Pak zbavitje me shifrat

Thuhet se vite më parë Benjamin Disraeli, një shtetar i madh Britanik ka thënë “Ka tre lloj gënjeshtrash: Gënjeshtra, gënjeshtra dreqi dhe statistika”. Pavarësisht nëse thënia i përket vërtetë Disraelit, shkrimtari Mark Twain ishte ai që e përmend si autor të sajin, ajo është bërë pjesë e fjalorit të përditshëm të anglishtes për të portretizuar keqpërdorizimin e statistikave të ndryshme në mbështetje të fakteve të dobëta.

Statistikat, shifrat që në dukje duken aq të qarta, të thata e të paanëshme janë mjete të mrekullueshme në duart e kujtdo që ka pak fantazi dhe vullnet për të lozur me to. Natyrisht, që si çdo mjet ato të shkreta shifra janë të pafajshme, jemi ne njerëzit ata që i keqpërdorim. Si shembull konkret mund të shihet përdorimi më i fundit i shifrave nga ana e Kryeministrit kur deklaroi më datë 2 shtator se:

Kjo politikë (…e qeverisë mbi rritjen e rrogave…) ka bërë që rroga mesatare në këtë vend të jetë ndër më të lartat sot. Në sektorin publik ajo ka arritur shumën 502 dollarë, ose 427 mijë lekë. Ftoj edhe sektorin privat, i cili edhe ai ka bërë progres në rritjen e rrogave, që ta vazhdojë këtë rrugë. Në rast se sipas statistikave të ILO-s, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që bën të ditur se rroga mesatare ka qenë 220 dollarë, tashmë këtë rrogë për punonjësit në Shqipëri e kemi mbi dyfishuar, duke  e çuar në 502.

Rritja e rrogave mesatare në sektorin publik në një masë prej 128% është natyrisht mbresëlënëse në shikim të parë. Përtej kësaj rritje ka disa pika interesante në fjalën e Kryeministrit më sipër si për shembull përdorimi i të dhënave në dollarë, shpërfillja e ndikimit të ndryshimeve në tatime si dhe shpërfillja e inflacionit; pika që të gjitha këto ndikojnë në pagën neto që ai punëmarrësi mesatar çon në shtëpi në fund të muajit. Duke i marrë me rradhë:

1) Përdorimi i të dhënave në dollarë amerikanë nga ana e zyrtarëve të qeverisë gjatë këtij vitit të fundit mund të duket si një rastësi por në të vërtetë nuk mund të mos jetë një zgjedhje e vetëdijshme për të përfituar nga zhvleftësimi i dollarit gjatë vitit të fundit. Kursi i këmbimit LEK/USD ka ndryshuar 15.15% kundër dollarit që nga shtatori i 2007-ës. Për të kuptuar ndikimin e këtij ndryshimi le të hipotezojmë për një çast se Qeveria Shqiptare e ka buxhetin 100 Lek si në vitin 2007, ashtu edhe në vitin 2008. Po të bëhej krahasimi në Lek nga viti në vit, atëherë buxheti do të ishte i pandryshueshëm; rritja do të ishte 0%. Në të kundërt, nëse buxheti do të shprehej me dollarë amerikanë atëherë buxheti i 2007-ës do të ishte 1 USD ndërsa i 2008-ës do të ishte 1. 18 USD, pra një rritje prej pothuajse 18% pavarësisht se asgjë s’ka ndryshuar në të vërtetë. Një ndryshim i thjeshtë monedhe, në një kohë kur do të ishte shumë më normale të përdorej buxheti ne LEK ose në EUR si bazë krahasuese, i mundëson qeverisë që të pretendojë një rritje artificiale, jo ekzistuese.

Si politikan i vërtetë, Kryeministri nuk pëlqen të ngatërrohet shumë me hollësi të bezdisëshme si ndryshimi në tatimin mbi të ardhurat apo pakësimin e fuqisë blerëse nga viti në vit si pasojë e inflacionit.

2) Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP): Në vitin 2005 një person që  kishte një rrogë prej 220 USD ose 22.000 LEK, do të paguante për TAP-in 541 Lek. Pas futjes së taksës së sheshtë një person që e ka rrogën 502 USD ose afërsisht 42,700 Lek, paguan për TAP-in 4.270 Lek. Pasi zbriten edhe sigurimet shoqërore që i mbahen punëmarrësit, rroga mesatare neto do të kishte qënë afërsisht 19.365 Lek në vitin 2005 dhe afërsisht 33.624 Lek në vitin 2008. Rritja në pagën neto e matur në LEK nga viti 2005 deri në vitin 2008 zvogëlohet në 73.63%, krahasuar me rritjen prej 128% që do të ishte nëse do ti masnim rrogat bruto duke përdorur dollarin si monedhë krahasuese.

