Pa Kombetare

turp.jpg

Tani qe e hoqem qafe edhe kombetaren, kujt i ka ardhur radha… Çfare duhet te shkaterrohet tjeter… DMTH Cfare ka mbetur ne kembe se kena etje me e çu rrafsh pertoke…

UEFA vendosi të përjashtojë Shqipërinë nga të gjitha aktivitet futbollistike. Vendimi u mor nga komisioni ekzekutiv i këtij institucioni për shkak të ndërhyrjeve politike të shtetit shqiptar në autonominë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një vendim i tillë bëri që të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme midis ministrit Pango dhe zv/ministrit të Sporteve Ekrem Spahia në lidhje me veprimet që do të ndërmerren në vazhdim. Presidenti i FSHF Armando Duka ka reaguar pas pezullimit të Shqipërisë duke e quajtur një vendim të drejtë dhe ka shprehur keqardhjen për dëmin që u shkaktohet tifozëve shqiptarë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

33 Komente

  1. ados thotë:

    15 March 2008 @ 10:31 am

    Ok, nuk eshte mire, por jo edhe kaq tragjike.. Nqs behet nje kompromis midis FSHF-se dhe Min. e Sportit, perjashtimi mund te hiqet… Kete eksperience e kaloj edhe Greqia…eshte ceshtje burokratike.. te shohim deri atehere!!

  2. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 10:38 am

    Perjashtimin e ka bere FIFA jo UEFA me sakte Sep Blater kryetari i saj i cili u zgjodh duke ju dhene nga 50 mije dollar kryetareve te Federatave Afrikane te Futbollit. Jane shkruar disa libra prej gazetareve sportiv Anglez rreth FIFES dhe kryetarit te saj SEP BLATER nder personave me te korruptuar ne bote. Ne cfare gjendje e katandisi Duka yne kombetaren dhe sportin Shqiptar dihet por shteti s’ka asgje ne dore sepse mbas tyre qendron FIFA kushedi sa skandale kane perfshire futbollin Evropjan dhe asgje nuk po ndodh .

  3. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 10:52 am

    Admin,

    sill nese e ke mundesi deklaraten e Berishes qe “Nuk mund te jete peng futbolli i Klanit te Zemunit dhe i Klanit Duka” si dhe nese e ke mundesine edhe nje foto te Bamir Topit , President i Shqiperise, me presidentin e Federates shqiptare te Futbollit Admand Duka.

  4. enka thotë:

    15 March 2008 @ 10:53 am

    eshte per te ardhur keq:( uroj qe vertet te jete i mundur kalimi i ketij problemi.dhe uroj te jete veçse problem burokratik.

  5. Cheney thotë:

    15 March 2008 @ 10:59 am

    Une thash se e kishin nda torten keta??

    Rast i mire per tju kthy prap basketbollit e volejbollit se ngelem popull pishtuk. Kombetare futbolli skemi pas ndonjehere gjithsesi!! As kampionat meqe ra fjala!!

  6. Leon thotë:

    15 March 2008 @ 11:00 am

    Mather fakers… !!!!

    ardi,
    Ti je qenke trap fare mos vlla.. Si ore e paska fajin FIFA??
    Pse c’eshte FIFA qeviria e Birishes?? Thote nje fjale plaku Mere dhe turren cakenjte nga pase..
    Per nje IDIOT Pango nje kombi i mohoet kombetaria e futbollit…
    Nuk kane faje Shqiptaret e Kosoves qe duan kombetaren e tyre.
    Ne kemi kafshe ne krye te sportit.

  7. Cheney thotë:

    15 March 2008 @ 11:06 am

    ”Ne kemi kafshe ne krye te sportit.”

    icik me lart..

  8. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 11:13 am

    O Siberian !

    Ca ke dash nga Corovoda ti mer ? Do ngresh na fabrike rakie andej , apo mate ndonje prurje m3/sek ?

    Per futbollin :

    Skafet , varkat, gomonet, komardaret i hoqen sepse pjellim krim, para te pista etj ( asnji ne burg per kete pune ).

    E njejta llogjike edhe per futbollin, shitje , ndeshjes, korrupsion, klane etj. C`a duhet futbolli ?

    Ne fund te fundit ca i duhet deti atij qe nuk di not !

    Chene ,

    ja prit sa te zbardhet deklarata e Berishes dhe lexoje me te detajuar se si e ka mendjen ky vllai qe qeveris. Fushe mer fare.

