Identifikohu



Regjistrohu

Pa Frymë

Ja tek dergjen hireplote ne tepsi…Luspat ende i farfullijne plot nur…Ato luspa te kuqe ne portokalli qe kushedi sa bukur do jene pasqyruar ne ujera te ndryshme.
Ne trupat e tyre ende dallohen tipare jete.Akoma mund te imagjinosh kredhjet e tyre te zhdervjellta , trazimet e lehta te siperfaqeve ujore nga levizjet e tyre elegante , trupat e tyre teksa tundin lozonjarshem bishtat sikur te donin te zilepsin sirenat me te perkryera!

Kushedi valle sesa detra e oqeane kane kaluar , midis sa ujerave kane pluskuar , neper sa qyteterime te fundosura kane lodruar.Kushedi se me çfare sekretesh , pasqyrimesh te nenujshme jane ndeshur?

Syte te qarte porsi copa qelqi i shndrijne ende..Ashtu , ne ate gjendje te zgurdulluar duket sikur duan te perçojne ndonje mesazh.Mbase duan te tregojne ate momentin e fundit , ate zalisjen perfundimtare te shkaktuar nga nje grep pafalshmerisht i shpejte..me pas asfiksimin e menjehershem dhe perpelitjet e kota.Perpelitje qe i ngjajne me shume lutjeve te pashpresa qe nuk kane se ku te perplasen…Fokusim gati i frikshem i kobit te momentit.

Dhe pastaj gojet, oh ç’mund te thuhet per gojet e hapura aq zhurmshem dhe ngjethshem?Ç’eshte personazhi i tablose “Ulerima” te Munchit perpalle kesaj ulerime te ngelur ne mes, perballe kesaj piskame te bllokuar ne rruge e siper?Kjo eshte çjerrja e jetes qe po mundohet te ngule thonjte per te mos ngelur ne mes, çjerrja e nje jete ora e reres se te ciles eshte ngujuar , çjerrja e nje jete teksa veshtron per here te fundit kete bote teksa po largohet pa deshiren e saj.Dhe njekohesisht deshira e fundit e jetes perpara mbylljes se saj: te thithe ajrin e gjallerise, afshin e egzaltimit , te dehet per here te fundit me veten .

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente »

  1. avocados Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:39 pm

    nje kapje interesante. ka nje rebelim permbylles, ose nje fatalitet te pashmangshem. ne fund te fundit koha e njeriut nuk eshte me e lavdishme se ajo e nje peshku. varet nga cila tepsi i shikon ato…
    me pelqeu!

  2. avocados Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:43 pm

    nje kapje interesante. ka nje rebelim permbylles, ose nje fatalitet te pashmangshem. ne fund te fundit koha e njeriut nuk eshte me e lavdishme se ajo e nje peshku. varet nga cila tepsi i shikon ato…
    me pelqeu!!

  3. Perparim Hysi thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 7:44 pm

    Pse na bene”pjesemarres ne vrasje”,moj Enka?Ajo analogjia me ate pikturen famoze te Munchit me pelqeu.

  4. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Shkurt 2008 @ 12:38 am

    Enka, “good catch” :).

  5. Idris thotë:

    20 Shkurt 2008 @ 1:19 am

    Te pakten po vjen dikush te konkuroje AKULLNAJEN me dinjitet!
    Sh. mire .Le te thellohet kjo konkurence e mrekullushme e prurjeve “pa uje “….. :) :) :)

  6. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Shkurt 2008 @ 2:03 am

    Dhe njekohesisht deshira e fundit e jetes perpara mbylljes se saj: te thithe ajrin e gjallerise, afshin e egzaltimit , te dehet per here te fundit me veten .

    — kete moment e ke pershkruar vertet mire. Sa e bukur qe duket jeta ne ato momente kur gjithcka duket sikur po merr fund; trishtueshem por bukur!

  7. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Shkurt 2008 @ 3:09 am

    Belle, ketu me rri: :D :D

    http://flickr.com/photos/rahel/2258863366/in/pool-76097337@N00

  8. enka thotë:

    20 Shkurt 2008 @ 8:47 am

    flm miq shume sapo erdha dhe pashe se paska dale shkrimi.

    avocados: te falenderoj per pershkrimin dhe gezohem qe mendokemi njesoj.

    perparim: gezohem qe e vure re ate detaj:) flm

    emigrant: ma bere zemren mal:)

    belle_fleur: flm lal!

    idris: te falenderoj shume, por une konkurrence s’e besoj se bej , jo per gje po shkruaj rralle me raste , kur me shkrepet ose frymezon fotoja.kjo foto me ka frymezuar qe kur e kam pare dhe ju luta mikut tim fotograf nese mund ta perdorja per nje pjese:) flm!

    p.s: sa per troftat te mira jane dreqkat, po barbunet si nderroj me gje:)

  9. akull-naja thotë:

    20 Shkurt 2008 @ 10:12 am

    Ku konkurrencë? Ku konkurrencë? :D
    Eni, “të dehet një herë të fundit me veten e vet” ia vë vulën si s’ka më mirë përsihatjes mbi përsihatjen “peshqve”. S’do kisha bërë krahasim me tablonë, meqë ajo vetë është frymëzuar prej natyrës, ashtu si ti kësaj here. Apo te
    Aromë

    Dhe shih më shumë foto. Ose shkrepe më shpesh. :)

  10. enka thotë:

    20 Shkurt 2008 @ 10:16 am

    flm:))
    do i kryej te dyja porosite e fundit;)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.