik i egër i shëndetit të njeriut. Imagjinoni, sa u lëndova kur e pashë atë, kur vetëm një javë më parë ne votuam ligjin për ndalimin e duhanit në mjediset publike.
Pyetje: Zoti kryeministër, bëhet fjalë për përdorimin e imazhit tuaj. A do të merret ndonjë masë, pasi paketat kishin edhe pullën fiskale të Ministrisë së Financave?
Kryeministri: Për mua është absolutisht e papranueshme. Këshilltarët juridikë po shohin të gjitha prerogativat ligjore. E theksoj dhe një herë se në konceptim tim duhani është një armik i egër i shëndetit të njeriut. Dhe vetëm mbi këtë koncept, që nga viti ’77 e deri më sot, nuk kam pirë as edhe një cigare.
Kot per kuriozitet, sikur te regjistronte dikush marken “Cigare Berisha” do lejohej kjo
3 August 2006 @ 3:59 pm
Kot per kuriozitet, sikur te regjistronte dikush marken “Cigare Berisha†do lejohej kjo .
Pse jo ne fund te fundit eshte nje rastesi qe kryeministri yne ka mbiemrin Berisha. Keshtu qe pa foto do te ishte krejt normale. Dhe do te shkoje tek kioska e do te thoshe Me jep nje Berishe, dhe duke pare cmimin do te thoje, Per nje m…. Beriashe duhet te paguaj kaq shume?
Cfare te keqe ka ketu, mua me duket normale dhe e drejte
3 August 2006 @ 7:12 pm
mire qe nuk hoqen koken e skernderbeut ne $ dhe vendosen te sales se ateher do ishte me vertet nje skandal.
3 August 2006 @ 7:32 pm
me duket se kane printuar sa para te tilla para shume vjetesh.
Sa me pelqen ai krahasimi, bre Tomi.
Po te ishte berisha me rroba banje, ndryshonte puna. Atehere edhe une do t’i jepja te drejte. LL
4 August 2006 @ 8:48 am
Ate qe i prodhonte cigaret e paskan arrestuar sot
http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&newsID=99303
4 August 2006 @ 9:15 am
O Sai, e kane kapur qe dje ate, po lajmi botohet sot, se normal qe gazetat per dje e kishin mbaruar punen.
4 August 2006 @ 1:52 pm
Ej shif mos na ruj nanjoni nai kopje t’paketes, kot per fiksim!
4 August 2006 @ 2:28 pm
Sa per te qeshur! Edhe inicialet e atij piktorit qenkan S.B.
23 December 2006 @ 7:00 pm
nese keto paketa do te ishin ne treg aktaualisht do te isha nder te paret qe do ti konsumoja pasi kam shume simpoati per kryeministrin berisha.