    Po ne fakt po e shijoj shume faktin qe po flet keshtu publikisht se topi kalon ke Topi dhe Prokuroria e Pergjithshme e asaj vajzes qe ben si simpatike e qe eshte nga Durrahu e qe u dekretua ne oren 5 te sabahut duhet te hape ceshtje penale per kete akuzen e ores 10 te Berishes.

    Sipas ketij te fundit futbolli nuk duhet nja tre vjet ( Moratorium per futbollin ) dhe do ta zevendesojme me : Orthi minorthi cimicimi orthi !

    Admin gjeje mer prononcimin e Berishes se eshte flori si per dite te shtune !

    Nga dreka ( nuk e di diten e sakte ) do prononcohet besoj dhe Erion Braceja i PS-se opozitare.

  9. Leon thotë:

    15 March 2008 @ 11:16 am

    Plaku MERE mire qe e ka menderosur fare kete muhabet…PO ky qenka i vendosur mos te luhet me futbolli ne shqiperi..
    C’fare ndeshje do ndalosh te shitesh me, kur nuk do luash me ????????
    A e ka ndonej cik idene qe duhet te luash futboll qe te fitosh,humbasesh,barazosh,shesesh apo blesh nje ndeshje…
    U pa puna do antarosohemi ne NATO dhe do c’anteresohemi nga organizata kurroptuse e FIFA-s…
    Me kete Trap Kryeminister do nisen negociatat me FIFA-n kur Tropoja te fitoje kampionatin….

  10. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 11:27 am

    O ti tifozi i qelbul i Mancesterit !

    Kete Moratoriumin e thashe une mer jo Birisha, jo qeveria !

    Po e kam te sigurte qe e ka ne menje e qo lidhet me ate qe nuk e do detin sepse nuk di not. ;)

    I hengsha bithen qivirise qe na do e respekton si per veten e vet ! :)

  11. Leon thotë:

    15 March 2008 @ 11:29 am

    Koth,
    Ore ti ngele duke humb baste me duket me mua….
    Lezo te ballkanweb se cka dekalaruar qe me saba… :D
    Eshte fare ky ore… Po fare fare… :( :(

  12. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 11:40 am

    Ish trajneri i Kombetares Baric eshte shprehur qe dy lojtar kane shitur ndeshjen mos flisni te politizuar sepse gjithkush e di ne Shqiperi se ne c’gjendje eshte futbolli dhe per kete mban pergjegjesi Federata. Der Spiegel ka zbuluar skandalin e shitjeve te ndeshjeve ne rang Evropjan ku jane perfshire dhe klube Shqiptare. Pra pse FIFA bllokon drejtesin Shqiptare te auditoj Federaten.???O njerez depolitizohuni dhe lexoni ne shtypin Evropjan kush eshte SEP BLATER kryetari aktual i FIFAS nje DUKA e dyte informohuni pak sesi ne SEUL ai u zgjodh kryatar i saj.

  13. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 11:45 am

    Ardi,

    je njish ! Sot ne darke do mbledhim Kryesine e Partise Demokratike dhe do e perjashtojme Blaterin .

    Per Platinine e UEFA-s cer mendimi ke , sepse sapo eshte zgjedh komisar i kesaj te fundit ?

  14. Leon thotë:

    15 March 2008 @ 11:47 am

    Fifa ka hedhur poshte po sot kerkesen e Fedarates angleze te futbollit per ndedhjen e 39-e.
    http://news.bbc.co.uk/sport1/hi/football/eng_prem/7297738.stm
    Ky kreministri anglez s’eshte ne terezi fare… Pse nuk del dhe denoncon FIFA-n??… :P :D
    Ardi,
    Ti vazhdon te jesh TRAP…Fifa eshte organizate jo-qeveritare… PO deshe vullnetarisht anteresohesh aty dhe respekton rregullat, po deshe JO. Fifa ben si ti doje qejfi dhe si t’ia doje… Nuk e ke kuptuar akoma???
    Po me duket se qenke nje nga keta qe thote koth me larte…
    Di not ti?? :P :D

