29 Korr 08 · Bota, Teknologji
Turizëm në hapësiren kozmike (9)
Tradicionalisht fluturimet ne hapesire kane qene privilegj i austronateve nepermjet programeve qeveritare. Gjate viteve te fundit Rusia ka komercializuar fluturimet e saj ne hapesire duke i mundesuar ‘pasagjereve’ te fluturojne bashke me austronatet ne raketat e tyre qe shkojne ne stacionin hapesinor nderkombetar, por per nje cmim prej 20 milion dollaresh per udhetim.
28 Korr 08 · Arsim, Opinion
Elitë fringo (71)
“Dy kafe dhe një ujë pa gaz.
Lori? Ca Lori o çun? Illy ore, unë marr diplomën e dytë, ti më thua Lori”….
27 Korr 08 · Bota
Shpërthime bombash në Stamboll (17)
27 Korr 08 · Sport, Shqipëria
Delegacioni Shqiptar Niset Për Në Pekin (24)
Delegacioni shqiptar për Lojrat Olimpike Verore në Pekin, Kinë, do të jetë më i madhi që ka dërguar ndonjëherë Shqipëria. Do të dërgohen 27 njerëz nga të cilët 11 janë sportistë, 9 trajnerë dhe 7 administratorë zyrtarë. Shqipëria do të konkurojë në not, vrapim, peshëngritje, mundje, qitje, dhe xhudo.
26 Korr 08 · Kryesore, Ballkan, Opinion
I zi midis shqiptarësh (110)
Rastesisht hasa nje shkrim qe nuk i dedikohet shqiptareve direkt, por qe permend eksperiencen e nje studenteje me ngjyre (afrikano-amerikane) ne Shqiperi. Ajo quhet Chelsi, ben studime antropologjike dhe eshte ne Shqiperi me nje burse Fullbright, dhe ne Shtator ajo do vije per here te trete ne Shqiperi.
25 Korr 08 · Podkast
Podkasti i Briskut, Korrik - 3 (62)
Biseda me Alisa Tiranen. - Kete seri te podkastit ia kam kushtuar prezantimit me te afert me Peshqit te Administratores me te re tek peshkupauje.com, Alisa T. Per kete arsye, duke perdorur Skype beme nje bisede pa rrethana te percaktuara. Kemi folur per blogsferen, per Shqiperine, per artin, jeten…dhe nje interviste me 29 pyetje ne menyre qe te mund ta njihni me mire Alisen.
25 Korr 08 · Kryesore
Akuzë e re për Delijorgjin: “Vrasje masive” (15)
Tre të arrestuarit, si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, Mihail Delijorgji, Dritan Minxolli, dhe Ylli Pinari do të hetohen për “vrasje masive”. Kryeprokurorja Ina Rama dhe drejtori i Antikrimit të organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, firmosën dje ndryshimin e akuzave.
24 Korr 08 · Foto e ditës
Njeriu, vapa, uji… (11)
24 Korr 08 · Kryesore
Topalli, letër Withers: Diplomatëve iu ndryshuam vendin, nuk i larguam (11)
Nga Armand Maho
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar si një “gabim administrativ”, nxjerrjen jashtë nga salla e Kuvendit të diplomatëve të huaj, në ditën kur po raportonte në Kuvend Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Në një sqarim dërguar ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë është i hapur në seancat e tij për prezencën e diplomatëve të huaj dhe ngjarja e 17 korrikut, sipas Topallit, ishte thjesht një gabim administrativ, i cili synonte, sipas saj, lëvizjen e të dërguarve nga lozha në galeri.
23 Korr 08 · Kryesore
Diplomatët e huaj: Dazed and confused (31)
Një incident i rëndë diplomatik është shkak tuar në seancën parlamentare të 17 korrikut, pikërisht ditën kur Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, paraqiti në një sallë pothuajse bosh raportin vjetor për luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatë të tjerë të akredituar në vendin tonë janë dëbuar nga zona e vendeve diplomatike në Parlament para se kryeprokurorja të paraqiste raportin vjetor. Lajmi që është mbajtur sekret nga administrata e Kuvendit është bërë publik nga një letër zyrtare e ambasadorit amerikan, John Withers e cila prej dy ditësh ndodhet në tavolinën e punës së kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Duke shprehur shqetësimin e tij për këtë ngjarje të rëndë Withers e hap letrën e tij me fjalët “u trondita dhe u zhgënjeva kur mësova se përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diplomatë të tjerë të akredituar u dëbuan nga zona e vendeve diplomatike në Parlament para se Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, të paraqiste në Parlament raportin vjetor lidhur me aktivitetet e zyrës së saj”.