3) Përtej ndikimit të ndryshimit në mënyrën e llogaritjes së TAP-it, kemi edhe ndikimin e inflacionit. Nëse llogaritet inflacioni nga viti 2005 deri në vitin 2008 do të shikohet që rroga neto e vitit 2008 zvogëlohet nga afërsisht 33.624 Lek në rreth 30.809 Lek.

Kryeministri pretendon se paga mesatare e punonjësve shtetërorë është rritur me 128% që nga viti 2005. Duket se po të merren parasysh ndryshimet në kursin e këmbimit, ndryshimin në TAP dhe inflacionin, ndryshimi është “pakëz” më i vogël, rreth 59.10% (nga 19.365 LEK neto në vitin 2005 në 30.809 LEK neto në vitin 2008). Në vetvete edhe një rritje prej 59.10% pas llogaritjes së inflacionit (duke supozuar që të dhënat fillestare të të gjithë kësaj analize janë të sakta) nuk është aspak e keqe dhe do të ishte mëse normale për çdo qeveri që të krenohej me një shifër të këtillë por qeveritarëve tanë me ç’duket i pëlqen të na mahnisin ne katunarëve të shkretë që s’marrim vesh nga këto punë, u pëlqen ti bëjnë shifrat çëmçakiz dhe të nxjerrin rezultate madhështore. Nuk kanë edhe shumë faj të shkretët, po afrohen zgjedhjet e 2009-ës dhe qeveria sapo ka njoftuar një rritje rrogash e cila ashtu si rastësisht do të hyjë në fuqi rreth 1 muaj para datës së votimeve. Fushata ka filluar dhe premtimet e “sukseset” duhet të jenë madhështore. Rrofshin statistikat.

Tabela  mbi llogaritjet e përmendura më sipër:

pagat-bruto.JPG

pagat-neto-pas-tap.JPG

pagat-pas-inflacionit.JPG

kursi.JPG

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente

  1. thelbi thotë:

    4 September 2008 @ 10:28 am

    Me eshte mbush mendja me se fundi qe historia e pinokut nuk eshte e vertete, perndryshe kryeministrit tone do i kishte arrit maja e hundes ne Kamchatka

  2. Koth thotë:

    4 September 2008 @ 3:09 pm

    Rritja në pagën neto e matur në LEK nga viti 2005 deri në vitin 2008 zvogëlohet në 73.63%, krahasuar me rritjen prej 128% që do të ishte nëse do ti masnim rrogat bruto duke përdorur dollarin si monedhë krahasuese.

    Autoro ,
    nuk te lejohen te tilla gabime ty.
    Gote gjysem plot , apo gjysem bosh te le pershtypjen perdorimi i foljes me zvogeluar ne kete rast.

    Ti besoj qe e di qe ne peshk nuk jane te gjithe me probleme ne arithmetike.
    I je referru ILO-s, aty rri se ate ke baze te dhenash ne te kundert duhet te na sjellesh dhe persene qe kursi i kembimit eshte i ndryshem.

    Ne kohen e Arben Malajt ( minister financash ) dhe te Adriana Berberit ( zv.Ministre ) ky numri qe shpreh kembimin lidhej me sigurimin fiktiv te te ardhurave ne LEKE, per shkak te kontrabandes pa fund qe behej ne ate kohe. Sasia e munguar kompesojej ne nje fare menyre me kete marrifetin e kursit dhe diferenca nuk eshte dhe aq e vogel apo jo ??
    Eshte aq sa ke gjetiur ti diferencat ne kurset e perdorura.

    Debat i gjere dmth. Mund te flasim 3 nete dimri bashke aq shume fakte ka.

    P.S. Se edhe rritja 73 purqin nuk eshte shifer qe mund te mbrihet kollaj.

    Si shkrim propagande e pa bole mu duk.

  3. Vision thotë:

    4 September 2008 @ 6:22 pm

    Meqe po merremi me shifra dhe per te treguar se sa e vertet eshte ajo rritje po i referohem nje produkti te shportes: Bukes
    Viti 2005
    Rroga neto -19365 ALL
    Cmimi i bukes - 60 lek/kg
    Totali bukeve qe mund te blihen nga rroga: 322.7

    Viti 2008
    Rroga neto - 30809 ALL
    Cmimi i bukes - 100 lek/kg
    Totali i bukeve qe mund te blihen nga rroga : 308

    Nuk e di nese mund dikush te me shpjegoje se ku eshte rritja ketu.
    Vlera e pages 2008 eshte ulur faktikisht ndaj asaj te 2005 me 4.5%

    E mos me thoni se shqiptaret nuk kane nevoje per buke se konsumojne plot 196 kg drithera per fryme ne vit.