  15. Ardi thotë:

    15 March 2008 @ 12:03 pm

    Fakt eshte se ndeshje jane shitur!! Kujto ketu ndeshjet e kombetrares tone kur ne krye ishte Perlat Musta, Rudi Vata, Mujo Targaj, Tare etj,etj,etj. Vetem ne Shqiperi ka nje popull qe jane ndare ne tifoze gjermane, angleze, italiane etj. Fakt i cuditshem por i pamohueshem dhe keta futbolliste ishin tifoze te ketyre skuadrave qe linin ndeshjet per te mos rrezikuar ato ne grupet e tyre per shkak te basteve qe do te vinin ne te ardhmen tek shkallet e pallatit te kultures. Kujto golat e lene te Perlat Mustes ne Gjermani se ishte tifoz i cmendur i Gjermanise dhe basti ishte vene per kete apo ate rezultat. Jane fakte!!
    Nuk jam as me Berishen as me Pangon por kjo ishte nje gangrene tek ne.
    Mbase do te beje mire pak abstinence,por shikoj se cakejte si Vata apo te tjere jane hedhur per te kapur Federaten per te bere pislliqet sic i kane bere vite te tera. Nuk mendohet aspak per te ecur futbolli ata duan vetem te nxjerrin fitimet vetem me ndeshjet qe do te shesin po te vihen ne krye te federates. Jane ustallare te vjeter.

  16. Blendi Salaj thotë:

    15 March 2008 @ 12:04 pm

    O ardi, po ne ketu jemi te politizuar se jemi klani i Sep Batterit…dihet qe kshu do flasim…

    Kjo eshte nga ato gjerat qe mu me lejn pa fjale…cfare te thuash per keta primitive? Po ky stan ishte ne pushtet me 1995 kur FSHF u perjashtua nga FIFA per te njejten arsye.

    Federaten e kane perjashtuar me motivin “…nderhyrje te njepasnjeshme te shtetit ne punen e Federates…” Taleban me bk!

    O koth, po e pate ate citimin hudhe knej se nuk e gjej dot.

  17. Cheney thotë:

    15 March 2008 @ 12:16 pm

    Kothe,

    M’Corovode mqyra guralece.. Nje grek, po safi te them, andej nga Kosova me tha, LSI force e re; do ta hedhim Salen nga kali, ne shtangistet te bejme gjemen.. U ftillove? :) Ma hoqi oreksin qelbesira, hengra vetem gjys qengji atje maj malit..

    Puna shitjeve o shume e thjeshte, ndeshjet shiten dhe bastet vihen atje ku ka lind basti!! Para nja 2 javesh mendum se ishin gudulis me nejri tjeterin e kishir rene dakort, por mesa duket jooooooo!! Su leshoka kollaj leku piset!!

    E verteta o qe si ne QIFA, si jashte QIFA-s, tifozet kuq e zi me dhimbje e perjetojne kete menxyre!!

  18. Peshku thotë:

    15 March 2008 @ 12:25 pm

    Vendimi FIFA-s, Berisha: Klani Duka përgjegjës për vendimin

    Balkanweb
    15/03/08

    Ne nje prononcim per mediat kreu i qeverise ka bere pergjegjes kreun e Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, per vendimin e FIFA-s

    Pas vendimit te marre nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s per perjashtimin e Shqiperise nga aktivitetet futbollistike nderkombetare per nje kohe te pacaktuar ka reaguar sot kryeministri Berisha. Ne nje prononcim per mediat kreu i qeverise ka bere pergjegjes kreun e Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, per vendimin e FIFA-s. Berisha theksoi vendosmerine e qeverise per kryerjen e inspektimeve ne FSHF duke u shprehur se “do zbatohen me rigorozitet ligjet e vendit”. “Do zbatohen me rigorozitet ligjet. Po shqyrtohen te gjitha pasojat e mafjes ne FSHF. Kjo qeveri qendron plotesisht per te mbeshtetur sportin, por ate qe zhvillohet sipas rregullave dhe ligjeve ne menyre transparente, dhe jo ate te shitjes se ndeshjeve dhe te tradhetise se hapur ndaj mijera fansave dhe tifozeve. Une jam me fansat shqiptare. Problemi eshte se ne do bejme cdo gje transparente para qytetareve. Do te perfundoj te gjitha inspektimet, kontrollet e ligjshme dhe do behen publike per shqiptaret dhe komunitetin nderkombetar. Gjithcka do bazohet mbi fakte konkrete” tha Berisha. Kryeministri vijoi akuzat ndaj kreut te FSHF-se, duke deklaruar se “e ka shnderruar federaten ne cifligun e Klanit te Zemunit”, ndersa paralajmeroi se nuk do te lejohen me shitje ndeshjes. “Ato qe kane ndodhur me disa ndeshje te kombetares nuk mund te perseriten me. Nuk mund te jete futbolli shqiptar ciflik i Klanit te Zemumit Shqiperia do te shkelqeje, por ata qe jane marre me afera mafioze duke shfrytezuar futbollin shqiptar nuk do te marrin pjese” tha Berisha. (e.m)

  19. ados thotë:

    15 March 2008 @ 12:33 pm

    meqe nuk do luajne per nja 3 vjet, eshte koha ti fusin nje te prishur Qemal Stafes.. dhe te ndertojne ndonje stadium te ri…te pakten te bejne dicka pozitive.. Deri atéhere Berisha, Pango apo Duka do kene ikur.. mjaft na cane k**n me klanet e Zenutit apo te Platinise…

  20. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 12:34 pm

    Prokuroria e Pergjithshme duket te kerkoje hapjen e hetimit per shitblerjen e ndeshjes se Kombetares sepse po e deklaron kryeministri i Shqiperise dhe jo Kryetari i Partise Demokratike, sepse nuk eshte ne fushate.

    Hetim si i thone keta Prokuroret e Magjistratures e qe nrysen ne Lushnje e gdhihen ne Tirane : kryesisht . :)

    Per ndonje ndihme le t`i beje nje telefon Bamir Topit sepse Presidenti yne eshte dhe President i Klubit Sportiv Tirana dhe quhet i brendshem ne keto ceshtje. Bile po te doje le ta therrese edhe ne cilesine e deshmitarit.

  21. bledi thotë:

    15 March 2008 @ 12:40 pm

    Vendimi i FIFAs eshte kundra qeverise, e shkruar e zeza mbi te bardhe, qeveria eshte fajtore, e per kete arsye meret vendimi.

    She nga syte ky Berisha , apo eshte plakur e pjer…. nga ato.

    Po qe per mafie, La Familia Berisha, eshte mafia e pare e vendit,me shtririe ne gjithe fushat e jetes, e tani do te mari nen kontroll dhe futbollin, Armando Duka eshte nje peshk i vogel, ose sic thuhet ne gjuhen e Mafies qe Berisha e njeh mire, nje operator i vogel i nje sektori, qe Mafia e madhe do ta vej nen zoterim te saj.

    La Familia Berisha…Tano Karidi Berisha

  22. bledi thotë:

    15 March 2008 @ 12:43 pm

    17 vjet o na fusnin ne Europe…..na hoqen dhe nga UEFA…qe edhe ishim antar..

  23. Cheney thotë:

    15 March 2008 @ 12:47 pm

    ”Bile po te doje le ta therrese edhe ne cilesine e deshmitarit.”

    Ti Kothe i bi m’qafe njerzve!!

  24. ados thotë:

    15 March 2008 @ 1:30 pm

    Ani burra.. Na fusin ne NATO, f*ck Fifa!!

  25. Lefti thotë:

    15 March 2008 @ 4:49 pm

    Sa tragjike e bejne disa xhanem … sikur na u hoq e dejta per te luajtur ne Europian apo ne Boteror ! He, se nja 2 ndeshje miqesore u anulluan, nuk u permbys bota.

    Ju e quani lajmin tragjike, atehere qe ka pasur plot kombetare te tjera qe jane perjashtuar per motive te tilla : Greqia u perjashtua vjet, per nje jave, dhe pastaj u ri-integrua, me te njejta motive gati.

    Rendesi ka qe perjashtimi nuk eshte definitiv : sa te zgjidhet problemi i brendeshem, dhe ri-futemi prape, s’prish pune.

    FIFA te thote ç’fare te doje, ne Shqiperi s’duhet te kete zona ku drejtesia s’mund t’i fusi duart :

    PO TE ISHTE 100 % E PASTER FEDERATA, PERSE REFUZON AUDITIMIN PASTAJ ?

    SEPSE E DI FARE MIRE QE E KA “MIZEN” NEN KESULE !!!