    E vetmja rritje qe njeh ekonimia shqiptare eshte shkalla e mashtrimit e asgje tjeter.

  4. Qafir Arnaut thotë:

    4 September 2008 @ 6:40 pm

    Llukan, ndoshta duhet te sensibilizosh ato zockat qe shkruajn per seksionet e ekoni-biznisit neper gazeta se poplli spo merr vesh gjo

  5. edrus thotë:

    4 September 2008 @ 7:00 pm

    Mjaftonte komenti i Vizion-it për t’ja bërë të qartë popllit se sa janë rrit rrogat :) .

  6. Pjer Thomas thotë:

    4 September 2008 @ 7:53 pm

    Gati te gjitha qeverite luajne me statistikat, i ndryshojne nga pakez, mirpo qeveria jone kam pershtypjen se u heq apo u shton nga nje O , sipas interesit propagantistik.

  7. akvll-naja thotë:

    4 September 2008 @ 8:03 pm

    Më pëlqeu kjo analiza jote, Llukan. Asnjë gjë për të shtuar… mbase… e boton dot në ndonjë letër? Jo se populli nuk e di se sa e ka rrogën, po që t’u vijë një çikë fare turp… se ishte shumë e trashë… po shumë… pah sa ndot të vjen…Ue, sa shumë shtova…

  8. Idris thotë:

    5 September 2008 @ 3:14 am

    Po kur do ….do ti o Llukan ..nuk mba fjalime :) :) :)
    Pershendetje per punen dhe mprehtesine e kapjes se problemit REALISHT!
    Ne se do te kishte media vizive ne Memedhembje kjo anlize do te ishte ne vend te cdo spoti sa te hapeshin e deri sa te mbylleshin emisionet televizive…
    Ti fliotet njehere HAPUR atij populli qe po e mashtrojne nga minuti ne minute.

  9. edrus thotë:

    5 September 2008 @ 7:24 pm

    Llukan, të paskan kopjuar ty më duket këta :)

  10. xhibi thotë:

    5 September 2008 @ 11:22 pm

    Cili eshte thelbi i shkrimit tend Llukan? Qe Berisha nuk i ka rritur rrogat sa thote, po prap i ka rritur me shume se administrata para tij? :D

    Koth
    Si shkrim propagande e pa bole mu duk.

    Ne fakt dhe mua pakez keshtu mu duk Llukan. :)
    Statistikat nuk jane genjeshtra; njerzit qe bejne shume akrobacira me to jane genjeshtare, me apo pa dashje. Llogaritjet e tua kane shume “te supozojme se” brenda tyre, dhe kjo ironikisht i ben te dhenat e tua mbase me pak stabile (reliable) sesa ato te qeverise.

  11. edrus thotë:

    5 September 2008 @ 11:37 pm

    Xhibo, e di që kishe munguar shumë këto ditë???
    Me gjithë respektin për mendimin tënd prej staticisti (me relativet tabela përfshirë :P ), desha të të them që, në komentin e mëparshëm kam linkuar një artikull të “Il Sole 24ore”… Është gazeta që merret VETËM me numrat e ekonomisë :) . Pak a shumë thoshte të njëjtat gjëra që thoshte Llukani.

    P.s: Siç duket atyre gazetarëve italjanë do t’i ketë shpëtuar artikulli yt… se s’do ta lejshin pa përkthyer :P

  12. xhibi thotë:

    5 September 2008 @ 11:48 pm

    Edro, puna eshte se ti gezohesh kot, se duke dashur tia fusesh Berishes ve ne pah qe ai ka rrit rrogat me shume se Nano, dhe duke cuar vemendjen tek krahasimet, i hap telashe me shume vetes po te krahasohen parametrat e tjera ekonomike te kesaj administrate dhe asaj paraprake. :D

    Une nuk jam staticist, po di aq nga statistika sa ta kuptoj kur dicka “bie ere” :) Ti nga ana tjeter nisesh vetem nga busulla jote politike. :P

  13. edrus thotë:

    6 September 2008 @ 12:12 am

    Xhibi, kush është Nano?
    Ka t’boje me kompiuterat dhe nanoteknologjitë? :P Ah t’shplaftë panuklla ty jarebi… dynjaja thotë që ato shifra nuk mund të jenë të vërteta, ti m’bo krahasim me republikën e ‘24 :)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com