    Dje assistova ne nje arrestim te policise Franceze, te nje te riu i cili udhetonte ne autobus pa bilete : pasi e zbriten dhe i kerkuan dokumentat, i thane t’i hapte çanten e ti tregonte se ç’fare kishte brenda : i riu u “rrebelua” duke thene se Policet s’mund t’i kerkonin se ç’fare kishte. Ata e rrethuan, dhe pasi ja treguan mire qe duhej te bindej, e dorezoi çanten, dhe u gjet brenda “qesja” me “prodhime farmaceutike” … :)

    Pra, po te ishte OK djaloshi, nuk kishte frike t’i kontrollonin çanten, por ja kishte dhene tere qejf, sepse nese do te ishte i “lare”. Perkundrazi, ai e dinte se ç’fare kishte ne çante. E dinte se ç’fare e priste po t’a merrte vesh policia se ç’fare transportonte, dhe keshtu qe u mundua te bej rezistence …

    Besoj, se pak a shume keshtu eshte puna edhe me FSHF-ne :

    Te gjithe e dime se ne FSHF behen dallavere, jane bere, kulmi arriti me shitjen e ndeshjeve te kombetares, sepse me ndeshjet e Kategorise se Pare s’po pyeste me njeri … vajti puna atje ku s’mban me. Kontrolli i fundit ne FSHF qenka bere ne 2000 me duket, kane gati 7-8 vjet pa kontroll financiar …

    Po nejse, scili eshte i lire te mendoje ç’fare te doje.

  26. shefi kuadrit thotë:

    15 March 2008 @ 5:30 pm

    As ne kohen e enverit qe ishte komunizem hesapi nuk na perjashtuan, sot me kete karafilin k.minister qe kemi jemi bere gazi botes.

    Nejse se ku degjova qe do krijohet nje kombetare e re nga qeveria me djemt e Dragobise & Dukagjinit..e vertete eshte?

  27. Blendi thotë:

    15 March 2008 @ 6:22 pm

    Amon me jahu si boni, sikur ne ishim kampionat e botes dhe tashi s’lozim dot me. Per ket s’ju ka faj Berisha po ato qe shesin lojat. Po harruat ju si rrifen tranjerat nga tifozat. Me mir te bej pushim e te mbedhin forcat.

  28. Ardit Rada thotë:

    15 March 2008 @ 11:11 pm

    kush e di tekstin e asaj kenges “O kombetare mos vdeksh kurre, ngreje lart ate flamur…” ????

  29. dikushi thotë:

    16 March 2008 @ 2:20 am

    Jazek atij faqeziu, matrapazi, qe kane vene te drejtoje kulturen dhe sportin tone. 1000 here jazek.

    Me njerez te tille te pamoralshem gjithshka pritet.
    Ne djall vafshin!

  30. gjergji. thotë:

    16 March 2008 @ 8:44 am

    O Lefti mire ai kontrolli i atij Francezit qe doli me sukses, po ky kontrolli i Pangos a dha ndonje rezultat?
    Se ju Berishet si shume beni kontrolle, akuzoni, shani, …DUKA NANO XHUVELI ANGJELI SOLLAKU, hajdute te koruptuar te shitur etj etj .
    Problemi eshte se kontrollet s’japin asgje dhe ne fund pajtoheni putheni beni seks me njeri tjetrin dhe asnje s’denohet , … jo e kam gabim ne fund e ha sa krahu populli dhe kombetarja, apo s’eshte keshtu ?

  31. Syribukur thotë:

    17 March 2008 @ 11:17 am

    Peshq (tifoze) te nderuar,

    edhe une bashkohem me pezmatimin tuaj per pezullimin e FSHF-se nga te gjitha veprimtarite e FIFA-s.

    Me duhet te bej disa sqarime, nese me lejoni.

    Se pari FSHF s’eshte perjashtuar nga FIFA, por eshte pezulluar te marre pjese ne veprimtarite nderkombetare, si pasoje e nderhyrjes se shtetit ne veprimtarine e FSHF-se e cila eshte e “pavarur”.

    Kjo eshte teper e rende per cilendo federate qe ndeshkohet me nje mase te tille.

    Ka nje aspekt juridik qe Ministria e ka shkelur me te dy kembet.
    Sipas legjislacionit shqiptar, nese aderohet ne nje organizate nderkombetare, atehere rregulloret dhe statutet e kesaj organizate kane perparesi ndaj legjislacionit kombetar.
    Nen kete prizem, rregullorja dhe Statuti i FIFA-s kane perparesi ndaj ligjeve qe nxjerr Ministria dhe qe bien ndesh me keto rregullore e Statute. Kjo eshte ajo qe i jep “pavaresine” FSHF-se.
    Pastaj FSHF eshte bashkim vullnetar i jerezve qe kane per pasion futbollin dhe s’eshte organizate qeveritare.
    Me sa duket ndryshimi qe ka bere Ministria ne Statutin e FSHF-se bie ndesh me ate qe thote FIFA, pavaresisht se Pango tha se ndryshimi eshte bere qe te sjelle ne linje me legjislacionin shqiptar statutin e FSHF-se.
    Precedente te tille ka kudo ne bote.

    Ministria s’ka asnje te drejte te kontrolloje fondet qe FIFA e UEFA i akordojne FSHF-se. Ajo mund te kontrolloje “fondet” qesharake qe ajo vete i akordon dhe procedurat e te ardhurat qe realizohen nga shitja e biletave dhe te drejtave televizive. Kaq.

    Synimi i Ministrise eshte i qarte: Te largohet Duka nga FSHF. Mirepo Duka mund te largohet vetem ne rast se humbet zgjedhjet e rradhes per organet drejtuese te FSHF-se.

    E vetmja alternative e Ministrise eshte te gjej nje kandidature me te respektueshme se Duka ne zgjedhjet e ardheshme te FSHF-se qe “ta heqe qafe” Duken, perndryshe “i rruan bishtin”.

    Fatkeqesisht pasojat i vuan futbolli shqiptar dhe jo vetem ekipet kombetare apo skuadrat, por edhe arbitrat. Asnje arbiter shqiptar apo edhe vezhgues i UEFA-s nuk mund te marre pjese ne veprimtarite nderkombetare.

    Ministria e kishte rastin ta hiqte Duken pa zhurme e buje kur u bene zgjedhjet para 2 vjetesh ne FSHF, por nuk gjeti kandidatura me te mira se ajo e Dukes.

    Qe Duka ka gjynahet e veta mund te jete e vertete. Por Ministria e ka harruar qe ne kete rast duhen “7 hile e 1 trimeri”.

    me c’duken bathet Ministria s’do beje hapa prapa, te pakten deri sa te afrohen ndeshjet kualifikuese per ne Boteror. Nderkohe, nese vertet sic pretendon Ministria i kane firmat per thirrjen e Asamblese se Jashtezakoneshme, atehere mund ta heqin Duken, por perseri duhet pare nese FIFA do ta njohe nje gje te tille.

    Qe ne FSHF duhen ndryshuar shume gjera e duhen larguar shume njerez te pa afte e te korruptuar, kjo s’ka pike dyshimi, por nuk eshte kjo rruga. Mendoj se duhet ndryshuar strategjia.
    Pastaj ne Shqiperi ka edhe nje mentalitet paksa te habiteshem: mendojne se po ke qene futbollist, ke te drejten ekskluzive per te qene ne FSHF, pavaresisht se mund te jesh injorant.
    Une mendoj se drejtuesit e FSHF-se duhet te jene minimalisht Juriste, pastaj drejtues ne sektore te ndryshem, mund te jene ish-futbolliste te kualifikuar si trajnere ose ish arbitra per te mbuluar sektoret perkates.

  32. ervisi_el thotë:

    17 March 2008 @ 1:57 pm

    Shikohet qe ky problem as qe ka ndermend te mbaroje.Problemet mes FSHS dhe MTKRS eshte bere tashme nje ceshtje me vete per ete faktin se ka disa kohe qe keto dy indtitucione nuk arrine te gjejne zgjidhjen e perbashket midis tyre,cka do ta zgjidhte perfundimisht problemin qe sic e dime mund te na shkaktoje perjashtimin nga kompeticionet euopiane.Megjithese para dy a tre ditesh erdhi nje leter e FIFAS qe na lajmeronte perjashtimin nga kompeticionet europiane.Pra ndodhi ajo qe ne kishim me shume frike.Nje gje e tille ka ndodhur dhe ne nje shtet tjeter europian pro duke pare rrezikun e eleminimit nga aktivitetet sportive hoqen dore,gje qe nuk ndodhi tek ne,gje qe coi ne kete perjashtim.Dhe megjithate eshte MTKRS ajo qe nuk heq dore ne menyre perfundimtare nga sulmet ndaj FSHF-se.Gjithsesi keto jane probleme qe nuk mund ti zgidhim ne por personat e siperpermendur.

  33. Geri thotë:

    17 March 2008 @ 3:59 pm

    Hej qe ky eshte skandal e kupton dhe i vogli po qe te kete shqiptare te tille qe e justifikojne si ky Lefti mua me duket me e pabesueshme dhe e pakuptueshme. Si mundet qe tashti ne demokraci te kete njerzez qe mbrojne nje idiotsi te tille si ne komunizem mbroheshin parruallat me absurde. Ca i shtyn keta lloj njerezish te sillen keshtu. Jane te mete apo te mefsht nuk arrij ta kuptoj.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com